Rreth 120 banorë romë janë zbuar me dhunë nga hapësira, edhe ashtu e keqe, ku banonin afër stacionit të Trenit në Tiranë. Një shoqatë humanitare ka denoncuar krimin, i cili ka ndodhur para syve të policisë së shtetit që nuk ka dashur të shikojë, dhe nën bekimin e Ministrit të Brendshëm që kërkon të qeverisë Tiranën. Dëshmitë e grave të terrorizuara të mbetura mbi hirin e barakave të djegura flisnin për “tropojanë të armatosur”, të cilët policia i njihte dhe nuk ka ndërmarrë asnjë ndalim të tyre. Sido që të jetë e vërteta e hidhur na turpëron të gjithëve. Së pari turpëron shtetin dhe instrumentet e tij të rendit dhe sigurisë që janë bërë partnere në këtë zbim racist nga kryeqyteti. Dëshmitarët thanë se ata i kanë treguar policisë dhe emra konkret të njerëzve të armatosur që i kanë dhunuar dhe nuk kanë bërë asgjë. Kjo heshtje e policisë dhe mospërfshirja e kësaj ngjarje as në komunikatat e përditshme të shtypit për medien tregon se ose pushteti ka qenë pas këtij akti racist, ose njerëzit që kanë kryer këtë shëmti janë banditë të lidhur me pushtetin që i përdor për qëllime politike. Nuk dua të besoj atë që në fakt kam në majë të gjuhës për të thënë, dhe që ka të bëjë me inkurajim të grupeve kriminale në prag të fushatës elektorale për Tiranën, të cilëve mund tu jetë premtuar tokë në shpërblim të mbështetjes së tyre. Kjo është një skemë klasike për çdo regjim mafioz.
Kjo ngjarje turpëron po ashtu medien dhe gazetarët, përfshi dhe mua që kemi jetuar në këtë qytet këtë javë dhe nuk kemi mësuar një krim, i cili të kujton skenat e filmave me Ku Klus Klanin. Duke rendur pas protokollit zyrtar të lajmeve, jemi bërë bashkëfajtorë në një krim që do të poshtëronte çdo komb që mund t’i ndodhte. Ngjarje qindra herë më të lehta se kjo, kanë shkaktuar revolta popullore në kryeqytetet evropiane, përfshi djegien e periferisë së Parisit disa vite më parë. Duke heshtur të gjithë tentojmë të justifikohemi me një gen të fshehur racizmi brenda vetes duke i thënë njëri- tjetrit se kujt i ka ndodhur kjo fatkeqësi. Por në ato baraka të këqija, jo për faj të tyre, kanë jetuar gra, fëmijë, plaka dhe njerëz pa mundësi mbijetese. Zbimi i tyre natën duke u djegur barakat është një alarm për një shoqëri, e cila tenton të shkojë në Evropë. Ne kemi bërë raporte pa fund për liritë e pakicave dhe integrimin e romëve. Kryeministri ynë ka pranuar racizmin ndaj tyre dhe ka premtuar se gjendja do të ndryshojë. Por kur një gjë e tillë ndodh në mes të kryeqytetit, i mbështetur dhe nga policia, atëherë ky është racizëm shtetëror. Ky gjest turpëron po ashtu shoqërinë civile dhe dhjetëra shoqata për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, të cilët u gjenden po kaq larg kësaj historie sa të gjithë ne të tjerët. Miliona euro fonde që shkojnë për integrimin e pakicave të rrezikuara në shoqëri, duket se nuk shkuan kurrë në vendin e duhur. Atyre njerëzve nuk ju gjenden pranë, jo më në jetën e tyre normale, por dhe në ditën e tyre të zezë kur i kanë zbuar me urrejtje duke i ngritur natën nga krevatet e tyre.
Por pavarësisht bashkëfajësisë që ne kemi për atë që ka ndodhur, është një person përgjegjës që duhet të ndëshkohet për të dhe ai është Ministri ende i Brendshëm i Shqipërisë. Ky njeri, i cili mund të jetë dhe kandidat zyrtar për shumicën në Tiranë, nuk ka bërë asnjë koment për këtë akt racist në mes të kryeqytetit. Çdo homolog i tij do kishte lënë detyrën nëse ndodhte një masakër e tillë në një kryeqytet tjetër. Nga dëshmitë e të zbuarve flitet për grupe “tropojanësh” ose të vetëdeklaruar si të tillë, që i kanë zbuar dhe me tyta armësh nga fusha ku jetonin. Druaj se e gjithë kjo mund të jetë një ushqim për “të fortët” që kërkojnë ndere para fushatës në shkëmbim të mbështetjes për vjedhje votash. Druaj se kjo është arsyeja që policët sipas dëshmitarëve shkojnë aty, mësojnë kush i ka zbuar romët dhe ikin pa bërë asgjë. Druaj se Ministri i Brendshëm seç ka një qejf të duket si njeri që kontrollon territorin përmes terrorit. I lexohet qartë dëshira për tu dukur i fortë kur trash zërin në tribuna, kur bën sikur di diçka që s’e dimë ne të tjerët dhe sidomos kur tenton të kërcënojë. I ka të gjitha tiparet e një burracaku që kërkon shpëtim tek dhuna e shtetit. Heshtja e tij e neveritshme për këtë krim në qytetin ku ai ëndërron të jetë kryetar bashkie, na kujton të gjithëve se në dorë të kujt mund të përfundojmë nëse i hapim rrugë këtij gjesti të ndyrë racist.
Pres me padurim nesër kur do të dëgjoj kryeministrin që do ta dënojë këtë akt, bile mund të fajësojë dhe opozitën, pres të thotë që racizëm është dhe të thuash “i zbuan tropojanët” dhe në fund pres të rishpalosë programet e tij entuziaste për komunitetin rom në Shqipëri. Dhe në fund e përfytyroj atë mes një komuniteti të zgjedhur rom, ku mund të këndohet kënga e famshme e romëve në kohë të komunizmit: “Rroftë Partia, rroftë Enveri, se Mehmeti desh na theri”.
Comments are closed.
ne pergjithesi ne shqipetaret jemi shume raciste!
kjo eshte per te erdhur keq, sepse ne ankohemi pse te tjeret jane raciste me ne!!!!!!!
Kjo nuk eshte bere per racizem. Eshte ajo qe druan Mero, inkurajimi permes favoreve të grupeve kriminale në prag të fushatës elektorale për Tiranën.
Dhe pika tjeter e nxehte qe ka kapi i madhi Mero jane OJQ-te dhe keta ambasadoret e medhenj me palo-seminaret e tyre per te drejtat e njeriut.
eee mo Mero mo Mero. Fatkeqsisht, Shqiperia jone ka mbaruar njeher e mire
Saliu futi sherrin ne mes te Tropojes,pret ti qe ta ndaje shapin nga sheqeri tek çadrat e stacionit te trenit..!!Po pse “bllokqene”,”lavire bulevardi”,”do tu shqyej nofullat..”,”ikni langaraqe,zagare” kush i tha,une i thashe?Me vjen keq Mero,por Rama duket qe do futet prape,per here te katert per kryetar bashkie,dhe nqs do,ai e ben…Tani na del ajo Megi,te balancoje ate brunen e PD-se.qe e kishim tere diten si reklame lingerie ne lajmet,filluan grate e papuna te bejne sherr me burrat e papune,dhe pas Edvinit nuk harronte kurre dhe emrin te ndjerit Kristaq,por njehere u ngaterrua gjate me nje fjale turpi:mos eshte ajo brunia ajo Ceca qe i var trapin qeverisjes se Flamurit tek Antena?Na ka marre malli per ate brunen;kushedi ku e ka bere deputete Saliu-vari trapin?Tani kane gjetur nje slogan te ngordhur mo,u quajtka”Fajin e ka Saliu”,a thua se opozita s’ka faj fare…Me nje slogan te tille,Doris Pack pi aperitivin,dhe jo te krruaje koken,kurse Arvizi podel nga Kukesi,endoshta neser shkon nga Kosova,te rregulloje dhe andej qeverisjen,se atij Dell-tullacit idoli boja e SMS-ve.Perfundimisht Mero,do bjere Saliu,po jo nga koka po nga kembet.Andej nga Ina Rama s’po behet i gjalle ndonje lajm;une do isha nxehur shume po te me benin te bulevardit,sadoqe jam burre.
Jemi mesuar tashme qe ne prag dhe gjata fushatave elektorale trimat e Saliut tropojane apo te deklaruar te tille fillojne gjuetine e pushtimit te pronave si dhe terrorin. Me nje gur vrasin dy zogj: se pari pushtojne ato pak troje qe kane mbetur te pa zena dhe se dyti terrori i sherben frikacakeve ne pushtet per ti dhene zemer vehtes dhe te duken trima para te tjereve. Ne shqiperi mungon opinioni i shendoshe i shoqerise dhe kur kjo shoqeri eshte e dobet per veten e saj nuk besoj se indiferentizmin e tyre ta marrim per racizem ndaj romeve.
Shume turp !!!! —Si ka mundesi te sillen ashtu ne mes te Tiranes ?–Kjo eshte skandal ….
Mero,pse perpiqesh te hedhesh dyshime mbi identitetin e atyre qe kane shkaktuar kete akt vandalist-racist shperngules,ti i njeh shume mire ata,s’ka shume kohe qe “Ata” gazeten TemA e debuan nga ambjentet e saj te punes packa se nje here civile e njehere me uniforme,keshtu qe ben mire ti deklarosh qarte me identitet te plote per te ndihmuar sado pak ata njeres te shperngulur nga” trojet e tyre” se dhe serbet nuk bene ndo nje gje me te madhe me kosovaret me 1999 ,me tytat e armeve e bajoneta i debuan dhe ju vune zjarre ne trojete tyre.
plumbo9 ke shume te drejte kur thua : ” edhe serbet nuk bene ndo nje gje te madhe me kosovaret me 1999, me tytat e armeve e bajoneta i debuan dhe ju vune zjarre trojeve te tyre.”
jo vetem qe i debuan, por para se ti debojn me tytat dhe me bajoneta theren grate shtatezena kosovare, kurse ky koqja plumbo 0.9 krahason fatalisht/gabimisht dhe qellimisht disa tropojan gomar me krimet e serbeve, dhe nuk mjafton me kaq por shpreh urretje jo vetem ndaj tropojanve por edhe kunder kosovareve…
nese nje tropojan apo disa jan kriminele nuk jan e tere Tropoja ti koqe plumbi…
Un jam vete Tropojan dhe e them me plot gojen se ka shum kriminele tropojan, por jo e tere tropoja, ka njerez te mire, intelektuale, dashamir etj…
Babai im nuk ka zabtu token e askujt ne tirane, biles edhe e kan lutur por ai nuk ka pranuar, ne jemi ne token tone ne Tropoje dhe kujdesemi per veten tone atje pa i hyr kujt ne hak.
Por ju koqe plumbash mos na barazoni dhe mos na fusni me nje kallep me kriminele…
pse ti plumbo plastik andej nga vendi yt ska kriminele?
ju jeni engjej te gjithe andej?
te te kem afer te tregoj se cdmth 9 mm, ta jap nje bytheve dhe ta mbash gjithmone
Dëshmitë e grave të terrorizuara të mbetura mbi hirin e barakave të djegura flisnin për “tepelenas të armatosur”. Kete deshe te thuash Mero????
Me gjith respektin qe kam per juve z Baze mund tju them pa frike se po vazhdoni ti,,bieni ne qafe,,Ministrit Basha.Si kujtoni ju i nderuar z Baze se do ta ndeshkoje kush ket ,,Minister te suksesshem te qeverise Blu,,per nje ,,Zjarr aksidental,, qe ra nga pa kujdesia e vete banoreve dhe fatemirsisht perfundoi pa viktima fale ,,Kujdesit te cmuar te Qeverise,, dhe Mis Ministrit Basha.Sipas shum mediave dhe ndonje kontolli shteterore u grabiten shum para ne rrugen kombetare por nuk pati fajtore,u vrane 26 Njerez ne Gerdec-Hiroshima Shqiptare dhe nuk pati ,,Pergjegjes,,U vrane me Plumba jashta ,,Gardhit,,te Qeverise dhe nuk pati ,,Fajtore,,Si kujton more Z.Baze se per keta njerez,,Endacake,,do te jape dhogari Mis Ministri Basha i cili po perjeton maksimumin e ,,suksesit,,te tije dhe pritet te hyje ne ,,Pikiate,,