Leksionet e këqija të ambasadorëve për shtetin ligjor

14 Mars 2011, 20:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sa herë që ngrihen dyshime serioze për demokracinë në Shqipëri, një shpresë instiktive e shqiptarëve janë diplomatët perëndimorë. Për shkak se shqiptarët nuk kanë asnjë mëdyshje për orientimin e tyre perëndimor, diplomatët perëndimorë kanë qenë dhe janë për opinionin publik një lloj senati ‘de facto’ i politikës shqiptare, që duhet të korrigjojë deformimet e pamëshirshme që i bëjnë shtetit ligjor dhe institucioneve politikanët shqiptarë. Por kohët e fundit kam parë publikisht së paku dy raste kur dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri ose nga arroganca, ose nga lehtësia me të cilën e marrin shoqërinë shqiptare, kanë dhënë leksione të këqija për shtetin ligjor në Shqipëri.

Kam lexuar një komunikatë të ambasadorit të OSBE në Tiranë, i cili ka nxituar të vlerësojë si të ligjshme zëvendësimin e komisionerëve socialistë me të ashtuquajtur vullnetarë nga shoqëria civile, që në fakt janë militantë të pushtetit. Pak rëndësi ka cilësia e tyre, por ka shumë rëndësi fakti që ky veprim shkel ligjin dhe saktësisht Kodin Elektoral. Ky vendim duhet të merret me një shumicë të cilësuar në KQZ, e cila në këtë rast nuk është siguruar dhe kjo është shkelja e parë faktike e ligjit. Shkelja e dytë dhe më e rëndë ka të bëjë me frymën e Kodit Zgjedhor, i cili e mbështet organizimin e KQZ mbi baza partiake. Nëse ky parim bie, duhet të bjerë gjithë sistemi i komisionerëve dhe të riorganizohen ato mbi baza të tjera jo partiake. Dhe i pari që duhet të pësojë nga ky akt është vet KQZ e zotit Ristani. Por ky është një debat i madh që nuk ja vlen të merremi këtu. E frikshme këtu është që një diplomat arrogant del e thotë publikisht një gjë që është në kundërshtim me ligjin dhe e noterizon atë si të ligjshme. Kur ky ambasador është dhe në krye të misionit të OSBE, atëherë situata është dhe më dëshpëruese. E vetmja mënyrë për ta zbutur është të mendosh që ambasadori ose është një diplomat i papërgatitur, gjë që s’dua ta besoj, ose është i angazhuar personalisht me çdo kusht pro pushtetit, ç’ka do ishte problem për statusin e tij. Sidoqoftë ai ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim tjetër për këtë situatë dhe derisa të dëgjojmë diçka tjetër prej tij, jemi të detyruar të besojmë këto që thashë.

I dyti që ka bërë diçka po kaq të papërgjegjshme është ambasadori i SHBA në Tiranë. Para disa ditësh ai vizitoi “perandorinë” mediatike të pushtetit, TV Klan dhe nuk pashë as një shenjë skuqje apo turpi në fytyrën e tij kur pronari i grupit mediatik Klan, Frangaj, pasi e shëtiti bashkë me shpurën e vet nëpër ndërtesat e ndërtuara në mënyrë jo transparente mbi tokat e pronarëve, e çoi dhe tek një TV tjetër, ABC News, të cilin ja prezantonte si një arritje të re të grupit të tij mediatik. Ne të gjithë e dimë ç’është ajo. Është një ish- TV i falimentuar, me licencë të hequr, me borxhe dhe pronarë në burg. Frangaj ja mori të gjitha përsipër, i mori licencën, e nxori nga burgu, i pastroi biografinë dhe ndërtoi atë TV. Por zoti ambasador ju duhet të dini se ligji shqiptar për radiotelevizionin nuk të lejon të kesh dy televizione në pronësi. Kjo është një shkelje shumë e rëndë. Për këtë shkelje zoti Frangaj është hetuar një herë në vitin 2006, kur përmes Mesila Dodës rrëmbyen një licencë televizive në Tiranë dhe e shitën pas disa kohësh 700 mijë euro. Prokuroria hapi hetim për këtë çështje dhe u mbyll nën presionin e pushtetit. Ai bëri lek duke përdorur Mesila Dodën, të cilës nëse nuk i ka dhënë ndonjë lek, e “kompensoi” në natyrë duke e bërë deputete. Tashmë po bën të njëjtën gjë, por duke shfrytëzuar disa njerëz të viktimizuar. Unë e di që nuk e ka shënuar në emër të vet atë TV. Të gjithë e dimë që është i tij dhe ai ka investuar atje. Nëse njëherë këtu do të ketë shtet ligjor dhe të thërrasë për hetime njeriun mbi të cilin është hedhë ai TV, do ta ketë të vështirë të provojë ku i ka gjetur gjithë ato pare. Por turpi është që atë çfarë ne dimë dhe s’e provojmë dot, pronari real i këtij TV, zoti Frangaj ja thotë në sy ambasadorit të SHBA dhe ai tund kokën dhe buzëqesh thua se po shikon një mrekulli të shtetit ligjor dhe demokracisë. Ajo kronikë televizive zoti ambasador mjafton që zoti Frangaj të hetohet nga prokuroria për vepër penale dhe t’i hiqet licenca e ABC News, kurse ju fatkeqësisht duhet të sqaroni sërish publikisht nëse jeni kënaqur që dëgjuat nga zoti Frangaj që ka dy TV në pronësi apo jeni mërzitur?! Shqiptarët të panë të kënaqur që ishe dëshmitar i shkeljes së ligjit dhe kjo është gjë e rëndë.

Nuk ka rëndësi nëse diplomatët shfaqen krah qeverisë apo janë të kujdesshëm në mesazhet e tyre. Shqiptarët duan të shikojnë që ata të jenë gjithmonë në anën e shtetit ligjor dhe të kenë një inteligjencë të mjaftueshme për të mos u keqpërdorur nga shtrembëruesit e demokracisë në vend. Ajo që po ndodh me disa nga diplomatët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri krijon dyshime për integritetin e tyre profesional dhe jo për parimet e Perëndimit. Shqiptarët tani e njohin Perëndimin dhe e dinë përse luftojnë. Është mirë që ambasadorët të njohin mirë shqiptarët dhe të dinë çfarë u thonë.

13 komente në “Leksionet e këqija të ambasadorëve për shtetin ligjor”

  1. lira says:

    Qe nga 21 Janar fjalet dhe qendrimet e dy ambasadoreve me te rendesishem ne shqiperi kane qene ne qender te vemendjes se opinionit publik. Eshte e vertete qe qendrimet dhe deklaratat e tyre kane qene sa te papergjegjshme aq dhe arogante. Mendoj se kjo vjen sepse ata e matin opinionin publik me metrin qe matin saliun.( nuk me ben dora tja shkruaj emrin me germe te madhe). Kur nje paranojak, hajdut e vrases arin te qendroje ne pushtet, nderkohe qe duhet te ishte lincuar me kohe per krimet qe ka bere, ata i japin te drejte vetes te trajtojne Shqiptaret si qytetare te dores se trete dhe e mesojn se si te shkele ligjin. Si mund te kete besim populli qe pikerisht keta do garantojne zgjedhje te lira?. Nje gje nuk kuptoj : jane ne dijeni vendet te cilet keta perfaqesojne per veprimet, deklaratat dhe qendrimet e tyre? nese jo-e shpresoj- duhet tu behet e ditur nga individe apo grupe intelektualesh te njohur. Nese po-dhe kam frike duke pare diplomatet e huaj qe vijne dhe kerkojne stabilitet ne kurriz te demokracise, gje qe ne vendet e tyre nuk do ja lejonte kush, atehere do te duhet qe drejtuesit e opozites ate lufte qe nisen ta cojne deri ne fund me forcat e veta te mbeshtetura nga populli opozitar si dhe ajo pjese e popullit te djathte qe nuk e fal kete qeveri per tradhetine dhe shitjen e interesave kombetare.

  2. bbb says:

    Te huajt qe vijne ne Shqiperi, dihet qe jene alabake dhe njerez pa intregitet moral. Mendoj se Koke-Bosch e arxhiu Arvizu jane shembujt me te mire te kesah qe dua te them. Por, e keqja me madhe e jona eshte se kemi nje opozite te shune mefshet e te pafuqishme per te rrezuar nje qeveri mekatare. Ndaj edhe lesionet e gabuar te te huajve dalin ne plan te dyte o zoti Baze.

  3. babiloni says:

    100% dakort me shkrimin kryeveper te Meros dhe 99% dakort me para-komentuesen!
    E gjithe shoqeria shqiptare nuk duhet te pranoje padrejtesi te imponuara ne kurriz te stabilitetit.
    Une nuk mendoj qe duke rritur nivelin e demokracise me doemos duhet te ulet niveli i stabilitetit. Demokracia dhe stabiliteti nuk jane dy koncepte me shume zero te tipit: (D+S=0?!?!?). Shtetet demokratike jane te gjitha te stabilizuara, prandaj Baze (dhe Lira) ka te drejte kur thote se ata po japin leksione te keqija per shtetin ligjor shqiptar (ne fakt nuk duhet te pergjithesojme, sepse jo gjithmone kane gabuar, por vete kur me gjithemend jane te kritikueshem).
    Mendoj se ka nje keqkuptim ose mos-perputhje mes visionit te ambasadoreve te huaj dhe te shqiptareve te shendoshe mbi demokracine shqiptare. Ata mendojne se shqiptaret jane te gjithe si Saliu apo Rama (jo si te korruptuar si keta te dy por si mbeshtetes te tyre), meqenense keta jane politikanet me te votuar ne shqiperi, ndersa ne mendojme se ambasadoret mendojne si ne dhe se ata
    (ambasadoret) i dine te gjitha te palarat e ketij pushteti dhe qe eshte vetem ceshtje kohe per ti hequr qafe me shkopin magjik te ambasadorit.
    E verteta, per mendimin tim, qendron gjetke: (dhe ketu nuk jam 1% dakort me Liren):
    shqiptaret e shendoshe dhe te pakten mesatarisht inteligjente duan brenda shpirtit te tyre qe te gjithe ndyresirat e politikes sone te zhduken pergjithmone nga skena politke shqiptare!
    Kete gje e dashur Lira nuk mund ta beje opozita e tanishme sepse ajo nuk perfaqeson shumicen e shqiptareve por vetem nje klike super te pasuruar nepermjet shkaterrimit urbanistik te kryeqytetit dhe me afera te ndyra te ketij lloji. Per qeverine nuk te flas fare sepse do nuk gjej fjale per te pershkruar atentatin qe ajo po i ben demokracise shqiptare tejet te brishte. Keto nuk jane nota pesimizmi: jane vetem shprehje reale e nje te vertete te hidhur: NE SHQIPERI SOT NUK KEMI NJE SHOQERI CIVILE TE PJEKUR PER TE MBUSHUR BOSHLLEKUN E MADH MIDIS KONCEPTIT PERENDIMOR TE DEMOCRACISE DHE PRIMITIVIZMIT DON-KISHOTESTK TE KLASES POLITIKE SHQIPTARE!
    Misionin qe duhet ta permbushte nje opozite normale perendimore nuk mund ta kryeje kjo e jona, qe i ka renjet ne paaftesi, primitivizem dhe korrupsion qe kur ka lindur! nuk po te permend nga kush perfaqesohet opozita sepse faktet flasin vete. Nje qeveri anti-shqiptare, pro-greke, filo-serbe, e korruptuar, vrasese, por e kalbur e gjitha ne korrupsionin e Tacit me shoke si kjo e jona, do te kishte rene me kohe po te kishim patur nje opozite ku mos te benin pjese Ruci, Gjinushi, Rama, Veliaj, Ngjela, Ndoka, Prifti, dhe gjithe biznesi i erret i ndertimeve kriminale ne Tirane. Nje opozite qe nuk ka ne berthamen e saj shoqerine civile te shendoshe NUK KA PER TE RREZUAR KURRE KETE QEVERI ANTI-SHQIPTARE!
    mjaftonte shume pak per ta bere por keta nuk e bejne dot, se i kane rrenjet ne te njejten nentoke me qeverine:
    NE NENTOKEN E KORRUPSIONIT QE PO GROPOS NGA DITA NE DITE SHPRESEN E SHQIPTAREVE PER NJE SHOQERI TE DREJTE!
    pershendetje!

  4. Rilind says:

    Ca NDERKOMBETARE i bejne presion PS-ne te hyje ne keto zgjedhje te deformuara nga Berisha.” C’keni ju, merrni pjese se jemi ne ketu”. Por nuk e dine ata se Basha/Poni & Co i drejtuar nga Berisha punon nate e dite qe zgjedhjet te “shkojne sa me mire” per PD-ne. Kete gje bene Nderkombetaret edhe ne zgjedhjet e 1996. Kodi elektoral ishte kaq diskriminues per PS-ne sa per nje moment PS nuk deshi te hynte ne zgjedhje fare. Dhe e pame se cfare ndodhi. Masakar Elektorale.

  5. mendertafuti says:

    Qendrimet e Perendimit reflektohen ne ato te Ambasadoreve te tyre dhe nuk behet fjale per papergjegjesi te tyre ketu.Kete e di mire dhe Mero Baze,por ja do puna dhe momenti ti personalizoje problemet te Ambasadoret.Dhe taktikisht mire ben sigurisht.
    Me ne fund shqiptaret duhet ta kuptojne se “vlerat” e Perendimit jane relative dhe nuk kane te bejne me “vlerat” e lirise apo demokracise ne pergjithesi,por me interesat e tyre materiale e strategjike ne radhe te pare!!!!!!! Te gjitha te tjerat jane PERRALLA.

  6. rexha italia says:

    MOS merrni leksione nga perendimi
    i keni te gjithe ne proces e siper jo vetem me nje akuze por me shume
    EDHE ne po marrim shembullin e tyre

  7. arsen123 says:

    I referohem artikullit te Lires – Me pelqen sinqeriteti dhe idea qe populli te ngrihet ne kembe e ta zgjidhe vete problemin e tij … por kjo praktikisht eshte e pamundur. Populli shqiptar jo vetem eshte pushtuar nga nje oligarki mafiose por me keq akoma eshte pushtuar nga nje ide, nga nje fryme – qe Shqiperia mund te drejtohet vetem me menyra mafiose.

    Ne qofte se dikush nga ju mendon qe e keqja eshte tek nje person ( tek Saliu ) mendoj se e ka gabim. E keqja eshte me thelle. Saliu eshte thjeshte zbatues dhe perfitues i idese mafiose oligarkike. Jane me dhjetra “kandidate pushtetare” qe mezi presin te vazhdojne rrugen e Saliut. Ju jap nje shembull: Ne se Lul Basha do te zgjidhej minister ne Hollande … me siguri qe do te sillej si ministrat hollandese – pra me rigorozitet te njellojte si “ata” – hollandezet. Por me qe eshte ne Shqiperi dhe ketu sundon nje fryme e oligarkise mafiose ai sillet ( sic tregojne faktet e prokurorise ) si nje mafios i vertete.
    Kush mendon qe ai “pak” popull qe u ngrit ne 21 janar mund te ndryshonte rrjedhen e historise sipas mendimit tim eshte shume optimist. Per fat te keq demokracia eshte nje proces i gjate dhe nuk do ti shpetojme dot fazave te zhvillimit. Sot ne jemi ne fazen kur jemi pushtuar nga nje lukuni te ashtuquajtur MINISTRA, KRYEMINISTER e DEPUTETE te cilet zhvillojne nje lufte te hapur midis tyre per marrjen e pushtetit. Te huajt e dine mire kete pune prandaj nuk perzihen. Edi Rama apo Sali Berisha – per ata – tingellon e njejta gje. Kush eshte i sigurte qe Edi Rama do beje mrekullira te ngreje doren. Asnje nuk do te beje mrekullira. Historia do te perseritet nga e para. Edhe sikur Rama te kete bere nje kthese te jashtezakonshme ne ndergjegjen e tij, por edhe sikur ti jene zgjuar te gjithe instinktet e krenarise kombetare apo ajo e altruizmit me te larte per te shpetuar kombin e tij, nuk do ta lejonin mafiozet e tij rreth e rrotull te inspironte apo te clironte demokraci. Po pse kaq truthare i dini ju ata mafiozet e ndertimit apo sponsora te PS qe te hedhin MILIONA per te ashtuquajturen democraci te EDI RAMES qe ne fakt edhe ai eshte i perlyer deri ne fyt me te gjitha.

    Une jam pesimist ?

    1. babiloni says:

      Totalisht dakort me ty Arsen 123. Nuk dua tu shtoj asgje fjaleve te tua. Ketu njerezit mendojne ose si Saliu ose si Edi: kjo eshte e papranueshme! O me mua o kunder meje: kjo eshte llogjika shqiptare. Oligarki mafioze e vrasese ne pushtet dhe oligarki mafioze dhe hajdute ne opozite. jam dakort edhe me faktin qe populli nuk ka me fuqi te ngrihet ne revolta sepse shume pesimist se alternativa e opozites (nese ekziston?!?) do ti ndryshoje gjerat.
      E vetmja gje qe mund te bejme pa bere revolucione dhe revolta te dhunshme mund te ishte pjesemarrja masive ne votimet e majit dhe anullim i votes me nje X te madh. Te pakten keshtu votat nuk do te vidheshin dhe as keqperdoreshin nga asnjera pale. Atehere de ambabasadoret e huaj do ti “plasnin syte” dhe do te shikonin qe shqiptaret nuk i duan Ramet e Salite. As Saliu e as Rama nuk kane per te bere kthese, te pakten ne kete bote.
      Problemi tjeter eshte alternativa e opozites ndaj kesaj anti-qeverie: DO TI LUTESHA MERO BAZES TE SHKRUANTE NJE HERE TE VETME PER ATA SHQIPTARE QE NUK IDENTIFIKOHEN ME RAMEN DHE BERISHEN DHE RRACEN E TYRE!
      Nje here te vetme ti fliste shoqerise shqiptare dhe jo militanteve te partise apo lexuesve te Teme-s. Ashtu sic beri i Madhi KONICA, dikur me bashkekombesit e tij!
      Pershendetje.

  8. lira says:

    I nderuar babiloni ! Debati gjithmone eshte i shendetshem. Ju jap shume te drejte 99% te 1% dhe jam nje nga te rrallat qytetare te Tiranes qe kam provuar ne kurriz korrupsionin nga opozita e sotme -dje ne pushtet. Mbeshtes cdo gje qe ke cituar per opoziten duke shtuar dhe qendrimin e opozites lidhur me rregjistrimin e popullsisesi dhe mungesen e shoqerise civile ne berthamen e saj. Cfare do bejme? Ne popull duhet te mbahet gjalla fryma e protestes sepse dhe shoqeria civile oksigjenin dhe mbeshtetjen e saj aty do e kete. Shqiptaret (per fat te mire gjithmone e me pak kohet e fundit) jane mesuar te mbeshtesin partine e tyre si ne futboll skuadren e zemres pa cka se ajo luan keq, dhe jane gati qe ajo te fitoje duke bere dhe gol me dore apo duke dhene penallti arbitri (ndoshta nderkombetar) ne menyre te padrejte. Opozita kjo eshte, as me shume as me pak nga ajo qe ju me shume saktesi e pershkruat. Do ju sugjeroja qe mendjen e kthjellet ta beni aktive jo vetem nepermjet komenteve ne TemA po per formimine nje shoqerie civile te shendoshe, dhe ne do te mbeshtesim.Pershendetje!

    1. babiloni says:

      E nderuar Lira,
      faleminderit per mirekuptimin dhe komplimente per shpirtin shume te larte qytetar dhe nivelin e larte intelektual te arsyetimit! Personalisht mendoj qe duhet te jesh shume e pregatitur dhe e mireformuar per rrezikun qq ei kanoset demokracise shqiptare.
      Jam dakort kur thua qe ne duhet te mbajme gjalle frymen e protestes por qe kjo e fundit te ece perpara dhe te jape fryte duhet te bazohet ne nje alternative te besueshme mbi-politik. Ketu nuk jemi ne fushate elektorale normale perendimore ku partite kerkojne te mbledhin vota dhe opozita do qe te rrezzoje qeverine me votat e qytetareve. Ketu jemi nje situate PARA-DEMOKRATIKE ku pushteti mbahet me cdo mjet per qellime mafioze kriminale e korruptive. nje opozite E PASTER, pa lidhje me korrupsionin dhe aferat e dyshimta dhe here here anti-shqiptare nuk kryen dot asnje lloj misioni shpetimtar te shoqerise shqiptare, sepse ajo do vetem te zevendesoje qeverine dhe jo te zgjidhe pergjithmone ceshtjen e shoqerise sone.
      Prandaj them qe kete gje mund ta bente ose nje opozite e vertete ose NJE SHOQERI CIVILE MBI-POLITIKE! Per fat te keq edhe shoqeria civile i eshte nenshtruar rregullit/modelit “Prifti”: dmth: po nuk hengre me Saliun shko tek Edi se eshte kundershtari i Saliut! Kjo eshte llogjike barbare, mesjetare, anti-shqiptare qe fyen rende inteligjencen e nje shqiptari te thjeshte, perfshire te nenshkruarin.
      Prandaj te jap te drejte kur thua qe ne si popull duhet ta mmarrim vete fatin tone ne dore.
      Vetem se une propozoj me shume modesti nje zgjidhje te tipit:
      “pjesemarrje masive ne votimet e majit dhe anullim i votes me nje X te madh”!
      ndoshta jam pak utopik por kjo vjen nga inati qe ndjej kur mendoj qe per te rrezuar nje qeveri mos-qeverisese ne shqiptaret duhet gjithmone te bejme revolucion. dhe ironia e fatit eshte qe Saliun e zgjodhem ne ’91-shin me revolucion dhe protesta, e rrezuam ne 97 po me revolucin dhe protesta, e rizgjodhem ne 2005-es me revolucion dhe protesta dhe perseri duam ta rrezojme ne 20011-en me revolucion dhe protesta. Kam bindjen qe dhe me Ramen keshtu do te ndodhe: do ta zgjedhim(n) me revolucion dhe do ta rrezojne me arme pastaj.
      Une nuk jam kunder revolucionit kur ai eshte e vetmja menyre por te pakten ta cojme deri ne fund e ti zhdukim te gjithe!
      pershendetje e nderuar zonjushe dhe komplimente edhe nje here per qytetarine ne komentet e tua!

  9. Gramozi says:

    -sala ka bllokuar TOPCHANELIN ne internet dhe komentet kundra tij ne SHEKULLI.
    Esht e papare shumica e atyre pak komenteve jane pro sales..

  10. plaku says:

    Une personalisht mendoj se ambasadoret e huaj kur japin ndonje koment ata gjithmone mendojne per interesat gjeopolitike te vendit te tyre dhe sidomos per “stabilitetin” e vendit ku jane perfaqesues.
    Per kete mjafton te shifni se cfare ka ndodhur 30-vjetet e fundit ne Egjypt, Tunizi, Libi etj.
    Populli yne ka nje proverbe te bukur ” I zoti e nxjerr gomarin nga balta”.
    Por fatkeqesisht per ta bere kete duhet kohe dhe durim. Edhe Roma nuk u ndertua ne dy jave.
    Shpresa ime e vetme eshte rinia shqiptare e shkolluar. Per kete shifni Egjyptin dhe Tunizine.

  11. protesto says:

    THIRRJE

    NE DISIDENCA DHE PATRIOTET E VERTETE I BEJME THIRRJE TE GJITHE POPULLIT SHQIPTAR QE DON NJE SHQIPERI TE LIRE E DEMOKRATIKE, QE DITEN E 8 MAJIT TA KTHEJME NE NJE DITE PROTESTE TE MADHE .
    – PER TE FITUAR LIRINE DHE DEMOKRACINE E KERKUAR DHE E SAKRIFIKUAR NE FITE
    -PER TI TREGUAR BOTES QE POPULLI SHQIPTAR NUK DON TE QEVERISET NGA NJEREZ TE KORRUPTUAR E TE LIDHUR ME BOTEN E KRIMIT,QE KA PUSHTUAR TE KATER PUSHTETET NE SHQIPERI.
    -SEPSE VOTA JONE NUK KA KUPTIM, SEPSE ATE E MONOPOLIZON DHE E NUMERON K.Q.Z.-JA,KURSE PROTESTEN E MONITORON POPULLI VETE DHE E SHIKON E GJITHE BOTA MBARE.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje