Vrasja e Aleks Nikajt “dekonspiron” urdhrin e dhënë nga zyra e Berishës

16 Mars 2011, 18:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Aleks Nikaj është vrarë dhjetë minuta pasi ka nisur demonstrata e 21 Janarit. Fotografia origjinale e botuar në shtypin shqiptar, e bërë nga një fotograf i huaj mban dhe orën kur është bërë. Ai është gjendur i shtrirë i vetmuar në mes të bulevardit në orën 14:38 minuta e 31 sekonda, çka do të thotë se ai është rrëzuar në orën 14:37 minuta. Demonstrata, e cila filloi në orën 2 para selisë së PS arriti para kryeministrisë thuajse në orën 14:30 dhe siç shihet 8 minuta më pas, demonstruesi i parë është qëlluar me plumb në kokë. Momenti kur është qëlluar është fiks momenti kur para kryeministrisë po hidhnin gaz lotsjellës, dhe viktima ka qenë jo vetëm shumë larg kryeministrisë, por krejt i vetëm në hapësirën e krijuar mes vendit ku hidhej gazi lotsjellës dhe drejtuesve të opozitës që po rrinin bashkë me mijëra njerëz duke filluar nga Ura e Lanës.

Ky detaj ridimensionon dinamikën e veprimit të forcave të rendit atë ditë dhe ngre pikëpyetje të mëdha për vrasje të selektuar të këtij qytetari. Ndryshe nga tri viktimat e tjera që janë vrarë në rrezen para kryeministrisë nga plumba të drejtuar mbi turmën, Aleks Nikaj është vrarë me shënjestër nga snajper, duke qenë i vetmuar dhe pa asnjë lidhje me trazirat që po ndodhnin para kryeministrisë. Nuk dua të besoj se dikush e ka njohur dhe ka urdhëruar vrasjen, por është e besueshme që ai është marrë shenjë dhe është qëlluar qoftë dhe për terror. Kolegë të mi gazetarë pasi u ballafaquan me foton thonë se pasi ka marrë ndihmën e parë nga njerëzit që duken në foto, ai është ngritur, por është rrëzuar pak më vonë kur ka nisur t’i dalë gjak nga koka dhe kur njerëzit ja kanë lidhur atë me shami.

Detaji që përmbys hetimin dhe penalizon direkt drejtuesit e operacionit policor është vendi ku është vrarë dhe ora kur është vrarë. Gazeta Tema është e gatshme ta dorëzojë foton prokurorisë, në të dhënat  së cilës përfshihet dhe ora kur është shkrepur aparati fotografik për atë foto. Ora tregon se policia ka qëlluar në shenjë mbi një qytetar kur ende nuk kish ndodhur asgjë, kur protesta ende nuk kish degraduar, dhe kur kishin kaluar vetëm pak minuta nga fillimi i protestës. Po ashtu vendi ku është vrarë nuk të jep asnjë të drejtë të qëllosh mbi një qytetar të vetmuar që ecte në bulevard.

Kjo na shtyn të besojmë se dy njerëzit që rrinin  pas xhamit të blinduar, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha kanë urdhëruar të qëllohet sapo policia hodhi gaz lotsjellës dhe njerëzit filluan të largohen nga sheshi para kryeministrisë. Duke menduar se turma e shpërndarë nuk do kthehej më, ata kanë qëlluar për terror. Por pasi turma u kthye dhe beteja vazhdoi akoma mbi një orë, vrasjet e reja u përsëritën në të njëjtën dinamikë. Ato ndodhën kur njerëzit po ashtu nisën të largohen nga kryeministria.

Këto dy foto janë një argument i pakundërshtueshëm se nuk kemi të bëjmë as me ligje dhe rregullore të përdorimit të armëve, as me mbrojte të institucioneve, por me objektiva të qarta nga Kryeministri Berisha dhe Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha për të vrarë qytetarë me qëllim ngjalljen e terrorit. Unë shpresoj se Prokurori që merret me dosjen e Aleks Nikajt do të administrojë këtë provë të rëndësishme që dëshmon vendin e vrasjes, orën e vrasjes dhe përmbys dinamikën zyrtare të ngjarjes, dëshmuar nga autoritet zyrtare. Këto foto tregojnë për një terror të planifikuar dhe të urdhëruar. Unë kam parë shumë video të 21 Janarit dhe një pjesë të demonstratës e kam parë direkt dhe me sy të mi dhe jam koshient se shpesh herë demonstruesit ishin aq agresivë dhe aq të irrituar me policinë sa kufiri që i ndante nga vdekja që shumë i hollë. Por policët nuk kanë qëlluar. Ka pasur demonstrues që i kanë sharë dhe i kanë fyer policët, por ata kanë ruajtur gjakftohtësinë. Kjo do të thotë se ata kanë qëlluar vetëm kur janë urdhëruar. Vrasja e Aleks Nikajt në dhjetë minutëshin e parë, shumë larg vendit ku zhvillohej përleshja me policinë, me një plumb snajperi të mbetur në tru, është shenjë e qartë e vrasjeve të komanduara nga urdhrat e dy personave, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha. Unë kam dy ditë që ballafaqoj foto me të afërmit dhe familjarët e Aleks Nikaj dhe ata tashmë janë të qartë se si është vrarë djali i tyre. Prokuroria po ashtu duhet të administrojë këto foto për të qenë e qartë për rrethanat e vrasjes së tij. Sali Berisha dhe Lulëzim Basha po ashtu është mirë t’i marrin e t’i vënë në një kornizë për t’i parë me vëmendje dhe për të menduar se ç’mund t’i gjejë nga krimi që kanë bërë duke vrarë një qytetar tërësisht të pafajshëm, vetëm që të ngjallnin terror tek pjesa tjetër e kundërshtarëve të tyre politikë.

25 komente në “Vrasja e Aleks Nikajt “dekonspiron” urdhrin e dhënë nga zyra e Berishës”

  1. reformatori says:

    Megjithketo investigime dhe fakte te sjella, askush nuk po mundet te percaktoje nese 21 Janari ishte nje aksident apo terror shtetor i dirigjuar nga maja e qeverise!
    Po te mendosh qe Sali Berisha eshte zoti i pakundershtueshem i PD-se, eshte e veshtire te mendosh sipas meje se gjerat kane ndodhur pa urdherin e tij dhe jashte deshires se tij.
    Vrasja e Aleks Nikaj provon se vdekja ka qene pjese perberese e skenarit te pregatitur nga Kryeministri!

  2. 21Janari says:

    Koha e rregjistruar ne foto, e vetme, nuk provon gjë.
    Kështu p.sh. në se fotografi i huaj do të ishte anglez me supozimin se koha në aparatin e tij është vendosur saktë, ateherë ora lokale ne Tiranë nuk do të ishte 14:38, por 15:38. Pastaj, kjo orë mund edhe të manipulohet… Sidoqoftë fotografia, së bashku me dëshmitë e personave në vengjarje, mund të provojë plotësisht pretendimin e ngritur me të drejtë në këtë shkrim. Bravo!

    1. Rilind says:

      Ka edhe dicka tjeter qe ka mund te saktesoje oren kur eshte vrare i ndjeri. Me sa duket nga foto, bulevardi aty ku ka rene Aleski, eshte i zbrasur kurse ne thellesi tek Ura e Lanes, jane demostruesit e tjere si te shtangur e te stopuar. Mos eshte momenti kur u shpernda pak turma e pare para KM nga gazi lotsjelles e nga makinat e ujit? Kjo mund te dale nga videot. E keshtu gjendet edhe ora 14:38 apo 15:38. .

  3. pumbo9 says:

    Mero,perketheji mire dhe dergoi nje kopje Z.Arvizu qe ta shikoje qerte pune e mire programuar te policise dhe gardes gjate 21 janarit.

  4. Tan_Tironci says:

    Prit o Beg, se ka Hendek, po dalin pak e nga pak, ato cka jane thene e sterthene….Do Zoti, kesaj here, ti ta marrin zvarre ne gjykate Sali Gerdecin….

  5. AlbinoBlackSheep says:

    Fotoja eshte rrenqethese dhe une vetem mund ta imagjinoj dhembjen e familjareve kur shohin njerine e dashur te tyre te shtrire aty ne mes te bulevardit me plumb ne koke.

    Sali Berisha dhe Lulëzim Basha po ashtu është mirë t’i marrin e t’i vënë në një kornizë për t’i parë me vëmendje dhe për të menduar se ç’mund t’i gjejë nga krimi që kanë bërë duke vrarë një qytetar tërësisht të pafajshëm

    O Mero Berisha,Basha e Ndrea Prendi ne keto momente e ndjejne veten plotesisht te paprekshem e te gjithe fuqishem.Por eshte vetem nje iluzion.Ajo arme qe shtiu mbi cdonje nga viktimat ka leshuar me shume se nje plumb. Nje plumb mori jeten e te pafajshmeve te tjeret jane ne ndjekje te ketyre krimineleve me kravata.Gjaku do te merret heret a vone.

  6. mendimi_im says:

    Nuk dua te paragjykoj te vrarin.
    Jam kundra vrasjeve.

    Ju po zhfrytezoni viktimat per interesa politike. Ne fakt me dore ne zemer shum pak prej jush ju dhimbsen keta qe u vrane…

    1. rrapi-i-treshit says:

      po ti cfare po ben ?
      po ben sehir gjasme nuk je m asnjerin dhe ne fakt mbron ate qe ka vrare qe e ke dhe patriot
      Ju islamadenat hiqeni si paqesore por jeni i njejti m..ut , kriminela gjakftohte

      1. mendimi_im says:

        Un nuk kam vrare qofte edhe nje mize me qellim, por nese me nevojitet i pari je ti rrapi, qe na e cave pallen e mizes na e cave me ato provokimet prej kalamani ?
        Ca ke o vlla qe e ke kap me leshin e ariut?
        Ka shum mundesi qe jot eme ka punu si pastruese ne ministri dhe mbase sala i ka dhene maruane per ta korruptu ?

    2. dymi says:

      Po thua se po shfrytezohen vrasjet per interesa politike. Po e rendesishme eshte te themi a ishin vrasje politike apo jo. Ne se jane te tilla te pergjigjet kush i ka bere. Ne se perdoren politikisht kjo eshte nje gje e ditur qe opozitat gjithmone perfitojne politikisht nga gabimet e qeverive, nuk bejne ndonje sakrilegj. Ti po, e ke nje hall te madh: Do qe te barazosh vrasjet njerezore qe ben qeveria me veprimin me normal te cdo opozite per te shfrytezuar per interesat e saj politike gafat e qeverise. Duke u hequr si asnjanes, me keto mendime qe shpreh dhe si i shpreh, dukesh ashiqare qe perpiqesh te behesh avokat i qeverise. Lerja kete pune LSI dhe kryetarit te saj kryehajdutit Ilir qe ta beje se per kete pune paguhet.

      1. mendimi_im says:

        A e don troc ti mendimin tim dymi tymi?

        Ne djall te shkoje pozita dhe opozita. Ne djall bashke me PD dhe me LSI me PS, me PSI, me INCH me HZ, MGHZ, KB, me biber te zi e roze dhe te bardhe.
        Nuk me plas k… fare as per ty, as per sal, as per ed, dhe as per asnnjerin ne politike.

        Kam jeten time.
        q… robt krytarit tend dhe te lsi, pd dhe te tereve se nuk ma ndien fare.

        E MORE VESH TANI SE KUSH JAM UNE?

        Une vetem se jam ne emigrim dua te ndaj ndjenat e mia me shqiptare dhe futem ne forum.
        Pa nuk du me ja dite fare.
        Kam para, kam shtepi, kam familje, kam pune. Kam gezim, kam paqe dhe lumturi.

        Po ju jeni idiot.
        Ju vetem te paragjykoni dini.
        Injorante.
        Kujtoni se me plasi mu trapat politike apo per trapa forumesh.

        naten e mire

        1. fule says:

          Athere nje pergjigje meritoke: “Ik more legen”

          1. mendimi_im says:

            fule ke gje ti ate legenin fule ndermjetsuesin e e vropes i cili mban anen e patriottit tem sales?
            Sala ju ne xhepin e vogel te pantallonave juve te tereve…
            Haahahaaa

  7. LORA says:

    Xhaxhai i Aleks Nikajt e ka thene,qarte qe ne fillim,se djali i tyre eshte vrare me selektim.Keto foto i dokumentojne fjalet e tij.Qofsh i bekuar Mero qe i ke gjetur.

  8. Rilind says:

    Mero, ne lidhje me protesten e 21 janarit. Meqenese po trajton vrasjen e Aleks Nikes, ka edhe nje moment qe me ben pershtypje. Hapja e portes kryesore para KM. E ka permendur pak edhe Artan Hoxha ne ato emisonet e tij, momentin e hapjes se saj mbas nje sygjerimi tim. Eshte nje moment kur dikush nga brenda, nje gardist, shihet qe hap kycin dhe heq zinxhirin qe mbante porten mbyllur. Nuk duket se e ben qe dal njeri prej aty. Se edhe sikur, njerezit e KM kane porten e pasme per te dale.

    Pra, pyetja eshte: pse u hoq zinxhiri i portes dhe porta u la e lire te hapej me nje shtyrje te lehte ne ate moment te demonstrates? A mos ishte kjo nje “kurth” per demostruesit qe te vershonin aty e te perligjeshin te shtenat? Dhe me vone porta vertet u hap me nje te shtyre nga nje djale i ri, e pak caste me vone ndodhen dhe 2 vrasjet e tjera. A nuk eshte edhe ky nje element per t’u komentuar nga ju gazetaret e per t’u marre parasysh nga Prokuroria? Shih videot per kete moment e formo opinion tend.

  9. beso says:

    Ne fakt Berisha duhej te ishte me i kujdesshem se kurre ate dite;mbase nuk ishte nevoja te rrinte ne ate m..t kryeministrie,qe te mos provokonte sherre.Pervoja e kish mesuar qe hyrja ne ambjentet e ndertesave me status te larte shteteror do denohej me force nga bota perendimore,meqe ajo m..t bote po na drejton ne me ane te manekineve si Saliu.Pra,duke mos qene Saliu ne zyre,dhe ta kish deklaruar nje dite perpara mosndenjjen ne zyre,do bllokonte qe ne ngjizje çdo orvatje per”rrembim”pushteti me dhune.Por Saliu qendroi ne zyre ne ato ore fatale,biles i duhej dhe Lulashi brenda,si per te provokuar kalamajte,qe ja”..une s’tutem,se jam nje ko..qe maloku qe s’e kam shokun”.Une nuk mund te hipotezoj qe Saliu dha urdher,por mendoj qe ne logjiken e zinxhirit te komandes(Saliu e paska ditur kete term!)atij i DUHEJ te komandonte.Nuk mund te jepte urdher njeri per te shtene pa pyetur Berishen,ose se paku Lulin e Bashajve,sepse ata ishin aty,dhe kreu i zinxhirit te Komandes ishin ata;kush ka bere pa pyetur ata te dy mban pergjegjesi ligjore dhe penale.Pra,lojerat me rregullore gardhi dhe garde t’ia tregojne Lek Plepit,qe tu qendise ndonje rromuz;nuk mundet garda republikane(tamam emri i Gardes se Sadamit)te qelloje protestuesit ne shesh,te pakten ne kete rrecke-demokraci qe paskemi ndertuar.Kjo ishte rraprezalje,dhe masaker;pergjegjesia i shkon njeriut qe rrinte si kermill ne zyren e Komandes.Ndoshta Berisha s’e kupton mire dhe sot,ne 2011.se çfare do te thote te jesh kryeminister,dhe sesa pergjegjesi duhet te mbash mbi supe.Nuk dilet si zedhenes i rendomte i PD-se,qe njehere akuzon se viktimat i vrau Rama,pastaj pas dy oresh,qe rojet kane rregullore gardhi,pastaj pas dy oresh personalisht te trembesh kryetarin e opozites;grave te tilla u thone zandalle nga Jugu;gra qe bejne sherr per tradite.Kisha nje merak per mendimi_im,te cilin e respektoj mjaft,dhe ne nje koment me thosh se vrasja e Aleksit mund te ish dhe veper e njerezve te Rames.E pashe vone komentin,dhe po pergjigjem tani.Ndoshta di me pak nga armet(te cilat s’i kam qejf fare)por siç theksoj,shenja lart-poshte tregon qe eshte qelluar nga siper.Nese eshte keshtu,vrasesi ka qene ne lartesi,ose ne tarrace.Tani,ato m..t kamera qe vuri Lulashi,nuk kane funksionuar fare?Nuk filmuan batalionet e Rames qe po sulmonin kryeministrine me k/tanke dhe katjusha?Sepse vrasesin (qe do kete” paguar” Rama)do ta kishin filmuar,ose policia qe kish pushtuar tarracat,vetem te ishte qorre te mos kapte snajperet e droguar.Une nuk di sesi Berisha po ia del paq,mbase Amerika ka gjetur tek ky”Ameriken”,por midis nesh,Berisha ka marre fund.Eshte njeriu qe ka bere deme te medha,dhe do beje deme te medha,eshte nje reaktor si ai i Fukushimes qe na ka kontaminuar edhe pa shperthyer;Zoti na shpetofte nga Berisha!

    1. mendimi_im says:

      Un besoj se pikerishte Zoti vete i denon njerezit zullumqar po me zullumqar, ky mund te jete Berisha apo X, Y pak rendesi ka.

      Pra nese Zoti po denon popullin shqiptar me tipa si Berisha, lutja jote o Beso kam frike se nuk do te realizohet.
      Me kupto drejt.

      1. beso says:

        Mendimi_im,ketu duhet te jemi te gjithe bashke ne nje mendim:masakra duhej te evitohej.Detyra e ushtarakut eshte shume serioze,e policeve,e rojave;natyrisht qe kuptohemi ketu.Por politika di ta zbuse situaten,kur eshte e zonja,jo te nxise sherrin me sherr.Pershendetje,dhe naten e mire!

        1. mendimi_im says:

          jam ne dakort.
          naten

  10. leon01 says:

    Me duket se kemi humbur fare llogjiken.Duhen akoma foto per te ditur te verteten?Ka shqiptar sot qe nuk e di nga kush dhe pse u vrane shqiptaret kokepalare ne mes te bulevardit?Ka shqiptar sot qe nuk e di se kush e dha urdhrin per te shkaterruar(vjedhur) te gjithe pasurine komuniste dhe pas 20 vjet ka akoma 1milion emigrante.Mendoni se ka shqiptar sot qe nuk e di pse e perkrahin nderkombetaret kete qeveri(MASHE) qe sundon sot me pakicen e votave?A ka shqiptar sot qe nuk ndjen neveritje dhe ne te njejten kohe i vjen dhe per te qeshur(qare) kur sjell ne mendje institucionet e pa VARURA (Arvizu,polici,gjykate,prokurori……….kryeministri e deri tek presidenca)?A ka shqiptar akoma qe nuk e di qe banda e hajduteve ordinere (me bllok ne dore) tashme ka marre puSHTETIN politik dhe po ben stervitje poligoneve te Zall-Herrit?A ka shqiptar qe nuk e ndien shume te afert diten e largimit te turpshem te tyre??Zoti (populli) te vere dore dhe te na mbaje mendjen qe te ikin nje ore e me pare per te miren e Shqiperise.
    Faleminderit per hapesiren e krijuar.

  11. Dino USA says:

    O mendimi-im!Ti mund te jesh djale i mire si kallep,por gjuhen e ke Porno!Ne se nuk e perballon dot debatin politik,me mire shiko ate mikroboten tende aty ku je.Edhe ste plas k… per asnjerin,edhe e mbron ndonjerin,por keq eshte kur mbron ata qe vrasin.E di cdo te thote vrasje?vetem kur parafytyron veten tende te vrare nga dikush,vetem atehere kupton sa e rende eshte vrasja!Ashtu o biri im nevrik Naten e mire!

  12. arber says:

    sali berisha eshte nje agjent serb i cili e ka patur konstante si veprimtari destabilizimin e vendit dhe gjithashtu kombit tone!! jam me mllef se pse e lejojme ate te vrase dhe te qendroje prape ne vend, kur duhet te gjykohet per krime ndaj popullates shqiptare nder vite…

  13. AdrianGJ says:

    Dabate shume in nxehte ne lidhje me kete artikull…

    Me lejoni te beje avokatin e djallite …. Kjo foto mund te provoje se ne cfare ore u vra i ndjeri edhe se ku… por nuk provon asgje ne lidhje se kush e vrau apo dha urdherin per ta vrave…. Kjo mund te jete nje vrasje selektive por ama nga kush kjo nuk dihet akoma…

    Zoti Baze me shtypine a lire vjene nje pergjegjesi e madhe – qe ju besoj e dini shume mire… Pervec faktit se sa ishte ora (ne ate kameren fotografike) kur u be fotoja nuk ka asnje fakt te ri apo tjeter – gjerate tjera qe shkruhen mua me duken vetem spekullime – por ndoshta une nuk arrije ti kuptoje…

  14. nicolla disha says:

    Kam lexuar me vemendje kete shkrim qe behet fjale per vrasjet politike.
    Vrasjet politike duhet qe te politizohen sepse jane te tilla.
    Persa i perket vrasjeve qe u bene me 21 janare, eshte shume e veshtire qe drejtesia te zbuloje krimin. Gazeta Tema ben mire qe sencibilizone popullin me fakte, por drejtesia Shqiptare nuk do ta zboloje kete krime, sepse ka korropsion gjigande.

  15. saimir says:

    I nderuar z.Baze te kater vrasjet janevrasje selektive.Ky skenar i huazuar nga miqt e shqiperise si ne 92 kur u vrane po kater demonstrues nga po nga ky urdherdhenes,i cili edhe ne ate kohe po drekonte me nje” mikun e vet”,tregon qarte se dora qe vret eshte dora e zeze e njerezve qe nuk kane njerzillek,e krimineleve qe zbatojne vetem skenare e nuk kane atdhe, e njerezve qe jane veshur me petkun e diplomacise u thone “vrisni ,dhunoni,perdhosni ke te doni se keni imunitet”.Kjo eshte ironia me e madhe e nje populli qe sapunin e ha per djath kaçkavall.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje