Kriteret e Perëndimit dhe kriteret e Berishës

24 Maj 2011, 22:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dy komisionerët më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, Baronesha Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, dolën dje mbasdite me një deklaratë të përbashkët, në të cilën konsideronin shqetësues interpretimin që KQZ i bëri rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë, dhe i bënin thirrje Kolegjit Zgjedhor për një gjykim të ndershëm dhe të paanshëm. Ky është dhe qëndrimi më i avancuar dhe i detajuar që Bashkimi Evropian ka mbajtur ndaj detajeve të procesit zgjedhor në Shqipëri, duke shpresuar se diferenca e vogël e rezultatit në Tiranë duhet përdorur si shans për të konsoliduar sistemin. Por në të vërtetë kriteret e Perëndimit dhe kriteret e Berishës janë krejt të ndryshme, dhe qëndrimi i tyre shumë parimor dhe i lavdërueshëm do ta kalojë pa efekt në Tiranë.

Nuk do të funksionojë pikësëpari pasi Bashkimi Evropian e bazon shpresën e tij tek sistemi, atje ku duhet të qëndrojë forca e një shteti ligjor, ndërsa Berisha e bazon fuqinë e pushtetit të tij tek personat. Në rastin “shqetësues” të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka funksionuar ligji, por personaliteti i kryetarit të KQZ që ndërmori gjithë atë procedurë me qetësi. Shumë vetë e mistifikojnë Arben Ristanin dhe tri të tjerët që ka në krah. Çfarë nuk kam dëgjuar nga opozitarët këto ditë për të. Dikush e super-vlerëson si një skifter të Berishës, dikush tjetër si mafioz, dikush si mashtrues, dikush si hajdut, dikush si njeri me pengje nga e kaluara etj. Ka plot detaje të vërteta në këto paranoja, por unë e njoh mirë dhe mund të them pa frikë dy cilësi të tij që janë shumë të vyera për Sali Berishën: Është i palexuar dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj opinionit publik.  Rrallë kam njohur njerëz që ndoshta s’kanë lexuar asnjë libër, që nuk lexojnë kurrë gazeta dhe nuk shikojnë lajme. Në jetën e tij të përditshme ai është një njeri që vrapon pas argëtimit, pareve, posteve të rehatshme për t’ia siguruar këto. Ai më pak se çdo qytetar nën-mesatar shqiptar, dëgjon lajme, kupton kush është Baronesha Ashton, apo përpiqet të marrë me mend çdo të thotë një deklaratë e ashpër e Komisionerit Fyle. Të gjitha këto i duken një gjuhë e huaj pa kuptim. Ai është i shqetësuar vetëm për detyrën e radhës dhe brenda vetes është i bindur se nuk ka bërë asnjë faj përderisa ka zbatuar një urdhër. Ky karakter është një siguri e madhe për Berishën, pasi neutralizon gjithë presionin perëndimor, presionin e medies dhe opinionit publik për  arsyen e vetme se këto zhurma nuk arrijnë kurrë në veshët e tij. Si ky janë së paku dhe dy anëtarët e tjerë të KQZ, dy partiakë, njëri nga Tropoja dhe një nga Shkodra, që kanë gjetur një punë me rrogë më të mirë se ç’kanë pasur më parë dhe me më pak punë. I vetmi prej tyre që vjen nga një përvojë ligjore në KQZ është Zguri, i cili është brenda logjikës së rreshtimit politik. Ky konfigurim është kriteri me të cilin Berisha ia del të bëhet faktor në krizë, dhe të detyrojë Perëndimin t’i kërkoj nder për të negociuar anulimin e skandalit të KQZ. Pa Ristanin dhe anonimët e tij Berisha do ishte sot tërësisht jashtë vëmendjes së Perëndimit dhe të shqiptarëve si një humbës i madh. Tani është në qendër të vëmendjes si një grabitës i madh.

E njëjta histori po përsëritet dhe me Kolegjin Zgjedhor. Për hir të së vërtetës, edhe pse shumë njerëz janë kritik me të, në traditën e tij nga viti 2003 Kolegji Zgjedhor ka ruajtur një standard të pranueshëm gjykimi, përjashto çështjen e debatueshme të zgjedhjeve të vitit 2009. Unë nuk i njoh personalisht anëtarët e këtij Kolegji, por njoh praktikën me të cilën Berisha ka nisur të punojë me ta. U ka çuar nga tre- katër survejues të veshur si policë nga pas, në shtëpi, në punë, në rrugë, kudo që të jenë, me qëllim që ata të ndjehen të terrorizuar dhe nën kontrollin e plotë të tij. Ndërkohë u skanon hallet, problemet, të metat, meritat dhe i kapitalizon ato. Në fund secili prej tyre para se të gjykojë me ndershmëri dhe në mënyrë të pavarur siç kërkon Baronesha Ashton apo Kiomisioneri Fyle, do të gjykojnë si të shpëtojnë nga Berisha dhe nga sistemi i tij që kanë mbi shpinë. Nuk dua t’i paragjykoj, por njerëz janë dhe mund të thyhen. Në këto kushte presioni ndërkombëtar, dhe sidomos qëndrimet e ashpra të Bashkimit Evropian apo ODIHR, zhvlerësohen nga një sistem krejt i ndryshëm prej tyre, nga sistemi politik i Sali Berishës, i cili nuk bazohet tek institucionet dhe shteti ligjor, por tek kontrolli mbi individin dhe përdorimin e  tij në funksion të qëllimeve të veta politike. Në këtë sistem Sali Berisa është i pakonkurrueshëm. Baronesha Ashton është vërtet e shqetësuar nga KQZ-ja, por KQZ-ja nuk është aspak e shqetësuar prej saj, se as nuk e di fare kush është ajo. Baronesha Ashton po ashtu është e prirur të besojë se Kolegji Zgjedhor do jetë i ndershëm dhe i pavarur, por ai qysh tani është i burgosur dhe i survejuar si në regjimin e kaluar.

Shqipëria gjendet sot para një shansi të madh dhe një rreziku të madh. Shansi është që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë seriozisht faktin që Sali Berisha ka futur duart në zgjedhje dhe duhet të ndalet, rreziku është se ata mendojnë që ai mund të ndalet nga përsosja e sistemit dhe shteti ligjor. Në të vërtetë ai thjesht nuk ndalet, pasi nuk i ka asnjë borxh shtetit ligjor, sistemit dhe vlerave perëndimore. Nuk është prej tyre në pushtet.

55 komente në “Kriteret e Perëndimit dhe kriteret e Berishës”

  1. vjosa says:

    Po si do ta ndalim kete te keqe me emrin Sali Z Mero?Un vec rrevoltave,rruge tjeter nuk shoh.Me mir nje muaj anarki se sa nen kete klik fashiste.

  2. hajduti says:

    shume bukur i qendis o njeri i mire ,,,por pervec neve qe gjendemi larg dhe jo ne shqiperi..valle kush tjeter i lexon dhe i kupton ato qe shkruan..ti per mendimin tim je nje trim…

    1. sociologu says:

      o Hajduti! E di qe e ke mire ti! Asnje ne Shqiperi nuk i lexon dot keto debatet ne internet, se sa here kam folur une me fisin ata thone: c’na duhen neve artikujt!? ne e shohim vjedhjen haptazi!!! Pra, z. Mero Baze po ndikon ne diasporen demokratike me shume se te TR e vendit te tij! Po mire o “Hajdut” si mund t’ia bejme me ATE HAJDUTIN e VERTET ne TR? Tani ka bler edhe makine 700 milioneshe anti plumb!!!

  3. Blerina says:

    Do te shtoja dhe dicka tjeter: Shansi do te humbet jo vetem nga moskokecarja e Saliut po dhe nga mijera shqiptare qe i kane humbur shpresat dhe tashme jane dorezuar fatit te vazhdueshem te diktatures se drejt per drejt ose te kamufluar. Dhe Saliu patjeter qe do perfitoje nga urrejtja e permbajtur qe vuajtesit shqiptare kane per kete vjedhje masive.

    Bravo, si gjithmone analize e zgjuar dhe e qarte.

  4. niko] says:

    Shkrime qe duhen lexuar me kujdes.Dhe ashtu bej gjithmone por ti shkruan shume dhe te lumte per temat dhe problemet qe trajton.E kam theksuar disa here mbetesh gazetari me i mire. Do te them vetem se kesaj radhe Berisha ska ku te shkoje.Vetem per nje gje shqetesohem.Se mos Evropa I ul te dy ne Tavoline dhe ju thote; Ti edi do vazhdosh Kryetar Bashkie por nuk do besh me protesta apo te kerkosh Zgjedhje te Parakoshme kurse ti Sali do terhiqesh nga Bashkia e Tiranes.E ne qoftese do te ndodhi keshtu e marte dreqi politiken,mjere ky popull.

    1. John says:

      Kush do tja di

    2. sociologu says:

      Le ta marre Edi njehere Bashkine, se ajo e demaskon Salen fare fare keq!!! Po halli eshte se Sala nuk PYET ASNJE partner apo anti-partner tani!!! Ai thote ose gjykon: “Ehu, Bota e di mire si jane punet ne Shqiperi, po kush merret me kete popull te vocerrr! Une do merrem!!! Dhe ata do me degjojne pasi une do tu them lepe-peqe!” pastaj Bota ka probleme shume me serioze se vjedhja e votave!!! A nuk u fillua edhe ne Amerike me pak mafjozllek? po ne Rusi? po ne Kahzakistan? Itali? Pra edhe Albania nuk do “cudise njeri!” Pastaj, me Edin nuk e kam problem fare une… Sepse Meta dhe Mediu me Kacin e Nanon jane kocke e forte more mikluma! Ata i kane persosur ne ekstrem manipulimet dhe mund te blejne cdo shqiptar nje ore para revoltes! A i pate c’iu punuam me RiStanin? Shkurt, Shqypnine, di une si me e trajtu, sidomos tash qe kam edhe “mbeshtetjen e vllazenve t’Kosoves! Hajt per haijr, mor miq!”” Ja pra si mendon Sala cdo nate! dhe cdo nate kjo i behet me padyshimte dhe me bindese, pasi heshtja e Botes eshte ne favor te kohes se krimit…!

    3. Vebby says:

      Niko, kompromisin qe thuuani ju, ka rreth 20 dite qe po ua them miqeve te mi, bile e kam shkruar edhe ketu ne forum. Por sido qe te jete, nje gje dihet: S.B e tregoi fytyren e vet: vjedhës i votave!

  5. Arben says:

    Ristani me kujton nje ekuacion algjebrik. Eshte nje dysh i ngritur ne fuqi te milionte. Ky lloj ekuacioni jep nje rezultat monstruoz! Fuqia eksponenciale eshte Berisha. Po te ishte per Ristanin ai do ta kishte ndryshuar qendrimin edhe per ti bere qejfin Ciljetes!
    Ceshtja eshte : a mund te varet fati i nje kombi nga nje Ristan cfaredo? Pergjigja paradoksale eshte : PO! Prapa injorances publike dhe papergjegjshmerise se hatashme te Ristanit qendron gjithe shoqeria jone e ndertuar mbi baza te shtremberta dhe nje superfuqi politike qe nuk pyet per fatet e kombit!
    Berisha eshte anti-historia! Kjo ne kuptimin se ky njeri qe kur ka dale ne skenen historike s’ka bere gje tjeter vecse ka shkaterruar me vare themelet e historise kombetare, duke krijuar dy kombe brenda kufijve shteteror te shtetit shqiptar! Sot askush nuk pyet se cfare kombesie ke, por i kujt partie je!

  6. njeri says:

    Po tregoesh me sh optimist se cduhet Baze.
    Une uroj qe kolegji te marre vendimin e drejte, por nqs kolegji i jep te drejte bashes(gje qe ka gjasa te larta), te gjithe perfaqesuesit e organizmave te lartpermendur do e njohin legjitim bashen per kryetar. Maksimumi, ndokush do ofroj per “zgjidhje” perseritjen e zgjedhjeve ne tirane, qe eshte turp pike se pari, dhe e dyta s’do pranohet nga sala pasi pas gjykates sala s’pyet me as per zotin.
    Prandaj boll ecem me iluzione.
    Sic thote nji fjale, “historia te jep shancin te gabosh per here te dyte”; pse psh nuk del ndonje nga keta te shqetesuarit per demokracine ne shqiperi, dhe te denoje presionin e qarte qe sala po u ben gjyqtareve. Sic i ndrroi rojet Ina Rames kur kryeprokurorja po ndeshej me interesat e qeverise, tani sala ve roje gjyqtareve per ti “mbrojtur” (sic “mbrojti” ristanin qe e rrethoi me badigarde e renea).
    Rama po tregon nje anemi qe ia kalon dhe periudhes kur i fali sales tragjedine e gerdecit. Rama tha para dy tre ditesh qe s’do njihte qeverine po te vendoste kqz-ja. Sot e terhoqi kete gje, dhe tha qe do pershkallezoje qendrimet vetem po vendosi kolegji gabim.
    Populli votoi opoziten, TCH, vizion+, news24 jane me opoziten. Si ka mundesi qe Edi me tere kete mbeshtetje s’mban dot as tiranen???!!! Aq me shume pas vrasjeve te 21 janarit?!
    Nji arsye eshte sepse cdo jave qe kalon, selia e ps mbushet me thashetheme te tipit, “…ja tani do e heqin berishen se jane zhgenjyer mjaft keta te huajt..:” e te tjera si keto.
    Nqs do te heqi salen, Edi te beje punen e vete, ti qendroj fjales qe thote, e te tregoj gjysmen e vendosmerise se sales. Boll genjeu veten e votuesit. Duhet te tregoj qe di te jete lider, e perfaqesues i shumices, jo nje njeri qe s’i del dot zot popullit qe e voton.

    1. rinia says:

      Rama ben mire te pastroj njehere shtepine e vet, pra PS nga ato figura te trasheguara nga Nano. Mjaft më me financuesit e lojes se Nanos ne kazino, qe rrine ne poste sekretaresh ne PS dhe bejne lufte te brendshme kunder Rames. Pastaj Rama ben mire te beje nje fushate per rehabilitimin e emrit te vet, se vlen shprehja “shpif shpif se dicka do mbetet”, dhe Sala sipas saj vepron duke gjetur truall pjellor ne pjesen mediokre te shoqerise. Nje intelektual si Rama nuk mund te lejoje we te quhet edhe nga analiste perkrahes te opozites si “e keqja me e vogel”. O njerez, a e keni degjuar ndonjehere me vemendje se cfare thote e si flet Rama, pa marre parasysh simbolin PS??? Nese jo beni mire te mos vononi dhe do konstatoni se ajo qe ai thote ka logjike ne cdo fjali. Degjoni Salen dhe Jozefinen dhe Majlinda Bregun, per te permendur disa nga “intelektualet” e veteshpallur te PD-se dhe do vini re sa nuk thone asgje!!!

  7. zjarri says:

    Inderuari gazetar Mero! E dime se jeni i shqetesuar per rrezikun e madh per popullin dhe kombin…Por e vetmeja Rruge dhe “shansi” eshte (REVOLT-POPULLOR)..

  8. plaku says:

    Zoti Mero Baze, ne shkrimin tend me shume brume, si gjithmone, ti thua :

    “Nuk do të funksionojë pikësëpari pasi Bashkimi Evropian e bazon shpresën e tij tek sistemi, atje ku duhet të qëndrojë forca e një shteti ligjor, ndërsa Berisha e bazon fuqinë e pushtetit të tij tek personat.”

    Kryeveper, no comment !

    “Ndërkohë u skanon hallet, problemet, të metat, meritat dhe i kapitalizon ato.”

    ……nga sistemi politik i Sali Berishës, i cili nuk bazohet tek institucionet dhe shteti ligjor, por tek kontrolli mbi individin dhe përdorimin e tij në funksion të qëllimeve të veta politike. Në këtë sistem Sali Berisa është i pakonkurrueshëm.

    “Shqipëria gjendet sot para një shansi të madh dhe një rreziku të madh. Shansi është që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë seriozisht faktin që Sali Berisha ka futur duart në zgjedhje dhe duhet të ndalet, rreziku është se ata mendojnë që ai mund të ndalet nga përsosja e sistemit dhe shteti ligjor. Në të vërtetë ai thjesht nuk ndalet, pasi nuk i ka asnjë borxh shtetit ligjor, sistemit dhe vlerave perëndimore. Nuk është prej tyre në pushtet.”

    Nuk kam se cfare te them, une mesoj shume nga cdo shkrim i joti. Faleminderit Mero Baze.

  9. beso says:

    Kolapsi eshte perdorur gjithnje si Berisha si nje opsion ne pozita force;pra ia del qe ta pyesin dhe ta trajtojne si pike referimi tamam kur ai nxit dozen e krizes se rradhes.Une besoj si shume shqiptare qe berisha eshte nje politikan i rregjur,por njelloj politikan i papjekur,qe logjikisht merr udhezime diku andej pertej Atlantikut,sepse andej do kete Ridge apo Clark qe kane interesa financiare ne Shqiperi qe Berisha ua siguron me mire duke qene ne pozite.Kjo z.Mero eshte baza e alibise se berishes per ta qorrollisur kolapsin duke e perdorur ne avantazhin e tij,dhe ju duhet te flisni hapur gjer ku shkojne keto interesa.Mbase duke e njohur berishen mund te njihni dhe lobet qe e mundesojne kete alibi.Baronesha Ashton ka shume pune dhe ne shqiptaret mund te na njohe prej ndonje opinioni gjeneralist mbi shqipot sherrmedhenj;une shpresoj qe ajo te mesoje me shume,por gjithsesi Evropa nderhyn formalisht,ndaj presioni i opozites duhet te jete konstant.Pse ne lejojme qe berisha te perdore kriteret apo standartet e tij,kjo eshte pergjegjesia jone!

  10. Alban Dega says:

    SALI BERISHA VENDOS NEN SHTERRETHIM KOLEGJIN ZGJEDHOR

    – Jo me boll me… Zollumqari me i madh shqiptar e ka tepruar me
    provokimet ndaj popullit te vet…

    – Do ti duket Vicidoli…. Dolivic. vrima nga del vici apo …. Vrima e
    e miut peseqint grosh, sic thote sovrani

    – Nje kujtese jo e larget nga vendlindja e Berishes, Malesia e Gjakoves
    ose “kembet e lehta faqja e bardhe” !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryeministri Sali Berisha dhe strukturat e tij paralele ilegale, te ngjashme me ato serbe ne Kosove vendosen ne shterrethim te plote Gjykaten e Apelit te Tiranes, domethene Kolegjin Zgjedhor. Dhjetra police me uniforme apo civile, pjestare te njesive speciale dhe te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte tashme kontrollojne edhe mizat qe i afrohen ketij institucioni.
    Berisha ve nen shterrethim te plote organin qe do te marre vendimin ligjor per aktin antiligjor te vjedhjes se votave prej kusareve e tij. Nje akt i mirefillte terrori psikologjik dhe presioni i qeverise se kusareve pa asnje aresye as logjike ligjore. Askush nuk e kercenon, askush pervec Sali Berishes nuk e ka rrethuar, askush nuk ka protestuar per ndonje vendim te ketij organi te nderuar te drejtesise shqiptare.
    Eshte nje akt tjeter i kunderligjshem i kryeministrit shqiptar. Eshte nje provokim tjeter i tij ndaj opozites dhe se pari ndaj popullit shqiptar. Ai ngjason me veprimet e cmendura te toreadoreve te keqinj qe tundin shamine e kuqe para demit per ta terbuar me qellim qe ti ngulin thikat vrastare, sic veproi Berisha me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes ndaj sovranit qe po e terbon perdite e me shume me mbrapshtite dhe zollumet e tij pa fund.
    Zollumqari me i madh stalinist jo vetem i Shqiperise por edhe Evropes, Sali Berisha me provokimet e tij, me zollumet e tij, me kusarine e tij , me ekzekutimet e tij… po e ben te derdhet gota e durimit te popullit. Po e con deri ne tejskuqje kazanin e vetpermbajtjes dhe vetkontrollit te demosit.
    Sali Berisha po luan me zjarrin e revoltes popullore qe po zien si nje vullkan qe mund te shpertheje ne cdo cast. E ndersa populli shqiptar nuk ka asgje tjeter c’te humbase pervec prangave dhe zollumeve te Berishes dhe klanit te tij, keta te fundit mund te humbasin shume me teper se cfare nuk duan ta kuptojne!
    Ua kane zene syte zollumet. Ua kane dyllosur veshet gjemimet e Gerdecit dhe klithmat e viktimave te Otrantos, mallkimet e e zemrave te shamizezave dhe jetimeve te viktimave te 97-es, te Gerdecit, te Bulevardit “Deshmoret e Kombit”… Ua ka kapluar mendjen kusaria e hajnia, djersa e gjaku i grabitur e shqiptareve.
    I ndjek si fantazmat mallkimet i qindra mijera te papuneve, listave te bukes, mjerimi i demosit shqiptar Paraja e djersa, mundi e pasuria e tij e grabitur do ti ndjeke edhe ne sketerre. Harami eshte haram e nuk ben hajer!
    Ne vend te pranoje veridiktin e popullit e pergezoje fituesin real e pa hile te 8 majit 2011, ne vend te kerkoje falje e meshire me perunjesi, zollumqari Sali berisha po hedh me shume benzine ne zjarrin e vullkanit popullor. Zollumet e vjetra i trashe me zollume e hile, me provokime e cinizma edhe me te medha.
    Kush luan me zjarrin digjet, keshillon sovrani…. Enough it’s enough… Nuk behet fjale me per boll me. Eshte bere shume me teper… Eshte bere teper teper.
    Sali Berishen as banden e tij te gangsterve e kusareve nuk mund ta mbroje e aq me pak shpetojne as forcat speciale e as nderhyrja e shpejte, as garda pretoriane e as komandot e “Kolonelit te Asfalise greke Arben Imami” e as strukrurat paralele e paranmilitaret serbe.
    Ishin shume me te fuqishme e me te pasura ato te Ben Aliut, Hosni Mubarakut, Muamar Kadafit por dihet rezultati… Tani ato kane ose po arrestojne zullumqaret qe deri dje i komandonin e shperdoronin tamam sic ben sot Berisha ne Tirane!
    Vullkani eshte vullkan. E Bota nuk njeh me te fuqishem se vullkani i revoltes popullore. Tahriri, Tunisi, Bengazi, Sana, Damasku… jane shume te fresket per tu harruar.
    Thirrjet per t’i ulur shpatat, kushtrimin e trurit te kombit per terheqje nga nje fitore me hile, kerkesat per marrveshje e mirekuptim, kompromisin zollumqari Berisha i konsideron si dobesi. Nje gafe e madhe ne malin e gafave pafund te tij.
    Mos luaj me zjarrin Sali Berisha! Hidh uje e akull mbi te e jo benzine para se te jete teper vone. Stop provokimeve ndaj popullit tend. Perndryshe… perdnryshe do te duket Vicidoli Dolivic, domethene vrima nga del vici…. Vrima e miut peseqint grosh, thote sovrani…
    Calm down Mr. Premier! Qetesohu ! :

    … Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna…

    Neser eshte e do te jete teper vone. Neser eshte e do te jete kurre jo vetem per ty e klanin tend. Neser nuk do te kete neser as per zollumqaret e as per harambashet, as per kusaret e as per vrastaret. A nuk e ka thene vete Berisha se “Lufta per voten eshte lufta per koken!”
    Edhe nje kujtese nga vendlindja jone e perbashket , Tropoja. Eshte shume shpejt per te harruar Z. Berisha janarin 1991 ne Bajram Curri ! Si ti, si Arben Imami, si … heroi Azem Hajdari ia mbathet me te katra perballe vullkanit te revoltes se popullit tropojan ndaj provokacioneve tuaja.
    Akoma jane te fresketa ne syte e bashkevendasve tuaj fektimat e pardesyve tuaja te bardha kur ia mbathet si lepujt qimebardhe perballe atij uragani. Kembet e lehta faqja e bardhe, themi ne tropojanet . Prandaj mos na u hiq me trim i cartun se c’te njohim mire sidomos ne tropojanet.
    Per mujshan, per zullumqar, per hileqar, per pabesie tradheti nuk ta merr askush… As per te ecur mbrapsht. Nuk thote kot Malesia e Gjakoves: Berishasit edhe kur mbytet ne lume kerkojani kufomen perpjeti jo teposhti. Edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht. A ka prove e deshmi me te forte per kete se politika jote !? Sigurisht dhe absolutisht qe jo !
    Sot eshte mjaft heret per ti thirrur forces se aresyes e jo per te perdorur aresyen e forces, e jo fuqine ilegale te kartonit te kusarise se votes se vjedhur.
    Asnjehere nuk eshte vone per pune te mira per tu kthyer ne rrugen e Zotit. Rruga e Zotit eshte e do te jete rruga e popullit. E di pse !? Sspse Vox Populi Vox Deus! Pra: zeri i popullit eshte zeri i Zotit!

    1. gunen veshur says:

      O alban dega PERSE KEQEF ate pal gazet “zeri i popullit” …U plake dhe zvure ment,komunisti komunis ngelet, spiuni spiun vdes…

      1. Alban Dega says:

        SALI BERISHA ESHTE KOMUNISTI DHE BOLSHEVIKU I FUNDIT NE
        EVROPE

        Keni ngaterruar adrese ti qe ke veshur gunen e Berishes. “Penicilina” eshte pseudonimi i Berishes jo imi ti guna e Sales… Po ai ka qene nje komunist fanatik. Jo i thjeshte: sekretar i PPSH-se per spitalet e Tiranes, komisar i batalionit te Fakultetit te Mjekesise, mjek ne kliniken e ish- numerit dy te diktatures komuniste…
        A do fakte te tjera per jaranin tend dhe te Lulezim Bashes… Ka me mijera e mijera!

        1. PERMETARI says:

          po cmeresh me ate dhe ti? nuk e shikon qe ai sapo ka dal nga shpella dhe i duket sikur eshte akoma ne 1991 ? nuk e shikon qe inteligjenca e atij eshte nen nivelin e detit?

    2. nicolla disha says:

      Alban Dega, mendoje qe je i shkathet me shkrimet qe ben, por e kam lexuar disa here kete shkrim. Me duket i vjeter dhe i perseritur ky shkrim, mendoje qe mund te keshe shkrime te tjera?

      1. plaku says:

        nicolla disha,
        Je me te vertete nje lexues i kujdesshem. Edhe une mendoj se ky Alban Dega i bie gjithmone fyellit ne te njejten brime me shkrimet e tija te gjata. Pershendetje

  11. bbb says:

    Kolegji zgjedhor eshte vegel ne dore te Saliut sic eshte edhe KQZ, gjykatat, prokuroria qe ben sikur heton. Keshtu qe vend per optimizem nuk ka. Ky shtet qe ne kemi duhet rindertuar nga themelet, pikesepari me sisitem drejtsie te rinderuar nga zero.

  12. bbb says:

    Sa per kriteret e perendimit ka nje lloj paradoksi e te len te cuditur edhe me shume me qendrimin plotsisht te gabuar te te hujave. Nuk ndodh ne asnje vend te perendimit qe numerimi del per 2 jave, kur shkelet ligji me dy kembe, kur manipulohet pa ju drishur qerpiku e kerkush nuk shkon ne burg. Une mendoj se perdndimi nuk zbaton ato kritere qe zbaton ne shtetpine e tij. Ndryshe bejne atje ne shtepine e tyre dhe ndryshe na “udhezojne” neve. Duket se po bejne eksperimente nga 1991 e ketej…

  13. Search38 says:

    Ah Mero Labi shkrimi juaj eshte briliant ne te gjithe e kemi kuptura kete, qe Evropa nuk e kupton se Cfare Qenie Shejtanzore ka perpara, nuk e kupton qe ketu, institucionet blihen e shiten ne mes te dites, e vetmja rruge eshte qe Shqiperia mos te digjet, Evropa dhe SHBA te nderhyjne fort dhe te flasin pa dorashka me Sali Kriminelin, ose rruga tjeter mendoj une duhet goditur qarte dhe paster gjithe mafja e Saliut dhe ata qe e rrethojne ate, ndryshe na mori LUMI, duhet menduar shume thelle,cfare te bejme me kete njeri, AH SHQIPERI, SHQIPERI.

  14. odi says:

    Askush nuk mund te pershkruaj realitetin politik me te gjalle se ju Z.Mero . Ke merita te pakrahasueshme per kontributin qe i jep lexuesit ne ndihme per te prekur realitetin aktual Shqiptar .
    Do te deshiroja qe editoriali juaj te kthehej ne nje epidemi (te dobishme ,kuptohet) e te futej ne organizmin e cdo shqiptari ,pse jo dhe nderkombetareve ,per te kuptuar dhe analizuar si funksionon SALISTANI ne pushtet dhe cdo vegel e tij. Mendje si te tuat nderojne dhe ndricojne kombin tone me sherbimin qe po i bejne . SINQERISHT jane fjale qe i kam shkruar me zemer .

  15. xhemil. says:

    Y- Baze! Tu lumtë!. Në optikën time shkruan si gazetar i kompletuar, demokrat i mirëfilltë, kombtaristë i pastër dhe trim. Me gjith se i përket krahut të djatht, të përkrah gjith populli, përfshi dhe të majtën kombtare. Kjo për faktin sepse edhe të majtët, para se të jenë te majtë janë Shqipëtarë. Ju dhe komentatorët e këtij shkrimi i kanë përsosur mendimet se pse po na shtyp Tirania Berishiane, me futyrat e vrerosura Basha Ristani Meta , Manjani e kompani. Prandaj mua më ngelet një histori reale, se si e “çliroi” veten nga diktatura labi Muhamet Aredini.
    ” Labi Muamet Aredini ishte roje ndërmarje sepse kishte merita si famile dëshmori. Kur xha Muamet shkoi tek pagatori, ai i mbajti një të katëtën e pagës së 15 ditëshit, sepse kishte marr demek vjedhur ndonjë kv: grur. Drejtoria nuk e diskretitojë sepse ishte famile dëshmori dhe ja mbajti në rrogë, me qëllim që xha Muameti ta kuptonte. Xha Mumaeti këmbënguli pse ja mbajti rrogën deri sa pagatori i tha se ke marrë(vjedhur kaq grur). Pranonte xha Muameti se ishte kusar!. Mbasi arkëtari nuk po dëgjonte ti jepte paret me të mirë, ai me një shkop mëlleze i hoqi njuë dru kurrizit. Pagatori i llahtarisur i dha pagën dhe shkoi te drejtori. Drejtori me administratën e thirrën Xha Muametin, por pa patur guxim ti thonë se ke vjedhur, i thanë se ke bërë gabim…Po thot xha Muameti e rraha se jo vetëm më bëri kusar, por desh më mbajti edhe lekët. Mirë o xha Muamet i thanë, por t,ja kishje shpjegur urtë, me gjiuhën e Leninit ju përgjigjën ata. Xha Muamet triumfator ju përgjegj atyre: “Ja thash more djem disa herë me gju të Leninit, por ai nuk deshi të mi jepte paratë, Ja ktheva me të Muamet Aredinit (Me hu, Xh.S) mi dha me një .herë”.

  16. Metamorfoza says:

    Komentet e zotit Alban Dega,perfaqsojne shume me teper se sa vet autorin (pra,Albanin). Ai,ka kohe qe eshte penda me e besuar e emigracionit atdhetar ne USA. Me te drejte,disa komentatore,e kane quajtur,jo rralle:-,Konica i Ri,,i emigracionit shqiptar.

  17. dreamerdays says:

    Zoti Mero, deri tani kemi pare dhe na ke treguar pikat e forta te kryeministrit te pushtetit te shqiperise. do ishte mire, nese ke dijeni, te tregoje dhe pikat e dobta te tij.
    ku qendron pushteti dhe palexueshmeria e tij?
    Eshte si thembra e Akilit te pamposhtur?
    Apo eshte historia, vuajtiet, e popullit shqipetar qe e pranon dhe i jep pushtet nje njeriu te tille?

  18. Pucisti says:

    Mero,

    President te te gjithe shqiptareve dua te te shoh!

    Do vuaje ca gazetaria e vertete, po ma ha mendja se deri atehere do e kesh bere cirakun tend te sotem mjeshter gazetarie.

  19. nicolla disha says:

    Te shikojme se si do te ragoje Kolegji Zgjedhore.

    1. nicolla disha says:

      Ne Shqipri sistemi i drejtesise eshte 0000. Por, nqs kolegji zgjedhore gabon me gjykimin e votes? Atehere gjykata me e larte do te jete populli qe do te shkatrroje Berishen.

  20. genta says:

    Gangesteret e BERTOLT BRECHT – it, (Arturo-Ui, nqs e mbani mend) —– Sali Berisha et al…. nuk pyesin per shtet ligjor.

  21. aliko says:

    Opinioni im eshte qe Saliu e di mire tani qe eshte ne fokus dhe humbja per te tani eshte mjaft e madhe. Perfundimisht ai humbi plotesisht kredon e nderkombetareve. Une mendoj se edhe Saliu e di qe zgjedhjet per Tiranen jane te humbura por ai luan fort duke kerkuar shume qe te arrije atje ku do; qetesise 2vjecare te qeverisjes pushtetit qendror dhe evitimin e zgjedhjeve te parakoheshme. Ketij satrapi i duhet ca kohe te mendoje se ku do tja mbathi kur te bjere nga fiku. Do te germoje mundesine e ndonje kompromisi djallezor me opoziten qe ti shmanget atyre dhjetra akuzave penale per tradheti te larte dhe vrasje me urdher. Per kete i zjen koka Saliut se ne cfare vrime do te futet ai me pas bashke me Argiten Shkelzenin, Lulin etj. Sa per Mediun, Rulin Kryepolicin burgaxhi nuk jane fare ne memorien e Berishes. Sejcili per vete kush te shpetoje lekuren e tij.
    Plani i tij i aferm eshte paralizimi i pushtetit lokal duke perdorur kthetrat e gjakosura te pushtetit duke sabotuar financimet investimet sherbimet per popullin e plot aspekte te tjera qe lidhen me pushtetin qendror. Sic po shihet plani i tij filloi qe ne diten e zgjedhjeve duke nderprere ujin dhe dritat ne bashkite e humbura nga PD.ja.
    Z. Baze te falenderoj me respekt per analizat e tua objektive. Ju i sherbeni ligjit dhe te drejtes. Jeni i nderuar.

    Aliko

  22. 21janari says:

    Në se ngjarjet zgjedhore zhvillohen ashtu sic parashikon Mero këtu, atëherë protesta popullore me përkrahjen e heshtur të perëndimit fillimisht, e pastaj të hapur në vazhdim, do të largojë Saliun nga pushteti dhe do ti japë Ramës Bashkinë. Kjo është vetëm një hipotezë, megjithëse duket që Opozita është e vendosur të ndjekë këtë rrugë.
    E sigurtë do të jetë braktisja e Berishës nga perëndimi dhe mbështetja e plotë ndaj Ramës. Pas kësaj zgjedhjet e parakohëshme janë të pashmangshme, natyrisht pa Saliun…

  23. roland says:

    Nuk kuptoj asgje,po :fare hyn bashkia ketu me.Shqiperise i kane prishur themelin e asaj qe quhet demokraci, voten e lire.Ju pyes a ndiheni te ofenduar e te turperuar nga Sali ram Berr.isha o njerez?Ky njeri po e kthen te miren ne te keqe dhe te keqen ne te mire.Po na ben te moralshme V j e e d h j e n ,,mbase nga qe e kemi qef si komb? Une po presh te perfundoje proshesi.Zheri i zhdo qytetari u degjua…ju i dhate zherin tuaj ketij proshesi.

    1. Gazep Dajaku says:

      O Landi kerko ne google se duhet te kete ndonje abetare online. Meso njehere te shkruash. A te keqen xhaxhi ty….

  24. Gjyshi says:

    Vete personalisht perjetova krimin e ndodhur gjate fushates per manipulimin e zgjedhjeve ne Tirane,kercenime ne banese me nje zv.miniztre me polic, goditje e murit rrethues ne menyr te paligjeshme per votuesit e pd qe kishin zen rrugen me ndertim te paligjshem, Mashtrime elektorale, presion e kercenime me mjek nqs nuk voton PD mos eja per vizite, oficereve ne sauk per te mbrojtur nje banes qe lish zene rrugen e votonte lsi,Ne sauk te vjeter polic burgjesh etj kan votuar disa here, mashtrime nga me te ndryshmet.PLL ofronte 500 lek te reja per dorezim karte ne sauk poshte,kercenime telefonike, spruco rrugesh me zhavor po me dhat voten jua bej me asfalt nga lsi.etj etj

  25. Mira says:

    Z.Mero dhe njehere te faleminderit shume per shkrimet qe shkruan je nje gazetar vertet i kompletuar me nje pjekuri politike te maturuar ,si dhe nje gazetar investikativ i kompletuar.N.Q.S. dhe kete her ka perulje te opozitez perpara faktit te Vjedhje votes haptazi ,atehere mjer ky popull,na ve dhe ne diskutim qendrimin e Europes dhe Amerikes,Shqiperia eshte pa krenari dhe kthehet ne nje shtepi publike e madhe ku tutori eshte Saliu dhe klientet jane te huajt dhe kodoshat intelektualet shqiptare.Zeri i drejtesise ka mbaru me ko ,une smbaj shprese ke Kolegji zgjedhor me te tille persona qe ka ne kolegj .Per mendimin tim personal Saliu po punon per Serbin,po ngre nje urejtje te madhe per Veriun dhe Jugun,mbi kete baze ka ngrit politiken e tij. Sharlatanet politikane per hir te parase spyesin me per vatan,nder ,komb, duan te bredhin sa me shume rulotave dhe te plotesojne epshet e tyre pafund duke shkel dhe mbi moralin e familjes, Kjo te ben te besosh qe te me fali zoti ,eshte i pafuqishem per te vene drejtesi ne kete bote .Zeri i te drejtes po degjohet si nje ze i mekur nga honet e Tropojes deri ne konispol. Nuk ka rendesi se mori bashkin Edi apo jo,rrendesi ka manipulimi qe ndodhi beri qe cdo njeri te besoj se shqipria eshte nje han dhe jo nje vend Europian.me respekt Mira . po te shkruaj se e di qe se nuk ka mjete te tjera per te luftuar kunder kesaj mizorie Berishjane ,Ruleve,Kserave,neritaneve Imameve Meteve etj

  26. niko says:

    z.Mero konstatimi juaj dhe analiza qe i beni eshte e sakt;por me ne fund duhet kuptuar nga te gjithe se c’do problem e ka nje zgjidhje! Ne demokraci per te zgjidhur nje problem qe krijohet nga papergjegjshmeria e pushtetit “revolucioni” apo dhuna ndaj pushtetit jane mjete qe nuk japin zgjidhje! Qendresa dhe oponenca profesionale nga ana e opozites ndaj pushtetit qe vetem Dikton dhe nuk respekton Opoziten si gjysma tjeter e se teres (popullit) do t’a detyroje pusht-etin te marri vendime si ato te Ristanit te Saliut ne KQZ qe nuk mund te kene asnje vlere juridike pasvepruse dhe shume lehte te diskutueshme pra teper te perkoheshme.Nga ana tjeter “veprimet” e marra nga “qevria” si ai i 21 Janarit te ketij viti heret ose me shume pak vonese do t’a bejne efektin e tyre per te ndergjegjesuar edhe ate pjese njerezish te krahut tjeter se nje pushtet i bazuar tek VOTA e VJEDHUR eshte i perkohshem dhe i pavlere.

  27. Detar Sima says:

    Vertet guxim ne nje vend ku politika ben diellin dhe shiun.

  28. tosi says:

    Mero Baze ne kerkim te alibive qe Edi Rama te promovohet si kryebashkiak pa votat e nevojshme ose te mjaftueshme, e sulmon Ristanin duke i atribuar injorancen e tij per literaturen, ngjarjet politike ne Europe e cka mos tjeter, por duke mos i vene ne pyetje asnje qast njohurite e tij per ligjin. Por per fat te keq te Meros dhe te ndjekesve te Edit, duket se Ristani kesaj radhe, duke qene njohes i mire i ligjit, eshte me alibi te mjaftueshme duke pohuar se cdo vote e shqiptareve duhet te numrohet, kauze kjo per te cilen edhe Mero deri dje na bombardonte si ne Tema poashtu edhe ne emisioinet e tij televizive.

    1. DYPAREMENDNEKOKE says:

      JAM DAKORD ME TY QE CDO VOTE DUHET TE LEXOHET E TE NUMEROHET.POR A KA NJE REGULL PER NJE GJE TE TILLE? RREGULLAT A VENDOSEN NE FILLIM TE LOJES?SEPSE PER NDRYSHE VOTAT MUND TI HEDHIM DHE NE DYSHEME APO NGA DRITARJA ME BESIMIN SE ATO DO TE NUMUROHEN.NUK E DI SI E KUPTONI JU REGULLIN DHE LIGJIN.A DUHET TE HAPESHIN KUTITE PAS ANKIMIMIT TE LULUSHIT?

  29. Nabukodonosor says:

    Te huajt nuk kane per ta kuptuar kurre se cfare ndodh ne Shqiperi.Nuk kane as mentalitetin dhe as shkallen e njohjes per kete pune.Vetem populli shqiptar mund te ndryshoje cdo gje,ndryshe rrofte diktatura dhe le te rrime urte.

  30. Lumi says:

    Z. Baze, eshte per keqardhje sjellja juaj, qe ka kaluar nga arsyeja dhe logjika ne abuzime, mashtrime dhe trillime!
    Te jem i sinqerte, e kam thene edhe njeher, se kam pasur nje vlersim te larte per Ju si nje analiste i mirefillte, por besoni se tashme, jo vetem une, por shumekush nuk mendon me ashtu, te gjithe parashtrojne pyetjen; se si ka mundesi nje individ te beje aq levizje ekstreme nga nje profesionist i mirefillt, ne nje transmetues i thashethemeve dhe truillimeve te imagjinuara nga vete ai!
    Z.Baze, une e dije se ky koment i imi nuk do botohet, por te pakten e di se nga Ju do lexohet,ajo qe mua edhe me intereson, ta dini Ju se dicka me ju nuk eshte ne rregull dhe si i tille te filloni te permirsoheni! Kete e them dhe e mendoj nga shkaku se me duket sikur kemi humbur nje profesionalist te mirefillt nga ato pak qe ka shqiperia. Kurse, aspak nuk me intereson gjendja tjeter ku gjindeni tash, ngase te tille ka plote e perplot ne shqiperi, dhe si te tille as qe ju bejne pershtypje dikujt, ky eshte edhe rasti me ju. Pra as qe jeni duke i bere pershtypje dikuj!

  31. anni says:

    I nderuar z. Baze,
    ju falenderoj shume perzemrsisht per artikullin e mesiperm! Nje analize teper interesante! Thank you!

  32. Rrap Dyrrahu says:

    SALUSHI DHE NANUSHI “KUVENDOJNE” NE TELEFON…

    Nga Rrap Dyrrahu

    (shkeputur nga nje bisede më e gjate telefonike, “trasuar dhe vjedhur” nga sateliti prej CIA-së shqiptare-greke-malazeze)

    Salushi:
    Ik ore budalla… ay bir komunisti, ay vrasës…, ay manipulator… ay qyqe Ramush Kristaq këlyshi ta hodhi ty, ta punoi madje që ç’ke me të, të la me gishta n’gojë, mua jo qebesa kurrë. Ia kam shtrydhur buzen une… disa here, ore vella… akoma qumesht hi hi yyyy

    Nanushi:
    Poooo, fort i mençur ti kryemaloku me ate “sloganin” e qëlluar, mirë e kallaise Lulushin, e lulëzove dhe fitove; e pranoj madje dhe te “perkrahë”. Ja psh., qe te bindesh se te perkrahë… e do një këshillë nga unë? Për inat të Ramushit të keshilloj që gjithë kosovarëve t’ua japesh nënshtetësine shqiptare, ashtu të garantoj se Dinastia Salushia-Berishia do jete përgjithmonë… më jetëgjatë ndoshta se jetëgjatësia e gjithë sulltanëve së bashku.

    Salushi:
    Mos ofendo ti ulok i pensionuar, se ta fus prapa hekurave… ta kendoj njefare aso kenge “malsorçe” dhe e di ti, apo ke harruar! Pastaj ore ti shejtan uloku, te njejten gje mund te them dhe une per ty, me nje shenjë ata “janullatosat” te ndjekin pas sikur fatosat, thjesht ua ben me sy… dhe ja. Por lere aman, vertet te respektoj sepse ca gjera i kam mesuar nga ti, nga “ferkimet tona”… nuk e mohoj kete, por kjo s do te thote se “maloket” nuk jane te vetedijshem se kane te bejne me “uloket”.

    Nanushi:
    Ore ta them se ata kosovaret do t’i hedhin dhe pullat postale me portretin tend, nuset e tyre do ta qëndisin çdo gjë me surratin tënd, çdo duvak e bajrak, ty të kanë kryeplak. Jane te çmendur pas teje, kjo eshte e qarte. Mirepo edhe unë i njoh bukur mirë, ata nuk jane aq budallenj. Ti s’e beson ndoshta por po t’isha une ne vend te bllokmen-derdimenit, ta them se te gjitha votat do m’i kishin hedhur mua. Edhe pse nje malok, ty kurre s do ta kishin dhene voten… por mua. Dhe tash do isha nje kryeulok si bablok! Thjesht na mori ne qafe ai Ramush Kristaqi, merre me mend humbi nga nje Lulush Bashi… mjere Tirana per te shkuaren e per te ardhmen. Por më mirë ai Luli se ky Shuli, pajtohem dhe une.

    Salushi:
    …Ika, se Liri ka zier fasule, me therret. Degjohemi…

    Nanushi:
    Okidoki… buon apetito malok babloku, ciaaooo

  33. england says:

    Do desha te di nese vota ime eshte vlersuar si e vlefshme apo jo zoti Ristan!
    ne kuadratin e shenjes + apo x kandidatit Lul i kam pikturuar organin mashkullor
    dhe besoj se e meriton apo jo
    Me.q.se ai eshte i gjithi i tille(pra lul hollandez) thash te kishte dhe nje dhurate ne shqip
    Urime dhe ty z.kryetar i KQZ pasi e cove procesin atje ku deshironte shefi yt Sali
    tani behu gati te gjesh ndonje dhome ngjitur me Ilir kokevicin,qe te kaloni nje kohe te
    gjate pas hekurave

  34. Qytetar shqiptar says:

    Sakt e keqja, po a kemi mundesi t;ju spjegojme Bashkimit Evropian dhe Amerikes se sistemi nuk mund te permiresohet me Sali idiotin. Duhet te largohet Saliu qe te marre fryme lirisht sistemi. C;kusur ka shqiperia dhe shqiptaret te presin pa afat se kur do te kthej Saliu, ky mund te mos kthej kurre, sepse e ka te theksuar etjen per karier e si rrjedhoj nuk do t;i pershtatet kurre sistemit demokratik. Berisha njeh vetem sistemin e Enver Hoxhes sepse ate e ka jetuar dhe e ka pas zili. Preferoje qe vet ne shqiptaret dhe me ndihmen e Evropes dhe Amerikes ta largojme sa me pare. RROFTE SHQIPERIA DEMOKRATIKE…………………….

  35. andi says:

    Per derisa ka vakum ligjor ne kodin zgjedhor zgjidhja eshte perseritja e zgjedhjeve per kryetarin e bashkise vetem me nje kuti qe nuk do kete me shanse per gabime ne votim.Kjo do ishte edhe vendimi me i sakte i kolegjit zgjedhor.Fajin e kane juristet e dy partive te medha qe nuk e kane qartesuar mire te shkruar te zezen mbi te bardhe

    1. bbb says:

      Nuk eshte ashtu sic toni ju. Ju pyes se nqs do te kish dal Basha me10 vota para, a do kishte synuar PD te keronte “qenin e ngordhur ” ne kuttite e tjera?! Dihet qe jo. E keqja eshte se Berisha+PD si parti gansteresh nuk kane kulturen e pranimit te humbjes, qofte edhe me 1 vote. Nqs duam te bejme shtet, Ristani duhet te kalbet ne burg se bashku me dallkauket e tjere qe ben corbe nje proces elementar numerimi per klasen e dyte fillore.

  36. tironci says:

    ore nuk merr vesht berisha me fjale .. ate vetem rrevolta popullore e sjell ne vete .. e mbani mend 1997 deri ne fund nuk e dorezoi ..llogarit vuri gjendje te jashtezakonshme ne ate kohe .. por uragani popullor e mori para si te ishte nje fije bari … kush kujton tiranen ne 1997 naten kur sali berisha tha jap doreheqje .. aty e kupton sa shume qytetare kishte me vete . ska pushuar kallashi ete nate nga gezimi qe vicidoli dha doreheqje ..

  37. tani says:

    Mero Baze je nje gazetar dhe analist brilant,por edhe trim( ne trimeri krahasohesh me Edi Ramen) dhe i pa perkulur nga kercenimet e kriminelit Sali Berisha dhe bandes se tij!
    Nuk kam shume shpresa tek ky kolegj zgjedhor,i cili ne 2009 ia dha fitoren hajdutit Berisha!
    Ndoshta vendimi me i drejte do ishte perseritja e zgjedhjeve per kryetarin e bashkise se Tiranes,por pa Ristanin ne KQZ.

  38. MEMEDHETARI says:

    MERO,TE PERSHENDES dhe TE JAP KOMPLIMENTE PER dicituren fort bukur te gjetur:
    “KA VJEDHUR PRAPE”… ?
    E HATASHME !!!!!!!!!!!

  39. imigranti says:

    imigranti thote
    Te falenderoj z Baze per komentet qe ben ne to gjejme mendimet tona.por une deshiroj te di jo vetem per vjedhjet e votes,vrasjet e korupsionit te Gerdecit,vrasjet me paramendim per te akuzuar opoziten ne 21 janar kur revolta nuk ishte me ne kulmin e saj Kur SALI, BASHA u tremb se po u ikte rasti per te mos permedur cadrat pistolete e thikat me helm, qe sigurisht elektoratit te tij ky karagjoz nuk i ben pershtypje, por sa eshte borxhi qe shqiptaret do ti paguajne bankave te huaja per ruget qe ndertohen nepermjet tendrave koruptive per parlamentin e rinovuar e per ate qe do te ndertoje,po te marim parasysh se cfare taksa mbledh nga bisnesi ne prag te falimentimit per shkak te listave te njerzve qe nuk paguajne dot , e rogave te larta te rojeve te tij kuptohet humnera economice ku po shkojme te gjithe Tani po e mbyll duke u treguar nje gje qe me ndodhi kur po udhetoja per ne Shqiperi per pashket,po bisedoja ne avion me nje hollandeze qe ishte gruaja e jerit prej punonjsve te ambasades ne Tirane ,opinioni i ambasades Hollandeze eshte se Saliu eshte totalisht i cmendur, Mire u degjofshm te gjitheve

  40. Veledin Cumani says:

    Une te ndigjova me shume vemendje, pera 5 minutash ndoqa edhe Berishen ne Parlamend dhe me keqardhje per ty dhe kujdo tjeter se Berisha e ka blere Kushtetusen me Euro, kjo nuk ka diskutim, prandaj neser mos prit gje se vendimin ta jap une sot qe ne e kemi te humbur, Berisha nuk perlle, fare per neve, mos te them qe nuk na ka ne teftere!!!!!! Na mer me shkelma!!! Shqiperija ka shku per lesh…….!!!!

  41. Noschi says:

    o mero e di qe je trim dhe per trimat nuk ka kthim prandaj vazhdo te shkruash si gjidhmon mos u frikso nga sali m se dhe ne qe jemi larg me ju jemi me te verteten qe shkruan ti seeverteta qe shkruanti do vi koha dhe do triumfoj mbi spiunat e saliut qe na eshte bere me keq se enveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje