Ka një episod që po harrohet në këtë fushatë elektorale, dhe ai ka të bëjë me një personazh të cilin Berisha e ka pasë lakuar shumë si sekser të Edi Ramës. Ai është Dritan Avllaj, i njohur ndryshe si Tan Lepuri. Ky person ka deklaruar se ndërkohë që u plagos nga persona ende të paidentifikuar, sapo kishte përfunduar një bisedë telefonike me Sali Berishën. Kryeministri ynë që nuk lë gjë pa përgënjeshtruar, heshti. Gjithçka u lexua qartë. Sali Berisha kishte nxituar të rekrutonte njeriun që ai gabimisht e ka identifikuar me “fuqinë” reale të liderit të opozitës. Ky ishte sinjali i parë që Berisha do të bënte një fushatë me “njerëz të fortë”, dhe me një gjuhë të butë në Tiranë. Disa ditë më vonë një motor që s’u kap kurrë plagosi Drejtorin e Policisë Ndërtimore të Bashkisë dhe incidentet vazhduan pa fund. Kjo që paska ndodhur ditën e enjte me Emiljano Shullazin, sipas denoncimit që ka bërë opozita, është e frikshme. Frika nuk qëndron tek emri konkret, por tek mënyra se si Partia Socialiste ka reaguar ndaj kësaj ngjarjeje shumë- shumë të rëndë. Dy deputetët që kanë dorëzuar kallëzimin kanë folur për frikësim të pronarit të zyrës elektorale të opozitës, për prishje të dhunshme të mitingut, për nxjerrje jashtë zyrës elektorale të vullnetarëve të opozitës, për thyerje të fonisë dhe për detaje të tjera të rënda që lidhen me frikësimin e banorëve të zonës që mbështesin opozitën, etj.
Rruga ligjore është njëra anë, por ajo nuk heq dot terrorin mbi banorët. Me këto kredenciale që ka drejtësia shqiptare dhe këtë parajsë që ka prodhuar për krimin në vend, askush nuk beson se duke bërë një kallëzim penal situata zgjidhet. Në këtë rast është koha që Edi Rama të “mësojë” nga Sali Berisha i dikurshëm në opozitë, i cili në raste të tilla dilte tek vendi i ngjarjes dhe shqiptonte emrin e atij që ngjallte terror. Kjo është një fushatë terrori mbi opozitën. Ministri i Brendshëm, që po garon për Tiranën, i ka dhënë imunitet elementëve të inkriminuar për të frikësuar qytetarët dhe për të ngjallur terror. Për të mos u shfaqur bashkë me ta, i ka lënë në kujdestari të partisë së Shpëtim Idrizit dhe Ilir Metës. Mënyra se si Berisha gëlltiti bërjen publike të telefonatës së tij në mbrëmje me Dritan Avllain dhe vazhdimi i këtij seriali terrori mbi opozitën me ngjarjet e së enjtes, tregojnë qartë se gjendemi jo para një tensioni real mes opozitës dhe pozitës, por përballë një terrori të planifikuar të pushtetit ndaj strukturave të opozitës. Heshtja e opozitës ditën e enjte për këtë që ka ndodhur është shumë e rëndë. Do të jetë më e rëndë nëse opozita nuk e kthen këtë fushatë elektorale edhe në një betejë për denoncimin publik të atyre që guxojnë të frikësojnë opozitën. Edi Rama duhet të shkojë vetë aty ku ka ndodhur ngjarja dhe t’u japë kurajë njerëzve që janë përplasur me terrorin. Ky nuk është më aksident dhe nuk ngjan aspak me guralecët mbi xhamat e makinës së Ben Blushit. Ky është terror i planifikuar dhe i kontrolluar. Kjo është një ngjarje që duhet të mbahet shënim, jo për inventarin e dëmeve që janë bërë tek fonia apo lokali elektoral i opozitës, por tek ndërgjegjja e qytetarëve, të cilët kanë kuptuar se shteti po i lë pa mbrojte përballë terrorit të prodhuar prej tij.
Këtu nuk është fjala për emra të përveçëm, apo për rrezikshmërinë e tyre, por për politikën e menduar të Berishës për të përdorur krimin në këtë fushatë elektorale dhe për të folur për paqe. Dhe shenjat e para të suksesit duket se po i arrin pasi ka mundur të tulatë Partinë Socialiste në një zonë të Tiranës dhe të bëjë që në vend të denoncimit të fortë publik, të mjaftohej me një denoncim në prokurori. Ky është një hap përpara drejt perandorisë së frikës që Berisha po tenton të ngrejë para 8 majit në Tiranë. Kur flet për dialog, ai ka parasysh përuljen e opozitës nga frika, kur flet për mungesë të gjuhës së ashpër, ka parasysh mbylljen e gojës së opozitës nga frika, dhe kur flet për paqe, ka parasysh luftën për ta bërë opozitën që të heshtë nga frika. Është duke shpresuar tek fitorja nga ngjallja e frikës dhe jo tek fitorja nga ngjallja e shpresës për Tiranën.
Comments are closed.
Sic thote edhe Plaku: “jam plotesisht dakord me ty”, i mencuri Mero. Ka qe me 1991 qe PD-ja perdor kriminel ordiner per te mbajtur pushtetin. Eshte psikologjia e malokut Sali qe kerkon te mbese ne pushtet me dhunen e paqtueshme, me blerje votash, blerje diplomatesh, frikesime, luftra te fshehta me agjentura te zbuluara, mashtrime djallezore dhe premtime engjellore. Ne shqiptaret, nder virtutet e mira kemi edhe meshiren. Por kesaj rradhe as zoti nuk do na ndaloi ta harrojme ne shtepi meshiren kur te shkojme te shfarrosim nga rrenjet kete djall bashke me familjen, fisin, klanin dhe racen e tij te qelbur.
Shume te drejte ke. Po te jete per zgjedhje dhe vota, diku me dhune e diku me lek, e zbut humbjen shpellari
Ashtu erdhi ne pushtet qe ne fillim Saliu;me sherre dhe njerez te forte.Nje miku tim te Pd,kur po chatonim i thashe:”I keni gati ata llereperveshurit…”Ata kane qene dhe jane forca reale e PD;ata mitingashet qe zbukuronin makinat me flamuj te Pd,prapa makines se Berishes.Shpresonim qe me kohen do ishte Berisha qe do bente llereperveshurit me mendje te kthjellet;eh,jo,qene llereperveshurit qe e bene Berishen si veten e tyre,saqe ai s’dallon me nga ata;eshte njeri prej tyre!
Z.Mero, ne fakt heshtja e liderit me ben te endoje se gjithcka eshte e parapergatitur, bashkia i mbetet rames, qeveria berishes te pakten edhe 2 vjet. Fatkeqesisht keto pakte disa vjecare mes pushtetareve po na shkaterrojne ketu te gjithe jane hajna dhe duhen fut ne burg…nuk kemi opozite dhe shtet. Ju qe jeni nje njohes i mire i sistemit tone politike e dini shume mire se ne fund te fundit populli eshte i detyruar te zgjedhin te keqen me te vogel. Duhet te kapitulloje ky sistem q
Berisha mbeshtetet nga krimi i oganizuar nga vete Berishjani Berishe. Me 8 maje Populli te mos votje nje organizate terrorriste berishjene qe mbane emerin Partia Demokratike.
kjo pune e PS-se o Mero vellai,vajti si ajo shprehja qe perdorej rendom ne ate kohe per Vlonjatet,,
trimat vriten ne mitingje,te zgjuarit rrine afer selise se PS-se edhe marrin ndonje post kur vine partia ne pushtet,,edhe budallenjte i ze i rreh Emiliano Shullazi
Eshte krijuar psikoza se keta “trimat” e Saliut jane te tmerreshem!!!!A jane vertete te tille?Une mendoj se jo!Kur jane ngritur te revoltuarit kunder regjimit te Saliut,ai ka kerkuar vrimen e miut per te futur koken!
Duhet here pas here tu thuhet “Sus..!”ketyre horrave,se ndryshe u duket vetja Don Kishoter!
Kjo nuk ndodh vetem ne fushate ,kjo eshte e perditeshme dhe me shpesh e pa evidentueshme per shume arsye ,eshte ne biznes ,eshte ne konkurencen per vend pune ,eshte me financat me pronat .Pavaresisht se ç’thuhet nga politika ajo na ndjek per dite here perpara e here mbas ,her e fshehur dhe her brutale ,kjo eshte mbjelle si nje bar i keq ne shoqerine tone qe edhe kur e shkul ne nje vend ai mbin perseri ,edhe kur e djeg ai perseri ribehet ,kjo sepse vaditet dhe pleherohet nga ata qe u intereson te zhvillohet Ju z Baze mire e keni por kujt i shkon ndermend ta rregulloje kete gje Kur kjo ndodh me deputete vaj halli se ç behet me nje njeri te zakonshem .A e merr me mend se ç behet per nje prone ,per nje tender ,per nje vend pune etj etj keshtu me radhe ,
Po per tu ankuar qe nuk ke ku ankohesh sepse edhe po u ankove do te te gjejne anen per te te dhunuar apo bere keq per tu shpaguar ,apo ke frike se tek ai i cili ankohesh mund te biesh nga shiu ne bresher .Dhuna duhet te ç rrenjoset me dhune ,Ai qe dhuinon nuk perdor llogjiken ,argumentin etj ai qe dhunohet si rregull duhet te mbrohet nga ligji i cili ne vete vehte eshte dhuna e shoqerise qe perdoret per te mbrojtur vete vehten
Ketu” fle lepur”i , organet e zbatimit te ligjit qe jane kaq shume per ti paguar ne kurriz te popullit (gjykatat ,policia qeveria ,OJF etj etj ) nuk bejne ate qe duhet dhe per te cilen paguhen ndryshe nuk do te ndodhnin kaq gjera per dite e sidomos ne fushatat elektorale.Sidoqofte le te shpresojme per sa te jemi ende gjalle ! ! ! ! !
Z.Baze!bashkohem me indinjaten tuaj e i bashkangjitem zemerimit se ku eshte opozita sot!Mbase nuk eshte koha por eshte mire t’ia themi se nje nga arsyet perse drejtuesit e opozites nuk bejne problematike kercenimet tashme te zakonta te “Fenomenit” eshte se 2/3 e drejtuesve te kesa force te madhe jane njerez qe u mungon MORALI e motoja e tyre eshte “Te hame sa te hame”.Kryetari i kesaj force ose ka gelltitur ne ndonje drekim me te ashtequajturit “dy-pllom-ate)ndonje hape te servirur nga fenomeni(zanat i ushtruar qe prej mese 30 vjetesh)e per pasoje eshte ne letargji te plote ose ai po pergatit perseri stilolapsa pistolete,çadra dielli pistolete per ti thene ndal fenomenit .Pyetja imediate e elektoratit sot eshte sikunder pyesni edhe Ju i nderuar z.Baze,ku eshte z.Rama?Mos ndoshta palni i miqeve tashme eshte afishuar per te humbur edhe keto zgjedhje(pavaresisht nga rezultati i tyre)e paskesaj te rifilloje qarrja se Saliu na vodhi votat,se Berisha na kercenoi,se miqt do te risjellin perseri “eksperte”,se,se,se,se e ky vend do te shkoje perfundimisht atje ku duan ta çojne miqte e jo drejt familjes Europiane!
zoti Mero:Ju vleresojme per perpjekjet qe beni lidhur me te verteten e te thenit te gjerave siç jane !Spoti i paraqitur me mjeshteri ,nuk e di kush autori i saj i mrekullueshem eshte koncentrimi i te gjitha ketyre qe Ju personalisht demaskoni perdite me artikujt Juaj.Me lejoni qe nepermjet ketij komenti ti drejtohem personit qe ka pergatitur ate spot te mrekullueshem,qe ka edhe shume protrete para e pas Sales.Le ti plotesoje ato se vertete do te jete mrekullia e kesaj kohe !Me lejoni n.q.se i mungon fantazia ti kujtoj :Se pari duhet te kompozoje portretin e R.Alise,Nanos,Berishes,Bashes,Metes,e te gjithe keta nga mbrapa te kene siglen tashme te njohur (…) .Se fundi e e kuptoni qe sot ne Shqiperi nuk eshte vetem Basha me te tilla pashaporta por eshte ky llum qe mban peng shqiperine sot e 20 vjet.Sepse me kujtohet keng
vazhdon:kenga e Ali Pashe Tepelenes “Koka ne Stamboll,e trupi ne Janine”.Edhe keta trupin e kan ne Shqipni e koken ne Ameriqi .Lexoni dok.qe paraqet gazeta “shekulli” per keta ndyresira e do te kuptoje edhe lexuesi me miop se nga e kane kete imunitet keta vrases,kriminele,hajdute ne kete vend qe me nder Jush, vetem era fekale bie.Eshte detyra Juaj z.Baze qe ta zgjoni kete popull qe cfilitet per demokraci e ha kakerdhi.
Shume comment-ues me te drejte pyesin,ku eshte z.Rama?E ka cuar Saliu te bej xhiro me Arvizun pra.
keta po premtojne aq shume vende pune sa edhe kalamajte duhet te fillojne te kerkojne pune .po mire o kur i paskan patur keto vende pune pse nuk ia kane dhen popullit deri me sot? Ashtu si i madhi Harry Fultz ka thene nja 50 vjet me pare :” lum ai qe do te drejtoje kete komb” edhe ne kete kohe keshtu ndodh. Keta na genjejne na shajne na marrosin na perdhunojne cdo fisnikeri e burreri dhe ne heshtim, keta na vjedhin e vrasin cdo dite ne prape nuk themi gje keta na detyrojne te shkojme ne Tirane cdo here qe i teket dikujt te beje miting dhe ne prape nuk bzejme, keta na kercenojne dhe kerkojne lista votuesish se ndryshe ne do ta pesojme e ne prape te heshtur. Ne ia kalojme edhe Gand’hit per durim…. ne paguajme taksat keta ia falin shkelesve ne prape rrime . popull pa integritet pa grind pa vizion.. po mire o ku do na cojne keshtu salillaret e pashallaret e tyre?
faik konica ka thene : Kam njohur në jetë disa njerëz (fatkeqsisht shumë pak) të cilëve më vinte tu them:Lum Shqipëria për ju,e mjer ju për Shqipërinë!
bravo mero baze.