Ju thashë në shkrimin e mëparshëm që po plasin “pisllëqet” sheshit. Në një tjetër shkrim, për kujtesë, shkruaja që në fushatë janë përfshirë të gjithë. Kjo zezonjë (klasë politike) që ka mbërthyer Shqipërinë bën që shikimi të mos jetë i kthjellët, që dëgjimi të mos jetë i qartë e që zëri të dalë mbyturazi.
Në ring kanë hipur dy forca politike që këto 20 vjet kanë zaptuar jo vetëm toka e pasuri, por edhe shpirtrat. Zënkat e sharjet pa fund, kronikat politike pa masë nëpër televizionet që ende sot mbijnë si kërpudhat pas shiut. Në ato palo gazeta që kanë mbetur, gjysma lexohen shkarazi në internet e gjysma mezi shiten me shifra qesharake të tipit 15 mijë kopje (në një vend me 3.2 milion votues sipas të dhënave zyrtare)!
Më thoni kush nga ju nuk ka një komshi “demokrat” të flaktë. Nga ata që mobilizojnë gjithë lagjen për mitingje, që zgjidhen komisionerë votash, që të pyet hapur për kë do të votosh. Ky është rangu më i ulët i militantit tipik, dhe më i padëmshmi, po ta krahasojmë me militantë në krye të disa mediave ndaj të cilave përdoret një cilësim mjaft i butë, “pro-qeverisë”.
Ata që e kanë parë “sherrin” Bushati-Bejtja, do të më kuptojnë kur të them se Fevziu tashmë ja vlen të ndiqet vetëm për shpëlarje hesapesh. Cili nga ne (të këtij profesioni) nuk është ankuar se dhe në këtë fushë, njësoj si në të gjithë të tjerat në Shqipëri, një ‘klub’ gazetarësh, kryesisht miq me njëri tjetrin (për shembul Bejtja me Bushatin), kishin zaptuar kryet e mediave kryesore dhe ndërroheshin me njëri- tjetrin sa herë të ishte nevoja. “Nuk di të punosh për veten”, ia preu Bushati, Bejtes, i cili me leximin e gazetave ditën e vendimit për vizat, në monitorimet e Armir Shkurtit, i vuri vulën vetes me problemet e të parit (të pirit), edhe atij në gradën e parë.
Në këtë ambient të tendosur ku disa gazetarë, njësoj si shumë të tjerë në fusha të tjera, kanë shitur një nga një rruazat e kurrizit, kur argumenton me to, përfundimi nga njëra shkallë e militantit tek tjetra, është i njëjtë: po më presin rrogën, po mbetemi pa bukë, s’kemi rrugë tjetër. Shprehje këto që ndoshta kanë frymëzuar dhe mesazhin elektoral të PS-së, ‘Rruga e Vetme’.
Tek ra fjala për reklamat e partive. Kur shoh të ndryshmin Lulzim Basha, pedagoge Erisa Xhixhon, patriot Shpëtim Idrizin, ashtu të bukur e me alamet video-montazhesh nga ato që duan t’i kalojnë dhe nëpër lajme për t’i nxjerrë engjëj, pyes veten, mirë ajo shumicë shqiptarësh/tironcish, që nuk i njeh. Po për ata që kanë patur “fatin” t’i njohin nga afër, nuk ju vjen ndonjë çikë ndot nga vetja këtyre palo-kandidatëve? Po si do të na shfaqen nesër në rrugë xhanëm, ashtu të paturp, njësoj si Fatmiri dhe Iliri, të padënuar?
Pisllëqe të këtij lloji që dalin sheshit, do të dëgjojmë edhe në ditët që vijnë. Nga ato që nuk na bëjnë më përshtypje sepse të gjithë i dimë, i kemi dëgjuar, në atë copë vend tepër thashethemexhi ku asgjë s’të bën më përshtypje. Ja një prej tyre të cilën nuk e kam rrëfyer e as harruar kurrë, nga seriali ‘Blendi në botën e çudirave’:
Berisha (Basha) na futi në NATO.
Në Bukuresht, një natë para marrjes së vendimit zyrtar për ftesën që do i lëshohej Shqipërisë, ndërsa një tufë gazetarësh nga vendi raportonin mbi konferencën zyrtare për shtyp, ku Xhejms Apathuraj kishte thënë që “për Shqipërinë dhe Kroacinë u kry, dhe nesër shohim për Maqedoninë”, Blendi, i cili nuk rrinte me gazetarët por ishte pjesë e delegacionit zyrtar me Berishën, intervistonte ambasadorin tonë në Aleancë, dhe citonte ministrin e jashtëm spanjoll Moratinos të kish thënë të njëjtën gjë, por me rezerva.
Dallimi i madh është se ministrat e jashtëm nuk ishin në sallë, ndërsa Xhejmsi po. Meqë e zgjata pak, me këtë më lart, desha të dal tek një këshilltar shumë i afërt i Berishës, nga i cili më vonë mësova se lajmin në fakt ua kish dhënë Iv Leterm, kryeministri belg, të nesërmen e këtij raportimi, në mëngjes, sëbashku me përgëzimet. Berisha, sipas këshilltarit, i ish kthyer i eksituar këtij të fundit duke i thënë, “më duket se e morëm”. Pra, kryeministri i vendit, me gjithë ato këshilltarë, ministra, administratë, nuk e kishte marrë vesh ende që do merrej ftesa, gjë që dihej prej muajsh, se ashtu kishin ca plane për veten e tyre amerikanët. As Gërdeci s’i bëri gjë asaj të vluare ftesë për të cilën paskësh negociuar e djersirë Basha.
Në fakt Aleancës po ia shohim hajrin, me diplomatë “pa status”, ashtu në ajër as në ministri të jashtme as në ministri të mbrojtjes, në mes të Brukselit, nën hundën e NATO-s, për turp; me rrjedhje informacionesh sekrete e me qëndrime që mungojnë në vendim-marrje të rëndësishme se nuk kthen kush përgjigje nga ministria. Kujtoj dhe ditën që ngrihej flamuri në selinë e Aleancës në Bruksel, ku kryeministri kroat Ivo Sanader fliste për integrimin e Kosovës, ndërsa homologu i tij shqiptar, sapo kishte folur për 300 banda kriminale, rritje të paparë ekonomike, dhe rreth 2 milion turistë (para kroatit që numëron 11 milion në vit, për dy vjet anëtarësohet në BE, e sot është në burg), në mes të gjithë atyre ambasadorëve të shushatur nga ky fjalim historik që e nxirrte Shqipërinë “Zvicër me dy dete”.
Specialistët i njohin detajet, por që ta mbyll me këta, “gazetarët pabuksa” (një pjesë e të cilëve s’dinë as të punojnë për vete siç thotë Bushati), ajo që më pati shokuar ditën që Berisha mësoi se kishim marrë ftesën, ishte që pallton nuk ia mbante Juela Mecani, zëdhënësja, as Arben Imami, shefi i kabinetit, as roja personale, as Luli i cili se nga humbej për të takuar sa më shumë njerëz, por Sandri (personazh edhe i Antenës së Meros e jo më kot), i cili e shtynte nga një kamera në tjetrën disa herë edhe duke i bërtitur. Ndërsa në telefon, pak hapa më tutje, përgjigjej Blendi: “Alo? Hashim? Jo, kryeministri është i zënë në këto momente, por ia kaloj unë urimet tuaja”. Edhe sot e kësaj dite pyes veten, atëherë pse s’kandidoi Blendin Berisha në Tiranë, po Bashën, se të dy, “njësoj kanë djersirë”.
Kur dëgjoj se na kanë futur në NATO, nuk më vjen keq për “qytetarët” e Bashës që kanë lënë postet në administratë për të bërë fushatë, sepse prandaj dhe i ka futur në punë, as për gazetarët “pro-qeverisë” që pikturojnë një Shqipëri-Zvicër, e në fund të muajit nuk blejnë dot as preshin se nuk ju jep Nexhi rrogat, e as për “shqiptarët” e Idrizit që bën koalicion me Berishën (= Dule me Ramën), por vetëm për ata qytetarë që llogorja blu PD i shtyn me forcë drejt “të majtës” për t’ju vënë shenjën e barazimit, o me ne o kundër nesh. Kundër jush me ç’do çmim (vetëm jo për të mbushur zorrën), se nuk mund të ndërrohet liria e demokracia me rrena kasetash e me rroga frike! Në këto kohë presionesh e kërcënimesh të drejtpërdrejta, pavarësisht fjalëve të buta për të gënjyer të huajt, ata gazetarë që sot janë në opozitë me pushtetin/pushtetet, është koha ti përvishen punës siç e do zanati e të mos tremben nga politikanët dhe as nga ish-kolegët që kanë filluar të përpëliten nga dëmet që kanë bërë e që vazhdojnë të bëjnë në emër të zorrës së trashë, e jo të parimeve e vlerave të këtij profesioni të shenjtë. Janë kohë purifikimesh.
Comments are closed.
Interesant shume shkrimi dhe kur ne nje moment, po permendje ‘palo-kandidatet’, me kaluan si filter perpara syve imazhet e llustruara ne tentativa montazhimi per te bere sa me te shitshme ‘produktet’ jocilesore ne boten ushqimore, seç mu krijua nje paralelizem, por ka nje ndryshim te vetem, qe ne kete te fundit eshte nje instance qe i liçenson dhe del garant per keto ‘produkte’ si jo te demshme per shendetin dhe ne fund te fundit, po te shkaktuan ndonje dem eshte i nivelit organik, po demi i ketyre ‘produkteve’ te tjera qe eshte i tipit ‘Multi-level turbo full option’
TE LUMTE DORA!!!!!!
NE LUFTE ARMA JONE ESHTE PUSHKA
NE PAQE E DEMOKRACI ARMA JONE ESHTE VOTA!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Jo vetem ta hedhim ate sic duhet duke e peshuar sikur te jete jeta jone, jeta e femijeve, e ardhmja e femijeve te femijeve tane ne te.
Por edhe ta ruajme, ta mbrojme voten tone si driten e syrit , si jeten e femijes sone. Te mos lejojme askend, asnjeri te luaje e shperdoroje ate.
Jo vetem ta ruajme e mbrojme por edhe ta respektojme. Ta respektojme si vete jeten, si vete lirine.
Kush fiton fiton… Urime! Pergezime! Fituesi nuk gjykohet. Fituesi vetem pergezohet…. Edhe nga humbesi! Gjithnje e perderisa nuk eshte shperdoruar vota jone.
Jo si ne 2009-en. ” Votat u numeruan keq ose shume keq ne mbi 30 per qind te tyre” thuhet ne Raportin Perfundimtar te ODHIR-it. Shtetet demorkatike qe bejne pjese ne te deklarojne zyrtarisht se ato zgjedhje ishin me te mirat dhe pranuan rezultatin…. Turp! Hipokrizi…. Antidemokraci!
Sic nuk mund te kete nje grua gjysem ose cerek shtazene, ashtu nuk mund te kete as demorkaci 70 per qind demokratike. Kurre nuk mund te kete qeveri legjitime, as te mire, as te pranueshme ne nje vend ku mbi 30 per qind e votave numerohen keq ose shume keq!
Si mund te jene te mira ato zgjddhje ku votat jane numeruar keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre, ne nje kohe qe qeveria u krijua dhe mbahet ne fuqi me me pak se 2 per qind te votave, pra 15 here me pak se ato te numeruara keq ose shume keq!?
Ketu nuk eshte faji vetem i PD-se apo Sali Berishes… Ata kane pjesen e luanit por ka faj edhe PS-ja dhe lideret e saj…. Dritan Prifti ka deklaruar se Ilir Metes per tu zgjedhur deputet ne Tirane i duheshin, i mungonin rreth 3000 vota. Ai i siguroi ato me nje telefonate tek krahu i majte dhe u be deputet! Pazarin e beri majtas. Kandarin e ktheu djathtas. Tamam si ne nje pazar gjesh te gjalla!
As kjo nuk eshte demokratike!
Ndaj peshojeni mire voten tuaj. Peshojnei shtate here e hidheni njehere. Perndryshe…. Perndryshe.
Pergjigjen e ka dhene nje nder baballaret e demokracise amerikane e boterore Abraham Linkoln: Cdo popull ka qeverine qe meriton! As me shume e as me pak!
Ne lufte arma jone eshte pushka….
Ne paqe, ne demokraci arma jone eshte vota.
Vota e lire! Vota e fshehte! Vota e barabarte e qytetarit te barabarte!
Ne fakt,ne fakt njeriu lufton gjithe jeten.Edhe dashuria eshte ne lufte te perhershme-kujton Paulo Coelho.Njeriu lufton tek vetja paditurine,lufton friken,pasigurine;njeriu ne nje kuptim me te plote lufton subnjeriun tekvetja,per te pretenduar mbinjeriun.Ky eshte nje proçes i gjate,ne te cilin do besh leshime dhe jo,do behesh koherent dhe jo,do vuash buken e gojes apo do flijohesh shpesh per te.Te gjithe e kane te veshtire dhe jane ne prove,por njerezit e massmedias jane me te ekspozuar;bejne lufte per veten dhe per te tjeret;eshte nje”zanat”qe ose e merr persiper rriskun ose i nenshtrohesh subnjeriut tend-atij qe jeton mire me spekulacionin dhe marreveshjen.Te shkruash bukur eshte nje gje-te shkruash te verteten eshte tjeter.”E verteta lind si herezi dhe perfundon si ortodoksi”-kujton Konrad Lorenz nje thenie te dikujt tjeter;gazetari i mire eshte ai qe jeton mes te dyjave.Me pelqeu shume artikulli,sepse godet piken me nevralgjike te sistemit propogandistik,qe eshte spekulacioni mediatik.Nuk ngjan aspak me reklamen e kafes Nespresso,qe reklamon George Clooney,me biskotat qe reklamon futbollisti Kaka,apo brisqet e rrojes qe reklamon David Beckham;ketu s’behet rekilame;ketu spekulohet ne emer te lirise se shtypit dhe kjo eshte propagande spekulative e paster.E paste per turp kushdo qe”punon per vete” ne kete fare feje.Do ti jepja nje shishe vere autorit,se kafja e zeze i jepet atyre qe”punojne per vete”.
Z. Bunguri,
e kuptoj qe tema e artikullit tuaj nuk eshte as futja ne NATO, as liberalizimi i vizave, por thirrja qe ju beni kolegeve tuaj per t’ju futur punes. Deri ketu jeni fare ne rregull. Keni te drejten tuaj ta interpretoni situaten si te doni dhe te veproni ne interes te asaj qe mendoni se eshte e mira e perbashket. Problemi eshte se ne te gjithe artikujt tuaj vihet re nje cinizem i shkalles se pare, nje tallje jo vetem me arritjet e qeverise aktuale por nje tallje groteske me vendin tuaj ne pergjithesi, me kedo perfaqesues apo pjesemarres neper delgacionet qeveritare, vihet re nje urrejtje ndaj gjithckaje shqiptare. Mua nuk me shqeteson fakti qe bota mund ta shikoje Shqiperine si nje “Zvicer me dy dete”, sepse fundi i fundit mund te perfitojme nga turistet qe do vijne te shikojne keto dy dete, apo mund te ndryshoje interesi i investioreve te huaj etj. Te gjithe njerezit ne bote perpiqen ta paraqesin vendin e tyre ne pergjithesi me mire se c’eshte dhe e dine dhe vete qe jane duke e egzagjeruar, une e shikoj kete si shenje atdhedashurie apo patriotizmi. Por dikujt si ju qe ju ben thirrje njerezve te hapin syte dhe t’i futen punes per vendin e tyre nuk i shkon fare tallja e hapur me gjithcka shqiptare. Mua me shqeteson fakti qe nqse ju flisni me te huajt me te njejten gjuhe qe flisni neper artikujt tuaj per Shqiperine, ne fakt jeni duke i prishur me shume pune ketij vendi sesa koleget tuaj pabuksa qe kane bere dhe po bejne deme ne emer te zorres te trashe, sic shpreheni ju vete. E paca gabim, por nuk me duket se po luani nje rol konstruktiv, kur per me teper nuk kam lexuar asnje artikull tuajin ku te jepni nje alternative ndaj personave te cilet mundoheni t’i percmoni dhe t’i diskretitoni. Duket sikur per ju ky vend nuk ka me shprese. Ne ditet e sotme, per mendimin tim, ky negativitet eshte me i demshem se i kutjdo tjeter.
i/e nderuar … plaga me qelb duhet zbuluar qe te sherohet. nqs e mbulon gangrenizohet.
Per me teper, zbukuroje sa te duash gjendjen e shqiperise, mos valle ju duken kaq naive, te paditur, te verber bashkebiseduesit tuaj/qeverise qe te besojne ate qe ju thoni dhe jo ate qe e shohin vete??? A e mendoni valle se cfare thone me vete duke ju degjuar juve qe doni ta shisni vendin e dyte me te varfer te Evropes per Zvicer????
Sa per pranimin ne Nato. Ne 2005 (PS ishte ne pushtet) aplikova per pune si asistent i disa ushtarakeve amerikane (te Natos) qe te atashuar prane ministrise se mbrojtjes do pergatitnin shqiperine per tu antaresur ne NATO. Njeri prej tyre me thote ” Shqiperia do hyje ne Nato ne 2008″. SI valle e dinte ai qe Berisha/Basha do ta arrinin kete objektiv ne 2008??? Thjesht sepse ishte objektivii tyre dhe jo i Berisha/Basha …
I bie qe Bungu te kete shtremberuar realitetin! Ne fakt, bravo Bungu, eshte nje nga pershkrimet me realiste te nje realiteti qe e njohim te gjithe! Ketu ka vend vetem per te treguar me shume talent ne keto lloj pershkrimesh! Por Bungu ka goditur ne shenje dhe, te pakten sipas meje, eshte kandidat per Oscar me kete shkrim! Sidomos metafora e zorres se trashe eshte jashtezakonisht e goditur! Kaq poshte kemi rene sa ta ndrojme lirine tone me nje rroge, nganjehere edhe te mjerueshme!
Cfare mjerimi!
Ah meqe ra rasti sot Blendi tek “E diela shqiptare” po tregonte heroizmin e kohes se Ramizit, kur ky i fundit nuk guxoi te qellonte mbi protestuesit se kishte frike mos perfundonte si Caushesku! Po harroi i shkreti Bendi se kete e beri Saliu disa muaj me pare. Do te kishte bere mire te mos e permendte fare kete fakt!
ke folur dhe per mua
I dashur hanxhiu,
Ju thoni :
“Sa per pranimin ne Nato. Ne 2005 (PS ishte ne pushtet) aplikova per pune si asistent i disa ushtarakeve amerikane (te Natos) qe te atashuar prane ministrise se mbrojtjes do pergatitnin shqiperine per tu antaresur ne NATO. Njeri prej tyre me thote ” Shqiperia do hyje ne Nato ne 2008?. SI valle e dinte ai qe Berisha/Basha do ta arrinin kete objektiv ne 2008??? Thjesht sepse ishte objektivii tyre dhe jo i Berisha/Basha …
Respekt ! Hajde argument hajde ! Facts speaks louder than words (faktet flasin me ze me te larte se fjalet9:
Te uroj nje nate te mire.
Ky eshte nga ata qe flet per Shqiptaret ne veten e trete numri shumes duke mos e llogaritur veten si shqiptar dhe ta kesh me garanci ekita qe flet me te huajt duke ju thene “ça te besh keshtu jane Shqiptaret”. Une te them te drejten si lexoj fare shkrimet e tij vetem kete mora mundimin ta lexoj. Vetem nje mori ngjarjesh te rreshtuara dhe nje ton perbuzes sikur kushedi se ça po thote. Fatkeqesisht disave ju bejne pershtypje keto lloj shkrimesh bajate.
Rani,
Ekita eshte nje filozof i vogel, merre me mend kritikon edhe korifeun e Albanologjise shqiptare, akademikun Rexhep Qosja. Eshte nje liliput qe filozofon me kenaqesi dhe nuk shef se ku eshte katandisur Shqiperia nga Sala. Pershendetje.
Plaku ne fakt e kisha per Bungurin po e kam gabimin une se duhet ta kisha vene emrin e ekites ne fillim te komentit qe te kuptohej me mire. Nuk e di se ça ka bere ekita me pare po ketu jam dakort me te. Ky Bunguri flet sikur mos te ishte shqiptar vete. Nuk i kam qejf keta tipa si ky.
tani me 8 maj do e shihni qe populli shqiptar eshte i lodhur me keto brockulla. populli do qetsi prosperitet punesime opozita e edi rames i ofron lufte per pushtet asnje strategji vendore per vende pune per qetsi per prosperitet. me 8 maj nje fitore e pepare per pd sic thote kastriot islami do perfshije te gjithe shqiperine duke filluar nga tirana.
Edhe vete Kaci eshte i papare ne shume drejtime!
SA korrupsion ke ber me nanon qe jeton ne Vjen me leket tona .
TE gjithe sa kane qene ne pushtet 20 vjete nuk besohen se kane mbjell korrupsionin ne SHQIPERINE tone te dashur. NJE dite do dal e verteta
Kritike e perkryer! Por cila eshte zgjidhja? Po lexoja intervisten e O. Fallacit me Willy Brandin. Diku ai thoshte se : demokracia nuk fitohet dhe as nuk vendoset me ane te armeve! Dhe ne fakt perpara se te perdornim armet do te duhet te vertetonim se Berishen eshte diktator! Por kete nuk e kemi ne ne dore, kete e kane ne dore nderkombetaret! Dhe ata kete nuk po e bejne! Por ata mund te bejne shume gjera te tjera, po tu japim mundesin dhe shkakun!
Problemi tek ne nuk eshte tek politika, problemi eshte tek qytetaret. E them kete, sepse politikanet e PD-se e kane treguar se nuk u rreh fare per demokracine, por vetem per pushtetin, te majtet jane te kriminalizuar se gjithashtu duan vetem pushtetin, dhe cdo gje qe bejne akuzohen per kryengritje te armatosur! Atehere problemi ngelet tek qytetaret, tek gazetaret dhe pergjithsisht tek pushtetet e tjera qe duhet te ishin te pavarura! Por per sa kohe njerzit i nenshtrohen presionit per buken e gojes nuk mund te kete demokraci, por vetem zhgerrytje te papare morale te nje populli, i cili po lejon ti merret si pa te keq gjeja me e shtrenjte, pikerisht liria e zgjedhjes, duke e lejuar veten te kantandiset ne greminat e poshterimit per nje cope buke!
Ka njeqind menyra per te rezistuar dhe per te fituar, edhe pa perdorur dhunen! Rruget e Zotit jane te pafundme, kur kauza eshte e drejte! Opozita nuk eshte ne lartesine e situates! Lufta me Berishen eshte marre pak si lehte, nderkohe qe ajo kerkon shume disipline, organizim dhe sakrifice, pervecse shume mencuri!
t’lumte. Edhe ju keni bere nje koment te perkryer! Nuk mund ti shtohet asnje presje me shume.
I dashur reformatori,
Shkelqyeshem.Te faleminderit.
Te uroj nje gjume te embel.
POSHTE KORRUPSIONI saliu,nano,iliri,kastrioti.
Keta persona kane siguruar 10 breza. Neve skemi buke te hame
Cdo 4 vjete duhet te behet ndryshimi deri sa te gjejme njerez te mir qe te mendojne per SHQIPERIN dhe SHQIPTARET.