Presidenti në shënjestër

27 Janar 2011, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri në detyrë Sali Berisha përsëriti dje sulmet e tij ndaj Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Këtë radhë ishte dhe më i kujdesshëm për të hequr nga krahu i saj ambasadorin amerikan dhe për ta bërë atë pjesë të zyrës dhe fjalorit të tij. Retorika e tij kundër kryeprokurores kishte të bënte me një banalitet tjetër që s’ka përgjigje. Pak a shumë ai po pyet për dy ditë rresht kryeprokuroren se “kush të ka urdhëruar të gënjesh!?” E pyet dhe nuk kërkon përgjigje. E pyet dhe vazhdon të shpjegojë se kush e ka gënjyer… Ashtu, me gjysmë zëri, me copa fletushkash të tij dhe Komisionin Hetimor të ngritur kundër saj, është duke e dhënë vetë përgjigjen… Të ka urdhëruar Bamir Topi të gënjesh moj… puçiste!

Si për të qenë në një gjatësi vale me kryeministrin, Komisioni Hetimor i PD-PSI ka kërkuar të thërrasë si dëshmitar të parë të hetimit Presidentin e Republikës. Duan të dinë prej tij se çfarë informacionesh ka pasur ai për grushtin e shtetit dhe “përpjekjet e dështuara” për t’i marrë zyrën Berishës… Nëse nuk ka, mjerë ai. Fatin e mëtejshëm do ta vendosë Komisioni. Më tej akoma, një fletushkë sovjetike e Berishës kërcënon Presidentin se ka bisedat e tij telefonike me Ina Ramën nga ora 2.30 deri në orës 5 mbasdite. Nuk jam i sigurt nëse këta dy zyrtarë të lartë të shtetit kanë folur apo jo në telefon ndonjëherë në atë orë, por e sigurt është që ndonjë nga këto ditë Berisha do të dalë para medieve dhe do lexojë një sms që sapo i ka ardhur për të na treguar se çfarë është biseduar mes dy kryepuçistëve.

Po pse po afrohet shënjestra tek Presidenti dhe pse Berisha po përpiqet të rrisë retorikën ndaj Ina Ramës “si bashkëpunëtore në puç”?

Tronditjen e parë Berisha e mori nga SHBA. Dalja publike e ambasadorit të SHBA përkrah “kryepuçistes” e bëri qesharak Berishën dhe e detyroi të zbythet nga gjithë hakërrimet e tij. Për të mos u turpëruar deri në fund, dje u përpoq të gjente një alibi dhe ajo kishte të bënte po me ambasadorin amerikan. Sipas tij, ishte Berisha ai që i kishte rekomanduar ambasadorit amerikan kërkesën për ekspertë amerikanë dhe jo Ina Rama. Me këtë do të thotë që SHBA mbështet Berishën dhe jo Ina Ramën. Edhe pse duket shumë qesharake, dhe paksa sfiduese për kryeministrin që guxon të keqpërdorë dhe qeverinë amerikane në këtë rast, mbetet për tu admiruar guximi i tij për të mos pasur turp. Ai nuk mund ta pranojë dot që “kryepuçistja” e tij të ketë aleate SHBA-në në këtë histori dhe po përpiqet t’ia heqë atë nga krahu dhe ta fusë në zyrën e tij. Në të vërtetë situata është më e qetë dhe më normale. Thjesht SHBA nuk e konsideron puçiste Ina Ramën, dhe nuk konsideron se ka ndodhur ndonjë puç në Shqipëri dhe për këtë arsye po bashkëpunon me të gjitha palët. Por vetëm njëra prej palëve, pra vetëm Kryeministri, po guxon t’i quajë amerikanët aleatë të tij kundër “puçistëve”.

Por ndryshe nga çfarë flet, ai e di të vërtetën dhe po merr masa të mos ngelet zbuluar. Duke qenë i qartë për mbështetjen amerikane për Prokurorinë, ai po zhvendos fokusin tek institucioni i Presidentit për ta futur dhe atë në spiralen e sulmeve si “kryepuçist”. Ai është personi që e tmerron më shumë në këto momente pasi ka ndodhur e gjithë kjo dhe ai nuk ka asnjë implikim publik as në favor të “puçistëve”, as në favor të Berishës. Po fokusohet tek Presidenti me shprese se SHBA dhe BE nuk do të guxojnë pas kësaj të mbështeten tek ai si institucion i paanshëm mbi palët. Është thjeshtë duke u përpjekur të eliminojë çdo faktor tjetër politik në këtë vend, me të cilët Perëndimi duhet të bisedojë. Kërkon të jetë vetëm ai dhe opozita përballë. Nuk do më president, nuk do më kryeprokuror, nuk do më SHISH. Dhe po hakërrehet kundër tyre me një gjuhë që jo më larg se dje, vuri në siklet gratë dhe fëmijët e policëve shqiptarë, para të cilave fliste për “gra kurva”, për gra të zhveshura, për terroristë, për vrasës, për kriminelë dhe mendonte se i qetësonte duke u thënë se prindërit dhe burrat e atyre që po e dëgjonin të tmerruar në atë sallë, po ja mbronin pushtetin atij burri prej asaj sëre. E gjithë kjo histeri pa fund e Sali Berishës mos prisni të marr fund. Ai nuk qetësohet më. Atë nuk e qetëson më as qetësia dhe as revoltat e opozitës, as mbështetja ndërkombëtare dhe as shumica e heshtur e shqiptarëve që e urrejnë. Ai e di çka bërë dhe e di çfarë rrezikon. Ndaj kërkon me çdo kusht të krijoj Tokën e Djegur të Institucioneve, që askush të mos jetë i gatshëm të zgjidh krizën që po prodhon ai. Dhe pavarësisht se shan e mallkon Ina Ramën, pavarësisht se do dhe urren ambasadorin ende të hutuar të SHBA në Tiranë, ai në të vërtetë ka vetëm një emër në mendje që ja prish gjumin dhe që i ka plasur buzën. Ai është Presidenti i Republikës, i cili po shpëton pa u bërë pis nga ky puç. Ndaj mos u çudisni kur ulëret aq shumë kundër Ina Ramës. E bën të dëgjojë dhe trembet Presidenti, pasi nuk e kupton dot se ai është ai president dhe nuk e keqpërdor pushtetin për të vënë nën urdhra Kryeprokuroren. Atë që bën vetë, ai nuk e kupton dot si nuk mund të mos e bëjnë të tjerët kundër tij.

17 komente në “Presidenti në shënjestër”

  1. shqipja says:

    PRESIDENTI E KA VERTETUAR SE JA KA FRIKEN BERISHES ME INDIFERENCEN E TIJ…

    1. eddy says:

      SA BUKUR DO ISHTE NANO PRESIDENT SALIU PREMIER MINISTRE DHE GJINUSHI KRYETAR PARLAMENTI DHE BUSTI ENVER HOXHES TE RIVENDOSEJ ATJE KU ISHTE DHE MEGJITHMEND JU SHQIPTARET E MERITONI THUHET QE SALIU ESHTE I CMENDUR DHE ESHTE I SEMURE PSIQIK PO JU POPULLI KENI SY NE BALLE DHE MEND NE KOKE KUR DREJTOHENI TEK KUTIJA E VOTIMIT APO NUK JU KA DALE AKOMA ANESTHÉSIA E ENVER HOXHES ; BERTET KOMUNISTI BERRISHA POSHTE KOMUNISTET DHE TURMA INJOTRANTE BEN URRAAAAA O QORRA PO AI ESHTE VAZHDUESI I LINJES MARKSISTE – LENINISTE AMANET I LEN NGA BABAI I TIJE SHPIRTEROR NJE MÉLANGE HOXHA -ALIA

      1. eddy says:

        PARTITE POLITICE SHQIPTARE KANE NEVOJE PER NJE PASTRIM NGA ELEMENTI DOMBINUES KOMUNISTE QE SHTE BRENDA TYRE E FILLOJE EDI RAMA DUKE LARGUAR KOMUNISTIN NANO DHE JAM I BINDUR SE DO VAZHDOJ AKOMA PER TE LARGUAR EDHE TE TJERET NJE GJE E TILLE DUHET TE NDODHE EDHE NE PD DHE KJO DUHET TE FILLOJE NGA BAZA NGA VETE ANTARET E PARTIVE NE RRETHE ; SINQERISHTE ESHTE TURPE KUR DEGJON BERRISHEN TI THOJE RUCIT JE I KUQ APO RUCI GJINUSHIT JE KOMUNISTE PER MUA ESHTE NJE TALLJE QE I BEHET ELECTORATIT SHQIPTARE ;NUK JENI NE VITET E PARA TE TE TRANZITCIONIT KU GABIMET JANE NORMALE PO KENI 20 VITE KU KRIMINELI BERRISHA NANO E TE TJERE KAN DALE HAPUR KUJTONI VRASJEN E SHKODRES PRAG LUFTEN CIVILE 97 VJEDHJEN E LEKVE QE SISTEMI I NGRITUR MARJA E KRYEMINISTRISE NGA NJE GRUPE KRIMINELESH CORUPSIONI PA FUNE VIDEO E VJEDHSIT ILIR META DHE PRAPE NUK ARRINI TE VENDOSNI DOTE PIKEN MBI SHKRONJEN I ME KUJTOHET THENJA QE GJYQTARI I THA POPULLIT TE IZRAELIT KE DONI TE LIRONE JESUN APO BABABEN POPULLI KERKOJ BABABEN E VETMJA GJE QE GJYQTARIT I NGELI PER TE THENE ISHTE – GJUNAHU QOFTE MBI JU –

  2. MEMEDHETARI says:

    Sali Berisha me te gjitha veprimet dhe fjalimet qe ka mbajtur pas ngjarjeve te 21 Janarit ka vertetuar se eshte AUTORI i krimit te vrasjes se tre protestuesve paqesore.
    Duke qene ne Kryeministri,sic tha vete,nga ora 14 e 30 deri 19 e 30,dhe duke e ditur friken e Komandanteve te Gardes nga Berisha,eshte normale qe ta kene pyetur…(Oh,si do shkumezonte ai sikur te vepronin “me koke te tyre”!!!)
    Pra,mundesia me e madhe eshte qe URDHERIN PER TE QELLUAR ME ARME KUNDER PROTESTUESVE ta kete dhene pikerisht Sali Berisha…
    Mbrojtja qe i ben krimit dhe denigrimi qe u ben te vrareve DESHMORE ,nuk kane nevoje per koment.
    Vecse une e kam nje frike:
    Sali Berisha,po punon qe te dale perseri fitimtar dhe ketu kam parasysh daljen e tij nga llumi pa u lagur.
    Si?
    Fare e thjeshte:Duke ua faturuar te tjereve:
    Kam frike se do te degjojme per Gardiste qe “vrane veten” se “i vrau ndergjegja”…
    Ne rast se me 21 Janar nuk kishte mundesi dhe kohe te fshihte urdherin kriminal,tani “Makbethi” ka kohe edhe te vrase edhe te laje shpaten,edhe te qaje si “humanitar” i madh qe shtiret…
    Duke “u vetevrare” Gardistat “kriminele”,kriminelit Sali nuk do t`i dale emri si urdherues per te hapur zjarr kunder demonstruesve paqesore…
    Te dashur Gardiste:
    RUHUNI NGA SALI BERISHA!!!

  3. pelasgian3 says:

    Fjale me mend Z.Baze. Komentet e tjera jane te teperta rreth kesaj te vertete.

  4. dino chicago says:

    O Berishe …Te lumte b…Arrite ti kapish te gjithe per veshi dhe duke ua terhequr fort i pyet:”Me cfare lloj uji e potise gomarin sot?”Kur te thone me te ftohte ua terheq veshin dhe me fort dhe u bie nje purtek bytheve,kur te thone-Jo,jo e potisa me uje te ngrohte ti ua terheq edhe me shume veshin dhe u bie edhe me forte me purteke ….!Ashkozen te qofte :Prokuroria ti ka mbyllur dosjet e qeveritareve te tu dhe presidenti predikon si hoxhe per paqe…!

  5. brace1 says:

    Kujtojeni shqiptare te nderuar ( DULLEN ) profesorin e sekretarit para se te luante mendsh,edhe ai me puciste e grupe pucitesh,sla shqiptare pa burgose e vrare,tani edhe sekretari ne prage,te luajtjes fare nga mendja eshte,edhe kyte zdo te kete ilace ta kuroje me.Prandaj ishalla do kemi fatin e te reagoje drejtesia kunder vrasesve,fanatikve te komunistit tu japin ate qe meritojne BURGUN.Duke reaguar drejtesia,te tjerte mendohen mire para se te drejtojne pushken,per te vrare vllezrit e tyre ne proteste per te kerkuar te drejtat e tyre minimale.

  6. Nabukodonosor says:

    E vetmja gje qe mund te beje B.Topi pas presidences eshte qe kur te largohet te krijoje nje parti te re se ne PD nuk besoj se do te kete ndonje hapesire.

    1. huri says:

      Ndersa une mendoj,se pas Berishes,PD=ja do te perfundoje kashte e koqe,ne mos po pas Berishes ajo nuk do egzistoje me,se pas Berishes askush,as vet militantet nuk do ta votojne me ate parti,ata do te struken neper partite e tjera.LIVADHI I PD TASHME ESHTE KULLOTUR…

  7. saimir says:

    Te gjithe tashme e dime e kemi te qarte se kush eshte puçist ne Shqiperi e kush jane ata qe organizojne puçe ne vende te ndryshme.I nderuar z.Mero ka ardhur koha fale informacionit te shpejte e te gjithanshem per te pare se ku gatuhen keto puçe te dale nga goja e nje krimineli puçist qe mbahet ne pushtet.I nderuar z.Baze nuk eshte puçisti Sali qe kerkon ti prishi imazhin qeverise Amerikane por jane ambasadoret qe me vrases e puçiste te tipit Sahilist mahniten per manaxhimet e tyre e mbrijne deri aty sa urdher dhenesit per vrasje te popullit i etiketojne me “Bura shteti”.Makina Sahiliste (perpara nje muaji ne nje koment ju kam paralajmeruar se puçisti Sali,Operatorin telefonik te familjes se tij) e ka vene ne dispozicion te Ballinjeve per pergjime telefonatash te te gjithe kundershtareve qe ky puçist i konsideron kundershtare te tij,ju kam thene se kete rrjet e ka hedhur ne treg vetem per te bere pune paralele me SHISH Shqipetar pasi ai nuk e ka nen trysnine e vete kete institucion kombetar.Mos t’ju duket çudi qe siç i quan edhe puçisti Sali”Cimkat e Sales” ,(a se shikoni qe e ka hequr nga perdorimi kete fjale)te kene mberitur deri ne pergjime bisedash te Presidentit me KryePrekuroren.Vidios se hajdutit Meta ,ky monstruoz po i pergjigjet me kunder kasete regjistrimi.I dashur z.Mero Qeveria Amerikane e perfaqsuar nga ambasadore qe ndoshta edhe e keq informojne ,e kjo duket qarte ne deklarata qe leshojne here pas here zv,e zevedesve te zv.Sek.Shteti per apel te njepasnjeshem kryeopozitarit qe e shohin me kundershtar se Saline pasi ky i fundit ka kryeneçesine Shqiptare ,kerkon qe shqiperia te behet Europiane (ndoshta pa kaluar nga pertej Atlantikut),kerkon ti vere nderin ne vend popullit shqipetar pa u futur ne lojra te pista konçesionare siç eshte perlyer e futur ky fenomen qe sot ka ozurpuar vendin e kryeministrit fale “miqve te tij”,e qe per pasoje bene te mundur qe edhe kur vret njerez te pafajshem edhe kur kercenon Kryeprekuroren,edhe kur akuzon Presidentin edhe kur kercenon ne dite me diell se do te vrase kryeopozitarin Rama,quhet “Burre shteti”.I nderuar z Baze “Zoti na rruajt nga nje dhenes urdheri per vrasje ,pasi çdo gje mund te ndodhi me kete perbindesh qe deri tani ka treguar se te gjithe diplomacine e terheq prej kollareve duke u imponuar logjiken e tij”A thua te jete mençuri e tyre ,apo diktat i nje diktatori i cili ka shume kaseta si ajo qe na serviri ish ministri i tij D.Prifti per ta”.!

    1. mendertafuti says:

      Bravo Saimir,ke shprehur ato qe kam shprejhur une disa here.
      Saliu ka mbeshtetjen e plote te EU dhe Amerikes,mjeshtres se grushteve te shtetit.Jane keta monstra qe e sollen situaten deri ne kete pike.EU dhe USA nuk mund te gjejne sherbetor me te mire se Saliu,nuk mund te gjejne shites sovraniteti e pasurish kombetare me te mire se Saliu.Edhe kur ndonje “ambasador” ka ndonje rezerve,zbutet me ndonje prostitute,qe i kane aq per zemer sa ndonjerin e ka lene dhe zamra duke rene deshmor bordelli ne Shqiperi.Koleg i ketij mulatit Arvizu ka qene,he per he jo Arvizu ja vete.

  8. mendertafuti says:

    Bravo Saimir,ke shprehur edhe mendimin tim,gjithsesi te bere te ditur ne kete forum.

  9. Ermal says:

    Berisha eshte bere paranojak nga cdo hije qe sheh, tamam ka ikur nga kjo bote menderisht.
    Eshte kthyer ne femijerine e tij, beson cdo gje qe merr me sms, flet percart, shfaq frike, agresivitet …te gjitha shenjat qe te krijojne bindjen se duhet mbyllur ne cmendine.

    Gjithesesi mqse eshte momenti per te nderuar viktimat e barbarise berishiane dhe nje here shpreh respektin maksimal per keta martire te asaj demokracie te vertete qe kemi 20 vjet qe e presim te vije, por qe mbetjet pesticide te tipit Berisha, Nano, Meta nuk kane lene te lulezoje.
    Ngushellime familjareve!

  10. huri says:

    E DEGJUAT KONFERENCEN PER SHTYP’? JA KY ESHTE NAI QE KA MARRE PERSIPER TA JETE KRYEMINISTRI YNE.KAQ ESHTE FANTAZIA DHE MENCURIA E TIJ O NJEREZ SHKONI QE AI KA NJE MENDESI PREJ DEBILI,AI NA DREJTON NEVE A E MERITOJME NE ATE TA KEMI PER KRYEMINISTER?

  11. bbb says:

    Nuk meriton Topi ndonje levdate sepse ne momente kritike ska bere kurrgje. Jane vrare 3 njerez te pafajshem dhe Topi nuk ka ngritur aspak zerin per keto vrasje fashiste te shtetit. Mendoj se me shporrjen e Berishes edhe Topi duhet te iki me bisht ne shale si vegel e Berishes, sepse ai e vuri president.

  12. I zhgenjyeri says:

    Komisioni hetimor parlamentar (i Partise) do te hetoje dhe zbuloje puçin, SHISH-i, prokuroria, dhe Presidenti qene te paafte te benin detyren. Ne kohen e Xhaxhi Enverit te gjitha komplotet i zbuloi KQ dhe Biroja, sigurimi dhe ministria e brendshme ishin ne duart e agjenteve Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu. Qe nga 1992 te gjithe Prokuroret e Pergjithshem, duke filluar nga Maks Haxhia, dhe te gjithe Presidentet kane qene ose mafioze ose puçiste (Me perjashtim te Komanadantit Legjendar Berisha qe na rrofte sa malet)

  13. driton says:

    Te lumte Mero Baze per kete shkrime shume reale dhe te mire.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje