(Një vështrim për votat e PD-së dhe elektoratit tribal “Meta-Idrizi and co”)
Nga Mero Baze
Lulëzim Basha është kandidati që i ka dhënë më pak vota Partisë Demokratike se kandidati i mëparshëm për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi. Lulëzim Basha ka marrë nën siglën e PD 72.578 qytetarë pro PD, ndërsa për Sokol Olldashin dhe PD kanë votuar në vitin 2007 76.184 vetë. Ndërkohë kandidati Lulëzim Basha ka arritur një shifër rekord prej 124 mijë votash për kandidaturën e tij, duke bërë të qarta dyshimet jo vetëm për trupën e importuar të votuesve, por dhe për gjithë manipulimet sistematike gjatë fushatës më të pandershme që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Duke përdorur kriteret e Berishës se ka rëndësi vota politike, na lind e drejta të themi se Lulëzim Basha ka ulur reputacionin politik të Partisë Demokratike, pasi ai nuk e ka rritur numrin e votuesve për atë parti. Votat për kandidatin Lulëzim Basha duket se janë vota të koalicionit dhe vota të blera apo të importuara në Tiranë vetëm për emrin e Lulëzim Bashës.
Ky fakt tregon pikësëpari se shqiptarët i kanë dhënë një leksion të qartë Partisë Demokratike në pushtet duke mos votuar siglën e saj. Në rang kombëtar Partia Demokratike ka rreth 14 për qind vota më pak se Partia Socialiste, ndërsa në Tiranë Lulëzim Basha duket se nuk ka mundur të rrisë reputacionin e saj, por e ka dëmtuar atë. Arsyet përse Partia Demokratike ka marrë një rezultat kaq të dobët në Tiranë dhe në rrethe ka të bëjë pikësëpari me qeverisjen e saj të keqe dhe me kthimin e saj në një kupolë mbrojtëse për aferat korruptive të familjes Berisha dhe ngjarjeve kriminale me sfond politik siç është 21 Janari. E reja e këtyre rezultateve janë ato që mund të quhen vota tribale, dhe që kanë të bëjnë me vota të blera nga kandidatë të partive të vogla nga kategori sociale jo urbane siç janë romët apo njerëz në nevojë, si dhe vota farefisi apo lidhje tribale që përdoren shpesh me sukses në zgjedhjet vendore. Koalicioni i Partisë Demokratike me këtë kategori votuesish ka ngelur tani shpresa e vetme e Berishës për të qeverisur Shqipërinë. Partia e tij është qartësisht partia e dytë në vend, me një distancë të madhe prej 14 për qind nga partia e parë, dhe kjo do të mjaftonte në çdo vend të botës që ajo parti të largohej nga qeverisja.
Me Partinë Demokratike po ndodh pak a shumë ajo që ndodhi me liderin e saj. Rekomandimet e ekspertëve të zgjedhjeve se ai duhet të largohej nga Tirana dhe të mos i shfaqej portreti askund, ka bërë që PD të marrë më pak vota se pritej në Tiranë, dhe Lulëzim Basha të votohej nga trupa e tij votuese shëtitëse që është importuar nga qytete të tjera dhe është shtuar po ashtu me vota administrate, vota tribale dhe vota të marra nën presion. Zhdukja dhe rrënimi i siglës së Partisë Demokratike po forcon pak nga pak fenomenin e shkrirjes së kësaj partie me fraksione shumëngjyrëshe të skenës politike shqiptare, me grupe presioni negative, me parti të rrezikuara nga gjyqësori siç është LSI, apo parti që ngjallen e vdesin si pilivesa për një palë zgjedhje. E vërteta e hidhur e këtyre zgjedhjeve është se Partia Demokratike ka marrë një rezultat fyes dhe se në Tiranë kjo parti është sakrifikuar nga emri i Lulëzim Bashës. Rezultati i Partisë Demokratike në Tiranë tregon qartazi se Lulëzim Basha nuk përfaqëson një lider të pranuar në Partinë Demokratike, por një kandidat të imponuar për të qeverisur Tiranën nga një koalicion degradues që drejtohet nga ish kryeministra dhe kryedoganierë socialistë dhe një plak i rrënuar politikisht si Sali Berisha. Ky koalicion duket qartë se nuk ka qenë i interesuar për Partinë Demokratike, por për Lulëzim Bashën, të cilin një shenjë e Zotit e mbajti larg kurorëzimit si kryetar bashkie, duke e ndëshkuar atë për të gjithë gjërat fallco që ka në jetë, që nga dita e parë e karrierës në politikë, deri tek krimi politik i 21 Janarit, ku la dhjetë fëmijë jetimë.
Nga ana tjetër zvogëlimi i Partisë Demokratike dhe rritja e elektoratit tribal “Meta- Idrizi and co” e fut në rrugë pa kthim zvogëlimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike në të ardhmen, si një parti që është peng i këtyre votave negative në shoqërinë shqiptare. Në këtë vend do të ketë gjithmonë punonjës administrate të frikësuar, të cilëve Ilir Meta do t’u kërkojë nga dhjetë vota të fotografuar me celular për familje, do të ketë qytetarë të komunitetit çam, që i japin “besën” njëri- tjetrit të bëjnë ndonjë lek me patenta dhe polici ndërtimi, do të ketë gjithmonë komunitet rom që për 50 euro për familje rri në radhë të votojë atje ku t’i thonë, do të ketë gjithmonë njerëz që votojnë farefisin e tyre kur dikush është kandidat komunal, etj. Këto vota, të cilat më lart i përkufizova si elektorati tribal i Shqipërisë, janë në të vërtetë shpresa e vetme dhe paterica e vetme që mban në pushtet Sali Berishën. Ai dhe kandidatët e tij, sidomos kryekandidati Lulëzim Basha, jo vetëm që nuk po e rrisin atë parti, por po e zvogëlojnë dhe rrudhin edhe më keq në hartën elektorale të Shqipërisë. Lulëzim Basha ka arritur një rekord historik duke marrë 72 mijë vota si kandidat i PD-së dhe 52 mijë vota si kandidat i koalicionit tribal “Meta-Idrizi and co”. Ky nuk mund të jetë më drejtues i PD. Në asnjë rast dhe një asnjë shembull tjetër në historinë elektorale të Shqipërisë nuk ka ndodhur që një kandidat i një partie të madhe, siç është kandidati i PD apo PS, të marrë 55 për qind të votave nga partia e tij dhe 45 për qind të votave nga të tjerët. Kjo tregon se ai realisht është kandidati më pak i mbështetur nga PD në historinë e kësaj partie dhe rrënuesi më i madh i imazhit të asaj partie në gjithë garat elektorale në Shqipëri. Nën emrin e tij PD është votuar më pak se kurrë, dhe kjo tregon se dita- ditës ky “kollovar” politik i ofruar nga familja Berisha në PD, shikohet më shumë si aleat i elektoratit tribal dhe votave të blera se sa si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Comments are closed.
Z.Baze;o ja u di ti “zorret” e barkut PDse o s’ja u di kush,dhe per kete atyre u vjen plasje.Pershendetje
ha ha ha. E drejte, jo me kot eshte “Antena brenda familjes”
Zoti Mero! Vizita e paliqshme e tre ambasadoreve si ne Nr 5, dhe sote ne KQZ E Rustemit te Sales! Jam mese i bindur tymi ka mberthyer gjithe Tiranen, shpejte qe do merret vesh dhe flake do te perpije gjithe shqiperin dhe me keqe se 97-ta…Mjere ne “ketu” qe jetojme me qeverin e (Sali Fazllicit)..
Matematika eshte shkence e thjeshte dhe ekzakte. Sondazhet e web site-ve te ndryshme nuk e nxirrnin me pak se 70% fitoren e opozites ne keto zgjedhje.Duke pare rezultatin e Tiranes(50 me 50), logjikisht i bie se Salibani ka manipuluar me 20% zgjedhjet. 20% e 250 mije i bie afersisht 50 mije vota te vjedhura, te manipuluara, te blera e gjithcka tjeter qe nu eshte vullnet real i zgjhedhesve. Kaq. Pse te bejme analiza te sterholluara. Ne range vendi i bie nga 3.500.000 votues Salibani ka deformuar 20%, pra 700 mije vota. Po kaq vota ka marre ai gjithsej ne rezultatet e 8 majit. Pra, perfundimisht Salibani ka 0(zero) vota reale dhe 700 mije vota te manipuluara. Ky eshte rekord Guinnes.
Kjo mendoj beri qe edhe shume vezhgues vijne ne zgjedhet ne Shqiperi, madje edhe shume ambasadore. Ka mundesi qe qeveritaret e tyre i nisin te marrin eksperience manipulimi dhe jo qendrim demokracie.
o meroooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo ca komentesh bene me vjen keq.ne shqiperi nuk ka vende per analiza se nuk behen asnjehere zgjedhje aty ka vetem vjedhjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,te mbushet ty mendja qe te kete dore populli pervec horrave te paguar qe ti japin vote pd.pd ka rjepur fshatrat ka grumbulluar aq vota sikur te kishin votuar derrat dhit apo edhe kafshet e pyllit e te gjitha per pd[p derrave].zgjedhjet duhen denoncuar si nje turpppppppppppppppppppp i ndihmuar nga treshja ambsador qe i dhane nje dore vjedhjes se votes dhe presin shperblim nga saliu per vjedhjen e shqiperiseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.
O LALE I VETMI KOMENT QE ME PELQEU KETA BEJEN ANALIZE PER REZULTATIN E ZGJEDHJEVE KUR ATY VETEM ZGJEDHJE SKA PASUR. KETU DUHET TE BEJEM ANLIZE PER REZULTATIN E VJEDHJEVE SI U VODH NE 2009 E C PERPARIM PATI NE VJEDHJET E 2011.DHE DICKA QE TY SYRI TA KA VRARE MIRE… PO TE SHOFESH QYTETE I MERR PS SEPSE ATY VESHTIRE TE VIDHET MBLIDHEN NJEREZ KA MEDJA, TE HUAJ, VEZHGUES, AMBASADORE …ME PAK FJALE KEQ PUNA DHE ATY DEL REZULTATI TROC..KURSE ATY QE ZVETE ASNJERI ASNJE VEZHGUES ASNJE KAMER NE ATO FSHATRA (QE MOS HAROJME 60% E SIPERFAQES SE SHQIPERISE) ATY BEHET KERDIA LALE NE 2009 DEGJOVA NE JE FSHAT NE SHKODER 420 ME 0 PER PD (VOTONIN 300 VETA GJITHSEJ) ATA NE FSHATRA KORUPTOHEN ME VEZHGUES E NUMERUE SI DERRI ATA NUMERUSIT E PS NE FSHATRA LALE KAN SIGURU JETEN ME KETO 2 ZGJEDHJE….MJERE O SHQIPERI THUAJ ARVIZU THOTE FITOJ DEMOKRACIA SALA THOTE MA THANE VOTEN MUA SHQIPTARET(80% E ATRE VOTUESE TE PD-SE CUDITERISHT VIJNE NGA FSHATI)..DUHET REVOLUCJON PRAPE ME HEQE ATE MASKARAIN SE RRUGE TJETR NUK SHOF UNE.
sa bukur e ke thene, ketu duhet te bejme analize per rezultatin e vjedhjeve
O ti e paske te mbushur koken me hajni. Nuk ke faj ti ore se ndoshta je rritur me hajni dhe do vdesesh me hajni per ate dhe hajnia per ty qenka buka dhe uji,dhe e ke te veshtire ta shlysh nga truri. Ne vend se te mendojm per dicka me te mire ne te ardhmen qe ti besojm sado pak me teper ligjit dhe drejtes si gjithe bota perendimore ne mendojm ende per ato ma te keqiat qe nuk na lene te hecim perpara.
Kjo eshte nje situate katastrofike per Shqiperine, nuk e merr vesh i pari te dytin, kjo me shqeteson mua per zgjedhjet ne te ardhmen, nuk mendoj se do kete zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ai mund te bleje prape keto parti talibane dhe te fitoje prape, mendoj se nqs njerezit nuk zgjuhen dhe te kuptojne se cfare fuqie ka vota e tyre dhe per ke ata duhet te votojne, ne do vazhdojme te ecim ne kete rruge qorre, faktori LSI mbetet nje problem i madh, megjithese ai doli duke vjedhur ne tv ai mori rreth 120.000 vota, dhe PDIU nuk jam shume i sigurt po rreth 60000 vota, kjo eshte e tmerrshme tregon qe civilizimi ketu eshte mjaft i ulet, nuk e di po nuk jam optimist per te ardhmen e ketij vendi.
Tkurrja e PD ne keto zgjedhje eshte evidente. Tashme nuk do arrije te kenaq edhe gjithe njerzit e vet sepse duhet ta ndaj ‘torten’ me te tjeret, ne baze te ketyre rezultateve. Nuk eshte cudi qe ne zgjedhjet e tjera te perfundoje 20% vota me pak se PS.
Zoti Baze i ka thene te gjitha sic e ka patur zakon gjithmone ne shkrimet e tij dhe analizat e ndryshme mediatike.Fatkeqsia jone me e madhe eshte se nuk kemi shtet te se drejtes dhe ne ket rast ligjin po e bejne klanet politiko-ekonomike e mafioze duke turbulluar e veshtersuar ne maksimum jeten e shqiptareve.
Po vertetohen te pakten disa nga tezat baze te tuat Mero:
1. PD nuk ka votuar as per Bashen, as per Berishen. Pra Bashen nuk e duan as te vetet!
2. Ka ndodhur operacioni me masiv i blerjes, detyrimit per te votuar dhe importit te votuesve ne historine e Demokra-dhise se dhjere berishiane.
Teza e re DHE FATKEQSAISHT E VERTETE:
3.Vendit i kercenohet pushteti i lumpenproletariat llumor me ngjyre i blere NGA MATRAPAZET E LSI-se me lemosha te paimagjinueshme! Per hir te zotit, nuk dua te bie ne gjynah, sepse nuk ushqej asnje perbuzje dhe percmim per ta , por thjesht nuk mund t’jua fal faktin e tmerrshem ANTI-QYTETAR qe shesin voten e tyre dhe per hic gje!!!! Nje VOTE VLEN TE PAKTEN SA NJE JETE NJERIU!
…demokracia eshte ne rrezik. Komunistet po rikthehen ne identitet. Koalicioni i fundit komunist Meta-Milloshi-Berisha-Nano po e rrezikojne te ardhmen e vendit tone.
danieli,
Komunizmin harroje, ai ka vdekur me kohe ne Shqiperi, ai i perket museumeve. Mendoj se Meta dhe Nano jane kufoma politike. Tani e ka radhen Sala. Nuk kuptoj se si merr mundimin te permendesh nje i…..si Milloshi.
o daniel a nuk e shikon qe kesaj tresheje ju erdhi fundi?
Prandaj e mbajne Shqiperine ne gjendje te mjere , per ta blere me nje kg miell !
zoti baze bravo vazhdo cerrjua masken ktyre intrigantave te pd se ashtu si i njeh ti i njoh dhe une, jane totalisht legena e mbaj mend kolin kur erdhi kryetar forumi me nje gjup kaf te grisur te menget qe shkelqente nga llomi. mbaj mend mulin, alitin arditen dhe myslymin qe tallte lesht me to.bislimin por dhe gim parllakun nje djale dinjitoz.. por prap koli ishte shume me demokrat se ky lul kopisti.
“kollovar” politik, i the? mbase ben mire “kollovarin ” se politikes i mori te keqen ai
eshte nje parti komplet e shpartalluar…. parti po i themi per delikatese se nuk eshte vetem nje grupim kriminelesh hajdutesh dhe mashtrusish ordinere ,injorante dhe te paskrupullt
Zoti Mero analiza eshte shume e qarte dhe e sakte, por kjo i perket kupoles se PD. Populli i thjeshte nga dy palet, vleresimin e jep thjesht, FItoi apo HUMBI?. Problemi me i madh qendron a ka njeri ne kete planet te ja lexoj ndonjehr Salos tone Humbjen si Humbje…..Ka qe ne referendumin per Kushtetuten qe nuk ja jep me njeri votat me shumice, edhe pse presionet dhe joshjet per te mare voten jane per fantashkencen,i duhet medoemos te vjedhi qe te fitoj edhe ato qe fiton.Problemi kryesor tek ne eshte faktori Sali, qe ngriti institucionin e zgjedhjeve mbi thmelet e manipulimit dhe vjedhjes. Ky person vjedh si ne opozite si ne pozite.Ndersa manipulimin e ben para zgjedhjeve dhe ne numerim i shton dhe vjedhjen,sot po shikojme te gjithe para ekraneve si kerkon te na vjedhe rezultatin e ngushte me manipulimin ne shkallaen me te larte, tek organi qe duhej me kohe te na kishte dhene rezultatin e thjeshte. Fituesi eshte me dhjete vota plus.Ka me thjesht se kaq???Humbesi le te shkoje ku te te donte ta kontestoje rezultatin.Po perseri Fenomeni Sali del qe nuk eshte kaq e thjesht te quhesh fitues me dhjete kur behet fjale per kundeshtarin, por quhesh qofte edhe me nje vote kur fitorja anon tek benjamini i tij. Ky njeri nuk Beson qe Perendia e ka Braktisur me kohe, e futi shpirtin e saj te shenjte ne ate kutine e fundit…e na la kampin e Sales me shampanjen hapur…Eshte kaq e thjeshte??? Sala nuk njeh humbje, nuk e ka ne fjalorin e atyre 15 librave per fushatat qe na i ka ne koken e tij prej Talebani…..Te pranosh te gjesh e numerosh fletushka pasi rezultati ka dale, dhe te na e serviresh si fitore ne demokraci.!!!!1..Come on people…kaq hapur manipulim me vjedhje ne sy te tere botes as ne Irak e Afganistan nuk lejon njeri te ndodhi..Nese ndodh, eshte deshtim total jo vetem i yni si popull, qe si rrjedhoje e ketij poshterimi nuk dihet cmund te beje…por edhe i diplomacise se Huaj qe na premtuan, qendruan ne proces e deshtojne ne dheniene e rezultatit….Dikush duhet tja thote ketij kokekrisuri qe kjo eshte gremina, pranoje ti kalosh anash, ose perndryshe momenti eshte qe kete here te biesh ti i pari ne te. Nuk i ndodhi gje ne ’97 as ’98,Kjo eshte e treta e verteta per te…Duhet flakur ne gremine…Sa nuk eshte vone…..
Mero,je shume i sakte.Ne PD mjaft nga anetaret e vjeter e me bagazh intelektual,flasin nen ze per
gjemen qe i ka zene,por s’kane çte bejne te shkretet.Partia tashme ngjan me shume me nje kartel
droge se me nje organ politik.Nuk e kuptoj perse mban perseri emrin DEMOKRATIKE kjo parti.Nuk
mbaj mend te jene bere zgjedhje te lira e te ndereshme ne radhet e saj ku te pasqyrohen alternativa
e opsione te ndryshme me legjenden e partise.E trishte por realitet qe edhe pas 20 vitesh te udhehiqesh e drejtohesh si ne komunizem biles me per dreq se ne ate kohe ku çuditerisht e gjeje
ndonje zyre hapur e ta degjonin hallin
Per ju!
Une jam nga jasht kufiri administrativ i shqiperise se sotme, (Presheva ) dhe ket komentin tuj qe e lexova tashti nuk po me duket realisht i sakt. Ta them te drejten keto fjalet e tua i ke marre bukfalisht nga shembulli i PS-se ne shfaqjen e pare te kryetarit te opozites mbas perfundimit te numrimit te votave me grupin socialist aty u pan vetem brace dhe znj. meksi (mos jam gabim) te gjith te tjeret ishin te rinj. Pra sipas teje qendrojn keto fjal te tuat apo jo, une mendoj se jo.
Ne analisen realpolitike autori i perqendruar ne interesat kombetare, sikur luan vet ne kurthin te fraksioneve qe sundojn edhe annulojn po ate politik te dashurueshme per Shqiperin te epokes pluraliste.
Diku filluar nga fragmentet qe perbejn shoqerin, te shprehurat ne mendimet, sidomos mediatike, jo vetem qe vazhdojn te sigurojn jetesen e kety statusit ne reqarkullim por prodhojn edhe precedenca me te rezzikshme. Nuk eshte fare fenomen i habitshem manovrimi i partive politike ne fushaten per pushtet ne se krahasohet – vleresohet ne historin e formimit edhe perdorimit te 2 dekadave. Ne ket processin e bijeteses artificial qe nuk mund te aplikohen as konsiderata evolucionare por vetem interesa te politikave shteti te personalizuara te ashperta, fraksionet partiake te shtetit sot kan kaluar ne ekstremitet te rezzikshem.
Antaqgonismi i krahut oppositar ne sherbim te vazhdimsis agjendave ne pluralismin demokratik, edhe pse pranohet si faktor processi asnjehere nuk justifikohet me antagonisma sektare. Sidomos kure perfshin varrosjen e problemeve kombetare per hyr te interesave personale edhe pushteti.
Nuk lipset memorie e thelle per te vleresuar qendrimet te gjith partive ne parliament per qendrimin ndaj problemit te Cameris ne mardhenjet me greqin. Referatat per ket popullsi midis opsioneve te ofruara nga shteti edhe shoqeria ne historikun e eksistences ne statusin e njohur qe gezon, pervec identifikimeve,
vazhdojn te shmangin realitetin kardinal. Ate te subjektit politik sot, ne maredhenjet me greqin per interesat kombetare, edhe pengese per interesat personale te fraksioneve politike qe sundojn shqiperin.
Ketu diku ne realpolitiken e sotshne eshte shtrire prape “besa” pa kerkuar justifikim ne hypotezin se ku do ishte po mos te eksistonte ne kommunitetin e permendur.
Analize e sakte. Jetoj ne emigracion, prej disa kohesh dhe i kam ndjekur nga media te gjitha votimet. Jam larguar se kam patur mendim qe ketu mund ta bej jeten me te mire, por si cdo emigrant, zhvillimet ne Shqiperi me mbajne te lidhur. Ne ardhjet e perviteshme ne Shqiperi, femijet tashme te rritur e pelqejne shume Shqiperine dhe vecanerisht Tiranen, ku kemi jetuar. Here pas here kemi diskutuar per kthimin tone te mundshem si familje ne Shqiperi, megjithse ketu ne Sh.B.A jemi sistemuar mire. Zgjedhjet qe u zhvilluan na ndane opinionet ne familje, pasi femijet ishin tifoze me Bashen, ndersa une me Ramen. Pasi ato perfunduan, i pyeta, Po ju cfare dreqin keni qe jeni me Bashen? Ata me thane se kjo eshte e thjeshte,po te fitonte Basha, kemi bere mire qe kemi ikur se budallenjte jane akoma ne Shqiperi, kur dhe ambasadori yne behet numerues e nuk zgjidh gje. Tani qe fitoi Rama del qe ne jemi budallenjte dhe Shqiperia do te behet pasi ne shumice e duan me te miren.
ZOTI MERO BAZE ti je opozitari me i madhi,po i bene komunistat,spiujte e hajdutet vrases,bllokeqente te flasin me vete,po i bene te vdesin para kohe plahat,i pari munde ta haje sekretari i byrose.Te pacim o Mero,mendja e pena jote po ndihmon popullin te largoje me votat e tije,kusaret.Si gjithmone ti meriton respekte te vecante,se bashku me ekipin,nuke eshte e lehte,se bene kushdo,suksese.
Degradimi i PD-se eshte evident, por e keqja me e madhe se po degradohet dhe shqiperia. Ajo qe me cudit me shume dhe nuk kam arritur ta gjej pergjigjen eshte: Si mund te jete ne koalicion PDIU qe nuk do qe regjistrimi i popullsise te behet me baza etnike dhe fetare ( si te gjithe ne ) me qeverine qe po e organizone te gjithe kete? Mund te me pergjigjet dikush per kete?
Poshte neo-komunizmi!!!
Respekte Mero Baze.Eshte hera e pare qe shkruaj dhe Tema eshte gazeta e pare qe lexoj online.Ju lutem,bejini nje analize me te thelle faktit qe: 1.Shperthen bomba atomike ne Gerdec dhe votohet me shume Fatmir Mediu.2.Vidhet me bllok ne dore milionat si te ishin qindarka dhe votohet Ilir Meta.3.Permbytet pese here Shkodra dhe vazhdon te votohet Sali Berisha.4.Vriten ne mes te shetitores 4 demonstrues te pafajshem dhe votohet Lulzim Basha.Shqetesimin tim,qe demokracia eshte ne rrezik ne Shqiperi,e kuptoj qe e keni edhe ju.Ju lutem,cili eshte mendimi juaj per faktet e mesiperme? Mbetem ne pritje.
Keni harruar nje fakt shume te rendesishem qe mund te behet precedent negativ ne te ardhmen .Pa komentuar se cfare elektorati ka PD ne kete perballje midis Lulit dhe Rames na u cfaq nje rivalitet i modeleve Nordike ku fituesi dhe me nje vote buzeqesh.Shtroj pyetjen:Mos valle ne shqiptaret jemi si Nordiket dhe nuk e dime?Jo……….Ai qe eshte mesuar te pije qumesht Made in manipulim dhe kete radhe e ka gelltitur goden me qumshtin e hidhur.Fakti qe ka nje pjesemarje me te shumte ne Tirane me shtyne ne disa perfundime :1-Nga 07 ne 011 ka patur me shume te ardhur ne Tirane.(te hapen statistikat) .2-Qofsha gabim, por disa thashetheme qe qarkullojne ne ambjente te ngushta,kane votuar shume Kosovar qe kane mare nenshtetesin Shqiptare.(Ne se eshte e vertete ne zgjedhjet e 13 ne favor te PD do te mbushet Shqiperia me Kosovar.Do kemi nje biznes shume fitimprures per manipulatoret nga te dy krahet.Do me pelqente dhe mua te me jepet Pasaporta Kosovare per te votuar ku ka nevoje Lideri i Partise).3-Ka shume flete te pavlefshme.Kjo eshte e qellimshme .Sistemi eshte ndertuar qe te kete hapsira per te devijuar vullnetin e popullit.Sigurisht nje plake ose plak me 4 fleta ne duar do te gaboj.Peshkataret e rafinuar kete peshk e duan per vete.Kete pa bene Berisha me KQZ.4-Fati i zgjedhjeve na qenka ne doren e Arben Ristanit e te Njazi Kosov-Vrasesit.Me cte drejte keta persona marrin nje kopetence kaq delikate?Si per ta mbyllur.Duhen prishur me ligj te ri i gjithe sistemi elektoral qe egziston.Te mos merren modelet e shteteve normale por modeli i nje kazinoje kumarzhinjesh.Atehere do mesojme se eshte e veshtire te shtremberosh vullnetin e popullit.Ky turp qe na eshte futur dhe ron me ne per 20 vjete duhet hequr qafe.Hiqeni hijen e dyshimeve se po i bejme varrin njeri tjetrit.Neper fushata qarkullojne para te pista qe nuk zhvillojne shoqerine por mbajne ne karrike ata qe nuk e meritojne.
A e kini te qarte se cfar eshte bere nga Monika Kryemallin ne Komunen e Parisit??!! Ajo vete ka blere vota te shumta kundrejt ushqimit sosjal te servirura per shtresat e varfera diten dier 8 Maji, me shkembim, voten per L.S.I…!!
analizo o mero bazja,ristani është duke bërë kërdinë në krahun tjetër!
vazhdo ti dhe piktori të zbukuroni e analizoni në krahun tjetër kosovrasti me të gjithë kamikacot e tjerë po shkatërrojnë gjithshka!
diskutoni o njerëz për botën dhe demokracinë dhe në krahun tjetër nuk e luani bythën nga komp!që të gjithë jemi profesorë këtu!!!
popull i mefshtë që kemi pjellë politikanë hajdutë të mefshtë!ska se si të dalë ndryshe!
AS ZOTI VETE !
AS ZOTI VET!
Votat u hodhen! Votat u numeruan! Ato nuk mund ti ndryshoje asnje komplot. As Sali Berisha e as Arben Ristani nuk mund te prodhojne vota te mungura. KQZ vetem njofton sovranin per vendim- marrjen. Nuk ka as tager ligjor e as fuqi hyjnore qe te ndryshoje nje vote te vetme.
Veridiktin e sovranit, vendimin e demosit nuk mund ta ndryshoje askush… As Zoti vete e aq me pak mekataret ndaj tij si Sali berisha, Lulezim Basha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu e ceta e tyre e kusareve dhe vrastareve !
PER ME TEPER LEXONI: http://gazetakritika.net//Forumi/dejavu.php/index.php?itemid=4031
Pershendetje Mero Baze, Mjeshter i Madh. Te dielen e 8 Majit, kur pashe Berishen ne televizor me mbesat e niperit e tij, mendova se ai e kishte ndare mendjen te dilte ne pension; por sot jam bindur se ate nuk e lene femijet te gezoje nje pleqeri te qete. Femijet e tij, niper e mbesa jane tmerruar nga fitorja e Edi Rames ne te gjithe Shqiperine,pervec disa shkodraneve, dibraneve, kuksianeve, tropojaneve e mercenareve xhaferdeviste kosovare, bashkepunetore ne vjedhjet e krimet e tij. kam frike se Berisha do te perserise disa ngjarje te peraferta me ato te Vitit 1997.
I vetmi njeri qe do te kujtohet dhe qe do te analizohet pas ketij votimi do te jete nje person me emrin Arben Ristani!
E njoh Ristanin qe te vogel! Budallai ngelka budalla edhe kur rritet, edhe kur ben nje shkolle nga halli per te pasur nje diplome, por edhe kur ne nje shtet pa shtet, dhe ne nje qeveri qe gradon lajkatare dhe servile, behet papritmas kryetar i KQZ-se.
Ja sepse Berisha vendos budallenj ne krye te shtetit, ne menyre qe keta kamikaze te mjere te sakrifikohen per hir te tij kur te vije dekiku i tyre i fundit!