Spiralja e dhunës në të cilën po hyn fushata elektorale po ngre pikëpyetje serioze për mosveprimin e drejtësisë ndaj fakteve publike që provojnë fajtorët. Përveç krye-skandalit të komandantit të RENEA-s me pasuesin e Bashës në detyrë, ka dhe katër- pesë raste të tjera flagrante siç ishte dhe rasti i përplasjes së opozitës me një çetë tropojanësh në bulevard për një çadër elektorale, ku shihet qartë frymëzimi politik i dhunës nga Berisha.
Argumentet përse drejtësia nuk po vepron po bëhen përditë e më të lodhshme, pasi sipas tyre ata nuk duan të ndërhyjnë në procesin elektoral. Ky kompleksim i drejtësisë prej Berishës po zbulon në të vërtetë projektin e tij për ta lënë përgjegjësinë jetime dhe për të shtyrë pas 8 majit gjykimin e saj.
Dy javë më parë, ndërsa Lulëzim Basha dorëzoi formalisht zyrën e Ministrit të Brendshëm, u ngritën disa pikëpyetje për njeriun që do të ishte përgjegjës për mbarëvajtjen e fushatës elektorale, ndërkohë që vendi nuk kishte Ministër të Brendshëm. Edhe pse të gjithë e dimë që Ministri i ri është sërish Sali Berisha, ka rëndësi emri konkret, pasi në raste të tilla duhet të formalizohet dhe përgjegjësi ligjor për dhunën në fushatë dhe sidomos skandalin me urdhrin për përdorimin e policisë kundër opozitës. Berisha, i cili u duk se pati ndjeshmëri ndaj këtij debati, premtoi në një intervistë televizive se do ta zëvendësonte Bashën para zgjedhjeve. Por në fakt nuk ndodhi asgjë. Basha shfaqet në rrugët e Tiranës me badigardët e gardës së Republikës që e shoqërojnë dhe dhjetëra makina drejtorësh të tij, ndërsa zëvendësin që ka lënë në zyrë, e ka çuar në prokurori një zyrtar i lartë i policisë për urdhra të paligjshme për përdorimin e policisë.
Dje Berisha u shfaq sërish në një emision televiziv dhe nuk pranoi të bënte komente rreth këtij skandali. Ai foli për çështje që janë në hetim, sikur ato çështje të mos i kenë shkaktuar vartës të urdhëruar prej tij. Këtu shihet qartë arsyeja përse Berisha nuk e zëvendësoi Lulëzim Bashën në Ministri të Brendshme. Duke vendosur aty formalisht një figurinë si Peka, Berisha në të vërtetë po dirigjon një fushatë nga më të dhunshmet elektorale që nga viti 1996. Bile në disa aspekte kjo fushatë është edhe më e dhunshme se ajo fushatë. Në asnjë rast tjetër në historinë e fushatave elektorale në Shqipëri nuk ka pasur kaq shumë dhunë, gati çdo ditë. Dhe gjithandej është protagoniste qeveria. Një natë më parë vetëm 200 mera larg zyrës së kryeministrit, një grup tropojanësh të punësuar në Inspektoratin e Policisë Ndërtimore, u konfrontuan fizikisht me mbështetësit e Partisë Socialiste për ngritjen e një çadre. Edhe pse nga pikëpamja elektorale skena ishte kundër Bashës pasi dukej si një luftë mes tropojanëve të tij dhe kryeqytetasve, sërish ishte e shëmtuar. Po ashtu dje mbasdite një i ri socialist u plagos me thikë ndërsa kalonte para zyrave të LSI në Komunën e Parisit, ndërsa lajmet për dhunë po shtohen në çdo qytet të Shqipërisë. Në gjithë këtë histori shihet qartë se ka një strategji të pushtetit për të tensionuar situatën dhe të frikësuar opozitën. Situata, nëse vazhdon me këto ritme, mund të dalë jashtë kontrollit dhe në fund të gjithë do të kërkojmë Ministrin përgjegjës, i cili nuk është në zyrë, por në fushatë rrugëve të Tiranës. Në këto kushte i vetmi mekanizëm që mund të frenojë dhunën është reagimi i menjëhershëm i prokurorisë.
Skandali mes pasuesit të Bashës në detyrë dhe komandantit të RENEA-s është i pashembullt në historinë e policisë së shtetit shqiptar, dhe ai ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet. Prokuroria nuk mund ta trajtojë atë çështje si dy bura që janë sharë nga nëna në telefon, por si një rrezik që kërcënon stabilitetin e Shqipërisë pasi është denoncimi i parë që një zyrtar i lartë i policisë i bën strategjisë së dhunës politike në vend. Ajo çështje do përgjigje sa më shpejt, mundësisht brenda dy- tri ditëve. Kjo ka shumë rëndësi për të ndalur spiralen e rrezikshme të dhunës në të cilën Berisha po fut këtë fushatë elektorale.
Po ashtu është e turpshme të përflitet se pas 8 majit do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë të pushtetit, sidomos ata që janë të përzjerë me çështjen e kasetave të Dritan Priftit. Kur i pyet përse nuk mund të arrestohen më parë, përgjigja është sa naive, aq dhe demoralizuese: Nuk duhet t’i përdorim arrestimet në fushatë elektorale. Në një farë mënyre Berisha ia ka arritur t’i “ngrijë” denimin e dhunuesve deri më 8 maj dhe të mos dënohen. Por dhunuesit s’jane ngrire. Ata po vazhdojne dhunen.
Në të vërtetë nëse ka një gjë për të cilën Berisha dhe Ilir Meta duhet të paguajnë politikisht, bile në fushatë elektorale, është korrupsioni. Të shtysh ndëshkimin për një skandal të tillë publik për pas zgjedhjeve, është të ndikosh realisht në zgjedhje në favor të hajdutëve. Po ashtu është e turpshme që një çështje kaq urgjente siç është përdorimi i policisë kundër opozitës të shtyhet si çështje që duhet të hetohet me kalimin e kohës. Ajo ka rëndësi tani, ndërkohë që fushata po kryhet. Nëse e gjykon pas 8 majit s’ka asnjë vlerë. Pas 8 majit gjyqin e bën Berisha dhe ne të gjithë e marrim me mend se kush do ta pësojë. Do dëgjojmë ndonjë letër anonime që Shemsi Prençi është i korruptuar dhe ai do lirohet nga detyra. Problemi është të veprohet tani, me qëllim që drejtësia të ndalë spiralen e dhunës ku Berisha po fut betejën elektorale. Veprimi i menjëhershëm i drejtësisë mund ta shmangë përplasjen madhe. Mosveprimi në këtë rast është përdorim shumë më i madh politik i drejtësisë prej pushtetit se sa veprimi i saj. Pasi siç ka thënë dhe Berisha “Trimat pas beteje dhe burrat pas Kuvendi”, s’i duhen akujt.
Comments are closed.
Ky eshte kulmi e pabesueshme. Pa le qe gjoja kane filluar hetimet, keto me duket o vlla se duan qe revolucioni i Bastijes te perseritet dhe te kalohen te tere ne gijotine keta. Mendoj se Rama duhet te kete aq kurajo politike sa ti fuse ne burg te tere keta muta pa dallim dhe jo te pengoje policine ti arrestoje siç beri Majko me Salen ne 98, gjoja me pretekstin te mos destabilizohet vendi. O Edo po kuptoje o vlla me ne fund se çudia me e madhe zgjat 3 dite dhe Saliu pikerisht kete ka shfrytezuar per 20 vjet per çdo katastrofe qe i ka sjelle atij vendi dhe mesa duket deri tani ka patur sukses me kete taktike. Po te arrestohet Saliu njerezit do te mesohen me faktin qe eshte arrestuar pikerisht nga thenia qe çudia me e madhe zgjat 3 dite po kesaj radhe ne kurriz te saliut dhe une ta garantoj Edo qe asnje s’do te dale per te manifestuar, eshte thjesht çeshtje vullneti se Saliu nuk eshte jashtetokesor, po eshte nje krimb i ndyre eshte nje e zeze e madhe e Shqiptareve.
I dashur Rani,
Edhe une kam mendimin se Saliu eshte nje krimb i ndyre dhe nje e zeze e madhe per Shqiperine. Mendoj se Rama nuk ka te drejte konstitucjonale te arrestoje Salen. Arrestimin e Sales e ben policia me urdher qe merr nga prokuroria dhe pastaj prokuroria mbledh faktet dhe dergon Salen ne gjyq. Qe te arrihet kjo duhet qe :
– Te mblidhen fakte ku te vertetohet se Sala eshte i korruptuar dhe populli me demstrata te medha dhe vetem ne menyre paqesore te ngrihet dhe te kerkoje qe prokuroria te shqyrtoje faktet e korrupsionit te Sales.
– Ne zgjedhjet e 8 majit te mos i jepen vota partise se Sales, LSI se Metes etj.
– Ne se ne zgjedhjet politike ( pas nje vit e gjysem ) Sala humbet atehere dhe vetem atehere atij do ti vije fundi.
– Historia ka treguar gjithmone se diktatoret kudo qe kane qene ju ka ardhur fundi.
Dhe Berisha e ka treguar se nuk është as trim e as burre Kuvendi!
Ky kaos i kalkuluar mire nga dr.Tyryry-ja dhe L.Basha garanton spiralen e dhunes ne gjithe territorin e vendit,sic edhe ka filluar.Eshte kalkuluar per te mbjelle terror qe tua beje te pamundur njerzve ushtrimin e te drejtes se zgjedhjes.Po qarkullon nen ze nje i tille terror: eshte e kote,kutite jane mbushur qe tani,kot qe te shkoni per te votuar,gjithcka eshte e vendosur e do ta marre bekimin e nderkombetareve,etj.Ky terror tregon nga njera ane tmerrin e pushtetit nga ndeshkimi qe i pret nese njerzit shkojne ne mase te votojne,dhe nga ana tjeter pregatitjen paraprake te tyre per ta cuar,ne keto kushte,vendin ne gjakderdhje ku te behet e pamundur vendosja e gishtit mbi pergjegjesit.Ky Tyryry-ja se ka per here te pare(vertete ne 1996-en nuk pati agresivitet te tille parazgjedhor nga pushteti) por besoj fort qe njerzit do te jene sy e veshe ngritur per te ruajtur ekuilibrat me te domosdoshem qe garantojne rrenimin e cdo projekti ogurzi per Shqiperine.
Mendoj se Opozita duhet te kushtezoje fort emerimin urgjent te titullarit te Ministrise se Brendshme dhe te kerkoje komunikim publik te shpejte per padine penale te drejtuesit te FNSH-se,zotit Shemsi Premci,ne adrese te Avenir Pekes(zevendesit te L.Bashes)
Sala e ka treguar tytyren dhe veten e ti sa burre eshte,Sala qe ne mezin e pashte eshte (lavire-bulevarti) nga mezi e lart eshte harbut dhe ordhiner, kurse nga goja eshte gabel si ai ne rrugen e Elbasanit..A E Dini perse e helmoje Pjeter Arbenorin! kur Ilir Meta e arestoj Sali Rame Berishen, Arbenor Ramet-past ven me Spartak Ngjelen ne ministrin e brencme per ta nxjere nga Burrgu, kur shikojne Salen binte ere, Sala skishte bere vetem SHUREN por dhe Kakan! i thote Arbenor o Sale une dhe Spartaku kemi bere burg dhe durtura po Shurre dhe kakan nuk e kemi bere…Ky eshte Sali Berisha..
Sala e ka treguar tytyren dhe veten e ti sa burre eshte,Sala qe ne mezin e pashte eshte (lavire-bulevarti) nga mezi e lart eshte harbut dhe ordhiner, kurse nga goja eshte gabel si ai ne rrugen e Elbasanit..A E Dini perse e helmoje Pjeter Arbenorin! kur Ilir Meta e arestoj Sali Rame Berishen, Arbenor Ramet-past ven me Spartak Ngjelen ne ministrin e brencme per ta nxjere nga Burrgu, kur shikojne Salen binte ere, Sala skishte bere vetem SHUREN por dhe Kakan! i thote Arbenor o Sale une dhe Spartaku kemi bere burg dhe durtura po Shurre dhe kakan nuk e kemi bere…Ky eshte Sali Berisha..
FUSHATA ELEKTORALE SHQIPTARE:Eshte unike ne tere boten: Ham-ham- ham….Hum-hum-hum
eeeeerrrrrr Ham ham ham….ggggrrrr Hum-hum hum.Ai qe i ndersen qente e vegjel,ulerine nga mengjezi deri ne darke ne krye te mitingjeve!!!!!!!(Bile Shqiperia krenohet me ‘te se e ka kryeminister!!!!!!)
Medoj se skema eshte mjaft e thjeshte dhe Saliu e di qe ka dore te lire. “Drejtesia” pret rezultatin e 8 Majit. Dhe nese Saliu “fiton” si ne 96, patjeter qe do hesht dhe cdo proces i nisur kunder pushtetareve do avulloje.
Asnje Shtet sado pak demokratik kudo ne bote nuk ndikohet ne arrestimin e te dyshuarve per krime te ndryshme me pretekstin se keto arrestime mund te ndikojne ne fushaten e zgjedhjeve.Ne nje vend ku numri i krimineleve politikan e pushtetare eshte gjithnje ne rritje nuk mund te kete arsye qe te ndaloje ose te ngrije perballjen e tyre me drejtesine.,,Ngrirja,,e Drejtesise ne kete kohe i intereson vetem Sali Berishes dhe grupit te tije pasi ne rastin e humbjes me 8Maj dhe arrestimit te shum krimineleve te ngjyrosur dhe te njollosur do ti jepnin atij mundesine te ulerinte sic e ka zakon duke luajtur rolin e viktimes,kurse ne rastin e fitores se tije te luante te gjitha fijet per te shpetuar te gjithe te akuzuarit me ngjyre te kualicionit, dhe duke forcuar me shume veprimtarine e tije Autoritaritariste me pasoje demin e pa llogaritshem per te ardhmen e vendit.