Ulërimat e paqes së Berishës

11 Prill 2011, 18:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në Shqipëri mungojnë ekspertët e asaj që quhet “body language”. Shumë emisione televizive në botë, sidomos në kohë fushatash, e kanë atë një rubrikë të veçantë. Thirret gjithmonë ekspertë në studio, u tregohen pamje filmike të liderëve në fushatë, duke ua hequr zërin dhe ata të shpjegojnë koshiencën e liderëve, pa ua dëgjuar fjalët.

Ka disa ditë që Partia Demokratike dhe vetë Berisha është angazhuar në Tiranë, por dhe në rrethe, të flasë për një fushatë të qetë, ku nuk do të fyejnë kundërshtarin, ku nuk do të ketë sulme personale… etj. Me sa duket kanë humbur disa orë kohë me ekspertët amerikanë që paguajnë për fushatë. Por puna nuk është çfarë do të thuash, por çfarë thua. Merrini të gjitha pamjet filmike të Berishës në Vlorë, Pogradec, Librazhd, Laç, kudo që ka qenë këto ditë. Ai është në fytyrë më i irrituar se kurrë 20 vitet e fundit. Ka një egërsi të shfrenuar në fytyrë, dhe gjeste, të cilave, nëse i lejon ekspertët e “body language” të ndërtojnë tekstin, janë një horror i vërtetë. Dora e tij kërcënuese në drejtim të turmës, duke folur për kundërshtarin, ngjan sikur do ta shajë atë me nënë, babë e ç’i përmban pragu, siç thonë vlonjatët. Fytyra e tij e egërsuar dhe skuqur nga urrejtja të kall datën. Gjestet e tij nervoze dhe skuqja e çdo pjese të zbuluar të trupit nga elektrizimi prej fjalorit të tij, të bëjnë të kuptosh se ke përpara një njeri që është xhindosur keq me rivalin. Nëse lexon pastaj fjalët që të dërgon të zbardhura zëdhënësja e tij, mëson se ai paska folur kundër fjalorit agresiv në fushatë dhe ka thënë që nuk do ta sulmoj kundërshtarin. E gjitha është shumë qesharake. Problemi i vetëm që ka kjo fushatë është agresiviteti real i Berishës dhe dhuna që ai ka nisur të ushtrojë  zyrtarisht kundër opozitës. Ende pa filluar fushata kemi së paku 5 incidente të dhunshme deri me armë. Dje e gjitha kjo ka kulmuar me Shemsi Prençin. Oficeri i lartë i policisë, një mbështetës i pakundërshtueshëm i Partisë Demokratike, që është komandant i RENEA-s, ka bërë një gjest që do mbahet mend gjatë. Ka kallëzuar në prokurori zëvendësministrin e Brendshëm Avenir Peka, një figurinë qesharake e vendosur aty për ta përdorur si kokë turku dhe për të prodhuar alibinë e dhunës në mungesë të një ministri zyrtar. Pas 21 Janarit, segmentet politike të policisë po bëhen përditë e më agresive dhe po merr fund tradita e mirë e mezikrijuar pas vitit 2001, qyshkurse Ilir Meta përdori për herë të fundit policinë në zgjedhje. Prej atëherë policia ka qëndruar larg zgjedhjeve. Agresiviteti i Berishës duket se po e përfshin policinë me shpejtësi në spiralen e dhunës së fushatës elektorale. Komunat rreth Tiranës po shndërrohen në arena lufte mes militantëve të PD-së, mbështetur nga policia, dhe mbështetësve të opozitës. Në Tiranë po ashtu. Në shenjë frikësimi të kundërshtarëve, Lulëzim Basha paska marrë një polic që ka qenë drejtor në Elbasan në vitin 2009, kur Basha kandidonte atje, dhe e ka sjellë në Tiranë si njeri që di si të ndërhyjë në fushatë elektorale. Berisha me një fytyrë të vrerosur dhe një agresivitet të frikshëm po shëtit tribunë më tribunë duke ulëritur për paqe, me qëllim që të mbulojë zhurmat e vërteta të dhunës që po ka nisur të ushtrojë. Ulërimat e tij për paqe janë në të vërtetë sirenat reale të alarmit për luftën që ai po ndjell. Boshllëku në të cilën ai kërkon të mbjellë paqen me fjalë, është një humnerë pa fund, ku fjalët jehojnë, por nuk gjejnë kurrë truall ku të mbështeten. Berisha ka marrë përsipër diçka që nuk e bën dot. Ka marrë përsipër të flasë tribunave për paqe, ndërkohë që po ndjell luftën në rrugë. Shikoni vetëm një minutë egërsinë në fytyrën e tij për të kuptuar sa pak sekonda është i qetë në 24 orë. Shikoni si ulëret, si kërcënon, dhe si hesht “si fije e barit” kur një nga drejtuesit profesionistë të policisë e denoncon se po tenton të përdorë policinë kundër popullit. Ulërimat e tij për paqe këtu janë të tepërta. Ai e la vendin formalisht pa Ministër të Brendshëm me qëllim që të ishte vetë i tillë gjatë fushatës. Urdhri i tij makabër për të përdorur forcat RENEA kundër qytetarëve, po rikthen me shpejtësi filmin mbrapa, kur ai shkatërroi policinë dhe ushtrinë nga dëshira për t’i vënë në shërbim të pushtetit të tij politik. Pas kësaj kërkesa e opozitës për largimin e Pekës s’ka kuptim. Njeriu që ka urdhëruar policinë është Sali Berisha. Pa mbështetjen e tij, pa ulërimat e tij në telefonin e Avenir Pekës, ky i fundit as do kish guxuar ta formonte me mendje numrin e telefonit të Shemsi Prençit. Ai është njeriu që po nxjerr konfliktin në rrugë, po zbraz frikën e tij shesheve të Shqipërisë dhe po rrethon Tiranën me vatra zjarri. Po i bën të gjitha këto me vetëdije dhe po ulëret për paqe. Dhe nga këto ulërima nuk shpëton dot dhe nëse ul zërin e  televizorit. Fytyra e tij ulëret më shumë.

 

13 komente në “Ulërimat e paqes së Berishës”

  1. mendertafuti says:

    Hahahaha tamam kjo me ndodhi para disa ditesh ne shtepi.
    Sa doli Psikopati i Viçidolit ne ekran,bashkshortja ime qe e di reaksionin biologjik qe me krijon nje kontakt i tille akustik me kete Idiot,vrapoi dhe uli volumin e televizorit.
    U qetesova per nje moment,se meqe isha ulur para laptop-it skiç me televizorin,kujtova se eliminova kontaktin me kete Debilin.Padashje u solla dhe pashe Gazepin qe nxirrte shkume nga ekrani sa na felliqi dhe dhomen tone me sterkalat e peshtymes qe nxirrte nga nofullat e hapura çmendurisht.
    Nejse,gruaja ime mori nje te “share” qe nuk ma zhduku menjehere dhe komplet te Çmendurin nga ekrani dhe jo vetem akustikisht.Qe ate dite nuk kam me alergji…dmth kam rene ne qetesi se jam pa kontakt vizual dhe akustik me Te Semurin shpellar.

  2. tak fak says:

    E ke qare Mero ?

    1. eddy says:

      BERRISHA ESHTE I SEMURE PSIQIK KERKON TE NISI NJE FRAZE E LE PER GJYSEM FILLON TJETREN E LEPERGJYSEM KESHTU ME RADHE KERKOJE TE THUAJE DICKA POR NUK THOTE ASGJE PASI ESHTE I SEMURE PO KY POPULL MOS VALLE KA TE NJEJTEN SEMUNDJE SI BERRISHA QE E VOTONE

  3. beso says:

    Pa prit kur ti plasin buzet,s’duhen as body language qe ta lexojne…

  4. beli says:

    Sali Berisha sa po e ka ndezur pishtarin e demokracise flaka e saj do ti vere zjarrin shqiperise si ne vitin 97..Prognozen e kesaj politike e shoh teper te zymte dhe fatkeqe per shqiptaret.I cmenduri i po ndez vatrat e para te zjarrit.Fundi nuk dihet.Me cdo cmimim e kosto kerkon fitoren dhe me dinakeri nga shpella e zeze flet per paqe e demokraci.Ky mashtrues e genjeshtar ka perdorur kete taktike per 20 vjet me radhe.Keto zgjedhje nese do te jene te drejta e te ndershme do ti japin fund tragjetise njezet vjecare nga ky diktator neokomunist.

  5. zjarri says:

    Inderuare zoti Mero, Ulerimet dhe Pellitjet e Sali spiunit nuk kane te (sosur)…Saliu e dine mire se Litar e ka 10centimetre lark (fytit) Por me pare do ti shikoje femijet kurre ti heqen zvare ne Rruget e Tiranes, Sale i ka ngelur E vetmeja se me Causheskon Rumune..

    1. plaku says:

      i dashur zjarri,
      Une kam kohe qe enderroj qe Sala dhe klani i tij te denohet. Une ne enderren time shof Salen para gjyqit dhe denimin e tij. Ne se femijet e tij kane bere krime edhe ata te nxirren para gjyqit dhe me fakte te denohen.
      Me vjen keq por nuk jam dakord me mendimin tend qe femijet e Sales ti heqin zvarre ne Rruget e Tiranes. Mendoj se edhe ti je dakord me mua qe tani ne demokraci te mos bejme ate qe bente Enver Hoxha, DENIMIN KOLEKTIV.

      Te uroj nje dite te kendeshme.

  6. Spiro Cobo says:

    Dhe ambasadori “i vogel” i nje shteti te madh dhe mbi te gjitha mik i Shqiperise dhe shqiptareve, ng Fieri thote se “politika ne Shqiperi qenka kthyer si nje ndeshje futbolli ku secila parti dashka te fitoje”. Pse si qenka ne Amerike? Partite u futkan ne betejat (ndeshjet) elektorale per te humbur? Cfare te keqe ka ne se partite jane futur ne zgjedhje si skuadrat e futbollit? Ne futboll skuadrat jane kundershtare. Kurse Saliu e quan kundershtarin e tij armik te demokracise, armik te popullit, krye te korruptuari, dhe mjere ai po i preu rrugen e zotit. Ne vend qe ky ambasador “i vogel” i nje shteti te madh te thote nje fjale, vetem nje fjale per c’ka thote Saliu, vetem nje fjale per c’ka ben Saliu (dhe incidentet, madje me arme edhe pse nuk ka kaluar asnje jave, jane prezente), na mban leksione se duhet te jete politika ne Shqiperi. Sikur shqiptaret nuk dine se si duhet te jete politika. Ata e dine shume mire, por veprojne ashtu, sillen ashtu, se ashtu i nxit Saliu, me fjale. Por edhe me xheste e me mimike, me skermitje dhembesh, me zgerdheshje, me tundje gishti e me c’te mund.

  7. devolliu says:

    E tmershme, e padurueshme, të kall datën e të tremb ky kriminel, ky vrasës, ky egërsirë, që vetëm çirret e ulërin si një ujk i plagosur që s’don të japë shpirt.
    O Perëndi; po kur në shpella bëre derrin, bëre ujkun, çakallin dhe arinë, ç’tu desh që bëre dhe Salinë?
    Po pse o Zot e dënove Shqipërinë?

  8. LORA says:

    Dua te vecoj ndeshjen e djeshme te shtetit institucional,mbrojtur nga Shemsi Premci,dhe atij paralel te dr.Tyryry-se,perfaqesuar nga gangsteri Avenir Peka.Une them se dje mori perparesi shteti qe do shumica,ai institucional e kushtetues.E shoh kete ndodhi si nje arsye themelore te pellitjeve cmendarake te dr.Tyryry-se.Ai ka 20 vjet qe e di se shumica e shqiptareve e urrejne,prandaj edhe ua vjedh votat.Por venia e kufirit mbi shtetin e tij paralel(dirigjuar nga kushedi se ku) eshte momenti me tragjik per te dhe me shpreseploti per shqiptarine.Detyra e jone eshte ta shprehim zeshem mbeshtetjen e funksionimit ligjor te institucioneve.

  9. Sofi says:

    Z. Baze,
    Faleminderit per shkrimin, si dhe here te tjera, hedh drite mbi ca ‘gjera’. A mund te analizoni dhe pjese te fushates se opozites ju lutem? Per hir te respektit qe lexuesi ka per gazetarine do ishte mire te shihnim dhe anen ‘tjeter’. Pershendetje

  10. reformatori says:

    Dhuna, ne mos ajo fizike, te pakten ajo verbale eshte nje element jetik per Berishen! Mero je treguar jashtezakonisht i mprehte duke vene ne dukje kondratiksionin midis fjaleve, qellimisht te menduara dhe te zbutura sipas eksperteve mediatike amerikane, dhe “body language” i eger, primitiv dhe i dhunshem i Berishes! Fjalet jane per te huajt dhe te moderuarit, kurse “mishi”, kuintesenca e kumtimit politik qe Berisha kerkon te percoje sidomos tek turma e nderkryer e militanteve eshte demonstrimi i forces dhe i dhunes primitive, qe nuk njeh kompromis!
    Njerzit jane te lodhur nga dhuna, por Berisha nuk lodhet kurre! Berisha eshte triumfi i politkes radikale, Berisha eshte i forti qe thyen te dobtin me mjete te paligjshme, me forcen e bandave ekstremiste!
    Per kete do te doja qe Basha, ndonese i kamufluar dhe vetem ne aparence i moderuar te fitonte me shume vota se parardhesit e tij, per te percuar mesazhin se politikes se dhuneshme po i vjen fundi dhe se po afron koha e moderatoreve! Do te ishte nje ndryshim aparent, por sidoqofte do te ishte nje largim nga modeli berishian!

  11. Jeniceri says:

    Te lumte dora dhe mendja mero ikam lexuar po thuaj te ghitha artikujt e tu dhe me pelqen guximi dhe trimeria juaj qe shkruani hapur dhe denanconi korrupsionin hajduterin maskarLlekun krimin dhe shu
    E probleme te tjera qe jane te panumurta ne kete shqiperi qe sot eshte me errezikuar se kurre qe te kthehet ne jhe diktatur me e keqe se ajo qe kishim te uroj suksese ky eshte pronocimi im ipar

Comments are closed.

Lini një Përgjigje