Shqipëria në buzë humnere

19 Maj 2011, 22:19Editorial TEMA

Nga Tim Judah, The Economist

Shpresa e madhe ishte që zgjedhjet lokale më tetë maj në Shqipëri do të sillnin një rezultat të qartë, që do e çlironte vendin nga ajo që Albert Rakipi, kreu i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare e përshkruan si “tirania e status quo-së”. Mesa duket ishte një shpresë e mjerë. Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste në opozitë, ka bërë thirrje për një revoltë të përgjithshme kundër qeverisë së Sali Berishës. Sot Shqipëria është në prag të humnerës.

Ditët në vijim do të tregojnë nëse do jenë kokat e ftohta që do prevalojnë apo nëse vendi do të rrëshqasë në trazira serioze, e potencialisht edhe në dhunë. Këtë mëngjes, përkrahësit e opozitës bllokuan rrugën kryesore që lidh Tiranën me Durrësin, ndërsa protestat shpërthyen në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

Shumë nga sfondi i këtyre zgjedhjeve është përmbledhur në një shkrim të mëparshmin timin. Citova zotin Rakipi që e krahasonte garën për të drejtuar Tiranën me betejën e Stalingradit. Duket se ka qenë një parashikim i saktë.

Problemi më imediat është se nuk pati një fitues të qartë më 8 maj. Socialistët morën shumicën e qyteteve të mëdha në Shqipëri, por Tirana është në pikëpyetje.

Kaq i thellë është niveli i mosbesimit sa numërimi i votave u transmetua në televizione. Në Tiranë votuan 249,184 njerëz; zoti Rama, që po garonte për një mandat të katërt, fitoi me vetëm dhjetë vota.

Dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do ketë një rinumërim. Kjo ka rritur shanset që Lulëzim Basha, kandidatit i partisë qeverisëse të zotit Berisha, të marrë Tiranën. Socialistët pretendojnë se kjo është një hile dinake për tu mohuar atyre fitoren.

Konfuzioni u rrit për shkak se në Tiranë kishte katër kuti votimi, që mbulonin votën për kryebashkiak dhe atë për këshilltarët bashkiakë. Disa fletë votimi pashmangshmërisht gjetën rrugën e tyre në kutitë e gabuara.

Çështja nëse ato duhen konsideruar të pavlefshme është e paqartë; nga të dy palët ka argumente të forta. “Askush nuk ka të drejtën të mohojë vullnetin e qytetarëve që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar,” thotë zoti Basha. Duket një pikëpamje e arsyeshme. Nga ana tjetër, kodi zgjedhor dhe precedenti është i qartë: votat nuk duhen numëruar.

Shqipëria ka qenë e paralizuar që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, të cila socialistët thonë se janë vjedhur nga zoti Berisha. Nuk është çudi që zhvillimet e fundit kanë provokuar furtunë mes radhëve të tyre. Zoti Rama thotë: “Ne duhet të bëjmë gjithçka me trupat e shpirtrat tanë për të ndaluar qeverinë, dhe revolta që po zien brenda çdo shqiptari duhet derdhur në rrugë”. Gramoz Ruçi, një zyrtar i lartë i kësaj partie, tha se socialistët do të udhëheqin një ‘revoltë popullore’.

E pyeta Erion Veliajn, krahun e djathtë të zotit Rama, nëse thirrja për protesta mund të mos jetë rrezik i madh. Një demonstratë e udhëhequr nga socialistët devijoi gabimisht kur katër persona u vranë nga garda republikane brenda ndërtesës së qeverisë. Zoti Veliaj u përgjigj: “Pasi manipuloi letrat live në televizion, Berisha tani do na heqë titullin dhe do deklarojë njeriun e tij si fitues në një përpjekje për të hedhur Edin në rrugë. Më thuaj ti se çfarë duhet të bëjmë”.

Presion i madh po ushtrohet mbi të dy palët nga jashtë. Catherine Ashton, shefja e politikave të jashtme të BE, apeloi dje për “gjithë liderët politikë që të mos vendosin në rrezik jetët e qytetarëve”. Jose Manuel Barroso, presidenti i Komisionit Europian, ka anuluar një vizitë të planifikuar për në Tiranë të shtunën. Parashikohej që ai të përgëzonte shqiptarët për zgjedhjet dhe të deklaronte se procesi i ndaluar i integrimit evropian kishte hyrë sërish në shina. Si shumë kërkon. Një diplomat evropian psherëtiu: “20 vjet pas rënies së komunizmit, ata duket se nuk janë në gjendje të mbajnë zgjedhje që plotësojnë kriteret bazë evropiane”.

Këtë mëngjes, zoti Veliaj tha se do ketë një ankimim ligjor kundër rinumërimit në Tiranë, por me protestat e bllokimet e rrugëve, gjërat duken në rrezik. Nëse Basha do shpallet fitues, do jetë shumë vështirë që ta zhvendosësh prej aty, pavarësisht apelimeve dhe e njëjta gjë vlen për zotin Rama.

Një burim nga Tirana më shkroi natën e shkuar: “Duket se po hyjmë në një cikël të ri të konfliktit politik”. Çfarë tragjedie për shqiptarët.

38 komente në “Shqipëria në buzë humnere”

  1. Luani says:

    Kjo është dilema: nderimi i verbër për udhëheqësit e lazdruar materialist apo gjetja e një udhëheqësi të vërtetë shqiptar. Kombi ynë ka nevoj sot për dikë me zemër të madhe e jo për dikë me kuletë të madhe.

    1. danieli says:

      …TIRANA eshte e qytetareve. as Rama, as Basha nuk e kane fituar ate, diferenca eshte shume e vogel. Te dy nese fitojne duhet te shpallin ” pushtetin e tyre teknik” 1 vjecar.
      Edhe nese e fiton Rama ai duhet te terhiqet nga bashkia pas 1 viti edhe per ti treguar socialisteve se ai do ti dedikoje 1 vit fushate partise perpara zgjedhjeve te 2013. Gjithashtu i tregon qytetareve te tij se ai e do Tiranen dhe per hir te fushates parazgjedhore nuk do ta lere bashkine pa kryetar gjate vitit 2012 / 2013.
      Nga ana tjeter edhe Lulzim Basha nuk mund te pretendoje se ka fituar Tiranen. Ai vertete ka arritur fitore te madhe duke barazuar PS ne Tirane. Nuk ka lidhje se me ke ka arritur ti mbledhi keto vota. Ne politike pranohen aleancat. Basha tashme eshte nje fitues duke pare rezultatet. Ai ka gjithe te drejtat te kerkoje drejtimin e partise se tij. Imazhi i Berishes tregoi se tashme ai e demton PD. Edhe ne kete rast Basha nese merr drejtimin e partise se tij do ti duhet ta leri Tiranen perpara fushates zgjedhore te 2013 per te njejtat arsye si Edi Rama.

  2. kris says:

    Sapo pashe “Top Story” nga Sokol Balla.Dikur ne Shqiperi ekzistonindisa fjale te urta”eshte burre i urte”eshte” burre me nje pale thinja” etj.Degjova “burin e thinjur Neritan Ceka dhe mu neverit kur tha qe ”une kurre me socialistet nuk kam bere”.Po i kujtoj Neritanit,une kam qene antar i, ne vitin1996, partise Aleances Demokratike dhe Neritani ka ardhur ne qytetin e Pogradecit dhe na ka thene qe” tani jemi ne aleance me socialistet se i vetmi rrezik per Shqiperine eshte Sali Berisha’, kjo pasi kishte ngrene nje dru te mire bashke me Imamin.Pra shikoni nje”bure” me nje “R”ose pa “R” fare me thinja qe e ka shitur veten per nje vend pune,pune e tij ,por te dale e te genjeje ne TV eshte veprim qe po i kushton Shqiperise.Merrini keta njerez dhe zhdukini nga faja e dheut’largojini nga politika”dhe hapni nje faqe te re si europiane,PS I lutem Z. Balla me shume respekt te mos ftoje tipa si ky apo si Hoxha keta qenie te peshtira te shqiptareve per respekt te inteligjences se tij’Z. Balla”.Sot rreziku i vetem,perseri,per Shqiperine eshte i semuri Berisha qe po terheq zvarre, ti shkojne prapa disa zvaranike si Flokethinjuri Ceka apo si krimbi Hoxha.

    1. plaku says:

      kris,
      Une kam patur nje here te bej me Neritan Ceken. Ne Hanin e Hotit vjen nje autobuz gjerman me studente te arkeologjise dhe profesore te nje universiteti gjerman. Mua dhe nje koleg tjeter qe punonte ne ATSh na dergojne urgjent ne Hanin e Hotit per te mare grupin dhe per ta sjelle ne Hotel Apollonia ne plazhin e Durresit. Kater profesoret gjermane na thane se, eshte rene dakord me Akademine Shqiptare te Shkencave qe, grupi te shoqerohet nga arkeologu Neritan Ceka dhe nje arkeolog tjeter ( nuk ja mbaj mend emrin ).
      Perfundimisht pas dy ditesh vjen Neritani dhe arkeologu tjeter dhe mori grupin. Me ka bere pershtypje shume te madhe, servilimi me te vertete i ndyre, i Neritanit kundrejt meje dhe kolegut tim. Ai dridhej nga frika. Ishe per te qeshur se une dhe kolegu im ishim shoqerursa ne gjuhen gjermane dhe kur fliste Neritani me profesoret gjermane na thoshte neve se i thashe kete dhe ate. Nga frika harroi se, ne dinim atehere shume me mire se ai gjermanisht. Shkurt muhabeti ishte shume servil dhe frikacak.

  3. e verteta do te thuhet says:

    Persakohe do te drejtojne politiken shqiptare simotrat PS e PD do te kemi vec tragjedi per shqiptaret dhe lumturi per politiken,ashtu sic ndodhi edhe ne 97-ten ,ku njerezit i vodhi dhe i vrau po kjo politike, nderkohe qe politika vete ndante paret e grabitura shqiptareve.Se kuptoj pse Ju qe shkruani nuk e thoni te verteten troc ashtu sic ajo eshte ,apo i shkoni nga mbrapa politikes qe te kete perhere tragjedi.
    Vec nje gje keni thene te vertete ne shkrimin tuaj se Edi Rama po garon per nje mandat te katert.Atehere njeriu me plot gojen mund te thote,A nuk eshte edhe Edi Rama nje Sali i dyte qe nuk don ta leshoje kolltukun? Po c`rendesi ka ajo thuaj se kush vjen aty ne ate kolltuk, kur dihet qe cilindo qe te sjelle sejcila parti, e njejta gjendje do te jete per qytetaret e Tiranes
    Sa per informacion po te them se populli i tiranes ka kohe qe e ka bojkotuar kete lloj politike dhe keto lloj hijenash politikanesh. Po Po , nje gje eshte e vertete qe ne Tirane votuan jo me shume se 30% e popullsise dhe nga kjo perqindje fitoi Edi Rama .
    Ne protesta, per kolltukun e kryetarit te bashkise te tiranes, do te dalin, eshte e mundeshme,vetem simpatizantet e te dy partive simotra dhe askush tjeter.
    E sa per nderkombetaret dihet qe ato ja kane hequr vizen politikes shqiptare, sepse u bene 20 vjet qe ato po shohin, po kete lloj politike mafioze tonen dhe po kete lloj kulture ntelektuale e qytetare te popullit shqiptar.
    Sa per mua do te ishte shume me vend dhe i pershtatshem, i madhi KOCO DEVOLE, per kryetar bashkije te Tiranes .Na ka mare malli per kete artist te madh , me humor te holle qe na ka mbajtur gjalle vite me radhe,por ……….
    PS e PD jane te dyja akoma,GRUSHT BASHKUAR RRETH PARTISE apo PUSHTETI DEL NGA GRYKA E PUSHKES.Aty le te rrine persakohe qe populli shqiptar te ndergjegjesohet dhe te protestoj jo per karrigen e Edit apo te Lulit,POR PER JETEN E VET QE I ESHTE MOHUAR NDER VITE.

    1. beth says:

      me kenaqe ,keshtu duhet kuptuar ajo qe po ndodh

  4. Reformer says:

    Qe rruga kaper te qene e gjate, kete e dime te gjithe! Por ceshtja eshte nga t’ja fillojme! Une them se duhet filluar me Ristanin. Nese arrijme ta shkarkojme dhe ta cojme ne burg kete palo servil do te kemi nje fitore te madhe te demokracise ne Shqiperi!

  5. beso says:

    duket gjithmone sikur saliu pas manipulimit te rradhes jep fjalen dhe betohet se e ka per here te fundit.Bota mbyll syte si per heren e fundit,dhe i hap rrugen,por serish berisha konfliktual ia mberrin trukimit te ardhshem,dhe serish ai ndez sherrin e ri.Ky njeri nuk ka me burrerine te pranoje se ka njerez te tjere qe mund te qeverisin,pra ky njeri vuan nga nje stad i avancuar i delirit te madheshtise.Ky njeri,i vetmi njeri qe ligjin e njeh si bastunin e tij dhe jo si kufizim te pushtetit te tij,patjeter duhet ndaluar.Duhet ndalur ne atentatin e njemijte qe i ben Republikes dhe qytetareve te saj,duhet ndaluar ne rishkaterrimin e ketyre pak gjerave qe mezi kemi arritur.Duhet me cdo kusht,duhet me cdo mjet,duhet me cdo sakrifice.Shqiptare behuni gati te rrini te bashkuar qe Percaresi i kombit te marre pergjigjen e merituar!

    1. plaku says:

      beso,
      “Ky njeri,i vetmi njeri qe ligjin e njeh si bastunin e tij dhe jo si kufizim te pushtetit te tij,”

      Si gjithmone shkrim me brume dhe si gjithmone e njejta pyetje : Ku i gjen mor mik keto shprehje unike. Te uroj pushime te mbara. Pershendetje

      1. beso says:

        plaku,te pershendes!Po ma ben shume qjefin,me mire te me jepje nje qerasje.Nje italian qe ka punuar me mua me fliste per mafien ne Milano,dhe ne fund e mbyllte gjithmone me shprehjen:”i Mafiosi veri non s’invecchiano mai”,qe do te thote se mafiozet e vertete nuk arrijne kurre te plaken,se vriten te rinj.Ky shtaza nuk eshte as mafioz se eshte plakur,por as pleqeria nuk e urtesoi,pra vetem shtaza plaket shtaze.Ligji eshte bastun i drejtesise prandajn ne pranojme ligjin.Thuhet se fletet e hedhura gabim ne kuti tjeter quhen te pavlefshme dhe kete s’e luan topi.Nuk ndryshohen ligjet sipas volise,.ti e di se edhe nje kontrate te besh,po e firmose ajo behet fuqiplote.Nuk ka logjike kjo qe ben shtaza(se ku perkrahet andej nga Amerika se s’ka bythe shtaza te beje trimin)se ai qe hodhi voten e ngaterroi dhe hajt ta korrogjojme ne,se eshte njesoj sikur une te hyj ne kundravajtje dhe kur me ndalon polici ti them qe u ngaterrova,se ligji nuk perjashton injorancen ,pra ligji nuk ka perjashtim per personin nese perpara shkeljes e dinte apo jo konsekuencen ligjore.eshte komike,por kete qe po ben shtaza po ia thote zorra e trashe dhe jo hemisferat celebrale.Shendet!

        1. plaku says:

          beso,
          Mio amico, non so se, ti ho racontato, che io sono stato a Verona per due anni senza documenti. Percio parlo e scrivo un po anche la lingua italiana.
          Per il cafe, puo dersi che, una volta saremo tuti e dua a Tirana, cosi che il cafe la prendiamo con Campari Soda.
          Ma veramente, non e un complimento, dove li trovi questi expressioni magnifici ? Ti auguro una buona giornata e buon vacance in Albania.
          Mi saluti i tuoi genitori e la tua famiglia da parte mia. Arrivederci.

  6. e verteta do te thuhet says:

    Desha te shtoja dhe dicka tjeter ,meqe ke permendur Gramoz Rucin. Cfare ka thene Ai se do kete Revolta Popullore. Haaaaaaaaaaaaaaaaaaa sa qesharak qe eshte .Mire thone qe kriminelet nje fytyre kane.A nuk ngjan ky njeri si dy pika uji me Salen ,edhe vellezer te kishin qene dhe nuk do te ngjanin kaq shume, si ne fytyre edhe ne shpirt ,qe te dy kriminele.Kot ska thone turku ,shifi fytyren dhe lexoja shpirtin.Per cudi njeri vjen nga malet e Tropojes dhe tjetri nga malet e Tepelenes ,te dy zbriten me morra e opinga ne Tirane ,e per cfare politike apo politikanesh mund te flasesh ,te vjen ndot te diskutosh per kete gje.

  7. pelivan says:

    …… KA DALE DREQI PO HEDH VALLE

    Dreqrit jan lidhur ne valle,
    Kryedreqi tund shamine,
    Thon’do bejme dasem te madhe,
    Se martojme Shqiperine!

    Ne dasem nuk jane te ftuar,
    Vetem engjejt,sic e dime,
    ata quhen te harruar
    Qe kur moren arratine.

    Zoti s’vjen,gjithnje i zene…
    S’ paska nge as Perendia,
    “Ne kembe time”,paskej thene:
    – Le t’u veje Perrupia!…

    Ndersa Ferri dhe Zhehnemi,
    Ardhkan ne dasem pa ftese(!)
    Fshehurazi nga Aligeri,
    Madje na qenkan dhe shkese!…

    Mblidhen lugetrit dasmore,
    (Tejpertej nje vaj bilbili)
    Me dy-tre heje ne dore,
    Hyn’e del vet’ Xhebrahili.

    Dhendri nga soji Lubise,
    Ha e ha e s’djen te ngopur,
    Gojen si grop’e Sejdise,
    Nje bajloz qe patem njohur!

    Nusen e kerkon me paje,
    Veri-Jug me fusha,male
    “S’tundem”,thote,ketej or daje,
    “Se e kam te blere me pare!”

    Si kjo dasem s’eshte pare,
    Vetem nusja rri e truar,
    kurbanet me gjak te lare,
    Krismat s’kane te mbaruar

    Ke te djele do martohet,
    Shqipja lare ne uje Drini?!
    Fole,o Zot,se me s’durohet
    Dje me dreqin,sot’ i biri.

    Se me zi nuk ka ku shkon,
    Kombi i krrusur nder halle,
    Nuk e di ne me degjon:
    – Ka dale dreqi dhe hedh valle!

    Ka dal’dreqi dhe hedh valle,
    Kryedreqi tund shamine
    Thon’ do bejm’ dasem te madhe
    Se martojme Shqiperine…!

  8. Baba Tomorri says:

    Z. Judah ben nje pershkrim limonade te situates zgjedhore ne Shqiperi, shto dhe nje gabim trashanik te ngjarjeve te 21 janarit 2011, ku thote se kater deshmoret e Demokracise Shqiptare jane vrare “brenda nderteses se qeverise”. Ne mungese te plote te pergjegjesise profesionale per nje gazetar analist, Judah arrin ne nje perfundim fatal: “Shqiperia ne buze te humneres.” Se ku e shikon “humneren” Tmi-i une nuk e kuptoj. Ne Tirane po zhvillohet nje beteje juridike, e cila do te vazhdoje me mjete juridike dhe do te perfundoje me nje vendim juridik. Shqiperia i ka te gjitha institucionet juridike dhe “beteja” nuk ka pse te zhvendoset ne rruge, ku Erion Veliaj e sheh Kryetarin e Partise Socialiste te Shqiperise. Partia Socialiste dhe populli shqiptar ka juriste potenciale qe duhet te hidhen ne beteje per mbrojtjen e Kodit Zgjedhor dhe te sistemit te Drejtesise ne Shqiperi. Por qe te fitoje betejen juridike ne Shqiperi, Edi Rama dhe Koalicioni per te Ardhmen duhet t’i ngrene nje permendore floriri Heroines se Drejtesise Shqiptare, Deshira Subashit.

    1. lumturia says:

      Sinqerisht une ndjej keqardhje per potencialin intelektual e profesional te juristeve te PS ne KQZ, perballe atyre dallkaukeve dhe injoranteve te PD qe vetem jurist nuk mundesh kurrsesi ti quash…..Eshte nje tragji komendi qe ndodh pa piken e deshires per tu fshehur, mu perballe kamerave.. ketu them se fillon Horror me cfare po ndodh me ligjin nen emrin e tij…

  9. nicolla disha says:

    Tani, rruga me demokratike eshte rrevolta popullore. Berisha, nuk eshte Shqiptare me vjelljen e votes se lire. Edhe ne Afganistan, numrimi i votes vunoje vetem 5 dite. Kurse ne Shqipri, akoma nuk doli rrezultati zyrtare. Me dhune ose pa dhune Berisha duhet te shkatrrohet perfundimishte. Shqiptaret gabuan rende qe e votuan Berishen ne vitin 2005. Berisha, eshte mesuar per te perseritur vitin e tmerrit 97. Pra vetem me rrevolte masive popullore Berisha falementone.

    1. Toni says:

      ore ti kallamishte akoma vazhdon lef ti ore se gjuhe nuk quhet kjo e jotja??

      1. nicolla disha says:

        ore tija tonie,

        mose mu beje mua sie i sgjuare, shiqptetarete nuke e duane sali berishene.Qeverija e tije do falementoneje .

        1. nicolla disha says:

          Eshte nje persone i pa indentifikuar qe po perdore emrin tim duke komentuar si pirate. Gazeta Tema duhet te kete kujdese me keto flokpalare.

      2. plaku says:

        mor Toni,
        More shqiptar, lexo mor mik temen me kujdes dhe jep komentin tend, eshte e drejta jote. Pse mor mik, sa here duhet te ta them ( me zuri goja lesh ) ofendon.
        Nuk eshte mire te ofendosh se, tregon se nuk ke respekt per vehten tende dhe na prish nervat neve. C’fare faji kemi neve ne se ti ke probleme psiqike. Na thuaj more mik se, cfare probleme psiqike ke, se mund te te ndihmojme. I joti mishin ta ha por ama kocken ta le. Pra mik, na thuaj cfare probleme psiqike ke se ndoshta te ndihmojme. Pershendetje

        1. Toni says:

          plaku,

          Your wife, and daughter let the dogs out, after she had first let them in. You know why she let them in though, don’t you??

  10. dymi says:

    Ky miku thote se 4 protestrues u vrane brenda nderteses se qeverise. Ku e gjeti kete hyner, kush ja tha? Ben ndryshim te madh te thuash se 4 demonstrues u vrane brenda nderteses se kryeministrise, e krejt ndryshe eshte qe te thuash, sic ka ndodhur, qe ata u vrane me duar ne xhepa shume metra larg gardhit te kryeministrise, ne nje kohe qe nuk po benin asnje veprim destruktiv qe rrezikonte jeten e forcave te rendit apo sigurine e qeverise.

    1. Lex Rex says:

      Eshte gabim perkthimi, ne origjinal eshte ”a Socialist-led demonstration in February went seriously wrong when four people were killed by Republican Guards shooting from inside the government building” qe do te thote se kater njerez u vrane nga gardistet e republikes te cilet qellonin nga ndertesa e qeverise. Gabimi ne origjinal ka te beje me kohen, pasi shkruhet se kjo ndodhi ne muajin shkurt.

      1. lumturia says:

        sinqerisht une kete kuptova, qe rojet qelluan nga brenda, por perkthimi gabim ketu ne gazete, nese e lexojne keta te PD me deficence zgjuarsie, meret me mend si e interpretojne….

        1. Marin says:

          …aq me keq z. Lex Rex, nese ananlist Tim Judah, i cili ka marre persiper te jape konkluzione madhore per situaten politike ne Shqiperi, nuk di gjerat me elementare mbi te cilat tenton te mbeshtese perfundimin e tij. E para, demonstrata e Tiranes, e udhehequr nga PS eshte zhvilluar me 21 janar 2011 dhe jo ne Shkurt si thote ai (?!); e dyta, e gjithe bota e di se Erjon Veliaj nuk eshte “krahu u djathte” i Kryetarit te PS, Edi Rames.

  11. plaku says:

    Kam mendimin se duhet oranizuar ne shkalle kombetare ( sidomos atje ku opozita fitoi ) demostrata te medha dhe per kohe te gjate dhe sidomos paqesore qe Sala te njohi voten ne Tirane, pra rezultatin qe Edi fitoi me 10 vota. Keto demostrata duhet te jene pa tjeter paqesore, demostruesit te ruhen nga provokatoret qe Sala do fusi ne radhet e tyre dhe sidomos te kene nje disipline te hekurt. Me falni por une nuk besoj se, ata do kene disipline shembullore. Ne se demostruesit nuk bejne demostrate paqesore atehere do te cojne ujin ne mullirin e Sales. Problem tjeter ndofta do jene edhe kunder demostratat qe do organizoje Sala.
    Shikoni miq, se cfare dhelpre eshte Sala. Ambasadori amerikan sot tha se KQZ duhej te jepte rezultatin dhe pastaj………Pikerishte sot, pra mbas kritikes qe beri ambasadori amerikan, ai thote ( shif titullin ketu ne TemA online ) Rama fitoi rezultatin paraprak, por tani KQZ po funksionon si komisjon zonal. Nuk e di por ky njeri nuk kapet as me gjethe fiku, ky nuk ka taban, ky nuk ka shtylle kurizore, per familjen e tij ky njeri vret, pret, genjen, vjedh, mashtron, ………..
    I kam dhene fjalen vet vetes qe te mos nervozohem, por te le ky kamaleon, ky…….

    1. MAKS says:

      Ju thoni qe ky njeri per familjen e tij vret,pret,genjen,vjedh,etj etj.Une mendoj qe kjo specie per pushtet sakrifikon dhe familjen e tij.

    2. lumturia says:

      te njejtin shqetesim ndaj me ty Plaku. Kush i ka jetuar keto 20 vite me gjykim te ftohte per njeren apo tjetren pale, ka pare gjithmone cfare intrigash dhe skenaresh organizon Sala, qe padyshim gjithmone jua vesh kundershtareve….Kjo proteste uroj te jete e sukseshme, ne rrezimin e qeverise Saliut, dhe e fundit persa i perket pranise se figures se Saliut ne jeten e politikes shqiptare….Qellimi duhet te jete zhdukja e Saliut njehre e pergjithmone nga politika….Le te mari edhe diagnozen “I CMENDUR”, vetem te na qerohet nga syte…

  12. ilir cami says:

    zoti President!
    Ju jam e sigurt e ndiqni situaten e vendit dhe ne menyre empatike, i ben pyetje vehtes, se ku eshte pozicioni tuaj juridiko kushtetues, por dhe si qytetar qe ke qene dje dhe mund te jesh dhe neser. Populli po aq i sugurt jam do te kete jo vetem mesazhet tuaja, por qendrimin konkret tuajin. Ju vini nga ato rradhe partiake qe dihet, dhe u bere president i vendit ashtu si e di i vogel dhe i madh ne Shqiperi dhe ne tere kombin tone. Ai qe sot eshte kryminister kur deshi dhe te beri president te beri per arsye personale dhe jo per te dhene meritat tua. Jo atij njeriu je vete i bindur, se ai nuk te donte ne postin partiak se ti po beheshe i rrezikshem per te me reputacionin qe kishe dhe personalitetin qe kishe krijuar si edukativ ashtu dhe kulturor. Ti vinje nga nje familje me tradita ne Tirane dhe jo p-or ndersa kyetari yt ndoshta nuk i mungonte edukata por i mungonte kultura civile ai per kete a formuar me kohe sindromen e inferioritet, dhe ate e kompesuar me elementin e forces, duke u nisur nga principi kush ka fuqine, ka dhe forcen por ka dhe te drejte dhe ai si shume te tjereve kur te nuhat qe ti nuk je me te te ka kercenuar dhe ty, me princiipin tjeter jam pa je ti, Ne nje shoqeri me moral dhe te civilizuar nuk eshte e denje per komente. Por komenti eshte i tille se ky kryeminister po formaton njerzit si puna e tij, me principin e formimit te neriut te ri si vete ai.
    Zoti President ju jeni me shume se ne njerzit e thjeshte se Shqiperia eshte me te vertet busze greminies. Ju transmetoni nje mesazh per anullimin e zotit Baroso, dhe konstatoni me keqardhje qe proceset demokratike ne Shqiperi po vonohen. E drejte po kush e ka peergjegjsine, asnjehere dhee asnje nuk ka mbatur pergjegjsine as ata qe kane qeverisur dhe as ata ne opozite. Por eshte nje praktike se ai qe ka pushtetin ne dore ka dhe pergjegjsine direkte, opozita e ka indirekte. Vendi yne ka kaluar dhe eshte shkaterruar ne vitin 1997 me president, kryeministrin e sotem dhe sot eshte me juve. Ne baza kushtetuese jeni garant i unitetit te kombit, mbuloni sistemin e drejtesise. Kur me shume se kurre duhet te perfaqesoni me funksionin qe keni zbatimin e ketyre atributeve. Kombi po pecahet me shume se kurre, dhe drjetesia ka degjeneruar. Ato do te ishte e veshtire per ju te mblidhni Keshillin kombetar te sigurise, apo me kopetencat qe keni te mblidheni forcat politike per konsultime. Me aspektin juridik kur ne syte e kombit del nje kryeminister dhe snjeh asnje ligj dhe e ben si te doje dhe nje kryetaar opozite qe paraljmeron per revolta popullore. A nuk ju duket se ju ne pasivitet po beheni ortak me kete gjendje dhe bashkepergjegjes me kete situata. Prisni te dale situata jashte kontrollit per te lare duart si Ponc Pilati.
    Zoti President, populli ka nevoje jo vetem per mesazhin por dhe veprimin tuaj. Cdo veprim do te lere gjurme te saj ne histori ashtu sic thuhet me gojen plot per Sali Berishen jo vetem per vitet 1992,por 1997, 1998, Gerdecin dhe 21 Janarin qe ende po kullon gjak,
    Zoti President ju keni nje dhe nje rruge dhe opsion tjeter eshte dhe dhenia e doreheqjese, por nuk duhet ta beni per interes te kombit, se matrapazet si Fatos Nano, dhe Sali Berisha dhe lobi i tyre. jane gati per te bere kete pune.
    Ju lutem beni ate qe duhet qe nena mos te qaje, djalin dhe vajzen, qe shqiptaret te ecin krah per krah me njeri tjetrin dhe te jemi ne unitet me shume se kurre, per te menduar dhe te konsumojne kohen per prosperitetin dhe jo per makthin e perditshem qe ka 20 vjet qe po na ndjek hap pas hapi.

  13. njeri says:

    Nje nga shkeljet kryesore te KQZ:
    Neni 30 pka c e kodit zgjedhor.
    “Anetaret e KZAZ s’mund te jene anëtarë të një komisioni tjetër zgjedhor”.
    Kjo hedh plotesisht poshte pretendimin e KQZ-se qe deklaron se po hap kutite e numeron votat ne cilesine e KZAZ-se se Tiranes.
    Jemi ne kushtet e nje paligjshmerie flagrante ne kete proces.

  14. eno says:

    mos shpresoni tek europianet dhe tek amerika se ata nuk kame per te bere esgje ku jane pse nuk ndihen por rrine fshehur si Iriq pa gjemba ata kane interesat e tyre qe e mbajne Saliun
    Ata gjithmone e kane minuar ceshtjen shqiptare
    Lexoni kete artikull te ketij patrioti shqiptar per te kuptuar se cfare kane bere dhe po bejne me ne anglo -amerikanet

    Agim Hamiti, ju duhet te kuptonit me kohe qe komunizmi ishte i krijuar nga perendimi, dhe se pikerisht prapa internacionalizmit ishte globalizmi i
    drejtuar nga bankat e botes. Shume tentativa deshtuan ne Shqiperi se ashtu ishte vendosur apo planifikuar dhe cfare ndodhi gjate 1945-1990
    dhe me pas 1990-2010 ishte gjithshka e planifikuar te ndodhte sic ndodhi ku agjentet do te drejtonin here si komuniste dhe me pas si demokrate
    e socialiste apo kapitaliste.Keshtu mos u cudit se cfare ndodhi ne kohe te ndryshme midis ketyre dy periudhave te cilat jane aktet e nje teatri
    me aktore apo shfaqjeje,ku drejtoret apo autoret e se ciles ndodhen ne perendim;

    -akti 1 krijimi i kapitalizmit

    -akti 2 krijimi i komunizmit

    -akti 3 krijimi i fashizmit,nazizmit

    -akti 4 krijimi i dy superfuqive

    -akti 5 krijimi i EU dhe unioneve

    -akti 6 globalizmi

    ———————————————————————————
    Agim Hamiti Le 17/04/2011 në 21:14

    AgimHamiti thotë:

    15 Prill, 2011 më 9:28 pm

    Letër e Hapur drejtuar:

    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.

    – Ambasadorit amerikan në Tiranë.

    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e
    ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike,
    blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $
    për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT.
    Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të
    gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë
    të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë

    kEmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e
    dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia
    (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte: «Nuk është nevoja për
    asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në
    Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në
    çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë
    të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla.
    Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë
    me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të
    cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës
    SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet.
    Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët
    e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar
    nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i
    ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje
    që më ka preokupuar:
    «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk
    duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye.
    Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë
    që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80
    milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij

    të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri,
    në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu
    regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë
    të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të
    nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci
    amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet. Rastësi?
    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me
    plane afatgjata e të kalkuluara mirë.
    Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej
    diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po
    i jetojmë përditë. Eshtë utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të
    tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet
    e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë)
    të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave
    të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do
    t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
    «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk
    parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit
    2011.»
    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97–
    ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë?
    Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit
    antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat

    merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu
    është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike.
    Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është
    veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare
    të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984
    komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të
    Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të
    shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa
    rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për
    shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e
    verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre
    22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap
    edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
    DARI MELI
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 001 212 – 491 – 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.
    Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i
    Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta
    gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar,

    Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,

    Tiranë.

    Mgjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë
    titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk
    d0 të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin
    madhor në fjalë. Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar,
    realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara
    ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej
    diktaturës.
    Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të
    lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJsë, Hamit Meli, idetë
    dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur
    nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të
    dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit
    Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos
    Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë
    sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht
    edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të
    tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të

    pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të
    cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të
    renë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur
    politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari
    është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa
    Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në
    çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet
    ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e
    ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve.
    Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara
    syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj
    ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi
    dosjen time. Eshtë në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të
    vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i
    detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë.
    Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e
    dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet,
    dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë
    Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve.
    Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik
    amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të
    pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali
    që ndriçohet sadopak.

    Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë
    që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen
    symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por
    bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të
    padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald
    Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi:
    «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.»
    Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka
    berë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si
    dyzetë vjet para kësaj date. Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të
    amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të
    Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi
    politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës.
    Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi
    ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me
    kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej
    diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se
    kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i
    shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa
    malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e
    Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj
    brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të
    kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një
    shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku
    po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kudrot e rëndësishëm të DSJsë, për të cilët bëhet
    fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa
    dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre
    burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej
    politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me
    ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të
    privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë
    Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk
    duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe.
    Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës
    kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe
    janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike.
    Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë
    dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë
    shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një
    fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të
    favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për
    çështjet në proces.
    Politikanë të Prishtinës,
    Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga
    NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej
    bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme;
    kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë
    të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve.
    Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk
    e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u
    intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta
    pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse
    Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por
    dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për
    rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën
    zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të
    Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e
    Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është
    shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në
    heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë
    çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të
    Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka

    ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së
    bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve
    shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të
    mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë
    vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të
    bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave
    të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur
    korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra
    familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se
    për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me
    etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në
    Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në
    vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag
    të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të
    merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë
    izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as
    rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve.
    Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq,
    ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar
    në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve,

    dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ?
    «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura.
    Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij
    antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës
    së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver
    Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot
    në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy
    prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i
    tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di
    shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën.
    Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike
    Për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë.
    Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë
    që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform
    ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre
    ndaj kombit shqiptar.
    Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që
    mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë
    që ta mposhtë të vërtetën.
    Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë
    një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as
    prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje
    median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej
    institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Eshtë e

    sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në
    marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit
    shqiptar.
    Zoti Ambasador Arvizu,
    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs.
    Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të
    pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të
    Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar
    shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet
    përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e
    komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam
    shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka
    vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt.
    Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një
    perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të
    hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po
    ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që
    teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një
    superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot
    në këtë shkrim.
    «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto
    fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti
    vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të
    drejtë:

    «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra
    shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me
    dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga
    gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertë
    amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra
    shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.»
    Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e
    pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë.
    Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të
    ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si
    edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni
    ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të
    vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni
    edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e
    shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër
    kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët
    punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të
    sojit të tyre.
    Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë
    kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët
    punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të

    formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin
    në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi
    ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të
    punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave
    » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale.
    Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit
    shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo
    Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej
    datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të
    mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të
    Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj
    arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës
    i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit
    “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të
    kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej
    tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes.
    Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy here .
    DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada
    amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të
    formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të
    shurdhër
    I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara,
    amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe
    parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor

    si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit.
    Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të
    jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos
    lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e
    vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni,
    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj
    së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar
    mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i
    bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i
    djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli
    që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të
    jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të
    vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar
    më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe
    cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë?
    Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit
    shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë
    në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na
    ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e
    paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt
    shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme.

    Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret
    shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të
    rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e
    mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e
    dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në
    Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është
    vulosur e kyçosur në kasafortë.
    Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur,
    me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk
    mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që
    Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në
    stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si
    struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që
    bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për
    zgjidhjen e problemeve madhore.
    Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e
    tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine
    dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur.

    Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo
    turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të
    njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë
    prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të
    gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e
    ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARE. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët
    tane t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën
    disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet.
    Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të
    jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë
    si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një
    skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e
    zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga
    shpërbërja graduale.

    AGIM HAMITI

    P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një

    Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një

    kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë

  15. SERENA bAJRAKTARI says:

    Ku e mori ky i ashtuqueturi ” Gazetar” se 4 viktimat u vrane brenda gardhit te Qeverise?O njeri para se ta hedhesh ne leter verifikoje mire materialin e pastaj hidhe ne Gazete, O BUF!

  16. ardi says:

    Fatos Nano vertet ishte nje politikan i degraduar,por pushtetin ne 2005en e dorezoi pa rremuja dhe dha edhe doreheqjen nga partia,ndersa ky pusht plak esht gati ta ndezi vendin dhe pushtet nuk dorezon.Ky pleh duhej gjykuar qe me par per vrasjet e 92it dhe te 97es,dhe sot duhej te ishte ne burg dhe jo te na ngrefosej si gjeli maj plehut.phyyy o Sali plera

    1. tourkofagos says:

      a mund te krahasohet F.Nano me Al Saliun!!! kurre!!!!
      Al Saliu,mbasi mori pushtetin mbas Nanos,e futi ne burg ,,,,,,!
      ku eshte ndryshimi mes tyre????
      Al Saliu eshte islamist extrem,burgos,vret dhe nuk bene doreheqje,,,,ndersa Nano,kristian,,,,dorezoi qeverrine dhe dha doreheqjen nga PS,si evropian.
      ky eshte ndryshimi mes dy shqipfolesave,me fe te kundert.

  17. shqiptari says:

    po cka jan more vllezer kto komente po shifeni jeten perpara lerni kto llafe te kto e fjale te kota meruni me gjera me te mecura.klm

  18. albi says:

    po cfar protestash jane keto??????ku protestuesit protestojne 2 ore e shkojne ne shtepi per pushim.e pastaj mund te kthehen prape per 2 ore.kjo lloj proteste mund te behet ne nje vend demokratik por jo ne shqiperi.
    DUHEN BLLKUAR TE GJITHA AKSET RRUGORE TE VENDIT DHE TIRANES,

    ME MAKINA TE TONAZHIT TE LARTE TE CILAVE TU HIQEN CELESAT,

    ME NJEREZ TE CILET VIJNE NGA CDO ANE E VENDIT ,

    SHTEPIA E SALIUT,

    KQZ E RISTANIT,

    TE GJITHA BIZNESET E PERKRAHESVE TE SALIUT,

    TE GJITHA SHTEPITE E PERKRAHESVE TE SALIUT QE NUK ZBATOJNE LIGJIN,

    DHE CDO GJE TJETER QE KA TE BEJE ME SALIUN

    DHE JO PER 2 ORE POR DERI SA KY I FUNDIT JO TE PRANOJE TE ULET NE
    TAVOLINE POR TE KAPET NGA PROTESTUESIT E TE MBYTET ME PESHTYME PER
    KETE KOSTO TE LARTE QE PO I KRIJONE SHQIPERISE.

    JO KONFRONTIM ME POLICIN DHE ME NJERI-TJETRIN,JO DJEGJE DHE PRISHJE TE
    ASNJE PRONE PUBLIKE DHE PRIVATE,VETEM NJE GRUSHT I FORTE PARALIZUES
    KUNDER BERISHES DHE PERKRAHESVE TE TIJ

    SHQIPERIA E SHQIPETAREVE,VDEKJE TRADHETAREVE

  19. ALBAN DEGA says:

    SI MUND TE VOTONTE PRESIDENTI I REPUBLIKES PER NJE VRASES KUSAR SI LULEZIM BASHA!?

    – Ja pse Berisha udhezoi hajnat e kusaret e tij te votave qe te mos fusnin
    edhe nja kater pese vota te sajuara per jaranin e tij Basha ne kutine 1968!
    Vetdemaskim i turpshem

    – Pse nuk arreston ne flagrance prokuroria e Pergjithshme Arben Ristanin dhe
    tre musketieret e tij ne KQV

    – Akt i larte qytetar, intelektual, demokratik dhe atdhetar i Z. Bamir Topit!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eureka !

    Bijeza bastarde e “Klanit” te Sali Berishes, Televizioni ABC, sapo njoftoi me sansacion te madh e live se sapo ishte zbuluar fshehtesia e votes se Presidentit te Republikes se Shqiperise, Z. Bamir Topi e hedhur gabim ne zgjddhjet e 8 majit 2011. Ne kutine e votave me Nr. 1968 kishte dale nje vote e hedhur gabim per kryetarin e ” Aleances per te Ardhmen” dhe liderine opozites Z. Edi Rama.
    Komentet i ketij altoparlanti te Sali Berishes dhe bandes se kusareve e vrastareve si dhe e ministrit te tij per Shtetin Z. Genc Pollo ne kete rrjet te turpshem dhe krejt te njeanshem televiziv me kujtoi njoftimet e dikurshme te Radiotelevizionit shqiptar sa here zbulohej ” koka e komplotit imperialisto- revizionist” apo “poliagjenti i rastit” sic ishte ajo e ish- kryeministrit Mehmet Sheshu e co.

    Pse nuk arrestohet ne flagrance Arben Ristani dhe musketieret e Berishes ne KQZ!?

    Si duket ka qene pikerisht ky “komplot” per te kapur mat kryekomplotistin e 21 janarit 2011, Presidentin e nderuar te Republikes qe ka penguar Berishen dhe kusaret e tij qe te fusnin , rrasnin edhe nja pese vota te tjera te manipuluesve dhe hajnave te votave me Salen ne krye e janarnin e tij Basha, sic kane vepruar e po veprojne ne te gjitha kutite qe po i legalizon “Rosaku” Arben Ristani dhe tre musketieret e tij ne KQZ.
    E para dhe e vetmja kuti e pa fabrikuar dhe pa u mbushur me te pakten kater- pese vota te falsifikuara per Lulezim Bashen nga falangat e ustallaret e vjedhjes dhe manipulimit te votave te kryehajnit Sali Berisha . Behej fjale per nje peshk te madh. Behej fjale per “koken e komplotit” te 21 janarit 2011, sipas Berisha- Topallit, Presidentin e Republikes Bamir Topi. Me nje gur vriteshin dy zogj.
    Cfare pret Prokuroria e Pergjithshme ose ajo e Tiranes per te arrestuar Arben Ristanin dhe tre kamikazet e Berishes ne KQZ, keta legalizues te votave te fabrikuara e te falsifikuara nga hajnat e tyre te kapur ne flagrance e ne kamera njesoj si Ilir Meta ne kusarine me barbare e me te rrezikshme qe ushtron Padrinoja e Mafias shqiptare, Sali Berisha tash 15 vjet ne Shqiperi.

    Te rimartuarit per karrike dhe

    ” Presim sqarimin e Presidentit te Republikes per kete vote te cuditshme”, deklaroi anetari i bandes se kusareve te votave dhe te mundit e te djerses se taksapaguesve shqiptare, Genc Pollo. Nuk mund te fole ai ndryshe vecse sic flasin gjithe anetaret e kesaj bande kusaresh dhe vrastaresh.
    Gjuha e tyre e vetme po ashtu si dhe e telallave mediatike ne sherbim te saj si ABC, Klan, Frangaj. Fevziu, Cili, Zheji, Balliu … eshte gjuha e Padrinos se kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sic e ka quajtur vete “zedhenesja e imperalizmit amerikan” “The New York Times”, Sali Berisha ….
    I kerkoj falje lexuesit te nderuar per kete lapsus, pasi ne fakt stalinisto- enveristi Sali Berisha e ka quajtur “The New York Times” shume me keq se Stalini apo Hitleri, shume me ashper se Sadami apo Enveri, shume me egersisht se Fidel Kastro apo Honekeri. As me shume e as me pak se “nje leter higjienike” !!!

    …. tri pyetje retorike per kusaret e Berishes

    Meqe Genc Pollo shume me sarkistikisht se gazetaret e ngazellyer te ABC shprehu habi per kete vote, qofte e vertete apo jo “Eureka” e ABC-se, do ti pergjigjesha me disa pyetje retorike qe me shume se i divorcuari i rimartuar me PD-ne dhe Berishen per karrike, do te vlente per ” bashkeshortin” e tij dhe “boyfriendin” domethene jaranin e tij Lulezim Basha !?
    Si mund te votonte Presidenti i Republikes se Shqiperise per nje kryekusar te autostrades se hajnise se kombit Lulezim Basha, i akuzuar per grabitjen e rreth 300 milione eurove te taksapaguesve shqiptare se bashku me klanin e bosit te tij !?
    Si mund te votonte Presidenti i Republikes se Shqiperise per nje kryvrases te kater, plagosjen e 27 , arrestimin, rrahjen, keqtrajtimin dhe torturimin e mbi 131 protestuesve paqesore ne Sheshin S’ Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2011 me urdher te kryekzekutorit Sali Berisha!?

    Midis Tiranes dhe Hages

    Secili prej ketyre akteve terroriste eshte krim kunder njerezimit ne baze te Konventes se Gjeneves dhe gjykohet nga Gjykata Nderkombetare e Hages, ku heret a vone do te gjykohen si Berisha edhe jarani i tij, per cka eshte duke punuar nje grup avokatesh nga me te njohurit ne Bote ketu ne Nju Jork dhe ne Madrid, per hollesirat e te cilave do tu njoftojme se shpejti. .
    Si mund te votonte Presidenti i Republikes se Shqiperise per Lulezim Bashen, nje hafije te Beogradit dhe te agjentuarave te huaja qe ka spiunuar liderit kryesore te luftetareve per liri te Kosoves, UCK-se, midis te cileve, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj etj. dhe njollosi mbare kombin shqiptar me sajimin e akuzave te Beogradit per gjoja transplantet e organeve te roberve serbe te luftes ne shtepine e verdhe, sic e ka pohouar acik mjeku peruan.
    Se fundi, asnje shqiptar nuk ka informacion me te sakte dhe me te plote per Lulezim Bashen e Sali Berishen nga burime te specializuara e ligjore sic eshte SHISH, etj, lidhur me bemat e aferat e pista te Lulezim Bashes dhe Sali Berishes dhe veprimtarine e tyre kriminale dhe atdheshitese. I tille ishte krimi flagrant antikushtetues i nenshkrimit te Marreveshjes se Otrantos me nje shtet qe akoma mban ne fuqi gjendjen e luftes me Shqiperine.
    Vrastar, kusar dhe atdheshites i sprovuar

    Vetem ky fakt, pa permendur shkeljen e embargos se naftes dhe armeve per makinen e dhunes e terrorit te Milloshevicit ne Bosnje ne vitet 1994- 1995, i rendit Sali Berishen dhe jaranin e tij Lulezim Basha dy shkalle me lart tradhetie kombetare se Esat Pashe Toptanin e nipin e tij Ahmet Zogun. Behet fjale per 10 Shen Nauma e miliona fuci nafte ne ujrat bregdetare shqiptare te Otrantos!
    Nese eshte e vertete qe Presidenti i Shqiperise Z. Bamir Topi ka votuar kunder Lulezim Bashes ai ka kryer nje akt te larte moral e politik. Nje akt i larte qytetar, intelektual, demokratik dhe atdhetar i Presidentit te Republikes, si garant i Kushtetutes dhe i Integritetit e sovranitetit kombetar te Shqiperise, te cenuar, nxjerr ne ankand dhe tradhetuar nga Sali Berisha dhe jarani i tij, Lulezim Basha.
    Si mund te votonte Presidenti i Republikes Bamir Topi per nje kusar, per nje vrastar, per nje tradhetar e atdheshites si Lulezim Basha!?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje