Dje stacionet kryesore televizive janë gjobitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të transmetimit të spotit të Partisë Socialiste për Lulëzim Bashën. Bashkë me gjobën, KQZ ka urdhëruar ndërprerjen e transmetimit të këtij spoti. Argumentet janë më shumë se banale. Sipas tyre konsiderohet fyes fakti që portreti i Lulëzim Bashës shndërrohet për 4 sekonda në portret të Sali Berishës, dhe se kjo është një ide e marrë nga një spot i huaj. Nuk ja vlen të ulësh nivelin në banalitetin e njerëzve që po përdoren për këtë fushatë të pashembullt censure tashmë dhe ndaj lirive politike të opozitës. Asnjë KQZ, asnjë bord i përkohshëm militantësh mediokër të PD-së, dhe asnjë titull ekzekutiv që nuk ka asnjë mbështetje ligjore, nuk mund të zbatohet. Liria e medies në Shqipëri rregullohet me një nen të Kushtetutës ku thuhet që shtypi është i lirë. Përmbajtja e spotit polik është përgjegjësi e atij që e ka ofruar dhe jo e atyre që e transmetojnë. Nëse dikush ka vërejtje për përmbajtjen e spotit, mund të padisë në gjyq Partinë Socialiste dhe të gjejë të drejtën në shkallët e gjykatave shqiptare. Media shqiptare nuk duhet të dorëzohet në asnjë mënyrë përballë këtij akti të shëmtuar që tashmë tejkalon dhunimin e lirisë së shtypit dhe shkon deri tek dhunimi i lirive politike në këtë vend.
Si koleg ju kërkoj drejtuesve të televizioneve shqiptare të mos tërheqin spotin nga transmetimi. Përveçse se ai është një spot shumë profesional dhe i pakritikueshëm, gjesti i rezistencës ndaj kësaj kryqëzate mesjetare është një shenjë që e keqja nuk mund të triumfojë kaq lehtë. Prej këtij momenti ky spot do të jetë në faqen e internetit të gazetës Tema dhe ftoj në shenjë solidariteti çdo medie të shkruar dhe vizive ta bëjë këtë në faqet e saj të internetit. Dorëzimi para dhunës mbi liritë politike të opozitës, është dorëzimi i kështjellës së fundit të pluralizmit që i ka mbetur Shqipërisë. Sali Berisha ka gjobitur deri më sot gazetat kritike deri në shkatërrimin e tyre financiar. Ka gjobitur dhe dorovitur televizione duke u përpjekur t’i mbajë nën kontroll. Mjaftoi një fushatë elektorale dhe një spot profesionalisht i përkryer i opozitës ndaj kandidatit të saj që ai të humbasë qetësinë dhe të nxjerrë kthetrat.
Opozita nga ana e vet duhet t’ia kërkojë publikisht medies solidaritetin me këtë rast. Janë po ato televizione që transmetuan për muaj të tëra spote të turpshme nga një organizatë fantazëm me nipt fallco, me pare që paguhen nga një kompani e afërt e PD-së, të cilat tani duhet t’i rezistojnë këtij urdhri absurd. Ashtu siç refuzuan kasetat e gatshme të partive në fushatë, po me aq vendosmëri duhet të injorojnë gjobat dhe urdhrat që bien ndesh me ligjin. Opozita duhet të bëhet garante publike e këtij gjesti, duke i siguruar ata se ajo do ta zgjidhë politikisht këtë atentat ndaj lirive politike në vend.
Çdo dorëzim para këtij akti të rëndë për lirinë e medies dhe liritë politike, do të ishte një dorëzim para dhunës politike në këtë fushatë. Edhe kështu kjo fushatë ka filluar me vrasjen e 4 qytetarëve më 21 Janar, me vrasjen e shpresës për transparencë, me rrahje dhe dhunë të PD-LSI mbi qytetarët dhe mbështetësit e opozitës, me urdhra të policisë së shtetit për “tu shtypur kokën” opozitarëve, dhe tani po kurorëzohet me urdhra për t’i mbyllur dhe gojën opozitës. Është shumë e rëndë ta mendosh se kjo mund të ndodhë. Lajm i mirë është se qenka një spot që paska tmerruar Sali Berishën. Na e ka treguar vetë. Qysh tani ai spot e ka fituar lavdinë dhe të drejtën për tu parë më shumë se çdo spot tjetër. Të humbur do të jenë vetëm ata që nuk do ta transmetojnë. Opozita duhet ta kthejë atë në himn të fushatës, në kolonë filmike të çdo mitingu, në çdo lagje të Tiranës. Mediat duhet të shpërndajnë në miliona adresa në internet dhe në ballinën e çdo faqeje interneti. Sali Berisha na ka dhënë rastin të bëjmë betejë me të për liritë tona. Kush tërhiqet sot, nesër do ta gjejë veten të copëtuar dhe të pambrojtur nga askush. Kush qëndron sot, nesër do të jetë më i lirë nga Sali Berisha.
Comments are closed.
I nderuar Mero,kur e pashe per te paren here u mrekullova me thjeshtesine e me forcen e mesazhit te ketij spoti;me doli nga shpirti mirenjohja per ideuesin,kushdo qofte.Nuk kam pare ne keto 20 vjet mesazh me sintetik e me komunikues me qytetaret.Editoriali juaj i perkryer.Faleminderit
heren e pare qe e pashe mu duk sikur lul-i u kthye ne were-wolf, por ne fund u perqendrova dhe kuptove se ishte fytyra e sales.
Spot shume domethenes,shume i thjeshte,shume shprehes,nuk ofendon absolutisht asnje njeri,vetem shpreh komplet se kush eshte Luli,per pak seconda.Nuk e kuptoj pse eshte ofenduar oborri qe do ta ndaloje.
Jo vetem qe ky spot nuk duhet te hiqet,por nese bejne dhe nje tjeter spot,me fytyren
e Ristanit i transformuar ne Sali,do ishte ideale!
edhe pse kane kaluar 20 vjet nga renia e diktatures,po shohim me syte tane,e po degjojme
me veshet tane nje diktature te moderuar te tipit Berishjan
pra perfundimisht ne se dicka nuk i pelqen kryeministrit vjen censurimi
ne se punon ne shtet dhe nuk del ne mitingjet e qeverise,te heqin nga puna
dhe po qe se je kundra qeverise e del ne protesta mund te hash dhe plumba!
kjo eshte situata ne kete vend pseudo demokratik,qe ne krye ka nje ish sekretar partie
njeriu i varkes se drilonit,akuzuesi i Shoshorit,shkaktuesi i trazirave te 97
vrasesi indirekt i Azemit,projektusi i firmave piramidale,lista e gjate e mekateve
te Sali kusarit nuk ka te sosur,por qe tja mbyllim ciklin ketij lugati duhet ti tregojme vendin
ne 8 maj,e vetmja rruge eshte vota kunder grupimit te hajduteve me bllok ne dore
une po e kerkoj ta shoh ate video, por s’po e gjej dot. A e kane hequr dhe ketu?
http://www.youtube.com/watch?v=dXn4uRbHHCQ&feature=player_embedded
zana19: ja ku e ke :
http://www.youtube.com/watch?v=dXn4uRbHHCQ&feature=player_embedded
eshte teper domethenese dhe mese e vertete! Koncize dhe reale!
http://youtu.be/dXn4uRbHHCQ
Kjo eshte video me GJENIALE!Paksa horror ne fund por..
Keto saksione te KQZ duken sa qesharake edhe aq jo profesionale. Spotet ne fund te fundit jane art, jane si filmi dhe vlersime per te se paku drejt mund ti jape ndonje kineast Nderkohe qe budallaleku i ketyre qenve besnike te PDs ne KQZ, thellohet kur mendon sesi gjykojne nje sport te opozites. Po cpresin mor aman qe spoti i PS te mburre Lulin e vocerr te Saliut???
Spoti tjeter mund te jete :”SALIU NE QENDER DHE TRANSFORMIMI I TIJ NE LUL<BODE<MEDI<META(Ilir),…………..bile dhe JOZEFINE!"
“ai qe i ka hipur nje tigri ne revan, ka frike qe te zbresi poshte! Eshte me kollaj te rrish mbi ate “kolltuk” egersie, se sa t’ia ndalosh vrapin qe ka marre!”
Ristani dhe keta m…… e bordit duhet te vene ne burg qe dhe te tjeret pas tyre te mendohen mire.
Ku mund ta gjejme videon e ketij spoti elektoral te opozites?
Tek Tema nuk po e shoh.
Bravo Mero!!!!
Respekt!!!!
Ky eshte nje presion ihapur ndaj mediave dhe opozites e cila duhet ta denancoj tek nderkometaret kete akt te shemtuar te bordit moniturus te saliut i cili shquhet per shtypjen e medjave dhe fjales se lire . Opozita te vazhdoj dhe ta diskretitoj jo vetem me nderrimin e fytyrave por edhe me shume se kaq.
jam shume dakort me kqz-ne , vendosja e surratit te saliut mbi ate te lulzimit eshte fyerje per kandiatin, fytura e saliut eshte shume e padeshiruar dhe antipatike, me shume se ajo e lulit.
Veprimet e Saliut nyk dallojne fare nga veprimet e Hitlerit.
Lereni kete spotin publicitar me surreterit e Bashes dhe Berishes te lire qe ta shkarkoje (download) gjithkush,nxirreni dhe ne Youtube dhe nuk ka nevoje te jepet nga asnje Televizion nderkohe qe Spoti nderkohe nepermjet dhe FB ka arritur te çdo shqiptar qe nderkohe eshte bere kurioz se çdo te jete ky Gazep qe ka ndaluar qeveria dmth KQZ. Dhe kaq mjafton te kete efekt maksimal.
,,Ujku Qimen e nderron por zakonin nuk e harron,, me dhembet e tije gjithmone kafshon.Ky eshte ,,Ujku,, qe kane patur per ,,fat,,Shqiptaret i cili ka ,,shpikur,, dhoj -dhoj metodash per te penguar fitoren e se drejtes mbi te keqen qe ka zaptuar vendin.Nese ka zot edhe per Shqiperine dhe Shqiptetaret rregjimi i Bishes me 8 Maj duhet te marre ate qe e ka merituar me kohe.
Bordi dhe servilat e KQZ kane njefare te drejte:
Nuk eshte gjetje e duhur!
Imagjinoni:
“Zhduket”Luli dhe na del Saliu!!!
Cfare i bente Saliu mbrapa Lulit?
Mos po…?
C`mendim ka vete kandidat Luli?..
Si mendon mendertafuti? ?
PO,vecse ne menyre simbolike…
Te gjithe veme doren ne zjarr per ndershmerine e Saliut… ?
Fillimisht kur e pashe spotin thashe me vehte..”cka nuk eshte dhe aq i keq..”
Sikur kete spot Sala ta kishte injoru edhe une do ta injoroja dhe do t’i vija shume faj
sektorit te propagandes prane PS qe nuk dijne te bejne dicka te hajrit.
Kur u mor vesh qe Sales i paska djeg..thashe me vehte prit ta shikoj edhe nje here..
dhe vazhdimisht e shikoj prap dhe them me vehte:
” Qerratallare te medhej jane keta qe kane bere spotin..sa bukur e kane godit..i digjka Sales shume..
Ne po qëndrojmë i dashur Mero, por edhe ty “të ngriu” pena përpara thagmave të ambasdadorit amerikan.
Une nuk e kuptoj cfare te keqe ka ky spot,per mos tu shfaqur.Nuk eshte se Lulin po e krahasojne me Hitlerin,por me kryeministrin e vendit qe ka ardhur ne pushtet me “vota te lira”,ku eshte problemi ketu.Apo ndoshta kete te drejte per tu krahasuar me Hitlerin e ka ekskluzivisht ky i fundit.
Z.Mero…qendresa ka nje kufi,atehere thuajini popullit shqipetare se kush eshte kulmi i qendreses dhe me c’fare ”shperblehet”kjo qendrese…?Askush nga gazetaret ose pronare mediash nuk kane deklaruar nje here te vetme se ”Revolucioni Demokratik” ne Shqiperi eshte nje domosdoshmeri imperative,per te perzene shpurren lapanjoze dhe kusare te qeverise nga toka jone..Ja me kete shperblehet qendresa dhe jo me teorizime.Frika qe ndjek nga pas togfjalshi ”Revolucion” nuk le askend qe ta belbezoi e jo me ta deklaroi…
hallal Mero, te rujt Zoti !!!