Përsëri gënjen

25 Prill 2011, 20:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Inspektorati i Lartë i Kontrollit të Pasurive, shmangu komentet e tij rreth dy fakteve të rëndësishme. E para pranoi që ka kontrolluar dosjen e blerjes së shtëpisë së Lulëzim Bashës dhe nuk u shpreh për pasaportën me të cilën Basha ka blerë këtë shtëpi, dhe së dyti nuk u shpreh rreth faktit që Lulëzim Basha ka deklaruar shitjen e shtëpisë së tij në Holandë në vitin 2007 dhe ka likuiduar kredinë bankare në shumën rreth 200 mijë euro, ndërkohë që dokumentet flasin se ai e ka shitur realisht shtëpinë në vitin 2008. Me sa u pa në reagimin e Inspektoratit, ai nuk është marrë fare me dosjen Basha përveç verifikimit formal në vitin e parë të hapjes së dosjes.

Sa i përket çështjes së parë, asaj të përdorimit të një pasaporte, e cila përshkruhet nga noteri si amerikane dhe nga Basha si lapsus i noterit, Inspektorati i ka të gjitha mundësitë të na sqarojë pasi ai duhet të ketë pasur në dorë dosjen e blerjes dhe përshkrimin origjinal që i është bërë pasaportës. Fakti që Inspektorati nuk foli për këtë çështje, tregon se duhet të jetë në pozitë të vështirë me zotin Basha. Duke qenë se ka marrë përsipër ta ndihmojë, ai flet vetëm për gjëra të parëndësishme.

Problemi i dytë që ka krijuar personaliteti i dyshimtë i Lulëzim Bashës ka të bëjë me vitin 2007 kur Prokuroria e Përgjithshme e gjeti fajtor dhe ngriti padi penale kundër tij për shpërdorimin për shkak të detyrës të një shumë rreth 220 milionë euro në zbatimin e projektit të rrugës Rrëshen- Kalimash. Është pikërisht ky vit, kur Basha ka pasur kaq shumë pare të buxhetit të shtetit në duar dhe i ka administruar ato duke shkelur 24 ligje të shtetit shqiptar, që Basha ka gënjyer duke deklaruar të shitur shtëpinë në Hollandë, dhe duke  shlyer para kohe një kredi, pa deklaruar të ardhurat e veta. Siç mund të merret me mend ky është një fakt i mjaftueshëm për prokurorinë që të rihapë dosjen e korrupsionit të rrugës Rrëshen- Kalimash, ndërsa është një detyrim për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive që të hetojë pikërisht këto manovra financiare të Lulëzim Bashës.

Por me sa duket strategjia e re e Lulëzim Bashës për të mbuluar gënjeshtrat e tij, ka mbetur sqarimi i ndonjë detaji të parëndësishëm dhe zhurma rreth sqarimit. Por e vërteta është se shumë nga problemet e profilit të tij si gënjeshtar ai i ka hapur vetë me maninë për të gënjyer për gjithçka. Për shembull problemin e lënies së shtetësisë së gruas së tij, ai e ka bërë vetë problem, pasi ka gënjyer për shkaqet pse ajo ka lënë shtetësinë. Ai një herë ka thënë se e ka lënë ngaqë nuk lejohej të blihej shtëpi në Holandë me pasaportë shqiptare, pastaj del që ajo e ka blerë shtëpinë tri vjet para se të linte shtetësinë dhe është paraqitur para noterit me pasaportë shqiptare. Një herë tjetër thotë se e ka lënë shtetësinë pasi donte të lëvizte lirshëm, ndërkohë që ka pasur leje qëndrimi të përhershme në Holandë, e cila i krijon lehtësi të mjaftueshme prej vitit 2004 kur ishte vendosur sistemi i vizave Shengen për të lëvizur lirshëm në Evropë. Më tej akoma gënjen kur thotë se Holanda nuk e lejon dyshtetësinë, ndërkohë që ligji holandez, i bërë publik në faqet e Ministrisë së Jashtme holandeze i thotë qartë gjithë rastet kur njeriu në Holandë mund të ketë dy shtetësi. Zoti Basha duhet ta kuptojë një herë e mirë se nuk jemi të shqetësuar fare për shtetësinë e gruas së tij dhe aq më tepër nuk e konsiderojmë humbje kombëtare flakjen prej saj të shtetësisë shqiptare. Ne jemi të shqetësuar vetëm se një ministër i yni, një njeri që i kemi besuar paret tona dhe qeverisjen  e vendit, na gënjen pa arsye. Siç duhet ta dijë, një nga presidentët më të suksesshëm të SHBA, Bill Klinton, nuk u gjykua pse pati shkuar me Levinskin, por për tentativën e tij për të gënjyer rreth rastit në fjalë.

Po kështu Basha tashmë po vërtitet mes gënjeshtrave që prodhoi vetë rreth pasaportës me të cilën ka blerë shtëpinë. Nëse ai e ka blerë me një pasaportë shqiptare dhe e ka shkruar aty amerikane, ai ka bërë një akt të rëndë falsifikimi dhe duhet të shkojë para drejtësisë. Nëse e ka bërë me ndonjë pasaportë speciale amerikane, nga ato që mund të jepen për misione të veçanta, apo ndonjë pasaportë të UNMIK, është mirë ta thotë të vërtetën se ajo e dëmton më pak se gënjeshtrat që thotë përditë.

Duke ju rikthyer dhe një herë një prej skandaleve më të rënda të dosjes së tij, asaj të mos përputhjes së origjinës së 200 mijë eurove me të cilat ka shlyer kredinë në vitin 2007, ngul këmbë që ILDKP duhet të të bëjë një hetim të sajin për këtë, ndërsa prokuroria duhet ta marrë në konsideratë si një provë të re për të rihapur gjykimin e dosjes së mbyllur për procedura, Rrëshen- Kalimash. Zoti Basha ka plot kohë deri më 8 majë të dalë një ditë dhe t’i sqarojë gjithë këto gënjeshtra. Ne presim deri në datën 8 maj. Pastaj flasin qytetarët, ata që për Bashën “janë të parët” për t’i gënjyer.

39 komente në “Përsëri gënjen”

  1. Epirioti says:

    E dashur media e cuditshme shqiptare!
    Ngjarjet per te cilat beni fjale kane ndodhur ne vitin 2001 e ca te tjera me pas. Me lejo Mero t’ju bej ca pyetje si popull qe nuk me shkon dicka, me duket se ka loje diku?
    1 ) Keto fakte pse nuk u publikuan kur Basha kandidonte ne Laprake per deputet ne 2005?
    2 ) Pse nuk u publikuan kur Basha u zgjodh minister i transporteve?
    3 ) Po kur vodhi 340 milione euro nga vrima e Kalimashit, pse nuk iu nxorren ne drite?
    4 ) Kur shiti hapesirat detare te greku, pse nuk e ndaloi njeri me te tilla falsifikime qe ben?
    5 ) Kur vrau 4 deshmore ne bulevard, pse nuk iu hapen petkat lakrorit me keta te dhena?

    6 ) Pse hapen te dhenat e tij, pikerisht dhe vetem kur ai garon perballe Rames si kandidat per kryetar bashkie ne Tirane?

    Gjithmone e kam njohur nga afer politiken dhe ndaj nuk jam perfshire ne te. Me mjaftoi nje shprehje e Perikli Tetes(ndjese paste), pas perleshjeve te 28 majit 1996 kur u kthyem ne zyren e aleances se dikurshme. Ai pyeti gjithe kersheri: “He, c’ndodhi?” Ia shpjeguam me duart qe na dridheshin nga inati c’ndodhi. Pyeti tere kenaqesi nga gjithe ajo masaker qe ishte bere: “Po ndonje te vrare pati, pate ndonje te vdekur”, -Jo i thame, nga sa patem mundesi te verenim “luften” ne sheshin “Skenderbej”. I pezmatuar dhe shume i merzitur na u kthye: “Ah, te ishte vrare ndonje, sa te lehte do e kishim ta merrnim pushtetin per pak muaj”. Normale qe fillova ta shaj me grua, me vajze, me moter e me liber shtepie. I bertita aq shume, se po mendoja veten diku aty mes bulevardit i gjakosur dhe i vdekur, dhe keta idiota qe do fitonin pushtetin me pretekse te dala mode. Mero, je djale i zgjuar. Jam dakort qe keta plehra duhen vrare e jo me larguar nga pushteti, por ama edhe keta te tjeret duhen zene me shpulla. Rama ishte kurshku i pare i Sales nga viti 2005 e deri me 2009 kur Sala ia hengri fjalen dhe i mori prape zgjedhjet. Ndoshta per shkak te nivelit te ulet te votuesve shqiptar do ishte mire qe te luhen keto lojra ne kete menyre, por prape kjo gje nuk eshte zgjidhje per te ardhmen, per qytetarin, eshte shfyrja e epsheve te militanteve te te dyja aneve te politikes. Dhe sa per dijeni te z. Rama, “Evetmja rruge”, nuk eshte PS-ja, por e vetmja rruge eshte sistemi ligjor, pavaresia e tyre, akreditimi nderkombetar, ne menyre qe mua te mos ma ndjej fare kur behen zgjedhje dhe te kem merakun se shumica katunare dhe fshatare zgjedh kandidatin e gabuar. Le ta zgjedhe, ia shtrengon rripin dhe duart nje sistem i tere i pavarur dhe i drejte.

    1. Claus says:

      “…kur Sala ia hengri fjalen dhe i mori prape zgjedhjet.”
      Epirioti, ke goditur ne shenje me te gjitha ato qe shkruan!!

    2. dymi says:

      Ore epirot, po cfare thua more derezi te gjithe i shave te gjithe nuk bejne ose jane te liq,edhe Sal-iu, edhe Lul-i, edhe Rama, vetem ti je ne rregull. Po dil o derezi nga ilegaliteti e merr drejtime e ketij vendi.

    3. arber says:

      Ne fakt i ke goditur te gjitha pyetjet! me vjen mire, qe nuk jeni i vetem dhe dita dites po shtohen zerat kunder sistemit kriminal qe kane instaluar komunistat…shpresoj qe populli te ndergjegjesohet sa me shpejt se keta te bejne varrin

    4. beso says:

      Epiroti,ne kohe zgjedhjesh dalin dashnoret,cigaret dhe deri nr i kepuces e çorapja e grisur.Ne kohe zgjedhjesh nuk ka moral;ka vetem “colpi bassi” thone italianet,pra goditje nga poshte.Por tani u hodhen ca para me shume dhe u investigua ne Holande kjo pune,se te nxjerresh nga sirtaret dokumenta te tilla duhen njerez qe ti paguash dhe investigatore te zote.Pra,nuk ke plotesisht te drejte,ashtu siç nuk je gabim kur zemerohesh.Ka plan dhe ide per Tiranen?Vloren? Shqiperine?Hiç fare;do bejne rruge(uf ,na e shpifen rruget e asfaltuara;duam ca me dhe e çakull se na morri malli)dhe Sala se ku kish pire vere te forte dhe vajti e premtoi se doi zhduke varferine nga fundi i vitit.Imagjino qe edhe Zoiti nuk premton kaq shume;Sala e ka zakon qe premtimet ti shlyeje me dy muaj paradhenie;keshtu i bie qe nga tetori te na behet syri çakerr per te pare ndonje te varfer qe do kete shpetuar gabimisht nga lista e Saliut.Sa per Edin,ai vete duhet ta kete kuptuar qe ka gabuar mjaft;shume shabllone dhe pak inisiative!

  2. fule says:

    ILDKP-se dhe organeve si puna ketij e dine se deri ku e kane kufirin, maksimumi te ndonje kryetar komunash i kujdo qofte gjera pa peshe politike. Nuk i jepen kujtdo te tilla poste

  3. Jeniceri says:

    Mero mir e ke ti qe kerkon me shume transparece po kujte ja kerkon atyre qe jan brek e b…..me bashen qe nuk po len gur e dru per ta mbrojtur nga cdo sulm qe vjen nga opozita dhe nga ju pak medja dhe gazetar te pa varur.I bini cekanit ju thot lul saliu se i bini mire Se ai ben te tijen i ndihmuae dhe nga medja dhe gazetar servil qe e rrethojne.

  4. bbb says:

    Derisa Basha rezulton me pasaporte amerikane qe ne 2001, kjo dmth se ai ka qene rekrutuar nga CIA qe kur punonte ne Kosove. Ndaj edhe ambasadori amerikan do ta mbeshtese qe sot te marr bashkine, e me vone PD dhe qeverine…Ngjan me historine super-drogmenit Xhevedet Mustafa i cili “u be” milioner ne Amerike brenda nje viti…

  5. mando says:

    te gjitha keto te dhena i ka pasur vetem nji njeri Sali Berisha the padronet e tij, tani qe e gjthe bota do njeriun qe tha urdher te qellohet mbi protestuesit e 21 janarit, dolen te gjitha keto, Sala e di mire se persa kohe te kandidoje Edvini ne tirane, tiranasit voten ja japin tiranasit the atij qe u ktheu atyre tiranen,
    prandaj Luli eshte viktima e rradhes e Sales.

  6. plaku says:

    More djema une nuk kam qene kurre politikan ( jo se nuk kam dashur, por jeta erdhi keshtu qe une duhet te pastroja WC ketu ne perendim ) dhe mendoj se Amerika nuk ka nevoje te bej njeriun e saj ( nuk them agjent te CIA-s) Lul Bashen. Amerika duam apo nuk duam ne shqiptaret eshte aleati me i madh strategjik i Shqiperise.Eshte si ajri dhe uji per Shqiperine. Neve jemi fatkeqesisht nje vend i vogel ne hartn e madhe gjeopolitike te botes. Kete e di Sala dhe Edi dhe Amerika. C’faredo qeverie qe te vi ne fuqi ne Shqiperi duhet ta kete mire me ameriken dhe eshte e drejte keshtu. Kujto Korene e veriut dhe jugut, jane i njejti popull, i njejti mentalitet dhe shif ku jane ekonomisht. Koreja e veriut i lutet botes se populli nuk ka te haje se per shkak te kohes se keqe prodhimi i dritharave u ul. Shif ish DDR dhe ish Gjermanine Perendimore. Ishin i njejti popull, i njejti mentalitet dhe e keni pare se ku ishte DDR dhe ku ishte Gjermania Perendimore. Djema, Amerika ka interesat e saja ne Ballkan dhe per fatin tone ato perputhen me interesat e kombit shqiptar. Edhe ne se e ka Lulin njeriu e saj, cfare te keqe ka ketu. Ne se Edi fiton dhe behet kryetar bashkie i Tiranes, Amerika nuk ka asnje probelm sepse Edi nuk eshe budalla dhe te vihet kunder Amerikes. Djema, shifni Libine. Amerika bombardoi vetem dy javet e para dhe pastaj komanda i kaloi NATOS dhe Amerika nuk bombardoi me. Pastaj degjojme qe Franca dhe Anglia nuk kishin ne magazinat e tyre jo shume raketa ( ose bomba lazer ). Amerika kishte shume por nuk mund te ndihmonte sepse keto raketa nuk benin per tipat e avjonave luftarake angleze dhe franceze. Rebelet e Libise filluan te ankoheshin se nuk beheshin me shume bombardime si ma pare dhe se midis kohes kur jepeshin nga rebelet kordinatat kunder forcave te Ghadafit dhe kohes kur anglezet dhe francezet bombardoni kalonin me shume se 12 ore. Atehere cfare ndodhi. Nderhyri perseri Amerika dhe Obama dha driten jeshile per perdorimin e aeroplaneve me munizjon dhe pa pilot dhe menjehere gjendja ndryshoi.
    Une mendoj se Mero Baze ben mire ( dhe eshte trim ) qe se bashku me gazeten Shekulli demaskon me fakte Bashen, se keshtu ky hajdut dhe genjeshtar nuk duhet te beje pjese me ne politiken shqiptare. Ne se nuk zgjidhet kryetar bashkie mendoj se Sala do te jete i pari qe ta hedhi si limon te shtrydhur.
    E thashe hapur qysh ne fillim se nuk jam politikan dhe se nuk marr vesh per shume gjera ( sepse ne fakt edhe nuk jam i informuar sa duhet ) dhe prandaj eshe llogjike se mund te kem gabime ne mendimet t mija dhe do isha mirenjohes ne se dikush me thote se ku jane gabimet dhe pse. Njeriu meson gjithmone deri sa te vdesi.

    1. corapja86 says:

      O plaku mire, te ketij qe duhen demaskuar po te atij tjetrit qe deklaron 3000 euro ne banke nuk duhen demaskuar? Se 4600 euro ne banke i kemi ne studentet me burse ne Itali o plaku,po ai qe eshte kryetar bashkie aq ka sipas llogaritjeve tuaja. Na thuaj te mbledhim ca leke tia japim per lemoshe. Sa per ate qe ai nuk ben pjese ne politiken shqiptare,nuk e vendosin shqiptaret se kush ben pjese apo jo por amerikanet. Se po te ishte ashtu Berisha nuk bente pjese me kohe ne politike pas 97,por ja qe eshte kryeminister.

    2. beso says:

      Plaku;kur thua qe Amerika eshte dhe ajer dhe uje per ne,dhe pastaj thua qe Amerika kainteresat e saj ne Ballkan,je duke perzjere rakine e kumbulles me uje rrushi.Mos ma merr per keq se po bej nje batute dashamirese.Nukmiundet kurre qe interesat e nje perandorie si Amerika te perputhen me interesat tona;nukmundet qe pushtuesi(tamam keshtu) dhe i pushtuari te kene nje interes afatgjate.Shqiptaret vuajne qeverisje te leqendisura te mbushura me Lula qe nuk dine pse jane amerikane;ata ta do mendja s’jane as shqiptare.Diplomacia thone te tjeret qe dine me shume se ne,eshte te rrahesh hekurin me çekan gome;nuk them qe te mbyllemi ne vetvete.por as mos te hapemi shime si vaji ne lakra,se eshte turp qe ne kosove ambasadori zgjedh Presidentin,apo ne Shqiperi eshte ambasadori qe vendos nese policia ka te drejte apo jo te vrase ne 21 janar,dhe opozita ka te drejte apo jo te protestoje.Ky uje eshte i demshem,dhe ky ajer po na mbyt.Pershendetje plaku,dhe mos u turpero nga puna jote;eshte me e ndershme se puna e te gjithe maskarenjve qe po na marrin frymen.

      1. plaku says:

        I dashur beso,
        Kisha keto mendime :
        – Se pari te falenderoj per pergjigjen.
        – Mendoj se Amerika dhe neve ( perfshi Kosoven ) ka interesa te perbashketa me interesat tona ne kuptimin qe :

        1. plaku says:

          I dashur beso,
          Kisha keto mendime:
          – Se pari te falenderoj per pergjigjen.
          – Mendoj se Amerika dhe neve ( perfshi Kosoven) kemi interesa te perbashketa per momentin , ne kuptimin qe :
          – Neve kemi qene dhe jemi te vegjel dhe kemi nevoje per nje fuqi te madhe ne skakjeren gjeopolitike. Historia shumevjecare e Shqiperise e konfirmon tezen time. Turqia, Rusia, Kina, Amerika.
          – M.q.s. Rusia eshte dobesuar shume si ekonomikisht dhe politikisht ne skakjeren ( me fal nuk e di se si perkthehet kjo fjale ne shqip ) gjeopolitike Amerika do te perfitoje nga kjo situate dhe eshte e interesuar per nje aleat me shume ne Ballkan. Gur gur behet mur. C’fare humbje ka Amerika te kete nje aleat me shume ne KUFIRIN e zones se influences ruse ( Serbia ). Une kam mendimin (ndoshta gabim) qe Amerika bombardoi Serbine per ti treguar asaj se kohet kane ndryshuar dhe se Rusia nuk e mbron dot me si me pare dhe kete veprim e justifikoi shume bukur per te mbrojtur Kosoven nga pastrimi ethnik dhe pikerisht ketu u takuan interesat kombetare shqiptare dhe interesat gjeopolitike te Amerikes ( moment unikal qe sipas mendimit tim u shfrytezua shume mire nga politikanet kosovare ). Te kujtoj qe Amerika e filloi luften e dyte kunder Irakut me pretekstin se Sadami kishte arme te shkaterimit ne mase dhe kur nuk i gjeti ato, tha se e beri luften per te çliruar popullin irakjan nga nje diktator.
          – Ti thua se Amerika eshte pushtuesi yne. Desha te te kujtoj faktin se ne Itali pas luftes se dyte boterore komunistet ishin shume te forte dhe me kryesorja ( sipas merreveshjes se Jaltes midis Stalinit, Ruzveltit dhe Churcillit ) u vendos qe Italia te ishte kufiri si te thuash midis perendimit dhe lindjes. Ti e di se parpara proceseve te Di Pietros te manipulite ne Itali qeverite e partive Demokristiane, Socialiste ( Bepino Kraksi ) politike italjane ishte komplet te korruptuara.
          Amerika dhe CIA e dinte kete dhe nga frika e komunizmit mbyllte syte dhe per rast rreziku krijoi rrjetin e fuqishem ( nuk me kujtohet emri ) . Ky rrjet kishte per detyre qe ne se komunistet fitonin zgjedhjet, anetaret e rrjetit te hapnin depot sekrete te armeve dhe ne Itali te behej lufta civile.
          Ne fillim te viteve 90 vendet ish socialiste hoqen regjimet pro komuniste. Rreziku nga komunizmi u paksua shume dhe atehere Amerika dha si te thuash driten jeshile qe korupsioni politik ne Itali, erdhi koha, te cdukej, erdhi Di Pietra dhe prokuroria e Milanos dhe partite e qeverive te ndryshme si partia demokristiane dhe socjaliste u çduken. Sot ato nuk egzistojne me.
          U krijua boshlleku politik, Amerika nxorri ne sheshin e luftes ( komunistet nuk ishin perfshire shume ne korupsion,pra perbenin rrezik) Berlusconin.
          Une e bera kete devijim te gjate sepse dua te them se Amerika eshte kudo. Ne nje shtet si Italia ajo beri dhe ben keto gjera,eshte e kjarte qe ne nje vend te vogel si Shqiperia ajo do te beje te njejten gje ne se rezikohen interesat e saja. Te pakten Amerika eshte e interesuar ne demokracine e nje vendi dhe nuk ka ( ndoshta eshte nje budallallek nga ana ime te perdor nje argument te tille ) interesa territorjale kardhi nesh.
          – Une mendoj se cdo gje ne kete bote ka cmimin e saj ne kuptimin qe duam apo nuk duam ne kemi nevoje per nje mbrojtje nga nje vend si Amerika. Mos te harrojme se Amerika eshte dhe mbetet nje vend demokratik dhe sipas mendimit tim ben shume per mbrojtjen e te drejtave te njeritu ne bote. Kuptohet qe ne plan te pare ajo mbron interesat e saja gjeopolitike.
          – Nuk besoj qe :
          “eshte ambasadori qe vendos nese policia ka te drejte apo jo te vrase ne 21 janar,dhe opozita ka te drejte apo jo te protestoje.”
          – Ne fakt ne fillim fare kam pastruar WC, sepse keta ketu nuk i njofin diplomat shqiptare, dhe tani kur gjej pune punoj si elektricist.
          – Mendoj se jemi ne kete forum per te thene secili gjerat si ai i mendon, se nga shkembimi i mendimeve mesojme te gjithel.

          Te uroj nje dite te mbare.

          1. beso says:

            Plaku,te pershendes dhe te uroj te hash gezuar frytet e punes tende te ndershme.Scacchiere i thone fushe shahu ne italisht dhe diplomacine e perqasin me lojen e shahut-ketu kuptimi.Mua me dalin ca fjale shtrember-i kam gishtat te trashe se punoj ç’te gjej;i ka kurbeti keto.Kam qene oficer dhe ekspert a-m ne ushtri;qe 14 vjeç i hyra asaj fushe dhe Salinjte me nxorren ne rezerve qe 23 vjeç;kemi ushtri te re apo jo?Ne fakt mendoj se une e ti jemi shume afer ne vendndodhje,dhe keto dite po punoj pertej doganes;mund te pinim nje ekspres extra siç e bejne italianet ne nje ore fikse siç e bejne zviceranet.Italia u be vije ndarese siç thua ti dhe operacioni i depistimit quhej Gladio;italianeve me mend u vjen turp ta pranojne kete sepse ishte manipulim i paster;fitonin komunistet ne zgjedhje dhe pushtetin e merrnin demokristianet.Feja ishte ne politike si puna e Presidences se zotit Topi;mbante bluzen e arbitrit dhe bente gola per demokristianet.Komunizmi ishte gogol qe u trembte gjumin kalamajve-e thoshte prifti.Mos thuaj qe demokracia eshte gjelle e kesaj shijeje se kot qe po flasim atehere.Amerikanet ishin bashkepergjegjes per kete,por e justifikonin me luften kunder gogolit komunist.Edhe Greqia ishte vije ndarese dhe demokracia atje ishte tjeter gje.Diku kam lexuar nje autor qe thoshte se komunizmi lindi ne Perendim dhe atje do kthehet prape.Shba jane shtete te medha dhe kane interesat e tyre;bejne mire qe shohin interesat e tyre,por punet ndahen kur mbush nje barre dru.Zakonisht gomari i mban mbi shpine;mençuri te madhe paskemi qe kemi zgjedhur kete punen e dyte!Erich Fromm,nje mendimtar i madh qe vdiq perpara se te rrezohej i quajturi komunizem ishte kunder metodave sovjetike,por ai keshillonte qe komunizmi mund te axhustohej dhe jo te rrezohej.Tek e fundit BS pati shume perparime;do te thote qe komunizmi nuk ishte i gjithi per tu hedhur poshte.Por nejse,keto gjera jane jashte mode sot;para dy ditesh degjova ne radio italiane qe Apple paska nje pergjues ne server dhe eshte ne gjendje te gjeje vendndodhjen e nje perdoruesi duke shkelur ligjet mbi privatesine;jemi te kontrolluar plaku;edhe Facebook dhe google;gjithshka qe ofrohet falas e ka nje kunj brenda.Prandaj ta zbusim kritiken se kurrizi i bute na beka me te shijshem.Pashe mendimi_im ketu poshte dhe qesha me te madhe;eshte rrufjan tropojan dhe plaku im thote qe kur fshatari behet i zoti i parmendes,ipushkes dhe i penes hajde ti dalesh perpara,ndaj mendimi_im duhet marre me te mire.Ju pershendes te dyve dhe naten e mire!

      2. mendimi_im says:

        Beso, bravo me pelqeve.
        PLaku eshte nje komunist qe po e dredh sa kendej sa andej…
        shkurt po i ban rrush e kumbulla te tana gjanat.
        Amerika nuk ka interesa per ne por per vete, teoria e amerikes eshte percaj dhe sundo, pike.

        1. plaku says:

          I dashur mendimi-im,
          Te kam thene disa here qe une nuk kam dhe nuk jam komunist. Babai im ka qene komunist dhe une jam krenar me babane tim. Edhe ne se do isha komunist kjo do ishte e drejta ime sepse sipas Kushtetutes Shqiptare qenja komunist nuk eshte kunder ligjit.
          Me ben vetem pershtypje fakti qe ti po perdor nje thenje te Enver Hoxhes ( ai ishte komunist ) sipas se ciles : ” Teoria e Amerikes eshte percaj dhe sundo.”
          Tani te bej une ty pyetjen, mos je ti vete komunist qe perdor thenjet e Enver Hoxhes ?

          Te uroj nje mbasdite te mire.

    3. dymi says:

      Lum si ti qe e di se c’je e sa vlen!

  7. Alban Dega says:

    SHIHNI E MOS HARRONI ….

    – Ja pse Fatmir Mediu kapardiset ne karrike ministrore e vila superblloqesh te kusarise e korrupsionit!
    – Ja pse Lulezim Basha kandidon sot per kryetar Bashkie te Tiranes !!!

    Sepse me urdherat okulte dhe sabotimet e Padrinos Berisha u kaluan afatet ligjore… per dosjen e korrupsionit dhe megahajnise se autostrades se kombit, per dosjen e Gerdecit…. per cdo afere te piste te Klanit Berisha.
    Te dy autoret kryesore . Lulezim Basha dhe Fatmir Mediu … benjamine dhe te perkedhelur te Berishes qe eshte regjizori dhe perfituesi kryesore i ketyre aferave mega- korrupsioni harlisen ne luksin dhe karrike ministrore,qe ie nderojne si mbreti grate, ne saje te impunitetit qe u ka siguruara ” Il Capo dei Capi” Sala !
    Eshte bere nje mode e felliqte per te shkelur mbi drejtesine dhe shtetin ligjor nga Saliqi dhe banda e tij e kusareve dhe vrastareve.
    Shihni kete bashkeshorte, kete nene, kete moter shqiptare qe perballet me kete Mafio- drejtesi te ndyre. Shihni si shperthen shpirti i saj i revoltuar perballe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sic shkruante para tri vjetesh ” The New York Times” ….
    A nuk ndodhe e njejta gje me shpirtin e dhjetra jetimeve, vejusheve e prinderve qe humben prinderit, bashekshortet, femijet e tyre ne 1997-en, ne Otranto, ne Gerdec kur shikojne kapardisjet ne karriket ministrore, apo vilat superluksoze te krimineleve, kusareve si Fatmir Mediu, si Lulezim Basha…. dhe banda e tyre e kusareve , para te cilave ajo ish e Qoftelargut te kujton kasollen e Galigalitit.
    E Padrinoja Berisha qe e ka kthyer Shqiperine ne nje superbllok per Klanin e tij te korruptuar e kriminal ka goje e permend ish- Bllokun… Kryehajduti therret ne kupe te qiellit : kapeni hajdutin!
    Shini vellezer motra ne linkun e meposhtem: http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=42&IDVideo=10176
    Shihni mire dhe mos harroni keto pamje ne castin qe do te hidhni votat tuaja me 8 maj 2011.
    Ndryshe gjithnje do te keni qeverisjen qe meritoni,sic thoshte babai i demokracise amerikane dhe asaj boterore. Abraham Linocln!

    1. mendimi_im says:

      O Alban, mesa shoh Sala nuk te paska dhan ty noj mundesi vjedhje dhe te paska met hatri.
      Nga Dega e Tropojes je Alban ti?
      Alban, me sa shoh ti shkrun nga amerika, a mos je edhe ti bashkepunetor apo agjent ne sherbim te amerikes po ashtu sic asht luli dhe po ban loje te dyfishte me komentet e tua??

      Abraham Lincoln bashke me George Washington masonista/satanista ishin…

  8. Alban Dega says:

    PERGJIGJE EPIROTIT!

    Asnjehere nuk eshte vone per te thene te verteten… Ajo thuhet e me ze te l;arte e te fuqishem sa here qe zbulohet. Vone eshte kur e vertete fshihet ose nuk thuhet kurre.
    Edhe me keq … eshte krim te mashtrosh kaq trashe si Lulezim Basha dhe telallet e Berishes perballe nje te vertete te paster si kristali, sic jane mashtrimet, falsifikimet, korrupsioni, ekzekutimet e Basho- Berishes ne qender te Tiranes, se ciles ka pafytyresine dhe cinizmin skajor ti kerkoje voten pa u thare ende gjaku i pese viktimave te pafajshme te urdherave te tij ekzekutore! Eshte krim kunder njerezimit i te dyve!
    Nje dite do te pergjigjen para drejtesise. ne mos te Robit, me garanti para asaj te Zotit! Jo vetem ata. Kushdo qe ben krim! As ata qe mbrojne krimin dhe kriminelet, cilitdo qofshin ata!

  9. Alban Dega says:

    PERGJIGJE EPIROTIT!

    Asnjehere nuk eshte vone per te thene te verteten… Ajo thuhet e me ze te larte e te fuqishem sa here qe zbulohet. Vone eshte kur e verteta fshihet ose nuk thuhet kurre.
    Edhe me keq … eshte krim te mashtrosh kaq trashe si Lulezim Basha dhe telallet e Berishes perballe nje te vertete te paster si kristali, sic jane mashtrimet, falsifikimet, korrupsioni, ekzekutimet e Basho- Berishes ne qender te Tiranes, se ciles ka pafytyresine dhe cinizmin skajor ti kerkoje voten pa u thare ende gjaku i pese viktimave te pafajshme te urdherave te tij ekzekutore! Eshte krim kunder njerezimit i te dyve!
    Nje dite do te pergjigjen para drejtesise. ne mos te Robit, me garanti para asaj te Zotit! Jo vetem ata. Kushdo qe ben krim! Edhe ata qe mbrojne krimin dhe kriminelet, cilitdo qofshin ata!

  10. hysni dajaku says:

    ne shqiperi te kuptojne:1- vetem kur ja “fut “vehtes,2- kur ngaterrohesh me kembet e tua,3-kur i prish pune atij qe nuk duhet prishur,4-kur nuk ke asnje vlere,5-kur jane te sigurte qe nuk te leviz asnej qime bythe,,sa per ligje,shtet,moral e perralla si keto as kan per tu par ndonjehere ne ato ane

    1. Nabukodonosor says:

      Tamam shoku te tjerat jane llafe.Ne jemi popull telenovelash.

  11. dorand says:

    juve te gjithe jeni komuniste e votoni vetem per ps si ish parti komuniste. me provoni ndryshe kush nga ju qe na jepni mend ketu e din programin e ps per zdhvillim ekonomik? kush nga ju e di programin e ps per c do gje? me thoni dhe une do e kuptoj qe ju votoni ps per programin e duhur qe i duhet shqiperise.

    1. dreamerdays says:

      dorand, do te doja me gjith shpirt te votoja per partine demokratike por te jesh i sigurt qe ajo vote nuk do te shkoje per demokraci, liri, dhe barazi perpara ligjit..

      1. dorand says:

        une prape nuk marr pergjigje a voton njeri ketu per programin e ps? dhe nqs po athere a me thoni programin e ps per zhvillim?

        1. fule says:

          Katnaro ku gjete pargramine partise tate? Program gjenial qe plaku i terbuar po na e servir cdo dite: Votoni per qytetin tuj evropian dhe turistik, fmijet tuj, rrogat e pensionet tuja, veten tuj.pike
          PS ka dhe faqe interneti etj, kalo nje here andej e merr ate qe te duhet.

          1. dorand says:

            rreshter fule per kete te the une ty qe je rreshter komunist se nuk e idene e programeve e te ka lone enveri tamom rreshter. une te them se pd si skeme te veten ka kapitalizmin e mirefillte uljen e taksave te biznesit me qellim qe biznesi te ofroje punesim me leket qe fiton prej aktivitetit te tij per edhe vjelja e ulet e taksave. ngejtja e rroges eshte ana sociale e qeverise o rreshter po pd po merr nje rruge te mesme duke u munduar te kenaqe e dhe biznesin por duke rritur edhe rrogat me sa ka mundesi. po une kut harxhoj frymen me ty se rreshter ngele o fyle e me thua mua katunar une me shpi ne mes te tirones ti me shpi ne katunet e gjirokastres je rreshter qytetar.

        2. dymi says:

          Shume interesant ky dorand-i. Ju kerkon te tjereve programin e PS, ndersa ai di vetem te leh si llapaqen kunder te gjitheve dhe vetem nje gje thote;ti je komunist. Tamam si Enveri qe po t’i dilje kunder te quante borgjez e revizionist, pastaj nuk e merrje vesh se ku perfundoje. Shyqyr qe nuk e ke ti dorand kete mundesi, ndryshe kushedi sa njerez do te kishe marre ne qafe.

    2. Spiro Cobo says:

      Te jesh apo te kesh qene komunist nuk eshte as turp dhe as krim. Eshte nje e drejte qe te perket vetem ty dhe askujt. Por sot, ne kohen e demokracise (ne te cilen pretendojme se jemi) komunizmi qe kaluam na ka lene nje shije te keqe. Shume te drejta themelore ishin mohuar. Komunizmi ishte diktature e proletariatit. Ne krye te piramides diktatoriale qendronte partia, nenkupto Enveri.I vetmi komunist fanatik, madje edhe spiun, qe kemi trasheguar nga sistemi i Enverit eshte pikerisht Saliu, ai i varkes se Drilonit dhe i oxhakut te viles se Enverit. Demokracia eshte diktatura e ligjit. Ne krye te piramides se pushtetit duhet te qendroje ligji dhe vetem ligji. Ne Shqiperi, o i dashur “dorand”, nuk pjerdh njeri per ligjin. Dhe e di pse? Sepse per ligjin nuk pjerdh i pari Saliu. Ai ne cdo fjale qe thote, ne cdo veprim qe ben, ne cdo urdher qe jep, ne cdo direktive qe hedh, shkel ligjin. Mund te permend mijra raste. Ti a je ne gjendje te me thuash nje rast kur Saliu yt nuk ka shkelur ligjin? Nje fjale thote qe ne se gjenerali keput nje vesh rrush, ushtria nga pas e shkul gjithe vreshtin.
      PS-ja ka program, por mund ta njohin ata qe kane vesh e degjojne, kane sy e shikojne. Pra ne se do te njohesh programin e PS-se per zhvillimin e vendit, nuk eshte veshtire ta gjesh. Shko ne nje nga takimet e kandidateve te PS-se, pyeti dhe me siguri do marresh pergjigje. Por po deshe te mbrosh PD-ne se paska program zhvillimi, pyet Saliun, po munde. Edhe ne se mundesh, mos prit pergjigje. Ai nuk degjon. Ai ka vetem goje dhe bythe. C’i vjen nga bytha, flet nga goja. Apo quan ti, program zhvillimi, ndertimin e fabrikes se Gerdecit, permbytjet e Shkodres, fabrikat e cimentos ne Fush-Kruje, prishjet ne Ksamil, shkaterrimet ne Lukove, falimentimin e naftes, importin e perimeve deri edhe te preshit te Tritanit,(mos harro Lushnjen ne 1997 kur Tritanit i futen preshin) etj. Keto zgjedhje nuk jane per te zgjedhur kryetaret e njesive vendore, por per te vertertuar me fakte popullit dhe gjithe botes se me 28 qershor Saliu i vodhi votat dhe sundon me vota te vjedhura. Saliu vrau me 21 janar per te trembur popullin ne menyre qe te vazhdoje te vjedh. Te zgjedhesh sot kryetare te mire (dhe ne fakt keshtu duhet) te njesive vendore eshte njesoj sikur te mbrehesh ne nje karroce te shkaterruar, te ciles Saliu ja ka hequr edhe rrotat, nje cift kuajsh te forte. I dashur “dorand”, duhet rregulluar karroca. Pra duhet rregulluar sistemi, duhet administruar ekonomia, duhen hapur vende pune, duhet prodhuar. Shqiperia eshte e semure dhe semundja e ka emrin SALI BERISHA. Shqiperia sherohet vetem me operacion duke hequr tumorin SALI.

      1. plaku says:

        i dashur Spiro Cobo,
        Jam plotesisht dakord me ty. Eshte per te qare, se si eshte katandisur Shqiperia jone. Cfare do tu leme mbrapa niperve dhe mbesava tona. Shef mitingjet e Sales dhe genjeshtrat qe thote dhe brohoritjet e mases ( nuk kam te drejte ta ofendoj masen) dhe te vjen per te qare. Diku kam degjuar ose lexuar ( nuk jam i sigurte, me korrigjoni ) se Fan Noli ka thene : “Fatin e Shqiperise e vendosi edhe nje here tjeter OPINGA ( nuk dua te ofendoj fshataret dhe malesoret sepse eshte detyra jone qe te ngrejme me fakte dhe durim nivelin e tyre shoqeror ). Nuk e di se kush e ka thene ” Mos ju a vini re (opinges) se nuk dine se ç’fare bejne.”

        1. dorand says:

          po pse mor plaku fatin qe na vendoset ju dhe babai juaj si komunist qe ishte per 50 vjet duhet ta harrojme? te qeni komunist si puna juaj eshte mekati me i madh per njerzimin se i hoqet fene njerezve. po mos u merzisni se do shkoni ne anen tjeter mos ju duket se do jetoni perjetesisht? ekonomine shqiptare e rrenuat fene jua hoqet njerzvet njerzit i interrnuat vrate e burgoset e ti me thua mua masa e opinga? harram buka juve qe mendoni se jeni intelektuale dhe e percmoni popullin keshtu. juve nuk jeni intelektuale por disa pseudointelektuale te edukuar ne kohen e evnverit ne marksizem leninizem me nje teori te qelbul qe po qelbet me krijuesit e vet nen dhe se po te ishit intelektuale duhet ta kishit kuptuar se komunizmi eshte kancer i botes sic e kane kuptuar te gjithe ne perendim. po ti o plaku e shfrytezon zvicren me kapitalizem e jep mend nga zvicra me nei pension te mire a nei pune lavapjatash qe prape fiton sa te paguash qirane e te jetosh mire.

          1. plaku says:

            I dashur dorand,
            Ja kush eshte per mua masa, te cilen ne duhet ta ndihmojme me durim e fakte qe e ka gabim te votoje Salen.
            http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

          2. Spiro Cobo says:

            O dorand! Le nam a derebardhe me kete injorancen tende! Te ka mbetur ndonje fije tru ne koke, apo ta ka perzjere Sala me kungull. Vazhdo shkollen me te vertete dhe mos rri me ate palo diplome te shkolles se mesme qe ke blere. Ma do mendja se edhe tabelen e shumezimit nuk e di mire. Keto eset e tua na kenaqen. Ku i ke lexuar gjithe keto xhevahire, per koken tende.

  12. Dino USA says:

    Mor Epiriot,Po nga vjen a derebardhe nga ndonje planet tjeter?”PSE SI KENI NXJERRE ME PARE KETO GJERA PER BASHEN!!!!” Po pse o pak gjera kane dale per Bashen?Jo sot por edhe dje edhe pardje….por vetem mediat bejne ham-ham-ham se gjykatat bejne xhan-xhan xhan!

  13. Kapterri says:

    Mero! Te lutem artikullin tjeter titulloje “Pak se vjedh, po edhe genjen”. Ky eshte rreagimi i shqipetareve (plakes) ndaj Sales (hajdutit). Fakteqesisht, e kam shprehur indirekt edhe ne nje koment tjeter, niveli i shkrimeve dhe analizave tuaja nuk eshte per nivelin e shqipetareve. Megjithate ti vazhdo te qellosh ne ajer me shpresen se ndoje gure do te godase koken fodulle te shqiptareve dhe kushedi e kuptojne dhe vene ne jete keshillat qe mund te lexohen mes rrjeshtave to shkrimeve tuaja.

  14. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Un jam shum dakort me EPIRIOTIN.Fatkeqesia jone e madhe eshte se as Edi Rama dhe as Lulzim Basha nuk e kan seriozisht me Tiranen dhe Shqiperine.Rama i cili hyri ne zgjedhjet lokale duke mos arritur te vendos para pergjegjesie PD & Berishen per manipulimin e zgjedhjeve Parlamentare te 2009.Edi Rama qe sorrollati simpatizantet dhe perkrahesit e PS gati 2 vjet me rradhe,tani kerkon perseri ta rivotojme per Kryebashkiak qe te behet Kryeminister.Lulzim Basha qe si ish minister i jashtem i fali greqise 354 km katror te detit Jon,qe si ish minister i Brendshem direkt ose indirekt i ka duart te lyer me gjakun e 4 protestueseve te pafajshem me 21 Janar,pa u futur ne mashtrimet e vjedhjet qe akuzohet ne ndertimin e rruges se Kombit,pa sqaruar 4 Pasaporta e tij,perfshire dhe ate amerikane,kerkon te votohet si kryebashkiak i Tiranes.Jo vellezer,as Edi as Luli nuk interesohen per shkaterrimin dhe mjerimin e shqiptareve.Un personalisht do ja jepja voten Edi Rames vetem me nje kusht.Te jape dorheqje sa me pare si Kryetari i PS dhe ti perkushtohet denjesisht dhe plotesisht detyres si Kryebashkiak i Tiranes.Perndryshe eshte e kote te votosh.Edi don votat qe te behet neser Kryeminister,Luli don votat qe te mbijetoje si politikan pas gjithe atyre akuzave qe i rendojne mbi shpine.Jo vellezer,mos lejojme te tallen me ne duke na mashtruar dhe bere premtime boshe.Votoni per Edi Ramen se ai eshte zgjedhja me e mire ne mes dy mundesive qe na jane ofruar,por vetem pasi ai te jape dorheqje si Kryetar i PS.Mjaft ka ecur mbi dy Kuaj.PS dhe opozita eshte e percare,Tirana eshte e mbytur mga betonizimi dhe ajri i saj nuk i mbush tiranasit dot me fryme.Tirana ka nevoje per Edi Ramen dhe Edi Rama ja ka borxh Tiranes,jo ta keqperdoroje voten e tiranasve per endrren e tij qe te behet kryeminister.

  15. Alban Dega says:

    NGATERRESA ALA MAFIOZE

    – Pas ferres se madhe fshihet jo vetem elefanti por edhe balena e korrupsionit

    Mire qe u ngaterrua nga viza amerikane ne Pasaporten Shqiptare te Lulezim Bashes po si eshte e mundur qe:
    1- Ky Noter ose punonjesi i tij nuk ka shikuar se kjo vize amerikane ka qene e skaduar qysh me daten 20 mars te vitit 1999, pra gati dy vjet para ketij akti!?
    2- Si eshte e mundur qe nuk ka pare e lexuar shtetesine shqiptare te Lulezim Bashes ku shkruhej me germa te medha ALB dhe jo USA!?
    3- Si eshte e mundur qe nuk ka lexuar titullin me germa maksimale te kesaj vule VISA…!?
    4- Si mund te behen gafa t
    Pas ferres se vogel fshihet lepuri i madh, thote nje shprehje filozofike shqiptare.
    Pas nje ferre te madhe si kjo e Lulezim Bashes fshihet jo vetem elefanti por edhe vete balena, nga ato te Paqesorit

Comments are closed.

Lini një Përgjigje