PD lidh fatin e saj me humbjen e Bashës

17 Maj 2011, 22:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike rrezikon të vihet për herë të dytë në jetën e saj 20 vjeçare përballë akuzave ndërkombëtare për shkatërrimin e zgjedhjeve dhe futjen e vendit në spiralen e luftës civile për shkak të vendimit të kryetarit të saj Sali Berisha për të lidhur fatin e kësaj partie me humbjen e Lulëzim Bashës në zgjedhjet e 8 Majit. Vendimi i PD për të mos njohur rezultatin zyrtar të zgjedhjeve në Tiranë dhe futja e saj në spiralen e përgjegjësisë kombëtare dhe ndërkombëtare për prishjen e zgjedhjeve dhe  ndezjen e konfliktit civil në Shqipëri është një vendim i marrë me gjakftohtësi nga kreu i kësaj partie. Ashtu si në vitin 1996 kur brenda asaj partie nuk pati asnjë zë serioz të ndalë atë proces shkatërrimtar për të ardhmen e PD dhe Shqipërisë, as dje dhe pardje kur para syve të gjithë shqiptarëve u rishfaq sëmundja e vjetër e liderit të asaj partie, nuk foli askush. Gjithë drejtuesit e PD, gjithë personalitetet e saj, janë të heshtur dhe Basha po i tërheq zvarrë në karrocën e humbjes së tij, duke çuar në greminë dhe Partinë Demokratike. Ata që thërrisnin të dielën që shkoi për njohje të rezultatit, tani janë të parët që nuk e njohin dhe po tentojnë të ndryshojnë rregullat pas mbarimit të lojës.

Vendimi i PD për të shkuar pas karrocës së humbjes së Lulëzim Bashës është një shenjë e qartë se procesi është i udhëhequr nga Berisha dhe se tashmë që ne flasim kemi arritur të humbasim përfundimisht shansin për të bërë zgjedhje të ndershme dhe të lira në Shqipëri. Berisha i varrosi përfundimisht këto zgjedhje dje me tentativën e tij zyrtare për të shpallur fitues Lulëzim Bashën përkundër rezultatit zyrtar që nxjerr fitues Edi Ramën. Kjo do të mjaftojë që PD dhe qeveria e saj të penalizohet sipas gjithë paralajmërimeve ndërkombëtare për standardin e këtyre zgjedhjeve dhe bashkë me të rrezikon të penalizohet dhe Shqipëria.

Së dyti Berisha po tenton të poshtërojë çdo personalitet të PD-së duke i detyruar ata të pranojnë si standard të karrierës së tyre politike, standardin e zgjedhjeve të grabitura. Çdokush që do të vazhdojë karrierën politike në atë parti pas Berishës do ta ketë 8 Majin dhe sjelljen ndaj grabitjes së mandatit të Bashkisë së Tiranës një njollë të errët dhe një shenjë poshtërimi të personalitetit të tij politik. Shumë prej tyre e kanë për herë të dytë që gjenden në krye të asaj partie kur ajo prek kaq rëndë zgjedhjet, por kjo është hera e parë që ata po vihen në provë jo për pushtetin e tyre, por për mandatin e një njeriu që ka humbur dhe që Familja Berisha e do doemos në krye të Tiranës. Pra, tani standardi i poshtërimit është më i madh, pasi ata po heshtin për karrierën artificiale të një njeriu, i cili është një figurant shëtitës i Familjes.

Së treti PD po vihet në provë për të pranuar si lider të imponuar Lulëzim Bashën. Ata që mërmërisin korridoreve të PD-së për karrigen e  mundshme të Lulëzim Bashës në parti, tani po poshtërohen publikisht pasi janë të detyruar jo vetëm ta pranojnë atë si lider të tyre, por dhe të sakrifikojnë personalitetin e tyre për tentativën e tij për të grabitur mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në një farë mënyre karriera politike e Lulëzim Bashës po kalon nga sprova e inkriminimit të tij të thellë dhe nga inkriminimi kolektivi i lidershipit të PD-së për këtë gjest. Nesër askush nuk do të ketë të drejtë të ndalë karrierën e tij për në krye të PD-së, jo vetëm pse do tua rekomandojë Familja Berisha, por mbi të gjitha se ata vetë kanë pranuar të sakrifikojnë për të në një moment poshtërues të karrierës së tij politike. Njeriu, për të cilin u investua fushata më e pandershme e historisë së Shqipërisë, është sot njeriu për të cilin po investohet dhe vjedhja më dramatike e mandatit në favor të tij në historinë e këtij vendi. Partia Demokratike po e pranon këtë si një fat. Por Shqipëria po e përjeton këtë si një fatkeqësi dhe nuk ka për t’i hapur rrugë. Kjo do të ndajë fatin e Shqipërisë nga Partia Demokratike dhe do të bashkojë fatin e Partisë Demokratike me Lulëzim Bashën.

41 komente në “PD lidh fatin e saj me humbjen e Bashës”

  1. hysni dajaku says:

    nuk ka si ndodh ndryshe ,ne ate stan ku jan bere bashk gjith “druret e shtrember” te nje vendi,ne ate stan qe mban me bylmet,Ilir Meten Fatos Nanon ,Fatmir Mediun e plot e plot kusare te medhenj e te vegjel,nuk mund te lihet neser ne dore te rastesise dhe te nje njeriu pa probleme ,,ky eshte i vetmi qe ploteson gjith kriteret e grupimit”qente e duan shqiperine”,perfundimisht ne shqiperi eshte instaluar fashizmi,kuptohet i shpifur e i shemtuar sic eshte vet,shtoji kesaj edhe menyren se si e bejme ne shqiptaret me Saliun ne krye dhe njerzit e imagjinojne vet te ardhmen e “ndritur” qe i pret

    1. Toni says:

      O hysni kujdes te keqe ee se mos ftohesh.

      1. plaku says:

        Toni,
        Pse nuk komenton si njeri mor zoteri. Siper ke shkrimin e Bazes, ne se nuk je dakord komento me argumenta dhe mos ofendo. Apo nuk je ne gjendje te shkruash dy rrjeshta me koment? Ne jemi ketu te japim mendimet tona per shkrimet dhe jo te lexojme ofendimet e tua qesharake. Ne ketu ne forum duam nivel dhe jo ofendime. Sepse keshtu nuk shkojme larg. Te jesh i sigurte se dhe ne te gjithe ketu ne forum dime te ofendojme, por kjo nuk zgjidhe probleme por i veshtireson ato. Edhe dje me ofendove mua, dhe une bera sikur nuk i kuptova ironine tende qesharake. Pra mor mik, lexo temen, kuptoje dhe jep mendimin tend pa ofenduar njeri, se nuk ta kemi borxh. Trego se je nje njeri me nivel qe ka respekt per vehten e vet.

        1. Toni says:

          plaku, na thuj te verteten. A te merr malli per kenget partizane qe kendonit rreth zjarrit ne kohen e Enverit he?

    2. fatmir kalaj says:

      o shqipe a do me e hap ket publikim

  2. Permetaria says:

    Z. Baze si gjithnje analiza juaj eshte nje e vertete qe dhemb por mesa duket lufta civile ka marre drejtimin e vet dhe eshte e pashmangshme. Shpresoj te kthej mendim sa nuk eshte vone. Megjithate nje mendje me thote se ky njeri e provokon vet kete gjendje.

  3. Erisa says:

    Kete rradhe Sala e ka ndare mendjen,o do te shkaterroje Shqiperine o vdes.Keshtu i ka ardhur urdheri.Shqiperia shkon nja 20-30 vjet mbrapa,do te vriten njerez,emri si shqiptar do te katranoset me keq se ne ’97,Serbia ecen perpara.Film i perseritur me aktorin protogonist te njejte,me regjisure te re dhe figuranta kalimtare.

  4. fule says:

    Shpresojne qe te pakten nderkombetaret te degjojne kambanen e alarmit, qe po tund Z. Baze

  5. PERMETARI says:

    MERO SI GJITHMONE PIKES I KE RENE. E KE THENE AQ BUKUR SA SKA KU TE VERE. si nuk del nje burre aty ne pd ti thot STOP psikopatrise-hajduterise-vrasise se saliut? po cfar ju ka ber ky sali atyre xhanem qe rrine kaq urte dhe qeshin me keto veprime te saliut? KESAJ RADHE MORI FUND BERISHA. SIC E THE DHE TI VET O MERO , BERISHA VURI INTERESIN E FAMILJES SE TIJ LULIN PERPARA partise demokratike . keshtu qe shikoji tymin kesaj pune. DUHET TE NDODHTE KJO QE SALIU TE ZHDUKET NJEHER E MIRE

  6. klea says:

    Pse ka njeri qe mendon me koken e tij ne PD? Cudi!
    A ka mundesi te dale parti e paligjshme?! Ata vrasin, vjedhin, falin vatanin, keto nuk jane te mjaftueshme?

  7. ylli says:

    Saliu ecen me idene se cudia me e madhe zgjat 3 dite,sepse deri tani ai ka bere cka dashur dhe asnje ferre si ka hyre ne kembe.Pas 20 vitesh po provon dhe nje marifet tjeter,dhe po e kaloj dhe kete atehere ai eshte i palevizshem nga shqiperia.Ai e di mire qe populli harron shpejt,dhe ka te drejte pasi pas 1997-tes i njejti popull i dha votat per tu kthyer nje njeriu qe e shkaterroj vendin deri ne piken e shperberjes totale.Ne te gjithe e dime se asnje fjale se vret ate njeri.Ai per te arritur qellimet e tij ben cdo gje,cdo gje.Nder,burreri,personalitet,bese jane fjale qe nuk ekzistojne per sali berishen.Ai eshte i pa burre,pa personalitet,pa bese.Mbas enver hoxhes,saliu eshte e keqja me e madhe qe i ka ardhur shqiperise.

  8. Lex Rex says:

    Ndoshta eshte me mire qe gjerat po shkojne keshtu. Rezultati pozitiv i opozites ne zgjedhjet lokale ngerthente rrezikun e anashkalimit te disa ceshtjeve madhore perfshire krimin e 21 janarit dhe kerkesen per zgjedhje te parakohshme. Shqiperia ka kohe qe ben regres ne cdo fushe dhe sa kohe qe Berisha vazhdon te qendroje ne pushtet nuk mund te pritet asgje e mire. Rane maskat e ”fushates pozitive” dhe ”njohjes se rezultatit”.

  9. 21janari says:

    Berisha është përfundimisht i pashpresë .
    Ai ka dëstuar në trashëgimin e pushtetit të tij. Basha ishte shpresa e tij e vetme. Në këto kushte Berisha nuk ka për tu ndalur në marrëzinë e tij… Edhe populli përballë tij gjithashtu…

    1. LORA says:

      Dhe historia nuk njeh ndonje rast te vetem triumfi mbi POPULLIN.

  10. GJIN MUSA says:

    Po kushdo qe eshte Shqiptare dhe ka pese pare mende,besoje qe e ka kuptuare qe Sali Berisha nuke do te largohet nga pushteti,pa mbeture ne histori si nji Sadam i Ballkanit.
    Populli duhet te jete vigjilinet te mose bie pre e ketije krimineli ordinjer qe poe damkose Shqiperin edhe nji here si 97-ten.
    Koha nuke prete ,duhet rrezuare diktatori,cdo ore qe kalone Shqiperin e kercenon e keqja,o sote o kurre atdheu do ti dalim zote,po e merre gremina Bershiane,Zoti mose e thente qe ky populle te bije viktime e diktatorit Berisha,pa Luli eshte endacake nuke ka force,eshte djale mamaje i rriture nga Saluku.

    1. Sociologu says:

      Sali berisha po konfirmon te qenit proserb: 1) paguan mercenare Kosovare per te votuar ne TR. Shperqendron vemendjen e popullit Kosovar nga Serbi e hallet e veta duke e implikuar ate me hallet e Shqiperise, ilegalisht! 2) Percan kosovaret me shqiptaret duke shfrytezuar slogane komuniste e antikomuniste. Mjafton te lexoni faqet e shtypit shqiptar… 3) tenton te Realizoje vjedhjen e votes se lire e te shenjte popullore me cdo kusht. Edhe sikur kjo ta hedhe popullin ne lufte te armatosur civile kunder njeri tjetrit. 4) kerkon mbeshtetje nga Greqia duke i “shitur” detin ne shkembim te votes emigracionit; 5) kerkon mbeshtetje nga Amerika me shkembim te 30 ushtareve ne Afganistan dhe afareve Gerdeciane, etj. Etj. Ka instaluar ne Shqiperi politiken e dhunes se heshtur dhe te frikes ndaj pushtetit, duke sjelle me vete kryemaskarenj te kategorise Meta= Basha=Ristani=Nano e Kompani. Njeri negativ, i paturpshem, i patrembur, i paedukuar, i pamoralshem, i pabese, i poshter sa s’ka ku vete… Kesaj radhe duhet ta heqim qafe me force, sepse VOTIMI e vertetoi qe nuk i ben dot asnje efekt. Kete Sadam Ballkani as Amerika e as Frika nuk kane per ta rrezuar, por vetem urrejta popullore e papare dhe e padegjuar.

  11. rei says:

    OOOOOOOOOOOOOO SHQIPTARE PO DO BEHEMI NANJEHERE NJEREZ NE A JO.PO KUR DO BEHEMI NA NJEHERE BASHKE TI PERMBYSIM.SALI,NANO,META E KOMPANIA KLAN ME PRONAR PEDOFIL.KURRRRRRRRR KURRRRRRRRRRR DO VI AJO DITE SE NUK PO NA MBANE ME XHANI………….

    1. LORA says:

      Me vote i kemi permbysur te gjithe te bashkuar.Duhet edhe nje grusht sot te shkojne ne hale te gomereve.

    2. Aniko says:

      Do behet kur te jemi te gjithe NJE.

  12. tafuti says:

    Te gjithe ne PD jane gati per pak lufte civile.Pa rremuje ata jane te falimentuar.Kurse shenja Lideri nuk ka asnje nga keta lapangjoze,prandaj pranojne ne heshtje te importuarin Lul si pasardhes te malokut ne krye te tyre,ose mbi kry te tyre ne radhe te pare.

  13. Lorenci says:

    LIGJI ELEKTORAL E KA TE PERCAKTUAR QARTE

    Cdo vote qe hidhet jashte kutise perkatese, dmth nese vota per kryetarin e bashkise hidhet tek kutia per keshillat bashkiake, pavaresisht se per ke eshte hedhur, ajo eshte e pavlefshme. Pra cdo vote jashte kutise pavaresisht se ku apo per ke eshte hedhur eshte e pavlefshme. Ndersa ky gabeli Basha thote qe te lexohet vota duke shkelur ligjin. Ky eshte nje veprim plotesisht i jashteligjshem. Problemi kryesor ketu eshte fakti se qeveria Berisha ka harxhuar miliona EURO per te manipuluar kete fushate elektoraledhe tani perpiqet me cdo menyre te permbyse rezultatin ne menyre te jashteligjshme. Imagjinojeni pak kur dalin kodoshet e Partise Republikane dhe LSI-se dhe falenderojne popullin qe keto zgjedhje i ka votuar shume here me teper se perpara. Kjo eshte e pamundur. Kjo tregon qarte se gjithe aleanca e Berishes e ka manipuluar voten por perseri nuk ka arritur te fitoje. POR AMA NE NJE GJE ILIR META PATI TE DREJTE, KUR I PATI THENE EDI RAMES PERPARA ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE TE 2009, EJA TA HEDHIM BERISHEN ME DEMONSTRATA, SE ME VOTE TE LIRE NUK HIDHET. Dhe eshte fakt qe Berisha nuk hidhet me vote te lire sepse ai si hajdut qe eshte, i ka vjedhur gjithmone dhe do t’i vjedhe gjithmone votat. Ne Shqiperi nuk ka sot asnje institucion te lire, as gjykata, as prokurori e jo me komision zgjedhor. Po shkojme drejt gjendjes se 1996-97 kur ai i manipuloi zgjedhjet e 1996 dhe gjithe bota perendimore e quajti qeveri gangsteresh. TANI LE TE SHOHIM NESE PERENDIMORET DO TE MBESHTESIN APO JO VEPRIMET E JASHTELIGJSHME TE BERISHES.

  14. beso says:

    me kane thene qe ne Tirane eshte leshuar shume dora,eshte hedhur para e cmendur.Nuk mund te them qe jane leke fallso,qe neser te mos shkojne njerezit ne treg dhe te harbojne pazarin,por nuk eshte pa gje legjenda metropolitane qe thote se tulipanet e sales kane shperndare ne maj dhuratat e babagjyshit rrenacak.para e cmendur dhe para harbute.Kjo fitorja e Edit me 10 vota me shume(une do jepja shampanje Moet Chandon sikur Edi te fitonte vetem me dy vota me shume,natyrisht qe ta coja saliun ne shkallim imediat)i terboi fare ministrat e brendshem te PD.Saliu si duket ka shperndare sklleverit e tij te apasionuar qe te gjejne flete votmi neper banjat e Tiranes,qe te llogariten dhe ato…Tani procesi i mbaruar zgjedhor po behet barsalete;duket qe Arvizu nuk ka me shirit kasete me”burre shteti”,pasi burra i shtetit po ben si “kalama shteti”.Nuk i njeh zgjedhjet sepse nuk fitoi luli me kasetat e tij si kaseta dasmash (perfshire motivet me klarinete),po si dreqin,vetem per 10 vota….Ato 10 vota salia eshte gati ti haje me gjithe njerezit brenda.Do ti behen fiksim ato 10 vota;mbase familjaret duhet qe tani ti gjejne psikolog salise,se do shkoje ne lajthitjen finale.Psikologu duhet te keshilloje saline qe bota eshte me e vogel sesa ai pretendon,se kane humbur te gjithe pushtimtaret e medhenj te botes,qe nga Aleksandri e gjer tek Bushi qe hengri nje kepuce ne Irak,se per fat te keq edhe salia eshte nje i vdekshem.Mbase duhet nje team psikologesh,se cmendia eshte hall koke…Po ju z.Baze po flisni per fatin e nje partie?!Mbase fat i madh per ate parti eshte qe te shkrihet.

    1. plaku says:

      beso,
      No comment, je i madh. Pershendetje

    2. Aniko says:

      Beso i lexoj me vemendje komentat tuaja , shume bukur .

      1. beso says:

        Aniko,plaku,flm,po nuk po bejme dot gje.Doni nje vjershe te shkurter te Driteroit?Quhet mikroborgjezi;

        s’kemi c’te pyesim,
        rrime ne guzhine.Na hahet buke,pa ngrene s’mbesim
        na pihet uje,pime.
        Na rriten thonjte,i presim.

        Ky mentalitet qe kritikon Driteroi i madh eshte ngulitur ne mjaft shqipo te sotem,qe mjaft te jene rehat ne te voglen e tyre dhe kenaqen ose vetekenaqen,duke pare tek thoi i tyre dhe jo tek e mira e pergjithshme.Shendet!

  15. Frederik says:

    Zeri ndryshe brenda PD nuk ka fuqi te degjohet. Ne karriere brenda PD jane bijte e ish komunisteve te metamorfizuar ne demokrate. E ç’parti demokratike eshte ajo ? Vetem emri eshte shenja e fundit demokratike ne te . Mjere keta skllever te rinj te shekullit te 21.

  16. edi.s says:

    EDI, JEMI ME TY DHE JEMI SHUME! Vetem kudes me manaxhimin e energjive dhe sigurise sone!

  17. bbb says:

    PD qe nga krijimi i saje ka lidhur fatin e saj me rrugacerine, dinakerine, banditizmin, gangsterizmin. Keshtu qe pasi futi me 1997 vendin ne nje katraure te papare, sic duket Sala dhe rrugacet e tij, po pergatiten per nje 1997 te dyte. Pretendimet e rrugacve te PDse ne shume TV jane nga me qesharaket dhe allogjiket. Biles ka edhe zyrtare me kollare, madje edhe juriste si zoti Gjata qe kerkojne te masturbojne turuine tyre me ca pseudoshpejgime qe nuk i ha njeri.

  18. Zamira Orgocka says:

    Eshte per te adhur keq qe 1 K/miniser si Sali Berisha nuk perfill asnji institucion . Ai eshte vete zot dhe vete shkop. Te mos pranosh humbjen kur ligjet i ke aprovuar vete nen per nen eshte njesoj sikur i ke menderosur te gjitha institucionet dhe neve si popull. Ky njeri duhet te çkulet nga rrenjet. Ky eshte kthyer ne Oktapodh per Shqiperine . Fytyra e tij eshte ajo e Tano Karidit . Kesaj masakre zgjedhore nga i pa ndershmi Berisha duhet ti jepet fund. O sot o kurre eshte dita per ta shporrur kete diktator te rrezikshem. E keqja eshte se ky ka pregatitur edhe diktatore te importuar si “BASHA” kriminel dhe vrases. Ne vend qe ai te prangoset u dashke te dtejtoje Tiranen . Pa le te na tregojne se sa i shkoi fatura Berishe fashistit per Tiranen???? Keto ka frike Berisha dhe privatizimin e Shqiperise qe nuk do te jete humbes po i fituar. O SOT O KURRE ..NESER ESHTE VONE….PER KETE GEDAF…………

  19. Dino says:

    Ideja se Basha ka marre Tiranen,shpeton Berishen,PD.fut ne sirtare krimet e Bashes,ul diskreditimin zgjedhor mbarekombetar,ul efektin e humbjeve ne bastionet e PD,por verteton perfundimisht hajdutin e pa ndreqeshem te zgjedhjeve 20 vjecare ne Shqiperi

  20. Lugat says:

    Dmth. Ky njeri nuk po ben asgje tjeter, pervecse te vere ne jete planin qe komandantet e tij i kane urdheruar, pra ndarjen e Shqiperise. Ne 2 copa apo ne 3, kjo ka pak rendesi, por e sigurt eshte qe nga kjo dalim te gjithe humbes dhe fitues dalin ata qe nuk na jane shqepur per shekuj me rradhe. Fqinji i veriut dhe ai i jugut. Sala nuk eshte se nuk do te njohe zgjedhjet, por e ben kete gje, sepse ndryshe deshton plani i tij, plani i Vicave me pak fjale.
    Plumbi Plumbi Plumbi Plumbi Plumbi…vetem ai e zgjidh ekte pune.

  21. orli says:

    Mero!nuk eshte thjeshte marrja me dhune e mandatit te bashes per ta bere kryetar bashkie,kryesorja eshte konflikti(deri dhe ne lufte civile)qe kerkon berisha(ketije te fundit ja kerkojne sherbimet sekrete sllave e prosllave)jo me kot pati thene i ndjeri zhulali se:”97-ta eshte nje dosje e zeze qe nuk do hapet kurre”..skenari i dhenderit te serbise vazhdon.

  22. brace1 says:

    Te gjitha poshtersite po i perdore komunisti i vetem plake,pore e ka shume te veshtire te realizoje komandimin e lulit,te bindur,qe te marri ne dore drejtimin e Tiranes,e ate te partise komuniste,se nuke e lejojne nipat e mbesat e komunistve e spiujte e ktije grupimi qe te jete,komandante i tyre nji pordhac si puna e lulit,nuke eshte vetem sekretari i zgjuar per poshtersina,pjestaret e grupit te tije kane mesuar nga ky,dhe jane bere me hileqare,prandaje nuke arrine te realizoje poshtersirat e tije,shpetimi i tije eshte vetem largimi,mose te krijoje me shume ,zollume eshte i mbytur.

  23. halit dini says:

    Edi rama nik ka dale 10 vota para, por kete radhe 50.000 vota dhe kete e argumentoj me keto fakte:
    1. Jane regjitstruar ne Tirane ka dy vjet rreth 15.000 votues te PD`se;
    2. Jane larguar votuesit e LSI`se vertet te shtuar se fundmi nga 25% e te punesuarve te rinj rreth 40.000;
    3. Po votuesit komunist te Milloshit qe u ble nga z. Berisha qe jane 1300;
    4. Te pakenaqurit e tradhetaret e PS-se si z. Islami etj….
    Keto jane argumenta bindese qe ne e kemi dy fishuar rezultatin e v. 2007 per Bashkine Tirane.
    Z.Rama i lumte! Ka fituar zgjedhjet.

  24. Nabukodonosor says:

    Nuk ka nevoje per komente.Sali Berisha si agjent serb qe eshte ka marre urdher qe ta shkaterroje serish Shqiperine.

  25. margi says:

    Ndoshat ketyre njerezve te pafytyre, Berishes, Metes, Nanos, Bashes, Ristanit dhe lakenjeve te qe u vine verdalle per ndonje post nga ku mund te vjdhin me te dy duart, u duket vetja si mbreter e dikatetore, te fundit qe kane mbetur ne Evropen e emancipuar dhe ne Mesdhun myslyman! Do t’i kujtoja se cili ka qene fati i dikattoreve qe perenduan kohet e fundit: Ben Ali, Hosni Mubarak, Gheddaffi; Ceausescu! Nuk ka fe qe do t’i shpetoje nga drestesia dhe forca e popullit! Po zgjasin vetem agonine, e dine mire se çfare i pret! Shqiptare, mos t’i lejojme te na vjedhin demokracine per here te dyte!

  26. ALBAN DEGA says:

    Me syrin e nje vezhguesi “live”

    KRONIKE E PARALAJMERUAR E DESHTIMIT TE NJE KOMPLOTI TE ZI
    ELEKTORAL NE TIRANE

    – Nuk ka asnje krim sado djallezor qe nuk le gjurmet e tij ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ekspeditat e vjedhjes se votave ne sulm

    Jemi midis datave 11 maj dhe 13 maj 2011. Disa here vezhgues dhe deputete te PS-se, sidomos Z. Erjon Brace dhane alarmin per nje kryqezate orvajtjeje manipulimi votash nga PD-ja. Ata paralajmeruan publikisht dhe para kamerave per falanga dhe skuadrone manipulimi te PD-se dhe Berishes qe u binin kry e terthor rrugeve te Tiranes me furgona, zarfa e canta te mbushura me vota te falsifikuara ne menyre perfekte per kandidatin e tyre Lulezim Basha, qe po humbiste.
    Se sa prej tyre u perkisnin forcave speciale te policise dhe strukturave parlele te SHIK-ut te Berishes dhe sa ishin manipulues te zgjedhjeve te meparshme nuk u dhane hollesi. Me siguri vezhguesit socialiste dhe specialistet e tyre duhet te kene edhe fotografi e filmime te tyre, qe nje dite do dalin ne drietn e Diellit.

    Populli votoi si ne Evrope… Qevezia numeroi si ne Zimbabve

    Paralajmerimi i opozites perbente nje ogur te zi edhe per keto zgjedhje. Ishin zgjedhje ku populli votoi si evropian i vertete ndersa administratoret dhe numeruesit e tyre numeruan si ne Zimbabvene e Mugabes. Nen vellon e “transparences” dhe “sistemit me te avancuar te numerimit te votave ne Bote” qe predikonte Berisha, procesi u shty derisa i detyroi ambsadoret e SHBA-, BE-se , Hollandes dhe vendeve anetare te Evropes se Bashkuar te ktheheshin jo vetem ne stimulatore por edhe ne monitore te ketij numerimi skandaloz.
    Si duket vetem qevezia Berisha nuk kishte lexuar konkluzionin e ODHIR-it per zgjedhjet e kaluara te 28 qershorit 2009 se “votat e shqiptareve u numeruan keq ose shume keq ne mbi 30 per qind te tyre”. Apo e thene troc : populli votoi sic deshi, qeveria numeroi votat sic deshi dhe sic i leverdisi!
    Vecse ne saje te vigjilences dhe vendosmerise se opozites se bashkuar deshtoi jo vetem sistemi i avancuar por edhe skemat klasike te vjedhjes e manipulimit te te gjitha votimeve ne Shqiperi nga Berisha prej korrikut te vitit 1992 e deri me 28 qershor 2009. U cenuan keshtu edhe standartet me minimale te ketyre zgjedhjeve.

    Nje risi e papritur

    Kur e mendua se ketij procesi te stergjatur e krejt te deshtuar numerimi i erdhi fundi, mendjet djallezore te Berishes, kusareve dhe vrastareve te tyre u vune ne veprim per te shpikur nje marifet te ri. “Magjistaret” dhe ustallaret e manipulimit dhe vjedhjes se votave te Berishes u vune ne veprim per shpikje e marifeste te reja me qellim qe me cdo kusht e me cdo cmim tu ” ngrinin buzeqeshjen ne buze” sic e ke shprehur me dhjetra here vete Berisha, fituesve reale te ketyre zgjedhjeve dhe liderit triumfues te opozites se bashkuar Edi Rama.
    Si valvule sigurie perdoren kamikazet e KZAZ-it Nr. 49 te njesise Nr. 5 qe nuk pranojne te nenshkuajne procerverbalin e saj pa asnje aresye pervec asaj te quajtur urdherat e prere te Sali Berishes. Sigurisht me urdher te Berishes nepermjet dhendurit te familjes se tij Ilir Goci, sic shkruante nje komentator tek gazeta “Tema” Online. Kryetari i ketij komisioni ishte i perzgjedhur me kujdes te vecante nga Oborri kryeministror : Ilir Goci eshte i martuar me vajzen e xhaxhait te vajzes se motres se Sali Berishes.

    “Syshqiponjat” e partise dhe te Salise

    Pra, ishte hedhur hapi i pare ogurzi i bllokimit te votave te numeruara nje nga nje jo vetem nga numeruesit e paguar , por edhe nga cdo shikues i televizioneve shqiptare nga Alaska ne Vellington, nga Buenos Aires ne Oslo. Ushtaret dhe mercenaret e klanit nepotik te Berishes kishin cjerre edhe masken e fundit te sherbimit te tyre ogurzi ndaj Berishes.
    Nje vezhgues anonim i PD-se zbulon papritur nje flete votimi ne favor Edvin Rames te hedhuir pioshte nje tavoline ne qendren e votimit te njesise bashkiake Nr. 5 te Tiranes disa ore pasi kishte perfunduar numerimi i votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Si “vigjilent i partise” ai njofton menjehere kryetarin e KZAZ-se perkatese Ilir Goci.
    Nje rastesi teper e cuditshme, pertej kufirit te aresyes njerezore por shume afer aresyes se mosaresyes djallezore. Bile as djalli vet nuk do ta kishte kapur aq rastesisht nje flete te tille votimi poshte nje tavoline… Nje fantazi mese djallezore e nje syri te komanduar nga nje mendje superdjallezore e supermanipulatore “syshqiponjave” te partise dhe te Salise! I pari qe e jep kete zbulim eshte Televizioni Klan dhe bijeza e tij bastarde ABC, pra pikerisht telallet kryesore te se njejtes parti e te te njejtit lider. Pastaj lajmi merr dhene e perhapet ne efir…

    Si vaji ne lakra

    Thote sovrani. Tamam si virusi i gripit apo i murtajes. Si me komande fillojne njoftime kret te njejta nga te gjitha njesite ku komisionet kontrollohen nga nena PD dhe kryeministri Sali… Kulmi arrin ne njesine bashkiake numer 11 ku brenda kutive te votave per kryetar te saj … zbulohen jo nje as dhjete, por plot 100 flete votimi per kryetarin e Bashkise se madhe te Tiranes, pa thene se cilit kandidat i perkisnin ato. Duhet te ruhen maskat deri ne fund se ndryshe i dalin petet lakrorit te gatuar ne kuzhinen trukuese Berisha.
    Sigurisht qe ustallaret e ketij mastrafi djallezor ne synime por shume te trashe ne zgjedhjen e zbatimin e tij, sic do te shohim pak me poshte, kane marre masa qe jo te gjtiha, pra jo krejt te njeqint votat jane vetem per kandidatin e tyre , por pak me shume se i duhet atij per te fituar humbjen, per te siguruar fitoren e humbur realisht por edhe djallezisht, per ta kthyer humbjen ne fitorje.
    Krimi ne sajimin, organizimin dhe zbatimin e tij eshte aq sa djallezor edhe i sofistikuar. Aq me teper qe ai perdor nje vello demokratike….

    Velloja e demokratike e nje akti thellesisht antidemokratik

    Kjo vello demokratike jane deklaratat dhe qendrimi demokatik i ambasadorit te nderuar te SHBA-se ne Tirane, Z. Aleksander Arvizu te bere ne mjediset e qendres se numerimit te votave te njesise numer 5 ne shkollen ” Vasil Shanto” ne oret e vona te nates se 12 dhjetorit 2011, kur u detyrua te lere pergjysme festimin e ditlindjes se sekretares se tij, punet e shumta dhe pushimin e fillim fundjaves se kaluar per te bere edhe monituruesin, edhe stimuluesin edhe indirekt numeruesin e votave te saj. Jo vetem ai, por edhe ambsadori i BE-se Z. Sekui e gati krejt trupi diplomatik perendimor ne Tirane derisa u numerua edhe vota e fundit e kesaj njesie.
    Kur numeruesit e komanduar dhe telekomanduar te kesaj qendre deshen te shpallnin te pavlefshme disa vota ne favor te Edi Ramen per shkak te njollave te shtypshkronjes qe tenderuar “me mik” nga KQZ-ja ambasadori amerikan sugjeroi se duhet numeruar e vleresuar ” cdo vote e cila shpreh qarte vullnetin e votuesit qe e ka hedhur”. Nje sugjerim shume i sakte, shume i drejte e krejt demokratik i perfaqesuesit te nenes se demokracise boterore, SHBA-se.
    Vetem disa ore pas ketij sugjerimi demokratik, truri dhe shpirti diabolik i manipuluesve te sprovuar te cdo zgjedhjeje lokale apo parlamentare ne Shqiperi me Berishen ne krye po orvaten ta perdorin kete sugjerim si vello demokratike per te mbuluar krimin e tyre te manipulimit dhe prodhimit te votave te munguara per benjaminin e oborrit dhe ushtarin e mire te Berishes, Lulezim Basha, me qellim per te uzurpruar me cdo cmim karriken e kryebashkiakut te Tiranes, per te mbuluar gjurmet e kusarise dhe vrasjeve publike te 21 janarit 2011.

    Cfare gallate !?

    Se cilat jane te dhenat reale te sovranit ne kutite e votimit kete e pame me syte tane dhe i numeruam votat nje nga nje ne ekranet e televizionit ” Top Chanal” , “Vizion Plus” dhe ” Koha Vizion” edhe ketu ne Nju Jork. Aq sa kur u hodhen perpjete e perqafuan, kur shperthyen ne ovacione e delir deputetet, ministrat, falangistet e fansat e Lulezim Berishes brenda njesise se numerimit Nr. 5 per fitoren e tij me 10 vota minus filluam te bejme gallate bashke me pese shoke te mi te gjithe me dy ose tre fakultete, ku asnjeri prej nesh nuk ka mbaruar per matematike, por per shkenca politike e diplomatike.
    Na mjaftonte aritmetika e klases se dyte fillore per tu gajasur me injorancen e matematicieneve, ekonomisteve, agronomeve…. ministra e deputete te PD-se per te mos folur per injorantet e saj totale.

    Te dhenat e sovranit ne kutite e votave te hedhura me doren e vet

    I pari qe e kapi kete idiotizem madhor dhe e demaskoi pa medyshje kete feste injorantesh qe coi ne delir fituesit e humbur, qe gazetari dhe analisti i shkelqyer Sokol Balla ne ” Top Chanal” qe tha se nuk po marrim vesh si mund te jete fitues Lulezim Basha qe sipas KQZ-se, ka nente dhe pas nje SMS qe mori nga nje mik i tij e coi ne 10 numrin e votave me shume qe kishte fituar Edi Rama… E ashtu doli!
    Ky qe veridikti i sovranit, vendimi i demosit ne baze te dhenave te sovranit demos me doren e vete ne kutite e votimit.
    Kete vendim e veridikt e pergenjeshtroi i pari kryeministri i vendit Sali Berisha. ” Te dhenat e mia tregojne se Lulezim Basha ka fituar”, theksoi kryeministri i drobitur, i keputur, me sy te skuqur e te enjtur perreth nga pagjumesia, me ze qe i dridhej nga emocioni i humbjes totale ne zgjedhjet e 8 majit 2011 vetem pak caste pasi socialistet festonin fitoren e tyre te sanksionuar me voten e te dhenat e sovranit dora vete dhe me tablat zyrtare te KQZ- deri ne ate cast!

    “Te dhenat” e kryeminsitrit dhe muri i pakapercyeshem i votave

    E dhena e pare e kryeministrit ishte nje orvajtje mjerane e klanit kusaro- vrastar te Berishes dhe telalleve te tij per tua hedhur fajin gjoja nje “gabimi njerezor” qe kishte gabuar ne hedhjen e te dhenave te komisioneve zonale zgjedhore ne tabelat e KQZ. Pastaj u shfaq nje gabim elektronik. Pretendime foshnjarake qe hasnin ne nje mur te pakapercyeshem te se vertetes.
    Rrethi i pare i ketij muri te pakapercyeshem ishte e verteta me shkrim e hedhur edhe nga numeruesit edhe nga komisioneret e vet PD-se dhe ” Aelances per Qyetarin” ne proceverbalet e tyre.
    Rrethi i dyte edhe me i fuqishem ishin syte e miliona shqiptareve qe perpine nga ekranet dhe numeruan me gishta, me shkopinj ne flete te bardha, me makina llogaritese primitive, me kompjuter e shume te tjere edhe me “Blackberry” ” I- Phone”.
    Kete mur e bente edhe me te fuqishem se ate kinez perforcimi nga vezhguesit vendas dhe nderkombetare ne radhet e te cileve politika e mbrapshte, manipuluese, hajdute- votash perserites e Sali Berishes.

    ” Syshqiponjat ” e partise dhe Salise

    Vetem 24 ore pas deklarates se kryeministrit Berisha dhe 24 ore para se Komisioni Qemdror i Zgjedhjeve te certifikonte rezultatin e votave te sovranit ne baze te proces-verbaleve te 485 qendrave te votimit dhe 11 KZAZ-eve te Tiranes nxjerr koke “e dhena ” e pare e kryeministrit. Syri vigjilent i ushtareve te tij besnik kap nje vote te hedhur kuturu qe ishte ne favor te Edi Rames. Askush si ushtaret dhe falangat e Berishes nuk e ka te ngulitur parullat enveriste ” Parti- nena jone fjala jote vepra jone”… E keni ve re sa me entusiazem e zjarr duatrokasin liderin e partine tyre!?
    Ata jane gati te hiodhen edhe ne zjarr per shokun Env…. Sali! Jo me te mos i plotesojne nje mision kaq te lehte sa c’eshte zbulimi i jo nje, por edhe 20, 100 e pse jo edhe 1000 votave te hedhura gabimisht nga zgjedhes te moshuar ose injorante.. Jam i paditur Zoti gjykates! Se mos eshte hera e pare qe e bejne nje gje te tille qe e kane bere me thase votash qysh me 26 maj 1996, kur ia futen flaken Shqieprise per karriken e Salise!

    Si e qysh !?

    Shume kollaj. jane dhjetra menyre per ta bere nje gje te tille. Se pari pasi kishin siguruar fitoren e certifikuar me syte e miliona shqiptareve dhe qindra nderkombetareve nga vendnumerimi i votave, nga ekranet televizive, perfshi edhe nga vete tabela elektronike e KQZ deri ne kutine e fundit, opozita e bashkuar dhe lideret e saj mesa duket e ulen pak vigjilencen.
    Gabim jo i vogel po te kishin parasysh nje kuti votimi qe u gjet gjysme e hapur ku mund te futej edhe dora qe u njoftua ne mes te kryeqytetit dy-tri dite perpara. Kjo ua lehtesoi punen ustallareve specialisteve te manipulimit te PD-se per te futur vota ne kuti ose per ti shtuar ato lehtesisht me flevoptimi te fshehura ne trup, ne canta dore… ne njemije nje menyra.
    Kutite e votimit gjate nates ruheshin nga nje numer i vogel vehguesish ose rojesh te PS-se dhe PD-se . Duke pase parasysh se behej fjale per nje diference prej vetem 10 votash reale ne favor te Edi Rames, mjaftonte per te futur maksimumi 50 vota te sajuara. Mirepo oreksi i Berishes dhe falangave te tij eshte shume me i madh se aq, per t’i bere sa me bindese te dhenat e sigurta te Berishes dhe fitoren e munguar te Lulezim Bashes.

    Shiten e blihen deputete e ministra e jo me roje e vezhgues….

    Si!? .Jemi deshmitare se vitet e deri ne ditet e fundit jane shitur e blere deputete, ministra te pozites e te opozites e jo me te mos blihen vezhgues apo komisionere e aq me teper roje te tyre, sic u blene edhe importuan me leternjoftimet falco mbi 5 000 shqiptare te Kosoves qe votuan jo vetem ne Tropoje, Kukes e Puke… por edhe ne Tirane. Ata ishin gjoja turiste e plazhiste kur temperaturat e ujit te detit, lumenjve dhe liqeneve jane te pakeshillueshme …
    Ka edhe nje menyre me te lire. Revolja tek koka, kercenimi, shantazhi deri me rrembim femije per disa minuta sa te futeshin votat “e ngaterruara” ne kutite e paracaktuara te votave per kryetaret e minibashkive.sipas nje perllogaritjeje perfekte per te nxjerre humbesin Basha fitues dhe fituesin e vertete te tyre Edi Rama humbes.
    Nuk perjashtohet as mundesia tjeter qe falangat e manipulimit dhe vjedhjeve te perseritura te votave dhe ustallareve te tyre te kene perdorur edhe lende narkotike, apo ilace gjumesjellese ne pijet ose ushqimet e vezhguesve ose rojeve te opozites tek =kutite e panumeruara te votave. Behet fjale vetem per dy- tri minuta sa ata te kryenin pune.
    Teoria Elementare Konspirative Nderkombetare permban edhe dhjetra metoda e kurthe te tjera per raste te tilla, qe jane perdorur dhe perdoren jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vende te tjera, bile edhe me demokraci te avancuar.

    Kryhajdutet duan te vjedhin edhe kryeqytetin

    Keto manovra kriminale, keto mega-akte kusarie te qeverise me te korruptuar ne historine e Shqiperise hoqen edhe masken e fundit te vjedhjes se votave te 28 qershorit 2009 e deri me 26 maj 1996, kur regjizori i kesaj kusarie ish- Presidenti Berisha u kap me presh ne duar nga opozita dhe demokracite perendimore me SHBA-ne ne krye.
    Pershkrimin me te sakte diplomatik te kesaj hajnie e dukurie despotike e ka bere ish- ambasadori i SHBA-se ne Tirane Z. John Withers ne raportet e tij per Departamentin amerikan te Shtetit kur e cileson Sali Berishen si ” kryetrukuesin i manipulimit te votave” ne Shqiperi, sic shkroi keto dite gazeta franceze “Le Monde ” duke iu referuar dokumenteve te Vikiliks.
    Sic thote sovrani gjithnje ” peni i krimeve dhe dallavareve keputet prej se trashi” Tashme nuk behet fjale per nje fije peri! Behet fjale per nje litar 15 vjecar vjedhjesh, manipulimesh, trukimesh te votave te shqiptareve nga Kadafi i Shqiperise. I vetmi synim i tij eshte vetem ruajtja , zgjatja me cdo mjet e sundimti te tij despotik dhe te korruptuar qe vjedh votat per te vjedhur Shqiperine, qe vjedh Shqiperine per te vjedhur votat, vetem e vetem qe ai te livadhise e grabise ne kete xhiron qe e ka marre dhe po e mban peng Shqiperine. Pse!? .

    50 milione euro te aleances se kusarise per torten e Tiranes

    Nje rastesi. Jo torta e zgjedhjeve per PD-ne dhe aleancen e saj elektorale vetem per Tiranen llogaritet me nje kosto prej mbi 50 milione euro, qe ka harxhuar ne keto zgjedhje Lulezim Basha dhe klani i tij.. Vetem kompania e huaj keshilluese dhe e imazhit te Lulezim Bashes eshte paguar me rreth 2 milione euro pa bonuset e premtuara asaj ne rast fiitorjeje te tij.
    50 milione euro vetem per zgjedhjet e 8 majit 2011 nga nje koalicion i vetem pa loogaritur opoziten dhe alenacen e saj per te ardhmen qe sigurisht kane mundesi dhe fonde shume me te kufizuara !!! Nje shifer fantastike qe e kalon tre cerkun e shpenzimeve te miliarderit Blomberg per te fituar ne zgjedhjet e fundit ne Nju Jork, dhe e kalon koston e kandidatit fitues ne kryeqytetin amerikan Washington, te dy me popullsi prej tre deri ne pese here ate te mbare Shqiperise. .
    Nga erdhi ky cunam eurosh! Pjesa e luanit u perket djerses dhe mundit te grabitur qytetareve te Tiranes dhe te Shqiperise me korrupsionin e qevezise Berisha.

    Asgje nuk zhduket… vetem transformohet

    Thote ligji themelor i ruajtjtes dhe transformimit te energjise ne fizike. Ky parim univeral i stervertetuar sic duket vepron edhe per miliardat e Mafias shqiptare te korrupsionit ” qe ka dale krejt jashte kontrollit” sic shkroi “The New York Tinmes” disa dite pas katrahures Gerdeci te klanit kusar te Berishes.
    Miliardat e piramidave nuk i perbiu dheu, por llogarite bankare nga Qiproja deri ne Zelanden e Re, nga Brazili deri ne stepat e bankat ruse.
    Milionat e pervetesuara nga autostrada e hajnise se kombit, kostoja e se ciles u trefishua edhe me “kontrubtin modest” te Bashes, qe po behet edhe autostrada e hajnise se votave, duhen shtuar.
    Parate e pergjakura te Gerdecit duhen shumefishuar qe te shumefishohen vilat e blloqeve e hajnave te kombit ne Tirane, Golem, Gjirine Lalezit, por edhe votat per partine e Fatmir Mediut…
    Tangentet e filmuara ne mikrokamera te mamuthit Ilir Meta duhen te shemefishojne edhe votat e vjedhura apo te blera prej tij, fill pas kapjes se tij me pele per dore.

    Paraja ben hatane, paraja prish Dynjane…

    Parate e tatimeve e ndertimeve nuk eshte cudi qe ne zgjedhjet e ardhme te na prodhojne me shume came ne Vermosh e Kalane e Dodes se ne kufirin natyror me vendlindjet e tyre te shkrumbuara te Camerise!
    Dhjetra tenderat e hidrocentraleve e rrugeve te dhena me turravrap Ruli, Meta, Olldashi e co. oborrtareve te korruptuar te Berishes, premtimet e bera nen dore e nen tavoline nga Basha e co. nese fitonte Tiranen kerkojne nje fitore me hir ose me pahir ne kryeqytetin shqiptar.
    Ndryshe iku karrikja por u zbraz edhe kaikja…. Ndaj Tirana duhet fituar me hir apo me pahir, “me te dhenat” e Berishes dhe me bemat e falangave te tij te kusareve dhe te vrastareve, me Gocat e Ristanat, me Gencat e me Albanat, me Bregat e me Azganat….
    Nuk thoshte me kot Hasan Zyko Kamberi se paraja ben hatane, paraja prish Dynjane…. Nuk thote kot sovrani qe paraja e kthen edhe ujin perpjete, sic ktheu votat per Bashen, Meten Mediun, Idrizin e ceten e tyre te kusareve dhe kollovareve te Berishes!

    Te gjitha gjurmet cojne tek krimi elektoral

    Sado te sofistikuara te jene krimet edhe me te perbindshmet gjithnje mbeten gjurme. Sado te vogla, sado te padukshme ato gjithnje cojne tek krimi dhe krimineli. Per me teper gjurmet e nje krimi masiv si ai i vjedhjes apo manipulimit te votave, i kusarise dhe cenimit te demokracise.
    As rasti i fundit Tirana nuk bene perjashtim … Pse !? Shume e thjeshte.
    Fakti qe ne disa kuti te votave per kryetaret e minibashkive na dalin deri edhe 100 flete votimi te hedhura gabimisht per kryetarin e Bashkise se Tiranes ka nje verifikim krejt te thjeshte nese eshte vertete manipulim apo trukim i ustallareve injorante apo gabim njerezor qe vjen nga arsimimi i munguar, mosha e madhe, nxitimi… Edhe koha qe shpenzohet per kete verifikim eshte minimale pasi kjo mosperputhje del ne te njejten qender votimi ku eshte bere gabimi perkates. Jo jashte saj. Pike.
    Si!? Fare thjesht… Aq vota sa per kryetarin e Bashkise se Tiranes jane hedhur gabimisht ne kutite e kryetareve te minibashkieve, po aq vota per kryetarin e minibashkise se Tiranes jane hedhur gabimisht ne kutite e kryetarit te Bashkise se madhe, pasi do te ishte jashte logjike qe i njejti ose disa votues te hidhnin nga dy vota ne te njejten kuti edhe per kryetarin e minibashkise edhe per kryetarin e Bashkise.
    Nese kane bere nje akt te tille atehere vota e tyre eshte dyfish e pavlefshme me kodin aktual zgjedhor per shkak te ndryshimit te formatit, ndryshimit te ngjyres dhe per aresyen madhore se cdo votues ka te drejten e nje vote e jo te dy votave ne demokraci. Vota e qytetarit edhe e barabarte.

    Nje prove e pakundershtueshme

    Deri ne kete cast nuk kam degjuar , as pare e as lexuar ne asnje nga mediat shqiptare per asnje vote per kryetaret e minibashkive te jene gjetur ne kutite e votave per kryetarin e Bashkise se madhe qofte kjo per Edi Ramen qofte per Lulezim Bashen.
    Eshte nje harrese naive e manipulatoreve qe dalin ashiqare lakuriq para syve jo vetem te shqiptareve, por edhe te nderkombetareve si hajna dhe trukues te votave.
    Nese votuesi i ka hedhur dy vota ne te njejten ketu per nje subjekt qofte ky kryetar i minibashkise edhe kryetar i bashkise se Tiranes atehere rezulton se ai ka votuar dy here cka i automatikisht i zhvlereson voten e tij qe edhe pa kete verifikim eshte e pavlefshme sepse ka shkelur standartin e qarte te formatit dhe te ngjyres.

    Mjer Shqipria ne duart e kujt ka rene !

    Faji edhe ne kete rast eshte i organizatorit dhe manaxhuesit te ketyre zgjedhjeve qe ne rastin konkret eshte qeveria dhe KQZ-ja, qe me servilizmin e peshtire ndaj saj dhe kryeministrit Sali Berisha e ka nxjerre veten lakuriq ne syte e mbare shqiptareve por edhe te mbare Botes demokratike.
    E si gjithnje harxhet e kesaj kusarie masive parash, pasurish, votash, fytyrash, dinjiteti, njerezor kur gjithkush i pafytyre blihet e shitet, korruptohet e kastrohet, trukohet e percudnohet…
    Na moren edhe ate pak fytyre qe s’na ka mbetur te pafytyret e Shqiperise.
    Na e nxine edhe ate pak faqe qe na ka shpetuar…. faqezinjte e Shqiperise.
    Na ben hore horat e politikes qeveritare shqiptare hore me Sali Berishen ne krye ! Sic po e tregojne faktet e qarta si drita e Diellit ata jane gati t’ia vene flaken e kazmen ketij vendi e ketij populli vetem e vetem per karriken e tyre te grabitur e placktitur, te perdhosur e gjakosur me djersen e gjakun e ketij populli!
    Shkurt e trishtueshem: mjere Shqiperia nga kush qeveriset e si qeveriset!

  27. fatmir kalaj says:

    o daku ka nji ore me postu nji koment e ke privatizu e mora vesht na le te shprehemi….

  28. SLOBODAN MILOSHEVIç says:

    FALEMINDERIT SHQIPERIA! EDHE PERSE UNE KAM VDEKUR, PASKA MILOSHEVIC SA TE DUASH SHQIPERIA, QE PLANET E MIA DO TI BEJEN REALITET! SHQIPERIA SDI TE BEJ SHTET! RROFTE SERBIA!

  29. partizani eshte ballist says:

    bo bo ku kemi perfunduar harruam se socialista na djegen na vran na moren leket na mbajten per 50 vjet duke na torturuar e harruam te kaluaren kta jan bijt e komunistave qe na shkatrruan jet pergjithmon me mir te biri bubit se biri komunistit shporruni nga ky vend socjalista te pa ftyr se vetem sali berisha na beri qe te hyeime ne europ te lir

Comments are closed.

Lini një Përgjigje