Pas sulmit të fundit të Berishës ndaj medies që po kërkon t’i jepet fund bojkotit ndaj fushatës së montuar elektorale, e cila prodhon kaseta në shesh-xhirimi, qëndron në të vërtetë shqetësimi se media po gërmon rrezikshëm përtej portretit të montuar të Lulëzim Bashës. Kjo ka bërë që Berisha të humbas qetësinë. Po ashtu qetësia e shtirur disa ditore e Lulëzim Bashës mori fund, pasi Top Channel, Vizion Plus dhe Neës 24 injoruan kasetat e tij. Përmes Bordit të Monitorimit të Medies dhe vetë në fjalimet e tij prej ish “Qytetit Stalin”, Berisha lëshoi dje mallkimet e para për këtë vendim dinjitoz të medies, e cila është duke respektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR për fushatën dhe parimet e saj profesionale. Por, përtej mallkimeve të Berishës për medien, duket se dhe media po kompleksohet prej tij duke u kthyer në një pasqyruese teknike e fushatës. Televizionet kryesore, përfshi dhe ato që po refuzojnë kasetat, nga ana tjetër nuk po ngrenë pyetje dhe nuk po bëjnë asnjë përpjekje të sqarojnë temat më të nxehta të kësaj fushate që lidhen kryesisht me figurat e kandidatëve.
Gazeta Shekulli ka disa ditë që po boton dokumente të pakundërshtueshme për të shkuarën e kandidatit kryesor të Berishës në këto zgjedhje, Lulëzim Basha. Së paku deri tani kemi prova se ky njeri ka mashtruar me deklarimet e pasurive të tij, ka një paqartësi lidhur me ekzistencën e një pasaporte amerikane në adresë të tij dhe disa pasaportave shqiptare, ka një fshehje të biografisë së tij lidhur me punën që ka bërë në Kosovë pranë Tribunalit të Hagës, etj. Asnjë medie në asnjë vend të botës, dhe asnjë gazetar serioz, nuk do të kishte injoruar këto fakte siç po bën media shqiptare në këtë fushatë. Unë i kuptoj xhelozitë e vogla të njerëzve të vegjël që drejtojnë medien shqiptare lidhur me eskluzivitetet banale që ata kërkojnë për faktet. Por ky egoizëm është më shumë alibi se sa një arsye për të ndaluar ngritjen e pyetjeve që dalin nga këto fakte. Berisha filloi të reagojë për kasetat e Bashës pikërisht kur këto fakte dolën në dritë. Ai e di se është duke kërkuar një gjë të padrejtë, të cilën nuk ka për t’ia përmbushur askush, por në të vërtet ai është duke kërkuar që së paku të mos transmetohen problemet që po i dalin dhe që mund t’i dalin ende kandidatit të tij në Tiranë, Kamëz apo gjetkë. Ai nuk është duke i kërkuar medies bashkëpunim, por është duke e kërcënuar të mbyllë gojën dhe të mos përfshihet në këtë debat.
Dje për shembull gazeta Shekulli ka publikuar një fakt serioz, faktin që Lulëzim Basha në vitin 2001 ka blerë apartament në Hollandë me një pasaportë amerikane, me një numër serie, i cili nuk ekziston në pasaportat amerikane. Unë pyeta dikë pranë ambasadës amerikane dhe tha zyrtarisht se ambasada e ka të ndaluar të bëjë komente për këtë gjë. Atëherë për këtë gjë duhet të pyetet kandidati Lulëzim Basha dhe ta sqarojë këtë rrethanë. Nuk po themi as që e ka fallco, as që e ka marrë në rrugë të pazakontë, por nëse ne Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Jashtëm e kemi pasur qytetar amerikan, dhe ky e ka fshehur këtë fakt nga biografia e tij, atëherë jemi para një situate serioze me personalitetin e tij. Falë Zotit ne jemi aleatë të qeverisë së SHBA, por në çdo rrethanë një nacionalitet i dytë i një Ministri duhet të deklarohet. Nëse ai e ka dhe e ka fshehur, duhet së paku që media ta pyesë për këtë vendim të tij. Po kështu po ngrihen pikëpyetje mbi pasurinë e tij, mbi deklarimet e gënjeshtërta në Tiranë dhe Hollandë, mbi kohën kur ka jetuar bashkë apo ndarazi me gruan e tij, mbi kohën kur gruaja e tij ka lënë shtetësinë holandeze etj. Në një intervistë justifikuese për gruan e tij, Sabri Godo tha se ajo ka lënë shtetësinë shqiptare në vitin 2004, pasi nuk e lejonin të blinte shtëpi në Hollandë, ndërsa tani del që ajo e ka blerë shtëpinë në vitin 2001 me pasaportë shqiptare me vendlindje Tepelene. Janë shumë gënjeshtra bashkë në një vend që rëndojnë mbi biografinë e këtij njeriu. Mund ta justifikojmë deri në një farë mase që e ka ves gënjeshtrën, por jo deri tek shtetësia, apo dokumentet e parregullta që përdor, përfshi ato shqiptare dhe amerikane.
Sulmi i Berishës mbi medien po bëhet jo aq për ti transmetuar atij kasetat, por të mos transmetuar dhe për të mos i bërë jehonë dokumenteve të tilla të rënda që po bëhen publike. Është shumë ofenduese për profesionin e një gazetari që të injorojë fakte të tilla si ato që ka botuar gazeta Shekulli me arsyetimin se nuk janë zbulime të tij. Injorimi i fakteve të tilla nga media është një dorëzim më i rëndë dhe më fyes për profesionin se sa detyrimi për të transmetuar një kasetë të montuar nga shtabi i Bashës. Në fund të fundit për kasetën e dinë të gjithë që e ka montuar Lulëzim Basha, kurse këto janë të vërteta për të cilat shqiptarët duhet ta gjykojnë këtë njeri, i cili nuk gënjen vetëm kur thotë se ç’do të bëjë, por gënjen në çdo rresht, dhe kur tregon kush ka qenë.
Comments are closed.
Kur ne fushaten zgjedhore te Presidentit Obama,ai vete por sidomos mediet amerikane e bene prezent me detaje per gati gjithe opinionin boteror historine qe nga lindja e tij,kam ndjere nje trishtim te madh per vete e gjithe shoqerine tone qe e ka ,deri me tani,te mohuar mundesine e njohjes se atyre qe marrin vendime per jeten e te ardhmen tone.Se pari,mirenjohje per ju zoti Mero e per stafin e “Shekullit” ne kete nisje serioze investigative ,qe eshte per mua gur themeli.Se dyti,une si individ jam teresisht e bindur qe krimineli L.Basha eshte mashtrim kembe e koke;madje mendoj se eshte i zgjedhur nga agjentura te huaja si pasuesi i dr.Tyryry-se.Te dhenat e deritanishme me mjaftojne per kete deduksion.
PO ESHTE SPIUNE PSE LODHENI KUSH E DO LE TA VOTOJE KETE PALO SPIUNE TE AMERICES POR PROBLEMI SE KY MUND TE JETE EDHE SPIUNE SERBEEEEEEEEEE
Edi Ramës, në zgjedhjet e kaluara në Tirane, kundërshtarët i hoqën edhe brekët dhe e lanë zhveshur nëpër fotografi. E megjithatë, duke mos patur gjë për të fshehur, ky banalitet ju kthye ne favorin e tij. Dhe kjo është krejt normale.
Ndërsa për Bashën nuk paska qyrk për ti mbuluar të kaluarën. Ai duke qënë një tip, që unë e quaj VFLP = Vetëm Formë e Lesh Përmbajtje, duhet të ketë shumë episode për të mbuluar nga e kaluara…
Te behet gati qelia per Tulin………. ashtu Lulin desha te them se per keta lloj legenesh nuk duhet pasur as respekti me i vogel qe te degradohen fare………….si personazhe te ikin fare nga Shqiperia…..
po cfare media thua o Mero!,,kaluan 20 vite pluralizem dhe mbas 20 vitesh morem vesh qe Berisha kercente sa nga Oxhaku tek varke e Drilonit,,e pse!! gjith ai sigurim shteti qe dinte gjthcka e tere ata njerez qe kan qene prezent e qepen gojen per kaq e kaq vite,,jo se do ishte bere ndonje hata,se do e kishim ngrene sikurse e hengrem turpin me buke,,por kjo eshte themeli i shoqerise sone,qe e verteta e thjesht kalon skutave e zgeqeve per 20 vjet deri sa te dali ne drit,dhe del ather kur nuk i hyn me ne pune njeriu
Rritja e vrullshme ne politike dhe rritja e vrullshme ne pasuri e Bashes jane te tipit mafioz,prandaj e kaluara e tij smund te jete normale.Ajo sigurisht eshte e mbushur me fallsikime,vjedhje fondesh,pashaporta fallco,para te fshehura se jane te pista(Pse mos i ka bere me rrogat mujore?)e te tjera te kesaj natyre.
Lajmi qe Basha eshte paraqitur me pasaporte Amerikane nuk perben ndonje çudi te ketyre 20 vjeteve.Po ti referohemi rekrutimeve te bera na rezulton se kete pasaporte e disponojne pothuajse shumica e personelit qeveritar qe drejton sot “Guantanamon”.Pa medyshje kete e disponon e gjithe familja “Bisha”,e disponojne Bashet,Bodet,Rulet,Nanot,Metet e te gjithe nenpunesit e “Guantanamos” te cilet me meriten e tyre kane bere te mundur qe ta spostojne kete kamp ketu ne shqiperi.A thua nuk dine gje per pasaporten e Lulit Arvizet apo Kantrimenet?Ja pra perse ne shqiperi udheheq e do te udheheqi gjate klika Salihiste e ndihmuar nga “Miqte” pertej Atlantikut!ja pra perse vriten 4 te pafajshem ne bulevard diten e 21 janarit e faji u mbeti protestuesve(fale edhe hetimeve te hollesishme te eksperteve).Ja pra perse e shohim shpesh amb.tone te dashur prane fenomenin Sali!Kjo eshte ironia me e madhe e nje populli te tere qe fale naivitetit te tij ,ka bere te mundur marrjen peng prej 20 vjetesh te Shqiperise nga nje klike qe ne ç’do xhep te kostumeve te tyre gjen nga nje pasaporte ,kjo ose amerikane ose diplomatike .Se fundi ,ja perse keto zgjedhje duhet me ç’do kusht qe ti fitoje Basha i Saliut,Saliu i Arviziut.Po e mbyll me thirrjen “POSHTE DIKTATURA E BUDALLENJEVE”
Mero,mos gabohem kur ke pyetur dike prane ambasades amerikane,pergjigjja qe ke mare eshte:”ambasada e ka te ndaluar te beje komente per kete gje”.Askush te mos cuditet per kete pergjigje,ambasadat e kane detyrim ligjor te mos komentojne apo sqarojne mbi CV e anetarevet te sherbimit te tyre inteligjent.
Lojrat e berishes nuk kane te sosur! edhe kjo me mediat eshte thjesht per te terequr vemendjen njerzeve, qe ja mua po me persekutojne,ku njeri ka vetem nje menyre sjellje ate te opozitarit te keq.
Populli duhet te mos ta fale kete here sepse ai ka vrare,rrit taksat dhe thote i ula,ne varferohmi ç’do dite ai thote po behemi me mire,çmimet rriten ç’do dite ai nuk merr asnje mase, si ka mundesi qe ne Maqedoni çmimet jane me te lira Nafta 135 lek gjithe produktet etjera 30% me lire.
Nuk e di por mua me pelqen shume proverba shqiptare sipas te ciles faktet flasim me ze me te larte se fjalet. Italjanet thone ” Carta canta” ( letre, fakti i shkruaj ne bardhe e zi , kendon ).
Respekt per Meron dhe Gazeten Shekulli. Une jam shume optimist per sa kohe qe kemi njerez te tille si Mero dhe redaksine e Gazetes Shekulli. Jam shume kurjoz te shof si si do te reagoje bukuroshi
Lul Basha, ky njeri bosh dhe marjonete ne duart e Sales.
Saliu ka nisur me kohe te bleje media dhe gazetare,kete fushate antidemokratike e keni paralajmeruar edhe ju z.Baze do kohe me pare.Mbylli ‘Faktori-n Plus’;beri c’mos per ti lene te vetmuar analistet serioz dhe per ti krijuar terren mediatik palacove.Eshte ber ‘aksioner’ ne ideimin e ‘zone e lire’ etj.Prandaj ky mosreagim i medias vertet eshte i peshtire,por edhe deri diku i pritshem.Problemi ketu eshte si nuk prononcohet opozita per kete megaskandal,jo sepse Basha po kandidon per kryetar bashkie duke poseduar shtetesi te huaja qe jo vetem nuk i ka justifkuar,por edhe na i paska fshehur,por sepse ky zoteri vjen si ish minister i jashtem e i brendshem ne kete gare.Ministrin e jashtem e te brendshem e paskemi pasur agjent te huaj!!!Edhe ne qofte agjent amerikan,eshte skandaloze,imagjinoni sikur ministri i jashtem Anglez te ish agjent amerikan,ne Angli jo vetem qe binte qeveria,por do ngrihej ne kembe gjithe populli.Sovraniteti i qeverise Shqiptare minimalisht ne keto 6 vite paska qen i cenuar rende.Ky fakt eshte me shume se i mjaftueshem per te kerkuar dorheqje te qeverise menjhere,madje prokuroria,shik,duhet te nisin menjeher hetimet.Opozita po te ngre me force kete ceshtje jo vetem do perfaqesoj interesin kombetare,por edhe personal duke qen se bashen e kan rivalin e krye ‘opozitarit’.