Nga Mero Baze
Stafi elektoral i kandidatit të Berishës për bashkinë e Tiranës po përpiqet të tërheqë kundërshtarin e tij në fushën e vet të lojës përmes sajesave të forumeve apo iniciativave për qytetin në fushatë elektorale. Një e tillë duket se u njoftua dhe dje. Një listë prej rreth 30 intelektualësh, në shumicë anëtarë të forumeve të Partisë Demokratike ose të afërt me qëndrimet e saj, kanë shpërndarë befas me e-mail njoftimin për lindjen e iniciativës, programin e saj dhe ftesën për kandidatin Edi Rama që të shkojë tek tryeza e tyre.
Nuk dua të analizoj listën dhe angazhimet e tyre për qytetin se nuk ekzistojnë. Ata në përgjithësi po i quaj zanatçinj të mirë për punët që bëjnë, disa biznesmenë të mirë, disa profesorë të mirë, disa ekspertë të mirë dhe disa servilë të mirë, por asnjë prej tyre, thuajse asnjë, ndonjë veprimtar i mirë i shoqërisë civile për qytetin apo sfidat e tij. Të marrë një nga një me ta mund të bisedohet, por jo për Tiranën, por për punët e tyre. Për shembull Adrian Civici që ka drejtuar Universitetin Evropian të Tiranës, ka shans të debatojë me Edi Ramën pse ky i fundit i quan universitetet private fabrika diplomash që po marrin më qafë shoqërinë. Do të ishte një debat interesant dhe ai mund të mbrojë dhe tezën e kundërt. Të njëjtën gjë mund të bënte me zotin Rama dhe Aleks Luarasi, i cili drejton një universitet me pak më shumë sqimë se fabrikat e diplomave. Me Shimën dhe Osekun Rama po ashtu mund të diskutonte besoj me qejf për pikturat dhe unë i çmoj ata si dy piktorë më të mirë se piktori Edi Rama. Me disa mjekë të nderuar të Tiranës si Petrela, Kruja apo ndonjë tjetër Rama po ashtu mund të bisedonte për tema interesante të reformës në mjekësi, dhe të mësonte prej tyre, për aq sa dinë, edhe pse janë anëtarë të forumeve të PD-së.
Ka mes tyre ca pedagogë të rëndomtë pa ndonjë vlerë që s’ia vlen as të harxhosh kohë t’i takosh, dhe natyrisht ca biznesmenë të PD-së që mund të merren si shembull privilegjesh nga pushteti. Interesant është emri i Elsa Ballaurit, një veprimtare e të drejtave të njeriut, e cila mund të debatojë me Lulëzim Bashën për vrasjen e katër qytetarëve nga policia e komanduar prej tij më 21 janar, apo e avokatit Sokol Nako që mund t’i sugjerojë Ramës rekomandime të vlefshme për legjislacionin në vend. I vetmi në atë listë që mund të debatojë për Tiranën me Ramën është arkitekti Enver Faja, i cili ka rezervat e veta për zhvillimin e këtij qyteti, ashtu siç ka përgjegjësinë e tij.
Pra, përpjekja e zotit Basha për të tërhequr në një debat bashkiak Edi Ramën, me profile emrash të cilët mund të debatojnë me Ramën vetëm si kandidat për kryeministër është kontradiktore. Është e vërtetë që Basha është në siklet nga pozicioni i kithët në të cilën po ecin të dy fushatat, ajo e tij dhe e kundërshtarit, por rruga për ta tërhequr atë në fushën e vet të lojës, do pak më shumë zgjuarsi.
Kjo listë intelektualësh, për të cilën kam frikë se nga urgjenca si është përgatitur, nuk janë njoftuar të gjithë as për aktivitetin, nuk ka asnjë lidhje me debatin rreth qytetit, përveç faktit se ata janë 31 nga qindra- mijëra banorë të Tiranës. Siç e theksova, disa prej tyre janë intelektualë të zot dhe mund të flasësh me ta për ekspertizën e tyre në disa fusha që i shërbejnë qeverisjes së mirë të vendit, ashtu si me disa të tjerë nuk duhet të harxhosh kohën as për kafe, por me asnjë prej tyre nuk mund të flasësh për këtë qytet. P.sh, Elsa Ballaurin nëse do të jetë me gjithë mend veprimtare e të drejtave të njeriut, nuk mund ta fyesh dhe të diskutosh për idetë e Bashës për Tiranën, pasi çdo kolege e saj në botë, do të ishte bërë kamikaze për ta penguar që ai të kandidojë pasi ka vrarë katër qytetarë. Kolegë të Ballaurit në botë vënë jetën në rrezik dhe kur policia rreh qytetarë, dhe jo më kur një Ministër i Brendshëm vret dhe krenohet me vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm jashtë ndërtesës së qeverisë. Nëse një veprimtare e të drejtave të njeriut injoron këtë fakt dhe e pranon një person përgjegjës për vrasje si kandidat, atëherë ajo ka shkelur mbi karrierën e vet pasi është përfshirë në një spirale për të pastruar biografinë e krimit nga ai person. E mora shembullin e Ballaurit për të treguar sa e pavend është ajo në atë tryezë dhe sa e rrezikshme është për biografinë e saj që t’i shfaqet përpara vrasësi i katër qytetarëve dhe ajo të mos e pyesë për vrasjet, por për tramvajin e kombinatit. Po kështu vë në siklet dhe disa emra të njohur kineastësh, mjekësh, juristësh apo piktorësh, dhe siç ndodh zakonisht dhe disa pedagogë të UET, që s’kanë asnjë fuqi për ta tërhequr këtë fushatë elektorale atje ku ka nevojë vërtet zoti Basha, tek profili i ulët i debatit komunal, për tu pastruar biografia e tij prej një krimi, që ende s’ka mbushur tre muaj.
Nuk është se Henri Çili e ka menduar keq, por e ka menduar në kohën e gabuar, me njerëzit e gabuar dhe në favor të njeriut të gabuar. Kjo është një listë e gatshme intelektualësh që përdoret sa herë ka halle pushteti, bile për fat të keq jo vetëm ky pushtet. Të gjithë e kuptojmë që Basha ka nevojë të harrohet kush ka qenë dhe ç’ka bërë, por ai s’mund tu kërkojë votën qytetarëve duke gënjyer për gjithçka, për jetën e vet, për jetën e gruas së vet, për karrierën e tij, dhe gjithçka që ata duan ta dinë. I ka nisur gënjeshtrat duke shpikur veten si vëzhgues në zgjedhjet e 22 marsit në moshën 17 vjeç dhe po përpiqet të prodhojë një humbje elektorale me qëllim që të viktimizohet dhe t’i harrohet përballja me drejtësinë. Është një llogari e gabuar. Ai duhet ta kuptojë se njerëzit nuk të gjykojnë keq kur pranon gabimet apo qoftë dhe krimet. Më keq të gjykojnë kur tenton t’i gënjesh për atë çfarë je dhe nga vjen. Siç po bën zoti Basha.
Comments are closed.
Z.Baze ! Meqe eshte keshtu si thoni Ju, (dhe keshtu eshte me te vertete) atehere po bertas me te madhe “shyqyr qe nuk jam intelektuaaal !!!”. Ky eshte kulmi, qe njeriu (pra une) te krenohem me injorancen time. More zoteri, ju kam shkruar dhe nje here tjeter duke thene, qe shoqeria jone eshte ndare me dy grupe te medha ne HAJDUTE dhe HAJMUTE. Une me shume deshire bej pjese ne grupin e dyte,Respektet e mia per Ju..
Keto intelektualeshet ti kerkojne nje here Lulit llogari per vjedhjet e rruges Durres-Kukes,shitjen e detit,vrasjet e 21 janarit etj.Sa per Elsen,ajo ben si p..i bukur,vjedh ato pare qe i ka qejf fort,dhe ne rregull eshte.Keto intelektualeshet tane mund ti kene te gjitha virtytet e njeriut,por nuk kane me kryesorin,moralin.
Mero ju keni te drejte per gjithca shkruani,por keni harruar te shtoni se Partia e Bashes e ka kthyer Shqiperine ne nje vend te grumbullimit e asgjesimit te plerave Italiane e nsemurjes se musherive shqiptare nga te pushteteshmit e Berluskon-Berisha,dy te pa moralshem qe iu perulen dhe ushqyen me prostituta e arme makinen kriminale te Gadafeve.Vetem artikuj e shoqerua me protesta masive e te pa nderprera shkulin nga rrenjet plerat e te keqes se madhe ne politiken Shqiptare.Gazetareve ketyre lajmetareve te ndodhive bastarde te politikes se Tiranes zyrtare apo te opozites ineficente,nuk mund te kuptohet se si ato te mireorganizuar ne shoqata e forume te mos japin shembullin e tyre me nje proteste ne mbrojtje te shendetit e femijve qe lejme pas.Koha dhe brezat do te gjykojne shume shpejt indiferentizmin qe bie ere mashtrim e para te botes se krimit e korrupsionit.Besoni e binduni e protestoni,merrni inisjativen te udhehiqni popullin aty ku nuk funksonon opozita e vertete ne mbrojtje te vetes e mjedist te nderit e kutures shqiptare,te gjthe do ta gelltisim indiferentizmin tone me plerat qe po vijne,apo po udhetojne rrugeve te qyteteve Tona.Udhehiqni popullin duke shkruar e protestuar sebashku vellezer gazetare si femije te ketij populli te sakrifikuar ne breza deri ne shkuljen e kesaj kerme me qe quhet Sali Ram Berisha me shke pa moral.Zoti eshte ne anen Tone,te shkruajme e te protestojme fuqishem se bashku pa u ndalur.Kujtoni thirrjen e patriotit e rilindasit tone Vaso Pasha “hej mos Shqipni e mjera Shqipni ,kush te kan qit me krye ne hi,ti ke pas ken nje Zonje e rande, Burrat e dheut te thirrshin Nane, ke pas shume te mira e shume begati nder vasha te bukura e djem te ri,Po tash Shqipni pa me thuaj si je?ashtu si lisi i rrezum per dhe …… i cili duke e pare Shqiperine ne mjerim,megjithse ishte pasha i turqise osamane ndergjegja nuk e la pa i bere nje thirrje popullit te Tij per tu ngritur e shkulur te keqen otomane nga rrenjet.Po Ne sot cfar duhet te bejme?Vetem te protestojme pa u ndalur ne rrespekt te brezave qe lam pas dhe atyre qe do vjne.
Te befte mire e skender se te ben mire edhe per fytin.
Intelktualet me diploma te blera!
I nderuar Mero,
shkrimi yt eshte profesionalisht i goditur dhe shume i pershtatshem per qellimin per te cilin eshte bere: te goditet fushata e Bashes. Kjo eshte zgjedhja juaj dhe nuk dua ta gjykoj por vetem ta komentoj me te njejtat kritere qe ju vete keni perdorur dikur kur PD ishte dikur ne opozite. Me kujtohet shume mire nje shkrim i juaj tek Tema, diku aty nga fillimi i viteve ‘2000 kur ju, me shume te drejte, kritikonit anti-opozitarizmin e Ilir Metes kur ky favorizonte PDR e Pollos per te dobesuar PD e Saliut. Keto kritere, te aplikuara ne fushaten e zgjedhjeve vendore te 8 majit duhet tju detyronin kesaj radhe te mbanit anen e opozites, nese nuk gabohem, ne menyre qe te mos benit dhe ju beteja anti-opozitare si ato te Metes dikur?! Basha, per te cilin kam te njejtin mendim me ju persa i perket pastertise se tij per te drejtuar Tiranen, meriton mbeshtetje sepse eshte ne opozite ne keto zgjedhje. Kur Rama kandidon per kryeminister si Opozite atehere me te drejte “shtypi i pavarur” (qe per mua nuk ekziston akoma ne Shqiperi) e mbeshtet, edhe kur ka ndonje dyshim mbi cilesite e tij. Kur Rama perseri ri-kandidon per “kryeminister” te Tiranes, duke qene ne pushtet prej 9 vjetesh, ky “shtyp i pavarur”, perfshire dhe Temen, mbeshtet perseri Ramen, domethene poziten kesaj radhe. Me kete dua te them qe ju perdorni dy pesha dhe dy njesi te ndryshme matje: Jeni me Ramen si kur ai eshte ne opozite dhe kur eshte ne opozite. Ja pra, qe po beni beteja anti-opozitare kesaj radhe, duke kerkuar te godisni opoziten dhe te forconi direk dhe indirekt, poziten dhe pushtetin absolut te Rames. Per me teper duke sulmuar ne me mjete te privilegjuara mediatike disa intelektuale te cilet kane bere nje zgjedhje te hapur dhe te pa-paragjykushme per mendimin tim. Te gjesh me cdo menyre mjete dhe rast per te goditur cdo dite fushaten e opozites ne betejen per Bashkine e tiranes, per mua eshte njesoj si te ri-perseritesh betejat anti-opozitare te Ilir Metes (te cilit nuk duua ti permend as emrin).
p.s. personalisht, edhe ne faqet e ketij blogu e kam thene, jam kunder si qeverisjes sipas modelit Berisha po ashtu edhe sipas modelit Rama, por koherenca dhe logjika e shkrimeve tuaja po del shume larg asaj pavaresie dhe profesionalizmi per te cilin shtypi I PAVARUR I VERTETE ka nevoje sot. Indro Montaneli, te cilit i keni dedikuar faqe te tera dikur tek Tema, thoshte qe gazetar i madh nuk eshte ai qe ndikon me opinionin e tij (qe nuk eshte kurre i paanshem) tek lexuesit e pafajshem, POR AI QE ARRIN TE KAPTOJE DHE PERHKRUAJE NDJENJAT E SHOQERISE CIVILE NE NJE MOMENT TE CAKTUAR. pra, gazetari i madh e i pavarur behet zeri i qindra e mijera bashke-qytetare te tij ne luften kunder padrejtesive dhe jo te ndikoje dhe stimuloje opinionet personale mbi lexues potencialisht te ndikueshem.
Per fatte keq, neper blogun e Temes une shoh vetem komente te artikujve tuaj ku anti-Berishiane mezi presin rastin te shajne kete te fundit dhe pro-Berishiane qe mbrojne liderin e tyre ose shajne Ramen. Perse nuk mundoheni ta ndryshoni kete tendence e te percillni tek lexuesi ate qe ata presin prej nje kohe te gjate: qe nje gazetar i vertete tju percjelle nje alternative pertej ketyre kufomave te politikes sone qe po sakatosin nje komb ne keto 20 vjetet e fundit???
Pershendetje!
Me vjen mire qe pa dashje me ne fund me nje xhelozi te hapur pranove se nuk i perket kapaciteteve prefesionale qe pa dyshim jane intelektualet e vertete. Pak rendesi ka ne cfare krahu ata rreshtohen por e dobishme eshte fjala e tyre qe patjeter eshte prefesionale .Sipas Jush Tirana ka nevoje per “njerez publike “qe sipas Jush gjinden ne rradhet e pseudo analistave apo pseudo politikaneve qe nuk i ka thene
njeri Puna Mbare, per faktin e thjeshte se ato nuk kane prefesion.A harrova kane prefesion Llapazanin
duke mbush faqet e gazetave me dokrra per te trullos popullin e thjeshte .Rreni veten dite e nate.Njerzit me vlera jane te shumte por ato nuk pranojne te pijne kafe me njerez “KOTI” .Ky vend do heci perpara kur keto prefesioniste, patriote e te ndershem qe i rrine larg politikes do vihen ne krye te EKONOMISE KAPITALISTE qe per fat te keq eshte ne hapat e para. nevendin tone .Per cdo komb kjo eshte ELITA jo “njerzit publike”sic keni qejf ta quani Ju veten.
Elsa Ballauri nuk merr shume para nga vendi i punes qe ka.Zanati i saj eshte te mbroje “kokepalaret”keshtu qe ndofta pergatitet per tjeter fushe qe ka me shume para.Sa per parimet:????Duhet te jesh patriot dhe idealist te mendosh per ‘to!!!
Po kish i njeh per intelektuale keta o Z. Mero. Ore e ka thene shume qarte i madhi Spartak Ngjela. Ky eshte vend i vogel dhe i varfer (te pakten ne para te pastra), normale qe sherbetore pushtetesh do kete me qere.
Keta qe permenden ketu si intelektuale jane rrogetare shteti disa direkt disa indirekt disa presin ndonje post. Disa me pune per pushtetin kane bere edhe dicka siper ligjit per te siguruar te ardhura extra.
I bej thirrje Edi Rames e kujdo tjeter ne opozite mos guxoje te bie ne debate per grimca pluhur e bar lulishtesh pa u “thare” dhe pa u “lare” gjaku i atyre deshmorve te 21 Janarit.
mendoj se debati me pranine e intelektualeve sherben si nje iniciative pozitive per te nxjerre tiranen nga udhekryqi dhe kaosi qe gjendet.eshte nje debat i mirepritur per te gjithe ne por po me vinka keq qe zoti rama nuk eshte i pranishem atje.padyshim qe ndoshta per edin ai debat dhe ai grup intelektualesh nuk perbejne kurrefare rendesie.
Keni 6-vjet qe beni te paberen ta fusni ne kaos Tiranen,po nuk ja keni arritur e nuk ju lene qytetaret e Tiranes e perfaqesuesit e tyre legjitime t’ja mbrrini kurre barbarise suaj.Tirana e kaperxeu piken e vdekjes,duke nisur nga viti 2000 e do te ece vetem ne rrugen e progresit e dinjitetit te qytetarit te saj.
Sinqerisht habitem me disa guhake(nje lloi shpendi ) qe komentojne ketu…Nuk merrem objektin e temes qe diskutohet,por me subjektin(me Meron)…Ore zoterinj i lexova komentet tuaja,shoh qe keni kapacitete,por me nje energji negative,qe nuk mund ti sherbeje pjeses dermuese te popullit,por zhargonit PUSHT(et)..
Intelektualet te cilet kerkojne debat mire bejne.Debati shendosh arsyen,debati riparon difektet.Por me cilin duhet te debatojne keta intelektuale,me Edi Ramen ,qe e mori Tiranen si nje kosh plehrash dhe e ka cuar atje ku ne e shohim realisht…a po duhet te bejne debat me Lulzim Bashen,me ate person zyrtar,qe mbart mbi vehte shume ngarkesa korruptive dhe qe akuzohet per vrasjen e 4 personave,te cilet demonstruan perballe piramides shtet,per nje kore buke…? Brockullat qe duan te na servirin keta pseudo-intelektuale,i kemi degjuar ne cdo kohe,sa here qe PUSHT(teti) i ka vene ne rresht per hallet e vehta..Epo keta cdo epitet e ofiq profesional mund te mbajne mbi vehte,por ideatore per zgjidhjen akute te krizes se pergjitheshme qe ka mberthyer kete vend,ata nuk mund te jene,se jane te lidhur me mushkurite dhe laringun e Saliut….dhe qe nga ato mushkuri vjen nje ere dekompozimi shume e rende qe te shkakton te vjella dhe marrje mendesh.
Ti i nderuar “estilen”,
megjithese edukaten qe tregon ne raport me bashke-komentuesit e ketij blogu po jep prova se e ke trashegim nga militantizmi i tepruar dhe servilizmi politk kundrejt idhullit tend Edi Rama,
po te rikujtoj se komenti im merrej thjesht me objektin e shkrimit dhe jo me subjektin. Nuk e di nese ke frekuentuar ndonje shkolle, por per te kuptuar diferencen midis objektit dhe subjektit nuk duhet ndonje mundim i madh.
Ti nuk mund ta kuptosh sepse ne 2001 kur Mero shkruante mbi anti-opozitarizmin nuk e dije qe kishte dhe nje gazete te quajtur Tema, ose te pakten Meta nuk te lejonte ta lexoje gazeten e armikut te tij te atehershem. Per ty, ata qe shajne liderin tend historik qe paska ndryshuar Tiranen nga e zeza ne te bardhe, te duken berishiane me energji negative. Miku im, paske ngelur ne primitivizmin dy-dimensional egjiptian te 3 mije vjeteve perpara. Kane kaluar tre mije vjet dhe ti akoma njeh vetem dimensionet majtas djathtas!!!!! Por per te kaluar ne dimensionin e trete te duhet pak pune se nuk eshte aq e thjeshte sa cte kane mesuar ne shkollen e Edit. Nejse nuk dua ta kthej personale dhe nuk dua te te jap asnje keshille apo leksion sepse cdo njeri ka mendimin the parimet e tij: ti ke zgjedhur te tuat dhe une te mijat. Vetem nje gje doja te te kujtoja: perpara se lexo pak me shume perpara se te shkruash.
Pershendetje!
“Kokepalare”dhe elite”te palaresh”;goxha fjalekryq!Te duhet te gjesh emrat se fytyrat i sheh pernate neper televizione,ku ne vend te shohesh nje komedi gazmore,te lipset te degjosh kularet e rradhes te lidhur ne menyren me te komplikuar.Une nuk i pelqej kandidatet qe bredhin rrugeve me kamera dhe puthen e bejne hokatarin me hallexhinjte neper trotuare;nuk premtohet imazhi modern i politikes me te tillabiseda”gju me gju”me popullin.Enveri ishte tjeter brume,dhe te tilla gjera dinte ti bente me klas,jo me keto batuta ne tironsen e vjeter…Mire Rama dhe Basha,po dhe nje çupke e LSI(e ka mbiemrin si nga Backa e Skraparit)qe i kishte argjenduar floket;kishte dale dhe ajo dhe takoi nje shitese,dhe dolen qe”simpatizoheshin”se bashku;ç’a shansi!Shitesja qelloi tamam me LSI,por qe do votonte Bashen,qe do fuse ne pune 30 mije njerez,aq sa nxorri nga puna General Motors;kolosi me i madh i makinave ne bote.30 mije vende te reja ne pune nuk premton dot Bloomberg,kryetari i bashkise se New Yorkut,qe ka gjithe ata TV qe te bejne pinpong me shifrat,dhe na i gjetka Basha,qe nuk di sesa personel duhet te kete nje lokal banal tek Kinostudio qe te mbijetoje!
Une do ti sugjeroja Rames(atij qe s’desha te rikandidonte)qe per respekt te viktimave te 21 janarit te mos permende kurre,ne gjithe fushaten emrin e Bashes,jo per ta sfiduar,por per ta injoruar plotesisht.Basha ne nje kohe tjeter mund te ishte kandidat,por jo kesaj rradhe;kesaj rradhe absolutisht eshte out.Eshte njesoj sikur hajdutin e bankes ta lirosh nga burgu dhe ti thuash:”provo prape te vjedhesh,po munde,se ne kemi mesuar sesi te te kapim…”.Basha nuk ka treguar autoritet ne detyrat qe ka bere,ne sensin qe nuk ka pasur vendosmeri ne zgjedhjet e tij.Nje person i tille eshte e pafalshme te vije ne krye te nje administrate qe ka pergjegjesi zgjedhjesh afatgjata;njerezit duhet te mendohen mire per kete.Duhen 100 vjet te ngresh nje qytet dhe ndonje vit ta prishesh ate;aludoj ketu me nje titull qe ka marre Nobel ne letersi:”Njeqind vjet ne vetmi” i G.Garsia Markez.Ehe,ne fund me mbetet qe te thosha po kete per intelektualet e nderuar qe kane veshur bluzen transparente te skuadres se Henri Cilit;u eshte dashur nje jete te formojne reputacionin qe kane;mbase u mjafton nje sezon i gabuar ta rrezojne ate-zgjedhja eshte e tyre!
Universiteti, Cili dhe morali
Keto radhe adresojne dy ngjarje te shkeputura, por qe i lidh mes tyre nje fjale, MORALI.
Para dy tre javeve beri nje vizite ne Tirane zoti Pacolli, i sapobzgjedhur president i Kosoves. Ishte vizita e tij e pare jashte Kosoves si president dhe zhvillohej ne kushtet kur ndaj kesaj zgjedhjeje kontestimet ishin tashme paraqitur prane Gjykates Kushtetuese te Kosoves.
Mes ndereve me te cilen Pacollin e priten ne Tirane, spikati marria e titullit “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranes, ose Universiteti i Cilit. Pa dyshim Cili per kesi punesh eshte i zgjuar shume, eshte nga ata qe me nje gur vret jo dy, por edhe tre e kater zogj. Pavaresisht se ligjerisht universiteti i Cilit nuk mund te leshoje titull doktori, Cili nuk e pati problem te kaperceje problemet dhe te mobilizoje ministrin Tafaj, si dhe te vere ne rresht profesoret qe kullosin ne grazhdin e tij, per te organizuar ceremonine e doktorimit te Pacollit. Nuk e pati problem te vere ne rresht edhe presidenti ne fuqi, si edhe dy ish presidente qe e demonstrojne qarte se jane ne krize identiteti.
Vertet bisnez me me shume leverdi, se i bente qefin qeverise duke i nderuar mikun; se Pacollit i bente po ashtu qefin, se helbete eshte burre me pare te madhe ai; por edhe vehtes i bente nder se i rriste famen universitetit te tij. Sa me shume fame, aq me shume studente, aq me shume leke.
Kosova e refuzoi zgjedhjen e Pacollit dhe ky iku si erdhi nga detyra e presidentit; ajo qe i mbeti ishte diploma e doktorit qe i dha Cili. Nuk di se cfare te beje me te se shume i thone se eshte nje diplome jo vetem pa vlere, por edhe pa MORAL. Por me shume pa moral kane mbetur ata profesore te universitetit te Cilit, qe plot servilizem leshuan nje diplome doktori per interesat e biznesit te Cilit. Eshte nje turp per ta, qe jo vetem rendon por edhe deshmon se nuk kane moral e pa moral jane te pabesueshem per diplomat qe leshojne per studentet qe diplomojne, per biznesin e Cilit.
Ngjarja e dyte lidhet me nismen e disa intelektualeve “te pavarur” te Tiranes, qe vetem se i terheq pak prej kapistalli nje fare Genti Bogdani, tirons e vjeter denbabaden. Eshte djale i zoti, aq me shume qe eshte i keshilluar edhe nga i vjehri, nje ish ambasador i Enver Hoxhes esot keshilltar i presidentit Topi, si dhe nga xhaxhai i nuses, edhe ky nje sigurims i vjeter i njohur edhe mes sigurimsave si ekstremist i eger.
Edhe ketu spikat Cili i shpejte qe me nje gur vret jo dy, por edhe tre e kater zogj. Rreshton studentet ushtare, pa problem urdheron profesoret e grazhdit dhe te gjithe ne takim me intelektualet e pavarur, ne fakt me Bashen. Per mua nuk ka rendesi se cfare u tha ne kete takim, as se cfare mufkash te tjera leshoi Basha ne kete takim te pavarurish. Ajo qe me beri pershtypje nga sa ndoqa ne TV ishte servilizmi dhe ngerdheshja e lumturise se profesoreve te Cilit tek sa i jepnin doren Bashes, qe jo me pak se dy muaj me pare vrau me garden dhe policet e komanduar prej tij njerzit e thjeshte te popullit. U ndjeva keq kur pashe e lexova lumturine ne fytyren rrumbullake te Civicit, ne mustaqet e ngrefura te Kapexhiut, dhe ne ca futyra te tjera serile. Te lumtur se i dhane doren Bashes, por me te lumtur se i sherbenin partise meme. Te gjoret sa poshte kane rene, lumturohen e ngerdheshen e harrojne se ka nje moral, ka nje dinjitet, ka nje integritet, ka nje profesionalizem qe del mbi biznesin e Cilit dhe nuk te lene te biesh ne grackat e Bogdanit ku mund te kumbisen vetem kaqolat si Artan Lame. MORALI, gjashte germaqe flasin shume, lum kush i ka, mjere kujt i mungojne.
Sokrat Sulo
“Ne Intelektualet-thote Karl Popper -kemi pergjegjesi te madhe dhe dime hiçasgje!Por ç’duhet te bejme?Mund te bejme diçka per te evituar gjema te tmerrshme si nazizmi,rracizmi…Po!Besoj qe ne intelektualet mund te bejme diçka,e mendoj per intelektualet-ata persona te interesuar per idete,sidomos ata qe lexojne e ndoshta shkruajne”.Pse u nxita ta shkruaj kete?Sepse Henri Cili dhe profesoret e universitetit te tij(qe eshte i nivelit,per te thene te verteten)duhet te ndjejne pergjegjesi kur mbeshtesin kauza te dyshimta,sidomos kur mbeshtesin nje kandidat dhe nje kryeminister te ppergjegjshem.”Nje shumice mund te qeverise tiranikisht,madje nje popull mund te zgjedhe nje tirani(ka ndodhur me nazizmin dhe stalinizmin).Pra KONSENSUSI nuk eshte sufiçent per te vendosur nje DEMOKRACI.Pra duhet nje konsensus mbi rregullat e shoqerise se hapur(debatet,kundershtite,etj)”.Nuk eshte se Popper thote keshilla perendie,por Henri Cili dhe profesoret nuk mund te legjitimojne nje qeverisje te keqe dhe te demaskuar(psh si e gjykojne rastin e videos Meta,apo vrasjet ne bulevard?)vetem ngaqe kane fituar zgjedhjet parlamentare.Intelektuali duhet te jete kritik edhe ndaj shumices,nese shumica do te thote TIRANI.Do te doja ta lexonte Henri Cili pergjigjen time,por duket eshte e pamundur!
holl shrun beso, me pelqen. Kam deshire te te korrigjoj pak por ska problem…