A mund të na mbrojë NATO nga armiqtë e demokracisë?

4 Prill 2011, 20:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dy vjet më parë kur Shqipëria u pranua në NATO, të gjithë entuziastët, përfshi dhe autorin këtyre rreshtave, u bashkuan së paku në tri pika: Si vend anëtar i NATO-s do të kishim më shumë prestigj dhe do ngjallnim më shumë besim tek investitorët e huaj; si vend anëtar i NATO-s do kishim zgjedhje më të mira dhe standarde perëndimore në institucionet e shtetit; dhe si vend anëtar i NATO-s do ishim një vend më i lirë. Entuziazmi ynë ishte logjik, pasi po e merrnim procesin sikur ne po anëtarësoheshim në NATO ngaqë e meritonim. Dy vjet pas hyrjes në NATO, ne kemi një bilanc tragjik me shpresat tona për atë çfarë duhet të na ndihmonte NATO dhe një dilemë të madhe nëse pritshmëria jonë ishte e ligjshme.

Shpresa jonë e parë se si vend i NATO-s do na rritej prestigji dhe do na afroheshin investimet e huaja u tret si kripa në ujë për shkak të një mungese të padeshifrueshme të mënyrës se si një i huaj i lirë mund të investojë në këtë vend pa lidhje direkte me qeverinë apo familjen e kryeministrit. Gjatë këtyre dy viteve kemi parë se si vajza e kryeministrit u sugjeron investitorëve të investojnë në parqe energjetike kundrejt një fee- pagese për të, për tu siguruar firmën e babait të saj kryeministër; kemi parë një vërshim të kapitaleve të dyshimta të strukturave të vjetra të ish-Jugosllavisë që po pastrojnë historinë e bizneseve të tyre përmes lidhjeve të ngushta me familjen Berisha, kemi parë në fund një dështim tërësor të prioriteteve të qeverisë për investimet në energjetikë apo projektet për energji bërthamore. Askush nuk vrapoi në Shqipëri pse u bëmë vend anëtar i NATO-s. Përballë imazhit pozitiv që na dha ylli me katër cepa i Aleancës, duket se funksionoi falsiteti dhe mungesa reale e ofertës nga ekonomia shqiptare për investitorët e huaj, përveç miqve të familjes Berisha.

Shpresa jonë e dytë e madhe, standardi i zgjedhjeve të lira dhe institucioneve demokratike u shemb pa mëshirë. Zgjedhjet e para si vend anëtar i NATO-s ishin një përsosje e manipulimit dhe rezistenca e qeverisë për të mos bërë transparencën e tyre ishte një betejë shumë herë me motivuar se sa detyrimi për t’iu përshtatur standardeve të një vendi të NATO-s. Institucionet e shtetit shqiptar, jo vetëm që nuk evoluuan, por dy vjet pas hyrjes në NATO Shqipëria ka shfaqur anën më primitive të saj në arenën ndërkombëtare dhe në dosjet e institucioneve perëndimore, pasi institucioni i kryeministrit shpalli si puçist, Presidentin, kryetarin e SHIK, kryeprokuroren dhe gazetarët kritikë me të.

Ndërkohë shpresa jonë e fundit, zgjerimi i lirive, pësoi një rrënim të paimagjinueshëm. Një javë para se të merrnim ftesën për NATO, një biznes vdekjeprurës dhe korruptiv, ku lobues kryesor ishte djali i kryeministrit të vendit, vrau 26 vetë. Tri vjet më pas, kur ne festojmë dyvjetorin e anëtarësimit në NATO, shteti ynë ligjor ka dështuar dhe e drejta e atyre familjarëve për të gjetur drejtësi për të vrarët është shkelur me këmbë. Si të mos mjaftonte kjo, katër qytetarë shqiptarë u vranë nga dritaret e kryeministrit shqiptar pse protestonin para zyrës së tij për liritë e tyre. Prej 2 Prillit të vitit 191, asnjë qytetar shqiptarë nuk ishte vrarë pse kish protestuar për liri politike. Bile ka pasur dhe protesta të dhunshme me armë si ajo e 14 Shtatorit duke hyrë brenda zyrës së kryeministrit dhe askush nuk është vrarë. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm i këtij vendi anëtar të NATO-s janë të vetmit në historinë e Aleancës që kanë vrarë demonstrues politikë nga dritarja e zyrës së tyre.

E gjithë kjo hap një debat të madh për vlerën që ka një anëtarësim në NATO kur nuk bëhet për interes të qytetarëve të saj. Ne tashmë e dimë jo vetëm pse e ka publikuar Wikileaks, por dhe sepse po duket hapur që jemi vend i NATO-s, jo për shkak të meritave dhe vlerave të një vendi të NATO-s, por për shkak të dëshirës dhe vullnetit të SHBA për ta na bërë një vend perëndimor. Ne jemi aty falë SHBA dhe pranimit në heshtje të vendeve perëndimore edhe për arsye gjeopolitike. Por në vitin 2009 kur ne hymë në NATO, ne nuk ishim të rrezikuar as nga fqinjët, as nga ndonjë agresion i jashtëm. Armiku ynë i madh ishte autoritarizmi, korrupsioni dhe mungesa e lirive. Ne shpresuam se duke na futur në NATO, jo për meritat tona, këto shpresa do afroheshin me realitetin. Por ato po largohen. Po largohen sepse ato janë vlera që nuk importohen, pro janë vlera që prodhohen në vend. Ato janë pjesë e vlerave që ne duhet t’i kishim, por që nuk i kemi. SHBA na ofroi NATO-n, por ne duhet të meritojmë anëtarësimin në të. Kështu siç është sot, NATO ngjan e zënë peng nga një regjim, i cili vret për të vjedhur, dhe pastaj vjedh për tu rizgjedhur.

Dy vjet pas anëtarësimit, NATO nuk po na mbron dot nga armiqtë e demokracisë në këtë vend, që janë korrupsioni, mungesa e zgjedhjeve të lira, mungesa e shtypit të lirë dhe mungesa e lirive ekonomike. Dhe unë nuk besoj se ka dështuar NATO. Ne me sa duket nuk jemi ushtarë të betuar për idealet e saj, por thjesht mercenarë që mendojmë se liritë dhurohen. Ose blihen.

13 komente në “A mund të na mbrojë NATO nga armiqtë e demokracisë?”

  1. ben says:

    Pak a shume qendron ky shkrim,por nuk e kuptoj se ka nje mendim kolektiv alla shqiptarce qe po te jesh anetare i Natos,do behet nami, do kete dyndje investimesh te huaja,demokraci me standarte etj..Per kete kemi shembull Turqine qe eshte vend themelues i Nato-s dhe investimet,zhvillimin ekonomik,(pasi per sistemin demokratik ka akoma probleme) e ka marre keto 15-20 vjetet e fundit,dhe jo per arsye se eshte vendi Nato-s.Qe te kete investime te huaja duhet te jesh shtet, shume shtet,dhe jo pushtet.Ne edhe ne Nato jemi fut per gjynof,as na pyet njeri,kerkojne ca ushtare qe Sala eshte i detyrune me i dergu anej knej,dhe kaq.

    1. eddy says:

      O MERO MOS DUHET TE VIJE NATO (OTAN) TE VOTOJE NE SHQIPERI PER TE LARGUAR BISHAT KOMUNISTE PO JO MORE SHQIPTARET DUHET TE NDERGJEGJSOHEN DHE TE PERDORIN VOTEN SANKSION NUK KA VEND NE DEMOCRACI PER KOMUNISTET BERRISHA NANO GJINUSHI DOKLE ME COMPANI JO NUK ESHTE AS FAJI OTAN DHE AS I EUROPES PSE RRURALET SHQIPTARE DUAN 40 VITE PER TI KUPTUAR GJERAT

      1. Andreas says:

        kam kohe qe e them, e keqja e shqiptareve jane gjysma tjeter e tyre! mund te vjedhesh voten deri ne nje fare mase, po eshte gjithnje vota ne mase e injorances qe te jep mundesine per te vjedhe pjesen qe mbetet. nuk vidhet dot 30% e votave. mund te vidhet 3-4-5%(dhe them shume), po po nuk pate pjesen tjeter, eshte e kote. dhe eshte fakt qe shqiptaret votojne te pakten 35-40% per Saliun. ky eshte problemi!

        1. eddy says:

          TE VOTOSHE PER PS PD APO PSD E PR ESHTE NORMALE JANE PARTI TE BOSHTIT POLITIC SHQIPTARE CDO KUSH ZGJEDH KAMPIN QE I PELQEN POR E KEQJA ESHTE SE NE KRYE TE PD EDSHTE NJE KOMUNIST PO KOMUNIST I QELBUR PO KESHTU NE PSD APO NE LSI DO TE THOTE QE NE SHQIPERI POLITICEN E DREJTOJNE AKOMA KOMUNISTET NDAJ ME PELQEN EDI RAMA SE I VURI SHQELMIN KOMUNISTIT TE QELBUR NANO TE NJEJTEN DUHET TA BEJE EDHE PD NE RASTE SE PARTITE NUK PASTROHEN NUK KA DEMOCRACI DHE POPULLI DUHET TE PERDORI VOTEN SANKSION

  2. LORA says:

    Dua te kujtoj ftesen e antaresimit ne Nato ne samitin e Bukueshtit,fill pas masakres shteterore ne Gerdec.Kur ende nuk kishin shterur renkimet nga plaget perveluese,te atyre qe mbijetuan,ne Tirane hidheshin fishekzjarre nga dr.Tyryry-ja ne delirin e antaresimit(ajo ishte ftese per tu antaresuar)ne Nato duke i bere karshillek makaber trishtimit te nje populli te tere qe e kishte te fresket helmin e Gerdecit.
    Sot,pas dy vjetesh mjafton te kujtojme Samitin e Natos ne Spanje ku Tyryry-ne e lane pas deres se salles se vendimarrjes.Ky eshte “antaresimi” per te cilin pordhohet Tyryry-ja.Kete e ka hak.
    Nuk kam pasur ndonjehere iluzionin se lirite e te drejtat e njerezise ne Shqiperi do te mbrohen qofte edhe nga Nato;nje qasje e tille u vjen per shtat atyre qe nuk kane kellqe ti fitojne e ti meritojne ato.21 Janari i sivjetshem tregoi se shumica e shqiptareve jane te vendosur te ecin ne rrugen e skrificave per ti fituar e mbrojtur vete lirite e tyre.Sa per ju z.Baze mendoj se ju personalisht jeni nje Ushtar i betuar per lirite e te drejtat ne standartet te Natos.

  3. beso says:

    Nato eshte nje aleance ushtarake qe po ti heqesh Shba duket si karroce pa kuaj;ke pare aleance shtetesh”me te drejta te barabarta” kaq te pabalancuar z Mero?Se eshte keshtu dhe s’e luan topi.Ne jemi ne Nato se nuk dime ç’te bejme pa qene ne Nato,dje si sot,sot si neser,jemi te ndergjegjshem se kemi hedhur nje firme,si ne pantallonat e prodhuara ne Kine,qe siper kane nje marke maison-i si Armani apo Prada;pra malli eshte fallso kurse stampa eshte e njohur.Por me te ndergjegjshem jane Shba,ato qe mbajne ne kembe(dhe terheqin zvarre) nje organizem-fasade siç eshte Nato,pasi Shba jo vetem qe e dine qe ne s’bejme per Nato,por dhe disa shtete te tjera qe jane me mire se ne,por numri ben pershtypje,dhe hapesirat e lira jane te garantuara;keto te dyja duhen dhe me to sundohet bota.Qysh tha Berisha?”Dhiz iz é miraklle…”.Mrekulli e madhe vertet,nga ato qe ndodhin nje here ne nje milion vjet!”Miraklle” eshte te degjosh Berishen me mendje te kthjellet.

  4. 21Janari says:

    Për fat të keq këto janë karakteristika të popujve që kanë humbur “trenin e kohes” dhe që vijnë vërdallë në histori hypur mbi “gomarin” e tyre. Politikanët në pozitë ja shesin gomarin popullit për foristradë, por sapo kalojnë në opozitë e quajnë me emrin e vërtetë… Mos u dëshpëroni : nuk jemi të vetmit!

  5. bbb says:

    Mos u beni budallenj o njerez. Ne NATO na futi SHBA me “mik” jashte cdo kriteri per te ngushtuar rrezen e veprimit te Rusise, si dhe per te mbushur pak buxhetin e NATOS me para qe jep qeveria jone si kuote vjetore. Plus qe amerikanve dhe britanikeve ka filluar tu dhimbsen shu e ushtare e tyre qe vriten ne Afganistan dhe IRAK. Tani tartegjia e NATOs eshte qe ne te radhmen te vriten ushtare polake, ceke, shqiptare etj
    Sa i takon “perfitimeve” ekonomike te futjes ne NATO mos shpresoni se eshte e pamundur sidimos sot kur nuk shpenzohet me si dukur ne bazat turke apo greke. Sepse NATO ne teresi eshte themeluar si organizem qe punon me humbje ne aspektin fiskal dhe ekonomik. Une kam punuar ne ushtri dhe kam njohuri te mira ne kete fushe. Natyrisht qe te futesh ne NATO presupozohet qe te kesh rruge te mira dhe infrastrukture te mire, gje qe parashikohen si te mireqenia kur nje vend antarsohet ne NATO. Por sic thashe ne na futen me mik ne NATO, sic ate nxenesin qe e shpeton renien ne klase duke marre te 5 te cale ne provim. Por mos prisni qe NATO tju shtroje rruge. Ato duhet ti bejme vete

  6. saimir says:

    I nderuar z.Baze se perse u futem ne ne NATO-tashme dihet nga te gjithe,por do te doja te theksoja se Amerika nuk na futi siç pretendoni Ju se paskerka dashur qe te na beje vend perendimor,por per interesat per zona inflyence!Se sa perendimore na ka bere besoj se kete e sheh e e kupton !Ndaj edhe Shqiperia sot eshte e lene menjane,si nje vend qe bene pjese ne familjen Europiane e drejtohet e udhehiqet nga klane Amerikane .Shqiperia ,z.Baze edhe sikur te futet ne Europe perseri do te jete jashte vezhgimit te Europes e nen vezhgimin e dilizhimin e Amerikes!Amerika sot e 20 vjet po zbaton teorine Kineze se “Nuk ka rendesi se kush mace e drejton sot kete vend e ç’fare demokracie nderton e ka,rendesi ka qe te kapi minj qe kerkon ajo”.

  7. estilen says:

    Saliu ka marre bekimin e te medhejve te Natos dhe te djatheve Europiane,pa sillet me shqiptaret dhe pasurine e kombit si nje sharlatan,ndryshe nuk do kishte kellqe ky palo burre te beje cubin e frikshem.Bota ka pare se ne jemi popull pa dinjitet dhe e meritojme nje personalitet te cekuilibruar si Saliu…

  8. merre me leng se mishi u maru says:

    vetem kushtetuta dhe respektimi i ligjit te pamvarur shpetojne demokracine .po ne radh te pare ai fillon nga individi per respektimin e tij…………………….te tjerat jan opsione…

  9. mendimi_im says:

    NATO North Atlantic Treaty Organization ose Organisation du traité de l’Atlantique Nord (OTAN)
    ka pasur si qellim mbrojtjen nga Rusia. Tani nuk eshte e njejta.
    NATO me zgjerimin e sa vetem sa po justifikon ekzistencen e saj sepse shum shpejt disa shtete po vete antare te NATOs do te largohen prej, nder to mund te them Turqia e para…

    Nese nje her ishte Rusia armik tani eshte edhe Kina-India dhe disa vende arabe. Misioni i ardhshem i NATO eshte pushtimi i burimeve te petrolit, pra vendet arabe.

    Nese ka ne dpre vendet arabe atehere mund te hidhet ne sulem nda Kines-Indise-Rusise.
    Kjo gje ska per te ndodhur kurre.
    Vendet arabe do te unifikohen shum shpejt dhe me fort se asnjeher.
    Vendet arabe do te behen aq te forta dhe te rrezikshme saqe vete Rusia do te futet ne NATO :))

    1. bbb says:

      Realiteti i sotme eshte se KIna pretendon te krikoje nje aleance ushtarako-politk eme Indine dhe Brazilin, shtete qe kane rritje ekonomike te konsiderushme. Nga ana tjeter nqs Lidhja Arabe do te krijoje nje aleance ushtarake si ajo e ish Traktatit te Varshaves, atehere forca e Rusise bie ne plan te dyte.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje