Raporti i dytë paraprak i ODIHR është më i hidhuri që ka bërë ndonjë herë kjo organizatë para çdo palë zgjedhjesh në Shqipëri. Përveç vërejtjeve thelbësore për KQZ, përdorimin e administratës apo listave zgjedhore, raporti ndalet ndjeshëm tek trukimi i fushatës. Në qendër të këtij shqetësimi në të vërtetë mbetet këmbëngulja e kandidatit të Tiranës, Lulëzim Basha, për të mos pranuar kamerat dhe reporterët pas tij në terren, por për t’i detyruar ata të transmetojnë xhirimet e trukuara të tij. Kjo këmbëngulje tashmë ka prodhuar në të vërtetë një identitet të Lulëzim Bashës si politikani i vetëm që ka bërë betejë në fushatë elektorale kundër transparencës dhe lirisë së medies dhe ka premtuar transparencë dhe liri shtypi kur të qeverisë. Pra, Lulëzim Basha është rasti i dukshëm i trukimit të fushatës. Por përtej Lulëzim Bashës ne kemi një trukim të gjithë koalicionit të Berishës. Dikur, së paku deri në zgjedhjet e vitit 2009, aleati kryesor i rëndësishëm i PD ka qenë Partia Republikane. Pas vitit 2009, për shkak të koalicionit të ri, Partia Republikane duket se ka humbur tërësisht rëndësinë brenda koalicionit. I përkëdheluri i madh i Berishës ka vetëm një hipotekë politike që e mban akoma afër Berishës, faktin që ka pasur fatin të jap licencën e Fabrikës së Gërdecit për djalin e kryeministrit. Po të mos ishte ky fat, sot Fatmir Mediu nuk do të ishte më as deputet. Në kushtet kur ai po bëhet i parëndësishëm politikisht, por vetëm i rëndësishëm personalisht, ai ka humbur tërësisht dhe identitetin e partisë së tij. Partia Republikane tashmë është një parti që në vend të traditës, pronave apo atdheut, mbron Fatmir Mediun. Lideri i saj tradicional, Sabri Godo, ka distancë të qartë nga partia dhe është bërë pjesë e shtabit të Lulëzim Bashës ku dhe aty keqpërdoret për gënjeshtra të trasha siç ishte rasti që gruaja e Bashës ka flakur shtetësinë shqiptare se nuk blinte dot shtëpi me pasaportë shqiptare.
Në të njëjtin profil me republikanët brenda koalicionit të Berishës janë afruar ata që quhen parti e komunitetit çam, drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Kjo parti, e cila e ka të gdhendur identitetin e saj për shkak të krijimit si një parti me arsye historike, ka bërë përpjekje të mëdha dhe të stërmundimshme të humbasë atë dhe të kthehet si gjithë partitë e tjera në një parti që ka halle të zakonshme si targat, patentat, ndërtimet pa leje, ndonjë drejtor dogane etj. Qasja e tyre ndaj çështjes çame është ofenduese dhe ndoshta më e dëmshmja qysh kur ky problem është kthyer në një përgjegjësi për shtetin shqiptar. Nëse rri e mendon se çfarë vlerash politike përfaqësojnë ata brenda Berishës, të duket se kanë marrë me qera çështjen çame deri sa të arrijnë përmes saj tek targat, patentat, lejet e ndërtimit dhe paret e pushtetit. Por sidoqoftë ata duket se i janë ofruar Berishës veç të tjerash dhe si njerëz të fortë, që mund t’i mbledhin votat me forcë, me kriminelë dhe pare. Në këtë pikë ata kanë shumuar dukshëm dhe rëndësinë që kanë pasë dikur disa grupe “të fortë” republikanësh brenda Berishës.
Të tretët për nga kriza e identitetit, por të parët për nga rëndësia, mbeten njerëzit e Ilir Metës. Kjo parti, e cila ka hyrë në krizë të rëndë morale me opinionin publik për shkak të skenave të tmerrshme me zë dhe figurë që shqiptarët panë duke diskutuar për 5 minuta për dhjetë milionë euro, Ilir Meta është zhdukur nga fushata elektorale. Ka hequr emrin nga posterat, fotot dhe është zhdukur nga ekranet. Partia, e cila duhet për të qenë identitet i së majtës brenda koalicionit të Berishës, është në të vërtetë identiteti i korrupsionit brenda koalicionit. Dhe ata për të dalë nga kriza kanë marrë me qera identitetin e dikurshëm të LSI me shpresë se njerëzit nuk do të ngatërrojnë LSI me Metën, ashtu sikur Berisha shpreson që të mos ngatërrojnë Bashën me të në Tiranë.
Kjo humbje identitetesh brenda koalicionit ka trukuar në të vërtetë shumë rëndë fushatën elektorale dhe në thelbin e saj, pasi kjo është e vetmja fushatë ku kemi republikanë që nuk mbrojnë republikën, por të ardhmen e kryetarit, kemi çamë që mbrojnë interesat ekonomike të kryetarit, dhe kemi ish- socialistë që kanë kaluar në ilegalitet kryetarin e tyre se ua urren populli. Po t’i shtosh këtij trukimi dhe faktin që Basha po përpiqet të duket sikur nuk ka punë me Berishën në Tiranë, ne jemi para një fushatë të trukuar jo vetëm në media siç shqetësohet ODIHR, por dhe në thelbin e saj politik, pasi brenda këtij muaji të gjithë po bëjnë sikur nuk janë ata që janë. Berisha, Mediu, Idrizi dhe Meta nuk fshihen dot për një muaj. As Berisha nuk e ul dot alergjinë që kanë ndaj tij në Tiranë, duke u arratisur fshatrave të Shqipërisë, as Metës nuk i bën punë roli i strucit, që fsheh kokën në fushatë, por lë jashtë trupin, as Idrizi nuk duket dot patriot, duke mbajtur me vete kriminelë në fushatë dhe duke premtuar para, dhe as Fatmir Mediu nuk duket dot republikan, pa dhënë prova për Monarkinë e Korrupsionit brenda Familjes Berisha, dëshmitar i së cilës është. Brenda koalicionit tani nuk dihet kush është kush, dhe nuk ka më arsye politike përveç arsyeve personale të jenë aleatë me Berishën. Të gjithë duket se kanë marrë nga një kostum politik me qera për një muaj dhe shpresojnë se nuk duken ata që janë.
Comments are closed.
Transfiguracion! Saliu transformohet ne Bashe! Maskimi dhe zhdukja nga qarkullimi i fetyrave irrituese tenton amnezine totale te memorjes afat shkurter dhe afatgjate!
Duhet sqaruar njehere e mire se cfare perfaqson Luli! Luli eshte menaxheri i afera super milionere (ne eruo natyrisht) ose me sakte sekseri i familjes kryeministrore! Ky nuk eshte nje politikan karriere as nje perfaqsues i shtresave ose ideve! Ai eshte nje politikan-sipermarres dhe si i tille perfaqson interesat e familje se kryeministrit! Nje Lul eshte i mundur vetem ne kushtet e nje faze mega-korruptive te zhvillimit te vendit! Kush nuk e kupton kete nuk ka per te kuptuar kurre asgje!
Na jan mbledhur bllok shumca e funderrinave, Sal-Ilir-Fatos-Lul-Fatmir-Idriz-Kac…
Rritet max % e atyre qe do votojne kunder ketij Blloku
Duke pare Bashen tek Cani vura re se ishte si nje nxenes qe e kishte mesuar mire mesimin.Ne cdo rast te perplaste perpara syve te njejtat shifra, me nje premtim siperfaqesor, pa i shkuar me tutje shpjegimit se si mund te realizoheshin keto. Dhe mbi te gjitha nuk merrte parasysh faktorin se sapo te kaloje lumin kesaj radhe SALA, ato qe i ka premtuar Lulit, do t`ja beje hasha.Ajo qe i duhet tani Sales i duhet perkrahja politike ose ti tregoje popullit dhe nderkombetareve se ka mbeshtetje ne popull. Per kete arsye ka veshur dhe lekuren e qengjit.Lekuren mund ta veshe por maska nuk i ben sepse i dalin jashte dhembet e shtazes. Ashtu si ka thene dhe parathenesi me sjelljen prej qengji TENTON HARRIMIN DHE FASHITJEN E MEMORJES NGA NGJARJE VERTET TE DHIMSHME.
varianti kesaj fushtae nga Saliu eshte! njeri ne “ball” te tjeret “nen rrogoz”kjo nuk duhet mar si dobesi,por si nje hile e madhe qe po doli me sukses,do jet nje fatkeqesi kombetare me pasoja te paparashikueshme
Kur del Basha ne TV per te bere propagande, duket sikur ka ardhur per show me arushen e Cirkut. Fallco, skematik dhe aspak bindes. As per Ramen, nuk ka simpati, se me duket politikan i dobet, por ky Basha eshte ( te me falni per shpehjen) “pordhe e ftohte”
I gjithe arsyetimi yt,i nderuar Mero,qo te qendronte nese keta do te ishin politikane.E verteta ,per shumicen derrmuese te shqiptareve, eshte se keta kane 20 vjet qe nuk e fshehin qe jane gangstere.
Fushata ne Tirane eshte vetem per shifrat: PD kalkulon nje pas nje se sa arrijne votuesit historike te saj si dhe ata te “integruarit” ne banore te Tiranes apo njesive problematike per PD-ne, keshtu qe fushata ketu eshte per mos krijuar konfuzione emocionale apo situatat qe mund te dilnin jashte kontrollit….
Kurse fakti i daljes ne qytetet e fshatrat e tjere te Shqiperise te liderve te tjere si Berisha, Meta e Meidu, kerkon qe ne zonat ku votohet mbi bazen e emocioneve, te mund te kapen sa me shume vota qe te jete e mundur….
mos u genjeni nga dukjet e kesaj fushate…qellimi justifikon mjetin…mjetet
lulzim basha trukon filmimet sipas jush.kurse edi rama qe eshte me burre i mire ka 2 vjet qe nuk le televizionin klan te marre pjese ne aktivitetet qe ai shkon.nuk i thua padrejtesi ti kesaj?secila parti mbron interesat e veta dhe kjo eshte dicka normale per kohen qe ka ardhur sot..
Edhe sikur Rama ta lejoj TV-Klan,ne aktivitetet e tij nuk besoj qe kjo e fundit ti jape,sepse koha qe mediat kane per fushaten TV-Klani e mbulon me fushaten e Berishes.
Po kush thote qe Edi i ka ndaluar!!!!!!!! Une kam pare shume here ne tv repertere te Klanit, qe bashke me te tjere intervistojne Edin.
rajmonda mos ku merak sepse klani me ose pa deshiiren e edit po e transmeton edhe fushaten e partise se tij permes pamjeve te marra nga televizione te tjera.ky njeri vertet qe ka nje raport jashtezakonisht te keq me median.me kujtohet kur para disa vjetesh e beri per nje leke nje gazetare te Shijak tv,duke i thene qe ajo cfare bente ajo nuk ishte gazetari por profesion mediatik.
JAME plotsishte dakorte me titullin e ketij ARTIKULLI ::: DEPUTETET po shiten e blihen gjithandej o per nje poste ne qeveri ose per nje shume totale parashe sic ndodhi me ILIR METEN e HARASANIN qe akoma si ka zene vende bytha
NE LUFTE ARMA JONE ESHTE PUSHKA
NE PAQE E DEMOKRACI ARMA JONE ESHTE VOTA!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Jo vetem ta hedhim ate sic duhet duke e peshuar sikur te jete jeta jone, jeta e femijeve, e ardhmja e femijeve te femijeve tane ne te.
Por edhe ta ruajme, ta mbrojme voten tone si driten e syrit , si jeten e femijes sone. Te mos lejojme askend, asnjeri te luaje e shperdoroje ate.
Jo vetem ta ruajme e mbrojme por edhe ta respektojme. Ta respektojme si vete jeten, si vete lirine.
Kush fiton fiton… Urime! Pergezime! Fituesi nuk gjykohet. Fituesi vetem pergezohet…. Edhe nga humbesi! Gjithnje e perderisa nuk eshte shperdoruar vota jone.
Jo si ne 2009-en. ” Votat u numeruan keq ose shume keq ne mbi 30 per qind te tyre” thuhet ne Raportin Perfundimtar te ODHIR-it. Shtetet demorkatike qe bejne pjese ne te deklarojne zyrtarisht se ato zgjedhje ishin me te mirat dhe pranuan rezultatin…. Turp! Hipokrizi…. Antidemokraci!
Sic nuk mund te kete nje grua gjysem ose cerek shtazene, ashtu nuk mund te kete as demorkaci 70 per qind demokratike. Kurre nuk mund te kete qeveri legjitime, as te mire, as te pranueshme ne nje vend ku mbi 30 per qind e votave numerohen keq ose shume keq!
Si mund te jene te mira ato zgjddhje ku votat jane numeruar keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre, ne nje kohe qe qeveria u krijua dhe mbahet ne fuqi me me pak se 2 per qind te votave, pra 15 here me pak se ato te numeruara keq ose shume keq!?
Ketu nuk eshte faji vetem i PD-se apo Sali Berishes… Ata kane pjesen e luanit por ka faj edhe PS-ja dhe lideret e saj…. Dritan Prifti ka deklaruar se Ilir Metes per tu zgjedhur deputet ne Tirane i duheshin, i mungonin rreth 3000 vota. Ai i siguroi ato me nje telefonate tek krahu i majte dhe u be deputet! Pazarin e beri majtas. Kandarin e ktheu djathtas. Tamam si ne nje pazar gjesh te gjalla!
As kjo nuk eshte demokratike!
Ndaj peshojeni mire voten tuaj. Peshojnei shtate here e hidheni njehere. Perndryshe…. Perndryshe.
Pergjigjen e ka dhene nje nder baballaret e demokracise amerikane e boterore Abraham Linkoln: Cdo popull ka qeverine qe meriton! As me shume e as me pak!
Ne lufte arma jone eshte pushka….
Ne paqe, ne demokraci arma jone eshte vota.
Vota e lire! Vota e fshehte! Vota e barabarte e qytetarit te barabarte!
Zoti Mero. ke harruar nje politikan teper negativ qe po shfaqet ne skene tani si “Xhol” i Bashes. Eshte Dashamir Shehi qe me paturpsine me te madhe ka dal hapur ne krah te Bashes duke treguar se eshte njeri pa karakter, plere e kaluar pleres