Sikur në Gërdec të mos kish vdekur i ndjeri Muhamet Hoxha, dhe sikur në koalicionin PD- LSI të mos kish qenë Dritan Prifti, drejtësia shqiptare as që do kishte tentuar të merrej ndonjëherë me përfshirjen e familjes Berisha në Gërdec dhe as me hetimin e skandaleve të njëpasnjëshme lidhur me supervjedhjet e familjes në pushtet pas vitit 2009. Këta dy persona, një për fat të keq i vdekur dhe tjetri për fat të mirë i gjallë, nuk kanë provuar vetëm faktin se Berisha është i zhytur deri në fyt në krim dhe korrupsion, por kanë provuar një gjë më të rëndë, që shteti ligjor në Shqipëri dhe gjithë institucionet e tjera janë jashtë loje.
Sikur i ndjeri Muhamet Hoxha të mos ishte një nga tri viktimat e para që u zbuluan dhe sikur Berisha të mos “ngatërronte” emrin e tij para medies me shpresë se s’do merrej më vesh, do ta kishim shumë të vështirë të shkonim brenda shtëpisë së tij për të gjetur fajtorin kryesor të asaj tragjedie. Siç pranon gruaja e tij Liri Berisha, ajo dhe djali i saj Shkëlzeni, nuk i kishin treguar Sali Berishës për baxhanakun e punësuar në Gërdec dhe u ndjenë keq kur ai i ngatërroi emrin. Por më vonë rrodhën faktet dhe u provuan të gjitha lidhjet e djalit të tij me njerëzit që punonin dhe fitonin në Gërdec. Pas kësaj Berisha nisi një presion të paparë mbi drejtësinë derisa e gjunjëzoi atë dhe degradoi gjithë procesin e hetimit dhe akuzës. Sot s’ka më të dënuar dhe fajtori i vetëm rrezikon të shpallet një karrocier i vdekur.
E njëjta histori po përsëritet dhe me skandalet e njëpasnjëshme të korrupsionit, denoncuar nga Dritan Prifti. Skandali i naftës virgine shkon sërish në zemër të familjes Berisha. Për të gjithë ata që njohin një nga pronarët e akuzuar, dinë mirë lidhjet e tij të afërta me familjen Berisha dhe jo aq rastësisht sërish me gruan e tij. Ai është sponsor i fondacionit të saj, sponsor i PD-së, dhe i mbështetur pa asnjë hezitim në biznesin e tij. Berisha që nuk lë biznesmen pa etiketuar dhe fyer publikisht, ka ditë të tëra që hesht dhe nxjerr ca laraska tek zyrat e PD-së që tregojnë përralla për korrupsionin e qeverive Meta dhe Nano, por që sipas tyre për to e ka përgjegjësinë Edi Rama. Berisha ende nuk ka kërkuar ndjesë për favorizim të këtij trafiku dhe ende nuk është distancuar nga kjo aferë korruptive. Në vend të saj ai po nis sërish betejën kundër prokurorisë, e cila sipas tij nuk po heton dosjet e korrupsionit të socialistëve.
Por përtej Berishës, ky shtet ka disa institucione të tjera formale. Ky shtet ka Drejtori të Përgjithshme të Tatimeve, ka Drejtori Doganash, ka Ministër të Financave, ka task-forcë për tatimet, ka Polici të Shtetit dhe Polici Kufitare. Si është e mundur që askush prej tyre, jo vetëm që nuk ka njoftuar asgjë deri më sot, por dhe kur krimet dalin në shesh thuajse rastësisht, ata përpiqen t’i fshehin. Tani të gjithë nxitojnë të shajnë Dritan Priftin që ka denoncuar dhe jo ata që kanë vjedhur. Tani një ministër i dorëhequr që po denoncon krimin, është më i sulmuar se autorët e kapur me presh në duar. Sikur Dritan Prifti të heshtte dhe të shikonte punën e tij, ai do ishte sot i preferuari i pushtetit dhe i lavdëruar prej tij siç e lavdëroi Berisha ditën që dha dorëheqje.
Pra, problemi këtu nuk është se ne sot dimë shumë gjëra për vjedhjet dhe vrasjet e pushtetit të Berishës. Problemi është se ne këto i kemi mësuar nga rrethana aksidentale apo nga vullnete të punës së medias dhe politikanëve. Ne deri më sot s’kemi asnjë skandal financiar të zbuluar nga institucionet që paguhen në shtetin shqiptar për këtë çështje. Ne kemi një histori sekseri të familjes Berisha siç është Damir Fazliç, të zbuluar nga shtypi; kemi një histori tragjike të vrasjes së 26 personave në Gërdec zbuluar nga media për shkak të kompleksimit të familjes Berisha naga përfshirja në të dhe tentimi për të fshehur të vërtetën; dhe kemi së fundmi disa histori të hershme korrupsioni që përfshijnë kupolën e shtetit shqiptar, familjen e kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe gjithë sejmenëve poshtë tyre, që është zbuluar falë kurajos së një ish- ministri, që ka guximin të denoncojë atë që di për pushtetin. Por këta njerëz dhe mund të kishin heshtur. Media mund të bënte sikur nuk e njihte dhe nuk e dinte kush ishte Damir Fazlliç, Dritan Prifti mund të bënte sikur nuk e dinte kush trafikonte naftën virgine apo sikur nuk i kish dëgjuar pazaret e Ilir Metës dhe media mund t’i besonte Berishës që baxhanaku i tij nuk e kish emrin Muhamet, por Mehmet. Dhe nuk do të kishte ndodhur asgjë. Ky vend do të vazhdonte të flinte mbi krimin dhe pushteti do ishte si një klloçkë gjigante që ngroh vezët e krimit dhe korrupsionit për t’i shumëfishuar në këtë vend. Falë Zotit kjo nuk ka ndodhur dhe së paku krimi është treguar me gisht. Shoqëria shqiptare tani e di se çfarë ka ndodhur, por është e shokuar kur shikon se çfarë nuk bëhet për ta dënuar atë që ka ndodhur. Shteti që duhet të na mbronte nga krimi është bërë palë me të dhe po lufton që edhe pasi gjërat janë bërë publike dhe e vërteta është në shesh, të mos hetohet, të mos gjykohet dhe sidomos të mos dënohet.
Comments are closed.
Shoqeria shqiptare jo vetem qe nuk eshte e shokuar Mero, po as nuk e quan fare anormale gjithe ate çka ndodh. Shoqeria shqiptare eshte komplet jashte realitetit. Jeton ne nje bote komplet te veten dhe te vetmet lidhje qe ka me jeten reale, eshte kur ushqehet dhe kur jashteqit.
jam shume dakort me ju, sikur me keni lexuar mendjen!!!!
Hahahaha,por nuk eshte per te qeshur,eshte e vertete.
Mire o Mero ti shkruan,R.Qosja shkruan e te tjere si ju shkruajne,por ne si popull kete qeveri meritojme.Po te meritonim qeveri me te mire do te kishim force ta rrezonim kete komunist te ricikluar ne kriminel profesionist. Per sa kohe qe vetem flasim e shkruajme do vazhdojme ti qahemi njeri-tjetrit.
I dashur AlbinoBlackSheep, jam plotesisht dakord me ty. Mendoj se fatkeqesisht ne te gjitha demokracite e reja ne Balkon ( Bullgari, Rumani, Maqedoni etj,) po ndodhin gjera te tilla.
Mendoj se neve nuk do te flasim e shkruajme dhe ti qahemi njeri tjetrit per nje kohe te gjate. Koha punon per ne.
Une di sot,i nderuar Mero,qe vendi im nuk ka shtet ndonese disa institucione po duam ti shohim se po qendrojne ne kembe.Po te ishte vertet ne kembe institucioni i Presidentit,si kreu i Forcave te Armatosura,nuk do bente rolin e mushkes ushtria ne Gerdec.Po te kishim ne kembe Institucionin e
Akuzes nuk do guxonte te kundersulmonte me forcen e VKM-ve antiligjore e antikombetare dr.Tyryry-ja e qeveria e tij tyryry.Po te kishim ne kembe ShISH nuk do te zhvillohej nje veprimtari e tille,me pasoja katastrofike ne nje qender te banuar dhe prane te vetmit aeroport te vendit.Pra Shqiperia drejtohet nga nje bande ne breket e dhjera te se ciles qelben nga impotenca te gjitha mekanizmat qe nuk e meritojne ti quaj institucione.Jam e bindur se kjo vetedije i nxori ne mase te papare njerzit ne Demostraten e 21 janarit,per te denoncuar e refuzuar banden qe e quan veten qeveri legjitime,per te refuzuar kete gjendje alarmante e te pashprese ku eshte zhytur e gjithe jeta jone.Dhe njerzit e permbushen kete detyre ndonese nen bresherine e plumbave e rrekete e gjakut qe i pashe ne bulevard.Keto krime,qe rreshtoni ju Mero,e plot te tjera qe nuk mund te dihen ne media po ndjehen perdite ne kocken e shqiptareve,u denoncuan ne ate dite te 21 janarit me forcen me te madhe qe me kane zene syte ne 20 vjetet e fundit.Kjo dhe vetem kjo force e popullit tim me jep shprese.
Kur shqiptarert qe qerojne keto kriminele me vota, dhe Edi Rama te behet kryeminister, duhet patjeter te vendose drejtesine, te zbatoje ligjin antimafie per keto zhulesa qe me vjedhje, krime dhe gjak vodhen sa u fryne dhe shkaterruan vendin, keto kerma duhet t,i kthejne shqipetareve dhe Shqiperise edhe qindarken e fundit qe kane vjedhur, vilat dhe pasurine tja marrim dhe tja japim atyre fatekeqeve qe keto monstra i bene edhe me te varfer. Pastaj monstrat qe nga Berisha e deri tek krimineli me ordiner qe i rri pas t’i jepen drejtesise dhe te marrin denimin e merituar per shkaterrimin e vendit, per demet e pallogaritshme qe kane bere per 20 vjet rresht.
Une personalisht do te doja qe edhe ato gazetare e intelektuale i theneshin qe i mbajne ison ketyre mafiozeve per nje cope apo per nje rroge duhet te denohen sepse ato kane pjesen e tyre ne krimet makaber dhe mega vjedhjet qe Berisha dhe banditet mionistra apo deputete kane bere.
Institucioni me i larte ne demokraci eshte qytetari. Por ne nuk jemi akoma ne demokraci. Pavarsisht se 97′ ishte nje clirim, mendoj se rruga qe u ndoq ne menyre krejtesisht anarkike ne 97, nuk ishte rruga e duhur dhe ne fakt ajo nuk na solli demokracine, por nje grup te papergjegjshem dhe mendjelehte politikanesh kafenesh, te cilet na bene dhurate qeverine Berisha 2.
Duhet te gjendet menyra se si te bejme te triumfojne qytetaret, me ane te nje rezistence masive pasive dhe mos bindjes qytetare sa here qe zbulohen fakte te renda dhe te kerkohet me kembengulje doreheqja e fajtoreve. Berisha sapo i ka shpetuar nje mundesie te tille duke e detyruar Ilir Meten te jepte doreheqjen para se te ishte vone per vete Berishen…
Ehhhhh….te gjitha keto te fshehta qe zbulohen rastesisht sic thote me te drejte Merua, tregojne se ne Shqiperi ska shtet dhe as qe ka per te pasur persa sa kohe qe ligji te filloi te zbatohet si per lypsin e fukarain ashtu edhe per pasanikun apo deputetin.
Kur themi ska shtet dmth se skemi president qe te dale e te urdherohje shkarkim gjygjtaresh qe nuk denojne kriminelet, nuk kemi gjykata qe te denojne sipas ligjit, nuk kemi prokurori qe te mbledhe faktet qe duhen. E keshtu e ardhmja do te jete e zeze, dhe te me falni por nqs ky rend qe kemi ne sot quhet “demokraci”, atehere them e me mire kemi qene ne komunizem ku se paku minimalisht jeta dhe siguria per te, ishin te garantuara. Nuk di se cdrejtsi mund te presi nje njeri kur shikon sesi ne Gerdec te mos denohet askush, madje mbyllen ceshtijet per fare. Cdrejtsi mund te shpresoje nje baba qe i vidhet femija, nje indiivd qe i vidhet prona, pasuria etj???
Ka ndonje njeri ne Shqiperi i majte, i djathte, i qendres,me parti pa parti,me shkolle pa shkolle i zgjuar,i trashe,qytetar,fshatar qe te besoje se Berisha nuk ka dijeni per cfare ndodh ne mbreterine e tij?Ai qe di edhe nga shkojne,me ke shkojne grate e shokeve,qe i vijne SMS edhe se ku e pijne kafen shoket dhe opozitaret,ku flene me ke flene,ku lozin,cfare kemisha dhe kepuce veshin???Behet gje ,hapet biznes,jepen tendera,investohet,trosportohet nafte apo droge,shitet apo blihet pa dijenine e doktorit???
Doktori qe inaguron edhe cerdhet e fshatit,nuk di per Gerdecin ,ta zeme, apo naften virgine???’Doktori”di se ku ben shurren ne filan ore deputeti filan dhe jo per gjera te tjera kardinale per mbreterine e tij.Cfare di “doktori”nuk di as shiku,as policia,as prokuria te marra se bashku..!Ky ishte fati yne:Te kemi nje mafioz ne krye!
Mero,diku nga fundi i shkrimit thua:”shoqeria shqiptare tani e di cfare ka ndodhur”.Po ,te lutem pyet njehere andej nga rruga e Elbasanit ,Ai Avziu di gje, se ai ka ardhur vone,po spertove tregoja te verteten.
Persa kohe qe ky popull nuk ka akoma ndergjegje qytetare,por anadollako-primitive,jane te pafrytshme te gjitha perpjekjet alla-Mero Baze ne luften e drejte kunder korrupsionit dhe ne fund te fundit per emancipimin e shoqerise shqiptare qe nuk do t`ja dije fare nga ky krah.
Megjithate mbetesh nje kalores i qyteterimit zoti Mero!
Shenim:Thashe “kalores” dhe jo karrocier si Sali Ram Berisha denbabaden!!
Mendoj qe per aresye kulturore , historike, shoqerore , ekonomike etj. ne nuk jemi akoma nje shtet demokratik. Me sa di une Republika Italjalne u krijua reth vitit 1945. U desh qe te vinte viti 1990 ( pra pas 45 vjetesh ) qe gjyqtari di Pietro dhe shoket e tij ( te ashtuquajtur Mani pulite (duart e pastra ) te benin qe te cdukeshin pergjthmone nga faqja e dheut partite e korruptuara si : Demokracia Kristiana, Partia Socialiste e Kraksit ( Kraksi vete shkoi ne Marrok qe ti shpetonte burgut dhe vdiq atje) etj. Mero Baza ben shume mire qe denoncon korrupsionin ( dhe per kete metiton respekt ). Sipas mendimit tim ne duhet te cdukim ne fillim ( ne vete shqiptaret e thjeshte ) korrupsionin e vogel si p.sh. ka njerez qe kane pese vjet qe vjedhin energjine elektrike, pse nuk denoncojme doktoret qe duan bakshish per nje operacjon ( klinika, infermjeret, drita dhe aparatet jane te shtetit ), pse nuk paguajme tatimet rregullisht ? Pse nuk denoncojme kur shofim se komshiu pasurohet me pa te drejte. Ketu ne Zvicer gruaja ime ne dimer la makinen ndezur per disa minuta dhe komshia zvicerjane morri ne telefon policine, sepse gruaja ime po demtonte ambjentin me gazrat e makines. Prandaj them se ne duhet te gjithe ( edhe une vete ) te luftojme korrupsionin e vogel qe per nje ndonje aresye kemi ne vehten tone. Kur neve udhetojme me makine dhe djali im (8 vjec ) shef ndonje makine policie bertet : “Lidh ripin e sigurimit, babi. Policia! ”
Ai e ben kete se keshtu eshte edukuar nga kopshti i femijeve.
kto vjedhje qe dalin tani nuk kane pse cudisin njeri…kur i var ujkut melcite ne qafe ske pse habitesh qe ato mungojne..