Nëse do ta merrja seriozisht kryeministrin e vendit tim, sot duhet ta padisja atë për blerje votash me 400 milionë dollarë, të cilat i ofroi si amnisti për qytetarët që nuk kanë paguar energjinë elektrike në fillim të fushatës elektorale. Përveç kësaj do të thërrisja ekspertë të llogarisnin spekulimet me amnistinë fiskale apo shitje- blerjet e banesave në plazh për qytetarët e Durrësit. Mbledhja e djeshme e qeverisë, e dëgjuar nga goja e kryeministrit, ngjante si një ceremoni bamirësie, ku zgjidhej çdo hall i pazgjidhur deri më sot për çdo qytetar shqiptar. Por të mjaftojnë vetëm disa minuta kohë të verifikosh ato që premton kryeministri për t’i vënë kryqin gjithçkaje.
Së pari falja e borxhit për energjinë elektrike të “270 mijë familjeve në nevojë” është një gënjeshtër. Qeveria shqiptare ja ka shitur borxhin e prapambetur kompanisë CEZ kur e ka shitur, dhe këtë e ka të përfshirë në kontratën e shitjes. Pikërisht për këtë shkak qeveria ka toleruar çmimin e rritur të energjisë elektrike dhe ka garantuar kredinë sovrane të dhënë për CEZ. Aq e vërtetë është që ky borxh i është shitur CEZ, sa po t’i referohemi dhe intervistës së fundit publike të Dritan Priftit, ish- Ministri i Ekonomisë Ilir Meta ka bërë sipas tij një udhëtim sekret në Pragë në ditët e përmbytjes së Shkodrës për të marrë përsipër mbledhjen privatisht të këtij borxhi, ku ai do të fitonte përmes sekserit të tij një shumë të majme. Këtë nuk po e përmend si akuzë, por si detaj që ky borxh që Berisha “po ua fal” qytetarëve, i është shitur CEZ. Berisha nuk është më pronar i këtij borxhi dhe nuk mund të falë një borxh që nuk ekziston për qeverinë e tij. Dyshimet rriten nëse Berisha për shkak të pazareve private me kompaninë CEZ, i ka marrë përsipër kësaj të fundit t’ia japë këto pare nga buxheti i shtetit dhe kështu të quhen të amnistuar dhe qytetarët shqiptarë. Nëse ndodh kjo, atëherë jemi para një kostoje të madhe për buxhetin e shtetit, pasi një qeveri që po merr përditë borxhe me interesa super të larta, nuk mund të japë 400 milionë nga buxheti i saj për pazare me një kompani. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse pjesa që shkon jozyrtarisht në xhepat e Sali Berishës është aq sa thoshte zoti Prifti për Ilir Metën.
Një tjetër detaj spekulativ është dhe shifra 270 mijë familje në nevojë. Sipas një raporti të Komisionit parlamentar për Çështjet Sociale në vjeshtën e vitit që shkoi Shqipëria ka 98 mijë familje në nevojë dhe jo 270 mijë familje në nevojë. Berishës kur i duhet të bëjë propagandë i zvogëlon familjet në nevojë, kurse kur do tu faturojë atyre abuzimet e veta, i trefishon si në këtë rast. E vërteta është se 270 mijë familje përbëjnë afërsisht një të tretën e familjeve të Shqipërisë dhe askush nuk beson se një e treta e popullsisë në Shqipëri nuk paguan dritat. Dritat në Shqipëri nuk i paguajnë disa zona rurale që votojnë Partinë Demokratike dhe që në çdo zgjedhje u bëhet si premtim elektoral mos pagimi i dritave. Për këtë arsye dhe efekti elektoral i kësaj gënjeshtre është zero, pasi Berisha po tenton të ri-gënjejë njerëzit e vet dhe po irriton shumicën e shqiptarëve që paguajnë vetë energjinë elektrike.
Po kaq spekulativ mbetet dhe fjalimi i Berishës për amnistinë fiskalë edhe “nevojën” e votës së opozitës për të. Nëse Berisha do të bëjë amnisti fiskale, ai mund ta bëjë atë siç e ka bërë dhe më parë ai dhe paraardhësit e tij. Amnistia fiskale, apo faljet e detyrimeve, është një akt ligjor që kërkon shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ligji më i rëndësishëm fiskal në vend, ai i Buxhetit të Shtetit, miratohet me shumicë të thjeshtë dhe çdo vendim ligjor që ka efekt mbi të, kërkon po votim të thjeshtë. Në asnjë vend të botës dhe as në Shqipëri nuk është bërë ndonjë amnisti me tre të pestat e votave. Përpjekja për të shpikur “nevojën” e opozitës për ta votuar është thjesht alibi për të mos bërë asgjë, por për të shtyrë fushatën elektorale me një debat shterpë, i cili në fund nuk do të amnistojë asgjë. Nga mënyra se Berisha shpjegonte detajet e amnistisë, më shumë dukej si një njeri që i kujtoheshin detaje nga ankesa të njerëzve se sa një zyrtar që kishte përpara një draft për amnistinë. Ai thjesht është duke u tallur dhe duke mos bërë asgjë si gjithmonë. Për këtë arsye, nuk kemi të konsumuar ndonjë vepër të parablerjes së votave me paret e taksapaguesve, por thjesht një përpjekje për të prodhuar ëndrra për pare të falura, nga dikush të cilit qytetarët nuk i kanë ndonjë borxh. Pra jemi thjesht tek mashtrimi elektoral. Berisha po premton amnisti fiskale dhe financiare me shpresë që të amnistohet nga elektorati. Ai nuk po fal asgjë, ndaj dhe nuk duhet falur.
Comments are closed.
Bukur z.Baze e ke trajtuar,si vertetim teoreme.Urime.
“Ai thjesht është duke u tallur dhe duke mos bërë asgjë si gjithmonë.” Vetem me kete fjali nuk jam dakord ne shkrimin e z.Baze. Saliu nuk tallet. Ai ashtu di te punoje. Di vetem te mashtroje, te genjeje, te vjedh, te vrase, te shaje, te berrtase, te zgerdhihet, te shkumbezoje, te kercenoje. Qe te tallesh me nje njeri apo me nje popull, do te thote te jesh me i zgjuar se ai, ta vesh ne loje ate dhe ai te mos kuptoje, ose ta kuptoje talljen shume me vone. Po, me thoni, a eshte i zgjuar Sali Berisha? Nje njeri me deformime te tilla te karakterit, nuk mund te quhet kurrsesi i zgjuar.
Amnistria e Sal-iut eshte ” Me ka cu tata me la gojen” vetem per perfitime elektorale. Vetem po qe aq budalla ky popull qe ta haje edhe kete rradhe sapunin per djathe.
Sigurisht qe Saliu eshte i zgjuar! Tjeter pune eshte se si dhe per cfare a e perdor zgjuarsine. Ai eshte bere mjeshter i manipulimit , qofte edhe duke genjyer, te nje pjese te popullsise shqiptare. Ajo pjese qe i vjen neper mitingje dhe e voton, don te degjoje gjepurat qe Saliu nxjerr nga goja sa here qe flet. Ai e din fare mire qe shumica e shqiptareve tallen me të, por ky fakt aq i ben. Me ata ai nuk ka pune, i duhet vetem pjesa qe e mban ne pushtet, te ciles i ploteson oreksin duke i mbushur mendjen barkboshit qe e ka barkun plot. Dhe per fat te keq ja arrin qellimit, ndryshe nuk ka si te shpjegohet fakti qe e kemi qe prej 20 vjetesh ne bash te sofres..
Kjo eshte manover e Berishes per te mare votat, sci bere me 1996 me firmat piramidale. Ne planin social eshte nje padrejtsi shume e madhe qe i hap rrugen skenarve te ngjashem ne te ardhmen. Fjala vjen nje grup njerzish mundet qe nga sot e 15 vjet nuk duan te paguajn me korent duke menduar se pas 10 apo 15 vitesh do te dale nje kryeminister qe do ti fale faturat e pa shlyera.
Te falesh faturat e papaguara eshte KORRUPSION, pasi ne kembim te ketij FAVORI kerkohet perkrahje politike. Sic e thote edhe BBB, eshte krim te mendosh se qenkej e rregullt te mos paguhet sot per te shitur voten mot! Ky nuk eshte shtet, por BUJKROBERI!
Keo gjera nuk ndodhin ne asnje vend tjeter Evropian!!! A mund t’ia perktheni dot Z. Arvizi? Thank you!
Z.Mero!Ke qene ndonjehere midis kamikazeve te Saliut?O Zot,marrin cdo beme e cdo thenje te Sales dhe e diskutojne sikur ai ka nxjerre nga goja xhevaire,idera gjeniale,bertasin e cirren me kundreshtaret,rrezik te rrihen me ata qe nuk gelltitin ato qe thot Sala.Ketu eshte dhe populizmi i Sales,ai di se ca ben,ne nuk dime se ca po bejme…!Kjo eshte fatkeqesia e ketij populli!
Sidoqofte Saliut do ti vije fundi dhe jo sepse ne do te behemi me te zgjuar dhe me trima, por thjesht sepse kemi per te qene te gjithe aq te varfer, po aq te varfer sa edhe demmokratet do ta kuptojne me ne fund se kur Sala me banden e tij vjedh, vjedh shume, dhe nuk vjedh vetem socialistet, por edhe demokratet!
100 deri 200 milione tek piramida-parlament, 1 miliard tek tyneli i Elbasanit, 1 miliard ne vit nga nafta dhe doganat. O njerez mos kujtoni se keto para do ti paguaje shteti, te gjitha keto para do ti paguajme ne nga xhepi yne!
Eshte super e vertete qe kur shiten nderrmarjet publike borxhet e prapambetura mbeten ne deren e shtetit.E kam hasur kete ne shume libra te ekonomisteve qe trajtojne problemet e privatizimeve,dhe kjo levizje e paravendosur e Berishes eshte nje bloof i shemtuar.Nuk besoj te jete e vertete qe kjo amnisti te privilegjoje familjet e varfra shqiptare,ne mos dikasteret e shtetit te parat qe nuk paguajne harxhime energjie marramendese prej vitesh,apo nderrmarjet qe tashme jane privatizuar.Me amnistine fitojne rrufjanet,dhe Berisha u ka bere nje dhurate atyre,se pari.
Mero!nuk eshte faji i Saliut dhe atyre qe nuk paguajne dritat po i gjith atyre shqiptareve qe i paguajne e nuk ngrihen ta zene prej fyti e ti kerkojne tu ktheje leket qe kan paguar per energjine..