Makthi vret

21 Janar 2011, 21:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përpara syve të mi dhe kolegëve të tjerë gazetarë, bile në transmetim të drejtpërdrejtë, u pa se si një qytetar shqiptar u këput në mes nga plumbat e një snajperi, ndërsa ishte thuajse i vetmuar para dyerve të kryeministrisë. Sipas një video shokuese që mund ta gjeni në adresën e gazetës Tema, (www.tema.al), shihet qartë se ai u qëllua nga brenda kryeministrisë me snajper. Gazetarët ishin të parët që i dhanë ndihmën dhe tentuan ta hipin në një ambulancë. Më pas ai ndërroi jetë në spital. Ishte një nga qindra- mijëra shqiptarë që kishin dalë në Bulevardin qëndror të Tiranës për të protestuar paqësisht kundër qeverisë. Arma më e rrezikshme e disave prej tyre ishin çadrat. Tre prej tyre humbën jetën, ndërsa i katërti është në gjendje kome. Tre të tjerë janë po ashtu në gjendje shëndetësore të rënduar. Për fat asnjë punonjës rendi nuk humbi jetën, falë paqes dhe qetësisë së qytetarëve.

Unë dëgjova pas beteje kryeministrin akoma të padorëhequr të vendit tim, Sali Berisha. Koshienca ja thoshte se gjithçka po i ngjante ngjarjeve në Tunizi, por vetë nuk donte të ishte Ben Ali. Koshienca ja thoshte se ata duheshin vrarë dhe i vrau, por donte të ishte njëkohësisht dhe viktimë, duke akuzuar se armiqtë e tij u vranë po nga armiqtë e tij!!! Si mjek duhet të ishte pranë të vrarëve, por koshienca e tij i donte të vdekur dhe ndaloi gjithkënd të kuronte apo të shpëtonte armiqtë e tij, bile dhe Ministrin e Shëndetësisë. U trondita kur pashë skanerin dhe kartelën mjekësore të një prej viktimave, që është ende në gjendje kome, dhe që ishte tërësisht e kundërta me se shpikte në daljen publike Sali Berisha. Për fat të mirë ky skaner në CD, dhe kartela e fotokopjuar, është në duart e opozitës. Skaneri tregon qartë se plumbi ka ardhur nga distanca dhe nga lart, ndërsa kryeministri fliste për plumba të qëlluar nga afër, dhe bile në rrëzë të veshit. A thua i kishte porosit dhe ku t’i gjuanin!  Është përfytyrimi se si ai do realisht të vrasë kundërshtarët e vet. Pashë mes turmës paramilitarë, bile pikërisht ata që kanë rrahur Neritan Cekën e Preç Zogajn në vitin 1997, dhe nuk është çudi që të kenë përdorur dhe pistoleta për disa nga viktimat. Kur një kryeministër, pa dalë ende asnjë hetim, pa dalë akoma asnjë analizë laboratorike balistike, të flasë për kalibra armësh dhe plumbash, kur plumbat janë ende në trupat e paftohur të viktimave, do të thotë se kemi të bëjmë me një krim të paramenduar. Ky njeri që është përgjegjës për jetët e tyre, kujton se shpëton nga gjaku i tyre po tha se u vranë nga njerëz brenda turmës. Ky njeri që gjithë kundërshtarët e vrarë i ka akoma pa autor krimi, kujton se do ta kalojë lehtë me vrasje pa autorë dhe këtë krim. Ky njeri, i cili u tall me jetën e tyre, kujton se mund të tallet dhe me vdekjen e tyre.

Nuk dua të analizoj projekte dhe paranoja për skenarë nga Sali Berisha. Nuk ka aq shumë skenarë sa ç’mendojmë. Ka vetëm një faktor. Frika e Sali Berishës nga humbja e pushtetit. Për orë të tëra para syve të tij, ndërsa qytetarët përlesheshin me policinë dhe paramilitarët, sillej momenti i frikshëm i ikjes nga duart i të gjithë parajsës që i ka prodhuar pushteti i paligjshëm. Ajo që ndodhi para kryeministrisë, ishte pasojë e maktheve të tij për rrezikimin e pushtetit. Lulëzim Basha u soll si një kapter i paaftë i Familjes në pushtet. Ajo që bënin njerëzit e tjerë të pushtetit ishte edhe më cinike. Mëritë e mëdha dhe të heshtura ndaj njëri- tjetrit brenda pushtetit, dje gjetën kohën të shpërthenin. Unë pashë njerëz që e duan në burg Lulëzim Bashën, të cilët mbronin aktin e tij me shpresë se kështu ja shkurtojnë ditët dhe karrierën politike. Është cinizëm i tepruar që dhe në ditë të tilla zie, brenda PD njerëzit nxitojnë t’i vënë stërkëmbësha njëri- tjetrit. Pashë Arben Imamin dhe Sokol Olldashin të mbronin Lulëzim Bashën dhe aty e kuptova sa pak respekt kanë për jetën e çdo qytetari, ata njerëz dhe sa të gatshëm janë të bëhen dhe  avokatë të krimit me shpresë se kjo fundos rivalët e tyre. Ndaj nuk duhen marrë seriozisht. I vetmi projekt që duhet marrë seriozisht është makthi i Sali Berishës. Ai është i vetmi institucion që vret në këtë vend. Ai makth duhet mbajtur nën kontroll. E di që është gati një mision i pamundur, por makthi i tij vret dhe mund të marrë viktima të tjera. Ndaj opozita shqiptarë dhe qytetarët e saj nuk duhet të lënë Shqipërinë në dorë të këtij institucioni vrasës. Me të njëjtin përkushtim që nisën  demonstrimet paqësore kundër makthit të Sali Berishës, duhet të vazhdojnë atë për të shpëtuar të gjithë nga rreziku i vrasjeve të reja. Janë disa gjëra që nuk ka kohë të negociohen. Nuk ka kohë të negociohet dorëheqja urgjente e Ministrit të Brendshëm dhe Komandantit të Gardës. Nuk ka kohë të negociohet çuarja para drejtësisë e gjithë personave civilë që vepronin në protestë duke arrestuar qytetarë dhe duke i rrahur dhe vrarë ata. E vetmja gjë që duhet negociuar është dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të gjithë e dimë se në këtë vend askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të marrë pushtetin me dhunë, por Sali Berishës as nuk i duhet lënë më kohë ta mbajë pushtetin me dhunë. Makthi i tij do të vrasë çdo ditë.

20 komente në “Makthi vret”

  1. gjergji says:

    Mero:
    1. Duhet te behet publike nga ana e kualicionit te opozites se kush Shtet i huaj do lejoje strehimin e Sali Berishes me familjen e tij do te prishin mardheniet me ate shtet kushdo qofte ai. (kjo duhet bere tani)
    2. Edi Rama nuk duhet te ulet ne tryeze me nje kriminel si Sali Berisha qe mundesi te teke liruar te burgosurit qe i mban vetem per keto raste: jam deshimintar i lirimit te nje nga kriminilet e lindur te qytetit te Fierit liruar me pak para zgjedhjeve te ne 28 Qershorit emri i tij eshte “Ben Borici” i cili akuzohet per te pakten 5 vrasje.
    2. Ne kushtetuten shqiptare duhet bere ndryshime: Nuk duhet te limitohet nje njeri te kete te drejten per tu zgjedhur dhe president dhe kryeminister, dhe kryeminitri duhet te kete te drejten te zgjidhet vetem 2 here si ne rastin e president: Ky veprim do te eleminoj perseritjen e rastit Berisha. Me kushtetute.
    3. Duket qene se rasti i te qenurit President eshte i limituar vetem me 2 here, Presidenti duhet te zgjidhet nga populli jo me pazare te ndyra partish. Dhe ti jepet me shume fuqi presidentit tek gjykatat dhe prokuroria. Me kete rast do te ndahet exekutivi mga gjyqesori.
    4. Nje qytetar i zgjedhur kryeminister nuk duhet te zgjidhe president, kjo duhet te shkruhet ne kushtetetute.
    Limitimi me kushtetute i njeresve do te beje do te eleminoje keqperdorimin e institucionve.

    Ky gjak i derdhur nuk duhet te kaloje mepermje tryezash te ndyra politike partiake sepse ne Edi Rama do te ulet me Sali Berishen ne nje tryeze ketu do jete Shqiperia qe do te vuaj prape.

    KETE rradhe Edi Rama nuk duhet te ulet ne Tryeze me Sal Berishen do te jete e papranueshme dhe e ardhja do te perseritet perseri. Ne rast se do te kete te ardhme per ne ose per femijet tani ne Shqiperi.

    Faleminderit

  2. Claus says:

    Der Spiegel: Gaz lotsjelles, plumba dhe gjak ne Tirane. Shikoni fotot ne linkun e meposhtem.
    http://www.spiegel.de/fotostrecke/fotostrecke-63830.html

  3. andi says:

    Z.Mero te lutem bej nje apel per opoziten dhe organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut,perfaqesues te OSBE duhet te vizitojne te ndaluarit ne komisariate …Ata besoj se jane trajtuar ne menyre cnjerzore sot neper qeli e dhoma shoqerimi.Te protestojne per lirimin e tyre…

  4. ashkodrani says:

    ky sala e ka ba kyt pun edhe ne shkoder me 2 prill . tri here e ka djeg shkodren veq mu ba president ne 91 por ky njeri me prejardhje kafsherore qe ska asigja t perbashket me qytetarin i ka shum borgje vendit , dhe do vije dita qe te harrohet shpejt ky maskara ,ky njeri shpellash ,ky komunist i keq sepse komunistat kishin nje ideal tj .por edhe ky si enveri i tradhtoi shoket e tij .turp per ne me na drejtu nje tropojan .t me falin te tj por nje rilindas ka shkruar …“nqs ju duhen sharlatan ,shkoni se keni ball tropojan“dhe nqs i vjen jo mir sals per kto fjale jam shum krenar qe jam shum ma lart se aj ndaq me origjin ndaq me edukat e me kultur se kur ka hanger aj n tok familja jeme ka hanger n tavolin si njerzit dhe familja jeme ka 300 qe ska as1 te denuar nga shum meshkuj qe jemi .kaq kisha per sali pisin .

    1. chicago says:

      oh sa bukur e sa me realitet e ke pershkruar kriminelin,cibanin e tokes se pellazgeve (i mbushur me qelb jugosllav) sali rame berisha. Mallkuar qofte dita kur ai ka le ,mallkuar qofte barku e qumeshti i nanes qe e ka mbajte e pjelle e ushqy kete monster, Ky kriminel ,fashist,vrases,hajdut,drogazhi,plehre qe po sjell plehrat e italise cancerin ne shqiperi duhet vrare me plumb mu ne lule te ballit. Ai po vret rinine popullin shqipetar. Kush eshte ky njeri ku i gjen ky kafshe me fytyre njeriu te drejten ta ktheje shqiperine ne prone te tij .Edhe fshati nga ka ardhe ujk e ka emirin dhe ai ujk eshte .Nje tjeter Avni Rustem i duhet shqiperise.Malokun vetem plumbi e rrezon nga kali. Dhe sa me gjate ky asshole do ta mbaje varur shqiperine? Na shkatarroi ,na detyroi te marrim rruget e kurbetit. Me 1997 kam marshuar ne demostratat e tiranes dhe jam goditur me shkopat e cimkave te sales e te koke lopes se skraparit ilir meta.Oh sa per dijeni e kam kusheri te dyte dhe me vjen turp qe ai eshte nga fisi im i nderuar dhe i respektuar ne Corovode.Me vjen mire qe me ne fund eshe shkodranet (pas 20 vjetesh )jane bere te ndergjegjshem se kush eshte rrugaci Sali ram berisha.E dua shkodren dhe shkodranet (kam lindur ne shkoder) per humorin dhe bukurine e shpirtit qe kane. Respekte dhe uroj dite me te mira per shqiperine dhe shqipetaret te vine.

  5. ashkodrani says:

    sa per ilir meten ai eshte nje nga me te pasurit polikan ne ballkan .tenderat e rrugeve qe nga 2000 shi ika than ai ose e shoqja si rruga tirane vore shkoder lezhe etj ku njeri me ftyre e trup shihet se nuk asht shqiptar kjo jo per faj te tij por nga pushtimet qe na jan bere qe nga turqi romaket serbet etj metvertet ky esht nje perzirje kromozonesh por qe flet e vjedh shqip

    1. djalli i cmendur says:

      tamam,,ilir meta eshte 100% fare turku,,se une kam pare kriminela po kane njefare cipe, ky me saliun skane cipe fare, keta te vrasin ne sy te te gjitheve e thone se bera une,jeni qorra juve..

  6. shqipja says:

    po vazhdoi me kete arrogance ‘ 97 do perseritet ,dhe mjere shqiperia pastaj ….

  7. kastriot says:

    Mjere , mjere familja qe te ka o mero ziu! Edhe njemijehere mjere familja qe te ka!

  8. djalli i cmendur says:

    Vlora,Fieri,Gjirokastra,Tepelena gjithe Jugu dhe patriotet kudo qe jane TE PERSERITET 97,po kesaj radhe do ta zhdukim me gjithe kelyshet e tij.

  9. Behar says:

    Berisha,si njeri i “fjales se mbajtur” dueht ta kuptoni shqiptare se do mbaje fjalen qe i ka dhene Fatos Nanos. Pse kjo shqiptareve u duket regres,fjala e dhene duhet mbajtur(!). Koalicioni i tre kryeministrave,me dy lidere “historike”(Berisha,Nano) dhe dy dhendure serbie(Berisha,Meta,kujtoni si u prit Meta ne Serbi,si dhenderr),nuk duhet vene ne diskutim!!!. Se a eshte nudizmi i Rames ne jeten e tij private me problematik se nudizmi dhe orgjia politike Berisha-Nano,sheshit,publikisht para kamerave,ne hollin e Pallatit te Brigadave,kete e dine me mire lideret historike dhe dhenduret e Serbise!!!!….O tempora,o mores!!!

  10. ilir says:

    Ne ato vende ku ka drejtues si Berisha dhe Lukashenko nuk ka demokraci, se keta jane te rektrutuar dhe jane gati ne cdo kohe te vrasin popullin e tyre. Kush vret Berishen eshte hero kombetar.Kur theu kryeministrine dhe TV ne 98 as nje nuk u vra dhe bente si gore, tani qe eshte krimineli na tregon ligjin me snajpera. Vdeksh nje ore e pare te shpetojne shqiptaret se ke qe 91 qe po i vret. O serb.

  11. LORA says:

    Po Mero.makthi i tij ka 20-vjet qe vret dhe dhunon,ne menyre te pangishme,Shqiperine dhe shqiptaret.Por ky perbindesh nuk do mund ta kishte kete”fat”nese vullneti i sovranit do te respekohej dhe nese kurverimi politik nuk do guxonte ta dhunonte kete vullnet.Por makthi i tij eshte makbethian,buron nga krimet e tij qe i njohim e qe do te dalin,shume me shume, me kohen qe rrjedh.
    Edhe makthi i Lul-it eshte makbethian,nis nga dosjet e luftetareve te UCK-se,tek dosja e Dik Martit e tek grabitjet e paimagjinueshme,te dokumentuara, te parave e pronave te shqiptareve.
    Dje pashe se njerzit i dine,se i vuajne ne lekuren e tyre,te gjitha cpo them dhe jane me te vendosur se kurre ti japin fund epokes se shtetit gangster”MERR E IK E MOS KI FRIKE”

  12. saimir says:

    Kush eshte killeri qe vrau 2 djemte shkodrane ne 2 prill 91?Kush eshte vrasesi i A.Hajdarit,kush eshte vrasesi i K.Trebickes,Kush eshte vrasesi i A.Hoxhes,Kush eshte vrasesi i bisnesmenit kosovar R.Hoxhes;Kush eshte vrasesi i nje populli te tere ?Keto jane pyetjet qe ngrihen sot e 20 vjet ne shqiperine “Demokratike “te ndertuar me kaq “mund e djerse” nga po ata qe sot fshehin e mbrojne killerin me te madh qe ka njohur historia e ketij vendi ,e qe quhet Sali..

  13. mendertafuti says:

    Shkodra i njeh me emra ata militante pedeiste qe vrane Arben Brocin.I vetmi qe siguroi kapital politik dmth perfitim direkt ishte Sali Berisha.Ai eshte vrasesi i tij.Ai dhe vetem ai.
    Kur do te zgjohet qyteti verior i marre peng nga nje vagabond ordiner i ndihmuar nga nje kukuvajke qe shkrihet ne ekstaze orgazme kur shefi i saj Berisha shan me motra e gra deputetet e opozites?
    Pa largu keto ferra nga kembet nuk besoj.

  14. ben says:

    Nuk shoh drite ne fund te tunelit,Saliu filloi operacionin e tij,manifestimi -thote te merkuren-i cili eshte shprehje force,eshte pergatitje per lufte civile.Ky njeri eshte shuuuuuuuuuume i rrezikshem,ishalla jo me 97.

  15. chicago says:

    oh sa bukur e sa me realitet e ke pershkruar kriminelin,cibanin e tokes se pellazgeve (i mbushur me qelb jugosllav) sali rame berisha. Mallkuar qofte dita kur ai ka le ,mallkuar qofte barku e qumeshti i nanes qe e ka mbajte e pjelle e ushqy kete monster, Ky kriminel ,fashist,vrases,hajdut,drogazhi,plehre qe po sjell plehrat e italise cancerin ne shqiperi duhet vrare me plumb mu ne lule te ballit. Ai po vret rinine popullin shqipetar. Kush eshte ky njeri ku i gjen ky kafshe me fytyre njeriu te drejten ta ktheje shqiperine ne prone te tij .Edhe fshati nga ka ardhe ujk e ka emirin dhe ai ujk eshte .Nje tjeter Avni Rustem i duhet shqiperise.Malokun vetem plumbi e rrezon nga kali. Dhe sa me gjate ky asshole do ta mbaje varur shqiperine? Na shkatarroi ,na detyroi te marrim rruget e kurbetit. Me 1997 kam marshuar ne demostratat e tiranes dhe jam goditur me shkopat e cimkave te sales e te koke lopes se skraparit ilir meta.Oh sa per dijeni e kam kusheri te dyte dhe me vjen turp qe ai eshte nga fisi im i nderuar dhe i respektuar ne Corovode.Me vjen mire qe me ne fund eshe shkodranet (pas 20 vjetesh )jane bere te ndergjegjshem se kush eshte rrugaci Sali ram berisha.E dua shkodren dhe shkodranet (kam lindur ne shkoder) per humorin dhe bukurine e shpirtit qe kane. Respekte dhe uroj dite me te mira per shqiperine dhe shqipetaret te vine.

  16. astefani says:

    Pershendetje shoku Mero. Po si nuk gjete dy rreshta te shkruash dhe per policet e gjakosur. Duhet te jeshe i bindur se dhe policet nje Nene i ka lindur ashtu si ke lindur dhe ti. Policet kryejne detyren dhe buzeqeshin me gjakun qe i derdhet ne fetyrat e tyre te pa fajeshme, si guxon qe te besh gjithe Shqipetaret armiqe shoku Mero. Te thuash turp eshte shume pak, gjeje mundesine shkruaj dhe realitetin keshtu do ti kthesh dhe ti lexuesit qe tashme te kane braktisur.

    1. shqipja says:

      POLICET E KANE ZGJEDHUR VETE ATE PROFESION NUK I KANE CUAR ME ZOR ,,DHE PERVEC SE JANE PA SHKOLLE JANE DHE KRIMINELE …

  17. MEMEDHETARI says:

    Astefan,e dine te gjithe qe veprimtaria publicistike e Mero Bazes shquhet SIDOMOS per HUMANIZMIN.Ai shkruan per te pambrojturit,per te varferit qe po grabiten nga kjo palo Qeveri hajdute,ai shkruan edhe per ty,o njeri i genjyer qe mendon se e sfidon Z.Mero kur i drejtohesh me “shoku”…
    Po te lexosh me vemendje,edhe policet i ka permendur Meroja,dhe ka thene saktesisht “per fat asnje punonjes rendi nuk humbi jeten”…
    Pra,ato fjalet e pahijeshme qe i thua ne adrese te gazetarit te LAVDISHEM Mero Baze,merri mbrapsht dhe thuaji TURP njemije here vetes tende qe te qan zemra per policet e plagosur dhe nuk thua as gjysem fjale ngushelluese per te vraret nga policia e Saliut tend kriminel…
    Per persona si ty e ka fjalen “Korcari”tek “Portokallia” kur thote:
    NUK U BETE KURRE NJEREZ!!!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje