A duhet t’ia ribesojmë paret tona Berishës?

9 Qershor 2011, 22:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më në fund sërish paret e shqiptarëve janë në dorë të Sali Berishës. Guvernatori i Bankës Qendrore, Adrian Fullani, në përpjekje për të rimarrë një mandat të dytë në krye të Bankës Qendrore, ka autorizuar kryeministrin Sali Berisha që përmes një vendimi qeverie të prekë kursimet e qytetarëve shqiptarë për të financuar deficitin e brendshëm të qeverisë. Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë mirë këtë, do të thotë që shpenzimet marramendëse të qeverisë, të cilat janë shtuar në mënyrë të papërgjegjshme duke e shndërruar buxhetin e shtetit në piramidë, të kompensohen duke prekur depozitat e qytetarëve shqiptarë, gjë që do çojë në zhvlerësimin maksimal të lekut dhe ndoshta në një situatë të papërgjegjshme në stabilitetin bankar të Shqipërisë.

Ajo që shihet qartë është se Shqipërisë i kanë shteruar gjithë burimet financiare. Deficiti i brendshëm e ka kaluar masën 61 për qind të prodhimit bruto kombëtar sipas qeverisë, por realisht është shumë më tepër. Berisha është përpjekur ta mbulojë krizën njësoj si rrethi i bizneseve të tij që marrin kredi për të shlyer kreditë, dhe sot është në një situatë që po shet hidrocentralet e kohës së komunizmit, që rastësisht kanë pasur emrat Marks, Engels, Lenin dhe Stalin, për të shtyrë dhe ca muaj shpërthimin e krizës financiare.

Tani çështja shtrohet se ekonomia shqiptare nuk po administrohet nga njerëz të përgjegjshëm, të cilët kanë parasysh hallet e Shqipërisë, por nga mediokër dhe të paaftë, që maksimalisht kanë objektiv të rregullojnë hallet e tyre. Kështu Guvernatori i Bankës Qendrore, i cili është një personazh anekdotik, në biografinë e të cilit mund të përshkruhen vetëm barsoleta nga drekat dhe darkat pa fund të tij, dhe kurrë ndonjë ide për bankat apo sistemin bankar, nuk ka në këto moment objektiv shpëtimin e Shqipërisë nga kriza bankare apo disiplinimin e politikës së papërgjegjshme të qeverisë, por është i investuar që të plotësojë çdo tekë të Sali Berishës, duke i besuar atij dhe të drejtën të fusë duart në kursimet tona nëpër banka. Për ta mbajtur akoma më shumë nën presion, një nga çështjet më të nxehta të drejtësisë shqiptare, gjykimin e Ilir Metës pas shfaqjes publike në një video me pazare për miliona euro, ia kanë besuar gruas së tij në Gjykatë të Lartë me qëllim që të bëjë kujdes para se të japë vendimin. Në këtë mënyrë i gjithë ai që quhet sistem bankar apo sistem i drejtësisë në Shqipëri, të cilët duhet të jenë tërësisht të pavarur dhe me autoritet në raport me qeverinë, janë reduktuar në nevojën e rimarrjes së mandatit prej Adrian Fullanit, duke rrezikuar të hedhë në erë edhe kursimet e shqiptarëve, edhe shpresat e shqiptarëve për drejtësi.

Po kaq banale duket situata dhe me Kolegjin Zgjedhor. Dy çështjet thelbësore që do të gjykonte ky Kolegj lidhur me ankesën e opozitës, për të cilën ka një shqetësim kombëtar dhe ndërkombëtar, kalojnë në duar të dy gjyqtarëve, nga ata të cilët pushteti i ka kapur me ndere të vogla me emërime familjarësh në poste kyçe të pamerituara, si favore politike. Pra, në kohën që Shqipëria rrezikon të digjet nga ky gjykim i papërgjegjshëm, halli i Tom Ndrecës është puna e djalit dhe halli i gjyqtares Haveri është licenca e noterit e burrit. Në këto kushte ne pamë një vendim skandaloz të Kolegjit Zgjedhor, i cili për nga natyra është gjykatë speciale, dhe jo pjesë e hierarkisë së gjykatave shqiptare. Si gjykatë speciale ai e bazon gjykimin e tij në një ligj të vetëm që është Kodi Elektoral. Por njësoj si Sali Berisha, që kur nuk i doli fitues Lulëzim Basha në kutitë e garës për kryetar bashkie, mblodhi fleta votimi rrugës dhe ia çoi Ristanit ta shpallte kryetar, edhe Kolegji Zgjedhor duke mos gjetur dot bazë ligjore në Kodin Elektoral, shkon e gjen arsyetimin e tij skandaloz në Kodin Administrativ, a thua se janë gjyqtarë që shqyrtojnë ankesa administrative.

Akoma më skandaloze është historia e KQZ. Ne e kemi bërë KQZ organ kushtetues të pavarur, me qëllim që të ketë garanci për hedhjen e të dhënave dhe materialet e votimit. KQZ shkon e i jep tenderin e përgatitjes së fletëve të votimit kompanisë së krijuar në zyrat e PD-së për fushata elektorale që nga viti 2003. Kjo kompani, ose më mirë të themi një karagjoz me dhjetë klasë shkollë që drejton këtë kompani, ka pasur në dorë fletët e votimit të shqiptarëve dhe hedhjen e të dhënave në KQZ. Halli i tij është të bëjë miliona dhe t’i ndajë me sekserët e tij në PD, kurse halli i shqiptarëve është të kenë një KQZ si institucion kushtetues, të pavarur dhe profesional. Kur fletët e votimit i shtyp shtabi elektoral i Bashës, dhe po ai hedh të dhënat në faqen e KQZ, ç’kuptim ka që KQZ të quhet institucion dhe jo zyrë e organizimit e PD-së.

E parë pak më gjerë, kjo histori dëshmon qartë se fati i shqiptarëve nuk është në dorë të shtetit ligjor, nuk është në dorë të institucioneve të tij, por në dorë të disa personave që objektivat e jetës së tyre nuk kanë asnjë lidhje me aspiratat e shqiptarëve për shtet ligjor dhe institucione të pavarura. Fati i zgjedhjeve shqiptare, fati i drejtësisë shqiptare dhe fati i pareve të qytetarëve shqiptarë, është në dorë të një njeriu, të Sali Berishës. Gjithë ata që drejtojnë gjoja institucione të pavarura apo sistemin e drejtësisë, siç e shikoni janë të lidhur me të, me interesa të vogla meskine, dhe nuk kanë as integritetin e duhur për të qenë garant, qoftë dhe formalisht, të këtyre institucioneve. Aq shumë janë dorëzuar sa kanë vënë në dispozicion të Sali Berishës jo vetëm vjedhjen elektorale, jo vetëm mosdënimin e ministrave dhe deputetëve të tij, jo vetëm fletë votimi, kuti votimi, kode kutish dhe të dhëna falso për KQZ, por së fundmi dhe paret tona. Kjo është hera e dytë që Berisha ka në dorë paret tona. Në vitin 1996 shqiptarët i futën paret në piramidat e lejuara prej Berishës pasi nuk kish banka. Në vitin 2011 Berisha po fut duart në bankat ku kanë depozituar paret shqiptarët. Shpresoj të mos kemi fatin e vitit 1996, por njeriu që ka kthyer në piramidë buxhetin e shtetit, njeriu që ka kthyer në piramidë të pushtetit personal gjithë institucionet, me po kaq qetësi mund të kthejë dhe bankat në piramida.

 

70 komente në “A duhet t’ia ribesojmë paret tona Berishës?”

  1. demokrati says:

    Ke prekur “thembren e Akilit” per shqiptaret, per paret shqiptaret vrasin edhe t’ane. Keshtu qe Berisha te matet dy here para se te fus duart ne kuleten e shqiptareve. Zgjedhjet le ti manipuloje, votat le ti vjedhi, njerez le te vrasi por po e beri kete, ska shpetim. Edhe 1997 u be jo se Berisha manipuloi votimet e Majit por se shqiptaret e pane se parate e tyre vane.

    1. USA says:

      …shtjer dhe njehere pa te shohesh…

      1. HapKutite says:

        Mire qe nuk u turperuam

    2. andi ll says:

      me se e drejt ajo qe thoni ekeqa eshte se sot gjendja eshte shum e rend se ne 97
      perpara se te behej publike kriza greke eurostat beri nje studim per problemet dhe pasojat
      nga e cila dilte se shqiperia do ishte vendi qe do prekej me shum per kete u njoftua pala shiptare
      por si gjithmon asgje nga pala shqiptare.
      banga evropiane per ndertim dhe zhvillim i ka derguar nje ultimatum te prer po prap pales shqiptare reagimi po i njejte nga ana shqiptare si gjithmon asgje perse nuk e di
      kjo ne nje far menyre detyroj banken per ndertim dhe zhvillim te nje takin ne shqiperi takimi i 46 per her te par ne nje vend te til
      si ne vitet 90 dhe sot po te njejtet njeres dhe po e njejta qeveri ka mar po te njejtat ultimatume per rezikun ku ndodhet ekonomia e saj
      dhe po te njejte njeres vazhdojne po te njejt politik dhe nuk marrin asnje mas PERSE nuk e di
      everteta me pak fjal eshte se ekonomia shqiptare ndodhet ne nje faz shum te keqe ne ate qe quhet jo ekzistente nuk ka ndodhur ne asnje vend te pakten normal
      sot ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi e tipit piramid me ndryshimin se ne 97 ishte private sot shteterore rezultati perfundimtar eshte po i njejte .

      shqiperia sot ka vetem nje rrug megjithese eshta von

      1. ivani i tmershem says:

        jemi bere per vaj me det. Ndihmeee……. per Shqiperine dhe Shqiptaret. SOS

  2. fule says:

    Portreti i Kriminelit

    O trima luftetare,
    o bijte e skenderbeut
    pa shpor Sali Berishen
    skllaveri eshte memedheu.

    Kjo faqe e ndyre,
    ne historine e kombit,
    ka faqen e Saliut,
    Dhe shpirtin e korbit.

    Qeroni felliqsiren,
    qeroni kriminelin,
    se po vret shqiptaret,
    se po shet tere vendin.

    E quan vehten zot,
    pronar te shqiperise,
    ky mbetje organike,
    ky llum i shoqerise.

    O Sali Berisha,
    harrove shqiptarin,
    su mposht nga rrufete.
    s’mposhtet prej zagarit.

    Ti me banden tende,
    ne nje mendje je,
    rruga qe pershkon,
    te shpie ne hale.

    Ti ne cdo moment,
    vetem gjak kerkon,
    kriminel per jete,
    barbar do te thone.

    Kudo qe hedh kembet,
    ti vec vdekjen mbjell,
    si gjakatar te kombit,
    historia do te kete.

    Sali krimineli,
    ti qe hape vare,
    te vdekurit theresin,
    ajde Sale ajde.

    Fytyre e urryer,
    vec ferri te pret,
    njeri i peshtire ,
    do te ngelesh perjete.

    1. shoferi kaminit says:

      Py te lumt ajo dore dhe ajo mendeje qe ke shkeruajtur ato vargje qe ti japesh sado pak inpuls dhe urrejteje per kete fantazm qe ka zatuar shqiperin,po sic ke then edhe ti ferri e pret me femij me niper e mbesa vetem ne futen adej nga kan dal ,mos e nga le te vazhdoin e pak se po mbushet kupa po filloi te derdhet e di vet ai,cdo ta pres.

    2. rruzhdia says:

      te lumte ajo dore fisnike o fule….

      1. fule says:

        Qe te jemi i sinqerte, I kam marre nga Facebook share pas share, i ka shkruar dikush tjeter…jo une. Une i bie shkurt, nuk me jepet per keto ?

  3. 21Janari says:

    Nuk kam degjuar per nje vendim te tille te Qeverise!
    A mund te na jape TemA me shume informacion rreth ketij vendimi qeverie qe prek kursimet e qytetarëve shqiptarë ?

    1. andi ll says:

      nuk eshte dicka e pa njohur ne fushen e ekonomis
      por disa gjera eshte me mire te mos i dime te pakten populli.
      nuk eshte se do vej ne bank ku ju keni kursimet tuaja dhe do ti marri …..
      eshte pak me e ngatarruar.

    2. Epirioti says:

      Ku rron ti vlla! Dje ore ne parlament u be kjo gje apo jeton jashte?

    3. skela says:

      kerkoja kryeministrit , beji nje zile te 0 900 , se te pergjigjet direkt vete shkelqesia e tij , jo vetem sqarohesh po ka mundesi dhe te tregoje ndoje barcalete , nga ato te tijat qe e degjon sot po efektin ta jep me vone .

  4. AlbinoBlackSheep says:

    Cdo dite qe kalon Sala kenaq zullumet e perversitetin e vet.Opozita eshte ne kulmin e apatise per te mos thene komplet e vdekur.

  5. Search38 says:

    Ca behet keshtu mo vlla, po na iken mendja do humbasim dhe ato kursime qe i kemi bere me gjake ne kurbet, une do vete neser ne bank te pyes per kete pune, QAJE, QAJE SHQIPERINE PO THEMI CDO DITE, po ky popull KAFSHE NUK KUPTON AKOMA, po na marren ne qafe dhe neve qe i kemi kuptuar keto gjera po nuk kemi cfare te bejme, TE BERTASESH TE ULERASESH, po nuk na degjon njeri, SI TJA BEJEM O ZOT ME KETE POPULL QE HA MIZA.

    1. andi s. haxhiaj says:

      Ti shko neser ne bank por e ke mbyllur se eshte e shtune, me shko te henen… ose mos shko fare se nuk kane ca do te te thone. Bankat e nivelit te dyte jane te detyruara qe 20% te depozitave ti mbajne cash, te tjerat i investojne. Pjesa me e madhe e investimeve shkon ne blerjen e bonove te thesarit fakt qe keto bono i ka ne dore qeveria… Sdo te te gjej ndonje gje e madhe se nqs ke 100.000 leke prap aq do kesh, por problemi eshte se do kene me pak vlere dhe shteti si ne 97 do printoj monedha te reja… me pak fjale euro do shkoj me 200 leke dhe rrjedhimisht si nje vend komplet i mbaruar qe je qe importon dhe miellin do te te shkoje buka 150 leke ( te reja) imagjino vete te tjerat… me pak fjale shteti do detyrohet te shpall falimentin dhe ne kete pike… jepu shenden depozitave te tua. Falimentoi Argjentina pak vite me pare, pritet Greqia ne fund te 2011 dhe nje muaj mbrapa jemi ne…
      Janar 2012, me jep ndjesine e janar 97… vetem shpresojme mos te kemi muajt e tjere njesoj

      1. Rani says:

        Nqs i vjen era 97 atehere te pakten te bejme nje pune kesaj radhe, te heqim kafshen bashke me familjen e tij se ne 97 e pare e harruam, na mashtroi atehere u be si qengj.

  6. Fred says:

    Te lumte gazeta tema ,ne qofte ka dale kjo fjale sali berisha nuk po mendon ti fusi duart te paret e llogarite e shqiptarve por thuaj se ai I ka futur atij njeriut nuk I Ze bese prandaj thuaj shqiptar qe ti he kin nga banka ne qofte ju ka mbetur gja ngriju o popull sa nuk ashte vone bravo gazeta Tema

    1. pero says:

      Jo mor zoteri se nuk ta ka fajin bankat, ske pse i heqe parat prej tyre… sa para ke ne bank aq do kesh, problemi eshte qe vlera e tyre do bjere… do na behet rroga 300 mije lekshe as 100 euro, ky eshte halli yne, po vrapojme mbrapsht, po largohemi nga europa. Te liberalizoi vizat, por te ngordhi lekun, ik provoje dil jashte ta shofim se cdo besh me 16,100 lekshin e min jetik.. as me not nuk shko dot.
      Bankat jane nderkombetare, jane te sigurta, leku eshte shqipetare dhe nuk do kete me vlere…

  7. zjarri says:

    inderuari Baze! ju dini me shume per Salen dhe familjen e Sali Fazllicit kakq. Populli shqiptar nuk ka asgje tjeter c’te humbase pervec prangave dhe zollumeve te ministrave e te deputeteve te Sali serbit…shpetimi i popullit dhe i kombit eshte E vetmja Rruge te gjithe ne kembe kushe me hanxhare, me sepata, me litare, me zjarre, COHUN COHUN O SOT O KURRE.

  8. vjosa says:

    Ah more Z Baze;ne na ka gjetur si ajo historia e hajdutit-e kapa hajdutin,por nuk e leshoj dot se nuk me leshon ai.Duhet revolucion dhe pik.Ata qe nuk ja din kuptimin kesaj fjale,te mos na cajn koken me dokrra ,se rrevolucioni nuk eshte veprim komunist,por perparimtar.Po shkojm ne zgeqe me kete qeveri, i themi ne nga Tepelena.

    1. riza says:

      Provo prap e ke provu me 21 Janar ku te doli.
      Ka vdek1997 moti kohe me pare.

  9. Zani-tirane says:

    Opozita ,jo vetem socialistet,e kryesisht specialistet e jo me nder politikanet duhet te thone pasojat e ketij veprimi,cfare prek realishtxhepin e mirqenien e shqiptareve.Tua spjegojne atyre pa shtesa e keqdashje,dhe nese rezulton i vertete shqetesimi dhe parashikimi i analistit Baze.nese ky popull nuk ngrihet ta flake nje here e pergjithmone kete fare te keqe.ben mire te xhvishet nga mesi e poshte dhe prese rradhen.

  10. babe dude karbunara says:

    z.mero je babuc je analisti numer nje ne shqipri pena jote duhet te jete nje hymn per ate popull dhe shtize vdekje prurese per qeverin gangestere…

  11. beso says:

    Problemi eshte sesi Pd-istet ta flakin saline nga dritarja,dhe duket se po u kujtove parate ata shkulen nga lokalet.Thuajuni qe Sala po u vjedh kursimet!Hiqini parate nga bankat se do behet fushe.

  12. pelivan says:

    Ishim shume familje ne vlore qe s’u beme pre e sudes se saliut deri ne momentin kur presidenti i madh sal rama doli ne televizor e dhe,(Te gjitheve u kujtohet kur tha duke u zgerdhire,Parat e shqipetareve jane te pasterta!),dhe une futa te nesermen shtepit,ku nuk mora dote as perqindjen e pare,sepse… Nejse, shqipetare,kujdes nga sudja Nr. 2 ! kjo eshte direkt dhembja kanceroze qe e ka zene,(S’mund te ndothte ndryshe),Salushin dhe kerkon parat tona per t’u sheruar.Lereni te vdes se eka hak……Ne ate kohe une botova kete humo labi…
    EH, MORE LEKU FAJDES…
    Eh,more leku fajdes,
    te mblodha pes’e nga pese,
    prap tej ures Qabes…
    Sa m’qeshi buz’e qesese,
    vjen dreqi mo paste pjese
    dhe me thote:”Jepja Sudese!”
    Kjo qe do m’i ip me these!,
    U erdhi prapa me fshese…
    Po c’te bera moj shurdhjese?
    Tani pres,vetem te vdese,
    se verdall i vi halese,
    shterngohem,po s’kam c’te dhjese!

    1. Epirioti says:

      Bravo pelivan! Qenke talent per vjersha me vargje te lira.
      Respekte, shume te bukura jane krijimet e tua.

    2. Tirona says:

      Edhe une ashtu si “pelivani’ mbasi presidenti i vitit 1996 Sal ram Berisha , tha qe firmat jane te sigurta dhe parat jane te pastra, shita shtepine dhe leket i humba tek firmat e saliut. Tani i boj thirje te gjithe shqiptaret te sulen neper bankat dhe ti terheqin kursimet e tyre perpara se saliu te nxjeri ndonje ligj per ti blokkuar keto kursime, qysh neser me vrap terhiqni kursimet.Une per vete kursimet e mija i terhoqa qysh atehere kur erdhi prap ne pushtet ky hajdut i fimave piramidale dhe keto kursime i ruaj poshte jashtekutdhe do ti dergoj perseri ne banke kur ky hajdut te iki nga pushteti

  13. Besa says:

    Faleminderit z Baze! Jo per vete,se nuk kame pare ne banka,por ju falenderoj edhe nje here qe perpiqeni te beni te pergjegjshem votuesit e Sales . Ata jane pergjegjes qe po na marrin zvarre drejt humneres Shqiperine e quaj ne gjendje teper kritike per te ardhmen e saj Jam e fundit qe po e them,por dua te bertas:O njerez,te gjithe bashke ti dalim perpara kucedres,o sot ,o kurre!

  14. Frederik says:

    Mero para komentimit te shkrimit tuaj dua te te bej nje kompliment dhe verejtje per biseden qe bere ne “Debat” dje drejtuar nga Alfred Peza . Komplimentat jane te perhershme per sinqeritetin dhe aktualitetin e analizes suaj politike . Kompliment meriton njekohesisht per perplasjen sy me sy Artan Hoxhes , ketij te ashtuquajturi analist, “si njeri qe ka qene gjithmone kunder opozitave dhe te qenit e tij me pushtetin”. Me kenaqe Mero !
    Verejtja ime lidhet per debatin qe ben me kete lloj analisti A. Hoxha. E them sinqerisht se ai eshte me nje nivel mjaft te ulet argumentimi , qe me ben te mendoj se eshte i katapultuar dhe jo i afte per atje ku serviret.
    Ne keto kushte Mero , zgjidhja me e mire qe mund te besh kur gjendesh perballe me te eshte ta injorosh duke mos i kthyer asnje pergjigje , duke mos u ulur ne nivelin e tij te bisedes. Zgjidh kolegun e duhur per te debatuar dhe leri sahanlepiresit te vetmuar , pasi ata njihen qe ne minuten e pare se ç’jane.

    Lidhur me temen e sotme.
    Shkrimi juaj i sotem eshte kembana me e madhe e alarmit per shqiptaret e thjeshte . Sali Berisha do ta shpjere perseri vendin ne nje ’97 te dyte me apo pa pjesemarrjen e opozites. Futja e opozites ne skenarin e tij s’eshte gje tjeter veçse justifikimi i mundshem i shkaterrimit te Shqiperise dhe te ardhurave te shqiptareve , ne kushtet qe ky qellim i tij do te realizohet. Ngjarjet e fundit politike e qartesojne me shume skenarin e kobshem te Berishes, prandaj shqiptareve u del per detyre t’i terheqin sa me shpejt parate nga bankat dhe te tregohen te kujdesshem ne hapat e metejshem politike qe do te ndermerren se afermi nga partite politike dhe qeveria.

  15. ed says:

    Ngrehu o popull te gjithe neser ne shesh mjaftre me perdormi face book ju te rinjte per organizuar revolten qe zjen ne gjakun e shqipetarve

  16. Labi Vlore says:

    Z.Baze,kesaj radhe nuk je shpjeguar si duhet se c’do te thote futja e duarve te Saliut ne xhepat e Shqipetareve.Cdo te thote financim i deficitit buxhetor dhe rrjedhimisht zhvleresim i lekut.
    Ketu ne Itali keto jane temat kryesore ne gazeta dhe televizione,por e kam nje ide te qarte se cfare do te thote,sepse i kam bere edhe ne shkolle ketu ne Itali.Loja eshte shume e thjeshte.Shteti ne nje moment te caktuar ka per te paguar si shpenzime baze(pensione rroga etj)plus shpenzime per kontrata investimesh te firmosura.Keto shpenzime mblidhen dhe del nje shume e caktuar.Pershembull 100 leke.Por shteti mbledh nepermjet taksave vetem 60 leke.Ne te njejten kohe shpenzimet i ka 100.Si nje familje qe duhet te shpenzoje me sesben per te ngrene,drita uje 100 leke ne muaj.Duhet ti paguaj me sesben.Ose kesti mujor i bankes.Banka i do leket muaj per muaj,si do barku buke dhe shpia drita e uje.Por ne shtepi nga puna e pjestareve te familjes hyjne vetem 60lek.Atehere 40 leke duhet ti marrim borxh.
    Qeveria jone ka nje deficit buxhetor katastrofal.I duhet te mari borxh.
    Kete borxh ne rastin tone e merr nga banka e Shqiperise.
    Marrja e borxhit nga banka e Shqiperise,ne mase te madhe e me perqindje te vogel
    do te thote hedhje e nje shume te madhe leku ne treg.Qarkullimi i lekut ne treg sjell zhvleresimine tij
    ne pika alarmante.Zhvleresimi i lekut do te thote qe Euro rritet ne pika me te larta.
    Si po ndodh edhe keto dite,ku euro ka arritur shifren 142.5 lek.Zhvleresimi i lekut do te thote
    qe njerezit qe kane depozita ne leke neper banka,keto leke do vlejne shume me pak se sa vlenin
    pershembull 10 vjet me pare.Sepse nqs ti me 1200 leke te reja mund te blije 10 euro,sot blen me pak se 8 euro.Por zhvleresimi i lekut sic dihet sjell edhe rritjen e inflacionit=rritje e cmimeve=zhvleresim i metejshem i lekut e ngritje e metejshme e euros.Per importin kjo do te jete katastrofale,sepse per te importuar 100 euro mall,para 8 vjetesh i nderroje me 12000 leke te reja sot te duhen 14500 leke te reja.Kush ka kredi te marra ne euro aq me keq akoma,sepse banka leket i do ne euro,e euroja vetem po rritet dmth te duhen me shume leke per te shlyer kredine mujore te bankes:Per nje rrogetar qe paguhet me leke do te thote shtrenjtim i kestit mujor te shpise pershembull.Me rritjen e euros dhe zhvleresimine lekut malli jashte shtetit per ta blere na kushton me shtrenjte,e po na kushtoi me shtrenjte,tregetari per te nxjerre edhe fitim do e shesi mallin akoma me shtrenjte,dmth rritje automatike e cmimeve.Nqs nje kile vaj ne fillim e blije 200 leke te reja,tani te kushton 300 leke te reja pershembull.Po rrogat e pensionet?Te njejtat besoj une.Se qeveria me politikat e saj ndihmon per rritjen e cmimeve me 40% nderkohe rrit rrogat 10%.Kjo do te thote rritje e cmimeve 30% perqind e rrjedhimisht ulje e fuqise blerese 30%.Nqs financimi i deficitit te brendshem vazhdon edhe me tej,zhvleresimi i lekut dhe automatikisht rritja e cmimeve nuk ndalen dot sepse jane te lidhura nepermjet nje ekuacioni matematikor me njera-tjetren.Per ti rene shkurt,mund te ndodhi ajo qe ndodhi ne Shqiperi me rrezimin e diktatures komuniste.Para renies se regjimit me 70 mije leke mund te blije nje shtepi.Nje njeri qe i la te mbyllura ato leke ne banke me hyrjen e demokracise mund te mbante familjen me vetem 10 dite buke.Kjo pra te nderuar miq po ndodh ne Shqiperi,e kete ka dashur te thote M.Baze.

    Pershendetje te gjitheve,kush te doje te me besoje,kush ka leke ne banke t’i investoje ne mall apo sherbime,te bleje dicka me to,toka,magazina,makineri prodhuese,banese apo ku di une se cfare apo me e mira akoma t’i ktheje ne Euro.Kush i ka ne Euro eshte ne rregull.Leku rrezikon te kthehet si dinari jugosllav ku do duhen miliona leke te blesh nje buke.Kush ka patur ne banke 100 milione leke te vjetra shqipetare,me fjalimin e zotit fullani sot ne parlament do jete ne gjendje qe me keto te bleje vetem 5 buke,ose gjysem kile mish.Kjo ishte e gjitha.Por Saliu si gjithmone do na thote.Leket ne banke i keni,fajin eka Euro qe u rrit shume,se kam fajin une.Ju 70 milione kishit,po ato 70 keni ne banke.Kush u ka grabitur juve?Zhvleresimi lekut nuk varet nga Qeveria do na thote,por nga banka e Shqiperise qe ska lidhje me Shtetin.Dmth ai ne baze te ligjit efektivisht eshte ne rregull dhe ai zbaton me perpikmeri ligjet dhe kushtetutene vendit.

    1. andi s. h says:

      Je shume i sakte tek pjesa e pare…eshte ashtu sic e thua. Nuk rekomandoj blerjen e aseteve ( toke, shtepi) sepse kane cmime jo reale per kohen dhe shiten me euro… fakt qe do ndikoj neser ne uljen e cmimit te tyre (vlersimet e aseteve ne shqiperi jane me vlera jo reale, si pasoj e paras jo reale qe qarkullon, si mendon mund te bej nje m2 ne tirane sa ne rome ???) Nqs keni leke shqipetare bleni valute… por jo euro se ka mungese stabiliteti… bleni CHF (franga zviceriane) ose GBP ( paund Britanik) jane monedhat me te forta ne bote. Edhe me USD nuk do humbni…
      Jane thjeshte disa keshilla, une keshtu veproj, nqs studioni dhe lexoni pak me shume keshtu duhet te veproni dhe ju. Sot eshte koha kur informacioni ka me shume vlere se paraja

    2. APOKALYPSIS says:

      Te lumte o Lab Vlore!!
      Shume shume i qarte sqarimi jot!
      Shpresoj te te lexojne ata qe jane te interesuar…

    3. USA says:

      shume dacordo con te Labi, vetem qe analiza juaj tregon anen negative te shvleresimit te lekut,- tmerresisht e rrezikshme per shqiptaret dhe kursimet e tyre ne leke. Ana pozitive eshte se nqse do bjere mundesia e importit, sepse kushton shume sipas jush dhe keshtu eshte, i hapet rruge prodhimit vendas dhe exportit. Problemi eshte nese shqipetaret kane “mendere” te punojne dhe perfitojne nga situata nga njera ane, dhe nga ana tjeter Qeveria duhet ti japi mundesi te barabarte te gjitheve per te investuar ne bizneset e tyre, gje per te cilen jam shume skeptik. Nuk dua dhe nuk mundem kurrsesi te ve ne paragon Lekun me Dollarin amerikan, por besoj se nuk eshte situate qe u ka dala jasht kontrollit sistemit amerikan per dobesine e dollarit. Dollari eshte i tille te ndihmoj biznesin, prodhimin dhe exportimin e producteve Made in USA. Kur ekonomia bie, detyrimisht inflacioni rritet artificialisht. Edhe njehere dua te them qe jam shume skeptik te pranoj qe Saliu i bene ne menyre te kontrolluar keto ndryshime. Por jame shume i qarte qe shqiptaret duhet te punojne pak me teper…

      1. Labi Vlore says:

        Shume dakort jam edhe une me ty.Zhvlersimi i lekut ka dhe anen tjeter te medaljes,qe eshte ane pozitive.Me nje monedhe te dobet mund te Exportosh shume me shume mall se me pare,pra ke nje mundesi te arte te exportosh me shume.Amerika po i gezohet me te drejte zhvleresimit te dollareve ne kurriz te botes,dhe ben mire qe gezohet.Renia e vleres se dollarit per Ameriken ka dy perfitime.Perfitimi i pare imediat eshte ulja e borxhit te jashtem,vecanerisht ndaj Kines(1000 miliarde dollare sot vlejne me pak se ne vitin 2003 kur Amerika financoi me para Kineze luften ne Irak,duke mare borxh nga Kina rreth 2000 miliarde dollare,dmth 2 trilion dollare).Efekti i dyte pozitiv nga renia e dollarit eshte rritja e exporteve,sepse nje Europian sot importon me te njejtat nga Amerika me shume mall se ne vitin 2003.Rritja e importit do te thote rritje e vendeve te punes.Ne nje interviste per Euronews ministri i thesarit Amerikan Thimothy Geithner deklaroi se Amerikes po i pelqen jashte mase dollari i ulet duke acaruar se tepermi Kinezet e mashtruar.Vijme tek Shqiperia.Qe nje ekonomi te perfitoje nga zhvleresimi i monedhes se saj(shume vende si Amerika kete 10 vjecar e konsiderojne kete nje politike te shendoshe per vendin e tyre,dhe e zhvleresojne monedhen e tyre kastile)duhet te kete infrastukturen e duhur te organizuar.Duhet te kete nje shtet funksional e te fuqishem qe te mund te jete ne gjendje te ndjeki hap pas hapi ecurine e ekonomise mbas zhvleresimit te monedhes,sepse zhvleresimi sa i mire eshte edhe shume i rrezikshem:Pershembull.Nga monedha e dobet perfitonte shume Italia,qe kishte nje vend te organizuar industrial dhe shteteror,por jo Turqia apo Jugosllavia.Turqia dhe jugosllavia e aq me keq Shqiperia kane nevoje per shume importe nga jashte,kurse Italia importon vetem lenden e pare,sepse pothuajse cdo gje e prodhon vete.Nje vend i fuqishem industrial si Amerika Gjermania apo Italia perfitojne shume nga zhvleresimi i monedhes,kurse ne vetem humbim,sepse ne masen 90% varemi nga importi,e nuk kemi kapacitet qe ta ulim kete perqindje,ekonomia jone pothuajse nuk existon.Per ne zhvleresimi i lekut do ishte nje katastrofe e vertete,exaktesisht si ndodhi ne vitin 1991.

  17. bbb says:

    Nqs preken depozitat, atehere situata behet shume kritike.

  18. shkelqim says:

    Ne se depozitata e vendosura ne banka do te terhiqen, atehere do te kete kolapse ekonomik dhe vlera e lekut do te pesoj nje inflacion te paparashikuar.Deficiti buxhetore mbi 61% ESHTE ALARMI EKONOMIK SOS SI EDHE GREQIA.kETO VEPRIME AVENTURESKE E KALOJNE EKONOMIN NE PIKJATE.
    GJENDJA E RENDUAR EKONOMIKE DO TE JAP NDIKIMIN E VETE EDHE NE POLITIKE.NJE DREJTOR BANKE QE SHPENZONE MILJONA PER QEJFE KUR JETA E SHQIPTAREVE ESHTE ME MALLRA VERESIE ME LISTA TEK DYQANEXHINJET.PROBLEM VICIOZ QE SIC DUKET DO TE BEJE HARAKIRI.NUK E DESHIROJE POR SHENJAT JANE ME RRETH TE KUQE.

  19. TAFA says:

    Baboo goditi mbreme me grushta ne mes te Rognerit ate zorzopin, pinjollin Nesho. Neshua ishte ulur me Kac kafken dhe po kujtonin kohen kur nanuriseshin ne preherin e Nanos e nuk kishin nevoje te lypnin puro Havane fallco apo breke atllasi per te luajtur me top. Kur hyri Babooo, Gimi Gaqos qeshi dhe dic i tha nen ze Kacit, pastaj luajti gishtin tregues ne menyren qe e acaroi Baboon.

    Plasi grushti, Baboo ja rrasi nje grusht pinjollit Nesho qe u plas per toke. Kaci shpetoi, iku me vrap ne oo dhe i la pendet Gimit te Gaqos, kurse Babua i futi nje dopio konjak dhe ne ikje e siper i futi edhe nje shkelm bythkave te Gimces. Eshte bere trim Babooo, eshte bere Baboooooooo nga manalati.

  20. katani says:

    Pikes i ke rene ore komentuesi me emrin demokrati.Shqiptaret beju cfare te duash,ata nuk revoltohen se padrejtesine dhe neperkembjen,vjedhjen dhe poshterimin nga pushteti e cmojne se keshtu e do fati,por po i preke ne kulete aty behen tigra.Qe te jem i sinqerte deshiroj te ndodhe keshtu,vetem e vetem te shporret njeher e mire ky maskara kryeminister,te shporren te gjithe ata legena injorante qe nuk po lejojne te behet nje shtet demokratik ku njerezit te ndjehen vertet te lire dhe te barabarte para ligjit.Ne nje interviste Nikolle Lesi i pyetur nga gazetari per krizen postzgjedhore te 2009 u shpreh se do vazhdoje keshtu deri ne korrik te 2011 pastaj do kemi ate qe askush nuk e mendon sot.Dhe me duket se ka folur fjale vertet profetike.Kam informacione se pikerisht ne muajn korrike te gjithe bankat qe operojne ne Shqiperi do te mbyllin aktivitete financiare,per shkak te borgjit te jashtezakonshem te qeverise shqiptare.Pra me pak fjale do kemi destabilizim te plote te vendit dhe shihet mundesia qe Shqiperia te dale ne ankand,sepse nuk do jete ne gjendje te shlyej borgjet nga drejtimi i pamend dhe ne menyre abuzive nga kjo qeveri antikombetare.Kjo eshte edhe nje poltike nga ana e nderkombetareve per tu hakmarre ndaj Berishes per mosbindjen e tij ndaj detyrimeve qe ka karshi ketyre organizmave.

  21. shoferi kaminit says:

    Mero je vertet nji analist per te pershendetur dhe per tu admiruar,je shembull per opoziten,sukese ne punen tede veretet te lodheshme por te bukur,bukurin ja jep ti me shkrimet jote reale dhe profasioniste,tani ti po thoi ujku por a do te besoi njeri do thuash ti po besuan pos sbesuan le ti haj me gjith rrecka kete popull matuf ,qe nuk ka piken reagimit po si ai paralizuri ne shtrat ,dhe koin me lugen e kafes sa per te mbajtur shpirt,popull pa gjak,nji popull qe vret njeri tjeterin pse me shikon dhe duron nji vapir qe e perdhunon,turp.

  22. detar sima says:

    Ku do te na xjerre gjithe ky kalbezim i kesaj klase politike, ne kete vend lufta per pushtet dhe para ka shperfytyruar gjithe klasen e sotme dhe sa pak shprese ka per te ardhmen.

  23. andi says:

    O zot na ruaj nga skamja. Lexova nje kryeartikull tek Shekulli dhe u tmerrova, kusherijte e RRUMPALLES kriminel jane rojet dhe magazinieret e kutive te votimit.
    Sa per gjenomen familiale: NO COMMENT : made in Afganistan:
    Ramë Halil Berisha, babai i Saliut, ka pasur dy djem dhe një vajzë. Djali i madh, Selim Berisha, ka qenë mësues dhe ka vdekur i ri, rreth 50 vjeç në vitin 1988 nga zemra. Në atë kohë dr. Berisha ishte një ndër kardiologët më të mirë të vendit. Saliu ka një motër
    mbi 70 vjeç, e martuar në Margegaj tani jetojnë në Tiranë), e quajtur Hajri Ramë Osmanaj.

  24. e verteta says:

    Vjosa,
    A e ke haberin ti se c’do te thote revolucion?Mos e ke fjalen per nje revolucion si ay socialist i tetorit ne Rusi?Shum larg ke shkuar.Apo si ay francezi i shekullit 17?akoma me larg.E perse e gjith kjo?qe Rama te mbaje akoma kryetarllekun e Tiranes?Sa llogari me mend!

  25. linda69 says:

    Mendoni se eshte i vertete ky lajm? Po ti Mero c’mendim ke? Eshte marre ne www. ama-news.al

    Shqipërisë i mbyllen të gjitha dyert. Pas tensionit midis Barrosos dhe Berishës, Berishës dhe Kukan, BE-së i ka ardhur durimi në fund. Ministri për Evropën i Britanisë së Madhe sot nuk ishte veçse mesazheri i presidentit të KiE-së dhe BE-së. Për t’i sjellë mandatën kryeministrit Sali Berisha, se Shqipëria ngrihet që prej sot e në vazhdim në marrëdhëniet e saj me ndërkombëtarët derisa të gjejë një zgjidhje të pranueshme.

    Burime të sigurta thanë për agjencinë tonë të lajmeve, se në takimin që ka patur me kreun e qeverisë, David Lidington i ka thënë Berishës se duhet të tërhiqet nga rruga e nisur pa asnjë kusht dhe se nuk duhet ta marrë në asnjë mënyrë me forcë në Kolegjin Zgjedhor mandatin për Tiranën. Berisha i ka thënë përsëri se kërkon të testojë institucionet e drejtësisë, por Lidington i ka shprehur dhe mendimin e BE-së dhe KiE-së duke i thënë se presidenti Manuel Barosso është tejet i shqetësuar me sjelljen e kryeministrit shqiptar gjatë javëve të fundit. Madje diplomati britanik i ka dhënë shans Berishës deri ditën e hënë të mendohet dhe të marrë një vendim të pastër ligjor për të mirën e vendit.

    Po këto burime thanë se Berishës i është bërë me dije se nëse Kolegji do grabisë mandatin duke mos e kaluar çështjen tek ekspertët ndërkombëtarë dhe Venecia, siç kërkuan Kukan dhe Barosso, atëherë BE mund të dalë së shpejti me një qëndrim të qartë dhe të pastër kundër vetë kryeministrit personalisht dhe pasojat mund të ishin më të rënda për Berishën dhe partinë e tij. Lidington pret një përgjigje deri ditën e hënë, para se Kolegji të marrë këtë vendim dhe ky ka qenë qëllimi i vizitës së tij surprizë në Shqipëri.

    Diplomati britanik më tej ka takuar presidentin Bamir Topi, të cilit i ka kërkuar të ndjekë rrugën e Venecias për çështjen e Tiranës, kurse Edi Ramën e ka kritikuar për gjuhën e ashpër, duke i bërë thirrje të bëhet pjesë e parlamentit sepse aty mbahen dhe diskutimet.

    Në lidhje me grabitjen e mandatit Lidington i ka dhënë garanci opozitës se gjithçka do të zgjidhet në vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë, referuar raporteve të deritanishme. Kujtojmë se si Tomas Countryman, baronesha Ashton, komisionari Fule, kreu i delegacionit Kukan, kanë kritikuar ashpër qeverinë dhe KQZ-në, duke i kërkuar Kolegjit të zbatojë vetëm ligjin për këtë ndryshim rregullash të lojës.

    1. Mendimi says:

      Zonje e nderuar ky do te ishte nje lajm i mir, por jam teper realist per te besuar ne nje mrekulli te tille veqmas kur jan nderkombetaret ne pytje, pikerisht ky maskaraj Britanik erdhi per ta perkrahur hapur Berishen(e thirren urgjent hijet e Berishes ,tani kur po shiten asetet e fundit te keti vendi edhe ashtu ma te varfurin ne globin tokesor) dhe aj hapur mbrojti kolegjin,dhe Berishen, Opozites i tha kthehuni ne parlament se Berisha ne rruge ju vret sepse eshte zot shtepije,eshte iluzion te presesh nga keta horra qe vet e sollen dhe e mbajne ne pushtet kete qelbesire.Pershendetje.

    2. Lani says:

      Kush ti dha keto “informacione”, Sulo Gradeci apo Edi Rama?

  26. indinjata says:

    Po mire more zoti Baze nuk do te ishte mire qe te gjeheshin rruge e te njoftoheshin te gjithe shqiptaret per rrezikun e depozitave te tyre nga hajduti me i rrezikshem i Shqiperise ne menyre qe te jen ne kohe per ti terhequr ato para se te realizohet ky plan?Sigurisht me nje publikim dhe ne gazeta te tjera apo dhe ne ato pak media qe kane ngel larg kthetrave te kesaj Bishe.Ju e keni kete mundesi besoj prandaj dhe po jua kerkoj..

  27. niko says:

    z.Mero mbaje sa te mundesh zgjuar mendjen e shqiptareve me keto shkrimet e spikatura me analize te thjeshte dhe te kuptushme nga te gjithe;sepse eshte e domosdoshme te kuptojne te gjithe se nga veprimet MAFIOZE qe po ndermerr S.Berisha me banden e tij hajdute te paket jane ata qe do te perfitojne;fituesit me te medhenj do te jene agjenturat te cilave ju sherben Berisha dhe nje pakice e ngushte e oborrtareve vec familjes se tij!

  28. karaduzi says:

    Berishen e shpeton vetem kaosi,prandaj ne cdo moment e provokon ate.Vodhi votat ne sy te gjithe botes
    dhe priti qe te opozita te reagonte me dhune ,por Edi ndjek rrugen ligjore.Miratoi ne kuvend tjetersimin
    nje pjese te pasurise publike mjafte rentable,sikur ta kishte mallin e babait dhe populli nuk po reagon.Si rruge te radhes eshte futja dore ne kursimet e qytetareve te cilet pas ketij paralajmerimi do ti terheqindhe
    do ti vene poshte dyshekut,megjithate Saliu do ti provokoj shqiptaret per te zhdukur provt e krimit.

  29. shqipo says:

    Llafe vetem llafe, pasi s’ka shqiptar te luftojne me padrejtesite ! Arsyeja pse? Kush i nderoi ndonjehere ata qe u vrane prej komunisteve, nga viti 44 e pas ? A nuk ishin keta heronj te vertetete, qe e kuptuan ne moment rrezikun nga komunistat dhe i dolen kunder duke dhene dhe jeten ? Sot heronj te demokracise po na quhen ata qe kur komunizmi ra ne gjith lindjen, dolen dhe brohoriten rrofte fitorja ! Kush nuk perulet para atyre, qe i bene thirrje popullit qe ne 1943, te mos perkrahte komunizmin, qe luftuan me arme , me fjale, e me jeten e tyre , qe me e keqja te mos ndodhte ne Shqiperi, ai s’meriton demokracine ! Kam frike se ky popull nuk i respekton si duhet heronjte e vete, prandaj nuk nxjerr me heronj !

  30. indinjata says:

    Nuk zgjidh asgje vajtja e opozites ne parlament..Kete besoj e keni par kur opozita ishte ne parlament dhe ligjet miratoheshin vetem me kartonat e pozites!E pra nuk ka llogjike qe te rrish ne parlament thjesht si figure thjesht per te treguar qe je nje force qe ke respekt per institucionet ne nje vend ku vetem per institucione nuk mund te flitet,pasi jane bere thjesht vegla te nje pushteti qe po na rrenon nga dita ne dite..

  31. riza says:

    Po zotri. Ne qeverisjen e Berishes investimet jane maramense.
    Ne qeverisjet e socialistave ska pas as nje investim i vetem,(pos gjepave te tyre.)

  32. sul korriku says:

    E çuditshme por e vertete (!?)
    I ati i Guvernatorit te Bankes dhe i ati i gjyqtares se Ilir Metes (pra prinderit e ciftit Fullani ) kane qene ne kohen e tyre, Drejtoret me te pa afte te Kryeministrise por gaztoret me te kualifikuar te Adil Carcanit.
    Kerkoni ne kujtesen e njerzve qe i kane njohur dhe do te bindeni menjehere.

  33. Lani says:

    Asgje konkrete nuk ka ne kete artikull per subjektin e tij. Si gjithmone, eshte sajese e radhes sipas modelit “shpif se dicka do ngelet”.

  34. FINANCA says:

    THIRRJE DREJTUAR SHQIPTAREVE TE SHQIPERISE QE KANE LLOGARI RRJEDHESE, DEPOZITA OSE INVESTIME TE TJERA FINANCIARE NEPER BANKAT SHQIPTARE: TERHIQNI GJITHÇKA KENI PA U MENDUAR GJATE SEPSE SHQIPERIA EDHE NJEHERE PO SHKON DREJT IMPLOZIONIT DHE SHPERBERJES FINANCIARE! NE QOFTE SE U DHIMBSET DJERSA DHE MUNDI JUAJ, QE SALI BABA ME DYZETE HAJDUTE PO PROGRAMON EDHE NJEHERE T’I PERPIJE PA LENE GJURME, SI NE 1997, THAJINI LLOGARITE SA NUK ESHTE TEPER VONE!
    KJO THIRRJE DO T’U DREJTOHET TE GJITHA FAQEVE ONLINE NE GJUHEN SHQIPE.
    ASKUSH TE MOS ANKOHET NESER QE NUK U LAJMERUA NE KOHE, BOMBA ME SAHAT E KURDISUR NGA DIKTATORI BERISHA PO TROKET FINISHIN!
    SHTATORI ESHTE MUAJI I TRAZIRAVE.

  35. Mali says:

    Bravo Mero Baze. Ttani qe po luftoni pa marre parasysh edhe kercenimet qe mund te keni, e kam dhjetefishuar simpatine ndaj Jush.
    Nuk di a i lexon Edi Rama keto apo jo. Shqiperise i duhet nje udheheqes i forte si ju.
    Edhe nje here respekte per ju dhe kurajo per punen qe beni.

    1. Lani says:

      C’me hoqe mallin e Enver Hoxhes, qe e ka mbajtur kete emer tendin si pseudonim gjate luftes nac-cli, per te mos e diktuar armiku dhe rrinte gjithe kohen ne mal tek kasollja e Galigatit.

  36. tirona zemra ime says:

    komenti im u fshi per arsye qe vetem moderatori i di. ne pritje te pergjigjes dua te them qe jam shume i merzitur me sjelljen e moderatorit. une permedna nje fakt qe guvernatori i bankes zoti ardian fullani eshte dekoruar nga presidenti i italise napoletano. nuk do te kete te ardhme vendi nese goditen edhe njerezit qe jane te ekuilibruar.

  37. fatmir says:

    domosdo qe me adrianin me keq do katandisen e kam njohur qe ne femijeri dhe ai e di shume mire se per koketrashesine etij dhe dhe per bythet e medhaja te tere talleshim kur shkonte e vinte apo luante basketball tek shkolla 20 vjetori.Pale kur merrej dhe me hedhje disku dhe sic duke t akoma po merret por me nje ndryshim me hedhje vjedhje parash.Cudi se adriani i perkedhelur ne epoken e monizmit i perkedhelur ne epoken e salizmit.Mesa duket koketrashet she bythemedhenjte kane vlere ne shqiperi.

    1. Rani says:

      hahahahah eh mor fatmir kemi aritur deri ne kete pike ça te bejme me bythemedhenjte hahahah dhe koketrashet.

  38. o says:

    ne kete situate qe ndodhemi ne sot ketyre thirrjeve duhet me i vene veshin dhe shyqyr qe na informoni.se me sa po duket edhe nese nuk ndodh asgje e keqe per sa i perket parave …..ato nuk jane te sigurta.ne kthetrat e saliut cdo gje esht e rrezikuar po ashtu dhe kursimet e shqipetareve.e besoj me te vertete kete lajm.dhe mendoj se sido qe te vij puna leket jane me te sigurta ne shtepi sesa ne banke.bankat nuk jane me te besueshme.

  39. ex staff i BSH says:

    Akoma do te haje buke A.Fullani qe ka ngrene ne te gjitha sistemet. Ai eshte nje idiot, qe mezi kalonte klasen ne univeristet. Medet ku eshte katandisur vendi yne. Milioneret i bejne pale leket e populli mjerohet

  40. leone-53 says:

    Nga urrejtja e madhe qe kemi per Sali Berishen ne emigrantet qe mund te vijm ne Shqiperi ne vere rezik qe edhe ushqimet qe na duhen per 15 diteshin e qendrimit aty mund ta sjellim me vete qe ketej. Keshtu do tja shtrengojme me shume lakun ne gryke. Eshte nje nga metodat tona kjo per ta bere gjithperfshirese “demokracine”berishjane qe ka 20 vjet qe po mbyt Shqiperine!

  41. flanders says:

    keshilloj te gjith emigrantet shqiptar familiar qe te mendohen per te shkuar me pushime kete vere ne shqiperi se situata me sa duket do te shkoj me keq se ne vitin 1997 dhe munde te na zere revolucjonibrenda dhe siç e kemi pare ne 97 portet dhe aeroportet bien ne duaret e te forteve saliu me arben imamin ju ka ngel dhe nje elikopter per tu larguar por ne mbetemi te bllokuar e te rrezikuarprandaj veproni ne varesi te situatave perndryshe do prishnifolene e nrohte qe me munde e djerse e kemi ngritur ne shtetet demokratike ku jetojme e punojme po te vendosim te shkojme duhet te shkojme vetem ne burrrat per te permbysur kuçedren sali ashtu si u mobilizuan djemte e diaspores kosovare ne radhet e uçk-s.

  42. parim musliu says:

    Ashtu eshte Mero nuk duhet ti besojm saliut paret tona,duhet tia japim rames qe ti bej rrush e kumbulla,icili eshte tre here hajdut me i madh se saliu.

  43. leona rama says:

    ASHTU ESHTE DISA PO I SHOF TE NXEHTE PER PROTESTA TE DHUNSHME EDHE UNE JAM ME JU TE QOHEMI TA DJEGIM SHQIPERIN DHE KETO PAK NDERTIME TI SHKATROJM TIA MBROJM EDI RAMES KARRIKEN SE SBEN :

  44. Luli says:

    O MERO! PO QE FATI I SHQIPTAREVE NUK ESHTE NE DUART E SHTETIT LIGJOR, KJO ESHTE MESE E QARTE, JO SOT POR TE PAKTEN QE NGA 2009. SHTETI LIGJOR NE SHQIPERI EKZISTON VETEM NE LETRA TE SHKRUARA DHE TE PAZBATUARA. RAPORTIMET E SITUATAVE JANE GENJESHTRA QE QEVERITARET PRAKTIKOJNE PERHER E ME TEPER DUKE MENDUAR SE DICKA DO MBETET NE FUND.REALITETI NE SHQIPERI DUHET TE TREGOHET ME TRANSPARENCE POR NGA KUSH?
    KJO ESHTE QEVERIA E ABUZIMEVE KOLOSALE, E SHITJEVE TE PASURIVE TE SHTRENJTA TE KETIJ KOMBI,E SHPERDORIMIT TE PARAVE TE KURSYERA ME GJAK NGA MILETI, E RRITJES QESHARAKE TE PENSIONEVE DHE RROGAVE DHE NGA ANA TJETER SHTRENJTIMIT GALOPANT TE JETES DHE MOS HARRONI MAGJINE E TE BERIT fitues HUMBESIT ME TE MADH TE ZGJEDHJEVE TE KETIJ VENDI.
    PRA E KUPTONI SE KU PO JETOJME?
    MOS BELBEZISNI NEPER DHEMBE DHE KUDO!
    SHKRUANI DHE NGRINI ZERIN FORT!
    JETA ESHTE E JONA!
    ATDHEU ESHTE YNI!

  45. Ndoc Sukaj says:

    Z.Baze.Ju keni kohe qe po ia beni radiografine rregjimit te Berishes dhe rrezikut qe perben ai per Shqiperine e rraskapitur nga vuajtje te pa fund.Me duket se ka kohe qe ka ardhur koha te organizohen te gjithe intelektualet e vertete,gazetaret e vertete,politikanet e vertete dhe njerezit e vertet burra e gra te medhenj e te vegjel per ti dhene fund rregjimit anadollak diktatorial te ketij,,Njeriu,,

  46. imigranti says:

    Falemderit Z Baze shume ie vertete analiza qe i beni situates ekonomike ne Shqiperi e shume me e vertete ankthi qe ka zene komentuesit e artikullit tuaj.Te gjithve na kujtohen paret,shtepite e jetet e humbura nga besimi qe kishim te qeveria e Saliut me firmat e lejuara prej tij qe falimentuan per te financuar fushaten elektorale te 96.No panik, jemi ne prag te sezonit turistik te gjithe ju miqte e me keni 2 -3 miq qe vije per te kaluar pushimet ne Shqiperi,pregatituni ti prisni,terhiqni paret pa u nzituar nga bankat dhe ktheini ne euro,dolare etj ( bleni euro e dollare nga miqte tuaj ) çfare ndodh, miliona euro nuk vene ne bankat(piramidale te Saliut)por ne shtepite tuaja te gjitha dyqanet hotelet te vene çmimet edhe me valute e mos lini veluten te hyje ne banken shqiptare kjo do te thote se ju jeni baka e jo banka e Saiut Kjo do te faimentoje bankat qendrore qe eshte duke pritur fluksin e imigranteve si ajo bima shiun.Ndojeri do mendoje se po falimentuan bankat falimenton qeveria qe do te gjendet me te mbathura te ulura, eshte e vertete ,por nuk do falimentoni ju, se vetem ju do te ndetoni ekonomine tuaj e te femijeve.(bankat do te falimentojne nje soj edhe po i late parate aje se do ti zvleresoje Saliu)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje