Kryeministri Berisha i dha fund pritshmërisë për të zëvendësuar Ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, me një ministër të cilin ka kohë që e shëtit atje ku dëshiron të jetë vetë ministër. Bujar Nishani, ish Ministër i Drejtësisë, do të rikthehet në zyrën e Ministrit të Brendshëm, për të mos pasur realisht ministër. Për shkak të një problemi të njohur shëndetësor, ai është fizikisht i paaftë të punojë dhe të jetojë normalisht dhe jo më të drejtojë një super-ministri si ajo e Brendshmja. Por shpjegimin më të mirë përse Nishani është kthyer në ministër shëtitës atje ku Berisha nuk dëshiron të ketë ministër, e ka dhënë vetë Berisha kur formoi këtë qeveri pas zgjedhjeve të vitit 2009. Të gjithë e kujtojmë se Berisha i shpjegoi gjatë gazetarit në emisionin “Opinion” se “zoti Nishani është i sëmurë, por unë po e çoj tek Ministria e Drejtësisë se ai e njeh mirë policinë e burgjeve…” Një shpjegim që nuk kishte nevojë për komente. Thjesht dua të mos ketë ministër Drejtësie.
Dy vjet më pas, kur Berisha u vu para presionit në rritje për të zëvendësuar Lulëzim Bashën në Ministrinë e Brendshme, Berisha duket se u kujtua sërish për ministrin e vet shëtitës dhe e ktheu aty mbi karrocën e invalidit, për të mos pasur ministër të Brendshëm.
Edhe pse është jo njerëzore të përmendësh sëmundjen e një qytetari publikisht, në rastin konkret je i detyruar pikësëpari se me sëmundjen e tij po luan një mjek që e kemi kryeministër. I pari që duhet të kishte etikën e duhur të mos ekspozonte sëmundjen e tij publikisht duhet të ishte mjeku Sali Berisha, dhe natyrisht më pas dhe kryeministri Sali Berisha. Por për të përdorur deri ën fund çdo skutë të pushtetit të tij personalisht, Berisha nuk ndalet as nga Urdhri i Mjekut dhe as nga etika e kryeministrit. Për të Bujar Nishani i sotëm plotëson të gjitha kushtet për të tamposur zyrën e Ministrit të Brendshëm me dyllë dhe për ta drejtuar atë vetë në rrugë informale. Edhe pse në PD ka dhjetëra njerëz që mund ta kryejnë më së miri atë detyrë, edhe pse të gjithë janë të gatshëm të jenë aq të bindur dhe të përulur sa zoti Nishani, edhe pse të gjithë janë të gatshëm të përgjigjen “si urdhëron” në telefon, sërish Sali Berisha ka kërkuar dhe një cilësi më tepër. Të jenë dhe fizikisht të pamundur për ta bërë atë detyrë që të mos u shkojë mendja asnjë sekondë që janë ministra. Kjo është shumë poshtëruese për konceptin që ka kryeministri për figurinat që duhet të përdorë në këtë taktikë të lodhshme për t’i mbajtur një derë hapur në qeveri Lulëzim Bashës pas 8 Majit. Shihet qartë se atij i ka lënë të hapur postin e Ministrit të Drejtësisë, një cinizëm i ri ky i pakufinj, po të kesh parasysh se pas 8 majit Lulëzim Basha si një politikan pa imunitet do të ketë punë me drejtësinë për vrasjen e 4 qytetarëve dhe ndoshta për ndonjë rihapje të mundshme të dosjes kriminale të abuzimit në rrugën Rrëshen- Kalimash. Ashtu si Bujar Nishani që shëtit atje ku nuk duhet të ketë ministër, Basha është një ministër shëtitës, atje ku nuk duhet të ketë shtet. Ai ishte Ministër i Transporteve kur duhej që të vidhte, ishte Ministër i Brendshëm kur duhej që të vriste dhe do të jetë Ministër Drejtësie kur do të duhet të mos jepet drejtësi për vjedhjet dhe vrasjet.
Ky parim kriminal që po aplikon Berisha me rokadat formale në qeveri, në të vërtetë tradhton koshiencën e tij për humbjen e Lulëzim Bashës dhe rreziqet që e presin atë pas humbjes. Në pamundësi për t’i dhënë atij imunitet dhe për një vit, ai po përpiqet t’i mbajë hapur derën e pallatit të drejtësisë, nga ku kapet sistemi i drejtësisë në këtë vend dhe largohet pa fund shansi për tu ndarë nga politika e pandëshkueshmërisë, për të cilën po na penalizon Evropa. I gjithë ky angazhim i Berishës për të keqpërdorur një qytetar të sëmurë të Shqipërisë, që paguhet si ministër, dhe për ta mbajtur vetë kontrollin mbi terrorin që po ushtrohet në vend, është një shenjë për tu dhënë zemër të gjithë atyre që mendojnë të dëshpëruar se ç’do të bëhet me Lulëzim Bashën pas 8 Majit. Sali Berisha është duke u thënë se do të bëhet gjithçka për ta shpëtuar, gjithçka për të mos e dënuar. Ka shans të bëhet dhe Ministër Drejtësie.
Comments are closed.
Berisha emeron Nishanin Minister i Brendshem per te shpetuar Bashen?!
Sinqerisht nuk e kuptoj logjiken e nje pretendimi te tille. Duke pranuar per nje moment se Basha me te vertete do humbase zgjedhjet (sic keni deshire ju Z. Baze), vertete mendoni se Berisha ka nevoje per nje Ministri bosh qe te emeroje aty Bashen pas zgjedhjeve? Vertete mendoni se Berisha ka nevoje per justifikime per ta emeruar Bashen ne cilendo Ministri qe te kete deshire ai? Pas kaq vitesh mendoja se e njihnit Berishen me mire se kaq.
Ah po edhe dicka. Nuk jam fort i sigurte se kush do kete nevoje per nje vend pune pas 8 majit. Nuk eshte cudi qe ai te jete Edi Rama.
E di qe nuk ju pelqen… po edhe mund te ndodhe.
Me respekt
Neser eshte vone
Per ju o “neser eshte vone” do te jete me te vertete te nesermen e 9 majit teper vone. Berisha me karrocen e tij rrangalle do t`ju marre me vete ne gremine. Dukesh qe je i stafit te afert te Lul-it ose vete Lul-i. Thith ndonje pluhur te “bardhe” ne hunde te jesh i fresket per neser ne fushate.
1. Ndonje pluhur te bardhe thith ai kryetari juaj,se nuk rri dot pa te.
2. Meqe jeni kaq te zellshem te merreni me nje njeri,merruni pak edhe mbytjet te komuna e parisit,me reniet e tavaneve,me pamundesin e kalimit te zjarrfikeseve mes dy pallateve. Apo per keto se ka fajen Edi,se me leket qe merr shton punonjesit ne bashki dhe dukesh qe je njeri prej tyre me siguri. Te fala breshkave.
Jo mor corape blu por se si mu kujtua se ne Hollande shitet e shkreta ne mes te rruges, fare hapur.
Mire komuna Parisit por kur te mbytet Shkodra nja pese here ne vit si e behet, kur vriten mes sheshit 4 vete nga kulla qe quhet kryeminstri, kur paguhen 1 miliarde per 60 km per rrugen e “Lulit”, kur te plas Gerdeci me 26 te vrare, atehere si i behet. Pak te trishtueshme keto qe po them. Po ne nje fakt je e sinqerte, krahason Gerdecin me 26 te vrare dhe renie tavanesh pa te vrare. Por si duket keto masakra nuk ju bejne me pershtypje. Beji te falave Prudentinove, meqe me kujtove breshkat.
I dashur Claus,
Jam dakord me keto qe shkruan. Me pelqeu sidomos emri :
“corape blu.”
Shume mire behet qe shitet se keshtu mbahet me turizem ai vend ,nuk jan budallenj ata qe e shesin. Eshte puna se deputeti juaj e ka akuzuar qe e thith ne zyre o zoteri ai qe mbahet si shembulli juaj anti-korrupsion. Meqe nuk je informuar,po flasim per zgjedhjet lokale te Tiranes jo te Shkodres apo te Gerdecit.nqs kane neglizhuar ne Shkoder le te ndeshkohen me vote.Nqs kane vrare njerezit ne Gerdec le te ndeshkohen ne Gerdec politikisht. Secili te mbaje pergjegjesite e veta. Nqs ju mendoni se meqe u mbytka Shkodra nga Buna le te mbytet dhe tirana nga shiu,apo meqe u vrane 26 te vrare ne Gerdec le te bien tavanet se u rrezokan ne dite pushimi atehere me duhet ta respektoj profilin tuaj prej militanti. Se u mbyt shkodra,po ti nuk e imagjinon dot se cfare mund te ndodh nqs larg qoft bie nje termet ne Tirane. Se per Gerdecin,qe shperthen nje jave para anetaresimit te Natos mund te sajohen nga 1000 teorira. Sa per te vraret,ke njerez qe jane vrare ne tirane sepse zjarrfikesi nuk vinte dot shkallen, ngaqe ishin pallatet afer.Apo kete e ke harruar,si duket. Saper Prudentinot,mund te them te fala Kadriovskit,Aldo Bares,Dondollakut,Gines(coi nga nje buqete me lule) ete etj.
“neser eshte vone”, po te drejtohem ty! Me fal po ti me dukesh nje person me logjike midis gjithe atyre shkarravitsve “blu” qe lexoj vazhdimisht dhe do te doja me te vertete te kisha nje dialog me nje person te tille. Dhe pyetja kryesore qe do t’ju drejtoja eshte, se pari: a nuk mendon se Berisha eshte teper radikal? e dyta, a nuk mendon se po te vazhdoje me kete menyre dhe me kete filozofi do te na shpjere te gjitheve ne grope, dmth ne ate pike sa emri yt “neser eshte vone” nga profeci te kthehet ne realitet!
A te beje dhe une disa pyetje. A e di se nga perzgjedhja e keshillit bashkiak dhe nga vendimet e tij influencojne mireqenien e qytetareve? A e di ti se cfare vendimesh merren ne keshillat perkates bashkiak dhe nga kryetari i bashkise,pervec kur e nxjerrin televizionet se do votohet buxheti? Pse nuk kerkoni trasparence te keshillave bashkiake,domethene qe ju te merrni pjese si qytetare ne to dhe te filmoni gjithcka qe ndodh aty brenda. Kete mendoj une duhet te kerkoni nga kanditatet jo te merreni me kush eshte me radikal,se edhe Rama ka thene nje here qe socialistet te varen neper stadiume dhe nuk ja vlen te merresh me keto debate per pushtetin lokal.
E ke hapur mire corapen (gojen) o corape por meqe ke lindur ne `86 nga viti 1992- 2012 te ka mbire ne sy vetem Saliu, nuk te eshte bere ajo fytyre bajat? Ndoshta je mesuar me sterkalat e peshtymes qe ju hedh perdite, me te cjerrat vend e pa vend, por kur te shpelahet truri nuk te ben derman as elektroshoku. Sa per ate qe thua qe denimin duhet ta marre politikisht ne Gerdec na nxirrke teori te bukur, jo or jo nuk ka denim politik per 26 te vrare ne Gerdec dhe 4 ne Tirane, ka vetem denim penal, mos na i rrumbullakos keshtu muhabetet. Eshte derdhur gjak o corape e grisur, kane lane femije jetim dhe gra vejusha ata njerez,nuk eshte aq e lehte.Sa per zjarrfikset qe nuk hyjne dot neper pallate, thuaja dikujt tjeter, por nuk ke faj se kur ka qene Brojka dhe Kelmendi kryetar bashkie ke qene ndoshta nje qumeshtor 5-10 vjec dhe kur te zinte pipi te merrte babi nga dora dhe beje prapa atyre mijera kioskave qe kishin mbire ne Tirane.
Djalosh te keshilloj te mesosh ne keto kohe se eshte fund sezoni, apo nuk e vret shume se ndoshta je te Uni i Cilit?
Ku ke qene sot me Lul-in? Nese je kthyer i lodhur, hiq corapet e pluhurosura dhe futi nje te freskuar kembeve se dhe truri te te clirohet nga genjeshtrat qe keni thene tere diten e dites.
Atehere kioskat linden se gjith shqiptaret ishin ne mjerim per arsye se partia juaj biologjike nga e cila ka dale edhe Saliu edhe i ati i Edvinit dhe Edvini qe lepihej te bustet e te atit(pastaj u zu derisa nuk donte ti vente as ne varrim vetem se e mori Fatosi e beri minister). Te kane ushqyer edhe ty ato kioskat po e ke harruar mbase. Une nuk di ndonje vendim penal per Gerdecin deri tani dhe do ta mireprisja me kenaqesi. Meqe ti mendon se e verteta je ti une po te them ta hapesh mendjen,te mesosh si funksionon sistemi demokratik ku ka gjykata qe vendosin,ka prokure,ka nje afat per te hetuar se nuk jemi me ne komunizem ku gjithe jeten ishe i persekutuar,ka korrupsion,patjeter qe ka korrupsion dhe nuk do te zhduket kaq kollaj,duhen breza per te ndryshuar mentalitetin e njerezve(nuk jemi suedia). Ti ke lindur para 86 me siguri dhe ke akoma sistemin komunist ne mendje,nuk te hiqet kollaj. Te mirekuptoj,as nje elektroshok nuk ta heq dot,biles as po te te vendosin ne karrige elektrike kam dyshimet e mia se do ndodhi. Une per fat te mire nuk e kam kapur,kam kapur bijte e komunisteve qe ishin ne pushtet. Jam 10 vjet jashte shqiperise,nuk kam votuar asnjehere.Per Gerdecin ta thashe ka shume historira nga mbrapa,por mendja jote e mbyllur nuk i percepton dot.Eshte nje fjale qe thote:mendja eshte si nje rreth,sa me pak di aq me i ngushte eshte rrethi dhe aq me shume te duket sikur di,sa me i madh rrethi aq me shume di por aq me pak te duket sikur i ke kuptuar gjerat,prandaj kerkon e kerkon me shume informacione per ta zmadhuar rrethin. Po te them edhe nje here nqs ti mendon se meqe jan mbytur ne shkoder dashkan te mbyten dhe ne tirane dhe pse jane vrare ne gerdec dashkan te bien tavanet ne dite pushimi eshte problemi yt. Pastaj kryetari juaj mbyti tiranen me liqenin artificial kur hapi portat,apo kete e ke harruar,imagjino se cfare do bej kur te jete kryeminister. E keni fantastik fare ,sidomos kur del e bertet neper ekrane mbasi ka marre ilacet,kopja e shemtuar e Sales. Do na iki sala do na vije lala. Edhe kur vete ben ato partyt te Dashi i Pezes,do ja kishte zili dhe bota. Kur te behet(?)kryeminister do ftoje kryeministrat e vendeve te tjera te party i Dashit. Nejse flasim sa te duash edhe per keto por ne zgjedhjet e pergjithshme jo ne keto lokalet. Jo nuk mbaruar as te Cili as Angjeli e as te Nazarkua. Ti dukesh qe ke mbaruar ne Zall Herr per nga menyra se si shkruan, je komplet intelektual poliglot,do te kete zili dhe Andrea Stefani.
Harrova,nuk jam militant partie,dhe te fala Aldo Bares,Kadriovskit,Dondollakut,Gines(coi nje tufe me lule te varri) dhe mos merr shum nga ajo e bardha se flet percart me vone. Kam shume gjera per te te then po per tani boll e harxhova kohen kot.
Koshienca e dr.Tyryry-se nuk eshte e tradhetuar nga bindja per humbjen e L.Bashes,i nderuar Mero,por nga domosdoshmeria e mbrojtjes se kohezionit me kusarin,kriminelin,puthadorin -garant mbijetese per FAMILJEN.
Nje tjeter artikull shume i goditur i Z. Baze. Fatkeqsi 2 here per ate minister qe pranon te jete formalisht ne krye te nje Ministrie qe per zgjedhjet eshte transformuar teresisht ne nje batalion mercenaresh te Gadafit, me njerez te gatshem per dhune dhe per te mbuluar dhunen.
Gadafi jone mund te mendoje se ne fund edhe po ‘shpetoi’ ndonje viktime , te pakten ky minister nuk do kete “fatin” te arrije deri ne procesin e gjate te radhes. Po e njohim mire, ky eshte Sali Shpellari.
Te kuptoj o zoti “neser”, llogjiken e ke drejte. Askush nuk e pengon Sal-iun, qe nje minut pasi te lajmerohet zyrtarisht humbja e Lul-it te vet ta vendose ate ne nje post ministri, madje mund ta beje edhe zv.kryeminister. Puna eshte se duke lene dy ministri bosh ai i thote Lul-it te vet mos u tremb se edhe po humbe vendin e ministrit e ke gati. I dashur “neser a pasneser,” si e ke emrin, politika nuk behet vetem me komunikim te drejtperdrejt, por edhe me mesazhe te kamufluara.
Ky neser eshte vone me kujton nje thenie te vjeter,por te transformuar ne vite
nga e djathta qe qeveris”punen e sotme mos e ler per neser kur ka kohe ta besh pasneser”
prandaj dhe cdo gje ne kete vend shkon si mos me keq
ne jemi te fundit kudo ngaqe paaftesia e kesaj qeverie shitet si vlere!
Saliu se ka per gje fare ti trajtoje te tijet si ushtare,sikur po trajton te lodhurin Bujar
dhe kjo e ka nje origjine,merhumi(Enveri) bente te njejten gje me ministat e tij
Po u vazhdua keshtu kam frike se do te perseritet 97. Prandaj nderkombetaret duhet te nderhyjne fort dhe hapur , para se te ndodh hataja.
I dashur safiu,
Populli yne thote : “I zoti e nxjerr gomarin nga balta.”
Nderkombetaret jane vetem per te thene : “bla, bla, bla.”
Ky “nesëra” i Saliut të Viçiddolit na flet si për pasnesër, apo si e ëma e Zeqos majë shegëve apo lajthive të Donkishot Saliut.
Një fjalë e Popullit thotë “më mirë vonë se kurrë” por, siç duken bathët këta “nesërat” s’kanë tru, mbeten robotë e nuk bëhen njerëz kurrë.
“Ai ishte Ministër i Transporteve kur duhej që të vidhte, ishte Ministër i Brendshëm kur duhej që të vriste dhe do të jetë Ministër Drejtësie kur do të duhet të mos jepet drejtësi për vjedhjet dhe vrasjet.”……
….. kjo permbledhje vlen me shume se çdo diskutim. I madh Mero!
Andreas, ky eshte komenti yt me i sakte dhe korrekt qe kam lexuar, e shikoj qe komentet inteligjente dhe efikac te shume komentuesve ketu te paskan vlejtur:)
Eshte e qarte qe Nishani po ribehet per te shumten here kurban i Sali kriminelit dhe keta ”neser” apo pasneser kane interese madhore per ti dalur ne krah atij qe i pasuroj fale krimeve te shumta qe i ka bere dhe vazhdon ti bej popullit tone te mjere! Pergezime Mero , si gjithmone vendos pikat mbi (I) ne cdo artikull tendin!
Xhuveli ishte Minister i Mjedisit dhe kishte njekohesisht monopolin e importuesit me te madh dhe ndoshta ekskluziv te gomave te vjetra per djegje (ndotje e llahtarshme sipas eksperteve te huaj!). Lul Basha pergjegjesi kryesor per vrasjen e demonstruesve do te jete Minister i Drejtesise. Cdo koment me duket i tepert!
ore mire c do gje per te shpetuar bashen mbas 8 majit, po per te shpetuar edin mbas 8 majit c do beni? se edi po humbi ne 8 maj ai duhet te jape doreheqje nga ps se nga bashkia do ja heqi doren populli. prandaj po ju pyes cfare do beni per te shpetuar edin mbas 8 majit?
Do ti japim kohe te pregatitet qe ne zgjedhjet e ardheshme politike ta bejme kryeminister.
Te shpetoje Shqiperia nga turpi Sali Berisha.
Ça kryeministri thu mer plaku ? Edhe penelin shume e ka.
I dashur hajriu,
Ndoshta ke te drejte ti.
E keni vendosur qe do e beni kryeminister,se mos e ben si ne 2009 qe nuk e vuri emrin ne liste. Apo e doni edhe per kryeminister edhe per kryetar bashkie edhe per president edhe per gjykates edhe per prokuror. Se ju e shani Salen tani se gjoja i perdor pushtet e tjera per interesa personale por qe faktet tregojne qe i ka te gjithe kundra(presidence,gjykata,prokurori) dhe mendoni neser Lalen qe behet kryeminister po ne te njejten situate ku do i kontrolloje te gjitha,ju cfare do te thoni.Apo Edvini i respekton istitucionet gjoja te pavarura(vetem kur i interesojne).
Do iki sala do na vije lala. Dhe ti me siguri qe do punesohesh ne administrate dhe do realizosh endrren tende per te kerkuar bakshish.
i dashur corapja86,
Kisha keto mendime :
– Mendoj se ti nuk e njef fare Kushtetuten e Shqiperise.
– Te keshilloj te lexosh ( studjosh ) Kushtetuten e Shqiperise.
– Sipas Kushtetutes se Shqiperise nuk lejohet qe i njejti person te jete Kryetar Bashkie, President i Republikes, Kryeminister, Kryetar i Gjykates se Larte dhe Kryepokuror.
– Neve duam te shkojme ne Europe dhe nuk jemi kaq budallenj qe te duam ti jap im nje njeriu te vetem te gjitha keto funksione.
– Fatkeqesisht nuk mund te punoj ne administrate se une tani jam 64 vjec dhe pas dy vjetesh ( zgjedhjet politike ) do kem dale ne pension. Pensjoni shpresoj nuk do me dali keq sepse kam 21 vjet qe punoj ketu jashte shtetit.
Me duket se nuk keni lexuar ndryshimet qe jane bere ne 2008,se ai qe behet kryeminister me 71 vota zgjedh dhe presidentin,dhe presidenti zgjedh gjykatesin,prokurorin,kryetarin e Shish. Ja pra ku dalim se ai qe behet kryeminister mund te zgjedh edhe shoferin e makines per president,dhe shoferi i makines mund te zgjedh ate qe i shet sufllaqe per prokuror(bie fjala). Ja ku dalim qe nje njeri i kontrollon te gjitha.
I dashur corapja86,
me vjen keq, por sic duket une nuk jam kaq inteligjent te kuptoj aresyetimin tend te mesiperm.
Fatkeqesisht juve jeni te atille se jeni me gjysmen e te vertetes. Se thoshte njehere Montanelli qe 2 gjysem te verteta nuk bejne nje te vertete. Juve jeni te gatshem qe per partine te beni gjithcka,prandaj dhe ne jemi aty ku jemi.
Kemi njezet vjet qe kemi PROBLEMIN Berisha,tani na u shtua dhe problemi basha.
Cfare do qe te kete bere Edi Rama ne vitet qe ka qene kryebashkiak dhe qe do vazhdoj te jete me 100% , perseri nuk ja kalon per nga poshtersite shefit tuaj me te gjithe klanin e tij qe e ndjek Z Dorand! Kush nuk ka sy per te shikuar dhe kush nuk ka vesh per te degjuar , komenton ashtu sic keni bere ju deri tani! Mendoj se te pakten Edi do permendet ne histori si nje njeri pozitiv dhe shume puntor dhe jo si padrinot me bllok ne dore!
Nese Basha fiton 10%, Sala e harron pergjithmone ate, se nuk i duhet me si shume te tjere ne PD. Nese merr rreth 40% atehere Sala do i jape Ministrine e Drejtesise per ta pasur prape sherbetor te vetin. Pa nje reagim te forte te opinionit publik, atij gazetaresk dhe sidomos te prokurorise, Sala do te veproje i lirshem me manekinat qe i nderron cdo 3-4 vjet.