Shqipëria vuan nga të paktën gjashtë çrregullime të lidhura që pengojnë zhvillimin e saj politik, ekonomik dhe ndërkombëtar dhe që mund të precipitojnë në një spirale të një konflikti destabilizues kombëtar:
1. Bipolarizimi politik: Shqipëria ka zhvilluar një sistem të ndarë mes dy partive, pavarësisht përpjekjeve të shumtë nga individë brenda partive Socialiste dhe Demokratike gjatë dy dekadave të shkuara për të thyer këtë ngërç dhe për të formuar parti të qëndrueshme të rrugës së tretë. Jeta politike është e polarizuar dhe është diktuar nga liderë të fortë, ku menaxhmenti i niveleve të larta ka kufizuar ndjeshëm konkurrencën brenda partisë dhe kontributin e qytetarëve në vendimmarrje. Raundi më i fundit i konfliktit shfaq simptoma të këtij realiteti thelbësor.
2. Konkurrencë e kufizuar politike: Përpjekjet për të formuar parti të qëndrueshme dhe elektorale të treta kanë qenë të vështira, veçanërisht në rastet kur ato janë të shkëputura nga dy formacionet kryesore, liderët e të cilave kërkojnë të dekurajojnë fraksionet. Edhe pse disa të tilla ekzistojnë dhe kanë kaluar disa cikle zgjedhore, PD dhe PS së bashku kontrollojnë mbi tre të katërtat e vendeve në parlament. Partive të mëdha u shkon për shtat më shumë që të kenë një numër të madh formacionesh të vogla në parlament se një forcë të tretë politike, që mund të bëhet kurorëzuese e fituesit dhe që mund t’i tërheqë ata në koalicione elektorale. Pas çdo raundi të zgjedhjeve parlamentare, disa parti të vogla hyjnë në koalicionet qeverisëse, por kjo nuk kërcënon monopolin e dy partive të mëdha dhe nuk kontribuon në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin e programeve të reja politike dhe në nxitjen e konkurrencës politike.
3. Konfliktet jo- ideologjike: Mosmarrëveshjet themelore politike në Shqipëri nuk janë të bazuara në ideologjitë partiake ose në programet e tyre për shkak se dy formacionet e mëdha ndajnë thuajse të njëjtat objektiva. E majta, qendra dhe e djathta janë nga pikëpamja e programeve pa ndonjë kuptim në Shqipëri. Në vend të kësaj, ndarjet politike janë të bazuara në besnikërinë ndaj grupit dhe mbështetjen ndaj lidershipit, e konkretizuar në dy kampe politike reciprokisht ekskluzive.
4. Klientelizmi politik: Kjo është zhvilluar gjatë 20 viteve të shkuar, njësoj me vendet e tjera të Ballkanit, dhe përfshin një rrjet të zgjeruar patronazhi, një sistem të emërimeve zyrtare, favorizim të mbështetësve të partisë në pushtet dhe nivele të ndryshme të korrupsionit të partisë- shtet. Klientelizmi është thellësisht i ingranuar në sistemin politik, sigurisht jo vetëm në Shqipëri, dhe minon konkurrencën politike bazuar në programin dhe meritat. Gjithashtu kjo nënkupton se posti politik është fitimprurës dhe humbja e këtij posti ka kosto financiare, ndaj bëhet rezistencë.
5. Kultura politike zero: çdo palë zgjedhje supozohet të krijojë fitues dhe humbës të qartë dhe kur rezultati është ekstremisht i ngushtë siç shohim në zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë, madje edhe aty ku procesi është përmirësuar. Ka shumë pak traditë dhe vullnet për tu angazhuar në dialog dhe kompromis. Nga ana tjetër, ekziston gjithmonë rreziku se mosmarrëveshjet mund të përshkallëzohen në konflikt të hapur. Dhe nuk është vetëm çështje e votave në kutitë e gabuara, por edhe në interpretimet e ndryshme dhe përdorimin që i bëhet kodit zgjedhor.
6. Faktori i hakmarrjes politike: Politika në Shqipëri përmban principin që ti më kontestove fitoren në zgjedhje, unë do ta kundërshtoj edhe më ashpër ty. Dhe një kontest i tillë nuk zhvillohet vetëm me mjete ligjore. Si rezultat ne kemi parë bojkot parlamentar, ankesa të vazhdueshme tek institucionet ndërkombëtare, protesta të vazhdueshme publike kundër rezultatit zgjedhor e madje edhe akte vandalizmi dhe dhune që shpesh synojnë të provokojnë reagimin e tepruar të qeverisë.
Zgjedhjet e diskutueshme për kryebashkiak në Tiranë dhe beteja që vijon për votat kanë komplikuar ankesat ekzistuese nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe kanë kërcënuar që të transformojnë polarizimin politik dhe ngërçin legjislativ në një konflikt të plotë civil. E vetmja zgjidhje, megjithatë e vështirë në një ambient politik të tejnxehur, është një vendim ligjor për rezultatin e zgjedhjeve që plotëson standardet kushtetuese e ndërkombëtare (pavarësisht nëse shkon për kandidatin e PD apo atë të PS). Kjo mund të kërkojë ndërhyrjen në nivele të larta ndërkombëtare të përfaqësuesve të BE dhe SHBA për të zbutur krizën përpara se konflikti të përshkallëzohet.
Si rezultat i faktorëve të sipërpërmendur dhe për shkak të ngecjes politike prej zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, gjithashtu edhe zgjedhjet e fundit lokale janë kthyer në një mundësi të rrezikshme për konfrontim e përshkallëzim të dhunshëm.
Ndërkohë, reformat e nevojshme për të plotësuar kriteret e anëtarësimit në BE kanë ngecur dhe miratimi i legjislacionit është bllokuar. Paraliza afatgjatë thjesht do të rrisë frustrimin social, shtojë rrezikun e rënies ekonomike dhe do dëmtojë kualifikimin e Shqipërisë për në BE.
Shpesh thuhet se kur një vend hyn në NATO, aleatët kanë pak instrumente politikë në dispozicion për të influencuar pozitivisht sjelljen e tij. Kjo nuk është plotësisht e saktë në rastin e marrëdhënieve shqiptaro- amerikane për shkak të vlerësimit të lartë që ka Shqipëria për SHBA-në. Uashingtoni ka instrumentet direkt dhe indirekt për të ndihmuar Shqipërinë që të marrë vendimet e duhura në favor të interesave kombëtare të saj. Është e nevojshme të asistohet Shqipëria në ndërtimin e një sistemi politik më konkurrues e më të hapur, në zhvillimin e një gjenerate të rinjsh më aktiv politikisht, në vijimin e përmirësimit të zgjedhjeve, në reformimin e institucioneve kyçe si gjyqësori, në inkurajimin e medieve jo- partizane dhe në rrugë të tjera për tu kualifikuar politikisht për pranimin në BE dhe në këtë mënyrë për tu bërë një partner efektiv për SHBA-në.
Uashingtoni mund të promovojë interesat strategjike të Shqipërisë duke ndihmuar në zgjidhjen e çështjes pan- kombëtare, në mënyrë që Tirana të mos rrëshqasë në përplasje dëmtuese me fqinjët e saj, por të mbetet një lojtar konstruktiv politik në rajon, siç ka qenë për 20 vite.
Një skenar potencialisht negativ mund të zhvillohet në rajon në rast se bëhen bashkë një sërë faktorësh në vitet në vijim çka mund të sjellë një Shqipëri të paqëndrueshme me perspektivë të kufizuar europiane në vend të një Shqipërie të qëndrueshme në rrugën drejt BE.
Këto faktorë përfshijnë trazirat sociale në rritje në Kosovë si pasojë e izolimit ndërkombëtar dhe problemet ekonomike që inkurajojnë elementët nacionalistë dhe populistë që dalin si kërpudha: ndarja e Kosovës përmes ndarjeve unilaterale, e mbështetur nga Beogradi: një përçarje de facto e konfederatës boshnjake dhe rrëshqitja e saj drejt konfliktit duke inkurajuar ndarjet në rajon: dhe konfliktet politike në Republikën e Maqedonisë që nisin të marrin dimensione etnike me partitë politike shqiptare që bëjnë thirrje për federalizëm ose dhe për ndarje pasi progresi i Shkupit drejt BE ka ndaluar.
Kjo është një çështje shumë komplekse që nuk mund të zgjidhet nga SHBA e BE duke vepruar të vetme. Ajo kërkon një përkushtim më të madh nga BE me ndihmën e SHBA për të përfshirë shtetet e Ballkanit sa më shpejt të jetë e mundur duke nisur me Kroacinë (e cila pritet të anëtarësohet në vitin 2012) e shoqëruar kjo me një plan të qartë anëtarësimi për çdo shtet. Kjo bën të nevojshme gjithashtu një përfshirje më domethënëse në stabilizimin institucional. Për fat të keq kjo gjë nuk është shumë popullore në BE ku liderët dhe taksapaguesit janë të vetëdijshëm për sjelljen e problemeve të reja në Union.
Mungesa e këtyre angazhimeve do të zvogëlojë perspektivat ekonomike e politike në Ballkanin Perëndimor duke nxitur migrimin. Zhgënjimi me BE-në do të rritet dhe efektiviteti i Unionit do vihet në pikëpyetje. Skenarë të tillë do të minojnë liderët reformistë dhe do të sjellin në front elementë nacionalistë dhe populistë, që do të përfitojnë nga stanjacioni ekonomik dhe zemërimi publik në rritje dhe mund të trumbetojnë etnicitetin dhe ksenofobinë si zgjidhje të sfidave të brendshme në rritje. Në këtë kontekst, nëse Shqipëria rrëshqet nga konflikti i tejzgjatur politik në trazira sociale dhe destabilitet shtetëror, kjo do të kishte konsekuenca negative për rajonin më gjerë.
*Fjala e mbajtur në seancën dëgjimore të Komitetit Amerikan të Helsinkit pranë Kongresit Amerikan
Dakort ne pergjithesi, Por eshte e qarte se EU ka deshtuar ne Ballkan qysh me luften ne ish Jugosllavi dhe me integrimin. Shqiperia e Bosnja jane shembuj te deshtimit total. Vetem SHBA ka zgjidhur problemet ne Europe mbas lufte (plani marshall) dhe ne vitet 1990 ne ish Jugosllavi. Jam me se i bindur se vetem SHBA mund te stabilizoje e zhvilloje Ballkanin, ndryshe EU i bie legenit te integrimit dhe rajoni mbetet si no man’s land (toke e askujt dmth rumpalle), ose uncharted territory (territor i pa eksploruar).
Nje analize e thjeshte dhe pjeserishte e pa vertet i kujtoje artikullshkruesit ne France ka dy parti ajo e PS dhe e UMP dhe extremet e dy krahve asnjehere nuk ka probleme Problemi i mos ecjes se shqiperise vjen nga dy probleme E para dirigjent me te shkuaren komuniste dhe qe ruajne akoma mentalitetin komuniste dhe pa aftesia e popullit per ti kuptuar problemet ne kohen e duhur E dyta punesimi i talibanve te partise ne polici e gjykate si edhe vjedhja e votes kjo eshte e keqja e shqiperise ndersa per sa i perket destabilizimit te rajonit jan endra me sy hapur shqiperia nuk destabilizon asnje ndaje dhe e kan len ashtu sic eshte pasi asnje vend i europes nuk ka interes
Tomi thote: “Vetem SHBA mund te stabilizoje e zhvilloje Ballkanin”, sigurisht por edhe ta pengoje, keto qe thgote Z. Bugajski i dime, problemi eshte qe te mos lejohen te ndodhin. Kjo do te thote, sipas ketij, se ne i dime keto gjera, e dime se cfare do te ndodhe, por fundja le te ndodhin. Ketu duhet nje qendrim i prere, kategorik i te dyja paleve SHBA dhe Europe. Ky thote: “Nese rreshqet Shqiperia”, pra nesde, qe do te thote, po deshi Shqiperia le te rreshqase, ne nuk e pengojme, le te rreshqase. Faleminderit Z. Bugajski per mendimet e vyera lidhur me situaten ne Ballkan. Rendesi ka qe ju te beni sehir, mjafton te plotesohet strategjia juaj, per Ballkanin ka kush mendon. Te fala nga Albani ne Albani.
Z. Bugajski e ka pergatitur materialin per kongresmenet e mencur amerikane, e jo per pykat qe drejtojne Kuvendin, Qeverine, Komisionin Qendror Zgjedhor, Gjyqesorin e Median ne Shqiperi. Ne gjykimin tim, nese vazhdon serfingu i Arben Ristanit edhe ne Kolegjin Zgjedhor, analisti i shquar Janusz Bugajski i paralajmeron politikeberesit amerikane se “Nese Shqiperia rreshqet, rrezikohet gjithe rajoni.” Dihet boterisht se Sali Berishen e kane 100% ne dore strukturat e Kongresit Amerikan.
Problemet qe konstaton Bugajski jane me se te verteta dhe se ideja e futjes sa me shpejt ne BE eshte vertet e vetmja zgjidhje ne kete situate, sepse ne realitetin tone vetem keshtu individit te forte qe prish natyrshmerine e gjithckaje i kufizohet ne nje fare mase roli.
O milet me troc nuk ka; Qe me te keqen neo-diktaturen mafioze te Berishes+PD, te Metes+LSI dhe Nanos+nanoistet si dhe do Mediu apo Idrizi e ca kavie te tjera qe tashme njihen mire nga te gjithe, ka vetem nje rruge: revolte mbare popullore deri ne pastrimin final (e jo si ne 1997 qe e lam te keqen ne mes te rruges e Nano me do plehra pas tij e ricikluan duke e lene te lire), sepse Dr.J.Bugajski eshte (bashke me Prof. B.Fisher nga Univ.Indianapolis) njohes e studiues NOMBER ONE per Ballkanin e sigurisht edhe per Shqiptaret. Kur ai paralajmeron…dicka do ndodh, e kjo eshte mosbindja qytetare apo popullore deri ne revolte totale e perfundimtare…Te tjerat kuptohen O milet i Shqiperise e spo zgjatem.
Ky eshte dhe qellmimi i Saliut.Serbia do nje lufte te re ne gjithe ballkanin qe te harrohen krimet e saja.Saliu po i zbaton me se miri direktivat e Nanes Serbi.Me dhimbje e them por eshte e vertete.
pershendetje te gjitheve lexuesve,diçka po me habit me ket foto djathtas pse kryeministri me plis te bardh,pse jeni kaq anti shqiptar o shqiptart e lodht nga thashethemet,pse i ndani trojet shqiptare apo ma mir me majt ato kapuçat e gregve esht ma mir ,apo si e kini hallin se si me i shit gazetat me infektime,faleminderit
Analiza tregon qarte se nuk ka zgjidhje brenda vendit! Zgjidhja nese do te vije do te vije nga jashte! Ne shqiptaret kemi ndertuar bllokimin perfekt te zgjidhjes! Le te mburremi per ate qe jemi te zotet ta bejme vetem ne, te gjithe sebashku, demokrate e socialiste!
Popull i merzitshem!
Eshte e vertete se Shqiperia ka rreshqitur.Kerkohet mund e sakrifica,mbase edhe heronj te rinj. Ne shqiperi eshte ngritur nje shtet formal ku mungon drejtesia. Gjithe administrata shteterore funksionon me militant partiak.Sherbimet publike ndaj popullit funksionojne mbi bazen e ryshfetit dhe kritereve miqesore e partiake. Instituconet baze si Prokuroria,Gjykata, Policia e rendit.Forcat e Armatosura nuk jane ne sherbim te interesave te larta te atdheut.Ne krye te tyre jan vene militant partiak ose individe qe politika i terheq per hundesh….Ne cilin vend te botes guxohet te shitet teritori i vendit te tyre. Gjithe ky zullum i fundit ne Tirane eshte per shkak se Z.E.Rama u rrezikon pasurite mafies politike dhe strukturave kriminale qe i mbeshtesin. rrofte komuniteti Evropian se ky vend ishte kthyer si Palestina.
Analize e bukur por bie ne vesh te shurdher, edhe ne komentet qe po lexoj, shof klientelizem politik, ndasi te paqena e patriotizem te verber.
Popull i sunduar nga maloke kokforte dhe te merzitshem!
Nuk ja vlen te meresh vetem me llogje boshe ……..duke thene te verteten e cila bije ne vesh te shurdher. sa do ta zbutesh ariun ai prape se prapi egersire ka per te ngelur………….dhe sala ai kafshe ka per te ngelur gjer diten qe ti ketheje potkonjte nga djelli Ai njeri kurre ska qene dhe nuk eshte ……shikojini shoket e ti ku perfunduan si Karaxhici dhe Mlladici neHage dhe ty atje po te presin o egersire e pyjeve Serbe. Po mos haro qe te marish me vehte dhe kriminelin e dy vendeve luzim gej se dhe ai nuk mbetet mbrapa ty tani dhe ai e ka prere bileten per ne HAGE Ju pafshim sa me shpejt HAGE per nje vit ne grope me MIlloshevicin–Mlladicin–Karaxhicin shoket dhe kunetrit tend o funderine .