Një kriter!

2 Prill 2011, 19:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dje ishte 2 Prill. 20 vjet më parë në qytetin e Shkodrës qytetarë të zemëruar nga fitorja në zgjedhjet e para pluraliste të PPSH dolën në rrugë dhe nisën të protestojnë para Komitetit të Partisë së Rrethit. Protesta degradoi pak orë më vonë në dhunë, pas së cilës mbetën të vrarë katër djem të qytetit të Shkodrës, njëri prej tyre një udhëheqës i dashur politik për rininë studentore, Arben Broci. U dogjën ndërkohë dhe godina e Komitetit të Partisë, Degës së Brendshme dhe disa makina policie. Gjyqi ndaj kësaj ngjarje ka qenë i menjëhershëm dhe ka arritur të fajësojë për vrasjen së paku katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, përfshi zëvendësministrat operacionalë të saj. Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Gramoz Ruçi, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në Tiranë, ka dëshmuar në gjyq në Shkodër pasi ka dhënë dorëheqjeje në një situatë shumë të ngarkuar politike, por nuk është gjetur fajtor. Pra, rreth vrasjeve pati një gjykim dhe natyrisht një konspiracion. Gjykimi ishte ai që ishte, ndërsa konspiracioni bënte punën e vet duke fajësuar dhe PD-në që ka përdorur këtë ngjarje për eliminime të brendshme, gjë që ngjan një marrëzi.

20 vjet më vonë Sali Berisha shkoi sërish në Shkodër. Akuzoi për vrasjen Ramiz Alinë e Gramoz Ruçin dhe theksoi se ëndrra e “dëshmorëve është realizuar”. Nuk dua të merrem me retorikën e tij për ëndrrat e atyre djemve që u vranë duke protestuar të zemëruar, por di të them që 20 vjet më pas, më 21 Janar, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë po katër qytetarë shqiptarë gjatë një demonstrate ku qytetarët e zemëruar sulmuan me gurë dhe shkopinj policinë. Dhuna ishte ku e ku më pak se ajo e 2 Prillit të vitit 1991. Ndërsa më 2 Prill 1991 Ministri i Brendshëm ka qenë në momentin e vrasjes në Tiranë në një mbledhje me Ramiz Alinë, më 21 janar 2011 Ministri i Brendshëm ka qenë në një zyrë më Sali Berishën, por vetëm dhjetë metra larg demonstruesve duke komanduar operacionin kundër tyre. Edhe sikur Sali Berisha mos ta banalizonte gjakun e Arben Brocit dhe tre të tjerëve dje më 2 Prill duke theksuar se ëndrra e tyre u realizua, pra edhe nëse do ishte korrekt me dëshmorët e 2 Prillit, ai nuk është korrekt me historinë dhe kriteret që përdor për të. Ai dhe Lulëzim Basha  me këtë kriter janë vrasësit direkt të katër qytetarëve shqiptarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 Janar. Edhe ata qytetarë njësoj si ata më 2 Prill 1991 në Shkodër protestuan për vjedhjen e zgjedhjeve, por dhe për vjedhjen e xhepave të tyre nga  ciklopët e pangopur që strehohen në shpellën e Sali Berishës me bllok në dorë duke numëruar paratë. Pra, njësoj si më 2 prill 1991, katër qytetarë u vranë për votën e lirë dhe për liritë  e tyre të tjera të dhunuara. Ministri i Brendshëm dhe kryeministri nuk kanë dhënë dorëheqje pas kësaj, dhe janë mburrur se kanë drejtuar vrasjet nga zyra. Më tepër akoma, jo vetëm që nuk i kanë shpallur akoma dëshmorë ata qytetarë dinjitozë që dhanë gjakun për liritë tona, por një prej banditëve për të cilin po digjet Shqipëria i ka quajtur dhe kokëpalarë. Kjo hipokrizi e madhe me historinë dhe bilancin e  saj, është e tepërt më 2 Prill.  Berisha duhet të bëjë së paku për 21 Janarin një proces aq të mangët sa i 2 prillit 1991, të burgosë së paku katër zyrtarë të lartë të policisë siç u burgosën atëherë, dhe pastaj të krahasohej veten me Ramiz Alinë dhe Lulëzim Bashën me Gramoz Ruçin. Fatkeqësisht Basha është sot në pozita shumë më të këqija mbrojtëse nga sa ishte Gramoz Ruçi më 1991 dhe Berisha shumë më i implikuar në këtë vrasje nga sa ishte pushteti kufomë i Ramiz Alisë në vitin 1991. Ai kujton se mbrohet duke krahasuar hierarkitë e dy vrasjeve të ngjashme politike. Në të vërtetë vetëakuzohen. Dy të parët janë gjykuar mirë apo keq, dhe kanë marrë pafajësinë në gjyq, ai dhe Lulëzim Basha kanë 6 vite që i fshihen drejtësisë për gjithë krimet që bëjnë bashkë, që nga vjedhjet në Kalimash, nga shitja e ujërave të detit Greqisë deri tek nga vrasjet më 21 janar. Dhe e frikshme është se Berisha mendon që duke marrë përsipër dosjet e Lulëzim  Bashës, i ka dhënë atij imunitet të përjetshëm për të mos u gjykuar, por vetëm për tu akuzuar. Por meqë jemi tek Gramoz Ruçi dhe Ramiz Alia, Sali Berisha është mirë të shkojë tek standardi i tyre. Të gjykohet bashkë ‘dhëndrin e ri në politikë’, për këto katër vrasje dhe të çojë në burg gjithë hierarkinë komanduese të asaj dite. Pastaj ne jemi të lirë të themi kush janë vrasësit e 2 Prillit dhe kush të 21 Janarit.

13 komente në “Një kriter!”

  1. Claus says:

    dhe ne ate kohe askush nuk e akuzoi “Sali ti i vrave, se ti i cove te demostronin!” sic thote per Edi Ramen per ngjarjet e 21 Janarit. Lepije, peshtyje, peshtyje, lepije 20 vjet me rradhe.

  2. reformatori says:

    Jam dakord, te dy rastet jane gati identike nga ana juridike.
    Per mua ajo qe i dallon dhe njekohesisht i bashkon te dyja rastet ne menyre gati paradoksale eshte se ne te dyja rastet ka ndodhur ajo qe Berisha ka dashur (POLITIKISHT) te ndodhte! Me 2 Prill PPunes nuk kishte asnje interes politik te ndodhte vrasja, sepse kjo do te ngrinte nga varri fantazmen gjigande te krimeve te komunizmit dhe do ta detyronte ate te dorezonte pushtetin, sic edhe ndodhi!
    Me 21 Janar Berisha donte te mbillte faren e terrorit dhe te frikes! Fatmirsisht ai deshtoi dhe eshte ndoshta hera e pare qe nje llogari mizore politike nuk dha rezultatin e pritur nga projektuesi i saj! Pas kesaj kemi akoma shprese!

  3. zjarri says:

    Politikanesh te tipit Sali, ne Shqiperi mbine si kerpudhat pas shurosjes te zogarve e te lutave te Rrugve gjate ketyre 20 viteve te Errta, pa shtet, pa prokurori (shtete e Prokurori- komunistesh e spiunesh)…Maje 2011 eshte dita e fundit per komunistet e spiunet, Ajo qe do te ndodhi ne Tiranen e Sales e te Godos dhe foshnja ne barkun e NENE te pa ngren do te DRIDHET nga tmerri i pa pare ne historin e shqiptare… O Zot! ndimohe Meron, dhe ata qe thone te verteten…

  4. Spiro Cobo says:

    Vec sa analizon e konkludon, zoto Baze, ne shkrim, duhet shtuar edhe nje gje tjeter. Ramiz Alia nuk doli dhe te akuzonte Sali Berishen se po e sulmonte me “cadra-pistolete”, “stilolapsa-pistolete”, “thika me helm”, makina te ngarkuara me kallashnikove dhe tritol, skuadra pese-veteshe (si njesitet guerile komuniste) te stervitur, komandime nga dy kullat nga kreu i opozites per te sulmuar kryeministrine, dhe qe donin t’i rrembenin kolltukun Saliut. Edhe ish ministri i Brendshem, Gramoz Ruci nuk doli ne TV dhe te thoshte ato qe tha Luli i Saliut. Nuk kercenoi si ai, per demonstraten e radhes qe do behej me 28 mars 2011. Edhe nje ndryshim tjeter. Ne Shkoder ate mot, kishte fituar PD-ja, dhe shkodranet nuk kishin shume motive lokale per te protestuar. Megjithate protestuan. Me 21 janar, ne bulevard ishte e gjithe Shqiperia, perfshi edhe Shkodren. Nje gje i bashkon te dyja ngjarjet. Ne te dyja ka gisht Saliu. Ai ishte kryetar i PD-se ne ate kohe dhe ishte ai, qe udhehiqte aksionet politike qe organizonte opozita e asaj kohe. Ai i “coi para Komitetitit PPSH”. Me 21 janar, perseri Sali Berisha, sipas tij, ne mbrojtje te institucioneve te shtetit, thote se edhe mund te jete qelluar ne drejtim te protestuesve, por ne “grushte shteti” mund te vriten 3, 30, 300, 3000 vete. Si perfundim, mund te themi se edhe me 2 prill vrasjet jane organizuar nga Saliu. Keto te 21 janarit, nuk diskutohet, qe urdherin e dha Saliu. Te dyja ngjarjet i bashkon edhe nje gje tjeter. Edhe pse per vrasjet e 2 prillit jane denuar 4 vete dhe perseri Saliu thote se i vrau Ramizi dhe Gramozi. Po mire, Saliu ishte ne pushtet, madje komandonte me dore te forte, ne periudhen 1992-1997 dhe eshte ne pushtet, po njesoj si atehere, qe prej 2005, perse nuk i ka gjetur vrasesit e vertete? Nuk ka dashur, se mund te jete perfshire edhe vete. Tani, per 21 janarin, po mundohet me cdo rruge e menyre per te devijuar hetimin, apo zvarritur ate ( dhe per kete te fundit, deri sot ja ka arritur per mrekulli), pikerisht se eshte ai autori. Vecse ne vendet jo demokratike, sidozot ato arabe, mund te drejtoje e te rrije kryeminister nje vrases.

  5. zjarri says:

    Politikanesh te tipit Sali, ne Shqiperi mbine si kerpudhat pas shurosjes te zogarve e te lutave te Rrugve gjate ketyre 20 viteve te Errta, pa shtet, pa prokurori (shtete e Prokurori- komunistesh e spiunesh)…Maje 2011 eshte dita e fundit per komunistet e spiunet, Ajo qe do te ndodhi ne Tiranen e Sales e te Godos dhe foshnja ne barkun e NENE te pa ngren do te DRIDHET nga tmerri i pa pare ne historin e shqiptare… O Zot! ndimohe Meron, dhe ata qe thone te verteten…

  6. bbb says:

    Eshte fakt qe ne dy keto vrasje te 2 prill 91 dhe 21 janar 2011, plus vrasjen e Azem Hajdarit 1998, te gjitha rrethanat dhe alibite llogjike te cojne tek nje emer i vetem: Sali Berisha. I vetmi qe ka pasur interes te madh per keto vrasje politike, ka qene vetem Sali Berisha i cili ishte i etur per pushtet. Ky eshte nje fakt i pamohueshem historik. Ramiz Alia nqs do te kishte pasur deshire te vriste njerez e bente kete gje jo me 2 prill ne Shkoder por me 20 shkurt ne Tirane ne rrezimin e bustit te Enver Hoxhes. Gjate 21 viteve “demokraci ai vetem ka akuzuar ne media shume kundershtar politik dhe kurre nuk ka depozituar asnje denoncim zyrtar ne hetusi. E rastit kjo gje? Jo. Dhe kjo sepse ai vete eshte ka gisht ne shume krime dhe ka ndertuar jo me kot nje hetusi te dobet dhe gjykate prej letre

  7. saimir says:

    Z.Baze ka ardhur koha qe te thuhet haptazi qe edhe ngjarrja e 2 Prillit ishte si skena e 1998 me te ndjerrin Hajdari,si eleminimi e zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha,si vrasja e K.Trebickes,si ndarrja ne dysh e autovetures se te ndjerit Tan Hoxha ,si kjo e 21 Janarit qe dora me kriminale e Shqiperise e stolisur diku large,vret qesh qane e akuzon ke te doje e si te doje dhe se fundi mbijeton i qete ne perandorine shqipetare te shek.21!Nuk e kuptoj se perse ka akoma aludime se kush eshte vrasesi i 2 Prillit e perse u be?

  8. Sokol Tirana says:

    E kotè èshtè tè kèrkohen vrasjet qè kanè ndodhur nè kèto 20 vjetè, jashtè figurès sè Saliut.
    R.Alia kish shumè kundèrshtarè politikè por asnjè ‘armik’ personal. Berisha nuk ka asnjè kundèrshtarè politik, por ka mijra armiq personal. Ai huri nè politikè me krimin, u fry bashkè me tè,do tè dalè vetèm kur tè pèlcasè. Nuk mund tè bèsh paralelizma midis dèshmorève tè 2 Prillit dhe tè 21 Janarit.
    Mè 2 Prill ata tè katèrt janè vrarè me plumb nga poshtè lart. Dy prej tyre u sollèn nè shesh pasi ishin vrarè diku nè njè vend tjetèr.
    Ndèrsa mè 21 Janar tè gjithè ndoqèm filmimin e vrasjes sè tyre nga Lart poshtè, nè kokè.
    Vetèm lèndojmè ndèrgjegjien tonè duke pèrfolur liderit e dikurshèm tè Shqipèrisè, duke i ngjasua me kètè tè sotmin, Duke bèrè paralelizma me dy ngjarje tè hidhura vrasjesh qè mbajnè tè njèjtin autorè S.BERISHA. WANTED

  9. artemis7 says:

    Pikerisht reformator, kush ka perfituar?Duke u perpjekur te mos paragjykoj z.Baze kur thote se ngjan si marrezi qe PD ta kete perdorur kete ngjarje per eleminime te brendshme,po them vetem qe se paku eshte nje mendim naiv.Ndodhia ne ’98!?.A ka pas ndonje ngarje te madhe qe te mos kete qene e inskenuar ne Shqiperi?Pluralizmi politik,firmat piramidale & ’97,’98,LSI& zgjedhjet e 2005,ndryshimet kushtetuese & zgjedhjet e 2009…21 Janari?Qartesisht secila nga keto ngarje eshte perpunuar paraprakisht,e paravendosur.Ndersa per ‘pluralizmin’,’97,’98 dhe Lsi-2005,s’besoj se ka vlere te diskutohet vazhdimi i meriton dy fjale.Si ka mundsi qe ndryshimet kushtetuese i sherbejne mos zhbllokimit te ‘krizes’ aktuale?!Kriza e tanishme eshte kopsitur ne te kaluaren!Si ka mundesi z.Baze qe s’permendet fare qe konferenca e dyte e OSBE-se ishte mjaft kritike per standartet e zgjedhjeve(2-3 dite pas 28 qeshorit)nderkohe qe lideri i Opozites pershendeste arritjen e standarteve?Si ka mundesi qe po mbulohet pothuajse nga i gjithe shtypi me zell biznesi i perbashket i zotrinjeve Sali Gerdeci dhe Ed 20%?Pallatet te liqeni?!?!?!?!?!?!?!E pohuan para kamerave vet perfaqsuesit e zotrinjve.C’thone ortaket e ciftit ne fjale, Deliorgji,Lepri,Bollano % co.?Sa per 21 Janarin nje gazetari e pavarur do investigonte rolin e pundhenesve te Fazllicit dhe Dules ne ngjarje.
    p.s:
    Nuk mund te rri dot pa pyetur: Si ka mundesi qe opozita nuk ka kurajo qofte te prononcohet per rregjistrimin e popullsise?!A nuk e fakton kjo heshtje e turpshme dhe e peshtire shitjen e interesave kombetare?!!!Gazetaret me siguri unanimisht kan harruar te pyesin.

    1. reformatori says:

      Meqe me drejtohesh mua, se pari po e sqaroj me mire idene time: nuk mendoj se Berisha i ka kurdisur te gjitha, por i ka shfrytezuar gjithmone per interesin e tij edhe kur ky interes ka pasur nje kosto kolosale per vendin! Po vjedh nje shprehje te nje italiani te madh , Pjetro Nenni, “ne na mungon aftesia per te racionalizuar jeten tone kolektive!” Dhe elementi me iracional qe kemi midis nesh eshte Sali Berisha : per mua ai luan me te gjithe me demokratet dhe me socialistet! E bukura eshte se ju demokratet ose edhe shume te pavarur nuk e kuptojne kete! Ky njeri eshte i afte te luaje me ndjenjat dhe instiktet e demokrateve, ashtu sic luan me logjjiken dhe arsyen e socialisteve dhe i shpie te gjithe se bashku drejt humneres!

      1. reformatori says:

        Sa per ceshtjen e regjistrimit kjo eshte hi syve e Presidentit, i cili per tu terhequr nga nderhyrja ne luften midis partive, po merret gjoja me ceshtje kombetare. Per mua opozita ben mire qe nuk e ha karremin! Jo se ceshtja e regjistrimit nuk eshte e rendesishme, por e para kete e ka ne dore qeveria, e cila po e ben dhe cuditerisht nuk po sillet si nacionaliste e flakte sic e ka zakon te beje me fjale!, dhe se pari duhet te pergjigjet ajo. Jemi ne te njejten barke i dashur, kete po ta them ty qe je shqiptar, por ja kam thene edhe nje serbi, i cili eshte ballkanas sikurse jemi edhe ne! Dhe besoj sinqerisht se ne vend qe ta lodhim trurin duke kerkuar kontradiksione, komplote dhe arsye per te mos i besuar njeri tjetrit duhet te perpiqemi te gjejme pikat e perbashketa, ndryshe ky vend nuk do te behet as per ty e as per mua!

  10. artemis7 says:

    Pse kisha nje ndjesi qe do zgjaste moderimi? lol

  11. artemis7 says:

    Me shuaj nje kuriozitet Reformator,cila nga ngjarjet qe citova une nuk beson se eshte ideuar paraprakisht nga Saliu? ’97,’98,krijimi LSI-se,ndryshimet kushtetuese (megjithe kodin e ‘PS-se’ brenda),koalicioni PD-LSI(per te qene i sinqerte nuk kam shume dijeni per ngarjen e Shkodres,por jam i prirur te mos i besoje rastesise ne politike,sidomos kur eshte kaq e shpesht)-(Pergjithesisht perfituesi final i ngarjes eshte edhe krijuesi).Sa i perket Saliut e pranoje se mund ta kete pasur dikur aftesine se ciles i referohesh ti,por sot ka degjeneruar ne nje palaco te peshtire,por mbetet rreziku dhe armiku me i madh i Kombit Shqiptar.A ka militant te pd-se qe te besoje akoma se Saliu eshte nacionalist mbas SHITJES SE DETIT(krushqite serbe,97-98-Lufta ne Kosove,FAZLLIC,Bollano etj…)?!Presidenti qe bleu mandatin me lek borxh nga saliu,per mua mbetet nenkryetar i vemjeve ne pd shume me teper se president.Tani per sa i perket regjistrimit, realisht e kam shume te veshtire mos te paragjykoj si simpatizant te PS-se(do te ishte krejt ok),uroj mos te jesh tifoz,sepse edhe thua qe qeveria po hesht paturpsisht dhe peshtiresisht,(besoj biem dakort) edhe thua opozita spo ha karremin, a thua e ka provokuar pd si tradhtare,apo i permend aleancat me Dulet(perkundrazi eshte xheloze),jo vetem qe pd sguxon tja permend,por as shtypi!!!Opozita vetem perfitime do kishte po te pozicionohej per ceshtjen e rregjistrimit,kjo eshte e qarte fare.-Po per zhvarrimet ne boboshtic qe s’tha nje fjale?I kritikoi dhe vet Ngjela !!!-Rama do fitonte shume vota Shqiptaresh(98% e popullsise),po te kundershtonte rregjistrimin(mos te hiqemi sikur se kuptojme as kete),por do te humbte Dulen & Papandreun.Sidomos duke marr parasysh se nuk eshte degjuar ndonjehere te permendi ceshtjen kombetare,qofte sa per sy e faqe sic ben Saliovic-i.Po e mbyll me dy pyetje,cila ka qene opozite me e forte,pd 2001-05,apo ps 2005-09,dhe cili ka qene me liberal ne drejtimin e ps-se,Rama apo Nano?!
    p.s:
    Mu referove si ju demokratet?!Prej origjines dhe historise familjare do me takonte te isha i tille,por ideologjia eshte bindje intelekutale,e ne rastin tim ajo eshte e majte,madje do thoja e majte ‘radikale’.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje