Fushata dështoi

5 Maj 2011, 22:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fushata elektorale e zgjedhjeve të 8 Majit mbyllet sot me një bilanc dramatik. Ajo mbetet fushata më e dhunshme e historisë së Shqipërisë përveç vitit 1997, më e trukuara dhe me rregullat më të shantazhuara nga pushteti qysh prej zgjedhjeve të majit 1996.

Ndryshe nga dhuna e vitit 1997, dhuna e kësaj fushate ishte dhunë e porositur. Ajo nuk pasqyron realisht tensionin e shoqërisë shqiptare, por tensionin e disa vatrave të pushtetit, të rrezikuara nga ndëshkimi i votës popullore. Në shumicë protagonistët e dhunës ishin jeniçerë të partisë së Ilir Metës dhe segmente të inkriminuara të pushtetit të Berishës. Dhuna shpërtheu në Kamëz, ku kandidati i Berishës sillet si Mzat rrugëve të qytetit me panikun se mund të humbasë parajsën e Bashkisë që e ka kthyer në pronë private. Dhuna dominon në disa minibashki të Tiranës ku njerëz të Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit e shikojnë si jetike mbijetesën vetëm nëse kërcënojnë qytetarët dhe kundërshtarët. Dhuna po dominon çdo segment të pushtetit të Berishës ku ekziston frika nga zgjedhjet e lira, si në Korçë, Lezhë, dhe disa zona të tjera. Pra, ndryshe nga viti 1997 ku dhuna ishte fat i shoqërisë në anarki, kjo dhunë është ilustrim i makthit politik që ka Berisha dhe segmente të pushtetit nga zgjedhja. Kjo dhunë ka shqetësuar dukshëm vëzhguesit perëndimorë, përfshi dhe Komitetin e Helsinkit në Kongresin Amerikan. I ka shqetësuar pasi ajo nuk pasqyron thjesht kriminalitetin e rrugës, por inkriminimin e pushtetit dhe vendimin për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht.

Kjo po ashtu ishte fushata më e trukuar e historisë së Shqipërisë. Kjo ishte një fushatë ku takticienët e fushatës vendosën rregulla që po t’i marrësh sinqerisht si rregulla loje, politika shqiptare shpëton edhe pa pasur zgjedhje. Kompanitë amerikane që kurojnë fushatën e Berishës urdhëruan zhdukjen e Sali Berishës nga Tirana dhe fushata në tërësi si njeri me popullaritet të ulët që dëmton imazhin e partisë së tij. Ata sugjeruan po ashtu zhdukjen e Ilir Metës nga takimet publike dhe daljet televizive. Nga studimi real që ata i kanë bërë gjendjes elektorale para zgjedhjeve, u ka rezultuar se Berisha nuk duhet të shfaqet krah Metës pasi rëndohet shumë imazhi i pushtetit, dhe Basha nuk duhet të shfaqet krah Berishës pasi rëndohet shumë fati i tij nga kryeqytetasit. Duke qenë në një situatë nën zero para fushatës elektorale, pra duke qenë në një situatë ku liderët e koalicionit janë figura të urryera nga populli, PD dhe LSI që janë në koalicion, bën pakt që të trukojnë fushatën dhe për 30 ditë ata të bëjnë sikur nuk është pushteti i tyre. Për 30 ditë ne kemi parë të trukuar jo ata që na drejtojnë, jo ata që na vjedhin taksat dhe lekët e fundit në xhepa, jo babin e Shkëlzenit dhe Argitës, jo njeriun e bllokut, jo ministrin e vrasjeve në bulevard, por disa “të tjerë të ndryshëm” që nuk kanë punë me ta. Ky është trukimi më i rëndë me vetëdije që i bëhet profilit të koalicionit që na udhëheq, duke i fshehur udhëheqësit nga populli. Element tjetër i trukimit të fushatës ishte dhe përpjekja për të folur për paqen dhe për të bërë luftë. Qindra incidente, disa dhe tragjike, që mbushën fushatën shoqëroheshin vazhdimisht nga fjali pa kuptim për gjuhë paqësore dhe alternativash, ndërkohë që alternativa e vetme në rrugë ishte dhuna. Ulërimat e Berishës nëpër sheshet e Shqipërisë për paqe, ishin sa qesharake aq dhe domethënëse për të kuptuar pafuqinë për të trukuar portretin e tij të vrerosur.

Por kryeidentitetin e trukimit fushatës ja dha Lulëzim Basha. Në historinë e fushatave elektorale në Shqipëri, Lulëzim Basha do të mbahet mend si kandidati i vetëm që bëri betejë publike dhe ligjore kundër transparencës së fushatës elektorale. Ai nuk tregoi para qytetarëve as takimet reale me ta, as të shkuarën e tij, as milionat për të cilat është akuzuar, dhe as krimin që ka bërë më 21 janar. Ka pasur një letër të hapur të familjes Nika nga Lezha që i kërkon Ministrit të Brendshëm të mos tentojë të përdorë fushatën për të pastruar gjakun e djalit të tyre nga duart e tij, dhe ai ka heshtur. Ka pasur akuza për të shkuarën e tij thuajse kriminale në emigracion dhe ka heshtur. Ka pasur akuza penale ndaj tij dhe ai ende s’ka dhënë asnjë sqarim. Por mbi të gjitha ka pasur një akuzë që ai po trukon fushatën elektorale, dhe ai jo vetëm që nuk u tërhoq, por bëri betejë ligjore kundër lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim të shqiptarëve. Vetëm një njeri që tmerrohet nga e vërteta mund të sillet ashtu në fushatë elektorale.

Kjo ishte po ashtu fushata më e shantazhuar nga pushteti prej zgjedhjeve të prishura të vitit 1996. Si në asnjë rast tjetër administrata shtetërore në këto zgjedhje ka pasur fatin e administratës shqiptare në kohën e pushtimit të Italisë ku gjithkush që punonte në punë shteti duhet të ishte anëtar i partisë fashiste. Çdo anëtar i kësaj administrate është skanuar si në kohën e fashizmit, dhe kur është dyshuar dikush i është kërkuar të mos votojë duke i marrë peng kartën e votimit. Nxënësit e shkollave u bën trupa shëtitëse të Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, ndërsa miliona nga fondet publike u vunë në dispozicion të fushatës. Rregullat e ndershme të zgjedhjeve u shkelën me të dy këmbët. Asnjëherë nuk ka pasur presion mbi njeriun e lirë në këtë vend se sa këtë herë për të qenë pro pushtetit.

Të gjitha këto tipare në të vërtetë kanë vulosur një fushatë të pandershme zgjedhjesh, dhe si rrjedhim kemi humbur qysh sot shansin të kemi standarde zgjedhjesh. Nervozizmi i kryeministrit lexohet qartë dhe ai është duke ndërsyer ushtrinë e pushtetit kundër votës ditën e diel. Qysh sot raporti i shkruar për zgjedhjet e ka të stampuar faktin që zgjedhjet nuk janë të ndershme. Mbetet të mësohet nëse do të jenë të lira apo jo ditën e votimit dhe në proces të numërimit. Kjo është një betejë për tu bërë. Opozita ashtu siç përballoi këtë fushatë të pandershme, duhet të përballojë dhe zgjedhjet e së dielës që nëse vazhdohet me këtë ritëm dhune, do të shënojnë fillimin e destabilizimit real të vendit për shkak të inkriminimit të pushtetit dhe makthit që prodhon humbja e mundshme. Ajo duhet të jetë aty jo vetëm si dëshmitare, por dhe si faktori real për ta ndalur këtë të keqe që Berisha nuk arriti ta fshehë dot nga sytë tanë edhe me këtë fushatë të dështuar elektorale, e cila tashmë ka pak shanse të prodhojë zgjedhje të suksesshme.

41 komente në “Fushata dështoi”

  1. Permetaria says:

    Bravo z. Baze, si gjithmone i sakte dhe i qarte ne shkrimet tuaja dhe e verteta del ashtu sic e pershkruan. Shpresoj qe te mos kemi ndonje incident pas zgjedhjeve sepse me sa shoh une gjendja eshte shume e acaruar. Nga keta kusare, hajduta dhe te shitur cfare nuk pret, ata jane te paparashikueshem.

  2. bbb says:

    Perderisa ne Shqiperi do te kemi nje parti fashiste sic eshte PD e gangsterit Sali Arturo UI, gjithmone ky vend to te jete nje vend pa qetesi dhe dhune te perhersheme.

    1. Pjeter Mustakuqi says:

      Po ca partia duhet me ven more bbb, komuniste sic e kishit per 50 vjet???

      1. bbb says:

        Puna eshte se PD-ja ka vec emrin parti, por ne fakt nuk eshte hic fare parti, por nje organizate hajduterish dhe gangsterresh

  3. Claus says:

    Sinjali i Meros me krijon pershtypjen se “edhe zgjedhjet deshtuan”. Me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund. Vetem “zgjedhjet e deshtuara” shkulin murtajen 20 vjecare.

  4. odi says:

    Do te saktesoja qe kemi nje njeri fashist dhe jo nje parti fashiste . Partia Demokrate nuk perfaqsohet vetem nga Berisha dhe Lul Basha me shoke , ka njerez te mire e te ndershem qe s`meritojne te felliqen me ta . Sali Berisha me ne fund e ka treguar veten se cili eshte ; puthadores i diktatorit Hoxha ,spiun e tradhetar i betuar i Shqiperise e Shqiptareve kudo qe jane , komunist e kriminel qe do ta kishte pas zili edhe Stalini vete , hajdut e vrases i popullit .
    Le te shpresojme se ne keto zgjedhje do te marre nje shuplake te forte nga populli e nuk do te kete mundesi te vjedhe votat . Demokratet e thjeshte jane mashtruar nga Saliu si gjithe te tjeret . E kush mund te besonte se ai do te guxonte te vriste njerez me 21Janar .
    Sa per tu vjedhur ,ky popull eshte vjedhur nga secila qeveri qe ka pase ,e kjo s`perbente ndonje te re per Shqiptaret . Vrasja , ajo eshte makabre , e papritur ,e paimagjinuar ,shokuese dhe e pafaleshme .
    Asnje demokrat nuk eshte dakort me vrasjen dhe qeverisjen e padrejte .

  5. beso says:

    Nuk kishte fushate!Luli beri filmat e tij vizatimore,kurse Saliu premtoi akoma rruge(a thua se ka ç’te premtoje tjeter)si gomari qe premton gjembaçe.Njeriu,ai qe duhej vene ne qender te vemendjes,ai mungoi.Me vjen keq qe edhe opozita nuk u ngrit ne nivel,por ripropozoi mjaft ishe-r.U mesuam z.Baze me çudite elektorale shqiptare;mbase fiton Luli,ku i dihet?Por a kane fituar shqiptaret?Kjo eshte çeshtja themelore!

  6. Sali Berisha says:

    Dite te veshtira te presin Shqiperia ime …shoh dhune , te perzier me dhune dhe me pisllek ….Shoh nje shqiperi te leckosur …

  7. Jeniceri says:

    Bbb te lumte dora eshte sakte sic thua .Mero e ke qare dhe kete here po sado qe te mundohet saliu me ushtaret e tij kete radhe do ja dalim mbane sepse kam bindje dhe besim te populli opzitar do dali ne bllok diten e votimeve kunder saliut dhe aq e larte dhe difertc sa do kete te vjedhi saliu dhe prap do nvelet me shume se 55/:per ne .Opozita ne vighilence diten e votimit dhe te numerimit dhe diten e marte te festoj diten e par te fitores kunder fashizmit dhe te pergatitet per betejat e tjera deri sa ta flakim jashte kete te keqe qe nuk na le te bejme perpara qe ka vetem nje emer sali berisha.

  8. danieli says:

    …LULI STONOI NE MITINGUN E HAPJES, PRANDAJ JU DESHT TE PERDORTE TRUKUN E CILJETES PER FUSHATE. ATE TE TE KENDUARIT ME PLAY BACK…

  9. danieli says:

    Burreria e shqipetareve ndodhet diku, perpara grave apo femijeve, perpara me te dobteve, perpara gotes se rakise, perpara kraheve, e shprehur me peshperitje,por ata te shkretet nuk kane asnje kulture demokratike. per ta tregonin nje histori kur isha ne lice. Diten e pare drejtori Amerikan i shkolles Teknike i shoqeroi per ne mense dhe u ul ne tryeze me ta. Ata ishin cuditur : “si te haje drejtori bashke me ne dhe te njejtin ushqim? Dhe dreka kishte sallate, makarona, gjelle me mish, embelsire dhe frut. Te nesermen drejtori u hoqi atyre fruten, ndersa per vete vazhdonte ta kishte dhe ata nuk u ndjene. Ne ditet qe pasuan, ai i hoqi me rradhe pjatat e tjera dhe i la vetem me supen. Asnje ndjenje proteste qe ne tryeze per drejtorin vinin te gjitha pjatat, madje dhe nje gote vere shtese. Atehere duke pare mirenjohjen ne syte e tyre,te atyre njerezve qe u mugonte ndjenja e protestes kolektive, me elementarja e nivelit demokratik, ai kishte bertitur| “ju jeni derra, skllever, kurre nuk mund te behet ky vend me njerez si ju”
    (PJESE NGA LIBRI LIRIA E TJETRIT)

    1. Rani says:

      Po ti daniel kur shkruan “per ta tregonin nje histori kur isha ne lice” ti dmth nuk je shqiptar se nuk e paske perfshire veten apo jo? Po pedera si puna jote fatkeqesisht njoh shume qe bejne sikur jane te huaj e kupton, pastaj keto historirat me abuzim pushteti ti shkoja tregoja atyre qe te degjojne dhe jo neve, pa llogaritur qe merrni shembuj nga çdo lloj autoresh medioker qe vetem se jane te huaj gjoja kane te drejte, po kush fshi k………….o bab per autore qe i kane shkruar librat ne banjo parzotin, ik o daniel mos na ngri nervat parzotin. Qe ka mangesi ne formimin e shqiptareve persa i perket pushtetit nuk diskutohet po jo te vish me nje histori te pluhurosur dhe te na besh sikur çdo gje qe thuhet per ne eshte e vertete. Ore ne te keqen e kemi brenda po kjo qe tregon ti s’ka lidhje fare se kjo mund dhe i ka bere vaki edhe amerikaneve vete ok plako. Mos cito fare keshtu lloj librash pa vlere degjo mua ti………….Pastaj per çfare kohe ben fjale ketu ky libri i famshem mendoj aty nga 1920 apo jo kur te gjitha masat popullore ne evrope ishin pak a shume njelloj ne formim, pastaj ti krahason Shqiptaret e sapo dale nga turku me amerikanet eh mor daniel mor daniel sa ka zanati mor zotni………………

  10. ilir jella says:

    E lexova shkrimin tuaj , po me duket vetje sikur jetojme ne te ashtuquajturat ” republika e bananeve ” por sot qe po lexoj them qe jeni me zi , sepse ne po bejme ate qe bene ato rrepublika por ne 2011 , sa turp se pse jemi mu ne portat e Europes . Pyetja ime per ju i nderuar gazetar eshte : Mos valle kishte te drejte ai plaku gjerman me dy pellembe mustaqe perpara 100 vitesh , kur tha se ” keta jane nje tufe barinjsh qe nuk dine te bejne shtet ” . Une sinqerisht nuk mund ta di’ pergjigjen tuaj , por une timen e di …..Ai plaku gjerman kishte te drejt , koha e provoje kete ….

  11. andi says:

    Barend Cohen ka pasur dobesi seksuale per Lulezim Bashen.Bravo opozites duke e ditur kete fakt nuk e ka perdorur kundra Lulit kurse Saliu ja nxorri fotot nudo te Edi Rames ne gjithe Shqiperine.Po nje pyetje kam per ty Mero si gazetar investigativ Barend dhe Luli e benin me rradhe apo njeri luante femren dhe tjetri mashkullin hamshor??Te lutem na i sqaro kete detaj.Flm

    1. plaku says:

      andi,
      Une jam prononcuar shpesh ne kete forum si i majte. Une mendoj se ne nuk duhet ta ulim vehten tone ne nivelin e Sali Berishes ne thenjet e tij prej rrugaci ne lidhje me jeten personale te Edi Rames.
      – A ke fakte se Barend dhe Luli kishin seks ? Ke video per kete ?
      – Edhe ne se fakte a eshte e drejte te perdoret nje njeri i vdekur per qellime elektorale.
      – Ne se Luli dhe Barend kishin seks dhe asnjeri nuk kishte ankese, atehere pse duhet ngacmuar kjo ceshtje.
      – Mendoj se edhe anetari i ketij forumi Claus ( i cili lexon shtypin gjerman ) mund te konfirmoi faktin qe MINISTRI I JASHTEM I GJERMANISE Westerwele ka bere publika ( para disa vjetesh ) se eshte homoseksurl. Kjo eshte nje e drejta e tij. Kryetari i bashkise se Berlinit socialisti ( nuk me kujtohet emri ) ka deklaruar para disa vjetesh se eshte homoseksual. E pastaj, kjo eshte e drejta e tij.
      – Pastaj duket se ti don te heqesh geshtenjat nga zjarri me doren e Bazes.
      Pershendetje

  12. andi says:

    O plako mos me keqkupto ishte satire pak sa.Une kam qene kritik me te dyja palet majtas e djathtas.Katapultimi i Lulit ne Kosove nuk ishte rastesi …Ky miku i tij ka pasur debulese seksuale dhe kete dobesi e ka shfrytezuar Luli.Ma mbush mendjen se ka njeri sot ne bote qe investon per nje njeri pa pasur ose lidhje gjaku ose dobesi seksuale???Nuk ka nevoje per video e fakte sepse nuk i gjykojme per jeten private por nje njeri qe eshte publik dhe do te behet i pari i Tirones duhet ta dine njerezit sesi u katapultua ne majat e politikes…Eshte si te Big Brother qe kur hyn atje merr fund jeta private.Me vjen shume mire qe PS nuk e shfrytezoi kete fakt dhe kjo tregon pjekuri politike.Qellimi im ne koment nuk eshte seksualiteti dhe preferencat e Lul Bashes por si e ka bere karieren Ai????Eshte njeri publik …

    1. plaku says:

      andi,
      Kisha keto mendime :
      – Jam dakrod me ty qe Luli eshte njeri publik.
      – Zgjedhesit kane te drejte te dine sa me shume per te, deri edhe tek numuri i kepuces.
      – Fakti qe ai ndoshta eshte homoseksual, mendoj se nuk e demton ate shume. Te kujtoj faktin qe ministri i jashtem gjerman dhe kryetari i bashkise se Berlinit e kane deklaruar zyrtarisht dhe publikisht se jane homoseksuale
      – Jam dakord me ty kur thua : ” Me vjen shume mire qe PS nuk e shfrytezoi kete fakt dhe kjo tregon pjekuri politike.”
      – Te faleminderit per debatin civil dhe pa ofendime. Pershendetje.

  13. njeri says:

    Eshte e vertete qe kjo fushate eshte me e deshtuara per nga standartet ne 10 vitet e fundit, por kjo ve ne pah mbi te gjitha deshtimin e institucioneve si presidenti dhe zyrtareve te perfaqesive ne shqiperi qe akoma kane pafytyrsine e flasin per arritjen e standarteve ne 8 maj.
    Si kane kurajon te mbajne deklarata kaq patetike, a thua se standartet e zgjedhjeve varen vetem nga dita e votimit, dhe 30 dite fushate dhune gjithandej, shumezohen me zero, e vec permenden si garniture.
    Presidenti topi dhe gjithe keta zyrtare te tjere, duhet te benin thirrje per kapjen e standarteve minimale te mbetura; pasi shumica e standarteve jane qartesisht te shkelura qe sot, si rrjedhoje e tere kesaj fushate te turpshme, e te dhunshme fizikisht, financiarisht e mediatikisht.
    Ketu patjeter ka faj dhe anemia e ps, qe super shkeljet e maxhorances i adreson si probleme episodike (si atentati i djeshem ne kukes, te cilin ps as nuk e ka gjekundi ne deklaratat e saj).
    Dje ne opinion, sala tha qarte qe do njohi humbjen vetem nese opozita do fitoje me shume vota ne rrang vendi!!
    Lajmi i mire ketu eshte qe ai paska humbur sigurine qe do fitoje qytetet e medha (qoft dhe me manipulim), prandaj dhe per reference do marre votat kombetare ku pd ka pas nje fije avantazh ne zgjedhjet e kaluara.
    Lajmi i keq eshte qe ai s’do njohi humbjen, por do dali me deklaraten e vjeter “Blu Albania”, sa te shohi qe ka avantazh ne vot kombetare; gje qe edhe mund te ndodh, pasi vjedhja dhe presioni ne zonat rurale e te thella esht me i theksuar, cka i jep avantazh pd ne rrang vendi.
    Prandaj eshte shqetesues qe edhe me fitore ne keto zgjedhje opozita te gjendet ne situaten para 21 janarit, ku s’arrin te ndryshoje nji qeveri te kalbur. Shpresojme te kete kurajon kesaj rradhe ta coje misionin deri ne fund.

  14. nicolla disha says:

    Speaking from beautiful Barbados. Z. Mero Baze, ky artikulli qe ke bere eshte bombe kunder rregjimit Berishjan. Back to the beautiful Barbados 4 fun. jam me pushime dhe me duhet qe ti shijoje 2 javet e mia.Si Shqiptare do ti ndjeke zgjedhjet, por pa comente.

    1. Pjeter Mustakuqi says:

      nicolla mos me inglishten se na kenaqe. Kur shkon edhe ti ne barbados mos ngelet njeri pa shkuar.

      1. plaku says:

        Pjeter Mustkuqi,
        Fol mor djale per temen dhe mos u merr me ofendime. Kush je ti qe ofendon te tjeret? Qellimi i ketij forumi eshte qe anetaret te jepin mendimet e tyre pa e ofendur mendimin kunder. Ti fatkqesisht nuk argumenton per temen, por ofendon. Une personalisht pres pergjigje nga ty ne lidhje me faktin qe ti pretendon se korifeu i Albanologjise shqiptare Rexhep Qosja NUK eshte akademik. Te pranosh nje gabim nuk eshte turp. Ne jemi tanet.Pershendetje

        1. Pjeter Mustakuqi says:

          Ta kam shkruajtur pergjigjen plaku dhe ai korifeu eshte kthyer ne nje kirifiu tashme dhe ka ngelur hija i vetvetes. Ai duket haptazi qe ka qen dhe do mbetet agjent i serbeve pasi te gjithe helmin qe vjell per autorin e madh te letrave shqipe Kadare, nga me te njohurit ky ne bote per ne, Qosen s’eshte se njeh njeri jashte Jugoslavise dhe Shqiperise, vetem i sherben interesave te atyre qe na duan te percare.

          1. plaku says:

            Pjeter Mustakuqi,
            – Pse nuk i pergjigjesh pyetjes a eshte Rexhep Qosja akademik apo jo ?
            – Pse nuk i pergjigjesh pyetjes : ” Kush je ti qe ofendon te tjeret.”
            – Nga e di ti qe une jam komunist dhe ish sigurims.?
            Pershendetje.

        2. Pjeter Mustakuqi says:

          Plaku ai qe nuk eshte njeri ne rradhe te pare ska si te jete akademik, akademike ka edhe serbia nga ata qe krijuan idene e spastrimit etnik te Shqiperise, dhe ajo wikipedia jote e famshme edhe une shkruaj cfare te dua aty. Sa per akuzat ndaj teje si ish-sigurims dhe komunist vete i ke shprehur ndjenjat ketu dhe na ke treguar historira se si dilje jashte shtetit qe ne ate kohe per punet e partise. Plaku edhe bufi e di qe jashte shtetit ne ate kohe dilnin ose bllokmenet ose anetaret e besuar te sigurimit keshtu qe zgjidhet enigma.

          1. plaku says:

            Pjeter Mustakuqi,
            Qellimi i forumit eshte qe te japim secili mendimet e tij per temat e ndryshme, duke mos ofenduar mendimin kunder.
            Ti nuk analizon temat e forumit por ofendon dhe konkretisht :
            – Nikolla disha thote :
            “nicolla disha thotë:
            6 Maj, 2011 më 3:36 pm Speaking from beautiful Barbados. Z. Mero Baze, ky artikulli qe ke bere eshte bombe kunder rregjimit Berishjan. Back to the beautiful Barbados 4 fun. jam me pushime dhe me duhet qe ti shijoje 2 javet e mia.Si Shqiptare do ti ndjeke zgjedhjet, por pa comente.

            Ai thote se eshte duke folur nga ishujt e bukur te Barbados, ku po shijon pushimet e tija, lavderon artikullin e Meros. Thote se po kthehet tek ishujt Barbados per qejf dhe se si shqiptar do ti ndjeki zgjedhjet pa komente.

            Dhe ja pergjigja jote :
            “Pjeter Mustakuqi thotë:
            6 Maj, 2011 më 6:07 pm nicolla mos me inglishten se na kenaqe. Kur shkon edhe ti ne barbados mos ngelet njeri pa shkuar.
            A nuk eshte ofendim ky ?

            M.q.s. qenja ne forum per ty eshte ofendimi i njerezve pa fakte edhe une te ofendoj ty pa fakte, se ti ke qene vete komunist dhe sigurims dhe tani je kthyer ne fashist. Pershendetje.

          2. Pjeter Mustakuqi says:

            Tani na e mbushe mendjen plaku me kte pseudonalize. Une nicollen e kam si zbavitje pasi eshte shume injorante, sdi shqip, dhe vazhdon jep mendime ketu qe nuk e ilumunojne askend. nicolla si per te rregulluar reputacionin nje dite na kishte vene nje shprehje anglisht , te cilen e kishte bere copy and paste i shkreti, te pakten nje gje ka mesuar. E dyta, e verteta ngelet qe ti prap ke qen komunist, edhe je, po ashtu edhe ish sigurims pasi ne nje shkrim the se ke takuar Kastriot Islamin kur ishit ne France para 90 kjo, me sherbim. Plaku, para 90 jashte dilnin ose ata qe arratiseshin duke pritur plumbat e Gramoz Rucit me shoke ose ish spiunet dhe benjaminet e partise keshtu qe ta mbash gazuar titullin.

          3. plaku says:

            Pjeter Mustakuqi,
            Une dilja jashte shtetit se isha inxhinjer elektrik dhe shisja telat e bakrit te Uzines se Telave ne Shkoder dhe jo per punet e partise. Ta kam thene kete disa here, por ti vazhdon te ofendosh. Te kam thene gjithashtu se ne Ambasaden Shqiptare ne Paris kam takuar edhe babane tend politk Sali Berishen. Sipas llogjikes tende edhe babai yt politik Sala paska qene sigurims. Pra ne se ne ketu do ofendojme pa fakte, edhe une te ofendoj ty pa fakte se ti, si dhe babai yt politik Sala, ke qene komunist, sigurims dhe tani fashist. Pershendejte.

          4. Pjeter Mustakuqi says:

            o Pjeter, une rrjedh nga familje e persekutuar dhe shume pjesetare te familjes jane vrare, burgosur, internuar, si eshte dhene mundesia e shkollimit e shume te tjera si keto. Babi im shpirteror, eshte im ate dhe as Saliu e askush tjeter. Por kjo nuk e ndryshon faktin qe te dilje atehere duhet te ishe i besuari i partise, shitja e telave apo shitja e informacioneve e njejta gje. Kjo shpjegon edhe majtizmin tend, une jam me te djathten kushdo qofte ne krye te saj me te mirat e gabimet. Por ti pasi ke ngrene mire ne ate kohe sa je shqepur, ke bere turne jashte domozdo sdo jesh i kenaqur tani pasi kjo mundesi i eshte dhene te gjithe shqiptareve. Plaku perfundimisht, bishti i qenit bisht qeni ngelet dhe shqiptaret jane komunista te pandreqshem sepse nuk shpjegohet ndryshe si e pranuan diktaturen dhe ja moren pasurine, i vrane, e i dogjen te gjithe shtepite “borgjezeve”. Ketu akoma degjohen fjalet fashist, kuisling dhe te tjera nga njerez si puna juaj. VFLP plaku

          5. plaku says:

            Pjeter Mustakuqi,
            Si i lejon vetvetes te perdoresh njerezit tjere ( shqiptare te thjeshte qe fitojne buken e gojes si ti ne Amerika ) si ZBAVITJE.
            Kush je ti qe i lejon vetvetes te klasifikosh njerezit ne injorante, komunist, ish sigurims. ? Nuk ke turp nga vetja.
            Asnjeri ketu ne forum nuk i ofendon te tjeret vetem e vetem se ata nuk kane mendimin tend. Ata jane NJEREZ dhe eshte e drejta e tyre ( si edhe e jotja ) qe te mos jene dakord me mendimin tend. Mos te genjen mendja se je Zeusi ? Ti per mua ke qene komunist, sigurims dhe tani fashist, se fashistet i percmojne te tjeret qe nuk mendojne si ta. Lexo po pate kohe Mein Kampf te Hitlerit. Edhe ai keshtu e fillli karjeren e tij duke ofendur mendimin e te tjereve dhe ti e di fundin e tij.Pershendejte.

          6. plaku says:

            Pjeter Mustakuqi,
            – Qe ti je me te djathten kjo eshte e drejta jote dhe une e respektoj
            – Une jam me te majten e cila mendoj se eshte e drejta ime te cilen shpresoj une edhe ti duhet ta respektosh.
            – Mor njeri. ta kam thene disa here se komunizmi ne Shqiperi mori fund dhe nuk kthehet me.
            – Duke u nisur nga fakti qe ti vazhdon te ofendosh pa fakte edhe une pa fakte po te them se je ish komunist, ish sigurims dhe tani fashist i vendosur si shefi i partise tende.Pershendetje

  15. Search38 says:

    Shqiperia ndodhet ne rrezik te madh, nqs Sali Krimineli nuk largohet nga pushteti, ne do vazhdojme te jemi nje vend i rrezikuar, e vetmja zgjidhje mendoj se eshte ngritja e popullit shqiptar ne protesta masive per situaten katastrofike qe gjendet Shqiperia sot, kjo duhet te ndodhe nga populli, pa nderhyrjen e partive politike, eshte e vetmja zgjidhje, dhe kjo eshte nje dobesi shume e madhe e popullit tone, nuk e kuptoj perse populli jone lejon te trajtohet ne kete menyre dhe nuk shperthen si ne vendet arabe, sot tek ne nuk ka demokraci, nsq nuk ngrihemi nuk ka shprese, eshte fatkeqesi qe te shikosh se ku po shkon vendi, nqs ne ngrihemi kjo do i frikesoje dhe ata qe do vijne pas Saliut, dhe ne Shqiperi do vendosen disa standarte.

    Pershendetje

  16. arkurb says:

    AI QE KA DESHTUAR ESHTE NJE DHE VETEM NJE,
    EDI RAMA ESHTE HUMBESI ME I MADH I KETYRE ZGJEDHJEVE,
    PERVEC BASHKISE AI DO HUMBI DHE PARTINE SOCIALISTE, NJE PARTI TE KEQFORMATUAR TE CILEN E HODHI NE GROPEN QE AI VETE PROJEKTOI ME SE KEQI

  17. Jeniceri says:

    Akrub po ta jape pergjigjen une dhe me kundershto po deshe ,saliu kurr nuk ka fituar dhe kurre nuk do te fitoj neqoftese opozita do jete bllok Edi Rama eshte nje lider kalimtar si gjith te tjeret ne opozit dhe ne do fitojme se jemi me te drejten dhe shumica per keto 20 vjetet e fundit saliu juaj si udheheqes ko
    Unisto , fashist qe eshte kete radhe do gjunjezohet para forces sone masive te votes qe do jete bllok kundra fashizmit ne te gjithe Shqiperine .

    1. arkurb says:

      KUNDERSHTOM PO DESH TI JANICER;
      RAMA E KA SHKATERRUAR PS DHE E KA KTHYER ATE NE PARTI KLIENTELISTE OBORRTARE TE BASHKISE SE VETE.

      1. AlbinoBlackSheep says:

        Na fol nje cike per PD dhe Sali Berishen kur te kesh kohe.

    2. arkurb says:

      SHKATERRUES I TIRANES PER 11 VITRE ME RRADHE DUKE ABUZUAR MBI KURRIZIN TONE PER TE PERFITUAR ME QINDRA MIJRA EURO

      1. altini says:

        Mos te ka prishur Rama ndonje kioske buze lanes o arkurbo dhe pret ta marre luli qe ta ndertosh prape…veshtire eshte po sic thone shpresa vdes e fundit…

  18. lira says:

    Duke pare fushaten e deshtuar elektorale, si dhe per te perligjur dhe zgjedhjet e shkuara, bathet thone qe zgjedhjet nuk do jene te lira e te ndershme. Atehere “E vetmja rruge” eshte rruga e protestave qe ky kriminel te zhduket pergjithmone nga politika shqiptare. Mire do te ishte qe protestat masive te ishin nga populli pa nderhyrjen e partive politike-mbeshtes Search38-, por dyshoj se mund te ndodhe, mbasi nje pjese te popullit akoma nuk i ka dale pija e pseudodemokracise te servirur gratis nga sali shpellari. Vetem protestat masive do te jene zgjidhje!
    ps. Ku eshte “protesto” qe nuk behet i gjalle ne komente?

  19. Claus says:

    Edhe forumi i “Temes” po merr formen e Balkan-Web-it.Kane hyre tipa te shumellojshem si karkaleca qe brejne cdo gje dhe kane bere qe debatet te bajatizohen ne ate forme sa qe nuk ja vlen me te debatosh. Nje gje te dine mire ato insekte, frontet jane ndare me kohe, me “debatet” e tyre me shume ngjallin neveri se sa kujtojne se po bindin njerezit te votojne per kandidatin e tyre.

  20. nicolla disha says:

    Pjeter ose Robert,
    Me beso qe jeni kokrra e injorantit.
    Ketu behet fjale per politike dhe jo per injorancen qe prodhon.
    Pjeter, ti nuk me afrohesh tek thoni i kembes. Pjeter, leri bllofet dhe injoncen, dhe perqendrohu te tema e dites. Pjeter, per ta mbyllur kete rreplike, te ka mbyte injoranca e Berishes me zbavitjen qe po i ben vetvetes ore trrashaluk. Back to the fun. Pershendes te gjithe Shqiptaret qe kerkojne nje jete te lumtur pa Berishen!

  21. Jeniceri says:

    Rama mund te shkaterroj ke te doj por jo popullin opozitar ne jemi shum arkurb ne mbeshtetemi ne kauzen tone te perbashket qe eshte zhdukja e fashizmit te sali berishes dhe lulackeve e shprehur qarte dhe me germa te medha ne 21 janar thoni sa te doni ishte e dhuneshme dhe destruktive mos mendoni se demostratat tona do jene me lule mos u beni merak me te dhuneshme do te jene ne qofte se saliu nuk ju hap rruge zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne shqiperi.Shiko sa pak kerkojme ne vetem zgjedhje te lira dhe numurim korrekt te votes.ndersa ju nuk lini gure pa levizur per ta vjedhur dhe deformuar ate.Ppr populli opozitar kete radhe kam besim se do ta ruaj voten e tij deri sa te numurohet nje per nje dhe ne rast se fiton saliu atehere ne ju shtrengojme doren por kjo nuk ka shance qe te ndodhe.Populli e ka kuptuar tani se kush eshte saliu i vertete sidomos keto dy vjetet e fundit qe ka treguar vetem dhembet popullit opozitar dhe duke i vrare ne 21 janar 4demostrues mu ne mes te bulevardit me mercenaret e gardes qe ben nje terror te vertete ate dite besoj dhe ti dhe i gjith populli demokrat e denon kete akt fashist qe ndodh vetem ne vendet diktatoriale se ata te 4 dhe shume te tjer qe u plagosen jane ne radhe te pare shqiptar pastaj opzitar.Ata nuk jane aq naive sa te dalin ne demostrate se i thirri edi rama ata kane njemije halle per te zgjidhur qe ju a ka shkaktuar sali berisha ata pane me ze dhe me figure korrupsionin galopant qe zhvillohet ne zyrat e saliut ,ata dolen ta denancojne kete korrupsion i cili po u la ne kete gjendje qe eshte sote do i zeri frymen shqiperise tone te dashur per ty dhe mua e per te gjith popullin tone qe nuk e meriton te jemi kaq mbrapa.Prandaj i dashur luftoni brenda pd te liroheni nga litari qe ju ka zene per fyti qe quhet sali dilni dhe behuni zera ndryshe ne partine tuaj flisni te lirshem sic flasim ne kundra edi rames kur ai e ka gabim dhe as qe na trembet syri fare clirohuni dhe ju thojani troc saliut denancojani korrupsionin vjedhjen vrasjet e 4 demostruseve ne mes te bulevardit varferin qe eshte ulur kembe kryq ne pothuaj gjysmen or me shume te popullit shqiptar vrasjet qe ndodhin per dite ne shqiperi per shkak te gjyqesorit te korruptuar qe shkohet ne vete gjyqesi per shkak te denimeve qesharake qe jepen po te zgjatem kam shume i dashur per te thene dhe nuk te them qe te mbush mendjen qe te behesh opzitar si mua por te reflektosh dhe te shikosh me objektivitet se ku saliu dhe vetem ai po e con shqiperine drejte gremines .

Comments are closed.

Lini një Përgjigje