Fushata jodiplomatike elektorale

18 Mars 2011, 21:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ditët e fundit është shtuar vëmendja ndaj rolit dominues të diplomatëve të huaj, jo më në krizën shqiptare, por në fushatën elektorale që ende nuk ka filluar zyrtarisht. Ambasadori i OSBE dhe ai i SHBA janë thuajse në një axhendë të ngjeshur ditore për të takuar kandidatë potencialë për kryetar bashkish dhe shfaqen me ta para kamerave pa ndonjë takt diplomatik duke folur për arritjet e tyre në qytetet ku drejtojnë. Ata janë socialistë dhe demokratë, dhe ndoshta s’e kam vënë re mirë, por në këtë pikë mund të jenë dhe të balancuar. Ajo ku diplomatët kryesorë të Perëndimit duket se po tërheqin ngarkesa politike mbi veten e tyre duke vepruar pa takt është mosmarrja e tyre me krizën politike shqiptare dhe shkaqet e saj, por përfshirja e tyre në fushatën elektorale dhe presionin për të hyrë me çdo kusht në zgjedhje dhe për t’i pranuar ato në çfarëdo mënyre që të bëhen. Fjalori i tyre nerva-ngritës se këto zgjedhje do të jenë më të mira se paraardhëset është dëshpërues, pasi ai po i kthen dhe këto zgjedhje në zgjidhje emergjence për krizën. Në Shqipëri roli i Perëndimit është vendimtar për të arritur një standard në institucionin e zgjedhjeve, dhe shqiptarët kanë pranuar të dorëzojnë sovranitetin e tyre në institucionet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të pasur mes të tjerash një standard zgjedhor. Të gjithë shpresuam se në një vend të NATO-s zgjedhjet nuk mund të vidhen, ashtu siç shpresuam se BE nuk mund të lejojë një vend që aplikon për statusin e vendit kandidat për anëtar të vrasë njerëz në bulevard vetëm se protestojnë. Por ja që zgjedhjet u prekën dhe qytetarët u vranë dhe bash njeriu që ka vrarë katër vetë, jo vetëm po guxon të kandidojë, por po trajtohet si i zgjedhur i Zotit për të vrarë dhe vjedhur në këtë vend. Ju hap një dosje penale për një abuzim prej 220 milionë eurosh, e mbylli pa gjykuar dhe quhet i suksesshëm. Vrau katër qytetarë në bulevard, njërin prej të cilëve dhjetë minuta pasi filloi protesta, dhe quhet i suksesshëm.

Në këto kushte shoqëria shqiptare ka pasur gjithmonë dy institucione formale që mund të ndikonin për një opinion më të qartë, media dhe diplomatët e huaj. Por tashmë të dyja këto institucione duken të kompromentuara. Deri para disa ditësh nuk e besoja dhe më dukej paranojë e tepërt që Lulëzim Basha ka blerë gjithë televizionet e vegjël dhe të mëdhenj dhe ka vendosur një skemë të kontrollit mbi debatet televizive. Bile u arrit të bëhen gjeste të tilla banale sa Fahri Balliun e kishin caktuar për një javë dhe drejtor të një TV periferik që bën njoftime për shitje diplomash. Por siç po shihet, skema e tij po funksionon. Dalin dhjetëra gazetarë në dy ditë në debate publike dhe kur maten të citojnë të mirat dhe të këqijat e kandidatëve, askush prej tyre nuk ja përmend faktin që ky njeri i është shmangur drejtësisë një herë nën akuzën e vjedhjes dhe po i shmanget për herë të dytë me presion politik për krimin e vrasjes së katër qytetarëve në bulevard. Kjo nuk më shqetëson si kompromis apo qokë ndaj Lulëzim Bashës, por si standard i vendosur me dhunën financiare dhe fizike mbi medien, të cilën tashmë pikërisht ky njeri e ka blerë dhe e ka vënë në funksion të makinës së tij elektorale.  Emisionet televizive janë aq të programuara dhe aq nën vigjilencën e klanit të tij financiar, sa kam frikë që dhe parashikimin e motit do ta japin në varësi të mitingjeve të tij.

Në këtë situatë dëshpëruese të kontrollit të medieve, pozicionimi i ambasadorëve të rëndësishëm të Perëndimit e bën dhe më të pashpresë situatën. Nuk ka asgjë të keqe që ambasadori i SHBA afishohet qartë dhe hapur si mbështetës i Berishës. Shpresoj të zbatojë një politikë të qeverisë së tij për të cilën ne nuk kemi asnjë mandat të ndikojmë. Por rëndësia e një vendi të madh si SHBA, përcillet përmes besueshmërisë së diplomatëve dhe jo përmes nxjerrjes jashtë loje të tyre. Tashmë ambasadori Arvizu, të cilën po e marrim si një mbështetës të sinqertë të Berishës krijon problem pasi ka humbur ndikimin tek një pjesë e shoqërisë, e cila e paragjykon. Ai mund të ketë një plan në kokë të vet, edhe kur thotë futuni në zgjedhje pa garanci, me këto lista, me këtë KQZ, me këto probleme, por plani i tij nuk qetëson askënd pasi ai tani quhet si palë me Berishën. Si i tillë, ai nuk është duke bërë ndonjë mëkat të madh, por thjesht ka humbur ndikimin që SHBA mund të luante në këtë krizë. Njësoj si shumë kolegë të mi gazetarë që belbëzojnë në ekrane për një njeri që ka vjedhur dhe vrarë pa ja thënë publikisht, dhe ambasadori Arvizu është duke u lodhur kot në këtë fushatë jodiplomatike elektorale, pasi nuk ndikon dot më as për mirë as për keq në zgjedhje. Tani e dinë të gjithë që është me Berishën dhe nuk ka më peshën që duhet të kishte duke qenë i balancuar. Nuk them që e ka gabim që është me Berishën, pasi këtë e di qeveria  e tij, por them që nuk ka më ndikim, ndaj të mos lodhet duke bërë përditë fushatë elektorale. E njëjta gjë dhe për ambasadorin e OSBE, i cili dy javë më parë lavdëroi emërimin e anëtarëve të KZAZ nga shoqëria civile dhe dje kërkonte anulimin e tyre. Këto mesazhe konfuze dhe kjo humbje e rëndësisë së tyre në këtë fushatë delikate elektorale, është një faktor negativ për paqe sociale dhe ndoshta për zgjedhje më 8 maj. Drejt një procesi elektoral, nga i cili shpresohet të testohet dhe të shpëtohet nga standardi manipulues i zgjedhjeve, nuk mund të shkohet edhe pa garanci, edhe pa garant, edhe pa arbitër edhe pa medie të lira. Kam frikë se duke tërhequr litarin nga një anë me Berishën, media dhe diplomatët do ta këpusin atë më shpejt se sa mund të këputet vetë dhe të na lënë pa zgjedhje dhe pa zgjidhje.

11 komente në “Fushata jodiplomatike elektorale”

  1. Rilind says:

    Keta duken qe kane alergji per te majten sidomos ambasadori amerikan. Por me mire qe dalin hapur ne favor te Berishes se keshtu edhe opozita nuk i merr seriozisht keshillat e tyre.

  2. Dino USA says:

    Arvizu ose eshte nje i ngarkuar lobingu,dhe ndofta jashte kontrollit te qeverise se tij,ose ngazellehet kur del ne televizor,se diku me pare nuk e ka patur kete shans.Sidoqofte ai i prish imazhin vetes dhe shtetit qe perfaqeson

  3. beso says:

    Arvizi eshte bere si kripa e tepert;ndoshta eshte mire qe del hapur te beje tango me Bashen,qe njerezit normale,ata qe abstenojne sepse e perbuzin politiken genjeshtare,te shkojne te votojne kundra;shpresoj qe instikti i njohur rebel i shqipove te funksionoje edhe kesaj rradhe,per inat te Arvizit…Interesant z.Baze,qe Berisha ne bashkine e Tiranes sjell gjithmone ministra Policie(ky emertim eshte marka ime e regjistruar),ne mos gaboj dhe Olldashi ishte minister policesh para kater vjetesh;si duket zanati me i dendur ne Tirane do jene policet,me gjithe respektin tim per kete profesion.Se Berisha i studjon mire detajet;pyeteni njehere se mos ka ndonje ide brilante sesi Japonia ti shpetoj katastrofes berthamore;patjeter do kete nje solucion ad hoc.

  4. LORA says:

    Do te ishte miopi te mos shihej qarte qe ne kuterbimin e kusaro-qeverisjes,nahijes se Arvizeve ti shpetonte mundesia te bente biznesin e vet ne xhepin e shqiptareve.Por shqiptaret nuk jane miope,e sidomos pas 21 janarit e kane mprehur me tej shikimin.
    Mediat kellire,te zhveshura per turp faqe njerzve,po bejne te njejtin zanat si Arvizet;kuserimin e fyerjen pa limit te shqiptareve duke evidentuar faktin qe nuk mund te mbijetojne ne nje treg normal vecse ne terrenet e inkriminuara te dr.tyryry-se e qeverise se tij tyryry.
    Faktoret e mesiperm nuk e pjerdhin dot mendjen e njerzve,sikur ta nxjerrin syfetin e tyre ore e minut ne ekrane;vullneti i njerzve(vota) eshte seriozisht i kercenuar nga mungesa e garancive qe sigurojne leximin e respektimin e zgjedhjes se tyre.Pergjegjesine e kesaj mungese fatale une e shoh tek Opozita.Nese nuk do me garantohet vota ime une,eshte hera e pare,nuk do te dal per te ushtruar detyren time qytetare.

  5. Claus says:

    Duhen te luhen afera te medhe financiare ne keto “fushata elektorale” te ketyre ambasadoreve.Shikoni aferat qe boton “New York Times” mbi tenderat korruptive ku Pentagoni dhe Ambasada amerikane kane pjesen e tyre.
    Ne lidhje me OSBE dua te behem pak “provokativ” duke hedhur ne debat nje lidhje qe mua me duket domethenese.
    Dihet qe Wolfgang Grossruck eshte nenkryetar i Asamblese parlamentare te OSBE, por qe nga viti 2009 eshte edhe kryetar i komisionit parlamentar qe ka per funksion drejtimin e projektit te restaurimit te parlamentit austriak. Sipas shtypit austriak projekti per resaturimin e parlamentit austriak shihej me shume vemendje nga qeveria austriake per shkak te kostove te larta ndersa ndertimi i parlamentit te ri nuk u aprovua po per kete arsye. Ne Shqiperi u hap papritur ndertimi i kompleksit te ri paralamentar ne vend te “Piramides” dhe pas disa ditesh ne Tirane shfaqet Wolfgang Grossruck, me nje vizite qe qellimin nuk e mora vesh. Nje dite me pas Jozafina Topalli shpall konkursin per projektin e parlamentit dhe po ate dite “Wiener Zeitung” mos gaboj botonte artikullin me titull ” U desh qe parlamenti te ndertohet ne Tirane, jo ne Vjene!”, duke theksuar se arkitektet ishin shprehur se ” politikanet shqiptare jane me te guximshem se tanet!!!”. Arkitekti eshte austriak, emri i te cilit nuk me bie nder mend. Keto zhvillime jane kryer ne nje kohe shume te shkurter dhe paralelisht me njera-tjetren ku une dal ne perfundim se ketu Grossruck ka nje kontribut qe nuk duhet te jete i vogel.
    Ndoshta jane shperblime qe shperndan Berisha per kontributet e Grossruck-ut ne zgjedhjet parlamentare dhe ndoshta dhe te 8 majit si zv.president i asamblese parlamentare te OSBE. Ne Gjermani nuk thuhet kot:” Ne Austri fillon Ballkani!”.

  6. pumbo9 says:

    Mero,ke shume te drejte qe te dy ambasadoret e siperpermendur jane zbatuese se politikave perkatese (njeri te SHBA-se dhe tjetri te OSBE-se) por ajo qe ben pershtypje eshte se:si s’kishin trupa(CD) te tjera me profesionale keto organizma per te kryer sherbimine tyre,po kane derguar ca aguridhe.

  7. fule says:

    Kujt i duen keto zgjedhje lokale? Ja i fitoi opozita (gje qe Meta me Salen veshtire se e lejojne) e largojne keto Salen nga pushteti? Jo e jo, takohemi ne 2013 do thote. Athere per ca hyn opozita ketu? Te degjohet mendimi i Avokat Ngjeles dhe opozita te mare vendim per abstenim. Le te numurojne rezultatet e atyre 15% votuesve bashke me miqte nderkombetare.

  8. tak fak says:

    E ke qare Mero! C’te them, je pene mbi penat, shyqyr, kesaj here per nje kauze te drejte:-)

  9. Baobabi says:

    Une ve bast qe ky turimiu i shba, eshte paguar qe ne kohen qe u shpall si ambasadori i ketushem. Vec Rajersonit per arsye q edihen, tjeter ambasador nuk eshte sjelle keshtu ne kete Shqiperi muti. Uje i zi i dalte e mire na e bejne kur gjejne nje popull bajge.

  10. nicolla disha says:

    Opozita duhet ti bojkotoje zgjedhjet vendore me motivin qe te dy Ambasadoret po mbeshtesin Berishen.

  11. england says:

    Para disa javesh ne emisionin zone e lire te Canit,po degjoja Kastriot Myftarajn qe fliste
    rreth biografise se ambasadorit Arvizu!
    Ai cfar nuk tha(Kastrioti eshte natyre llafazon) dhe une jo te gjitha cfare ai thoshte
    ja vura veshin
    Por tani qe po i risjell ne mendjen time ato qe ai shprehu ate nate po bindem
    per vertetesine e historise,dhe biografise se ambasadorit
    Ja cfare tha Kastrioti per Arvizun;Ketij njeriu nuk i dihet prejardhja!ky eshte anonim
    edhe ne sajtin e tij te te dhenave nuk eshte e shkruajtur ne asnje vend
    vendlindja,por jepen vetem amesia japoneze,dhe atesia meksikan!!!
    Ne nga anet tona do i thoshim pa din e pa imon
    Kastrioti shtoi se ai ka lindur ne nje baze amerikane,
    duke mos u zgjatur me shume,konkluzionet po ja u le juve ti nxirrni per
    njeriun qe dy jave pasi u vrane 4 shqiptare ne proteste,nxitoi ta komplomentonte
    Berishen si burre shteti,ne nje kohe kur ky burri(qe vetem burre shteti nuk eshte)
    shante nga mengjesi ne darke Ina Ramen!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje