Posterat e Fatmir Mediut janë prishur duke ngjitur mbi të letrën “vrasës”. Ky është një nga lajmet e shumtë për incidentet elektorale, për të cilat formalisht duhet të shqetësohemi. Por, ndryshe nga lajmet e tjera për incidente, ky është dhe një lajm pozitiv, që na bën të mendojmë se opinioni publik ende nuk ka vdekur. Atë që nuk e bën dot opozita dhe drejtësia, kujtohet dhe e bëjnë disa aktivistë të të drejtave të njeriut.
Por, përveç kësaj duket se ka një dhe një arsye tjetër perse njerëzit janë xhindosur pikërisht me Fatmir Mediun. Shumë shqiptarë, për të mos thënë të gjithë shqiptarët, edhe pse e quajnë përgjegjës Fatmir Mediun për tragjedinë e Gërdecit, nuk e konsiderojnë atë fajtor për tragjedinë. Në koshiencën e opinionit publik Fatmir Mediu përbuzet, pasi nuk them dot urrehet, për faktin se ka shërbyer si një maskë e fajtorëve të vërtetë të tragjedisë që janë në familjen e kryeministrit. Ndaj Fatmir Mediut ka një ndjenjë të përzjerë përçmimi dhe bezdie që nuk ka të bëjë me atë çfarë bën mirë apo keq, por me atë përse po përdoret në politikën shqiptare. Shqiptarët janë realisht të zemëruar me Sali Berishën dhe politikën e tij, pasi ai ka prodhuar këtë situatë kur shteti është faktikisht në duart e fëmijëve të tij. Për të marrë një licencë hidrocentrali, fabrike çimentoje, parku energjetik, parku turistik, deri dhe fidanë ulliri për të mbjellë në kopshte, duhet të kalosh nga njerëzit e djalit apo vajzës së tij. Vendi ka rënë papritur viktimë e një sistemi që ka fuqizuar, qoftë dhe si mit, fuqinë e familjes së kryeministrit. Dhe aq urrejtje sa ka për çdo gjë që shkon keq lidhet me ta. Fatmir Mediu, ashtu siç e thotë dhe vetë tavolinave, po sakrifikon për ta.
Po përse zhgarravitën pikërisht posterat e tij?
Këtu përgjigja është e thjeshtë. Fatmir Mediu si zakonisht është i fundit që e kupton sa keq i ka punët pushteti. I pari që e kuptoi në këtë fushatë elektorale se pushteti i ka punët keq me popullin ishte Sali Berisha. Ai u zhduk nga fushata elektorale në Tiranë, zhduku portretin e tij nga posterat e PD, bile shkoi dhe më në ekstrem, zhduku dhe siglën e PD nga posterat. Qysh nga 31 marsi i vitit 1991 kjo është fushata e parë elektorale ku Partia Demokratike nuk ka siglën e saj në postera. Sali Berisha është politikani i parë që kuptoi se partia e tij dhe ai vetë urrehen nga shqiptarët, dhe sidomos nga kryeqyteti. Dhe u zhdukën. Hoqën fytyrën dhe shenjat e tyre nga rrugët gjatë fushatës elektorale. I dyti që e kuptoi këtë ishte Ilir Meta. Ai hoqi portretin tij nga ekranet dhe posterat. Nuk shfaqet askund a thua se është fshehur diku në malet e Skraparit. Nuk bën fushatë personale, nuk del në publik. Fshihet se e ka kuptuar se njerëzit nuk e duan.
I vetmi donkishot në këtë histori mbeti Fatmir Mediu. Ngaqë beson atë që thotë vetë se ai Gërdecin e bëri si nder për djalin e kryeministrit, mendon se shqiptarët nuk e kanë marrë inat. Dhe guxon të bëjë postera me fytyrën e tij duke qeshur dhe i vendos bash në Gërdec me fytyrë nga varrezat e 26 viktimave, që ka varrosur me papërgjegjshmërinë e tij. Vendos postera me siglën e partisë së tij që shet gjithçka dhe betohet për Atdheun. Kjo e ekspozon atë në raport me dy fajtorët kryesorë të këtij vendi, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Kjo e bën atë viktimë të valës së zemërimit populist në vend dhe e bën objekt të asaj fushate denigruese të padrejtë, por shumë popullore kundër tij. Mendjelehtësia paguhet dhe ai po paguan pikërisht çmimin e mosnjohjes së realiteti të vendit që ka në shoqërinë shqiptare. Ai mund të bëjë miliona, siç ka bërë, mund të hapë dhjetëra biznese të tjera jo vdekjeprurëse, mund të vërë syze dhe të duket intelektual, bile mund të fillojë të lexojë dhe libra, por ai e ka gdhendur portretin e tij tek shqiptarët. Është vonë të ndryshojë diçka. Ai dhe Lulëzim Basha, deri në momentin që do të gjykohen nga drejtësia, prej së cilës janë shmangur njëri me procedurë e tjetri me imunitet, janë vrasës dhe hajdutë të paragjykuar nga opinioni publik. Kur të gjykohen dhe të dalin të pafajshëm, do jetë debat tjetër.
Në këtë pikë Fatmir Mediu duhet të imitonte Sali Berishën dhe Ilir Metën. Duhet të hiqte portretin e tij nga autostrada duke vështruar buzagaz varrezat e Gërdecit. Duhet ta hiqte ashtu siç ka bërë Berisha dhe siglën e partisë së tij që është bërë modeli i partisë sharlatane në këtë vend. Duhet të bënte minimumi siç bën Sali Berisha dhe Ilir Meta. Historia nuk është një beze që ngjyroset nga dizajnerat e fushatave elektorale, por një gur ku lënë shenjë gjërat e forta. Fatmir Mediu ka lënë në këtë vend 26 gurë varresh dhe përballë kësaj kujtese kolektive nuk mund të na nxjerrë si bezen e kuqe demave, posterat e tij elektoral, ashtu buzagaz, me fjalë të shenjta për atdheun dhe një patetizëm neveritës. Është kjo arsyeje përse ndaj tij ka një reagim dramatik dhe njëkohësisht të mbingarkuar me një urrejtje që nuk i drejtohet vetëm atij, por dhe atyre që janë fshehur.
Comments are closed.
Mero Baze, chapeau ( te heq kapelen). Respekt. Per mua nje nga artikujt me me vlere te shkruar nga ty. Edhe nje here respekt dhe faleminderit. Me njerez si ty, Shqiperia nuk do veje humbur.
Ti plak, mos u nxito me fjaline e fundit, se Meron e njohin shume njerez dhe nuk ka se si qe ai te shpetoje Shqiperine!
I dashur shezo,
Duket se ne kemi mendime te kunderta dhe duhet ti respektojme ato. Te pakten nuk ofendove dhe per kete te falenderoj.
duket plak qe jeton jashte shtetit. mua mero baze me ka pelqyer shume dikur. por ne jete me pelqejne dhe respektoj njerezit me koerence mendimi dhe qe shajne e kritikojne e vene pikat mbi “i” ne cdo person apo akt apo mosveprim qe cenon Shqiperine e shqiptaret dhe jo te vesh ne shenjester vetem ata njerez apo ate kah te politikes qe te ka cenuar interesat personale. objektiviteti dhe profesionaliteti qendrojne para cdo gjeje.
I dashur Blue Sky,
Kisha keto mendime :
– Eshte e vertete qe m.q.s. jetoj jashte shtetit shof vetem 1/7 e aisbergut, dhe 6/7 nuk mund ti shof se jam larg.
– Mendoj si ty qe mediat duhet te japin tingujt e te dy kambanave ( djathtas dhe majtas ).
– Ne baze te formimit tim une jam i majte dhe sic duket prandaj me pelqen Mero Baze.
Plaku,
dua te te falenderoj sinqerisht per fjalet me me mend qe ke thene deri me sot ne kete forum: “Ne baze te formimit tim une jam i majte dhe sic duket prandaj me pelqen Mero Baze.” M Baze perpiqet e djersin mbi artikujt e tij per te dhene idene e paanshmerise, objektivitetit, atdhedashurise etj, por ti me nje fjali te vetme, i ke treguar se si duket qarte ne sy te lexuesve: nje gazetar me nje formim aq ekstremisht te majte, sa nje lexues si ti “krenar per babane e tij komunist” e ka shume te lehte te identifikohet me Bazen ne anen e formimit dhe perkatesise ose militantizmit politik. Faleminderit again.
Gjthashtu do me pelqente shume te me shpjegoje, nese mundesh, c’do te thote per ty “jam krenar per babane tim komunist?” Dhe kur thua “Ne nuk te fusim ne burg pa gjyq ose me deshmitare te reme. Tani jemi ne demokraci”, je duke e pranuar qe kur nuk ishim ne demokraci, ju te futnit ne burg pa gjyq dhe me deshmitare te rreme (madje te pushkatonit pa gjyq fare dhe pa patur nevoje as per deshmitarre te asnje lloji, ne fakt)? Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet pse je kaq krenar per babane tend komunist?
(Zoteri i stafit te gazetes “Tema”, botoje komentin tim, se dua sinqerisht te kuptoj c’ndodh ne koken e nje komunisti te kenaqur nga vetja. Faleminderit)
Mos u merrni me Meron,se nuk ishte minister Mbrojtjeje,dhe as po shet moral.Thjesht po thote ato qe di.Ne karriken ku eshte Mero eshte me kollaj te mburre Salinjte,se gjen fonde te mbaje tre gazeta,ndersa po ruan linjen e kundert dhe mezi ia del te botoje vetem nje.Ketu eshte diferenca.
Absolutisht si kemi te kunderta, te dy e duam Shqiperine, por jo me keta politikane e qeveritare qe mendojne vetem per te gragitur, vrare e mashtruar kete popull te shume vuajtur.Nuk e duam Shqiperine as me ata analiste, sa do te zgjuar te jene,(i zgjuar eshte dhe djalli), qe i bejne hosana here nje krahu e here nje tjetri, sipas interesave te ngushta, dhe qe prishja e pazareve apo ndreqja e tyre i ben here armiq me pushtetin,e here miq !
i dashur shezo,
Kisha keto mendime :
– As qe diskutohet qe qe te dy e duam Shqiprine, ne te kundert nuk do shkruanim ketu ne forum mendimet tona.
– Mendoj se forumi eshte gje e mire sepse shkembejme ne menyre civile mendimet tona dhe mesojme nga njeri tjetri pa ofenduar mendimin kunder ( siç veprove edhe ti dhe per kete te falenderoj edhe nje here )
– Dikush ka thene se : ” Lufta e te kundertave eshte zhvillin” dhe une mendoj se sic duket Shqiperia e tanishme ka nevoje per diskutimin popullor, paqesor ( ne asnje menyre jo me lufte ) per gjerat e ndryshme qe po ndodhin ne Shqiperi.
Kam mendimin se per kete ne duhet te kemi durim, se ky diskutim kerkon kohe. Edhe vendet e tjera te Europes kane harxhuar kohe, derisa kane arritur ne nivelin e demokracise qe kane tani.
Te uroj nje dite te mbare.
Keni shume te drejte. Duhet te bejme debate te qeta,pa fyerje, me fjalor te civilizuar, si njerez te kultivuar. Ja, merrni shembullin e shkelqyer te Sal-iut. Te kenaqet shpirti tek e degjon ate fare burri.
I dashur dymi,
Te faleminderit per debatin civil.
Te uroj nje fund jave te mbare.
Shoku dymi, me vjen keq, por debatet e qeta, pa fyerje dhe te civilizuara nuk jane kapacitete te njerezve “te kultivuar”, por te njerezve “te kulturuar”. Por, meqe ajo qe thote “frige” se ” qe te shash Saliun duhet te jesh patjeter komunist” eshte ne fakt shume e vertete, nuk te ve faj per perdorimin e termit te gabuar. Ju komunistet, jo vetem qe nuk e keni dhe nuk e njihni kulturen, por nuk jau nxe as goja fjalen kulture, dhe kjo sepse xhaxhi qoftelargu qe shkoi e na la pas, vertet ju ktheu ne njerez “te kultivuar” ne serat e mbrujtura me ideologjine marksiste-leniniste. C’me kenaqe mor burre, me keto tipare te njeriut te ri te kultivuar…
I dashur ekita,
Kisha keto mendime :
– Ti me kritikon per faktin qe une kam thene :
““Ne baze te formimit tim une jam i majte dhe sic duket prandaj me pelqen Mero Baze.”
Ne lidhje me kritiken tende te mesiperme desha te thosha :
– Qe kur eshte e ndaluar ne demokraci qe te kesh formim te majte, me sa di une ne Kushtetuten e Shqiperise nuk eshte krim te jesh i majte.
– E di ti qe te majtet ne demokracite europiane jane ata qe :
Luftojne per mbrojtjen e te drejtave te emigranteve
pra te mijat dhe te shqiptareve te tjere ne emigracion, shefat e konzerneve
te mos marrin rroga astronimike ( Vasela, shefi i
Novartis ne Zvicer mori vitin e kaluar nje rroge prej 45miljon $ etj )
nje punetor i thjeshte merr 30 mije $ ne vit, te pasurit te
paguajne taks me te larta, te lejohet ndertimi i xhamive ,
te kalohet me kohe ne heqjen e centraleve atomike,
mbrojtjen e te drejtave te njeriut, shkolle per te gjithe, sherbim
mjeksor per te gjithe, mos eksportim armesh,permiresimi i
sherbimit mjekesor per pleqte, kontrolli i aktivitetit bankar qe
bangat te mos kthehen ne kazino ( qe ishte dhe shkaku
i krizes financjare para dy vjetesh ), mbrojtja ( e djathta lufton ti katandisi ne minimum ) e sigurimit te papunesise, sigurimit
social, sigurimit te invaliditetit, te rritet kompensimi per,
femijet, pensionet e pleqeriese etj.etj.
– Nga shembujt e mesiperm c’fare ka te keqe qe per keto gjera qe te majtet ( te cilet vetkuptohet qe kane formim te majte ) luftojne ne Europe, te mos luftojne edhe te majtet ne Shqiperi. Apo don qe Shqiperia te mbetet sic eshte katandisur nga Sala. A ka gje me te bukur se sa te jetosh dhe luftosh per ate qe lufton e majta europiane. Kush te jep te drejten ty qe te mos them me krenari se kam formim te majte dhe jam i majte. Me duket se je nje demokrat i keq, ose me mire te themi se nuk i di rregullat e lojes politike ne demokraci.
– Ti me kritikon per faktin qe une kam thene :
““krenar per babane e tij komunist”
Une mendoj se kam bere nje gabim qe nuk kam thene jam SHUME krenar dhe ja sepse :
– Babai im ka qene partizan dhe ka luftuar nazizmin ( te cilet ishin e djathta ekstreme , kunder formimit te majte, dhe shkaktuan reth 20 miljone NJEREZ te vrare ).
– Sic e di ti EDHE amerikanet, anglezet, francezet e kane ndihmuar konkretisht me propagande dhe arme levizjen partizane kudo ne bote.
– Babai im ngrihej kur ishte pensionist ( pothuaj si gjithe shqiptaret )ne oren 4 te mengjezit per te blere qumusht per femijet e mij te vegjel .
– Babai im hante shume here ne muaj ( pothuaj si te gjithe shqiptaret )ne dreke buke me veze te ziere ose veze te skuqura me buke.
– Babai im la zigaren dhe hante cdo darke per pese vjet me radhe buke e caj se desh qe une te mbaroja universitetin.
– M.q.s. nena ime ishte pa pension ( ishte e semure ) babai im se bashku me nenen jetonin ne Tirane me nje pension qesharak deri sa vdiqen.
– Babai im u mundua te riste femije te ndershem dhe shqiptare te mire.
– Babai ka qene jetim nga nena dhe babai i tij qysh ne moshen 8 vjecare.
– Babai im dhe nena ime me dhane jeten.
– Desha te shtoja ketu se edhe daja im ishte partizan e komunist dhe vdiq ne burgjet e vrasesit Enver Hoxha. Nuk e di ne se ti e di se sa komuniste ka vrare, duke lene gra te veja dhe femije jetime Enver Hoxha babai politik i Saliut, te djathtit tend.
Si konkluzion filozofi im PSE TE MOS JEM shume krenar per babane tim. Pse me dha jeten ? Po ti a je krenar per babane dhe nenen tende qe te dhane jeten ? Ne se po, pse te mos jem edhe une ?
C’fare ke ti me teper se une ?
– Mendoj qe sic te tha dhe anetari i forumit Rani ( ai studjon per drejtesi ) :
“ne ato çfare ke thene nuk ka asgje konkrete, ti vetem mundohesh te dukesh i komplikuar per te thene se gjoja je i thelle ne mendime. Ketu jepen mendime per katastrofen qe ka pllkaosur vendin tone dhe filozofoia eshte e pavend mendoj une.”
te zbresesh ne toke dhe te mos fluturosh me filozofizmat e tua. Shkruaj per nivelin mesatar te forumit. Populli yne thote : “Fshati digjet dhe plaka krihet.”
Te uroj nje dite te mbare.
*
I dashur ekita,
Me fal se harrova :
” Mos valle eshe krim qe me pelqen Mero Baze ? Apo duhet te te marr leje ty dhe pastaj te kem te drejten qe me pelqen Mero Baze.
Me sa shof une ty te pelqen filozofia boshe. Mendoj te zbresesh ne toke, te mesosh regullat e lojes ne demokraci, filozofi im.”
Te uroj nje dite te mbare.
plaku qe je komunist je komunist ate pranoje. duke pranuar kete atehere edhe bisedimi behet shume me i kendshem se e dime me ke flasim e e dime si te flasim por hapi i pare eshte qe ti te pranosh se je komunist. tani shoke jemi te gjithe ketu keshtu qe me jep pergjigje qe ta kem me shkrim se keshtu e di se ma ke thene njehere po nuk e di se ku eshte tani kete do e ruaj. edhe po pate nenji nga keta shoket e tjere ketu le te thone edhe haptasi qe ti njohim edhe ata se shajne salen si komunist e jane akoma me teserat e partise ne xhep e kur i pyet pse e mbajne akoma thone qe e mbaj prej fots sa kam dale bukur.
i dashur dorand,
Kisha keto gjara :
– Nuk ka qorr me te madh se ai qe nuk do te shofe. Ta kam thene disa here se nuk jam dhe nuk kam qene komunist, babai im ka qene dhe une jam krenar per kete gje.
– Po te kisha qene komunist nuk do te isha aq i ndyre sa Sala jot i cili, sic ta kam thene disa here :
* Ka qene sekretatri i partise se fakultetit te mjeksise se Universitetit
shteteror te Tiranes.
* Ka qene mik i familjes se Enverit,shif fotograafite ne barke dhe ne
guzhinen e familjes Hoxha.
* Shkonte ne France per specializim sa here i donte qejfi
* Ishte deshmitar vullnetar ne gjyq ku ndihmoi te denohej me vdekje nje
shqiptar i ndershem i cili ndante trakte kunder partise se Sales .
* Eshte nje krijese politike e Ramiz Alise.
* Eshte diktator i ndyre si babai i vet politik Enver Hoxha.
– Te lutem magazinoje ate qe thashe me siper qe ta kesh si dokument akt-akuze per Salen kur ta nxjerrim na gjyq dhe me deshmi, jo fallco si te Sales, ta denojme ate, per te keqiat qe i ka sjelle ketij populli. Jam i sigurte qe kur Sala te humbsi nuk do jesh me perkrahes i tij, sepse jeni qe te dy te te njejtit brume.
– Desha te te presantoja nje njeri te thjeshte, viktime te Sales dhe tenden :
http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be
– Te lutem mbaje premtimin qe dhe me siper dhe magazinoje ( save ) qe te mos me çash me b…….. ( me fal per fjalorin ) se me je ngjitur si m…….pas kepuces ( me fal per fjalorin.
Te uroj nje dite te mbare.
I dashur doran,
Me fal se harrova, mos ke qene vete komunist si Sala dhe me shkrimet ketu ne forum don te lash m….. me sh…… ( me fal per fjalorin ).
I dashur doran,
Isha kurjoz te dija ne se i magazinove ( save ) te dy pergjigjet e mesiperme qe te dhashe ?
Te uroj nje fund jave te mbare.
i dashur dorand,
Nuk kuptoj pse nuk do te me japesh pergjigje, apo ke turp se nuk di se c’fare pergjigje te japesh. Ki guxim the thuaj troç se je vete komunist si Sala. Tani jemi ne demokraci dhe sipas KUSHTETUTES SHQIPTARE nuk ben ndonje krim ne se je komunist. Ne nuk te fusim ne burg pa gjyq ose me deshmitare te reme. Tani jemi ne demokraci.
I dashur plak,
doja te te jepja nje keshille, qe mund ta pranosh ose jo, varet nga ty dhe mua nuk me mbetet hatri: njeriu qe deklaron si ti, se “ne kemi mendime te kunderta dhe duhet ti respektojme ato” dhe se “forumi eshte gje e mire sepse shkembejme ne menyre civile mendimet tona dhe mesojme nga njeri tjetri pa ofenduar mendimin kunder ” dhe pastaj vetem se dikush i thote “pranoje qe je komunist” shprehet me fjale te tilla si “me cave b…” dhe ” me je ngjitur si m… pas kepuces”, pra nje njeri i ketij kallepi, per mua me mire t’ja thote vetes te tij ne qetesine e dhomes te tij mendimet e tij “te civilizuara”, sesa te behet kaq qesharak. Kur nuk e perballon dot vete ate qe e quan “debat civil”, me mire mos i hyr punes te reklamimit te tij. Kaq kisha une per ceshtjen e debatit tend civil. Po e le me kaq se e kuptoj qe po rrezikoj te te caj b… si puna e z. Dorand… Pa pretenduar qe jam duke bere debat te civilizuar, te uroj nje dite te mbare…
I dashur Dorand qe te shash saliun duhet patjeter te jesh komunist.Pastaj duhet te dish nje gje se komunisti nuk e shan komunistin.
po kujdes çjane keto ti je komunist ti je ballist! mo flisni me te degjuar si ata qe thone ju te gjithe jeni marksiste pa lexuar kurre dy rreshta te Marksit.
duhet te jemi te kenaqur qe ne Shqiperi akoma ka gazetare te pavarur
tung
i dashur ilir111,
Ke te drejte, une mendoj se para se gjithash neve jemi shqiptare.
Te uroj nje dite te mbare.
une mendoj,se fatmir mediu eshte nje person i neveritshem jo vetem se eshte bere nje mburoje per krimet e familjes berisha,por ai direkt eshte nje kriminel,qe per t’u pasuruar vete vrau dhe sakatosi dhjetra njerez.si e beri ai vilen 2 katesheperkrah viles se delijorgjit ne golem,si i bleu ai vilen dashnores [e.f.]ne amerike e lloj-lloj pacauresh te tjera qe fliten per te.ky funderrine na premton familjen,pronen,kombin.ky,e?si nuk hapet dheu te na perpije,qe durojme keta lloj halabakesh te na perqeshin keshtu,se qeshje nuk eshte ajo qe ai demonstron ne billbord,por vec perqeshje.
Me menyren se si e trajton problemin jam dakord. Faktet qe permend, jane kokeforte. Por arsyet pse veprojne keshtu drejtuesit kryesot te koalicionit per qytetarin, per mendimin tim jane tjeter gje. Ju thoni se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kane kuptuar se populli nuk i do dhe prandaj jane larguar nga fushata e Tiranes. Problemi eshte se ata te dy, ne gjithe Shqiperine nuk i duan. Madje i urrejne. Perseri ata dalin neper qytete. Sot, p.sh. Saliu ishte ne Fier. Ketu ai bertiste dhe hungellinte si Tarzani ne pyjet e Amazones. Skermitej si nje qen kur perpiqen t’i marrin kocen nga goja. Une mendoj se ata jane larguar nga fushata e Tiranes, se kane hequr fotot nga billbordet, nuk kane vene siglen e PD, etj, sepse keshtu i kane keshilluar ata amerikanet qe kane marre per konsulent dhe qe i paguajne me parate e shqiptareve. Ndersa Mediu, bazuar edhe ne ato qe ke thene ti Mero edhe me pare, por qe i thua edhe ne kete shkrim, ai eshte pa kulture, me pak se medioker. Ne Fier e njohin mire dhe ja dine mire bemat.Miqte e tij ketu ne Fier jane persona, me se shumti me precedente penale. Pra, sipas meje, nga qe aq di, ai mendon se pas videos se Ilirit, pas 21 janarit te Saliut, ai mendon se Gerdeci tashme eshte harruar. Prandaj del dhe flet si gjeli maje plehut.
Krimi dhe genocidi i Gerdecit e ka emrin Fatmir Mediu, dhe per kete ai duhet te ishte tani ne Burg, por kjo eshte politika e ndyre e lidhur me interesa mafioze.Mediu eshte nje larve e ndyre, nje kriminel qe ka paturpesine me te madhe duke dale akoma perpara ketij populli te cilin e sakatosi dhe e hodhi ne ere.Njeri pa moral dhe ndergjegje, del tani dhe flet per “zot”, “familje” dhe “prone”.
Mero genial ! Ky laro qe del neper posta eshte ne ate faze qe te mallkojne shkodranet , ika hyre vetja me qejf .I duket vetja star katunarit ,sa ti vije dita dhe ketij sharlatani te mari denimin qe i takon .Na kane qelbur vendin keta zagare.
SHqiperis i mungon drejtesia e pa varur nga politika qe te bej punen vertet per interesat e popullit te vete.
Prandaj politikanet tane na vjedhin dhe na vrasin dhe nuk shkon as nje para drejtesis dhe kush ka shkuar sa per sy e faqe.
Populli ka te drejte qe nuk beson se do bejne zgjedhje demokratike me keta qe kemi sot.
republikania na tha se ne bregdetin e sarandes do jap tokat dhe nuk beri as nje gje .
mos besoni me keta hajdut dhe vrases.
Kjo eshte nje analize e sakte e Bazes,deri ne nje pike:Shqiptaret nuk e urrejne en bloc as Mediun e as Berishen.Rreth gjysma e shqiptareve jane pasues qorra te tyre qe jo vetem ua falin vjedhjet dhe deri vrasjet,por dhe jane gati te vrasin ne emer te tyre,qofte dhe per ti bere qejfin Viçidolianit karrocier.Psikologji shqiptare! Keshtu ishte dhe ne diktature kur fshatare te ngrefosur çorapegrisur te benin gjemen me nje fjale te diktatorit.Keshtu ka qene dhe me perpara sa qe dhe Lord Byron nuk kishte si ta anashkalonte kete “veti” te shqiptareve qe hidheshin ne gremine kur ua kerkonte i pari i tyre?!?! Prandaj thashe qe Mero ka te drejte vetem pjeserisht.Megjithese e kuptoj se ai nuk ka si shkruan ndryshe publikisht per popullin tone heroik…
fatmir mediu vrasesi zhvatesi krimineli qe duhet me pare te marre nje gjykim nga drejtesia per krimet dhe korrupsionin dhe per shitjen e atdheut…si kane fytyre keta njerez dhe kerkojne vote. Eshte kulmi ai duhet bashke me klanin e tij te ndodhet prapa hekurave
Sakte, ka mesazhin e duhur por duhet te evidentohet dhe sistemi i drejtesise peng i politikes dhe korrupsionit.
ne prag te zgjedhjesh o komunista mundoheni si kryetari juaj te hedhi balte mbi c do njeri. mos u merzisni se keni edhe 10 dite e pastaj kur ta nxjerrim edin ne pension nuk do merremi me me juve deri me 2013.
Dhe parullen e ka te vjedhur.Thjesht e ka perkthyer nga anglishtja.Por prape tingellon shume …amerikane!!!
Fatmir Mediu eshte vetem nje ingranazh ne mekanizmin e pushtetit te Saliut. Qe mekanizmi te funksionoje si i tere, atij i nevoitet qe ingranazhet ti vajise here pas here, ndaj nuk eshte aspak per tu cuditur qe Mediu me shoke i binden Sales verberisht.
Por une mendoj qe problemi qendron gjetiu dhe pikerisht tek opozita. Eshte ajo qe e lejon klanin Berisha ta perdore Shqiperine si cifligun e tij. Me nje opozite te fuqishme dhe te paepur, kurre nuk do te ishte e mundur qe nje politikan i perzene te arrinte te kthehej perseri ne pushtet. Dhe per me teper te jete ne gjendje qe me gjithe keto zullume qe ben dita-dites, te kete shance te mira te rrije akoma ne krye te vendit. Ai e din fort mire se opozita eshte teper e mefshte per ta rrezikuar, ndryshe nuk do te guxonte qe para kamerave, ne nje moment teper te veshtire per te, te tallej duke thene (per fat te keq) te verteta si: “Ju lehni, por nuk kafshoni”
Saliut as qe i behet vone ne se e don apo jo i gjithe populli. Nje pjese e tij (sidomos pjesa injorante, qe e kemi me shumice) e sheh gjithnje si alternativen me te mire. Qe te qendroje edhe “de juro” ne pushtet, per te nuk perben asnje problem te vjedhe votat qe i nevoiten. Per deri sa opozita e lejoi nje here, ajo do te toleroje prape. Edi Rama sigurisht eshte i nje kalibri tjeter persa i perket paraqitjes, elokuences, qytetarise etj, por kur ke perballe nje shkemb, nuk te hyn ne pune çekiçi, por duhet perdorur dinamiti. Kjo kerkon vetmohim, gje qe Edit i mungon, ndaj fytyren me rrudha te Saliut do te detyrohemi ta durojme edhe per shume vite te gjata…
Eshte fat i madh per kriminelin Fatmir Mediu qe po e “vrasin” ne leter…
Jam dakord dhe me mendimin qe eshte pak i trashe…
Vertet,eshte e cuditeshme,te gjithe kriminelet e fshehin fytyren dhe gjurmet,ndersa ky na e shumefishon surratin e tij te urryer…(!)
A thua vertet beson ky vrases i 26 njerezve se sa te kete Berishen nuk e gjen asgje e keqe????!!!
Dhe,nuk i shkon mendja se ndonjeri prej te afermeve te viktimave,ndonje dite te bukur…t`i beje ndonje… shenje ne balle???
Nuk eshte e domosdoshme qe ta kete emrin Kanan…
Me keqardhje, incorrupt ka te drejte!
Mero,pergezime per penen e shendoshe ne ndihme,jo aq ndaj demokracise por ne radhe te pare ndaj Atdheut e kombit.Te uroj te jesh vetvetja pa u servilosur tek politikanet e korruptuar e fodullodallkauke.Respekt ndaj mbrojtesit nga demodiktatura .
Po Mero, vertet lajm i mireI Kur shteti-drejtesia dhe opozita jane te pafuqishme, fillimisht ngrihen individe te pergjegjshem ose ndoshta atyre qe u eshte djegur fshati dhe shpirti bashke dhe me vone te pasohen nga nje pjese e mire e shoqerise civile. Te shkruash vrases mbi postera eshte me e pakta qe mund te besh.Do ishte fat te ngrihej i gjithe populli kunder banditeve vrases po varferia e ben te mendoje per mbijetese dhe jo per me shume te drejta dhe per me shume dinjitet.
I nderuar Plaku! Deklarimi juaj se “ne kemi mendime te kunderta dhe duhet ti respektojme ato” apo “forumi eshte gje e mire sepse shkembejme ne menyre civile mendimet tona dhe mesojme nga njeri tjetri pa ofenduar mendimin kunder ” qendron po aq mire sa qendron dhe shprehja tjeter qe ju perdoret per dorandin,sepse me sa kuptoj une ju e keni fjalen per komentues qe japin mendimin e tyre apo debatojne rreth shkrimit. dhe jo per ata qe hyjne ne forum asgje rreth shkrimit por fyejne dhe baltosin te tjeret. E rendesishme eshte permbajtja dhe jo forma.
Oh, me falni se nuk e kisha kuptuar qe debat i civilizuar do te thote qe per sa kohe njerezit flasin per temen qe zgjedhim ne, te gjithe duhet te respektojme njeri-tjetrin dhe ne momentin kur dikush del nga tema apo hap nje teme tjeter, ne ne menyre “te civilizuar” mund ta quajme “m… te ngjitur pas kepuce” dhe t’i themi “mjaft na cave b…”. Tani u sqarova ne saje te permendjes te ligjit te epersise te permbajtjes ndaj formes, apo te kthimit te ndryshimeve sasiore ne ndryshime cilesore. Por ligji me i aplikueshem ne kete rast, do ishte ne fakt ai i luftes te klasave, sipas te cilit, te gjithe ata qe nuk jane dakord me ne i perkasin asaj klases qe ne dikur e shkelnim me kembe dhe me konsessus mbarepopullor mund ta quajme “m… te ngjitur pas kepuce” ne nje forum te hapur, me shprese se keshtu do t’i mbetet hatri dhe nuk do komentoje me ne kete gazete dhe keshtu ne mund te vazhdojme debatin tone te “civilizuar” ku te gjithe jane dakord me te gjithe dhe i bien te njejtes kembane, asaj qe i ka dale ndryshku persiper qe prej 20 vjetesh. Faleminderit per sqarimin…
O ekita mos filozofo shume se behesh budalla. Ai qe ka thene “i kultivuar” me lart nuk e ka patur fjalen per domatet, po ai personi jeton jashte dhe jashte thuhet i kultivuar ne vend te kulturuar, pastaj mos u merr me vogelsira se vogelsirat i merr era ok. Ti nuk kuptohesh ne ato qe thua o zoteri apo zonje a ça je, ne ato çfare ke thene nuk ka asgje konkrete, ti vetem mundohesh te dukesh i komplikuar per te thene se gjoja je i thelle ne mendime. Ketu jepen mendime per katastrofen qe ka pllkaosur vendin tone dhe filozofoia eshte e pavend mendoj une.
Fatmir Mediu iahte minister i nje dikasteri te cilit s’ia kishte haberin.Gjer aty faji s’ishte i tij;pas keasj ai eshte komplet fajtor;ai eshte bomba e Gerdecit.Edhe mua mund te mekerkoje nder djali i kaptinministrit dhe te methote te ve nje bombe tek shtepia e nje filani.Qysh do them une neper tavolina?Faji s’eshte i imi se une i bera nje nder Djalit te Bariut?