Nga Mero Baze
Mbledhja e komitetit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, përfundoi për herë të tretë pa një dokument të përbashkët. Ky është tanimë rekordi i vetëm që Shqipëria ka vendosur në raportet e saj me Bashkimin Evropian. Pas nesh qëndron Turqia, e cila nuk ka arritur ndonjë deklaratë të përbashkët me BE për shkak të problemit të Qipros, por jo për shkak të mosmarrëveshjes së delegacionit turk. Për shumëkënd kjo duket se është një goditje e madhe për qeverinë e kryeministrit Sali Berisha. Në të vërtetë është një status negativ për të në Bruksel. Zyrtarët e Brukselit pas kësaj janë më të shpenguar kur thonë se Shqipëria ka ngelur për shkak të krizës politike.
Por a e dëmton Berishën në Tiranë kjo situatë?
Është e dhimbshme të thuash se ai nuk dëmtohet nga kjo situatë. Çdo kryeministër normal do të ishte dorëhequr nëse i ndodhte që për një vit e gjysëm nuk arrin dot asnjë deklaratë të përbashkët me Parlamentin Evropian dhe pastaj të pretendonte se po udhëhiqte vendin drejt BE. Por e vërteta e dhimbshme është se Berisha është i qetë pas këtij zhvillimi negativ. Ndëshkimi që Brukseli i bën Shqipërisë për shkak të tij, nuk është realisht ndëshkim për pushtetin e tij. Për pushtetin e Berishës, i cili është ngritur mbi gërmadhat e paligjshmërisë dhe legjitimitetit të cunguar, kjo situatë është një luks. Mbajtja larg e Shqipërisë nga procesi integrues, dhe stopimi i tij brutal siç po ndodh, shpëton në radhë të parë Sali Berishën nga standardet torturuese për të. Ai ende pa marrë ftesën për tu bërë vend anëtar për kandidat i BE dhe është nën presion të gjithanshëm të dëgjojë këshillat ndërkombëtare për zgjedhjet e vjedhura në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës ka marrë iniciativë personale për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias me shpresën se do bindë Berishën të shmangë krizën, ndërsa Komisioneri Fule u lexoi deputetëve shqiptarë në Bruksel pjesën nga raporti i ODIHR që theksonte se në vitin 2007 votat e qytetarëve që kishin votuar gabim u quajtën të pavlefshme. Berisha e di mirë skemën e Perëndimit kundër tij. Strasburgu i thotë çoje në Venecia dhe Venecia do thotë ‘veproni siç keni vepruar në vitin 2007’. Dhe kur këtë Berishës ja bëjnë duke qenë vend të cilit ende nuk i kanë bërë ftesë të bëhet vend kandidat për anëtar i BE, përfytyro ç’mund t’i bëjnë kur ta marrë këtë ftesë dhe më tej kur do t’i duhet të plotësojë matricat e integrimit. Mjafton ky presion publik për të dorëzuar mandatin e Tiranës që të bindin Berishën t’i qëndrojë sa më larg këtij procesi. 12 kushtet e paplotësuara nga Shqipëria janë dëshmi e qartë e këtij vullneti të munguar. Mungesa e këtij vullneti është real dhe konkret. Ai nuk bazohet në faktin që Berisha urren Perëndimin apo do Lindjen, por se standardet perëndimore rrëzojnë atë nga pushteti dhe ai s’mund t’i pranojë.
Një arsye tjetër përse Berisha nuk shqetësohet nga ky stopim i frikshëm drejt Perëndimit, është kultura e mangët perëndimore e qytetarëve shqiptarë. Për shumë shqiptarë çështja e integrimit në Evropë është ngulitur në mendjen e tyre për shkak të një propagande gati gebelsiane se është çështje vizash. Një miku im që merret me sondazhe më tregonte pak kohë më parë se kur kishte anketuar qytetarë shqiptarë të zonave rurale apo dhe klasa të ulëta të qyteteve, pyetjes se si e kuptoni liberalizmin e vizave, e kuptojnë si anëtarësim në Bashkimin Evropian. E dhimbshme, por e vërtetë. Retorika televizive për procesin është konfuze dhe askush nuk kupton rëndësinë e këtij stopimi të frikshëm. Shqipëria po stopon me qetësi dhe llogari të pastër rrugën drejt Perëndimit dhe po konfuzon qytetarët e saj rreth kësaj drame të panjohur për ta. Vendi sot është në mëshirë të borxheve që po merr nga bota arabe për të mbuluar deficitin që po prodhojnë investimet publike në buxhet dhe ka filluar të pastrojë llogaritë me vendet ish komuniste duke u njohur borxhe banale nga koha e komunizmit me qëllim ripërtëritjen e raporteve me to. Berisha është realisht i interesuar të qëndrojë mu këtu. Ç’do hap i mëtejshëm i tij drejt Perëndimit e rrëzon nga pushteti. Për të sot janë fantazma komploti Komisioni i Venecias, Sekretari i Përgjithshëm i KE, Raporti i ODHIR, etj. Ai ka interes që të mos shkohet më tej. Mu këtu është mirë. Kemi viza për Evropë. Kush mërzitet dhe nuk e duron dot, le të ikë. Kush duron, le të rrijë. Ai vetë s’ka ndërmend të ikë. Pa luftë.
Te gjithe e dine qe pa lufte nuk fitohet asgje, sidomos kur perballe eshte SB.
Me militant qe i terheq pre hunde, me karten Meta ne xhep, me burimet financiare te kalnit te tij, me institucionet e shtetit pertoke dhe me Anal-iste te gojes qe ngjyejne buken te peshtyma e tij; ky edhe me lufte do na sfidoj me vone. Eshte e sigurte kjo.
Mero, kjo qe thua eshte shume e vertete.
Ne te kundert, le te dali z. Berisha, publikisht, e ta kundershtoje, si thua?
..thirrje e qarte per lufte.. e vetmja rruge…ska si te jet ndryshe nqse nuk e doni me Saliun tu thithi gjakun…
Nese Berisha dje dhe sot po ben propogande qe ta beje ne te ardhmen Shqiperine “kopshtin me te bukur te Europes” , neser kur te mbetet jashte saj do te thote , ” ne ne goje te ujkut hedhim valle , lum mos Shqiperi qe na ke” . Ky eshte komunist i keq dhe i rrezikshem per fatet e vendit tone Sali Berisha ka dhene prova plot se ai nuk ka luftuar thjesht per pushtet , por e ka perdorur ate kunder te ardhmes se shqiptareve dhe shkaterrimit te Shqiperise. Kjo eshte pjesa qe une s’bie dakord me ty Mero, pasi ti e sheh ate vetem si problem te pushtetit te tij personal. Jo ai si agjent qe eshte , eshte ne mision dhe misioni i tij ne kohet e sotme eshte demtimi i antaresimit te Shqiperise ne BE dhe mundesisht ta nxjerre dhe nga NATO . Pasi Serbia te jete nje antare e konsoliduar e BE dhe nese deri atehere shqiptaret hane bar dhe duartrokasin Sali Berishen dhe e mbajne si babane e tyre ne fotografi varur ne mur , vetem atehere mund t’i vije rradha Shqiperise per te bere perpjekje te hyje ne BE , me qellim qe kushtet do te vendosen nga fqinjet dhe ne s’kemi per t’i arritur kurre pasi ata do te pretendojne dhe djallin ne shishe.
Berisha eshte shume rrehat ketu ku eshte. Por per sa kohe do zgjase kjo?
ODHIR mund ti cilesoje zgjedhjet ne Tirane si te manipuluara. SHBA nga ana tjeter do te bejne shume presion. Ka shume mundesi qe Saliui te mos degjoje, por te filloje tu jape leksione mbi demokracine.
Atehere nje 1997 e dyte eshte e pa shmangshme…
21 janari, harroje 1997-en! Sali Berishen mund ta zbrese nga kali vetem nje pushtim i huaj, sic i ndodhi Mbretit Zog; ose lista e Zotit, sic i ndodhi Enver Hoxhes.
PD
keshilltaret e PD duhet te jen njohes te mire
1 kultures dhe historis shqiptare
2 ligjit dhe menyren se si ai kuptohet nga shqiptaret
3 njohes te mire te ligjeve nderkomtare
besoj se duhet te jen te huaj nga menyra se si po vepron PD
PS
keshilltaret nqs se ka
nuk rrojne ne tok dhe aq mekeq ne shqiperi fluturojne ne ndonje planet tjeter
1 nuk njohin kulturen shqiptare
2 nuk njohin kundershtarin dhe menyren se si ai sillet
3 nuk jan njohes te politikes nderkomtare
jan bere si kalamaj kopshi teta edukatoria sala me vodhi votat do ja marresh ti se jan te miat
per fat te keq kjo parti e madhe me mendje te kufizuar
BE NUK KA FUQI (nuk kan kushtetut dhe jan te percar mbi baza interesi)
KE NUK KA FUQI (eshte e ndertuar mbi baza interesi dhe JO te drejtesis apo demokracis)
NDERKOMTARET (nuk i intereson)
PERSE
se per ta shqiperia eshte politik e jashteme
dhe politika e jashme muk bazohet mbi te DREJTEN apo TE DREJTEN DEMOKRATIKE por VETEM ne ate qe quhet INTERES
mbi shqiperin nuk kan asnje interes
KETE GJE E DIN TE GJITH PERVEC PS DHE SHQIPTAREVE QE PRESIN TE VIJ DEMOKRACIA
DEMOKRACIA FITOHET NDERTOHET POR KUR NUK DHUROHET
Shumë Koment i Sakt, Pajtohem 100%
Qe ne kohen qe Berisha antaresoi Shqiperine ne Konferencen Islamike eshte shume e veshtire te saktesosh orientimine e tij politik.As ai vete nuk e di se a duhet te shkoje drejt Europes,drejt Amerikes apo drejt parave te vendeve arabe.Ne rolin e nje pelivani ai mundohet te flirtoje me te gjithe,te tregoje dhembet dhe mosperfillje per Perendimin dhe me turravrap te marre borxhe nga Kuvaiti apo Arabia Saudite.Me sa duke Berisha ja ka pire lengun BE dhe nuk can koken per ta.Dhe sikur nje dite t’ja doje puna te braktise vendin e tij si rezultat i revoltave popullore qe duket se po vijne,ai e ka deren te hapur ne keto vende islamike.
Me gjykoni nese gaboj po ne Shqiperi dhe ne Ballkan po shpiket nje lloj i ri feudalizmi, feudalizem politik. Ndersa historia e shtetit tone njeh feudalizmin ushtarak te vendosur nga Osmanet, Sali Berisha i ka dhene forme nje feudalizmi teper te vecante. Feudalizmi ka ne thelb lidhjen mes vasaleve dhe feufaleve te medhenj. Feudali u jepte toka dhe keta e mbronin me ushtri etj etj. Sot i jepen prona, para, me se shumti poste qeveritare apo deri edhe te ndere ordinere si me hiq gjobat etj etj. Ne shperblim ti duhet ti japesh voten partise dhe te dalesh ne mitingje apo edhe te mbash ndonje flamur ne dore. Ashtu si ne feudalizmin tipik, ne krye qendron monarku(Sal I), dhe vijne feudalet pas tij (princi Lir Meta, shkelqesia Lul Basha, pinjolli Fat Mediu dhe pseudo-cami Tim Idrizi). Ky pra vllezer eshte feudalizmi modern shqiptar e ballkanik. Feudalizmit tipik iu deshen disa shekuj te crrenjosej, te shofim se sa do i duhet ketij tonit.
Kam disa kohe qe e kam kuptuar kete, Mero eshte i sakte 100%, kur degjoj Te Semurin Psiqik qe thote do ta bejme Shqiperine kopsht me lule, dhe teza tjeter Marksiste Leniniste do ta bejme Shqiperine vend te zhvilluar ne vitin 2017, te shkon mendja patjeter atje, pra ai perpiqet me teza banale, te largoje vemendjen e publikut nga ky problem madhor per vendin tone, ne humbasim miliona euro nga mos intergrimi, problemi qendron se po eshte e vertete, Shqiptaret nuk e kane kuptuar akoma humbjen e madhe qe pesojme ne si vend, dhe ketu mendoj une se fajin me te madh e ka MEDIA E CILA NUK U TREGON SHQIPTAREVE HUMBJEN KOLOSALE QE KANE ATA NGA KJO, mendoj se tani gazetat, media, etj, KANE PER DETYRE TE FLASIN DITE E NATE QE TE NDERGJEGJESOHET PUBLIKU PER TE KUPTUAR DEMIN E MADH QE PO I BEHET SHQIPERISE.
Zoti Mero, deri sa shqiperia te jet unike ne raport me bashkesine nderkomtare ne do jemi shume mbrapa.
Kesaj radhe mjafroj nje leter e Erion Veliajt. Trillimi dhe Genjeshtra e tij.
Keshtu e ka Shqiperia kur prodhon politilan genjeshtar te tipit alla Veliaj…
Ja sa te ikin njerezit me pushime. Aq e ka hallin sala. Pastaj per nje dite i numeron kutite ristani. Luli futet ne bashki. Dalin kokrrat e ps the lehin kunder rames. Del arvizu dhe thote mos beni keshtu hajt jepini doren njeri tjetri se nuk ka lezet.
Sa me shume te zgjase aq me shume telendisen njerezit dhe pataj shihemi ne 2013.
Ka nje rrugedalje tjeter.
Protesta paqesore dhe e zgjatur me bllokimin e qendres se Tiranes.
Nje turme e madhe paqesore me qellim bllokimin e kryeqytetit nate edhe dite me mijera te bashkuar ne sheshin skenderbej dhe bulevardin deshmoret e kombit.Pa gure,pa shkopinj e pa asgje.
Te mblidhemi te gjithe e te ulemi kembekryq e as ne kembe ne bulevard dhe ne shesh.
Te diskutojme me njeri tjetrin.
Te ndajme eksperiancat me njeri tjerin.
Te tregojme aventuarat e hidhura dhe te bukura te jetes tone,paqesisht per nje kohe te gjate.
Te njifemi sa me njeri tjerin ngado qe jemi anembane Shqiperise.
Njerez e cuna e vajzat me te reja,te shperndajne uje dhe dicka per te ngrene.
Nje muaj,dy apo 6 muaj.Mos reagimi ndaj rpovokimeve apo dhunes provokuese te pushtetit.
Mos te harrojme se protesta e qete dhe pa fjale e M.Ghandit i dha pavaresine Indise.
Une besoj se kjo proteste me dite jave dhe muaj ne qender te Tiranes e qindra mijera Shqipetareve do ta largoje me me shume turp sesa lufta vllavrasese S.Berishen.
Ne kete shesh te degjojme thjesht kenge dhe hare.
Labet te kendojne Labce,malesoret me cifteliete e tyre te mrekullueshme te na sherojne shpirtrat e trazuar ne keto dite te veshtira per atdheun.
Kenga dhe gezimi ne sheshin skenderbej te jete refreni jone.
Ne forme te nje parlamenti te madh popullor ne sheshin skenderbej te demostrojme paqesisht vendosmerine tone.
Te bejme ne ate shesh qe nata mos te kete dallim nga dita.
Edhe naten ta kthejme ne dite.Te hame e te oime e te kendojme ulur ne shesh grupe grupe te vegjel.
Qetesisht dhe pa qellime dhune.
Qetesia jone do ja shurdhoje veshet diktatorit.
Gezimi dhe mirekuptimi i joni do ta cmendi ate njeri qe mendon se e ka percare njehere e pergjithmone popullin Shqipetar.
Kenga dhe gezimi do ta dergoje ne psiqatri njeriun qe deshiron vetem vrerin dhe helmin.
Kultura jone vllazerore do ta shperbeje mendjen dhe zemren e zeze te njeriut qe nxit hakmarrjen dhe vllavrasjen.
Kenga jone e perbashket per liri do e semuri njeriun qe deshiron te degjoje vetem muzike mortore.
Kjo eshte menyra e vetme per ndalimin e ketij gjakpiresi te dashur vellezer.
Paqesisht,vllazerisht,te sinqerte me njeri tjetrin,tolerante dhe te bashkuar.
Te refuzojme cdo forme dhune nga ana jone drejt mercenareve qe ai do dergoje per te na kercenuar,rrahur apo provokuar.
Diten ne driten e diellit dhe naten ne driten e ndricimit te dritave.
Te mblidhemi ne netet e fresketa afer zjarrev te vegjel te lirise qe do ndezim per t’u ngrohur e per t’u mbledhur e diskutuar per endrren tone dhe te eterve tane qe i ka rrenjet nder mijera vjet.
Te ndezim zjarrin e lirise dhe te besimit ne zemrat tona,si bene rilindasit.
Te kujtojme eterit tane qe rreth nje zjarri primitiv qe ndiznin maleve,mbas betejave gjenin menyren e harese gezimit dhe shpreses per nje dite me te mire per brezat e ardhshem.
Kete mendoj une se do te ishte rruga per rrezimin e pushtetit qe mbjell mort,erresire,vllavrasje,percarje dhe mllef tek Shqiptaret ketu e 20 vjet.
Ti shume mire ke. Po prap duhet pasur dhe nje plan B. Se per ‘hir’ te c’bllokimit te qytetit, diten e 7 apo 27 te kesaj proteste mund te te hyj edhe ne dru. Thua do mblidhesh prap diten tjeter, pastaj? Po flet me ata qe shperblyen kriminelet per shenjestren e pushkeve te tyre me 21 janar…
A mos valle i keni harruar keto vargje :
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtar,
Kush është burrë nuk frikësohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor
sa trima jeni me luftu nderveti o te mjere.trimeri eshte te luftosh kunder armiqve dhe jo duke vrare e djegur vendin tuaj per nji kolltuk te nji psikopati
Labi Vlore,
Kjo qe thua ti u provua me sukses te plote ne sheshin Tahrid ne Egjypt dhe kjo u organizua dhe u fillua nga te rinjte egjyptiane qe, kishin mbaruar shkollat e larte dhe nuk gjenin pune.
Ky eshte nje fakt, ky ishte nje sukses. Mos harroni se, amerikanet nderhyne me vonese, sepse ata nuk e kishin parashikuar nje gje te tille dhe nuk i njifnin mire udhehqesit e kesaj levizjeje. Mubaraku ishte shume i rendesishem per amerikanet per stabilitetin ne rajon ( paqja me Izraelin, lufta kunder islamisteve ekstremiste dhe terroriste ). Ne se ne e bejm kete, atehere amerikanet nuk do lejojne qe Sala te veproje, se ne jemi ne Europe dhe se CIA amerikane e di tashme se kush eshte Sala dhe se ai i ka ditet e numuruara. O gentian, kush tha qe te djegi vendin tone per nje kolltuk psikopati. Ketu behet fjale per Shqiperine, per rinine shqiptare edhe per vendin tend. Labi Vlora, beri te qarte se cdo gje duhet bere ne menyre paqesore, si ne sheshin Tahrid ne Kajro. Pershendetje
nga pershkrimi them qe duhet te jesh artist dhe ka shume mundesi piktor, po ti or mik harron se behet fjale per nje kafshe shpellar qe nuk pyet shume per ngjyra,
Cudi dhe une keshtu kam menduar.. paqesisht ..atje te presim vetem te verteten asgje me shume nuk duan shqiptaret ..vjedhja mashtrimi …vetem vrer po krijon dhe po i ndan gjithmone e me shume nga njeri tjetri, per hir te bindjeve po ndodh nje tjeter masaker ne trurin e shqiptareve njelloj si lufta e klasave..vetem e verteta qe pame ne driten e diellit do i qetsoj ata ndersa vjedhja nen driten e henes po i ergerson cdo dite e me shume..shteti ka dale nga binaret e ligjit e po ecen me llogjiken e te fortit te fisit…kjo eshte e patolerueshme ne vitet qe jetojme duke menduar dhe varganin e gjate te vuajtjeve qe kemi kaluar…a mund te mendojme paqesisht te verteten …i siguroj keta qeveritare se vetem keshtu do te mund te flene te qete se nuk besoj se i ze gjumi dhe ata..me kete molepsje te situates qe vetem mplekset me keq dhe as qe behet fjale te zgjidhet me KoQZ ….
Protestat paqesore jane pare qe nuk dhane rezultat.
Duhen rruge te tjera me efikase.
Kjo qeveri duhet asfiksuar si mafja duke i hequr parate d.m.th. takst e doganat.
Misioni i paralizimit te progresit ne Shqiperine,e enderruar si shoqet ne BE,nis nga dr Tyryryja qysh ne 1991 kur ai uzurpoi PD-ne.Ne keto 20 vjet duke shumezuar per integrimin europian te Shqiperise (natyrisht per fatkeqet qe e besojne) ai e ka minuar, hapur fare, cdo hap te qytetareve shqiptare qe me mund te madh gjamonin endren.Pra ai na e ka shpallur luften.Problemi jemi ne
Misioni i paralizimit te progresit ne Shqiperine,e enderruar si shoqet ne BE,nis nga dr. Tyryryja qysh ne 1991 kur ai uzurpoi PD-ne.Ne keto 20 vjet duke shkumezuar per integrimin europian te Shqiperise (natyrisht per fatkeqet qe e besojne) ai e ka minuar, hapur fare, cdo hap te qytetareve shqiptare qe me mund te madh gjemonin endren.Pra ai na e ka shpallur luften tash 20 vjet.Problemi jemi ne qe i jemi shmangur kesaj lufte ne vend qe te permbushnim detyren tone :”Nga lufta vec ai largohet, qe eshte lindur tradhetor” qe buron nga Himni Kombetar.Kjo eshte zgjidhja,te kryejme detyren,te bejme luften qe do te na cliroje te gjitha rruget e progresit e nderimit te Kombit tone.
Patjeter qe duhet te zhduket me hir a pahir, me lufte apo pa lufte, me vdekje apo me burgim, ky sot eshte alarm ose kushtrim! Berisha sot eshte ne te njejtat pozita (me perendimin) sic ishte Enver Hoxha, po te hapej me perendimin dorezonte pushtetin, po te mbante mbyllur vendin (sic beri) behej diktator……..prandaj ky popull ate qe s’beri me Enverin duhet ta bej tani me Berishen, per te mbyllur njehere e mire kete lloj kapitulli, ndryshe ky kapitull do te perseritet cdo 30 – 50 vjecare…….
Shume dakort Baze.
Edhe editoriali sot, edhe editoriali djeshem shtrojne problemin kryesor, qe kritikat nuk e levizin nga pushteti salen.
Un do shtoja nja dy gjera.
E para, sala eshte super komod ne keto komente, sepse debati ka ngelur tek Tirana dhe kjo eshte nje super fitore e tij, qe arriti ta marri zvarre opoziten ne strofullen e tij.
Sot duhet te ishim duke diskutuar misionin e fitores se 8 majit, ku populli miratoi thirrjen e opozites qe kjo qeveri ka vrare e vjedhur; por nderkohe jemi duke diskutuar karrigen e tiranes, e vjedhjen e rradhes se sales.
Prandaj sala po mundi ta coje 2 vjet kete debat e zvarritje, do jete shume i kenaqur ta beje.
Opozita “kercenon” radikalizim qendrimi ne rast te humbjes se tiranes. Ky s’eshte as kercenim se po humbi tiranen lideri i opozites bie ne kuoten nen zero e ska shanc te rimarri me veten, pra opsione te tjera s’ka.
Protestat jane legjitime ne cdo demokraci, por lind pyetja:
Kjo opozite qe “kercenon” me protesta, pse s’eshte e gatshme te ndermarri nje veprim shume me pak radikal, sic eshte mosnjohja Perfundimtare e institucioneve (parlamenti i pari)??
Ky veprim do i duhej se pari per te kaluar mesazhin pertej kufijve qe kriza nuk zgjidhet me kete qeveri, cka u bene 5 vjet qe behet e qarte.
E dyta, do ishte nje mesazh per popullin qe vidhet e vritet nga kjo qeveri, qe kesaj rradhe opozita e ka seriozisht, e jo fllusken e rradhes.
E treta, qendrimet pershkallezohen: pra opozita s’ka sesi te kaloje ne nje qendrim shume radikal, kur s’po tenton nje qendrim me pak radikal.
Kjo pike ne fakt ngre me te drejte dyshimet qe ne fakt lidershipi i opozites radikalizimin e qendrimit e ka si opsion vetem po humbi tiranen e ne asnje rrethane tjeter.
E ne fakt e tha mes rreshtash tere kete muaj kur ofronte faqe te re ne mardheniet me qeverine.
Tashme rruga ligjore mund te shkoje gjate, por vendimi i kolegjit la de fakto akoma ne detyre Ramen.
Rama te vetmin merak kishte qe kolegji mos ta mbyllte aty per aty ceshtjen, pasi ankimimin ne Venecia e gjetke do i duhej ta bente e ta priste ne pozitat e Ish -kryetarit te bashkise, cka s’mund ta bente pasi do ishte shkaterruese per te.
Por me kete vendim te kolegjit, Rama eshte i gatshem e i qete per zvarritjen e procesit, dhe e shqeteson vetem fundi i tij.
E njejta gje per salen. Per sa kohe procesi zvarritet ai qeveris shume i qete, e gjithe rrime flasim se kush qeveris bashkine e jo qeverine.
Sala do e zvarrisi sa me shume ne varesi dhe se sa do arrijne miqte e vete tia zbusin kete situate.
Keshtu problemi i popullit ne opozite me kete diktature eshte qe i paraqiten perpara dy opsione te dyja negative:
I pari, Rama fiton bashkine pas shume peripecish, dhe qe aty fillon klimen e re me qeverine qe vrau etj etj.
I dyti, Rama humbet bashkine dhe fillon nje radikalizim jo pa risqe.
Nderkohe populli pret qe lideri qe i kerkoi vote poltike te jete i afte ti dale zot ketij mandati qe kerkoi.
Vote politike kunder nje qeverie vrasese, do te thote te largosh vrasesit nga qeveria, jo ta reduktosh misionin e opozites ne fitoren e bashkise tirane qe ta vjedhin para syve.
Pra ky lidership duhet te tregoje qe kauze ka largimin e qeverise, jo ta kushtezoje largimin e qeverise me fatin e bashkise. Kjo eshte e turpshme dhe ne fakt po ndodh.
Keshtu opozitareve qe duan te largohet kjo qeveri, u ngelet fatkeqsisht te urojne qe Rama te humbasi bashkine.
Perndryshe rama s’do beje asgje per te hequr qeverine, perkundrazi.
Ata qe kane dyshime mbi kete le ti japin pergjigje pyetjes, pse Rama vazhdon njeh legjitimitetin e institucioneve qe mbajne ne kembe kete diktator?
Per kete ua ka dhene pergjigjen rama vete, qe shprehu keqardhjen qe qeveria nuk e degjoi oferten e tij per klime te re poltike pas 8 majit…
Pergjigje pyetjes se perse Rama nuk e radikalizon ne ekstrem qendrimin ndaj sales:
1. Rama eshte shume i pergjegjshem per misionin dhe detyren e tij,
2. Saliu vetem ne menyre “demokratike=jo me shume dru” largohet perfundimisht.
21 Janari, edhe une mendoj se E.Rama eshte fisnikerisht i pergjegjshem para gjithe shqiptareve,qe e kupton mjaft mire qe radikalet ( mos harroni K.Islamin qe ne 1993-in do t’u thyente kafkat pd-isteve) jane ithtare te kaosit dhe te mbulimit te gjithe zullumeve te tyre (keta perbindesha jane ne gjithe spektrin e mender-politikes) me gjak e fundosje shqiptaresh ne hirin e zjarrit qe ata mezi presin t’i vene Shqiperise.Mjafton 1997-a per cdo mendje te thjeshte,apo jo?Ne 1997-en populli doli i rrjepur, i gjakosur e i zhuritur,nderkaq mender-politika beri paktin mes vedi (marreveshja e 9 Marsit 1997) per te mos i hyre gjemb ne kembe.
1.Pyetja ishte komplet tjeter: pse rama njeh legjitimitetin e institucioneve, para se te radikalizoje qendrimin (eshte ende e shkruar me lart apo jo).
2. Ne menyre demokratike sala duhet te kishte ikur 1, ne 2007 kur skishte votat per president dhe bleu “klanin e zemunit” e shkeli fshehtesine e votes duke kontrolluar deputetet qe votonin nga pas perdes.
2. ne 2009 kur populli e votoi kunder dhe sala manipuloi me kqz e kolegj.
3. kur i plasi gerdeci e gjithe skandalet e tjera me rradhe nga prudentinot tek fazllicet qe ka akoma anetare qeverie.
4. ne 21 janar
5. ne 8 maj, kur populli e votoi si vrases e hajdut.
6. diten qe kqz hapi kutite e tiranes, ne nje proces qartazi anti ligjor.
Ata qe s’njohin historine, perserisin te njejtat gabime.
Mosnjohja e institucioneve eshte rruge demokrative, dhe mjaft e bute per nje diktature.
Me erdhi ne mendje ta nisja me ‘Ne bijte e Shqipes” U bera pishman sepse jemi bere si bijte e Sorre Saliut E filluam me parrullen ‘Eduam Shiperine si Europa” dhe shihni ku perfunduam . Me e keqja eshte se ka ende bukeshkale dhe injorante qe votojne, me nder kete te djathte. Keta duhet te marrin ndeshkimin historik,sepse neser do te jete sh vone.Do te na marrin zvarre .Si trup i vetem,te gjithe shqiptaret e vertete,ne emer dhe te prinderve tane, ti pergjigjemi me forcen e mjeteve demokratike,masivisht armikut me te madh te shqiptareve te te gjitha kohrave Sali TRADHETARIT!
Po e kerkoj me mjete demokratike qe asnje viktime mos te kete nga populli,ta rrethojme ate kriminel se nuk eshte aq trim 97 ka treguar se ne Fier eshte shurruar.
Ne qofte se do te ishte gabim vetem data e komentit, nuk do t’isha pergjigjur. Por me qe keni gabu se dyti ne klasifikimin e armikut me te madh te shqiptareve ( ose te tradhetareve te atdheut ) duke harru qe i pari ka qene ENVER STALIN HOXHA. Pra keni bere dy gabime te sigurta. Mund te kete dhe nji gabim te trete, ne se do te veprojme ne emrin e prinderve tane, me pare se ato te kene kerku hapjen e DOSJEVE te tyre. Por ne se eshte apo jo gabim ky i treti, varet se a e quani gabim ate te dytin!!!!…..
Hollesisht,figurat t’ja leme historianeve per ti vendosur ne vendin e duhur.
Une di qe Enveri udhehoqi dhe fituam nje lufte tashme te vleresuar nderkombetarisht,di qe jane bere ndertime madheshtore mbas clirimit,di qe nga hici u hapen shkolla dhe universitete,di qe sherbimin mjekesor e kishim falas Keto minimalisht.Nga Sala kemi,prish,uleri,shaj,vidh Me e papranueshmja per cdo shqiptar eshte se Shqiperine e ka placke kompesimi per interesat e tij personale qe perkojne plotesisht me ato qe nuk e duan vendin tend dhe timin Ajo qe ndodhi mbas 90 e konsideroj merite te popullit dhe demokrateve te vertete qe sot nuk jane rrotull zSALI
Sa te merzitshem behen ca njerez kur i bien te njejtes vrime : “Enveri, komunizmi …. Shihni o popull perpara, boll me kohet e lashta. Shqiperia po shkaterrohet, shqiptaret jane percare dhe morali/ndergjegja po kalben, kembana i driteshkurterve bie ne “kohen e komunizmit” akoma. Sepse ka te tille njerez te mykur, edhe Sala vazhdon “gallaten” e tij prej fashisti ende pas 20 vjetesh
i nderuar z. Baze
ju vleresoj per punen qe beni dhe ky artikull gjithashtu eshte me shume vlera. une kam frike nga e nesermja dua te them se nese e majta ne nje moment te caktuar do te vije ne pushtet shqiperia rezikon nje kaos pak a shume si greqia fqinje. fakt per kete eshte se qeveria e meparshme atje u akuzua per vjedhje e korrupsion dhe asnje mase nuk u mor ndaj tyre, asnje euro e perfituar padrejtesisht nuk iu rikthye shtetit dhe dje papandreu kerkoi nje qeverisje shpetimi me te “akuzuarit” e shperdorimeve te medha. une jam i bindur se nese nuk do te punohet per ti rikthyer pasurite publike (te pervetesuara padrejtesisht) shtetit Shqiptar, kriza sdo te jete e larget. disa ore me pare lexova artikullin ne lidhje me vetshperblimet e drejtuesve te bankes se Shqiperise…. njerezit vdesin per buke, u kane dale velezat, thithin pluhurin e mbeturinave te cimentos etj, etj…. kurse keta kodosha marrin nga 60 milione e kusur leke shperblim. me cte drejte morale e bejne kete gje. ndaj rithem se nese nuk do te merren masa per rikthimin e aseteve te perfituara padrejtesisht nga kushdo dhe te penalizohen sipas ligjit kushdo pa perjashitm kryeminister, minister, zvminister, gjyqtar, prokuror apo drejtues te bankes se shqiperise, ndryshe… le te vazhdojne shqiptaret: kush duron le te rrije kush jo tia fusi vrapit skutave te europes apo amerikes se me mire te lash pjatat andej se te pirdhet jeta nga keta plehra. e majta e sotme ka nje shanc te rralle ne historine e shqi[erise per mendimin tim… eshte shume domethenese dhe lum kush e kupton.
respekte
Si gjitmone, ne shenje. Bukur Mero, por Muc Nano, ne nje analize mjerane, shkruan se per te gjitha keto e ka fajin Rama qe nuk forcon opoziten.
Eshte e kote per te kerkuar aresyen dhe per te bere mbrapaktheu se kemi te bejme me nje biciklet kontrapetale qe ndalet ne vend.Jugoret thone se nuk prehet lisi me nje sepate, duhen shume sopata dhe terheqja me litare.
-Keto jane gjera qe dihen ——–Problemi eshte te thuash cfare duhet te beje kjo opozite qe i ka ngelur ne dere nje drejtues si Edi qe eshte totalisht i pa-afte –
– dhe qe ka mbledhur reth vetes ca pionere qe kane pervoje me pak se prpanica ime — Jane komplet trapusha —
Erion Brace eshte nje djale i zgjuar dhe i shkathet, por i mungon laboratori i llogjikes ne tru; pra nuk eshte fare i mencur. Pse e them kete? Sepse, ne vend qe te analizoje se perse Diktatori Berisha po i pegatit largimin Ardian Fullanit nga detyra, merret me cikerrimat e shperblimeve. Kush i ka ndjekur veprimet financiare te Governatorit te sotem te Bankes Kombetare te Shqiperise ne sherbim te Klanit “Berisha”, e kupton se Diktatori antikombetar Sali Berisha po pergatitet per te dhene goditjen e fundit kursimeve te qytetareve shqiptare neper banka, duke i perdorur ato per te shpetuar pushtetin e tij nga falimentimi i sigurt, sic beri me leket e Piramidave financiare ne vitin 1997. Per te kryer kete goditje shkaterruese, duket se Berisha nuk ka besim me te limoni Fullani, por do te emeroje ne krye te BKSH-se nje nga mafiozet me te besuar te tryezes me qark te mbyllur te tij.
standartet europiane te zgjedhjeve do ta kishin larguar me kohe nga pushteti saliun , por zgjedhje te ndershme dhe te rregulleta,, nuk jan e bere ne shqiperi ,,, dhe nuk do te behen me ate kaste komuniste qe eshte ne krye te partise demokratike ,.saliu eshte misherim dhe nje sinonim i vlerave me negative te 50 vjeteve te sundimit . komunist,
Kultura e manget perndimore o Mero duket sheshit kur ka njerez ne Shqiperi, qe ende votojne Saliun…Mendoj se ky popull ka nevoje per ndergjegjsim sepse Saliu u ka hedhur tute e gomarit. Te huajt kane interesa ekonomike ne Shqiperi prandaj su behet vone per cka ndodh.
Kjo mbledhje ne PE me ngjan me Mbledhjen e 81 partive ne Moske ne 1960.
Pas kesaj te gjithe e dine qe filloi nje “dimer i madh” per Shqiperine.
Kjo tregon katerciperisht se Berisha do ta çoi tradhëtinë deri në fund,sigurisht nëse e lejojmë ne.
Po te ishte shqiptar Sali Fazlliçi do te ishte terhequr kur beri Gerdecin, me te gjithe vartesit e tij…
Drenica e Kuqe
Z.Baze artikulli juaj esht ,sa argument i te vertetes qe po ndodhe me ne shqiptaret,sa dhe terheqes per opinjonin e tyre duke sjedh komentet e tyre ,ku kane mundsi ti bejn vetem nje pjes e vogel,te cilet nuk japin mendimet e tyre se nk kan kushte me aparatet e Internetit.
Shqiptaret ,po thuaj pjesa ma e madhe e shofin fatkeqsin e tyre me sy, ne rrugen qe po ndjekin pushtetaret ton ne rrugen e integrimit te shqipris ne Europ. Shof shum komente qe shprehin mllefin e tyre ,deri ne thirrje per luft.Kjo thirrje nuk esht e drejt.Nuk mund digjet nje fshat se ka kryeplakun e keq.Napoloni ka then .Ma mir nje ushtri me gomar qe ka komandant nje LUAN .Se nji ushtri me luan qe komandant nje GOMAR.Pra ne shqiptaret duhet te heqim qafet “komandantin G..”Ejo te mendojm keq per nje popull te ter.Demostratat mendoj se jan ma te arsyeshme, por jan dhe te frgshme se u provue me 21 janar,esht ma mir te te hiqet qafet nje qe esht fajtor se sa te vriten disa te pa fajshem.
Me ate qe ndodhi ne Bruksel dhe cfare do te ndodhe ne te ardhmen nga klima e krijuar kjo klase politike po tregon se tashme e ka humbur te drejten morale per te qene perfaqesuese e popullit shqiptar ajo vazhdon te degradoje, PD-ja ka humbur besimin ne mase e gjere dhe PS-ja nuk e fiton dot kete besim, kjo ndodh kryesisht per arsye te zbehjes perhere e me shume te dy autoritareve qe drejtojne keto parti. Ndoshta koha e autoritareve po mbaron te pakten moralisht uroj qe te mos zgjate shume dhe ligjerisht.
O Mero shkruaj perher se cdo fjale e jote me ngroh dhe njekohesisht me ndez shpirtin se dicka duhet bere.Nje shoku im tropojan qe njeh mire prejardhjen e berishes me eshte shprehur keshtu.Harrojeni se pa gjake sikur cfaredo te ndodh ai nuk e dorezon pushtetin,pse e pyeta une mos nga fisi i tij ata jane njerez kokeshkret dhe te poshter.,jo mu pergjigj nga fisi i tij jo se jane te mire por perkundrazi prej tyre thuhet se ata nuk jane vendali ne Vucidol por te larguar nga Kosova per poshtersite qe kishin sjelle atje.Por problemi eshte diku tjeter foli perseri ky shoku im,Rame Berisha nuk eshte babai real i tij por nje murator nga nje fshat tjeter aty afer,qe i ngjason nga pamja dhe veset.I ati real i tij eshte denuar disa here prej shtetit komunist,jo per politike por per ngaterresa dhe shpifje.Pra cfare mund te pritet nga nje kopil.
Kam vite qe jam e bindur(ndjesi telepatike) qe dr.Tyryry-ja eshte produkt ilegal njerezor.
Bir Selman I nenes
C’te te qaj me pare
Hajdutet e votes
Jane vene ne gare
Bir Selman I nenes
C’te qaj per Ilire
Beri politiken
Corbe dhe shellire
Bir Selman I nenes
Per diten me diell
Na I blene votat
Per nje thes me miell
Bir Selman I nenes
Me nje Almir Rrapo
Legeni Ilir
Na eshte bere kapo
Bir Selman I nenes
Na u dogjen drute
Ne administrate
Ka vetem hajdute
Bir Selman I nenes
Ku ishe me pare
Po ta dinte populli
Do te hiqte zvarre
Bir Selman I nenes
KY eshte xhevahiri
Ne malin e Krrabes
U vodh dhe floriri
Bir Selman I nenes
O popull I gjore
Shkunde vagabondin
Me bllokun ne dore
Shkunde edhe tunde
Banden me mavrine
Qe na mban ne kembe
Edhe qeverine
Popull tani zgjohu
MJAFT fjete ne GJUME
Se kjo kalbesire
Nuk do shume pune
Zgjohu , zgjohu ,zgjohu
qe te jesh I lire
QE edhe e nesermja
Mos jete erresire
Enver Hoxha e mbylli Shqiperine dhe e transformoi ne FERRIN e Botes sepse e dinte qe nuk qendronte asnje dite ne pushtet po te pranonte jo vetem parimet e Perendimit, por edhe ato te vendeve socialiste. Qe kishin filluar me kohe demokratizimin e politikes. Prandaj u prish me Titon dhe u lidh me Stalinin. Me pas u prish me Hrushcovin dhe sovjetiket dhe u lidh me Mao Ce Dunin dhe kinezet. Kinezet e pane qe Enveri nuk vlente fare dhe ishte dallkauk. Nga ana tjeter per shqiptaret ishte nje diktator stalinist i vertete prandaj filluan ta largonin derisa ANTIKRISHTI shqiptar e kuptoi dhe i prishi maredheniet edhe me “vellezerit” e fundit te tij te Kines se larget. Dhe filloi periudha e DIMRIT TE VETMISE SE MADHE. Qe falimentoi shtetin, renoi vendin dhe i beri shqiptaret si hijet e nates ne vitet 90-te. Kaq me historine e Enverit. Qe te dalim ne historine e Saliut. Sekretarit te Partise se Punes dhe nxenesit te zellshem te Enver Hoxhes, mikut te ngushte te familjes se tij. Pse cuditeni ju o zoti Baze qe Saliu nuk do t’ja dije fare per BE-ne dhe nderkombetaret? Aq sa donte t’ja dinte Enveri per ta dhe institucionet e pavarura shqiptare, aq do t’ja dije edhe nxenesi Sali Berisha. Saliu mund ta mbyse kete vend me ujet e Drinit nga menaxhimi i keq i HEC-eve, por mund ta mbyse akoma me keq me borxhe. Mund te ngreje prape PIRAMIDA te tipit BODE si ne 97-n, mund te therrase ne Shqiperi Al Kaeden te investoje per terrorizmin nderkombetar, per te ndertuar me paret e tyre Kuvende Kozmike dhe per te paguar rushfete te majme per lakejte dhe FEBELET e tij nga Evropa. Mund te beje shume zullume si me rrugen Durres-Kukes, me GERDECIN, me Remzi Hoxhen e Kosta Trebicken, 21 janari etj, por do te vije dita e fundit e tij sic i erdhi ne 97-n. Dhe kete here nuk do te gjendet me nje Bashkim Fino, qe me urdher te Fatos Nanos ta fshehe dhe ta ruaje si nje DEMON ne kuti.
nastradin te pyes per nje gje?Nuk po me del Shekulli Online,mos ka nderruar adrese,apo eshte bllokuar?Gjithe te mirat!
Cdo gje mund te presesh o mik nga mashtrimet e Sali DEMONIT. Sic beri me rastin e Griseldes per te terrhequr vemendjen nga vjedhja makaber e votave si magjyp ne mes te dites. Gazeta SHEKULLI ishte vene e para ne shenjester duke gjykuar nga numuri i komentuesve dhe replikuesve nga Shqiperia, Kosova dhe Bota. Me ndryshimin e software-it per t’i dhene nje pamje te re kesaj gazete prestigjoze filluan edhe problemet. Duhet qe keto t’i zgjidhin dhe t’i deklarojne specialistet e kesaj gazete nese duan te mbeten ne vijen e pare ne luften per Demokraci dhe Liri ne vendin tone. Ka mundesi qe t’i nenshtrohen presionit mafioz te Saliut dhe te zbythen. Dukuri qe po e shohim ne shume gazeta dhe medie te tjera shqiptare. Mjafton te hedhesh nje sy dhe te shikosh letrat higjenike te Fahri Balliut, qe i boton me paret e Saliut. Shikoni si perfunduan gazetat Panormama dhe Gazeta Shqiptare. Shikoni si e ndryshoi pllaken kryeredaktori i Panorames, nje djale i ri dhe tani thote pa turp fare: “socialistet vrane Azem Hajdarin, demokratet vrane protesuesit ne bulevard!” Duke kryer nje krahasim dallkauk nje cub qe donte te vinte nen kontroll trafikun e armeve per ne Kosove me protestuesit e bukes se gojes ne bulevard. Si mund te vleresosh gazeten Panorama me nje kryeredaktor te tille qe di te mburret vetem se eshte gazeta me e madhe? Per gazeten SHEKULLI do te presim dhe do te shikojme. Mbase per momentin nuk duan telashe me pushtetin. Prandaj nastradini gjeti gazeten TEMA. Do Zoti qe punet nuk jane si i mendoj une.
eshte e vertete ,dhe ndjen keqardhje pa fund. Personalisht besoj vetem tek Tema.Do shpresoja fort qe Shekulli te ishte pararoja e se vertetes si deri tani Endjeni si po na e ngushton cdo minut dritaren e se vertetes Sali tradhetari? Ai mundohet kot.Ne keto raste dalin trimat dhe atdhetaret nga njera ane,dhe sahanlepiresit nga ana tjeter Diktaturat nxisin e gjallerojne Trimat Kete nuk e di mire Sala,por do ta mesoje perseri si edhe ne 96,97
Kam frike se nuk jemi thjeshte peng i Saliut per deshtimin ne integrimin europian,qe Saliu eshte aktori
kryesor ne kete rol kjo eshte e pa diskutueshme.Nuk dua te bej rolin e analistit,sepse jam thjeshte nje lexues i rregullt i gazetave dhe asgje me shume,qofsha gabim,por mendoj se ne teresi klasa politike shqiptare nuk eshte e interesuar per tu integruar ne europe dhe jo thjeshte se duan te qeverisin pa rregulla te diktuara,por se ne perdoremi per te krijuar tensione e destabilitet.Eshte haraci qe duhet te paguajme per ndonje ndihme ne lidhje me ceshtjen e kosoves.
Dua te di se a kishte vota te hedhura gabimisht ne kutit per keshillin bashkiak , ne kutit per kryetarin e bashkis apo te keshillit te mini bashkis?Ne se po,si jane vleresuar nga komisjoneret e te gjitha KZAZ ve?Kjo pergjigje mendoj se do ti jepte pergjigje Sali vicidolit e Ristan pisllekut.Ne rast se nuk ka te tilla eshte e qarte se si u gjenden ato vota ne ato 117 kuti kjo del edhe nga diferenca e fleteveme votuesit.
Zoti mero !
Ju i thoni berishes te lere pushtetin.
Po ku te futet ai pastaj me krimet qe i ka shkaktuar ketij populli dhe ketij kombi ?
Pastaj kush do ta linte te dale nga vallja ku eshte futur?
Nje zot e di se ce ka gjetur Salen,se smund ta ndihmoj dot as une qe jam miku i tij.
per salen ka vetem nje vend ku te futet, ne h………..
skam se cte them tjeter,diten e mire
Nuk i falet popullit shqiptar i majte apo i djathte qofte qe per hater te nje “njeriu”te semure psiqik qe vuan nga Deliri i Madheshtise te sakrifikoje enderren e vete shekullore;per te qene i barabarte ne mes te barabarteve! E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EVROPA kjo ishte deviza e shqipetareve ne vitet ’90-te? Nuk duhet te harrojme se vendet anetare te ish Jugosllavise luftonin me njera-tjetren per Pavaresi nga Serbia plote 10-te vjet me pas deri ne vitet 2000-je dhe sote pjesa ma e madhe e tyre jane Antare te BE-se.Ne shqiptaret e filluam me Saliun e semure dhe akoma vazhdojme te hame genjeshtrat bajate se:”jemi vendi me i shkelcyer ne bote”,”ne vitin 2017 do te jemi vendi me i fucishem (zhvilluar) ne bote” etj. si keto cmendurira qe kush i degjon nuk ka si te mos acarohet!Perse valle duhet akoma te vazhdojme te besojme se ky “njeri” i do te miren shqiptareve dhe se Shqiperia nuk mund te behet pa kete “njeri”??
1.banda berishiane me emrin “lemeria” do te beje promovimin e kenges:
Sali berisha tu ngajte jeta
sa keto male sa keto shkrepa
zenin shqipes o lart ja ngrite
gjithe kete popull ne drite e q..e..ti
Sali berisha e nxorri shpaten,
dhe nje here o per situaten,
kjo eshte shpata qe u rri te koka
gjithe armiqve o qe ka bota
opozite, shba, odihir, osbe.
Lindja e mesme o eshte per ne!!!
sdo pyesim europe ate shkerdhate
po lidhjen islamike oj bismilate
Mero pershendetje
Irfan hysenbelliu ia ka marre 5 here helikopterin Lul bashes per te shkuar ne Skrapar ne fshat per kafe !
Helikopteri eshte yni!
Po ku kane standarte vamporet dhe megahadutet !
Mjere ne “hajmutet”
Nuk mund te rri pa nderhyre ne nje koment te Antonit.Ai ka te drejte ne ate qe thote te mos vritemi,OK po si atehere do largohet kjo kolere.Mungesa e revoltes na ka sjelle deme te pallogaritshme gjate tere historise.Shkurtimisht po citoj disa.Ne kohen e ilirise ishim nder kombet me te medha ne europe si nga popullsia ashtu dhe ne teritore.Ne mungese te organizimit luftarak duke shikuar sejcili princ punet e veta dihet se cfare u be me ne nga dyndjet sllave,ne kohen e pushtimit romake shqiptaret perseri te percare nuk arriten te organizohen asnjehere dhe ndenjen ne thundren e pushtuesit per 400 vjet sa edhe ato pak cilesi qe kishin ne ndertimtari dhe bujqesi i zoteroj pushtuesi,aq sa eshte arritur qe edhe objektet kulturore te lashta kane vulen e pushtuesit.Po ashtu me pushtimin turk per 500 vjet shqiptaret kane patur vetem nje kohe te arte ate me Gjergj Kastriotin e famshem,se periudha tjeter eshte per tu vajtuar.Me kete pushtim shqiptaret u ckombtarizuan plotesisht me prejashtim te gjuhes,edhe kete jo per merite tonen por per faj te pushtuesit se ata nuk hapen shkolla se ne sot do flisnim turqisht.Kur ballkanasit u ngriten te bashkuar kunder turkut shqiptaret vazhduan te shikojne punet e veta prandaj europa na coptoj se nuk ishim cliruar vete.Te vime te pushtuesit vendas,ose me mire te themi uzurpatoret pushtetare,qe nga zogu,enveri e sot berisha te cilet pavaresisht intelektit te manget kane patur dhe ka ky maskara sot aftesine djallezuese te rrine gjate ne pushtet duke njohur pikerisht cilesite e dobeta si popull.Duke njohur keta cilesi kane vepruar me dinakeri per ti percare mes vehtes te gjithe shqiptaret.Per shqiptaret nuk ka rendesi mireqenja sot por zemra e keqe se nuk dua ne pushtet ate qe ben punen por ate qe lufton kunershtarin tim.Aq larg ka shkuar ky fenomen sa ka hyre edhe brenda ne familje.Vellai nuk don te shohe vellane me pushtet se gjoje ky dikur ne kohe te monizmit na ishte shef drejtor apo dicka tjeter pavaresisht se ai kishte kryer studimet e nevojshme per ato detyra dhe ky tjetri nje cope punetor per faj te tij se nuk ishte i afte.Me keto argumente qe solla ju mund te thoni atehere te dorezohemi,jo perkundrazi e keqja nganjehere duket e paevitueshme por ajo eshte aq e dobet vetem se duhet pak guxim.Pjesa e madhe e popullit brenda ne shpirt ka nje revolte te papare,por kjo duhet te dale e te zbarkoje pa frike atje ne shesh por te vendosur,ndoshta jo me force por te vendosur dhe do te shihni se do te shkermohet si nje keshtjelle prej rere.
Ne vendin tim sundojne satrapet
“Bizanti falimentoi sepse nukkishte TV te shtetit”.
Leonardo Coen”Putingrad”.
Ne vendin tim sundojne satrapet
nder me te prapit ata me te prapet.
ata fytyra e ekranit,e sheshit,e rruges,
zoter dhe padrone ne vaktin e bukes.
Keta shqiptaret e mallkuar te vendit fatkeq
qe paraja i verboi me zot e me dreq
qe politika i hipi faraone me fytyra kali
vendim tim te semure po e mbysin se gjalli.
Satrapet e vendit tim qe shahen e grihen
heronjte qe ngrysen,mercenaret qe gdhihen
satrapet qe atdheun e tallin perdite
as kuqen,as nxihen,satrapet-bandite…
Ne atdheun tim sundojne satrapet
ata me te ndyret,ata me te prapet,
qe s’kane te ngopur me male dhe dete
dhe qiellin turren ta zhvasin per vete.
Perdite faltoren e mbajne ne zjarr
benzine i hedhin qe flake te marre
na marrin ne loje si nje tufe delesh,
na nxijne si kepuca,na shklyjne per zhelesh…
Despotet.satrapet,te prapet e Atdheut
qe fusin ne xhepa mallkimin e dheut
qe tallen e qeshin me dhembet rruaze
qe shqipen e rropen,te ndyret xhambaze!
Keshtu atdheun tim e ka marre zia,
satrapet e shqyen me cop’ e me vija,
e rrezuan,e shtypen,e shkelen me kembe,
çfare dora nuk mundi e shqyen me dhembe.
A jeni shqiptare,qe ti ndaloni?
“Na nxite me boje;mor mjaft…”– tu thoni,
o njerez te varfer te vendit tim
mos prisni boten tju sjelle shpetim!
?
Zbethim i fjales SATRAP, qe te frymezon per veprim.
? hmmm
Intrige frymezuese per ne veterano-pensionistet e shekullit te kaluar.Nden udheheqen tone do te kthehemi perseri ne “demokracine e diktatures se proletarjatit(!). Por… mos harroni bastunet,se mund t’i rreshqase ndonjerit kemba dhe rrezohet.Apo nuk ngjiten me veshtisri kockat ne moshen tone…
I nderuar z.Baze!Sali Berisha nuk luan nga vendi deri sa ne vesh i fryjne disa legena pertej Atlantikut.Ai ka imunitet perderisa Obamet,Hilja e Klintonit,jo vetem qe nuk bejne asnje deklarate por me te derguarit e tyre e qyajne edhe “Burre te papare shteti”!Kjo ironi e ndjek qe prej 20 vjetesh kete popull ,dhurate e perandorise qe nga dita ne dite me sa duket i ka mbetur vetem rregjimi Berishjan se gjithandej nuk i degjohet me fjala.Ky eshte edhe motivi perse rregjimi Berishjan nuk luan prej vendit.Ai me siguri pret festen e pavaresise per te shpetuar fronin e tij duke shpallur “DShtetin e madh Shqipetar”.Kjo eshte e vetmja mundesi e “miqeve” te rregjimit Berishjan per ta mbajtur akoma ne pushtet e per ti bere realitet premtimet e tij per nje qeverisje deri ne 2023.Po e mbyll duke theksuar edhe nje here se me Europen ka kush merret per problemin Berisha ,ndaj si pene e arte qe je beji thirrje ketij populli qe te zgjohet ,jo me anen e komiteteve nderkombetare se fenomeni i ka nen vehte por “te çohemi te tere siç veprojne popujt e tjere shume me te emancipuar se ne,duke permbysur qeveri e rregjime diktatorialesh pavaresisht mardhenieve qe diktatoret kane me Ameriken.Populli eshte ai qe vendos e jo nderkombetaret qe jane kthyer ne urdhermarres te perandorive.Poshte diktatura e budallenjeve e stisur nga disa pseudodiplomate!
Me ty Lori ! Mero ( se ai ka ngel tani ) te beje thirrje mendjeve te mençura te organizojne popullin dhe te
largohet njehere e pergjithmone diktatura nga ky vend. Protestat e heshtura mbase jane nje test se sa do te reagoje ky popull i lodhur por nuk jane zgjidhje. Te ngrihet edhe nje here populli si ne 97.Ndryshe ky vend e ky popull do te marre fund!
PO BANDITET MAFIOZOR TE RAMES SHTATZENE NE BRUKSELL KU JANE ORE; ORE ORE GOMAR SOCIALKIST
Bravo,nela,
Nje revolucionare e vertete:Te shembim “diktaturen”demokratike dhe te vendosim “demokracin e diktatures se proletarjatit”Kete u munduat te beni edhe ne 97-en,por cedo ora e historise nuk kthehet mbrapsh,atje ku do te deshironit ju.Pastaj,c’te duhet me ty ajo koha e “lavdishme”,tani je ne pension e nuk do te t’a varte kush,te te varnin me te te emronin ndonje shefe kuadri,apo sekretare partije te ndonje”Kolektivi pararoje”C’na i kujtove,moj nela……
Sic e dini gjendja e sotme e Greqise eshte shume e rende dhe populli grek per te mos pranuar masat e marra nga qeveria del ne rruge dhe po ben te pamunduren, kurse ky populli yne cfare nuk po heq nga nje psikopate qe i ka dalur boja si tradhtar, kusar, hajdut, shkaterrues etj, etj, dhe prap nuk ngrihet e ta qeroje njehere e mire. Nuk mund ta kuptoje se cfare ndodhe ne psikologjine e ketij populli dhe kush eshte ajo gje qe do ta beje te ngrihet e te luftoje per demokracine e tij te vertete. Eshte nje rast unik ky i yne.
Saliun e njohim se kush eshte, mjaftuan 20 vitet qe eshte ne politike. Une habitem me Lul Bashen qe ka jetuar dhe studiuar ne Hollande, nje nga vendet e larta ne politiken demokratike te europes. Si mund ai te ndjek kete lloj politike te Berishes dhe te jete pjestar i kesaj gjendje. Por kam frike se ai eshte po aq i implikuar dhe i korruptuar sa vete Sala. Per kuriozitet qeveria hollandeze ra vjet sepse dy partite qeveritare nuk ishin dakort per misionin ushtarak ne Afganistan. Gje e thjeshte qe s’kishte te bente me Hollanden fare, por kaq e thjeshte per te rene nje qeveri. Duhet ta kete degjuar Lulzimi kete fakt?????????
Shqiptare kjo qeveri duhet te largohet (rezohet) sepse do te paguajme ato qe po paguajne greket tani. Dhe nuk i dihet fundi se sa dekada do te paguajme borxhet e kesaj qeverie.
Permetare,
vertete c’far “s’po heq”ky popull,por me genjeshtra ama,prandaj nuk po iu mbeshtet.Ke pare ti qe ky qerrata popull s’po e han me sapunin per djathe.Sic duket nga qe eshte djegur keq per nje gjysem shekulli te kohes s’uaj,kur “populli bente c’thoshte partija e partije bente c’donte populli”
@e verteta–koha juaj…. koha jone…problemi eshte se saliu te vret ore idiot-e….nuk pyet per asgje pervec prapanices se vet.eshte armik me te gjithe si dulla dikur….po ti vazhdo lepij ate kocken qe te kane hedhur deri sa te mbesi ne fyt.
Bravo,Lori,
Por cedo qe Amerika i ka punet ne dore dhe eshte marre dhe po merret si shum me komunizmin.Ka investuar shum Amerika qe ta shkaterroje ate sistem antinjezore,ndaj hale ne sy e ka cdo shenje te ringjallejs se tij,ne bote e kodo,le me Shqiperine qe e ka nje kafe mengjesi.Por ma do mendja,se nuk ka degjuar per ty,sh.Lori,se nuk do t’a kishte te lehte ta kryente detyren qe i ke vene vetes….Pstaj,Amerika nuk e din se ti ke popullin me vete e ay eshte i teri kunder Amerikes,si grusht rreth partise.Suksese Lori….bashke me”penen e arte”qe perdridhet si t’ia doje interesi….
+10 nuk e kam te qarte per cfare forme te luftes e keni fjalen, per lufte politike, per greva, bllokime rrugesh, mosbindje qytetare? Fjala lufte eshte po aq e pergjithshme sa edhe cdo fjale tjeter, nese nuk sqarohet se per cfare lloji lufte behet fjale!