Nga Mero Baze
Ka shumë njerëz që shpesh ditëlindja, të cilën nuk e zgjedhin vetë, u bëhet problem në jetë për shkak të lidhjes me një ngjarje të rëndësishme. Atyre që kanë lindur më 22 Mars 1992 nuk u kish shkuar mendja ndonjëherë që kjo datë do të kishte rëndësi në jetën e tyre. Por ja që kryeministri i vendit tim ua bëri të rëndësishme disa prej tyreve ditëlindjen pasi ua lidhi me ditën e ardhjes së tij në pushtet. Ky në fakt është kuptimi bazal që Sali Berisha i jep asaj dite. Për shumicën e shqiptarëve, për të mos thënë për të gjithë, ajo ditë ka një kuptim më të gjerë pasi ndan një periudhë sundimi 45 vjeçare nga një regjim komunist dhe fut vendin në rrugën e një shoqërie të hapur, pluraliste, demokratike ku zgjedhjet e lira janë garancia themelore e gjithë mrekullisë së këtij sistemi. Për këtë shkak 22 Marsi ka kohë që është bërë një ditë e sikletshme për Sali Berishën dhe një ditë e gëzuar për shqiptarët. Por dhe këtu perceptimi jonë duket se është i gabuar. Sali Berisha po ritenton ta na mbushë mendjen se ai nuk ka siklet as 19 vjet pas 22 Marsit të 1992. Duke qenë se ajo ditë më shumë se çdo gjë tjetër simbolizon fundin e regjimeve të gjata që mbijetonin me votime pa zgjedhje të lira, Sali Berisha duhet të shmangte dje takimet me çdo gjë që i kujton 22 Marsin. Ai, jo vetëm që nuk e shmangu, por thirri në zyrën e vet disa të rinj të lindur më 22 Mars 1992 për tu kujtuar atyre se ata në 19 vitet e jetës së tyre kanë të bëjnë vetëm një njeri: Sali Berishën. Nuk ka mesazh më fyes për 22 Marsin se sa ky detaj. Nëse ata që kanë lindur më 22 Mars 1992 në SHBA, kanë pas president Xhorxh Bushin e vjetër, pastaj Klintonin, pastaj Xhorxh Bushin e ri dhe tashmë Obamën, të lindurit më 22 Mars 1992 në Shqipëri kishin dhe kanë në krye Sali Berishën. Nëse ata që kanë lindur në Londër në këtë datë, kanë pas kryeministre Margaret Theçerin, pastaj Mejxherin, Blerin, Gordon Braunin dhe tashmë Kameronin, ata që kanë lindur më 22 Mars 1992 në Shqipëri kishin dhe kanë Sali Berishën. Nuk dua ta zgjas me shembuj të tjerë nga Perëndimi, në të cilin deshëm të shkojmë dhe na ndali ky njeri. Ata të rinj të hutuar në zyrën e Sali Berishës kanë vetëm disa moshatarë në botë me të cilët mund të krahasojnë fatin e tyre. Po. Ata që kanë lindur në Libi më 22 Mars të 1992 kishin dhe kanë në krye Gadafin. Ata që kanë lindur më 22 Mars 1992 në Egjipt kishin deri para një muaji Mubarakun. Po ashtu ata që kanë lindur në Tunizi. Në asnjë vend tjetër nuk ka moshatarë me fat të tillë. Në Perëndim jo se jo. Kjo ngre dhe pikëpyetjet për degradimin e zyrës së marrëdhënieve publike të Berishës, e cila duhet të bënte kujdes ta fshinte këtë aktivitet nga kalanderi i saj. Ata të rinj janë fatmirë se kanë lindur në një datë kur shpresa e ndryshimit në vend u ngjall, por janë fatkeq sot pasi 19 vjet më pas kanë të bëjnë sërish me një njeri dhe me një retorikë degraduese për të ardhmen e tyre. Ata dje dëgjuan bile që në kohën që ata ishin në shtëpinë e lindjes, Lulëzim Basha vëzhgonte zgjedhjet, por këtë nuk kanë pse ta besojnë. Jo se është thjesht një gënjeshtër, por thjesht se zgjedhjet atë ditë nuk kishin pse vëzhgoheshin. 1.2 milionë shqiptarë mbështetën PD që Shqipëria të ndryshonte, kurse sot të gjitha partitë bashkë nuk bëjnë dot 1 milionë vota që të vazhdojnë ndryshimin. Ata dëgjuan dje nga goja e njeriut që ka qenë në karrige ditën që ata ishin në pelena, se do të vazhdojë të qeverisë dhe aq kohë sa ata të bëhen në moshën e Berishës kur vdiq Enver Hoxha. Për koincidencë Sali Berisha ka lindur në vitin 1944 kur Hoxha erdhi në pushtet, dhe jetoi nën regjimin e tij si i përkëdhelur i tij deri në vitin 1991. Prej atëherë ai ka ardhur në pushtet dhe kërkon të rrijë dhe 30 vjet duke mos lejuar këtë popull të zgjedhë, por vetëm të votoj. Ne jemi ndoshta i vetmi komb në botë që për 70 vjet kemi të bëjmë me dy persona, me Enver Hoxhën dhe Sali Berishën.
Ata të rinj që ishin dje në zyrën e Sali Berishës nuk e kanë menduar gjatë kur kanë shkuar në zyrë përse duhet të ishin aty. Kur kanë dalë natyrisht kanë menduar të çuditur se jeta e tyre është lidhur me një datë, e cila në vend të shpresës dhe demokracisë, i solli Shqipërisë Sali Berishën. Ata nuk kanë faj pse kanë lindur më 22 Mars, pasi ditëlindjen e tyre e ka zgjedhur Zoti. Por fatin e tyre mund ta zgjedhin vetë. Burrat dhe gratë e forta e bëjnë vetë fatin e tyre, dhe ata kanë shansin që t’ia rikthejnë shijen e mirë dhe harenë 22 Marsit të vitit 1992, kur ne besuam që prej asaj dite e tutje, askush nuk mund të sundonte, pasi ne do t’i ndëshkonim me zgjedhje. Kjo ëndërr po vdes dhe ne duhet ta ringjallim. Bëri mirë Berisha që ua kujtoi atyre fëmijëve se i ka sunduar qysh kur kanë lindur deri më sot. Ndoshta tani e kanë më të qartë përse duhet të luftojnë.
Comments are closed.
Eshtë revoltuese (ndoshta e trishtueshme për dikë tjetër) të shikosh se si administrata dhe propaganda qeveritare punon për to shndëruar të rinjtë e sotëm ne “pionerë të Enverit”.
Forca e Saliut qëndron tek dobëisa jonë… Ai punon përditë në këtë drejtim : shkatërimin e çdo norme morale universale që krijon dhe mban një shoqëri normale.
Në 8 maj, për ta ndaluar, duhet mbrojtur VOTA me çdo çmim!
Kjo eshte e vertete shoku.N.q.s. edhe kesaj radhe lejohet te vidhen vota atehere ne nuk jemi popull por tufe me dele.Shembuj se si luftohen diktaturat kemi plot.
Nje rikujtim dhe arsye me shume perse te mos e votoje populli PD e Saliut. Bravo Mero !
Stafeten e komunizmit ja dha Ramiz Alia Sali Berishes. Pra Berisha po vazhdon misionin e Ramiz Alise, duke vjedhe voten e shejnte te popullit. Ishte Ramizi qe e thirri Berishen ne zyre, dhe me kete raste Sala vazhdon te jete ne pushtet. Pra Ramizi e beri Berishen te pushtetshem. Sot populli i zemruar po vuan edhe per nje opozite te forte. Me 21 janare u vrane 4 burra me snajper qe ka marken Berishjane, kurse opozita na del me konfereca shtypi duke u talle me popullin, se gjoja protestat do te vazhdojne. Opozita me ne krye Edi Ramen po i bejne shume dem ketije populli me heshtjen qe po tregojne.
Bukur ja ke futur Sali bajges o Mero
Ne fakt e verteta eshte se edhe zgjedhjet e 22 Marsit 1992 u manipuluan nga PD ne terren
PD -istet atehere u mbushnin mendjen te rinjve se si te sabotonin neper ndemarje ne mneyre qe te ndalej prodhimi dhe te venin ne zgjedhje te parakoheshme
Dmth kjo pune , nisi qe ne fillim me mungese ndershmerie nga PD-ja , sepse populli atehere ja dha voten PS-, dhe kur u bene zgjedhjet e parakohshme te Marsit 1992 , mileti ja dhane voten PD-se me shume per ta provuar , pa jo se e kishin ndonje simpati per PD-ne ,me perjashtim te nje popullsie te qyteteve t e medha ,
Por qe prape se prape PD nuk mund ti fitonte zgjedhjet edhe atehere nqs beheshin zgjedhje te ndershme neper fshatra , sepse ne fshatra atehere jetonte 70% e popullsise , dhe fshati ishte kunder PD-se
Por PD-ja i vodhi ne fshatra ndaj fitoi
Ata qe kane lindur me 22 mars 1992 kane patur kryeminister Aleksander Meksin, Bashkim Finon, Fatos Nanon, Pandeli Majkon, Ilir Meten, perseri Fatos Nanon dhe se fundmi Sali Berishen.
Thjesht per hir te vertetes.
S’eshte cudi qe deri vitin tjeter te behen festa zyrtare jovetem te gjitha datat e zgjedhjeve qe ka fituar PD por edhe datat e lindjeve te pjestareve te familjes Berisha.Lum ata qe u perkojne ditlindjet me keto data se do te shpallen pishtare te demokracise dhe do te sherbejne si medalje ne gjoksin e” te parit tone”.
Per hir te te vertetes,Saliu nuk ka qene ne pushtet keto 19 vjet z.Mero.Ashtu si kujtove SHBA,Britanine dhe ndonje tjeter,dhe tek ne ka qene Meksi,Berisha,Nano,Majko,Meta dhe ne kohen Zero(se Berisha na fali dhe kohen Zero)ishte ai nga Gjirokastra,qe s’me kujtohet emri.Pra kemi pasur shume qeveritare,qe benin si kalamajte,dhe qullosnin qullin shqiptar.Por Berisha ka nje cilesi,ai komandon dhe kur eshte ne opozite,se ai s’te le te drejtosh shtet.Psh Sheshi Skenderbej eshte perdhunuar nga ustashet e Saliut,me leje dhe pa leje atje beheshin orgji politike:eshte fatkeqsi te kesh Berishen qeverises,fatkeqesi eshte ta kesh dhe opozitar.Nese per ditelindje njeriut i behet nje torte e embel(une sot sa e bleva te timen)atyre te dates 22 Saliu ua ka kriposur torten;eshte tipi ai,s’ke ç’i ben!
eshte me shume politike ….pa shprese per popullin …se per kto 18vjet edhe krahut te majte i ka pelqyer politika e sales per te mos thene se edhe elektoratet i kane te njejta ….ne shqiperi nuk ekziston nje krah i denje per ti dhene ketij kombi te drejten e tij dhe mirqenien qe e pret……prandj zoti MERO perse nuk na shkruan se si mendon te zgjidhet halli i ketij populli te mbytur nga korrupsioni ……..
O mero! Nuk ka njeri qe mos ta dije cfare monstre eshte Sali Berisha. Edhe djalli e ka frike ate. Merru me teper me keta qoftet e PS-se. Jane si hiena qe nuk po ndihen fare e po presin pushtet qyl, pa bere asgje. As per te mbrojtur voten time, as kandidate te paster, as ndonje falje per bashkepunim te suksesshem me Berishen deri ne qershor te 2009. Pse deklaron PS-ja se eshte shpresa e vetme e shqiptareve apo se mes dy te keqijave na ka ngelur vetem PS-ja, pasi Rama beri marreveshje te hapur per te ndryshuar kushtetuten ne 3 ore me 21 prill 2008, duke zhdukur pluralizmin ne Shqiperi, dhe e keqja eshte se ky fodull Rama nuk ka treguar asnjehere shenje pendese apo ndjese per ate corbe qe i jane bere ligjeve, pasojat e te cilave po i heqim cdo dite. Jemi i vetmi vend ne Europe qe ne 2011 do votojme vetem per dy parti.
Ky nuk quhet pluralizem, por diktature me apo pa rotacion.
ore po ke eshte Arvziu,se u be 5 dite qe nuk ka dal ne televizor te na shpiegoje ndonje gje,aman gjejeni ku eshte futur edhe i nxirrni ndonje fjale nga goja,le te thote ca te doje vetem te flasi,se nuk na rrihet me pa e pare e degjuar
Sic shihet edhe ne kete shkrim nuk eshte thene e vereteta, sepse nga 1992 kemi pas disa kryeministra.Kjo evertete u tha nga ndonje komentues qe din te reflektoje drejt dhe nuk te lejon te genjesh.Por per te dhene nje tabllo me te qarte mbi politiken tone gangstere, te ketyre 20 vjeteve,si dhe perse Sali Berisha erdhi ne pushtet dhe perfaqsoi te djathten shqiptare dhe perse opozita e sotme nuk ka force ta heqe Ate, une do tjua them perseri megjithese e kam thene disa here, megjithese ajo dihet pak a shume nga te gjithe.
Ne ishim shteti i fundit ne Europen Lindore ,Post komuniste qe rrezuam diktaturen, prandaj Ne vazhdojme te jemi te fundit per te sjelle demokraci
Nexhmije hoxha dhe Ramiz Alia KUUUUUUUUUUUURRE nuk do ta leshonin pushtetin pa dhune, por vrasja e Causeshkut ne Rumani i detyroi Ato ta benin ate. Per kete ,Ramiz Alia , si dhelper qe ka qene gjithmone, perderisa i shpetoi E, Hoxhes, dhe duke u nisur nga porosit e Gorbacovit, perdori dredhine qe te krijonte sa me shume Parti , te majte e te djathte duke e shtypur me cdo menyre te djathten e vertete, qe e kishte formuar Partine dhe programin e saj demokratik qysh ne komunizem. Dhe per kete si njeriun me te hekurt ,per te eleminuar te djathten e vertete, zgjodhi ne krye te asaj te djathte qe krijoi vete,.Sali Berishen , njeriun me kriminel qe kishte dhene shembullin e tij duke denuar disidente dhe patriote te ndershem ,ne diktature dhe te cilen Ai e kreu me sukses me ndihmen e PS dhe te gjithe klaneve mafioze te vjetra qe e zgjodhen.
Gjithe keto vite kane ato perdorur te gjitha metodat nga me mafiozet per ta shtypur, per ta vrare dhe persekutuar te djathten e vertete shqiptare, e cila i shtriu doren e pajtimit ketyre krimineleve, por qe nuk pranoi kurre te behej pale me Ato ne kete lloj corbe demokracie i thencin qe Ato ndertuan.Vrasjen e disidences shqiptare Ato e filluan me vrasjen e Arben Brocit, pas shpine , ne qytetin e Shkodres , vrasje e cila nuk u zbardh kurre.Ne kete vrasje ashtu si dhe ne cdo fenomen tjeter qe ne kemi hasur keto 20 vjet jane bere nga e njejta dore, nga PS e PD, ku ne ate kohe ishte minister i brendshem Ruci. PD gjate gjithe kohes ka perdorur,spiunet e birucave si Pjeter Arbnorin e te tjere si dhe keto qe jane sot ministra ne Pd si dhe Azem Hajdarin , qe spati kollone vertebrale. Dhe po te shikojme keto njerez i vrane me vone me menyra te ndryshme, sepse ishin deshmitare te shume bemave.
Ne vendin tone nuk ka per te pasur ndonjehere zgjedhje te lira e demokratike ,per sa kohe nuk do te kemi liri dhe demokraci, per sa kohe do te drejtojne klanet mafioze te politikes tone qe nuk i intereson per te patur ndonjehere zgjidhje te situates ne Shqiperi sepse Atyre nuk u intereson kjo gje sepse ndryshe nuk e mbajne dot pushtetin e tyre ,per tu pasuruar sa me shume,sepse sa me shume rremuje dhe injorance e percarje, aq me mire eshte per Ata.Prandaj Ne kemi 20 vjet qe perjetojme lojen e futbollit midis tyre , lojen si macja me miun ,Tomi e Xherri, dhe keshtu do te vazhdojme per sa kohe do te drejtojne vetem keto dy forca dhe persa kohe nuk do te lejohet opozita e veretet, me njerez qe nuk kane te bejne fare me korrupsionin dhe se nuk kane dale nga gjiri i ketyre forcavepolitike.
Ne Shqiperi ,sot korrupsioni ka mberthyer te kater pushtetet ,te cilat drejtohen prej 20 vjetesh nga PS e PD. Kete fakt po e shohim dhe po e provojme Ne cdo dite ne kurrizin tone, E keqja me e madhe eshte se mediat tona , qe te gjitha pa perjashtim jane pjellat e tyre dhe dirigjohen nga kjo mafije politike mjaft e eger dhe e rrezikshme per popullin. Kjo gje duket ne shkrimet e njeaneshme te tyre ,ku njera mban aen e PD e tjetra te PS. Dhe kjo jo se ato nuk e njohin realitetin ,jo se nuk dine ta tregojne ate por se jane te shitur dhe ne dispozicion te kesaj politike, vellavrasese,perca e sundo, sepse keshtu eshte me kollaj dhe i sigurt pushteti i kalbur i tyre. Mediat tona dhe gazetaret tane asnjehere nuk i kane sherbyer dhe nuk i sherbejne popullit te tyre,prandaj ato kane faje te renda .Nese do te ishte lejuar gazeta dhe shtypi i opozites se vertete, nuk do te kishim kete gjendje te mjeruar dhe kete varferi te tejskajshme, dhe per me teper keto tragjedi dhe gjakderdhje qe kemi perjetuar keto 20 vjet.
Mos u genjeni nga fjalimete zjarrta te ndonjerit si Ngjela sepse ato jane vetem vazhdim i mashtrimit per te mbajtur pushtetet qe kane ndertuar ,sepse Mafia politike i ka ndare pushtetet dhe zonat e influences. Dhe per me teper ,nuk keni perse te genjeheni sepse keto fjalime te zjarrta NE i kemi degjuar dhe na eshte ca daullja e veshit, qysh me E. Hoxhen,R.Alian,S.Berishen ,F. Nanon e tjere me radhe e deri tek Ngjela.
Demokracia NUK DHUROHET, POR FITOHET. dhe kete fitore popullit ja sjell vec vetvetja e askush tjeter. Por qe ta fitosh ate duhen njerez me ndergjegje te paster , nje popull te ndregjegjesuar, njerez te guximshem ,te vendosur dhe me kollone vertebrale dhe jo sahanlepirsa qe e shesin bythen per hicgje , jo njerez injorante ,dritshkurter q emendojne vetem per sot ,Por njerez q e mendojne edhe per te nesermen edhe per te ardhmen e tyre e te femijeve te tyre.
Zgjedhjet jane te percaktuara se kush do ti fitoje , me kot lodheni Ju te dashur . Pak rendesi ka ajo qe shkoni apo nuk shkoni Ju ne votime. E vetmja menyre per te fituar lirine eshte te demostrojme cdo dite , ne menyre te kulturuar, pa djeg , e pa gjujt me gure dhe duke e ruajtur vete demostraten nga keto elemente sepse vetem ketu shihet vota juaj e vertete ,sepse vetem keshtu ta shikon bota e qyteteruar voten tende,sepse vetem keshtu Ju i thoni STOP, te gjithe politikes sone mafioze te deritanishme, se vetem keshtu arrihet FITORJA ,se vetem keshtu u thuhet politikes JEMI NE , PA JENI JU, prandaj Ju duhet te na sherbeni NEVE.