Dje ishte një ditë me shi dhe përgjithësisht kohë e keqe, por unë pashë në ekrane disa foto që më mbërritën nga e-maili i kandidatit të Berishës për Tiranën, pamje të tij me diell dhe njerëz që dukej që nuk ishin në shi. E gjithë kjo falë përsëritjes së frikshme të një metode që tenton ta prodhojë fushatën elektorale në studio dhe jo të pasqyrojë atë fushatë që ndodh në terren. U bënë disa ditë që në adresë të e-mailit vijnë lajme dhe foto të gatshme të kandidatit të Berishës për Bashkinë e Tiranës. Po ashtu në adresë të televizioneve kanë nisur të shkojnë kaseta të montuara të tij. Kam frikë se pak më vonë të njëjtën gjë do të bëjnë dhe kundërshtarët e tij në opozitë, duke rikthyer debatin mbi pasqyrimin e fushatës elektorale, aty ku mbeti në fund të zgjedhjeve të vitit 2009. Kam parë që media më e madhe televizive në vend, Top Channel, ka filluar t’i transmetojë ato kronika me shënimin që kjo ka ardhur e gatshme nga stafi i kandidatit të Sali Berishës ndërsa TV Klan nuk e thotë, edhe pse po t’ia lësh në dorë stafit të tij e bën montimin e kasetës më mirë se stafi mediokër i Berishës. Kjo situatë përveçse është një deformim i madh i misionit të informimit publik nga media televizive dhe ajo e shkruar, është dhe një shkelje flagrante e ligjit për transmetimet televizive. Nëse një kasetë transmetohet si ofertë e stafit elektoral, ajo atëherë nuk është asgjë tjetër veçse reklamë televizive falas, dhe ligji shqiptar i transmetimeve televizive ndalon transmetimin brenda emisionit të lajmeve të reklamave. Por dhe nëse nuk do të ishte kjo pengesë ligjore, do të ishte e tepërt të ridiskutonim nëse ja vlen të reduktohet stafi i TV dhe gazetave në korrierë kasetash apo faqosës të e-maileve që vijnë në redaksi. Më tej akoma në horizont një dinozaur i medies shqiptare, radiotelevizioni publik, po mban një qëndrim barbar ndaj publikut, jo vetëm duke u përdorur si qendër zëri kundër opozitës, por dhe duke thyer çdo germë dhe nen të ligjit për radiotelevizionin publik, duke përdorur një gjuhë armiqësore dhe fyese ndaj opozitës. Edicionet e lajmeve nisin dhe mbarojnë me spikere që kalojnë gati në orgazëm kur flasin për kandidatin e Berishës në Tiranë dhe pastaj burra fytyrëvrenjtur që mallkojnë opozitën. Në këtë situatë do të ishte mirë që në tryezën e bisedimeve të partive politike, nëse ajo arrin të katandisë diçka deri në fund dhe nëse do të na japë shans të kemi zgjedhje, të vendosen rregulla të qarta dhe të ashpra ndaj medies televizive publike siç është RTVSH, dhe rregulla të qarta profesionale ndaj medies televizive private. Duhet të sanksionohet qartë që raportet në emisionet e lajmeve duhet të prodhohen nga gazetarë në terren, ndërsa nëse partitë kanë kaseta të tyre për të transmetuar, ato të përfshihen në një minutazh shtesë që shkon për llogari të propagandës së tyre elektorale. Do të ishte e udhës, meqë RTVSH është kthyer në një çetë primitive agjitpropi, institucioni i monitorimit të fushatës t’i jepej në shumicë opozitës dhe përfundimet e raportit të kishin fuqi ndëshkuese mbi ekipin e RTVSH. E njëjta gjë duhet bërë edhe për medien elektronike private nëse ajo shkel rregullat e prodhimit të informacionit brenda emisionit të lajmeve. Do të ishte e neveritshme që në kushtet e një kontrolli të pamëshirshëm të medies nga qeveria, nën kërcënimin e buldozerëve dhe gjobave nga një anë, dhe joshjeve me thasë me pare nga ana tjetër, të përfundonim në një fushatë të trukuar elektorale ku lajmet do të ishin qoka të ekraneve për partitë politike.
Një problem tjetër është paraprodhimi i reklamave negative të qeverisë, të cilat siç është bërë zakon muajt e fundit, publikohen në emër të një OJQ me emrin Zgjohu. Reklamat negative janë pjesë e çdo fushate dhe ato nuk mund t’i ndalojë askush. Ato nuk e cenojnë thelbin e fushatës, bile shpesh mund të vlejnë për ta njohur më mirë kundërshtarin. Problemi që lind në këtë rast nuk është përmbajtja e reklamave, por paratë që përdoren për to. Një OJQ, duhet të deklarojë në bilancin e saj donatorin dhe projektin përkatës si dhe zërat ku i ka shpenzuar këto pare. Kjo OJQ, për shkak të sensibilitetit që krijon në klimën e zgjedhjeve, duhet të detyrohet të bëjë publike burimin e financimit dhe shpenzimet për fushatën publicitare negative. Problemi është që nga vëzhgimet tona pranë televizioneve që transmetohen këto reklama, na rezulton se aty nuk paguhen nga lëvizja Zgjohu, por nga një studio reklamash që merret me fushatën e Partisë Demokratike. Në adresë të kësaj studioje, nga buxheti i Ministrisë së Integrimit, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Teknologjisë dhe Informacionit kanë shkuar vitet e fundit qindra- mijëra euro për të mbuluar shpenzimet e mitingjeve të PD-së. Gazeta Tema ka siguruar fatura origjinale të TV për këtë studio dhe këtu nuk ka fare lëvizje Zgjohu. Këtu kemi të bëjmë me një problem të rëndë financiar, i cili siç theksoi dhe ambasadori i OSBE dje, cenon pikërisht klimën e garës së barabartë. Në rastin korrekt nuk kemi pse citojmë lëvizjen Zgjohu, pasi ajo është thjesht një emër që merr një rrogë në një TV të qeverisë, por duhet të hetojmë dhe të bëjmë publik milionat që kanë shkuar nga fondet e qeverisë shqiptare tek kjo kompani reklamash e PD-së dhe faturat që kjo po paguan për një fushatë të paligjshme publicitare. Kjo është një pabarazi barbare me lekët e qytetarëve shqiptarë, pasi në emër të kësaj shoqate deri tani janë shpenzuar më shumë para se sa ka marrë gjithsej Partia Socialiste për zgjedhjet e 8 Majit. Dhe kjo besoj që duhet mbajtur shënim për të çuar para drejtësisë ata që kanë devijuar paratë e qytetarëve për llogari të tyre.
Së fundmi është dhe problemi në dukje formal i dy ministrave të dorëhequr formalisht. Njëri prej tyre, sidomos Ministri i Brendshëm duhet të zëvendësohet urgjentisht. Opozita bile duhet të sigurojë Berishën që është e gatshme t’ia votoj çdo kandidat dhe nëse nuk i ka votat, por ai duhet të zëvendësohet. Arsyeja është e thjeshtë. Bashkimi Evropian ka thënë se përgjegjëse për këto zgjedhje do të jetë qeveria shqiptare dhe Ministri i Brendshëm është personi përgjegjës për këto zgjedhje. Ai nuk mund të jetë dhe aktor dhe arbitër i këtyre zgjedhjeve. Nga ana tjetër ne nuk mund ta lëmë anonime përgjegjësinë nëse zgjedhjet prishen apo bllokohen për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë. Ministri i Brendshëm duhet të zëvendësohet urgjent pa nisur dita e parë e fushatës. Unë e di që ai do të përdorë sërish makinat e drejtorëve, karburantin, telefonat dhe gjithçka ka, por prapë është e rëndësishme ta dorëzojë formalisht një copëz të pushtetit që po keqpërdor.
Kontrolli mbi medien përmes informacionit të montuar dhe presioneve financiare, fushatat e pista publicitare me paret e taksapaguesve, dhe qëndrimi në detyrë si Ministër i dorëhequr i një kandidati të rëndësishëm në këto zgjedhje, janë një deformim i madh i atyre që ambasadori i OSBE në Tiranë i vlerësoi dje si kushte të barabarta gare.
Comments are closed.
–Z.Mero me “pyken”(penen)e tij po e nxjerr pyken berish te prodhimit serb —-
O Mero,keto qe thuehen rendomte per nje palo zgjedhje,se zgjidhje nuk jane,do te thote kerko llogari per vezet e gjarprit, kur ujqerit bejne kerdine duke shqyer kopene.Vendosja ne bangen e akuzes per krime kunder njerezimit Sali Berishen e mosra qe i mbajne iso nga pas,vetem atehere shqiptaret e miqte tane do te shijone e shkojne nje demokraci e liri te vertet.Cdo tentative per te mbuluar krimet makabre qe len pas politika e djave me fytyre njerezote te soit Sali Berisha me shoke,eshte nje grusht per lirine e demokracine e sakrifikuar ne vite.Eshte koha per denoncime e jo mbushje progamesh gazetareske.Beso e bindu jane mijra nena e gra te veshura, me te zeza,si dhe mjra femije te mbetur jetim qe kerkojne drejtesi e Shtet te se Drejtes e jo lloqe kavaje sic dhe thuhet rendomte per te kaluar rradhen.Vetem denoncimet per mijra krime qe kane vulen e doren berishjane,e protestat e fuqishme e te panderprera pastroje WC-te e politikes shqiptare.Beso e binduni
Ku eshte ambasadori? A duhet te flase tani apo te beje budallain e ditur.
A Edini se ku ndodhete (ishambasadore Marisa R. Lino Ne Rruget e ballkanit e te europes ..)
ambasadori Arvizume 15 Maje do te japi llogari, per shkeljen e “kushtetutes amerikane” Para kongresit E gjykates ne “Washingetonit” JO VETEM Arvizu, por dhe Kantrimeni ( Thomas M Cauntryman)…
Fitorja nuk arrihet me zhurma.Opozitza te gjej mire antizhurmat,ti zhduk zhurmat,te shkoje dere me dere e koke per koke te bisedoj me njerezit.Televizioni te mos mbushet me zhurma por me alternativa.Po qe se i thuhet popullit do bejme ate apo kete dhe ti tregohet si dote behen punet,me siguri populli do te jap voten.Pjesa me e rendesishme eshte qe ajo vote te ruhet,mos e vjedhin lubite…!
Mero,ka disa dite qe Ai, Avziu i rruges se elbasanit nuk po duket,dergoja me poste kete shkrim dhe ndoshta kujtohet qe te dale te shoqeroje Bashen neper rrugete Tiranes.
ZOTI mere E dime qe ke hequr te zijte e ullirit sic themi ne nga tirona
TE lutem mos puno vetem se me keta tipa qe ke mbi koke te morin ne qafe familjen JU keni denencuar gjithmone korrupsionin kriminelin hajdutin por per fatin tone te keqe e tille eshte e gjitha qeveria JO vetem ne SHQIPRI por edhe ne ITALI GREQI KOSOVE FRANCE JUGOSLLAVI
ESHTE E DJATHTA EUROPIANE E KORRUPTUAR
DIFERENCA me shqiprine eshte se nuk mendojne per zhvillimin e vendit por per vjedhjen e pasurise te vendit PASTAJ ju keni edhe koleget e tuaj qe jana CILI CUPI GAZETARET E TV klan ABC
qe nuk pasqyrojne ralitetin por bejne politiken e qeveris po keshtu dhe tvsh
pse nuk del nje parti te fali parate qe do harxhoj per reklama zgjedhore..po harxhojne shuma te medha per te zbukuruar fytyrat e tyre ..
zoti BAZE TASHME SHQIPTARET JANE TE LODHUR THEM SHQIPTARET ,ATA QE ME TE VERTET E KANE KUPTUAR QE KJO QEVERI TASHME I KA ORET E SHKURTERA ,ATA SHQIPTARE QE SOT NA BOTE JANE RRETH 1 MILION 500 .POR ATA NUK MUND TE KTHEHEN TE GJITHE NE KOHEN E VOTIMEVE ,DHE ME TE VERTET DO TE DUKEJ QARTE REZULTATI I VOTIMIT .SHTETI DUHET TU BEJE TE MUNDUR VOTIMIN JASHTE SHQIPERISE SIC E KANE BERE DEMOKRACITE E TJERA POR SHQIPERI NE TE VERTET NUK KA DEMOKRACI .BERISHA TASME DUHET TI PERKASE TE SHKUARES ASAJ TE SKUARE TE HIDHUR NE MENDJEN ESHQIPTAREVE ..PROPAGANDA ELETORALE BEHET NE MES TE NJERZVE TE THJESHTE POR ATA KANE FRIKE PASI E DINE QE U VENE PAS SHKOLLAT E ORGANIZUARA ME AUTOBOS ,ADMINISTRATA A DETYRUAR ME FORCE .MJERE SHQIPERIA POR NUK NDRYSHOJ KLASE POLITIKE ,OSE ME MIRE TE ZGJEDHE PER HERE TE PARE NE HISTORIN E SAJ ATE TE VERTETEN
Detajet e nje fushate, qofte kjo edhe e pandershme, nuk jane fare te rendesishme ne raport me thelbin politik te personazhit. Ne qofte se ne alarmohemi, sepse miu po vjedh disa kokrra gruri diku ne nje hambar, kjo do te na beje me shume dem se sa do te na ndihmoje per ta mundur ate.
Po cfare nese miu arrin te vjedhe gjithe depon! Asgje, ai serisht duhet sulmuar dhe demaskuar vetem per ate qe ai perfaqson politikisht dhe ajo qe ai, dmth Lul Basha perfaqson politikisht eshte: nje Minister vrases i kater protestuesve te pafajshem. E gjithe fushata e Lulit eshte perqendruar tek fakti se ai kerkon ta beje publikun te harroje se ai ka pranuar te behet edhe kriminel edhe vrases per ti sherbyer deri ne fund padronit te tij!
Zoti Baze! Ne shkrimin tuaj keni mjaft argumenta bindes,por duhet ta dini se eshte veshtire per te zevendesuar ministrin Basha pasi ai ka disa cilesi te rralla si dhe shefi i tije.Meqe zgjedhjet i ,,organizon,,ministria e z.Basha perse te mos perdoret kjo ne favor te tije.Kur u be kryetare bashkie Edi Rama qe eshte betuar perpara shqiptareve se ne xhepat e tije nuk kane hyre para te pista pse te mos behet njehere edhe Lulzim Basha qe kur ishte minister transporti nuk e di se ku i ,,transferoi,,disa miliona euro dhe i shpetoj ndeshkimit me ndihmen e ,,Prof Doktoreve,,
po mire o mero po ai shkrimi ne gazete shqiptare per gruan e lulit cfare fushate eshte? edi ka filluar merret edhe me grate tani? ky te pakten e beri nga shi djell po ai po merret me gruan e lulit tashi. po nuk eshte turp qe ai 2 metra burre te merret me grate?