Në një sondazh të besueshëm bërë publik nga Instituti Shqiptar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, konfirmohet fakti se qytetarët në shumicë mbështesin kandidaturat ekzistuese në qytetet kryesore, dhe se i kushtojnë më shumë rëndësi partisë se individit apo programit individual të tyre. Ky përfundim rikthen debatin tek efekti që ka pasur identifikimi si betejë politike e këtyre zgjedhjeve sidomos prej opozitës. E lexuar më ndryshe ky sondazh do të thotë që opozita rifiton gjithë qytetet kryesore që ka nën kontroll prej vitit 2007 dhe lë të hapur korrigjimin e çdo aksidenti që ka pasur në zgjedhjet e shkuara. Sondazhi u bë publik dje, ndërkohë që opozita çeli fushatën elektorale në Tiranë duke theksuar fort tiparin politik të fushatës, por duke paraqitur po ashtu një projekt të kompletuar për qytete kryesore të Shqipërisë, përfshi dhe Tiranën. Në një spektakël që zgjati rreth tri orë, dhe që ishte i pakritikueshëm në detajet e tij, opozita duket se bëri gjënë e duhur për 8 Majin, pasi nuk injoroi aspak interesat e qytetarëve për një projekt për qytetin, por vuri theksin tek prioriteti i madh politik që është mundja e Berishës dhe rikthimi i besimit tek zgjedhjet.
Pyetja që ngrihet tani është nëse kandidati kryesor i Berishës, Lulëzim Basha, fushata e të cilit po i ngjan përditë e më shumë perceptimit fillestar që pata për të si “akullore me lesh” ose siç i thonë ndryshe fëmijët, “lesh sheqeri” një ëmbëlsire voluminoze që shkrin në gojë për një sekondë. Basha nuk po ngjit askund me fushatën e tij, nuk po ngjit me premtimet e tij vulgare dhe ka një diferencë thelbësore nga fushata e paraardhësve të tjerë të PD për Tiranën, pasi është i dyzuar mes fushatës politike dhe asaj bashkiake. Problemi është se opozita mund të ruajë ambiguitetin në prioritetet e saj pasi betejën për Tiranën e drejton ai që drejton betejën për Shqipërinë, kurse Basha e kë të vështirë që në një takim të shtiret si Ministër dhe të premtojë vende pune, në një takim të sillet si kryetar bashkie dhe të premtojë ulje taksash lokale, në një takim të paraqitet si drejtor i shtëpisë së fëmijëve dhe të premtoj shtretër në Shtëpinë e Fëmijës dhe pastaj befas të shfaqet si kryeministër dhe të premtoj një miliard euro investime në Tiranë. Pra, fushata e tij ka një humbje të plotë të identitetit pasi është në trysninë e të mos qenit vetvetja. Unë mendoj se ai do të marrë thuajse njësoj vota edhe sikur t’i mëshojë anës politikë të problemit, edhe sikur t’i mëshojë anës komunale të problemit, pasi atë nuk e merr njeri seriozisht si kandidat, por si kandidat të Berishës. Pra, Basha nuk ka fuqinë dhe luksin të zgjedhë natyrën e fushatës, ai thjesht duhet ta përballojë atë me aq sa mundet. Fushatën politike e diktoi opozita dhe Berisha ju përgjigj flakë për flakë duke vënë tre deputetë kandidatë në qytetet kryesore, dhe tani përpjekja e Bashës për tu dukur dhe si kandidat real bashkie tingëllon paksa qesharake.
Një përpjekje e tillë ishte dhe takimi i dy ditëve më parë me disa figura intelektuale dhe nëpunësish të Tiranës, në shumicë anëtare të forumeve të PD-së. Përpjekja për të prodhuar një ngjarje që të tregonte injorimin që Rama i bën debatit teknik mbi Tiranën, e kishte komplikuar aq shumë atë iniciativë elektorale, sa dukej sikur ishte bërë enkas për t’i thënë kandidatit të opozitës “eja po ta mbajti”. Pra, ishte një truk për të prodhuar një lajm dhe jo një ftesë reale për debat. Është e njëjtë sikur nesër Endri Fuga apo dikush tjetër nga stafi elektoral i Ramës, të organizojë promovimin e filmit dokumentar për 21 janarin që shfaqen në Pallat të Kongreseve, të ftojë aty dhe familjarët e viktimave dhe Lulëzim Bashën për të debatuar mbi 21 janarin.
Për tu rikthyer tek dominimi që ka në mentalitetin e qytetarëve shqiptarë fushata elektorale si fushatë e mirëfilltë politike, siç duket dhe nga sondazhet e besueshme, fushata pa emër, pa fytyrë dhe plot me zero e Bashës, rrezikon ta dëmtojë atë më shumë se sa ai pret. Ai ka rënë në kurthin e opozitës, e cila po mban shënjestrën tek Berisha dhe mendon se njerëzit janë dukë dëgjuar edhe Berishën, edhe Bashën dhe do bëjnë diferencën. Basha nuk futet në këtë listë. I vetmi debat që ekziston për Bashën është nëse ai është një kandidat më i fortë se Olldashi, apo më i dobët se ai. Dhe unë për këtë kam një përgjigje. Olldashi personalisht është një kandidat më i aftë se Lulëzim Basha. Ai pati një program për Tiranën, botoi një libër me premtime realiste dhe koncepte të qëndrueshme për qytetin dhe dinte të menaxhonte fushatën elektorale. Basha në këtë aspekt është sipërfaqësor, artificial, qesharak, dhe shumë fallco në takime me qytetarët. Boll tu hidhni nj sy fotove që dërgon stafi i tij dhe shikon që sytë e qytetarëve janë nga Basha dhe sytë e Bashës janë nga aparati fotografik bashkë me sytë e stafit të tij. Ndodh kështu se ata thjesht pozojnë dhe nuk takohen me njerëz.
Por në aspektin politik, Basha është më i fortë se Olldashi. Edhe pse Olldashi ka përvojë dhe jetëgjatësi në PD, Basha ka një mbështetje të fortë politike nga Berisha, pasi prej vitit 2007 ai ndan me Bashën problemet e dy veprave të forta penale, që do t’i mbajnë të bashkuar gjithë jetën. Berisha ka hedhur në betejë Bashën për t’i dhënë imunitet polik dhe për të pastruar atë nga biografia kriminale që i krijon 21 janari. Kjo e bën Bashën automatikisht një hero të berishizmit brenda PD-së dhe një njeri për të cilin ata e dinë përse luftojnë. Pra, krahasuar me Olldashin, Basha ka prioritet anën politike dhe jo atë teknike. Ai aktualisht tenton të bëjë atë që di të bëjë më keq, ndërkohë që qytetarët e konceptojnë atë politikisht ashtu siç është. Kjo paqartësi në fushatën e Bashës bën kontrast me fushatën tërësisht të qartë politike të Partisë Socaliste, e cila u kujtoi shqiptarëve përmes një dokumentari të zgjedhin mes fatit të gruas së ve të Aleks Nikës që do t’i duhet të rrisë fëmijët pa baba për shkak të Lulëzim Bashës dhe gruas së Lulëzim Bashës që ka zgjedhur të lërë shtetësinë shqiptare me qëllim që vajza e saj Zeta (kështu quhet në Hollandë), të jetë holandeze dhe të mos ketë fatin e vajzave të Aleks Nikës që kanë ngelur jetime nga telashet që prodhon politika e burrit të saj. Ky është një kontrast për të cilën vlen të mendohesh kur voton.
Comments are closed.
Analizë e shkëlqyer; bravo !
z Mero ju pershendes.
Nuk jam tersisht dakort me analizen tuaj persa i perket pozicionit te z Basha ne raport me PD e z Berisha. Nese i referohemi historise politike te z Berisha ka shume mundesi qe me kandidimin qe i beri z Basha ka shume mundesi qe ti kete pregatitur “kontit Ciano” pothuaj te njejtin fat. E zhveshi nga imuniteti dhe lahet me 21 Janarin e Rrugen e Kombit se fundi i fundit 2013 ja ku erdhi. Te shohim kush ka te drejte
Po Sala do i vjedhi votat ne Tirane …..Ai nuk ndalet
KUJDES!!! PO PERGATITEN LISTA TE DETAJUARA PER CDO NJESI ME QYTETARE TE NDARE SIPAS BINDJEVE TE PERCEPTUARA POLITIKE, DHE ATYRE TE OPOZITES TU BEHET E PAMUNDUR VOTIMI OSE TE PERBALLEN ME PRESIONE TE TJERA.
Po ky eshte problemi! Por po te mos i vidhte votat Sala nuk do te ishte problem! Do te kishte ikur me kohe! Pyetja eshte si ta ndalojme te vjedhe?!
Me duket megjithate se Basha po sjell risi ne fushaten e tij. Nuk eshte pare asnjehere nje atomizim i tille i fushates! Basha duket si makine ambulante shperndarese premtimesh. I prodhon ato ne cast, aty per aty! Perpos kesaj fushata eshte pa vizion dhe pa vizione! Basha me kujton nje derrr qe ka zhytur koken ne balte dhe kerkon te gjeje aty me cdo kusht rrepat qe i takojne.
Me duket se kjo behet qellimisht! Eshte krejtesisht e kunderta e fushatave te Edi Rames! Basha kerkon me cdo kusht te jete NDRYSHE! Ai kerkon qellimisht te theksoje ndryshimin midis nje vizionari dhe njeriut konkret, i cili nuk premton zgjidhjen e problemeve te Qytetit, por zgjidhjen e halleve te cdo qytetari tek e tek, qofte edhe ne kurriz te qytetit, sic eshte rasti i parkimeve tek rruga e Durresit!
Per mua kjo eshte nje fushate e padenje, eshte nje perpjeke e kandidatit per te korruptuar qytetaret duke bere pazare perpara kamerave! Ti me jep voten dhe une te zgjidh hallin tend personal! Nuk mbetet vecse te shkojme e te regjistrojme emrin ne listen e Lulit, te votojme per te dhe pastaj te nesermen te shkojme e te kerkojme zgjidhjen e hallit!
Kjo nuk eshte politike, e shumta kjo eshte nje allishverish!
Vrasesi BASHA,ne bulevard, nuk po premton asgje,absolutisht asgje;po pordhon ata qe pranojne te pordhohen.
Rreziku kryesor per PS eshte ardhja e “eksperteve” amerikane ne KQZ,me ane te te cileve çertifikohen automatikisht zgjedhjet dhe i mbyllet rruga e ankeses Opozites.Amerikanet e kane treguar me vepra se sa neutrale jane;tani se fundmi ne vrasjen e Trebickes si deshmitar i rrezikshem i aferave te pista amerikano-shqiptare dhe “zbardhjen” videos me vjedhjet e Ilir Metes.
Nga ana tjeter daljet publike ne fushaten e PD te Arvizu,ashtu si doli hapur pro politikanit te famshem te PD,zotit Luka ne Shkoder.
Kjo qe thoni eshte e sakte.Ngjethem kur mendoj nenvleftsimin qe mund ti beje Opozita.
Mos u ngjeth Lora shko futi ndonje dush me uje te ngrohte.
Ideja se Amerikanet mund te mbajne anen e Sales ne kurriz te pastertise se zgjedhjeve me duket sinqerisht e pabesueshme! Mos po i fusim vetes ca frikera te tepruara dhe mos po i bejme qejfin ca si shume Sales se vertet Amerika vdes per ta mbajtur ne pushtet?
Te vertetat spekulative jane shpesh shume terheqese, por asnjehere te verteta!
O i menderosur mundohu te shkruash dicka nga ato qe ti di!
ne shkollen ku une mesova nje mesues i im me thosh se kush kopjon ngel ne klase
duke u nis nga kjo thenie po llogaris se sa vite te eshte dashur ty per te mbaruar
shkollen 8-vjecare
ndoshta eshte dhe koecidence qe te njejtat gjera qe kam shkruar une ne komentim tim per intervisten
e ambasadorit Arvizu,e pasqyron dhe ti ne kete shkrim
keto sondazhe dhe te tjera si keto i rregullon Saliu nje dite para zgjedhieve me Gani Bobin,dhe pa mbyllyr kutit e votimit filon festa me flamuj e fishekzjarre,,nese doni ta di vertet sa i madh eshte rreziku beni nje sondazh dhe pyesni” vjedh saliu Voten apo jo’dhe 99% e shqiptareve do pergjigjen”as qe diskutohet”
Hahahaha englandi,sa i lezeçem çuni.Po ik or djalosh dhe mbaro se lari pjatat ne restorantin e bosit anglez qe i ke marre dhe emrin e pastaj duku ketu.Laj dhe duart se te vijne ere sapun dhe mbeturina gjellesh qe ke pastruar nga pjatat.
Po mire,ku ne fe te sateme e ke shkrimin tend qe te paskam kopjuar mor spurdhjak?
Po duhet ta kesh per nder shume mor shurran po te begenis une te ta lexoj shgarravinen tende.
Fushate me bajate se sa kjo qe po ben Luli i Saliut. nuk eshte pare asnjehere. Kur organizatoret apo me mire regjizori i takimeve te Bashes me banoret, i con perpara nje shites ose bisnesmen te voge dhe qe i ankohet se taksat jane te larta, Basha i thote, “DO t’i ulim taksat. 60 prej tyre do t’i heqim fare”; kur i cojne perpara nje femije qe i kerkon kend lojnashLuli aty per aty ja premton kendin, kur nje pensionist i ankohet per pensionin e ulet, ai premton se do ja rrise pensionin, dhe keshtu vazhdon. Ne fund, per te qene sa me bindes, u thote zgjedhesve: Per sa premtova ju betohem “Per koken e Saliut” qe do t’i realizoj te gjitha.
Cudi e madhe me kete njeri. Do heqe rreth 60 taksa, ato qe do mbeten do t’i ule, do hap 30000 vende pune, do ndertoje kampusin universitar per 100000 studente, do ndertoje linjen e tramvait Kombinat-Kinostudio, do ndertoje kaq e aq pakingje per makinat, etj, etj, Po ku do i gjeje gjithe keto para? (Pasi taksat do i heqe e do i ule).