Diplomatët pas perdes

6 Prill 2011, 20:08Editorial TEMA

?Nga Mero Baze

Një lajm i botuar nga agjencia prestigjioze e lajmeve Balkan Insight rreth rekomandimeve të dy ambasadorëve të rëndësishëm të Perëndimit për ekspertët e ODIHR, për zgjedhjet e 8 majit, po rihap debatin mbi ndikimin negativ që mund të kenë në procesin zgjedhor disa diplomatë perëndimorë në Tiranë. Edhe pse lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht nga palët, serioziteti i agjencisë dhe raporteve të saj me këtë temë  është e vështirë të vihet në dyshim. Sikur ta kishte parandjerë këtë lajm, një diplomat i lartë perëndimor pati dje takim me disa opinionistë të medies shqiptare, dhe kur ky shqetësim u ngrit prej tyre, e kundërshtoi prerë duke theksuar se vendet perëndimore nuk aplikojnë në Shqipëri teorinë e prioritetit të stabilitetit mbi demokracinë. Fakti që në të dy rastet diplomatët mbeten anonimë, edhe pse gati të gjithë e dimë kush janë, tregon se vërtetë ka një rritje të delikatesës së diplomatëve për të mos marrë përgjegjësi për atë që mund të ndodhë në Shqipëri me zgjedhjet, ndërkohë që janë shumë të përfshirë në dështimin e dialogut politik në vend.

Por, pavarësisht delikatesës që ka krijuar dështimi i mundshëm i zgjedhjeve tek disa diplomatë perëndimorë, frika që kanë shumë njerëz të politikës dhe medies në vend nuk është destabiliteti pas manipulimit të mundshëm të zgjedhjeve, por pranimi i këtij manipulimi si diçka që e ofron Perëndimi. Në Shqipëri për shembull ka një ndjeshmëri shumë të lartë për qëndrimet e SHBA dhe një pro-amerikanizëm që nuk e gjen thuajse në asnjë vend të globit. Berisha deri më sot ia ka dalë të bëjë politikë me diplomatët amerikanë në Tiranë. Xhon Uidhers, i cili mbronte hapur parimet e lirisë që aplikohen në SHBA dhe që kishte shpesh qëndrime kritike ndaj Berishës, e njollosi duke dërguar deri letra në Departament të Shtetit për largimin e tij. Lulëzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, ndërmori udhëtim privat në SHBA për të siguruar përmes disa ish- diplomatëve lobistë amerikanë, që merren me biznese skrapi dhe demontime në rajon, që ish- diplomati amerikan të zëvendësohej, ose së paku për të të thuhej që i ka qëndrime personale. Në të vërtetë Uashingtoni i injoroi këto përpjekje thuajse zyrtare të Berishës, në Tiranë ato lexoheshin si një betejë personale e Berishës kundër ish ambasadorit. Zoti Uidhers iku kur i përfundoi mandati, por pasardhësi i tij, zoti Arvizu, nuk pati të njëjtin fat me Berishën. Ai u shfaq menjëherë në krah të tij dhe Berisha bëri shumë kujdes ta paraqiste këtë në opinion si vërtetim i teorisë së tij se ambasadori i mëparshëm kishte probleme personale me të dhe se kjo është SHBA e vërtetë pro Berishës. Në të vërtetë SHBA është dhe duhet të jetë një mbështetëse e palëkundur e çdo qeverie shqiptare për shkak të raporteve tona historike, por të gjithë e dimë që Berisha nuk e do SHBA se mbështet qeverinë e tij, por e do për të justifikuar pushtetin e tij. Më saktë Berisha do të përdorë raportet shumë të mira që ka me ambasadorin e SHBA për ta përdorur atë si noter të zgjedhjeve më 9 maj. Këtu qëndron edhe problemi. Të gjithë dyshojnë se nëse këtu preken zgjedhjet, më 9 maj njerëzit do të dalin në rrugë dhe mund të ketë humbje të stabilitetit. Unë parashoh një gjë më të rëndë nëse në këtë mes keqpërdoret deri në fund roli i SHBA dhe diplomatëve perëndimorë në favor të pushtetit të Berishës. Më e rëndë se destabiliteti më 9 maj do të ishte një gëlltitje në heshtje i manipulimit si “fat” që na e kanë caktuar miqtë tanë perëndimorë. Ajo do të ishte një gjë shumë më e rëndë se protestat apo destabilizimi. Për herë të parë këtyre njerëzve do tu jepej një mesazh pervers, që u kujton se për hir të dashurisë për Perëndimin dhe ëndrrës së tyre amerikane, duhet të pranojnë diçka që s’ka të bëjë me parimet e Perëndimit dhe lirisë amerikane. Ky është një fund më i hidhur se çdo fund tjetër në këtë vend, pasi kjo do të jetë vdekja klinike e demokracisë në Shqipëri. Asnjë diplomat perëndimor nuk angazhohet zyrtarisht për këtë fund të hidhur. Askush prej tyre, përfshi dhe ambasadorin e SHBA, nuk angazhohet personalisht për të mbështetur Berishën. Por Berishës pak i intereson kjo. Atij i intereson perceptimi tek njerëzit, perceptim që ai e prodhon me medien e vet dhe sjelljet e tij publike. Atij i intereson vetëm që këta diplomatë të flasin anonimë, të mos thonë asgjë kundër tij publikisht dhe ta lënë të qetë. Të tjerat ai i rregullon vetë. I rregullon aq mirë, sa dhe diplomatët perëndimorë do të çuditen më 9 maj kur ta shikojnë veten aleatë të njeriut të gabuar që mund të vërë dorë mbi zgjedhje për herë të n-të në këtë vend. Berisha nuk do ndihmën e tyre për të vjedhur vota, nuk do paret e tyre për vëzhgues, nuk do miliona prej tyre për investime, ai do vetëm një gjë: të mos flasin kundër tij dhe të mos e përgënjeshtrojnë fushatën e tij manipuluese me rolin e Perëndimit në këtë histori të pistë elektorale. Është pikërisht kjo arsyeja që diplomatët janë konfuzë dhe nuk dinë të mbajnë një qëndrim publik të qartë dhe të bashkuar ndaj kësaj që po ndodh. Ata po shkruajnë dhe po flasin pas perdes me shenja që mund t’i lexosh si të duash. Siç i do Berisha.

26 komente në “Diplomatët pas perdes”

  1. reformatori says:

    Berisha abuzon me theniet e nderkombetareve! Kjo eshte nje e vertete e hidhur, te ciles i duhet gjendur ilaci!

    1. issa says:

      nje gazete qe na qenka shume e besushme,na cudit dhe na mbush mendjen se gjithe bota qenka per manipulime dhe kjo gazeta me nje histori sa demokracit e gjith botes e paska mire
      a ju duket si pak per te krijuar iden per demokracin perndimore cilado qe te jete kjo gazete,zgjethje ne shqiperi ka organizuar dhe ps dhe pd dhe nga bota nuk kemi marre ndonjehere me shume se pranushem!?

  2. nicolla disha says:

    Disa ambasadore po mbeshtesin Berishen aksidentalishte. Eshte turp te vesh stabilitetin mbi demokracine.

  3. bbb says:

    Per hir te se veretes Withers ishte i implikuar koke e kembe ne Gerdec. Sapo i tha keto gjera Deviroli, e me pas Trebicka, ky i fundit gjeti vdekjen…

  4. bbb says:

    Duket hapur se paku keto 10 vitet e fundit, diplomatet e huaj apo te derguarit e huaj jane bere pjese e nje loje te ndyre duke qene njesh me krimin dhe shkeljen e ligjit. Ka shume arye pse ndodh kjo…E para se ata jane korruptuar nga qeverite tona. Se dyti, shume te huaj qe punojne per perendimin ne Tirane, jane njerez medioker dhe pa integritet. Dhe se treti, vete te hujat ne disa raste jane bere pjese e mafijes apo aktiviteteve te paligjshme sic ishte rast.i i Gerdecit Ne kete menyre, imazhi qe do te shkoje ne zyrat e Brukselit apo Washingtonit, rreth situates ne Shqiperi do te jete gjithnje i rreme, sespe diplomatet e huaj jane tashme pjese e keqqeverisjes se ketij vendi, njekohesisht pergjegjsit kryesore te katraures ku jemi katandisur.

  5. Epirioti says:

    Dicka me e madhe eshte sesa thjesht nje perkrahje per nje vrases dhe djallezor sic eshte Berisha. Duhet pare edhe ana tjeter e medaljes. Dihet fare mire qe Rama ne rrethin diplomatik europian njihet si njeri arrogant dhe fodull. Duhet ti behet presion qe te pakten per interes te popullit te behet serioz dhe bashkepunues me amerikanet, pa sa per europen edhe te sillet mire njesoj nuk na duan. Kjo shpjegon edhe reagimin jo te mire qe europa dhe USA kane me Ramen e jo me PS dhe me popullin shqiptar. Ndaj gazetaria dhe eksponentet moderator te PS duhet ta keshillojne Ramen te ndryshoje sjellje me USA dhe pak po mundi edhe me europianet. Sjellja e tij eshte reflektim i 65% te popullit opozitar dhe kjo eshte pergjegjesi dhe pergjegjshmeri dhe jo fuqi per te qene megalloman dhe fodull. Gazetaria duhet ti beje presion Rames qe te pakten derisa te qerohet Sali vrasesi duhet te kete nje sjellje perendimore, luajale dhe parimore.

  6. albaniac says:

    Mero

    Covert Support Alone: On the other hand, if we don’t want to get directly involved, we could handle Albania the way we have handled lots of other similar situations. We send in the CIA and have them arm, train, organize and otherwise equip the opposition to give them a better shot against Berisha. This is what we have done in countless places around the world—Afghanistan in the 80s, Angola, Nicaragua, etc. We have had very mixed results, but it allows us to do something without committing our own forces. Will it be enough in Albania? Hard to say. A big question will be how much help Berisha i gets. If we can combine this with a very effective sanctions/blockade option, then over a period of a few years, his strength might erode enough and the opposition strength might improve enough to tip the balance in their favor. But it will take years, not weeks or months. (If I had to bet, I would bet that this is what we end up doing.)

    Kshu ma merr menja mu…..

    1. dorand says:

      who’s we? hahaaha albaniac don’t u see that ur supporting a cause that the USA fought against in the cold war. ps represents the past and the comies in albania that is why they will never have the support of the usa. albaniac take ur pills and calm down, u have been watching too much conspiracy theories online. take a chill pill and get out of the fantasy world come back to reality. My man albaniac. usa is supporting PD and u talk about sanctions? my man relax.

    2. Robert says:

      Lay off the pipe man. Are you even serious? Where did you copy and paste this crap from. I got to admit it is funny though.

  7. 21Janari says:

    Shqipëria qeveriset nga banditë. Këtë e kupton çdo njeri normal (ambasador ose jo) qoftë ky para oseprapa perdes.
    Heshtjen PUBLIKE të ambasadorëve ndaj këtij fakti , diktatorët mostra e përdorin për të legjitimuar sundimn e tyre (siç thotë edhe Bazja në këtë artikull).
    A janë amasadorët edhe bashkëfajtorë ?
    Përderisa në Shqipëri nuk arrijmë të krijojmë një garant kushtetues të demokracisë, pasi Berisha shkalmon çdo embrion të tij, përgjigja është : PO JANE BAHKEFAJTORE!

  8. Nabukodonosor says:

    Patjeter qe po u preken zgjedhjet do te dalim ne rruge.Kjo nuk diskutohet.Kesaj radhe do te dalim vertet te armatosur dhe jo me cadra-antitank,por me arme te verteta dhe le ta marre dreqi kete vend.

  9. neser eshte vone says:

    Nuk e di ne se e keni vene re por te gjitha lajmet qe i shkojne per shtat opozites dhe gazetes Tema jepen nga agjenci “prestigjioze”. Kjo tregon se lajmi ne fjale nuk ka kembe por kerkon te mbahet te agjecia “prestigjioze”.
    Ja cili ishte lajmi:
    Disa personave nga ODIHR, te cileve nuk u thuhet emri pra nuk dihet se kush mund te jene, u eshte bere presion nga dy ambasador perendimor, te cilve gjithashtu nuk u thuhet emri pra nuk dihet se kush mund te jene.
    Me te vertete “prestigjioze”!

  10. Andreas says:

    Zgjedhjet do vidhen si gjithnje dhe ju nje mut te madh do beni, se jeni popull pa shtylle kurizore.

    1. hajriu says:

      Amo o greko kemi nje dell te madh ne , qe ju grekeve ju bene pune,ju kenaq fare.

      1. Andreas says:

        Po s’pate shtylle kurizore Hajri, te gjitha te tjerat nuk i ke as per te bere shurren ?

        1. hajriu says:

          Provoje nje here dhe pastaj flasim. Puç greko mos e humb shansin

        2. rrapi-i-treshit says:

          ne shqipet kemi dhe bisht po deshe ti greko

  11. LORA says:

    Paskemi zhvillime te reja;keta diplomate pa emer na paskan kaluar nga dezhurn prane dr.Tyryry-se ne pozicion te ri,pas perdes.Cu kellet flamen kurvareve e kusareve ne xhep te shqiptareve.A mund te japim nje pergjigje te nderuar komentues pyaetjes?Ne jemi me sovranitet,te plote,te kufizuar apo teresisht te munguar?

  12. mendertafuti says:

    Beni muhabet kot ose pothuaj kot te gjithe,ose gati te gjithe.
    Populli trim shqiptar do dru dhe Berisha ja ka gjetur ilaçin ketij mileti qe po nuk e hengri hurin (edhe kokes,edhe diku poshte..) nuk te nderon oooo njerez.
    Tek ky popull mbizoteron “kultura” e lashte:Lufto mbretin,te behem vete mbret. Te eliminojme ate qe na e fut,qe t`ja fusim ne te tjereve!
    Por Opozita mjerano-ramjane eshte edhe me poshte se kjo sub-koshience shqiptare,as ti zeri vendin Hu-Futesit nuk mendon.Do vetem ca therrime si psh Bashkine e Tiranes dhe kaq.

  13. fredi55 says:

    Pergjigjja e sakte eshte;Kemi nje sovranitet krejtesisht te munguar.Cilido qe nuk eshte dakorte te na prqvoje te kunderten

  14. saimir says:

    Jam plotesisht dakort me thelbin e te gjithe diskutimeve,pra me pyetjen qe shtron Lora.Sovraniteti yne eshte teresisht i munguar,lexo komentete e e gjen pergjigjien!Per z.Baze nje pyetje te vogel,megjithese e bere edhe here te tjera:A thua te jete rastesi ardhja e Avizut ne krye te perfaqesise diplomatike Amerikane te akredituar ne Shqiperi dhe a varet fenomeni Sali nga ata apo varen ata nga fenomeni Sali?Po nuk jep dote pergjigjie z.Baze lere te na i thote “Nena dhija” pertej atlantikut.

  15. Boni says:

    deri kur do te durone populli shqiptare te terheqin zvarre disa persona qe i ka verbue hajnia e pasuris kombetare dhe pyes vehten cdo dite a mendojne keta hajdute se nji dit populli do te terbohet dhe se ku do te gjejne birucen te fshihen

  16. dorand says:

    ju kam thene une juve per juve be eshte armik usa eshte armik osbe odhir eshte armik fmn eshte armik banka boterore eshte armike populli qe voton per pd dhe maxhorancen eshte armik po si nuk i late gje pa ngjare enver shurr..s llaf per llaf ai thoshte imperializmi socialimperializmi shovinizmi na ka hale ne sy se neve jemi vendi 1 ne bote. po cirruni sa te doni enver nuk ka me as pinjollat e enverit si ju e ps nuk ka me. jeni ne pakice se me mendimet qe keni jeni prapa botes 100 vjet.

    1. dorand says:

      se harrova hajdutit gjithmone i duket se ja fusin prandaj eshte gjithmone me paranoja.

  17. plaku says:

    I dashur nicolla disha,
    Ti me te drejte thua : ” Eshte turp te vesh stabilitetin mbi democracine.”
    I lejoj vet-vehtes te them se kjo eshte naive. Perendimoret e quajne idealpolitik ( politike idealiste).
    Shif te lutem se cfare po bejne perendimoret me Arabine Saudite, Bahrain, Kinen, Rusine…..etj.
    Ata jane shume me teper te interesuar per stabilitetin e ketyre vendeve se sa per demokracine ( te drejtat e njeriut etj.). Perendimoret kane nevoje jetesore per naften e Arabise Saudite, lendeve te para ( gaz, minerale) te Rusise, kontrata per pune ne industrite e vendeve te tyre ( Kinen).
    Kuptohet qe me e mire per perendimin do ishte democracia plus nafta, plus lendet e para plus porosite ( kontratat) per industrite e tyre. Kjo do ishte idealpolitik. Por ja qe jeta eshte ndryshe. Jeta per momentin eshte realpolitik ( politike reale ) ose gjeopolitik ( politike strategjike ).
    Pra sic e shef dardha e ka bishtin prapa.

  18. babiloni says:

    Personalisht mendoj se pergjigjen me te mire per shkrimin ne fjale e di shume mire vete Zoti Baze.
    Ketij shkrimi shume te goditur te Bazes (si gjithmone) i mungon pjesa e trete dhe e fundit: mbasi ju zoti Autor trajtoni problemin e qeverise se Berishes dhe te Nderkombetareve te Arvizut nuk e keni kompletuar analizen me aktorin e trete te tragji-komedise shqiptare: roli i opozites se Edi Rames. Ketu na dalin antishqiptare Berisha, Arvizu dhe te gjithe diplomatet e tjere perendimore qe “ne pamje te pare” mbeshtetkan Berishen!!! Po keshtu, indirekt, jane dhe ata 30-405 te shqipatreve qe u qenkan thartuar trute nga Berisha dhe soji i tij. Ne te kundert Rama trajtohet sikur do te lindi ne 7 maj dhe te nesermen do te hyje ne zgjedhje.
    E kuptoj shume mire qe qellimi i shkrimit eshte qendrimi i perendimoreve ne favor te Berishes (per mua eshte per tu provuar kjo teze?!?!) por Baze nuk po na shpjegon (sepse nuk ak deshire pasi e di shume mire) qendrimin e perendimoreve ndaj Rames??!! Pra na mungon pjesa e trete e analizes te cilen mendoj se Baze e ka ruajtur per ta hedhur ne karte pas rezultatit te 8 Majit. Per kete jam shume i sigurt sepse e njoh mire autorin dhe penen e tij te “goditur”.
    Ketu perendimoret nuk jane aspak anti-shqiptare,as edhe votuesit e njeres apo tjetres pale jane anti-shqiptare: te vetmit anti-shqiptare jane Berisha e Rama. Kete gje e kane kuptuar mire perendimoret dhe prandaj nuk e sjellin Ramen ne pushtet: sepse ky eshte fotopje e Berishes 30 vjet me e re ne moshe, asgje me shume. Disa nuk duan ta kuptojne e disa te tjere e kane kuptuar tashme. 8 maji do te jete nje lufte epr pushtet midis paleve dhe kushdo qe te fitoje shqiptaret do te humbin: ky eshte konkluzioni i Arvizut me shoke. Por te pakten – mendojne ata – te mos kete permbysje rendi kushtetues dhe dhune kunder institucioneve. Ata qe do humbin do te detyrohen te pranojne humbjen: kete garanci po kerkojne amerikanet me shoke. Ketu jam dakort me “plakun” kur thote se kjo eshte real-politik, ndersa ne i biem daulleve kote.
    Shkoni e i votoni keta legena me 8 maj qe tu rrisni jeten politike deri da te vdesin, nderkohe shpresa jone per nje shtet te pakten dinjitoz po shuhet dalengadale.
    Dikur piktori i madhe shqiptar Agim Sulaj ka thene: “C’vlere k e drejta e flajes ne nje democraci kur askush s’te degjon!”.
    Pershendetje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje