Zgjedhje antiopozitare

21 Mars 2011, 22:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një maturant që voton për herë të parë më 8 Maj, më ndaloi në mëngjes në rrugicën e shkollës ku çoj tim bir, për të më treguar se gjithë klasës së tyre u kishin kërkuar adresën e e-mailit dhe numrin e telefonit celular nëse kishin.

-Disa hezituan, por na urdhëruan pasi na thanë i duhen Komisionit të Maturës Shtetërore të mbajë kontakte personale me nxënësit(!!!). Maturanti e dinte mirë përse ja kishin marrë. Mezi po pres, tha, të më vijnë mesazhe elektorale nga shtabi i Lulëzim Bashës dhe t’ia tregoj mësuesit përse i është dashur e-maili dhe telefoni celular dikujt lart në Drejtorinë e Arsimit.

Përtej këtij detaji vijnë lajme të tjera. Emërime të pafundme njerëzish në Tiranë për të justifikuar votimin, transferime vendbanimesh, dhe deri tek fakti banal i një kryeplaku të njohur në Tiranë, i cili ndryshe nga njerëzit që japin shtëpi me qera, jep adresën e tij me qera për nja katër familje që duhet të regjistrohen për të votuar në Tiranë. Ka edhe më. Operativët e lagjeve po risin presionet mbi ata që quhen “të fortë” për t’i pasur nën anën e tyre në ditën e zgjedhjeve, ndërsa paqartësia se deri ku do të shkohet me listat thellohet dita- ditës. Kandidati i pushtetit erret e gdhihet me pronarë mediesh dhe “analistë” për të bërë strategji si të sfumojnë zërin e opozitës, ndërsa disa diplomatë perëndimorë që mendojnë se këtu nuk janë bërë ndonjë herë debate televizive ngulin këmbë që duhen bërë këtë radhë.

Në këto kushte ka dy debate kryesore. Një palë, dhe këtu përfshihen dhe ndërkombëtarët, po këshillojnë që të mos ngrihen këto probleme pasi trembin qytetarët për të dalë në votime dhe humbasin besimin tek zgjedhjet. Pala tjetër është opozita, e cila ka nisur të protestojë publikisht për këtë degradim të procesit. Ajo që i intereson dukshëm pushtetit në këto kushte është të injorojë këtë degradim të procesit dhe ta legjitimojë si normal dhe këtë po përpiqet ta bëjë me kontrollin mbi medien dhe lehtësinë e mbështetjes nga disa diplomatë. Por kjo është të fshihesh si struci. Sali Berisha duket se po llogarit që të luajë me ankesat e opozitës dhe t’i paraqesë ato si frikë nga ballafaqimi elektoral. Këtë gjë tentoi të bënte dhe më 2007, por këmbëngulja e opozitës bllokoi procesin derisa u krijuan garanci, bile të tepërta për të hyrë në zgjedhje. Edhe gjatë asaj faze bllokimi kishte plot diplomatë të huaj që bën presionin mbi opozitën të hiqte dorë nga garancitë, por nuk ja arritën. Kështu që Berisha është duke përsëritur me vetëdije të njëjtin skenar, atë të bllokimit të procesit deri në krijimin e garancive. Mungesa e vëmendjes ndaj rasteve të denoncuara, dhe përpjekja për të përdorur gjithë infrastrukturën e  shoqërisë, përfshi arsimin, shëndetësinë, policinë, medien, investimet publike dhe deri banditët për një garë të pandershme, mund të nxjerrin jashtë loje dhe vetë kontrollin e qeverisë mbi procesin dhe ta destabilizojnë atë. Berisha po sillet me zgjedhjet e 8 Majit me makthin e zgjedhjeve të 26 Majit 1996 dhe me kokëfortësinë e zgjedhjeve të vitit 2007. Por nëse në vitin 2007, gjithçka që donte të bënte ishte të mos dëgjonte ankesat e opozitës, në këto zgjedhje përveç asaj, po bën gjithë atë pressing që ka pasë bërë në zgjedhjet e 26 Majit, një proces pastaj ku as ai nuk komandonte dot ndaljen e manipulimit dhe destabilizimit të procesit.

Duke provokuar një betejë politike në Tiranë, me një kandidat i cili ka katër të varrë në shpinë dhe një akuzë për abuzime me miliona euro, Berisha dha sinjale të qarta se zgjedhjet e 8 Majit nuk i duhen vetëm për të marrë Vlorën, Tiranën dhe Durrësin, por për të dërrmuar opozitën. Ai po investon gjithçka që të mundë ta eliminojë opozitën dhe ta fusë atë në spiralen e debateve të brendshme të saj. 8 Maji për të është betejë kyçe, pasi ai mendon se është afër ëndrrës së tij për të marrë përfundimisht kontrollin mbi opozitën në Shqipëri dhe për ta bërë këtë vend një çiflig edhe politik të tij. Këto njësoj si zgjedhjet e 26 Majit 1996 janë për Berishën zgjedhjet antiopozitare. Kjo natyrisht që do ta rrisë shumë tensionin, por mbi të gjitha do të rrisë rrezikun e prishjes së zgjedhjeve dhe destabilizim të tyre nga infrastruktura e pakomandueshme e tij. Mos të harrojmë se në krye të këtij operacioni është Lulëzim Basha, një marionetë qesharake që do të fitojë me çdo kusht, por që siç ka provuar nuk di të bëjë asgjë në këtë jetë veçse të mbajë duart e kryqëzuara para Berishës dhe të tundë kokën duke buzëqeshur. Nuk jemi në rastin që kemi përballë një hajdut të aftë, por kemi një hajdut që kapet sa herë që vjedh. Nuk kemi një bandit të sofistikuar, por një vrasës që kapet pasi shtinë mbi turmat. Nuk kemi një ndonjë menaxher të aftë elektoral, por një kone të përkëdhelur për të qenë gjithmonë i sigurt në garë. Është shumë larg dhe aftësive elektorale që kanë pasur paraardhësit e tij si kandidat për Tiranën. Edhe kur përpiqet të ngrejë zërin i ngjan një frikacaku që do t’i nxjerrë frikën vetes. Dhe kur një proces manipulimi elektoral tenton ta udhëheqë një i paaftë dhe frikacak, shanset për të humbur kontrolli mbi procesin rriten  bashkë me shansin që Berisha të ridalë nga politika nga pafuqia për të bërë zgjedhje.

13 komente në “Zgjedhje antiopozitare”

  1. dymi says:

    Berisha eshte nje hajdut ordiner dhe do te beje gjithcka qe t’i vjedhe keto zgjedhje. Zgjidhja eshte jo abandonimi i tyre, por pjesmarja masive e te pakenaqurve me qellim qe perfundimisht te zhduket nje here e mire Sal-iu( ne turqisht :mallkimi, tersi ) i Shqiperise.

  2. Incorrupt says:

    Mero,
    ti e ke bere detyren tende, por nuk te kuptuan. Nepermjet rrjeshtave te shkrimeve te tua te kohes gjate demostratave kishte nje mesazh te qarte se si duhej hequr qafe Berisha, mirepo duheshin burra me “B” te madhe, te cilet fatkeqesisht mungojne tek ne. Opozita jone eshte e paafte dhe e mefshte per ti dale zot fateve te Shqiperise, ata zgjodhen variantin e bute duke besuar(???) se do te arrijne te mundin Berishen nepermjet betejes demokratike duke fituar zgjedhjet. Qe me pas te ankohen se perseri ai u vodhi votat! Sikur nuk e dine qe tani se keshtu ka per te ndodhur! Shpresoj te mos kem te drejte, por rradhen tjeter nuk do tu a vere me veshin njeri ankesave qaramane te tyre.
    Hekuri rrihet sa eshte i nxehte…

  3. raimondi says:

    Salado beje te pamunduren qe te fitoje Tiranen . Ai kesaj radhe do tregohet me brutal ne vjedhje sepse e pa qe opozita e PS-se e kryesuar nga Edi ka dy Mangesi thelbesore

    1- Eshte frikacake. . Shume shume do beje protesta disa dite resht ,pastaj do e leri dhe do filloje avazin nje proteste ne muaj … si shkolla me korrespodence ne kohe te Dulles

    2- Kjo opozite eshte krejtesisht e paafte ne aspektin e te berit opozite. Nuk e ka haberin fareeeee se si behet opozite ,
    sepse Edi nuk di te shfrytezoje gabimet e Pushtetit te Sales , dhe ka nje menyre te te berit Politke KREJTESISHT TE GABUAR

    Edi mendon se votojne Internacionalja socialiste dhe Papandreu ketu

    .—-Helllooooo ! O njeri , ketu te voton shqiptari , dhe duke vajtur ne Greqi sa here te fershellen Papua andej ,
    i ke humbur vetes pike edhe para nesh por edhe perpara ketyre nderkombetareve more i Papjekur

    Sepse Sala me njerezit e tij , te diskretion ne sy te ambasadorve amerikane dhe te EU-se,duke te paraqitur ty si njeri qe je ne sherbim te Greqise

    –Kaq gje te thjeshte nuk e kupton ky Edushka me Meron ?

    Se edhe Ambasadori Amerikan qe eshte kunder Edit , eshte sepse ka shume mundesi qe Edi kur ka biseduar me ate te derguarin e Hillay Klinton
    do kete folur budalleqe,
    nuk ka folur shkurt dhe sakte ,me argumenta ………… ,Nga ana tjeter edhe Sala ka punuar me diplomoatet e Ambasades amerikane ne Shqiperi
    duke e prezantuar Edin si njecike pro grek, dmth qe ka interesa jo te sinqerta ndaj shqiptareve …… …….edhe Amerikani e ka shumzuar Edin me zero,ja futi Edushkes sa krahu ,

    Prandaj diplomati amerikan vajti foli me Blushin e Islamin, se e pa qe Edi ishte mbushes topi dhe i dyshimte per shtetin e tij….

    ———–Pavaresisht se Edi nuk eshte aspak njeri qe eshte pro interesave te grekut , sic eshte SALA
    Por Edi ben AUTOGOL me veprimet e tij politke te papergjegjeshme

    Se nuk ka mundesi qe Amerikani te jete kunder opozites , por sic duket nga qe EDI nuk di te argumentoje perballe diplomateve, , i ka dale boja si njeri sherxhi,shtoji edhe keto te meta te mesiperme te Edit dhe …..Opozita ngelet gjithmone OPOZITE , nuk shkon kure me ngritje nga Kavaja ne Elbasan ,por ngelet gjithmone opozite kavajse —looooooooooooooooooooool

    Ai duket qe s’di te flasi ne biseda ,sepse edhe kur e kerkoi SALA ne debat ,Edit s’ja mbajti te vente dhe ta diskretitonte Salen.
    SALA ka bere kaq shume pislleqe kunder ketij vendi saqe EDI ku ta gjente ate rast per debat ……. , — Por Edi S’vajti

    Edi do e humbi Tiranen. Sala do beje namin qe te fitoje Basha ——–Por me mire t e humbi EDI dhe te largohet nga kreu i PS-se
    Te vije ne krye Erioni Brace ,apo Balla se jane shume active dhe e diskretiojne SALEN por kane edhe te miren tjeter
    se e shprehin patriotizmin hapur dhe ne kete menyre e shpartallojne perfundimisht SALEN

    Sepse SALEN vetem me shkakun e Patriotizmit e dermon , e con direkt ne ndjekje penale ,

    Se per keto arsyet e tjera qe ze ne goje opozita , ato nuk i beson njeri sepse kjo opozite kur ishte ne pushtet ishte shume here me kriminale se pushteti i Sales ,

    …….dhe sa ta marin vesh njerezit qe ne PS-tani ka te tjere ….ehhhh iken ai muhabet ………. Eshte si puna e asaj barsoletes qe i tha breshka gomarit ;……… Sa ta marin vesh ata jam gomar , s’jam gomar i bera nje ruge dru une,ndaj me mire po iki po ja mbath –looool

    1. Gramozi says:

      —ka shume te drejte raimondi o MERO…Edi te le shume per te deshiruar ne biseda apo debat.
      Edi ka shume cilesi te mira por per te GODITUR muhabetin s’ja thot… Ka mangesi nete shprehur qart–Troc muhabeti TE LODH..
      Levizjet politike si ka si loje shahu por si loj me cingla…
      —-Duhet nje njeri energjik nete folur si NGJELA,BRACE,BALLA.
      ……..Ngjela godet ne shenjester kur flet…E nis me patriotizmin dhe fut edhe ekonomine..
      Keshtu nxjerr dhe armikun qe esht saliu—Nuk ka nevoje te thoj qe armik esht greku por saliu..
      Prandaj keshtu nuk ke pse te dukesh si komunist—Por thjesht si PATRIOT..

      1. fule says:

        Mos dmth qe Edi eshte teper i rafnuar per te bere politik ne nje vend te botes se trete? Nivelit kulturor i popullit ketu i pershtatet plotesish nje shpellari si Sala.
        Ka shume te drejte Ngjela kur thote qe 5 min nuk e durojne nje kryeminister qe do fliste si ky ne perendim.

  4. ben says:

    Me vjedhjen qe ka parishiku Sala me Lulin,besoj do ti funksionoje hajdutlliku.Kete rradhe nuk do manipulohet tek numrimi,por direkt,ne gjeneze tek listat ,tek njerzit.Tirona do kete nja 2 milion banore kete rradhe,shume persona do ti kene emrat ne disa qendra votimi.Pd eshte duke punu fort bashke me qeverine,po te huajt diten e zgjedhjeve sillen kot me kot neper Shqipni,dhe keshtu hesapi mbaron.Zgjedhjet do mbarojne,bam-bum njoni,bam bum tjetri,bota do te thote zgjedhjet me te mira te bome ndonjehere,Sala qe do cirret note e dite ,dhe ne si gjithmone do vazhdojme ta kemi derrin mrena.

  5. beso says:

    Do bjere para e madhe nga qielli-do jene fallso patjeter…Turp eshte ,por duhet bere si ne Libi,shtet s’kemi,logjike po ashtu,merrni pushket qe keni ruajtur nga lufta e pare Saloshqiptare dhe o burra fushave,se u felliqem.Ti prit te piqet buka se ka mbetur tavolina bosh me kalamajte qe presin te uritur,ky idiot i papare hap tendera per tynele,ku me qindra milione $ shkon i merr borxh neper bote,per ti vene emrin vetes.Ky eshte idiot,patjeter,por sa do veje keshtu?Po fitoi Tiranen Saliu dhe ajo plaçka e tij bukuroshe,atehere une do shes shtepine,vari leshte.Ma shpifen duke bere idiotizma,te pakten s’do ti kem tek veshi.

    1. kaltersi says:

      Nderime Zoteri,

      Uroj mos ta shisni shtepine edhe nese fiton Sala.

      1. beso says:

        Opo ç’a kaltersie shikon ti,se MUA ME DUKET KUDO FUSHE DRUSH.Me Salen deri ne moshe pensioni,do kemi boll qyfyre per tu treguar niperve,po ata nuk do na e falin

  6. gerdjan says:

    merrni nje sociolog qe t’ju menazhoje sondazhed se vetem Ju e besoni se PS do marre ne TIRANE 77% te votave hahahahahahah

  7. reformatori says:

    Cunami i vjedhjes dhe manipulimit te votes po pregatitet si nje proces gjigand, disa pak nga mijra detajet e te cilit i pershkruar edhe ti Mero ne artikullin tend.
    Opozita do te duhet te ndalet nje cast dhe te mendoje se si mund ta perballoje kete cunam, jo duke braktisur zgjedhjet, por duke refuzuar firmosjen e proces-verbaleve aty ku vihen re parregullsi.
    Nje gje duhet ta kemi te qarte dhe nje gje duhet t’ja bejme te qarte edhe te huajve, se industria e manipulimit te zgjedhjeve eshte bere tashme industria me e sukseshme shteterore dhe i vetmi sektor i shtetit qe funksionon ne menyre perfekte!
    Kemi nafte fallco, para fallco, ushqime fallco, tanime edhe nje kryeminister fallco.
    Tashme edhe liria jone eshte e fallsifikuar!

  8. Falcon says:

    vetem votat e bathores do marri ne Tirane lulzimja..tashme populli e di kush eshte ky kriminel me fytyre kurve dhe PIMP i tij Sali Berisha

  9. Dino USA says:

    Opozitare.Mos nenvleftesoni hajdutet.Ata do perdorin metoda me te rafinuara.Nuk do jene vetem tradicionalet.Mendoni menyraat si ti zbuloni metodat e vjedhjes,por edhe si ti paralizoni.Mos u merrni me lloqe kavaje,me shume aksion dhe me pak llafe,teorira…!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje