Zhgënjimi im nga keqpërdorimi i zotit Godo

1 Prill 2011, 20:09Editorial TEMA
Zhgënjimi im nga keqpërdorimi i zotit Godo

Nga Mero Baze

 

Në një intervistë të republikanit Sabri Godo, shpërndarë nga stafi elektoral i Lulëzim Bashës, bëhet një përpjekje e panevojshme për të justifikuar gjestin e lënies së nënshtetësisë shqiptare të zonjushës Aurela Isufi, tani grua e kandidatit të Berishës për Bashkinë e Tiranës. Them e panevojshme pasi lënia e shtetësisë është një akt personal dhe për të një qytetar nuk ka pse i jep llogari askujt. Në këtë kontekst zonjusha Isufi, e cila ka hequr dorë me vullnetin e saj nga shtetësia shqiptare, ka pasur arsyet e saj, për të cilat është e lirë të mos na japë asnjë shpjegim.

Në rastin konkret çështja po ngjall debat për arsyen se burri i saj, një vit pasi ajo ka hequr dorë nga shtetësia, ka nisur një karrierë të befasishme politike, sponsorizuar nga familja Berisha dhe është rikthyer në atdhe për të qenë për 6 vite ministër dhe tashmë kandidat për kreun e Bashkisë së Tiranës. Lënia e shtetësisë nga zonja Isufi është një lajm i vjetër që i është përmendur zotit Basha dhe dy vjet më parë, dhe një vit më parë. Tani çështja bëhet më e ndjeshme pasi ai po kërkon të bëhet qytetar i parë i Tiranës me një handikap të madh në gjendjen civile familjare, pasi gruaja dhe vajza e tij kanë shtetësi holandeze, duke lënë atë shqiptare. Askush të mos pretendojë se kjo gjë mund të mos i përmendet zotit Basha, por është dyfish fyerje për qytetarët e Tiranës që në vend të familjes Basha të përgjigjet zoti Godo dhe për më tepër të thotë disa gënjeshtra që nuk e nderojnë.

Gënjeshtra e parë që nuk nderon zotin Godo është koha kur ai pretendon se ka njohur zonjën Isufi. Po e citoj të plotë: “Unë këtë Aurelën, të shoqen e Lulëzim Bashës, e kam njohur  personalisht që 15 vite më parë, që në kohën kur ishte ende çupë e re, që u fejua. Unë e pyeta ku e ke burrin dhe më tha se punon në Kosovë. Që në atë kohë e kam njohur si një vajzë shumë të shkathët, shumë të dashur, inteligjente, që punonte me holandezët…”.

Më vjen keq të mendoj ndonjë arsye shëndetësore në këtë lajthitje të zotit Godo, por nëse bëjmë 15 vite më pas, i bie që zoti Godo ta ketë njohur zonjushën Isufi në vitin 1996. Dua t’i kujtoj zotit Godo, meqë ndonjëherë merret dhe me çështjen tonë kombëtare, se në vitin 1996 Kosova ishte nën Serbi, edhe pse kish vetëshpallur pavarësinë. Zoti Basha, sipas CV së tij, atëherë ishte student në Hollandë dhe nuk kish ç’të bënte në Kosovë, vetëm nëse punonte për serbët. Por unë e besoj që zoti Godo e ka takuar zonjushën Isufi në vitin 1996. Në atë koha zonjusha, e cila është nga stërmbesat e Vehbi Alimuçës, shërbente në kompaninë e njohur piramidale në vend si ndihmëse e nënës së saj, e cila ishte njeriu kyç në administrimin e kompanisë VEFA dhe pareve të saj. Zotin Godo të gjithë e mbajmë mend që e respektonte shumë zotin Alimuça, merrte pjesë në gjithë veprimtaritë e kompanisë në fjalë, dhe mund ta ketë takuar zonjën Isufi. E sigurt është që zonja Isufi nuk i ka thënë që jam e fejuar, dhe aq më tepër nuk i ka thënë që burri im është në Kosovë. Këtë ja kanë thënë me sa duket tani tek shtabi i zotit Basha, por kjo nuk e nderon një shkrimtar që shpesh herë tenton të shkruajë dhe tema historike në letërsinë e tij, pasi është pasaktësi e madhe. Shpresoj që zoti Godo të mos e ketë këtë angazhim nga lidhjet e tij të vjetra me VEFA-n, por nga dëshira për të ndihmuar një kandidat të së djathtës në Tiranë, qoftë dhe duke gënjyer për ndonjë gjë.

Gënjeshtra e dytë e zotit Godo është puna e nënshtetësisë. Godo thotë: “Me sa di unë kjo puna e nënshtetësisë është një spekulim në të vërtetë. Në atë kohë, ajo kishte blerë një shtëpi në Holandë, por ai vend ka ligje nuk është si ne, që mund të ndërtosh si të duash dhe të bësh si të duash dhe ta kthesh oxhakun nga të duash. Atje i thanë që të blesh shtëpi këtu,  duhet nënshtetësia holandeze dhe ajo e mori nënshtetësinë holandeze. Dhe doli një ligj në vitin 2004 në Holandë, që thoshte se mund të marrësh nënshtetësi holandeze, në rast se lë nënshtetësinë e vendit nga vjen…”.

E theksuam dhe në fillim se vendimi për të lenë shtetësinë shqiptare është vullnet personal dhe kjo sanksionohet qartë dhe në ligjin tonë për lënien e shtetësisë. Atë nuk mund të ta heqë askush, për çfarëdo arsyeje. Gruaja e zotit Basha ka qenë e lirë ta bëjë këtë dhe e ka bërë. Zotin Godo duhet ta kenë keqpërdorur kur i kanë thënë se në Hollandë nuk lejohet të blesh shtëpi po nuk ishe shtetas holandez, pasi mjafton një leje qëndrimi në një vend evropian për të blerë një banesë. Po ashtu zotin Godo e kanë gënjyer kur i kanë thënë se në vitin 2004 ka dalë një ligj në Hollandë që nuk lejohej dyshtetësia, pasi legjislacioni holandez e lejon dyshtetësinë. Edhe legjislacioni austriak, që është më i rrepti, nuk të lejon dyshtetësinë në momentin që kërkon atë austriake, por një ditë më pas ti mund të rimarrësh një shtetësi tjetër. Zonja Isufi-Basha, ka bërë zgjedhjen e saj dhe duhet të ketë arsyet e saj. Do të më vinte shumë keq nëse nuk i është treguar e sinqertë zotit Godo kur është përpjekur ta përdorë për këtë intervistë. Ajo e ka dorëzuar shtetësinë shqiptare pikërisht në vitin 2004, dhe ka pasë kohë, sidomos në vitin 2005 kur burrin e saj e sollën me parashutë në Tiranë për të bërë karrierë politike sponsorizuar nga familja Berisha, që ta rimerrte shtetësinë. Unë kam dyshimet e mia dhe jo pak informacione se zonja Isufi Basha ka pasë arsye që nuk lidhen me zotin Basha për të mbajtur shtetësinë holandeze, sidomos qyshkurse shteti shqiptar pa dashje nisi të hetonte për pronat dhe investimet e VEFA në Hollandë, hetime që u ndërprenë menjëherë pas vitit 2005. Por ky është problem i saj. Unë këmbëngul që ne nuk kemi pse i kërkojmë asaj me zor të ribëhet shqiptare. Por dhe zoti Godo nuk ka arsye të mjaftueshme publike të keqpërdoret në këtë moshë nga çifti Basha- Isufi, vetëm në mos pastë ndonjë hall personal të vjetër, meqë i ka mbetur në mendje viti 1996.

Më bëri përshtypje po ashtu që zoti Godo bënte sikur e dinte nga Vlora këtë vajzë. Në të vërtetë ajo dhe zoti Godo janë nga e njëjta zonë, nga Progonati i Tepelenës, natyrisht me origjinë. Por në kujtesën e tij më shumë ka ngelur fakti që ajo është një nga stërmbesat e Vehbi Alimuçës nga Vlora, se sa vajzë e një njeriut te thjesht, nga Kurveleshi, i transferuar më vonë në Tiranë. Dy fëmijët e kësaj familje janë larguar në Hollandë pas vitit 1997, janë shkolluar në universitete të shtrenjta, kanë blerë dhe shtëpi siç thotë zoti Godo, ndërkohë që prindërit e tyre këtu nuk i kanë pasur ato mundësi. Mua më kujtohet babai i zonjës Isufi, një burrë modest dhe fjalëpak, që Gramoz Ruçi donte ta bënte anëtar të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve në vitin 2004, mos gaboj, dhe unë për shkak të idesë fikse se ai duhet të ishte ndonjë ekstremist i majtë i kërkova zotit Berisha që PD të votonte Halil Lalaj meqë dhe ky ishte kandidaturë alternative nga Partia Socialiste. Zoti Berisha e bëri meqë nuk e dinte se këtë do ta kishte vjehrrin e “yllit” të familjes së tij pas një viti. Unë pata një shije të mirë nga portreti i tij pasi mu duk njeri modest dhe që e kërkonte atë vend pune edhe për shkakun se nuk kishte shumë pare. Është pak e çuditshme të besoj se babai kërkonte një rrogë në Shqipëri, ndërsa e bija dhe djali harxhonin nga 100 mijë dollarë në vit në Hollandë për shkollimin dhe blinin dhe shtëpi. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në këtë histori zoti Godo, dhe nuk do të përgjigjesha publikisht po të mos të njihja dhe po të mos më vinte keq që je në pozitë kaq të vështirë sa duhet të përdoresh në këtë moshë.

Unë mendoj se rruga e kandidatit Basha për tu përballur me këtë fakt nuk je ti. Ai duhet të përballet me këtë fakt së pari duke e pranuar dhe së dyti duke ja lënë në dorë qytetarëve ta gjykojnë. Ne mund ta votojmë Lulëzim Bashën edhe sikur të kishte një grua të lindur në Hollandë që do të bëhet shqiptare, edhe tani që ka një grua shqiptare që dëshiron të jetë hollandeze, edhe nëse nuk do të kishte grua fare, apo do të divorcohej gjatë fushatës. Kjo është një histori personale e tij dhe një zgjedhje e tij. E vetmja gjë e dyshimtë në gjithë këtë histori është përpjekja për të shpikur gënjeshtra për gjëra që nuk ka nevojë. Mos i fyeni qytetarët duke u ofruar një gënjeshtër për ta votuar. Ata mund të votojnë një njeri të vërtetë qoftë dhe me të meta, por kurrë një gënjeshtër të përsosur nga gënjeshtarë. Qofshin këta dhe “ekspertë” historish.

 

46 komente në “Zhgënjimi im nga keqpërdorimi i zotit Godo”

  1. arber says:

    bravo artikull i sakte edhe i bazuar ne fakte…sabri godo i perket atyre pseudointelektualeve qe duan te hiqen si atdhetar kur i intereson

  2. Rilind says:

    Bjeri Mero me te lumte dora. Se ashtu e do plaku Godo. Ka filluar te rrjedhe ne pleqeri.

  3. neser eshte vone says:

    Mos ndoshta Z. Baze nuk i ka pleqyer fakti qe Sabri Godo ka perkrahur publikisht Lulezim Bashen?
    Thjesht nje pyetje.

    1. Vllazeni says:

      Z. Baze ka përshkruar në mënyrë mjaft të kthjellët gënjeshtrat e plakut Godo dhe ka argumentuar e përgënjeshtruar. Kjo është e qartë. Nëse, Z.Baze nuk i pëlqen Lul Basha, kjo është përzgjedhja e tij. Dhe kjo, gjithashtu nuk e bën gënjeshtrën e Godos të vërtetë mbi subjektin në fjalë.

      1. neser eshte vone says:

        I dashur Vllazeni
        Nuk e di ne se e ke lexuar intervisten e Zotit Godo. Ceshtja e kombesise se gruas se Lulzim Bashes zinte vetem nje paragraf ne nje interviste shume te gjate, dhe per mendimin tim personal, nuk ka te beje aspak me aftesite apo mosaftesite e Lulzim Bashes per te qene kryetar bashkie i Tiranes. Shpresoj te pakten qe ketu te biem dakord bashke. Zoti Baze me habiti qe nuk kishte kundershtuar asnje nga arsyet pse Zoti Godo kishte perkrahur Bashen por ishte marre vetem me nje ceshte aspak thelbesore.
        miqesisht “neser eshte vone”

  4. ben says:

    Kur i vene edhe ketij Godos epitetin “plaku i urte “,lene mos e pyet,ben edhe sikur jep mend.Godo luftoi per ato pronat e veta qe i mori dhe kaq.Eshte bere nje plak matuf qe urinon pa vetedije.Gazetaret duhet ta lene te qete,nuk eshte ai per te dhene mend,se cfare thote Sala thote edhe ky.

  5. mendertafuti says:

    Kush eshte S.Godo?-Po ja,ai tha para pak ditesh se cfaredo roli qe te kete luajtur Enver Hoxha ne demonstratat e vitit 1981 ne Kosove,ai mbetet anti-shqiptar se ja shiti Kosoven Titos.
    Qe nje gjoja intelektual te arrije te pohoje edhe kete,me le te dyshoj ose ne gjendjen shendetesore te trurit te tij,ose ne shkallen e larte e te ndyre te korrupsionit qe e ka perfshire.
    Ne rastin Godo jane te dyja me sa duket. Qe te arrihet te pohohet se E.Hoxha qenka “tradhetar” se nuk e mbajti Kosoven te lidhur me Shqiperine,eshte nje idiotizem.Ne kushtet kur Shqiperia nuk u quajt as pjesetare e Koalicionit Antifashist,por gati shtet agresor se bashku me Gjermani-Italine dhe Stalin-Roosevelt-Churchill e ndanin boten si te ishte nje torte,del Godo e thote qe Enveri e shiti Kosoven.
    Ta thoshte kete ne ndonje fushate elektorale te Berishes ne ndonje fshat mbas inaugurimit te çezmes se katundit,edhe hahet.Por ta pohoje kete ne nje forum shkencor duhet nje guxim i madh.
    Dhe guxim te tille kane vetem idiotet.

    1. bbb says:

      Shume e drejte nderyrja juaj.
      Si ish oficer me pervoje, qe ka studiuar shume histori ne shkolle, desha te them se pretendimi absurd i Godos se gjoja Enveri ka shitur Kosoven eshte sa idiotesk edhe aq i genjshter. Edhe sikur Enveri te donte me force ta merrte Kosoven( nuk kishte e mundur praktikisht se ushtria jone partizane qe modeste), kufijte e pasluftes do te sanksionoheshin ne Konference e Paqes ne Paris 1946( as bejeh llaf qe Kosobva ti jepej Sqhiperise se Srbia ishte ushtri fituese). Nga ana tjeter nqs Enveri do te bente “clirimin” e Kosoves, detyrimish Shqiperia do te futej ne rrethin vendve agrosore qe kane ndihmuar nazifashizmin pasi suhtria e Enverit do te ishte praktikisht armike e ushtrise aleate te kuqe dhe asj te Tios madhe edhe ushtrise bullgare qe operonte per qark. Une dyshoj se Godua te kete njohuri te thella per Luften 2 botrore kur ai ka qene nje kalama 10-13 vjecar, dhe ska marre vesh kurrgje se cbehej

  6. 21Janari says:

    Gënjejnë të gjithë së bashku me Godonë sepse kanë shumë nevojë ta bëjnë këtë !
    Me sa dikuet Mero ditka mjaft të vërteta rreth çiftit Basha… A do ti nxjerrë ato, apo di ti lerë në formën e hamendësimeve (apo provokimeve) siç bën në këtë shkrim? Të shohim…

    1. Vllazeni says:

      Nxjerrë pra i ka Mero Baze. Si i do më ti? Këto nuk janë hamendësime, as provokime.

  7. mendertafuti says:

    Kush eshte S.Godo?-Po ja,ai tha para pak ditesh se cfaredo roli qe te kete luajtur Enver Hoxha ne demonstratat e vitit 1981 ne Kosove,ai mbetet anti-shqiptar se ja shiti Kosoven Titos.
    Qe nje gjoja intelektual te arrije te pohoje edhe kete,me le te dyshoj ose ne gjendjen shendetesore te trurit te tij,ose ne shkallen e larte e te ndyre te korrupsionit qe e ka perfshire.
    Ne rastin Godo jane te dyja me sa duket. Qe te arrihet te pohohet se E.Hoxha qenka “tradhetar” se nuk e mbajti Kosoven te lidhur me Shqiperine,eshte nje idiotizem.Ne kushtet kur Shqiperia nuk u quajt as pjesetare e Koalicionit Antifashist,por gati shtet agresor se bashku me Gjermani-Italine dhe Stalin-Roosevelt-Churchill e ndanin boten si te ishte nje torte,del Godo e thote qe Enveri e shiti Kosoven.
    Ta thoshte kete ne ndonje fushate elektorale te Berishes ne ndonje fshat mbas inaugurimit te çezmes se katundit,edhe hahet.Por ta pohoje kete ne nje forum shkencor duhet nje guxim i madh.
    Dhe guxim te tille kane vetem idiotet.
    Shenim:Une kam ngrene nje degdisje ne malesi,ne kohen qe Godo me qurravece te tjere sot dhe kryeministra i qurravepseshin Enverit.E kam fjalen qe per sa shkruajta.e kam me Godon dhe jo me Enverin qe ka gjynahe boll,por jo ato qe kerkon ti veshe Godua i Saliut te Viçidolit.

    1. Arberor says:

      Godo jo vetem ka rrjedhur nga trute, por Godo eshte vete “antishqiptare”, kur erdhi janullatosi Godo ishte nje prej atyre lipizhareve qe ju ul dhe i puthi duart dhe i tha se ai ishte shpetitmtari! Ce pyet lipizhar ne ate regjim, lipizhar edhe ne kete regjim! Mesa mora vesh une nga njerez qe kishin qene ne ate pervjetor per demostratat e Kosoves e kishin bere halaq Godon! Turp ti vije!

  8. hysni dajaku says:

    Godoleshi i dha doren e fundit bojes ne politke me vendosien e cupes Ministre e Shendetesise,,gjithcka tjeter qe flet e ben jan si tymset qe hedh Saliu,,po u be burri genjeshtar,hajdut e servil edhe ne pleqeri,ta haje dheu nje ore e me pare,,,Enver Hoxha nuk e mori dot Kosoven se nuk kishte as krrapie e as fuqi,po nuk e shiste dot per vet faktin se nuk ishte e tija,,si mund ta shiste Enveri nje gje qe se kishte ,,e kjo eshte e thjeshte si drita e diellit e nuk duhen Godoleshe per ta sqaruar

  9. Spiro Cobo says:

    Zoti Mero! Paske akiv te madh, o burre i dheut! Shume gjera te reja po na nxjerr cdo dite. Jam plotesisht dakord me ty. Do e kete nje hall ky plaku Godo. Ose nuk i ka thene ato gjera fare dhe keta ja kane futur kot. (Degjova se paska dhene edhe nje interviste ne nje TV lokal te Tiranes, dhe sikur i paska perseritur edhe aty. E vertete?). Por vec atyre genjeshtrave qe thua ti, Godo genjen kur thote se po te kishte mundesi financiare, do kontribuonte financiarisht per fushaten e Lulit. Kush i ha keto? Te gjithe e dine se Godua u largua nga politika aktive, jo se u plak, por se e arriti qellimin, per te cilin ju fut politikes. I mori pronat qer donte te merrte si dhenderr i vrionasve. Pra eshte i pasur, madje shume i pasur. Nuk mallengjen dot njeri me keto genjeshtra. Po ashtu genjen kur thote se gruaja e tij, qe ne vitin 2007 paska votuar per Edi Ramen, sivjet do votoje per Luli, madje edhe 5-6 pjestare te tjere te familjes. Pra’ ky Godua nuk qenka ai plaku i urte dhe politikani i matur qe tregohet. Ai komandoka edhe votat e gjithe familjareve. Apo ka bere ndonje sondazh dhe i ka dale qe te gjithe pjestaret e familjes se ij do votojne per Lulin. Edhe po te jete e vertete, Godua e di se vota eshte e fshehte dhe nuk mund te kete te drejte te deklaroje edhe voten e te tjereve. Persa i perket atij kundershtimit qe i beri Paskal Milos, me rastin e perkujtimit te demonstratave te vitit 1981 ne Kosove, dhe rolit te Enver Hoxhes, ja futi kot kur tha se “Cfardo qendrimi te kete mbajtur Enver Hoxha ndaj demonstratave te 1981, ai do mbahet mend si njeriu qe shiti Kosoven. Them, ja fut kot, jo se mbroj Enverin, por se e di shume mire qe askush nuk mund te shese nje gje qe nuk e ka, pra qe nuk eshte e tij. Me sa di une, Kosova, si e tere, asnjehere nuk ka qene pjese e shtetit shqiptar. Se nga do shkonte Kosova pas Luftes se Dyte Boterore, nuk e vendoste Enveri. Po ta kishte pasur ai ne dore, do te thote qe paska qene shume i fuqishem. Pastaj, ta zeme se Enveri e shiti tek Jugosllavia, Kosoven, tani qe Jugosllavia eshte shperbere, dhe Kosova eshte shtet ipavarur, pse nuk eshte bashkuar me Shqiperine?

  10. rrapi says:

    vetem kur kujtoj vefen gjallicen suden se si me perzihet…kjo nuse e kandidatit te pd-se paska histori te bukur…jetoni e beni qejf me paret tona…

  11. zjarri says:

    Inderuar zoti Baze, Ju, jeni i vetemi qe po dilni zote popullit dhe kombit, qofte zoti me Ju, dhe me popullin … Ky matufe -agjent (sabri godo) dhe Ramis Alia bene kerdine ne Kosove ne 45-sen…Enveri,Memet,Ramizi, “dergojne)” me mision te posacem me te hidhur, me keqe se ne Kosove Sabr Godon, ne “Veri” Toger-Godo i priste shpata me dy-krahet! i (ropi te gjalle patriotet e VERIUT)…Sabri Godo ishte shoku me i ngushte i Mehladin Popovici dhe besniku i UDB-se, Tre agjentet Ramis Alia,Sabri Godo,Sali Berish i veshen NENA me te zeza, keta tradhetare duhen denuar me (LITAR ne FYT) jo JO nga Prokuroria Por ne POPULLI.. Po s’ka Prokurori! Ne krye te Prokurorise eshte agjentja Algeta Sllobodanka..Ne krye te shikut eshte gjaku serb Shkelzemi me dajen Fazllici, me thene troc vetem LITAR ben pune, ketu ne mezi Tirane..

  12. bbb says:

    Godua eshte nje nga politikanet me te urryer te 21 viteve demokraci. Perhere ka thene te kunderten e asaj qe duhet te thoshte. Babi im nje ish oficer i vjeter i nderuar, me ka treguar nje histori shume te shemtuar me kete “antikomunistin-demokratin” e madh GODO. Dikur ne fillim vitet 80, GODO vjen ne Shtepine qendrore te oficereve, per te reklamuar nje nder veprat e Enver Hoxhes, si i derguar nga komiteti qendror per ceshtijet ushtarake. Kur erdh ne podium ai me ministrine mbrojtes, te pranishmit u cuan ne kembe dhe u ulen me pas. Por zoti Godo. i tapa pike turpi “kush ju tha te uleni?!”. Babi me tha se shume ushtarake te nderuar te pranishem u irrituan dhe fituan nje urrejtje te pakufishme per kete pordhac e kapadai.

    Persa i takon analizes se Meros, dua te shtoj se Godua, pas Gerdecit eshte bere edhe me i pabesushem se me pare. Eshte kthyer ne nje genjshtar te pashoq, qe nuk i shkon aspak moshes se tij. Burrat ne moshen 80 vjecare e ruajne se paku dinjitetin, dhe nuk arrin aq poshtersishtm ta bejne te zezen te bardhe. Nje njeri si ai qe ka qene kryehartues kuhsteute, nuk mundet qe ti thote Bashes kandidat dinjitoz, kur ai eshte pergjegjes per vrasjen e 3 civileve me 21 mars. Te njejten gje tha edhe Dashamir Shehi ne nje TV, ca dite me pare dhe jam shokuar. Une shof se disa politikane kane humbur jo vetem kornizen e politikanit dinjitoz por per me shume po kthehen ne njerez karikatura dhe te pacipe. Duket nje fenomen shume shqetesues

  13. Falcon says:

    Godo gjithmone i eshte dashur te lepije cizmet e dikujt..mbasi mori pronat e te shoqes nga sali berisha ktheu pllaken dhe punon per te…vajzat i rregulloje ne saje te berishes..ky ish partizan me brigadat qe luftuan ne kosove ben deklarata komplet te pafytyra ..enver hoxha shiti kosoven..atehere pse gjate regjimit hoxhes shkruaje gjithato budallaliqe per luften partizane

  14. devolliu says:

    Ky Sabri Godo ka kullotur në të gjitha livadhet, ka qënë shërbëtor i të gjithë zotërinjve dhe e kanë përdorur sa kanë dashur, e si kanë dashur, të gjithë zotërat e pushtetit.
    Kjo gjë ka ndodhur falë karakterit të dobët të këtij njeriu i cili, për interesat e tij materiale dhe karrieriste nuk njeh limite në veprimet e veta.
    Në kohën e Enver Hoxhës ka qënë një komunist i flaktë dhe ekstremist, vetë Sabriu, por edhe vëllai i tij, një oficer madhor. Për disa veprime të tij, që në atë kohë quheshin shfaqje të huaja, Sabriu është liruar nga Ushtria por, nën kujdesin e Partisë, është emëruar Drejtor Ndëmarrjeje Shtetërore në Tiranë. Dhe sabriu ia shlyevi Partisë me Romanin “Skënderbeu” ku gjithë strategjia e luftës dhe e betejave të Skënderbeut ishte motamo me “Tezat e Artit Ushtarak Popullor” të Partisë.
    A nuk u ka qëndruar afër Sabriu, Ramizit, Saliut të parë, Fatosit, Ilirit e tani Saliut të dytë?
    E po ec me llogari Sabriu, pronat i mori, çupën e bëri ministre, benefice, honorare e lajka të pafundme ka marrë e po merr nga zotërat e pushtpushtetarëve tanë.
    Ky është Sabriu, plaku i mënçëm, siç e ka quajtur Fatos Nano Kazinoja.

  15. Dino USA says:

    Sa per Godon dy fjale:Ben mire te rrish ne ate qoshen qe te kane vene si gjoja “plak i urte”dhe mos u fut ne labirintet e ngatrruara te politikaneve te ngaterruar.Hesht Godo,I ke kapur te gjitha c’kerkon?
    Per Lulin ka aaaaaaq shuuuuume sa te behet koka daulle ti radhitish:
    Se pari:VETEM NGA FAKTI QE GRUAJA E TIJ NUK E DESHIRON SHTETESINE SHQIPTARE….Basha nuk duhet te ishte se pari minister i jashtem,se dyty i brendshem se treti qeveritari numur nje i Tiranes,ku zonja e pare (E tmerreshme…! Si mund te jete zonje e pare nje shqiptare qe ka flakur kombin e saj dhe te burrit te saj ne kosh te plehrave????)O popull keto paradokse mund ti gjeni vetem ne Shqiperi!!!!Turp per Bashen qe i pranon postet,turp per Berishen qe sdo tja dij fare per kriteret qe duhet te kene,se paku moralisht dhe parimisht te zgjedhurit e tij dhe mjere per nje popull qe mashtrohet kaq rende.Humbi Shqiperia per burra apo gra me CV normale dhe te paster!!!!!!

  16. raimondi says:

    hhahahahaha –Bukur ja ke futur o Mero atij Godo sy topes –hahahahahahaha

    Godon qe hiqet si patriot e kam takuar une njehere ne 1996 ne Vlore po pinim nje kafe tek Vilat ,dhe po i thosha per ceshtjen came

    –Pse te mos e ngrini ceshtjen caeme ?—Godo qe tani hiqet si patriot me tha mua : Ceshtja came eshte ceshtje e pa mundur ,ma ka thene nje diplomat gjerman qe kot sa ta kerkoni se nuk fitoni gje

    –I them une Godo hileqarit :—-…Po mire , s’ka gje , ne e kerkojme ceshtjen came edhe per kunderpeshe te kerkesave qe bejne greket per jugun tone -dhe ne ket menyre harime ekuilibrin diplomatik me greket

    –Godo bajga me thoshte :…Eshte kot ceshtja came , nuk fiton gje ta ngresh ne arenen nderkomnbetare…….—-Komplet fytyre e poshter antishqiptare
    – Dhe tani hiqet si patriot gjasme ———-

    Edhe kushtetuten Godo e beri sic e deshen greket tek Neni 11 me duket, qe flet per Religjionin

    Godo e beri thjesht me dy fjale :— –Feja eshte e ndare nga shteti —– dhe nuk futi asnje klauzole qe Institucionet fetare te konrtolloheshin nga shteti

    — Ne ket menyre Godo spiuni e la fene jashte kontrollit te shtetit shqiptar, dhe tani nuk ju kerkon dot llogari atyre
    sepse te thone qe shteti s’ka te drejte te nderhyje ne punet e fese ———–Keshtu qe Janullatosi e mbush me greke Kishen dhe s’e kontrollon dot se s’te le Kushtetuta e Godos

    –Sala atehere e kundershtoi kete nen , dhe biles gjithe kushtetuten –Por pastaj nuk kish si tja bente –se Nano ishte komplet spiun grek
    dhe kishte shumicen ne parlament keshtu qe e miratoi lehte kushtetuten e Godos pavaresisht protestave te Saliut

    –Tani qe Sala hypi ne pushtet i mori nen krahet e tij gjithe spiunet e grekut , se ky Godo eshte nje spiun tip Limon i Shtrydhur i grekut –
    ———-dhe tani jep ndonje interviste dhe hiqet si bythe zgjuar kur thote ndonje konkluzion “fenomenal” qe :—Raki e rushit del nga rushi—-
    ——-Se Godo eshte Plaku me hajvan i te gjithe koherave pas ketij timit kur eshte pa qejf , por edhe sa i lig qe eshte…..
    Del e genjen ne ate moshe –Komplet njeri pa Moral

    Une nuk jam me Edin, e megjithate nuk i pranoj keto menyra Imorale qe perdor Gdod matufi
    Jam kunder Edit sepse Edi nuk e meriton te jete ne Krye te PS-se ,pasi nuk ka asnje ndryshim nga Sala ne aspektin patriotik , por edhe ne aspektin e Autoritarizmit .

    Dhe menyra si genjen Edi qe:….. do luftojme per Progresin per shtetin e te drejtes ….e te tjera si keto —te fyen intelektin e prapanices

    Pastaj s’ka kuptim te heqesh Salen dhe te sjellesh prape Salen ….!!!!!

    , Mirpo duhet te humbi keto zgjedhje dhe pastaj pastrohet PS-ja nga keta miqte e Dules –dhe atehere ne Krye te PS-se vjen ndonje Patriot i cili me flamurin e patirotizmit ne dore e rrezon Saliun brenda 1 muaji
    Duke e akuzuar direkt Salen se per 20 vjet ka punuar njelloj sikur ne krye te shtetit te kishim nje Andart grek
    dhe Atehere ………. gjithe Shqiperia do ngrihej kunder Sales dhe do e marrin zvarre

    Ndersa me Edin ne Krye PS-ja nuk fiton kurrren e kurres zgjedhje parlamentare—sepse Edi nuk te ben per vete , dhe nuk di te mbroje voten e qytetareve se eshte tip frikacaku qe ka hallin te shijoje parate qe ka bere
    Njecike ta kercenoje Sala , ai iken te ben naftin ———Dhe Sala tani e din se ca tipi ka Edi dhe i vjedh votat sa here i do qejfi , sepse dihet ajo, Edi i ka protestat si shkolla me korrespodence ne kohe te Dulles , nje sot dhe nje mot –hahahahahahahahahahah –me kenaq me protestat e tij moderne LOOOOOOOOOOOOOOL —

    Eshte i madh fare ne protesta Edi, duhet futur ne librin e Guiness –

  17. Plakut Godo eshte me mire qe dallaveraxhiu MEDI ti jape nje pension te perjetshem per te blere bebelina, ndersa pensionin tjeter nga VOCRRAKU LUL ta perdori per uturaqe portative. Nuk eshte hera e pare qe lajthite nga mendja. MEDIU i dha ca para nga Greket sepse si CAM qe ishte mbeshteti i pari varret greke. Pastaj “atdhetari” GODO me keqardhje deklaroj se i mbeshteste ata trima antifashiste greke qe luftuan per atdhe dhi i kishin ngelur pa varre. Thone se per Kosoven paska denoncuar tradhetine e ENVER HOXHES bravo ketu. Tani ka nje pyetje tjeter…Po tani pas 12-vjetesh si ka mundesi qe Kosoven nuk e kujton asnje politikan per bashkim? Internacionalizimin e Enverit e quajme tradheti, po per Evropianizimin c’mund te themi? Plaku GODO s’po te marim vesh se na behesh edhe hoxh edhe prift.

  18. brace1 says:

    Z Mero mire bere qe ja vure ne dukje rrenen dhelpres plake,por aji eshte matufepsur plotesishte,e dyta mos ti shkoje mendja kujte se ai e njerzit e tije i japin voten lulit,per inatin e komunistit te vetem, arsyeja eshte qe i largoje vajzen e tije nga ministre e shendetesise.Kjo kategori jane te detyruar te justifikohen sic beri DHelpra Godo me 1 rrene bajte,kjo per ti mbushur mendjen sekretarit,servilte ne te gjitha kohrat keshtu veprojne,pore mbetet ne turpin e tije per moshen qe ai ka.

  19. pumbo9 says:

    Mero,ky shkrim eshte si gjylet (predhat) e topit te Mato Grudes kunder shtepise ta Fizajve tek filmi “Njeriu me top” dhe ne lexuesve te ketij shkrimi nuk na mbetet qe tjeter vec se te thresim fort:-Iko ploku Godo ik.-

  20. lilolabja says:

    Per fat te mire jam nga ajo krahine i Godos dhe bej pjese ne ne ate pjese te shoqerise ku ne vitet 80 baballaret ishin ushtarake, dhe mbeshtes si zotin Mero po ashtu dhe komentuesin e nderuar bbb.Nje detaj te vogel do ju jap per dhelpren plak ,ne vitet 90 kur kjo dhelper punonte paralel me Saliun i propozon nje miku te tij te aderoje ne partin republikane duke ofruar postin e kryeministrit te vendit .Ndershmeria e atij njeriu qe ju sot e quani “miopellik”i revoltuar nga ky pazar i piset i drejtohet me keto fjale duke e zene per fyti”Ty ti ka nxjerre syte perendia ,ndersa mua nuk dua qe te mi nxjerre syte populli me keto pazare qe me ben”.Fatmir Mediun e beri kryetar te partise republikane per te mbrojtur pronat e tij ,keshtu plerash na kane lene ne dere dhelpra, tani do te na lere ne dere dhe Lulezimen .Vetem keto pune bejne mire kodoshet si Godo.

  21. Eddie says:

    Ky Sabri Godo tani qe eshte plak perdoret vazhdimisht, po ta mbani mend me 21 janar 2011 ishte i pari pas Sales qe tha se ishte faji i Edi Rames qe u vrane protestuesit, por kur doli video e drodhi. Ky njeri pamvarsisht se eshte “qen pa dhembe” eshte njeriu me i ndyre qe nuk ka as arsimin e duhur per te shkruar, mjafton te lexoni apo dhe te pyesni privatisht per kete te nderuarin dhe presidentin me kurajoz te shqiperise moderne Alfred Moisiun. Une nuk e di si e mbajne kete njeri si te “nderuar”, te “urte” S. Godo ka qene dhe eshte nje fundrrine qe don ta tregoje veten si shume dinak dhe medemek te zgjuar.

  22. alexpopa says:

    Me duket shume qesharake cdo nderhyrje dhe cdo mendim i Sabri Godos , sepse ka hipokrizi te pafund dhe servilizem te pashoq , qe as nuk mundohet ta fsheh me ndonje menyre.Eshte per te ardhur keq qe ta quash ”plak te urte” nje njeri qe u ka sherbyer me servilizem cdo situate, te gjithe e dine mjafte mire biografine e tij nje kameleon i vertete dhe nje pseudohistorian genjeshtar.

  23. LORA says:

    S’kam asnje dyshim qe Godo do te ike nga kjo bote sic ka qene,qe nga te rite e deri ne pleqeri,(natyrisht per njerzit qe nuk vuajne nga amnezia) si hiene qe nuk le gje ti shpetoje pa rrjepur mire.Nuk e vlen te komentosh me tej per te .

  24. Guri i Qytetit says:

    Z .Mero kujdes kur shkruan per te kaluaren e Z .Godo.Ai ka qene oficer por edhe dhender ne nje nga familjet me te medha e me peshe ne historine tone.Fjalet e urta te tij degjohen nga pushteti ndonse ka rrjedhur dhe per me teper, do t’i mbushi mendjen vehtes.Edhe une mendoj si shume te tjere se te fitosh pronat e vjetra duhet te jesh shume i forte dhe me bashkepuntore nga te gjitha krahet.Ndoshta padashur ai cingrisi nje plage qe ju si gazetare duhet t’a hulumtoni thelle per t’a sheruar njehere e mire.Piramidat qe rezuan shtetin ,kishin futur ne thes shume nga keta qe pasi mbushen xhepat tani n’a shesin mend per te mbuluar vjedhjet.

  25. fule says:

    Godo ishte ai qe thoshte ne 97 : “Fjala e mencur e presidentit (Berishes) beri qe te qetsohet situata…” Me duket ishte koha e protestave ne Lushnje.
    Kunadhe e peshtire ka qene e do ngelet, me sa duket.

  26. petushi says:

    KY NJERI,GJATE GJITHE JETES, ME PUSHTETIN KA QENE.

  27. hajriu says:

    O stafi i temes pse botoni vetem ato qe juve ju interesojne ? Ju veproni si struci por kjo eshte ne demin tuaj. Kesaj i thone te ngopesh me lugen bosh. Asnje nga komentuesit duke filluar nga M.Baze nuk ka kapacitet e moral ti kundervihet te Madhit GODO.Por juve nuk ju intereson e verteta por pushteti me çdo kusht , duke trilluar edhe hedhur balte mbi patriotet e vertete. Nuk fitohet me genjeshtra o komunista.

    1. reformatori says:

      Edhe une jam dakord me ty zoteri, genjeshtrat e “demokrateve” jane gjithmone te verteta, tamam si ato qe thote Godoja i shkrete, qe do edhe ai te rrufise ndonje llokme nga ato te pushtetit!

      1. hajriu says:

        Rrafshoje ne koke o reformatori se nuk ka demokrat ne politiken tone por vetem komunista prandaj dhe po ja shohim “hajrin” demokracise.

        1. reformatori says:

          jam dakord me ty se nuk ka demokrate ne politiken tone, por ka aq shume pseudo-demokrate qe kendojne gjithe diten si gjinkalla.

          1. hajriu says:

            A e dine versionin e ri te gjinkalles se la fontenit?
            Jane kohe te keqija or byrazer se mbizoteron anarshiadhe jo demokracia,se keshtu politikanet tane behen akoma me gjinkalla rrokiste.

    2. bbb says:

      Ketu shume gjera qe jane thene jane te morenjohura de i dine te gjithe. Keshtu qe ato qe i i quan “trillime” tashme jane fakte te ditura.

  28. nicolla disha says:

    Sabri Godo, gjithmone ka tridhuar si kurva ne politiken Shqiptare.

  29. estilen says:

    E po te mos kishte pushta si ky mafiozi Godo,Shqiperia s’do vuante kaq shume nga kthetrat e serbeve dhe grekeve.Ky gjoja antienverist( qe per Enver Hoxhen ky ishte gati te shiste gruan e tij) ne vitet 1996-1997 u bashkua me filogrekun Nano per te rrezuar Berishen dhe e rrezuan,ose me mire te themi Berisha u veterrezua.Po sot ku hesterik i politikes kujt i sherben…? Ngjyra partiake e tij luhatet nga e kuqe e forte,ne nje blu e perzjere me portokalli,nje spekter ”ngjyre” qe perkthet nga Godo— jam gati ti sherbej cdo padroni,vetem kur jam i bindur qe padroni i ri eshte me forte se padroni i pare.Plaku i rrjedhur Godo…nje keshille nga une populli i thjeshte.Sa me shume flamur te nderrosh,aq me shume ja fshin emrin tend historise.

  30. Ilirian Bogonica says:

    Te lumte pena Mero Baze!
    Sabri Godo ka qene nje lepires i regjimit , nje servil i paskrupullt, nje medioker… dhe mbi te gjitha nje imoral njeri i ndyre. Per imoralitet e hoqen nga funksionet e ushtrise, por i ka ngelur cakalizmi ende si virtyt dhe me nje kembe ne varr po kerkon te lepihet akoma pas kriminelave te qeverrise nje nga keta eshte dhe lulzim bash hollandezi, keta cakenje dhe pse nuk do e vuajne kurre denimin e drejtesise…jam shume i sigurte qe historia e vertete e shkruar nga njerez te ndritur e me ndergjegje do ti denoje nder shekuj!!!

  31. plaku says:

    Te dashur anetare te ketij forumi. Me thene te drejten ju jam shume mirenjohes se mesova shume gjera qe nuk i dija me pare ne lidhje me kete kamaleonin Sabri Godo.

    1. mendimi_im says:

      plaku si ja kalove?
      Mir je?

      Po do mesosh o plaku se jeta ka plot dije dhe sekrete, por puna eshte te mesojm ato qe na duhen dhe te perfitojm prej tyre dhe jo te mesojm te kota qe nuk perfitojm prej tyre.

      Se truni asht si puna e nje kompiuteri qe mund ta mbushesh edhe me gjera te kota por edhe me gjera te vyeshme ose mix…
      Por nese truni mbushet me gjera kote si godo me shoke atehere nuk ngel vend per gjera te vyeshme…

  32. Elza says:

    O plaku Gode, gezoju pensionit e pronave qe more ne saje te Berishes,se shume e shume te tjere po luftojne e s’po i marrin dot pronat e tyre.
    Rri urte e mos fol se duke folur po e baltos me shume figuren tende prej “plaku te mençur”.

  33. beso says:

    Nejse,nuk do kryqezojme Godon,se na behet Krisht;boll e kemi nje shenjt(Saline).Une kujtoj qe kur shkova ne Berat me thane qe eshte mbyllur muzeu historik sepse i doli pronari,qe jane te aferm te Godos.Sipas te degjuares(mbase gaboj)morra vesh qe Berati eshte pa muze historik,se pronaret e dhane

  34. fortunato65 says:

    Zoti baze.thlloje kete aegument me zotin godo ose zotin basha.pasi une mendoj se tani shqiptaret mund te kujtojne se ku shkuan parat e tyre te piramidave.te gjithe politikanet qe jane sot ne pushtet jane te pasur ne menyre te trreshne,dhe siçduket ne ato kohe ata diten ku i òuan parat e piramidave .edhe e shoqja e bashes ka marre nje sasi te larte nga ato para.pd-ja ben fushatat elektorale me donatore dhe une mendoj se ato para vine pikerishte nga piramidat e asaj kohe .por mund te them qe ndoshta basha u kthye ne shqiperi nga kosova mbasi xhestisi ato para qe nga piramidat u çuan ne kosove per te organizuar luften atje.persa i perket shtetesise se zonjes isufi une them nga pervoja pasi edhe une kam marre shtetesin italiane dhe asnje nuk me detyroj te heqe ate shqiptare.zoti godo ka mbetur me kujtimet e librave te tij qe shkruante ne kohern e komunizmit.shteti shqiptare asnjehere nuk ka dashur te tregoj te verteten per piramidat pasi ato u krijuan me qellimin e vetem per te grumbulluar parat dhe me vone te perdorishin nga partit si te majta aq edhe te djathta por me shume te djathta.populli e kuptoj dhe e kuptoj edhe fino qe i shpetoj ndoshta jeten berishes me kompanine e tij qe vinte pase.

  35. Lili says:

    Z.Mero. Ke shkruar shume mire. Po n.q.se di akoma gjera te tjera shkruaji se mendoj qe ti duhet te dish edhe shume te tjera. Keto mjaftojne per t’i bere nje pyetje zotit Godo: Kujt i trembesh more zoteri qe dole me vrap te mbash krahun e Lulit. Mos ke ngrene ndonje luge corbe edhe ti ne ato parate e Vefes?
    Plaku ka rrjedhur, po duhet ta dije qe nuk pine uje ato qe ai thote se shqiptaret po e shohin se si po i rrjep Luli me Salen dhe s’kane nevoje per prrallat e tij. Ik o plak matuf na ler rehat t’i zgjidhim vet hallet tona . Plaku Godo hyri me vrull te madh per mbrojtjen e pronave po sa mori ato te tijat i harroi pronaret e tjere. Nuk eshte ngopur akoma?
    Vazhdo Mero me lajme te tjera se bemat e ketyre hajduteve s’kane te sosur.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje