Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur njëzëri të shpallë se “vendimi i Kuvendit të Kosovës, nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës më 22 shkurt, 2011, është jo-kushtetues”. Sipas vendimit të gjykatës, “zgjedhja është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”. E thënë shqip, Bexhet Pacolli nuk është më president i Kosovës. Gafat në zgjedhjen e tij janë në dukje procedurale, por në thelb janë politike. Presidenti është zgjedhur duke injoruar Kushtetutën e miratuar në vitin 2008, dhe është tentuar të imitohet zgjedhja përmes kornizës kushtetuese, e cila nuk kërkon një kuorum me dy të tretat e Kuvendit. Kjo ka qenë e vetëdijshme. E vetëdijshme ka qenë po ashtu kalimi tre herë në votim i procedurës së zgjedhjes, ndërkohë që Pacolli ishte kandidat i vetëm. I përmenda këto jo aq për të komentuar vendimin e Gjykatës, se sa për të shprehur shqetësimin për nxitimin e Tiranës zyrtare për të legjitimuar një president antikushtetues. Fryma politike që dominon Prishtinën, është dukshëm një epidemi e çuar aty nga Tirana. Sjelljet politike janë thuajse njësoj, dhe tentimi për të dhunuar Kushtetutën është po njësoj. Ndryshimi qëndron tek gjyqësori. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar dy presidentë në gjashtë muaj, dhe askush nuk ka vënë në dyshim vendimet e saj. Sali Berisha ka hedhur në kosh të plehrave plot 28 vendime të Gjykatës Kushtetuese qysh kur ka ardhur në pushtet.
Por rasti më flagrant ishte mënyra se si u sollën me ligjshmërinë e Presidentit të Kosovës. Ndërkohë që opozita më bllok e çoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese, Pacolli nisi emisarët e tij në Tiranë për të legjitimuar zgjedhjen e diskutueshme. Edhe pse ai u prit formalisht sipas protokollit nga Presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Rama, detyrimin për të realizuar vizitën e ka protokolli i shtetit, që varet nga qeveria. Në këtë rast ky institucion është përdorur politikisht në funksion të mbulimit të një shkelje të rëndë kushtetuese. Tirana zyrtare u përdor si gjethe fiku për të mbuluar lakuriqësinë antikushtetuese të zgjedhjes së tij. Një tufë biznesmenësh dhe argatësh të Pacollit u lëshuan në Tiranë për të zbukuruar vizitën e tij, ndërsa të gjithë nxitonin të theksonin se Presidenti u zgjodh nga populli i Kosovës. Ky ishte një turp. Ishte përveç turpit dhe një përpjekje e ulët për të eksportuar në Kosovë mungesën e respektit që ne kemi për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin në përgjithësi. Por ajo që është bërë me sukses duke eksportuar këtë virus tek klasa politike në Kosovë, për fat nuk ka ndodhur me gjyqësorin.
E pata theksuar në ditët që Pacolli po tentonte të përdorte Shqipërinë para se të zgjidhej, se në Kosovë nuk duhet të na e marrin për ters që Meidani apo ndonjë këshilltar i tij flasin në emër të Shqipërisë për të legjitimuar Pacollin si njeri që vlen për President. Por ajo që bëri Meidani dhe ndihmësit e tij, nuk ishte asgjë jolegjitime. Ishte thjesht lobizëm që presidentët në pension e bëjnë dhe për ndonjë çek. Ajo që bëri Tirana zyrtare më pas ishte e turpshme, pasi ajo injoroi një çështje që ishte në Gjykatë Kushtetuese dhe i shtruan qilimin e kuq një njeriu që sot është shkarkuar me turp. Kjo nuk turpëron Pacollin, pasi ai nuk ka shkelur vetë Kushtetutën. Ai ka detyruar politikën e Kosovës të shkelë Kushtetutën për të, dhe politikën zyrtare të Shqipërisë ta noterizojë këtë shkelje. Falë Gjykatës Kushtuese të Kosovës ne kemi sot një rikthim në normalitet demokratik dhe një shije të hidhur nga përpjekjet e Tiranës zyrtare për të forcuar paternalizmin si mënyrë për të noterizuar paligjshmërinë në shtetin e ri.
Comments are closed.
Gjithnje te papjekur ne, kur do te piqemi?
I NDERUAR MERO PACOLLEVIC ESHTE ZGJEDHUR NE MENYRE TE PA LIGJSHME POR TIRANA NUK KA ASNJE LLOJE RESPONSABILITETI NGA MOMENTI QE PARLAMENTI I KOSOVES MEGJITHSE NUK ESHTE PARLAMENT DERI NE SHPALLJEN E VENDIMIT NGA GJYKATA KUSHTETUESE PER KETE PJESE KOHE KY LLOJE PREZAMTONTE NE NJE FARE MENYRE PERSONIN E PRESIDENTIT DO TE THOTE QE ERDHI PARA DHENJES SE VENDIMIT NGA GJYKATA DHE NUK KA ASNJE LLOJE GABIMI QE KY LLOJE DUHET LARGUAR SHPEJTE SE NUK AK ASGJE TE PERBASHKET ME POLITIKEN SHQIPTARE JAM DAKORDDDDDDDDD
Inderuari z Mero Baze, Sot ne kete dite te veshtire, per popullin dhe kombin shqiptare!, te krijuare nga spiune, agjente, dje te hicit, sot te vetequajtur (biznesmenesh e politikan, ministra e deputet) keta tipa nen buzeqeshjen-koministe te neveritshem ne 20 vjet te hidhura vetem shkaterruan,vetem percarrje baben nga djali, vellan me vellan, lagjen me lagjen, hapjen e gjakut (hasmerin 100vjecare),vetem burgje per shpresen e kombit, vetem ia moren frymen ketij populli qe eshte ne gjume… Po cfare i duhen mendt e Sales e te Pacollit,keta dje te hicit, Sot spiun E agjent te serbo-rus…
Nuk eshte ndonje gje e madhe nqs Pacolli hiqet si president. Le te hiqet. Do te vije nje tjeter…Nuk ka rendesi se kush ishte ose kush do te vije. Kosova tashme qeveriset nga te huajt, kurse pushtetaret kosovare qe mbajne poste, jane vetem kukulla.
Nuk duhet te perzihet Pacolli me Berishen jane dy te kundert .Sala binjakun e vet ne kosove ka Thacin ,ai merr leksione nga Sala dhe Ilir Blloku ,kurse Pacolli per mua eshte i njejte ne zgjidhje si Top Topi qe kemi ne por me te vetmin ndryshim qe Pacolli ka nje backgraund te shkelqyer si Biznesmen.Ky ndryshim i vogel do ti jepte shume favore Kosoves ne arenen nderkombetare.Kam bindjen se ai do te jete prap president i kosoves.
Z.parafoles!Nje nga arsyet se perse Paçollet e Berishet zgjidhen kur te duan e si te duan eshte merite e mioplllikut te nje populli qe ,ne mes te dites sheh qe te dy keta te pa deshiruar per popujt respektive nuk jane te zgjedhur as nga Serbet e as nga Ruset por qe te dy jane pjelle e ambasadoreve tane “Miq”!.Kete populli i civilizuar kosovar e kuptoi,kur do ta kuptoje populli shqipetar qe bene sikur i kupton te gjitha!Ka ardhur koha qe kushtetutat duhet te rregullohen e presidentet te mos dalin me nga menget e ambasadoreve por drejt’perdrejt nga populli.Kjo eshte mbrojtje demokracie .Presidentet amerikane i dashur komentues nuk i zgjedhin ambasadoret e vedeve “miq” por populli amerikan.Te shkelesh 28 here kushtetuten ,te vrasesh njerez te pafajshem,te ngreshe ne nje vend diktatura e te keshe mbeshtetje miqsh,kjo nuk do te thote qe je agjent i serbit apo i ruseve por i Busheve.Se fundi ne nuk do te kemi me Paçolle e Salinj kur ne kete vend sovrani te jete i civilizuar e me ndjenje kombetare si ne Kosove.Kjo eshte nje vetdije populli qe do demokracine ,ameriqine por mbi te gjitha Albanine.
Ndoshta kujtohem gabim,por dikur,kur donin te zgjidhnin Ramiz Aline si president,vune kot dhe nje tjeter,me duket Namik Doklen.Ne Kosove kandidati ishte vetem Pakolli,merre ose lere,per mengjes vetem fasule…Pra çeshtja ish qe do Pakollin apo jo,se tjeter s’ka!Muhabet koti!
Zoti Baze,mua gjate leximit te artikullit tuaj me beri pershtypje se ju keni nje urrejtje dhe pakenaqesi ndaj Zotit Bexhet Pacollit.Ju me duket se mezi kishit pritur qe Gjykata Kushtetuese ta quante jo te ligjshem zgjedhjen e tij si President i Kosoves.A keni ju dicka personale ndaj zotit Pacolli?Ju shkruani se kjo gjykate ne 6 muaj ka rrezuar 2 Presidenta ne Kosove,pra fajin per mendimin tim e ka Maxhoranca ne Parlament.Perse e krahasoni ju Pacollin me Berishen?Perse i quani argatet e Pacollit ato Biznesmene qe e shoqeruan ne Tirane?Jam i zhgenjyr prej artikullit tuaj zoti Baze,ju dija per me te zgjuar dhe jo kaq cinik.Eshte e drejta e secilit prej nesh ti gjykojme gjerat sic i mendojme,por nga nje publicist i njohur si ju ndoshta pritet nje analize me profesionale.Urrejtja qe keni ndaj Saliut me duket se ju ben te urreni cdo gje qe vjen nga veriu i Shqiperise.Un per vete menyren se si Pacolli u zgjodh President i Kosoves eshte per tu diskutuar,por vete Pacolli si person per mua eshte nje FIGURE e kompletuar qe ate detyre do ta kryente me perkushtim te madhe ne interes te ceshtjes shqiptare si askush tjeter ne Kosove.
Po mirrmo zoti Fred.Dibrani.Hamburg, sa i madhi qenke berre pertej detit…Ahhhhh o Fred, me dy mbiemerash! (pasha Dibrani dhe pasha Gjerman), me parat e shqiptarve Sala, funizon halabaket e ti,pertej detit…Ju paskeni shume respekt per biznesmenesh e per agjentesh si tipat (Pacollvici dhe Salisllobodanvic)..
Pacolli me grua sllave.Ky joni me grua sllave,Te jene koincidenca?Po na lidhin me vargonj te padukshem.Mjere kombi yne po nuk u zgjua.Jo pse ka qelluar qe kane gra te kombesive te tjera por bemat e tyre jane (veçanerisht te ketij tonit )jane thellesisht antikombetare.Per te kujtuar eshte dhenia e ujrave teritoriale Greqise . Lobimi per pushtet duke shitur Shqiperine.Neser do te jete vone kur te gdhihemi emigrante ne atdheun tone.Do te punojme argate tek Fazllii.
Zoti Basze! Nuk eshte aspak cudi qe z.Pacolli u zgjodh President i Republikes se Kosoves pasi kete e vendosen kushtet politike momentale ne Kosove.Nuk eshte aspak cudi qe Gjykata Kushtetuese e Kosoves e Shpalli te pa Ligjshem zgjedhjen e tije pasi kjo Gjykate ka dhene prova te qarta se eshte Gjykate kushtetuese dhe jo Gjykate konjukturash te ndryshme.Nje President Shqiptare qe pasurine e tij kolosale e ka bere edhe me ndihmen e ,,Miqve Ruse ,Serbe etj,, nuk e ndihmon ceshtjen e Shqiptareve, por duket i vene ne at post me ndihmen e grupimeve Diplomatike apo Ekonomike per te patur aty nje njeri te njohur ne boten e biznesit nderkombetare dhe Diplomacise Boterore.Nese kushtet Politike do ta lejonin do te ishte mire qe nje njeri qe Pranoi te zgjidhej President i Republikes se Kosoves duke Shkelur mbi Procedurat Kushtetuese te vendit te vet te mos rikandidohej me si President.Askush nuk mund te thote se z.Pacolli eshte ,,injorant,,dhe nuk i njeh Procedurat kushtetuese pasi nje njeri qe ka ditur te kete miq personalitete te rendesishem te politikes boterore dhe te arketoje me zgjuarsine e tije nje pasuri prej 400 Milione Euro(sipas mediave) eshte ne gjendje te ndaje te drejten nga e pa drejta.