Mos hidhni në votë detyrimin për drejtësi ndaj Aleks Nikaj!

4 Maj 2011, 19:48Editorial TEMA
Mos hidhni në votë detyrimin për drejtësi ndaj Aleks Nikaj!

Dy vajzat e Aleks Nikës, Amelia 2 vjeç dhe Mentila 5 muajshe, të mbetura jetime pas 21 janarit 2011

Apel për Sali Berishën dhe Edi Ramën

Nga Avokat Mark Nikaj*

Amelia është 2 vjeç, ndërsa Mentila 5 muajsh. E madhja flet dhe ka nisur të kuptoj se babai po vonon të kthehet në shtëpi. E dyta ende. Një të diel më parë televizionet transmetuan 25 herë një kronikë se si një baba i ri i sjellshëm, mori vajzën e tij për dore bashkë me gruan e veshur me 20 mijë euro rroba dhe aksesorë, dhe shkuan të shikojnë në Teatrin e Kukullave përrallën e “Mamadhisë dhe 7 kecave”. E bombarduar me pamje të moshatarëve të saj, që shkojnë ne teatër (ani pse në mënyrë teatrale) me prindërit e tyre të qeshur që bëjnë sikur i duan gjithë fëmijët në atë sallë, Amelia u ngrit befas e mërzitur nga kolltuku dhe thirri “Dua edhe unë babin!”

Të gjithë ne të tjerët që tani jemi dërrmuar nga vrasja e djalit tonë më 21 Janar, kemi mbi tre muaj që përpiqemi të kemi një përgjigje për këto dy vajza jetime. Babai i tyre u vra më 21 Janar në Bulevard. Por ky shpjegim i thatë nuk mjafton për dy vajzat jetime. Ato natyrisht duan të dinë gjithçka. Duan të dinë pse ajo vajza bionde që ka lindur në Holandë është e qeshur dhe e lumtur duke shkuar me babin dhe nënën e saj të pasur duke parë kukulla dhe pse ajo s’mund ta bëjë atë. Ato ende nuk e kuptojnë se ai djalë i qeshur buzagaz, i dashur me fëmijët e tjerë në sallë, i ka lënë jetime. Ne ende nuk kemi si t’ia shpjegojmë këtë gjë se janë të vogla.

Unë që kam këtë dramë, jam xhaxhai i Aleks Nikaj, dhe jam pjesë e kësaj drame të përditshme në familjen tonë. Familja dhe të afërmit po përpiqen përditë të gjejnë forcë për të mbijetuar, por e vetmja shpresë që gjithçka të mund të degradoj është drejtësia.

Unë jam i thyer në moshë dhe e di mirë pse është vrarë Aleksi. E njoh mirë njeriun që u krenua me vrasjen e tij, Sali Berishën, dhe duke njohur atë njoh mirë dhe njeriun që përdori për këto vrasje Lulëzim Bashën. Mes makthit të vdekjes së Aleksit në javën e parë kur ai mbijetoi deri sa vdiq në Turqi, mua dhe familjes së Aleksi do të na duhej të duronim dhe fyerjet për të, do të na duhej të duronim mburrjet makabre të Sali Berishës që ishte gati të vriste “jo 3, jo 30, por 300” nëse shkeleshin institucionet. Ato ditë nuk do t’i harrojmë kurrë. Nëna e Aleksit errej dhe gdhihej në shkallë me sy nga rruga duke pritur mandatën, ndërsa ne me sy nga ekranet se mos Sali Berisha dhe Lulëzim Basha vazhdonte të fyente gjakun e pafajshëm të djalit tonë.

Po të drejtohem në emër Sali Berisha, dhe ty Lulëzim Basha. Kështu do tu drejtohem derisa drejtësia të vihet në vend, pasi nuk kam ndërmend t’u njoh për kryeministra apo ministra, por thjesht si njerëz që më keni borxh gjakun e Aleksit. Ne jemi duke pritur që drejtësia të veprojë dhe ju të merrni përgjegjësi për atë që keni bërë. Në ethet e kësaj fushate elektorale, ju po përpiqeni të votëbesoni shoqërinë shqiptare pro apo kundër gjakut të djalit tonë, po përpiqeni të përdorni emocionet politike për të marrë pafajësinë politike për atë që keni bërë. Gaboheni rëndë. Drejtësia për gjakun e djalit tonë, nuk vihet nga fushata elektorale dhe as nga përpjekjet tuaja për blerë votën popullore që të harrohen krimet. Drejtësinë për gjakun  pafajshëm të Aleksit e vendos vetëm drejtësia dhe ju na kini fyer rëndë duke na ofruar si alternativë të së ardhmes përgjegjësit e kësaj tragjedie. Dy mbesat e mia të mbetura pa baba, as qetësohen dhe as mërziten nga fitorja apo humbja e Lulëzim Bashës në Tiranë, por trishtohen nga mungesa e përjetshme e babait në shtëpinë e tyre dhe duan drejtësi. Ndryshe nga dy mbesat e mia, mbesat dhe nipat e tu Sali Berisha kanë plot pare, kanë vila dhe pasuri, kanë mundësi të udhëtojnë gjithë botën dhe jetojnë të lumtur. Mbesat e mia nuk ia kanë lakminë fatin e nipave dhe mbesave të tua, por nuk kanë për të ta falur kurrë fatin që ti u imponove duke i lënë pa baba, nëse pengon drejtësinë të shkojë në vend. Është mire t’i japësh shans të vërtetës dhe të mos manipulosh ende me vdekjen e babait të tyre. Është mirë t’i dorëzosh drejtësinë, armën që vrau, njeriun që qëlloi, njeriun që urdhëroi dhe njeriun që komandoi gjithçka. Kjo do ta bëjë më të vërtetë lumturinë fallso të nipave dh mbesave të tua.

Ne nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për Aleksin, me të gjitha rrugët, në të gjitha gjykatat, me gjithë miqtë dhe aleatët tanë, deri dhe me gjykatat perëndimore.

Ti Sali Berisha dhe Lulëzim Basha duhet ta dini mire se Aleks Nika ishte djali i shtëpisë sonë, babai i dy vajzave të mitura, djalë i një nëne që po plas nga dëshpërimi. Ai nuk ishte as i Bamir Topit, as i Ina Ramës, as i Edi Ramës dhe as i puçistëve të tjerë që ju shpikët për të mbuluar të vërtetën e vrasjes. Ti Sali Berisha nuk mund të na bësh dot karshillëk as me ligje, as me politikë dhe as me pseudointelektualë e pseudomirditorë si Frrok Cupi, Mark Marku dhe të tjerë që kanë shitur shpirtin e tyre për tu bërë avokatë të atyre që derdhën gjak të pafajshëm në një vend që synon të hyjë në Evropë.

Ti Sali Berisha bërë çfarë munde ta poshtërosh vdekjen e tij, duke u sjellë si armik i tij dhe kur ai ishte duke vdekur. Shkuat në Spital dhe nuk i hodhët as sytë, shpërbleve gardistët që e vranë dhe turpërove një komandant garde që nuk la as gruan e vet të vinte të ndahej me Aleksin që e kishte djalë dajoje. Ti u tregove shpirtzi dhe cinik duke ftuar në mbledhje të qeverisë publikisht Shakirën të vinte të këndonte për mortin e djalit tonë. Këto nuk t’i kemi harruar, por dije se nëse vazhdon të pengosh gjykimin dhe hetimin tënd dhe bashkëpunëtorëve të tu në këtë krim, ne nuk do ta falim kurrë.

Ti Sali Berisha dhe vartësi yt Lulëzim Basha keni seleksionuar në këtë vrasje Aleks Nikaj, si djalë të vetëm që nuk ka kush t’i marrë hakun.  Ne po kërkojmë që drejtësia të veprojë, dhe nuk deinkurajohemi as nga trembja që ti i ke bërë Presidentit të Republikës apo kryeprokurores. Unë jam ende i tronditur nga deklarata e Presidentit që tha se ky krim nuk duhet të kishte ndodhur, a thua se kjo është çështje morale dhe jo ligjore. Në të vërtetë detyra e tij është të reagojë duke mbrojtur Kushtetutën dhe lirinë e qytetareve për të demonstruar, duke çuar para drejtësisë fajtorët, dhe zbardhjen e krimit.

Ti Sali Berisha dhe vartësi yt Lulzim Basha po shpikni lloj konfliktesh me Presidentin, kryeprokuroren dhe institucione të tjera me qëllim që të keni një alibi për vonesën e së vërtetës. Lulëzim Basha ka shpëtuar një herë nga drejtësia duke sajuar sherre të tilla dhe duke shtyrë afatet e hetimit. Por gabon se mund të shpëtoj gjithmonë me të njëjtën mënyrë. Masakra e 21 Janarit është vepër kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është paksa dyshues fakti që ai nuk ju besua Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me gjithë respektin që kam për grupin e prokurorëve që po heton. Ju nuk mund ta mbyllni këtë histori pa na treguar vrasësin dhe shkakun e vrasjes.

Ti Sali Berisha dekonspirove veten që je i përfshirë i gjithë në këtë krim, pasi fillimisht hodhe versionin që kishe përgatitur paraprakisht që viktimat i vrau opozita. Pastaj tentove të mashtroje me mjekët e Spitalit Ushtarak. Kur të gjitha alibitë të ranë, thirre në ndihmë miqtë e tu politikë në Perëndim dhe u shpjegoje se kishe qëndruar 5 orë i rrethuar dhe se vrasjet ishin legjitime. Fal zotit miqtë e tu në Perëndim që ti përdor në ekrane te blera në Tiranë i sfumoi deklarata e përgjegjshme e presidentit francez Sarkozi, i cili e bëri të qartë se Perëndimi nuk toleron asnjë vrasje qytetari që proteston në Evropë. Ty Sali Berisha të mbeti turpi i përpjekjeve të dështuara për të prodhuar një legjitimitet ndërkombëtar për vrasjen e Aleksit dhe tre qytetarëve të tjerë shqiptarë.

Ti Sali Berisha ke boll miq në Turqi dhe sidomos në politikën turke. U ke dhënë gjysmat e pasurisë së shqiptarëve, përfshi Telekomin dhe bankat. Shpresoj mos të jesh duke e përdorur këtë miqësi për të penguar ardhjen e provës për djalin tonë nga Turqia. Është mirë ta ulësh drejtësinë të bëj punën e saj edhe  pse boll e ke penguar dhe me kaq sa ke bërë.

Në konceptin tënd, duket sikur ne jemi duke kërkuar një deklaratë noteriale për të pranuar krimin, si ato që ti sajoje muaj më parë nga shokët e djalit tënd, kundër opozitës. Jo. Ne po kërkojmë të hetohet,  direkt apo indirekt, me prova dhe dëshmitarë, që të shkohet tek e vërteta, pa pasur nevoja për deklarata noteriale të vrasësit. Tri muaj më pas ne dimë thuajse gjithçka ka ndodhur aty brenda. Kemi mësuar  kush ja ka nxirë syrin Andrea Prendit nën presionin e hapjes zjarr mbi turmat dhe po ashtu kemi mësuar për prezencë civilësh të armatosur ne korridoret e tua. Prokuroria besoj e ka më të lehtë se ne të provojë se dy njerëzit që qëndronin në katin e dytë pas xhamave të blinduar Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, komanduan Andrea Prendin dhe nën presionin e paramilitarëve që ishin brenda në godinë, të merrte përsipër hapjen e zjarrit, i cili ka shkaktuar vdekjen e 4 qytetarëve. Tani përveç anës tragjike që ka vrasja e katër qytetareve, ana barbare e kësaj historie, është se ata që urdhëruan vrasjet kanë urdhëruar dhe fshehjen e armëve, fshehjen e filmimeve dhe fshehjen e autorëve që hapën zjarr mbi qytetarët. Dhe këtu rrethi ngushtohet tek dy njerëz, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha.

Në fund kisha disa fjalë dhe për opozitën dhe liderin e saj Edi Rama. Të gjithë e dimë se kur një qeveri vret popullin e vet, asaj i mbaron kontrata me qytetarët dhe i dorëzohet drejtësisë. Në rastin konkret qeveria refuzoi ta bëjë këtë dhe opozita nuk arriti t’i imponojë qoftë dhe me forcë.

Unë e kuptoj se shumë faktorë ndërkombëtarë u manipuluan për të ruajtur atë që quhet stabilitet, por të gjithë e kuptojmë se kjo është sikur të mbulosh zjarrin me hi. Asgjë më të pasigurt nuk ka në këtë vend, se të përpiqesh të ndërtosh stabilitet mbi trupat pa jetë të viktimave që kërkuan drejtësi.

Demonstrata e 21 Janarit u thirr nga opozita dhe ata qytetarë që dolën në rrugë ishin të ndërgjegjshëm për atë që bënin. Por ata u vranë. Opozita është vrarë dhe ajo duhet të gjejë rruat e saj për të rikthyer dinjitetin dhe drejtësinë në vend. Për ne që jemi vrarë dhe na mungojnë njerëzit tanë në shtëpi, nuk kanë më kuptim as zgjedhjet, dhe as përbetimet për drejtësi, derisa drejtësia të mos fillojë të funksionoj për të na dhënë shpresë. Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e atyre që ikën dhe opozita shqiptare duhet ta bllokojë këtë teatër që luhet në emër të demokracisë, përmes Ujkut dhe kecave të trembur brenda shtëpisë.

Gjithë veprimet e qeverisë pas 21 janarit, gjithë paniku i tyre për të fshehur provat, gjithë mobilizimi i milionave për të blerë zëra ën Perëndim pro vrasjeve, gjithë përpjekjet për të përdorur këto zgjedhje për të pastruar historinë e vrasjeve politike, dhe gjithë paraliza e drejtësisë në këtë drejtim, provojnë fajëson e Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, ndaj opozita nuk duhet të dorëzohet para këtij fakti, ndryshe do të duket sikur Berisha dhe Rama po e hedhin në votë pafajësinë dhe drejtësinë për Aleksin dhe tre të varët e tjerë.

 

 

Më 21 Prill vdiq dhe nëna ime, gjyshja e Aleksit. Nuk ishte e sëmurë por dhimbja për Aleksin i plasi zemrën. Ky ishte një tjetër lajm i keq për familjen tonë. Por mos mendo se do të vdesim të gjithë në shtrat duke pritur pa fund drejtësinë. Do të dimë jo vetëm ta presim me dinjitet, por dhe ta shtyjnë përpara me dinjitet kohën kur të ndjehemi të lirë për shpirtin e Aleksit ngjitur në qiell. Dhe i lirë njeriu ndjehet kur drejtësia vihet në vend.

28 komente në “Mos hidhni në votë detyrimin për drejtësi ndaj Aleks Nikaj!”

  1. Rani says:

    Ju jeni te paret qe ti kerkoni Rames me çdo kusht arrestimin e grupit te Sales me çdo kusht ore edhe ne Australi te shkoje te ekstradohet me çdo kusht se s’duhet te kalojne keto pune ne heshtje sikur ka ndodhur deri tani. Ose ti shkohet me granatehedhes dhe te hidhet ne ere me gjithe familje se kur te vrasesh edhe te dalesh edhe te shash te vrarin ne televizor eshte diçka qe s’kalohet kollaj o vlla per ata qe kane gjak…………..Edhe Lezhjanet nqs votojne Salen prape paçin faqen e zeze, nuk besoj se do te ndodhe po si dihet se populli yne eshte debil i madh qe e ka treguar ne keto 20 vitet e fundit shume here. I shkreti Aleks ka ikur nga egersia dhe shtazeria e Saliut. Nuk eshte per te thene po nuk eshte e drejte qe vetem vajza e Aleksit te qaje, duhet ti vritet babi edhe asaj vajzes bjonde ne Hollande qe te qaje edhe ajo se s’eshte e drejte vetem vajza e Aleksit………………

  2. 21Janari says:

    Sala dhe Luli do të ishin më të sigurtë brenda…

  3. Epirioti says:

    Te lumte pena Xhaxhai i Aleks Nikajt! Shume sakte, shume bukur, shume dhimbje, dhe shume force qe burra te rralle malesie dine ta permbajne, dhe dine ta shprehin. Thirrja me e madhe duhet te jete ndaj PS-se dhe Edi Rames, dhe madje edhe presioni i ne te gjitheve do jete ndaj tyre, sepse palen e Sali Berishes e dime dhe e njohim si vrases dhe si urdherues te drejtperdrejte. Askush nga ne nuk e kishte menduar se shteti ne 21 janar me urdher te pushtetit do qellonte mbi demonstruesit. Vrasjae 4 deshmoreve ishte nje makabritet i stilit te Osama Bin Laden, vrasje me gjakftohtesi dhe madje duke ndjer kenaqesi, dhe shfryr vrer ndaj te vrareve, demonstruesve, popullit, institucioneve. Merrni shembull rastin e USA me Osamen, per te pritur me gjakftohtesi diten e shpagimit edhe pse mund te vonoj ca kohe. Rendesi ka qe ngjarja per te 4 deshmoret te hetohen edhe nderkombetarisht dhe drejtesia do te vihet ne vend. Ngushellime te sinqerta per kete kob, per kete llotari fatkeqe qe Sali Berisha perzgjodhi ndaj nesh me 21 janar.

  4. zjarri says:

    Inderuari Lezhjan Mark Nikaj! Ju jeni dhe (Avokat)? Sot ne shqiperin e djegur, te vrrare shpresen e kombit te qellimshme agjentet e UDB-se e dje e te sotmen”Ramis Ali, Sali Berish” Sala ka veshur nenat shqiptare me te ZEZA…Avni Rustemi me dite te tera ne mezin e Parizit..Kurse Lezha nje minut larg nga kryeministri i emeruar Sali Ram Berisha..

  5. sali_injoranti says:

    I nderuar Zoteri!

    Ne rradhe te pare dua tju ngushelloj per humbjen e Aleksit dhe lutem qe shpirti i tij prehet ne paqe.

    Fatkeqesia e popullit Shqiptar eshte idioti, qelbesira, maskarai, poshtersia sali berisha (me falni per fjajorin, por eshte e veshtire te gjesh vetem nje fjale per kete kafshe). Me vjen keq te them, sepse jetoj ne nje shtet ku demokracia ekziston prej qindra vjetesh, por gjaku me gjak. Drejtesia nuk vendoset e as nuk ka per tu vendosur me kriminelet qe kemi ne krye, pa permendur Gerdecin ku mbas 3 vjetesh asnje gje nuk doli ne krye.

    Kafsha duhet trajtuar si Kafshe.

  6. AlbinoBlackSheep says:

    Fotoja e dy vajzave jetime te Aleksit eshte me e dhimbshme se fjalet e trishtimit te Markut e gjithe familjes Nikaj.Eshte deshperues fakti se duke njohur kombin tim e vetmja drejtesi qe ka funksionuar ndonjehere eshte vetdrejtesia dhe jo drejtesia institucionale.Femijet,niperit e mbesat e Berishes e Bashes te gjithe jane bere pjese e nje tragjedie qe keta te dy do u a lejne gur pas qafe per gjithmone.Sa do qe te mendojne se jane te paprekshem e dine mire se cdo te thote jesh ne gjak.

  7. artur68 says:

    Apeli i av. Nikaj vlen vetem per kreun e opozites, Edi Rama.
    Pala tjeter ka te drejte te njihet me akt akuzen e cila eshte vazhdim i asaj qe presin familjaret e Gerdecit.
    Dhe qe te mos kete kalvarin e kesaj te fundit duhet qe verdikti i popullit te shprehet qarte ne dt 8 maj.

  8. fule says:

    Kjo opozite te tregohet e vendosur per ta cuar deri ne fund kete lufte me te keqen me djallin vete, sikur vetem per hir te drejtesise qe meritojne keto femij engjellore te Aleks Nikes dhe femijet e viktimave te tjera.

  9. dreamerdays says:

    Drejtesine kombet e mbrojne me gjak, sic e cituat me siper ajo nuk hidhet ne vote.

  10. mendertafuti says:

    Respekt mor zoteri.
    Por rreziku qe populli yne i papergjegjshem te ndihmoje kriminelin nga Tropoja qe masakroi Shqiperine,Gerdecin,Trebicken,Azem Hajdarin,babain e mbesave te tua mbetur tashme jetime dhe sigurisht Arben Brocin, eshte i madh.Duke votuar kriminelin ky popull do te votoje debilitetin dhe paburrerine e tij.
    O Zot,dua te jem i gabuar!

  11. skaran says:

    Me vjen vertet keq per humbjen e jetes jo vetem te Aleks Nikaj por edhe te atyre tre veteve te tjere qe humben jeten per te cliruar vendin nga nje diktaror si SALI VRASES BERISHA.

    Por me duhet te them se si po marrin keto gjera ( shiko armet qe nuk dorezohen , gardistet e liruar, prova qe nuk vjen nga turqia, akuzat per puc etj etj) me duket se per keta te gjore ( dhe me vjen vertet inat me besoni) nuk do te kete kurre drejtesi.

    Per fatin tone te keq jemi nje popull qe harrojme shpejt ( Gerdeci dhe 97 jane dy shembuj).

    Njehere dikush me ka thene :”Ti kur udheton me nje shofer dhe ky te hedh ne gremine e merr perseri per te udhetuar me te”??? Pergjigja ishte JO. Por ne te vertete ne si popull e kemi bere.
    Saliu e beri shkrub e hi ne 97 dhe mezi e rrezuam nga kali dhe ne 2005 ja falem te gjitha ato jete njereziz qe vrau ne 97.

    jemi nje popull qe ka humbur moralin e tij….

  12. tak fak says:

    Me preku shume Z. Nikaj me mencurine dhe qytetarine qe shpalos tej dhimbjes qe s’do shuhet kurre. Por kjo thirrje nuk vlen vetem per kreun e “rruges se vetme”, por per te gjithe ne. Le ti behemi krah kesaj familjeje dhe atyre familjeve te vrara shqiptare te cilat kane nevoje per perkrahje ne rrugen e kerkimit te drejtesise ne kete vend te padrejte.

  13. denisi says:

    Vetem me vote, dhe duke mos u korruptuar, vihet ne vend drejtesia.
    Votoni, votoni dhe vetem votoni, ketu e kemi shpresen tone.

  14. Viktor Malaj says:

    I nderuar zoti Mark,
    Jetoj me dhimbjen tuaj.Per njerezit me mend dhe karakter,tashme Sali Berisha eshte nje kriminel.Ai nuk ndryshon.Mendoj se i duhet bere e qarte Prokurores se Pergjitheshme qe,ose te kryej detyren lidhur me kete hetim ose te ike vete sa me pare.Nuk e perjashtoj mundesine qe t’ia kene “zene bishtin” diku, ndryshe nuk mund te kuptohet ajo cfare po ben prokuroria deri tani.
    Me respekt
    Viktori

  15. odi says:

    Jemi nje popull qe kemi humbur identitetin . Kemi gati nje shekull qe shtypemi ` vidhemi e keqtrajtohemi . Cdo te presesh ? Na duket krejt e natyreshme ajo qe na bejne keto qeveritare ` qe ju shofte rraca e i vrafte ZOTI !!!

  16. odi says:

    Dy vajzat e Aleksit jane si dy engjej te florinjte . Lutem qe ZOTI ti mbroje e te mos shohin kurre veshtiresi ne jete . Drejtesia padyshim do te vihet ne vend ` Basha e Berisha do ta paguajne ne kete bote gjakun e Aleksit e hakun e ketyre engjejve te vegjel ` nuk do te vonoje ajo dite ……

  17. nela says:

    Fjale te dhimbshme per vajzat dhe familjen e Aleksit dhe apel i fuqishem per drejtesi. Qeveria e ndihmuar nga pazarxhinjte perendimore duke ditur dhe qe ne shqiptaret fatkeqesisht jemi popull me memorie te dobet po perpiqet me keto zgjedhje te laje vehten perveç te tjerave dhe per vrasjet e Aleksit dhe tre deshmoreve te tjere
    Te jesh ne gjak nuk eshte e lehte. Kur per vrasesit mungon drejtesia e shtetit, me vjen keq po per here te pare ne jeten time po e mendoj, se ata meritojne te gjykohen me vetdrejtesi. Fjale te merituara dhe per opoziten, shume sakte thene nga Z.Nikaj. Do e mbeshtesim ne cdo veprim qe do te ndermarre per vendosjen e drejtesise.

  18. amerika says:

    E verteta vonon thote populli por nuk menon.
    Dhe e verteta do sdo Saliu & Co do dale ne shesh dhe atehere litari i pret te gjithe larot a Saliut me ne krye vete ate.
    Ju urojme familjes Nikaj dhe ne vecanti femijeve te Aleks Nikaj mbaresi shendet dhe gjithe te mirat e kesaj bote. Zoti do jete me ju.

  19. Nabukodonosor says:

    Po nuk vajten ne burg kriminelet,nuk ikim para.

  20. Spiro Cobo says:

    I nderuari Mark Nikaj. E lexova shkrimin tuaj dhe gjate gjithe ketyre minutave kam qare. Nuk kam turp ta pranoj qe qava. Lotet nuk i mbajta dot. Rastesia e solli qe ne momentin qe u qellua i ndjeri nipi juaj, Aleksi, une se bashku me vajzen time isha rreth 2-3 metra larg tij. E pashe te shtrire dhe nga plaga ne koke i kullonte gjak. Ishte nje vrime plumbi. Dikush mundohej t’i hapte gojen per t’i nxjerr gjuhen, per t’i lehtesuar frymemarrjen. Kur u rrezua, i ndjeri Aleks, te gjithe ne qe ishim afer tij, menjehere shikuam lart, mbi godinen ku ben sikur punon Jozefina, ku i ben mbledhjet grupi parlamentar i PD-se. Ashtu na u duk, sikur plumbi erdhi nga andej. E pashe Aleksin te shtrire, te gjakosur, dhe kjo pamje nuk me hiqet nga mendja. Nuk kisha patur rast te shihja nje pushkatim faqe te gjtheve. Ne se ai eshte vrare jo i selektuar, ne vend te tij mund te kisha qene edhe une, ose kushdo tjeter. Saliu dhe Luli vrane jo vetem nipin tuaj, jo vetem babane e dy engjejve, jo vetem djalin e nenes se perveluar shpirterisht, jo vetem bashkeshortin e mire dhe te pazevendesueshem. Ata ne vrane te gjitheve. Sartri ka thene: Fashizmi nuk dallohet nga fakti se sa njerez vret, por nga menyra se si vret dhe pse vret. I nderuar mik! Ju, ne, te gjithe shqiptaret jane te pafuqishem per te zhbere ate qe beri Saliu dhe Luli. Nuk e kthejme dot ne jete Aleksin tuaj te dashur. Por ne mund ta lehtesojme dhembjen e nenes, vajzave, bashkeshortes, tuajen dhe gjithe te afermeve dhe miqve te Aleksit. Dhe kjo mund te ndodh vetem ne se e detyrojme Saliun dhe Lulin te tregoje kush e dha urdherin, kush e ekzekutoi kete urdher kriminal, dhe te dy, se bashku edhe me ate qe terhoqi kembezen e armes vrasese te dale ne gjyq, te marre denimin qe meritojne vrasesit. Thone se kur e pyeten nje nene, se ciles i kishin vrare djalin e vetem se c’denim i jepte vrasesit, ajo u pergjigj: “Me varje dhe me pushkatim” Tek ne eshte hequr denimi me vdekje. As Saliu, as Luli as gardisti, apo kushdo qofte ai qe ka qelluar mbi demonstruesit, nuk denohet me vdekje. Por po te kishte ndodhur ne SHBA nje rrast i tille, me siguri do coheshin ne karrigen elektrike, ose ne denimin me te lehte, me injeksion. Ndersa, Saliu kandidon per kryetar bashkie nje te akuzuar publikisht si vrases. Dhe ky, pa pike turpi, pa pike frike, pa i bere syri terrt, thote se do e shikoni ju se kush eshte vrases me 9 maj. Ne asnje vend te botes, regjimet vrasese nuk jane hequr me vota. Jane debuar forcerisht, me protesta, demonstrata, ngritje krye dhe mosbindje civile ndaj.. Dyshoj se edhe 8 maji nuk ka per ta zgjidhur kete gje. Jo vetem juve nuk duhet ta prisni drejtesine duke ndenjur shtrire, por te gjithe ne duhet te ngrihemi. Ose te vendoset drejtesia brenda ligjeve, ose drejtesine do ta vendosim ne.

  21. saimir says:

    Tek shikoj fotot e dy zogjeve te vegjel qe kerkojne jete ,presin me padurim te ndjerin Aleks per tu sjelle ndoshta jo buken por buzeqeshjen prinderore ,tek lexoj keto rreshta te prekshme e plot ndjenje ndjehem i vrare edhe une si Ju xhaxhai i te ndjerrit Aleks,ndjehem edhe une pjestar i asaj shtepie ku klika kriminale 20 vjeçare Berishjane ka mbyllur e do te mbylli kushedi sa dyer familjesh se keshtu dashkerkan “miqt” e tij per ta quajtur “Bure shteti”!I respektuar xhaxhai i te ndjerit Aleks kjo qe ju ka ndodhur Juve e perse jo edhe neve eshte e kahereshme.Kjo fatkeqesi u ndodhi 4 djelmoshave ne shkoder ne 2 prill per te marre pushtetin bisha Sali e makina e saj qe edhe sot e mbane ne fuqi,kjo gje ndodhi me rembimin e zhdukjen e mistershme te te ndjerit Remzi Hoxha,kjo gje ndodhi me 97 me mbi 3000 arkivole si e si qe bisha Sali te mbahej mend gjate e qe ky vend te mos e ngrinte koken kurre!Kjo gje ndodhi me te ndjerin Hajdari ku kjo bishe shkoi derri aty ky theu te gjitha traditat e shqipetarit me banden e tij duke hapur me arkivolin e te ndjerit Hajdari dyret e kryeministrise, si greket me “kalin e trojes”!Ky gjakatar e perbindesh qe po te buzeqeshi te ka vrare,vrau 26 persona ne Gerdec,mbyti nje popull ne shkoder,ky perbindesh vrau mu ne mes te diellit 4 persona te pafajeshem, familjare te cileve u kishin thene qe ne demokraci mund te protestosh pa ndrojtje e te kerkosh te drejtat e tua pa du dridhur qelpiku,e rezultati plumba ne balle!Ky perbindesh u quajt nga ata qe e mbajne ne pushtet qe prej 20 vjetesh “Burre shteti” per menyren se si inskinoi te gjithe ngjarjen u quajt burre shteti kur mbyti popullin e shkodres per menyren se si beri menaxhimin e situates duke e kthyer nje qytet ne “Venecie”brenda nates!E ç’fare pergjigjie pret nga institucionet e nje vendi ku presidenti eshte zdhedhur nga ky fenomen,kr/prekurorja po nga ky,gjykatat po nga ky,policia po nga ky,garda po nga ky fenomen ,e nuk eshte çudi qe edhe diplomatet e akredituar te jene ne funksionet e tyre po nga ky!Ironi Jo realitet qe te gjithe shqipetaret e jetojme.Tashme jemi mesuar me kete te keqe te madhe e qe fatkeqesisht nuk mund ta largojme dot qofte kjo nga mundesite e qofte edhe pse na eshte bere i domosdoshem ne jete,ku n.q.se te eshte renduar jeta shko e shaje kete perbindesh e te nesermen nuk eshte ndonje habi qe te keshe pesuar aksident automobilistik.Kjo eshte shoqeria ku jetojme i dashur Mark Nikaj,kjo eshte shqiperia qe na dhuroi demografia Saliniane e dilizhuar e drejtuar nga ata qe sot deklarojne se edhe ne vendet e tyre respektive vriten presidente,njerez te zakonshem,ndaj dhe ngushellohuni e mos u hidheroni se ne fund te fundit kjo eshte demokracia.I dashur z.Nikaj se fundi le te shpresojme se pas kapjes se O.B.Laden edhe misioni i perbindeshit Berisha te kete mbaruar e mbase i vjen radha edhe ketij ose te paguaj te gjitha demet e ketij populli ose te perfundoje siç kane perfunduar te gjithe ata qe drejtohen e i sherbejne te tjereve duke menduar se do te vdesin perandore e diktatore nga vdekja natyrale e jo nga revoltat popullore.Le te shpresojme!

  22. fule says:

    Me ka cuditur ne fillim plaga qe kishte komandati Gardes rreth syrit kur doli 1 dite pas ngjarjeve. Nuk ka mundesi qe ate plage ta kete shkaktuar ndonje gur, lere qe ai nuk qendronte fare aty ku binin guret.
    Duket si plage e shkaktuar nga nje goditje nga afer… Z. Mark Nikaj mund te kete marr vesh dicka me teper ne lidhje me kete.

  23. Vlonjati_nga_Vlora says:

    I nderuari lezhjan Mark Nikaj,

    Po me dhemb zemra tek sa shikoj mbesat e tua dhe mendoj qe po presin te jatin tu vije ne shtepi. Me kete rast dua te te shpreh dhe ngushellimet e mia per Aleksin, megjithese indirekt.

    Lexova shkrimin tend dhe perpiqem te marr me mend dhimbjen tuaj dhe te te afermve te tjere te familjes suaj. Megjithese po perpiqeni te zgjoni dike qe te vendoset drejtesia ne vend, me vjen shume keq qe po ju them po e vetmja gje qe mund te behet eshte plumbin kokes saliut dhe lulit. Shkrimet dhe perpjekjet per te bere njerzit te vetdijshem nuk kane funksionuar ndonjehere ne kete vend.
    Une do te thosha shkurt dhe shume direkt. Paguaj ndonje snajper dhe drejtesia do te vihet ne vend per ata dy zogjte e vegjel.

    Ngushellimet e mia te perzemerta ne keto kohe te veshtira per familjen tuaj .

  24. nacional says:

    I paharruar kujtimi i tyre ! Per gjithe opoziten shqiptare, ku nenkuptoj cdo njeri qe vlon nga urrejtja per hajdutet dhe vrasesit, duhet te jete detyre venia e fajtoreve perpara drejtesise! Edi Rama duhet te drejtoje kete opozite deri ne kete fitore te domosdoshme.

  25. ekita says:

    Vertet te dhemb shpirti kur shikon ata dy engjej te vegjel, te mbetur pa baba. Ngushellimet me te sinqerta per Aleksin, ju prehte shpirti ne paqe dhe ata dy femije qofshin me fat dhe te mos kene asnje dite tjeter te erret ne jeten e tyre. Uroj me gjithe zemer qe drejtesia te zbatoje detyren e saj ne menyre te paanshme dhe t’i jape te gjitheve ate qe ju takon: familjareve te viktimave drejtesine qe presin per te lehtesuar sadopak dhimbjen e paperballueshme dhe te gjithe fajtoreve te perfshire ne kete ngjarje te rende denimin qe meritojne. Mallkimi i Zotit rente mbi ata qe shperdoruan jetet e 4 njerezve te thjeshte per qellimet e tyre te ulta personale dhe qe nuk ju vjen keq as sot e kesaj dite te vazhdojne te perdorin dhimbjen dhe vuajtjen e familjeve te tyre perseri per perfitimet e tyre personale, duke nxjerre ne treg ne kete menyre te ulet ndjenjat e familjareve per te dashurit e tyre te humbur ne nje beteje qe nuk ishte e tyrja, ne nje dite qe do mbetet ne histori si dite turpi per kombin shqiptar. I bej thirrje kujtdo qe mund te hedhe sadopak drite mbi te verteten e 21 janarit, te ngrihet dhe te thote ate qe di, te beje ate qe i takon, per hir te dy vajzave te vogla te Aleksit dhe familjeve te viktimave te tjera. Eshte koha per te cjerre maskat dhe per te pare fytyren e vertete te te gjithe ujqerve te veshur me lekure deleje, eshte koha per t’ju treguar vendin gjithe bastardeve se ky popull nuk mund te perdoret me si mish per top per te kenaqur etjet e tyre mekatare, ndryshe ky vend nuk do ndahet dot kurre nga e kaluara dhe dhimbja e ketyre dy vajzave te vogla do vazhdoje te perdoret ne te njejten menyre te turpshme si sot. Lerini te qete keta njerez te rritin ata dy femije duke ju folur per jeten e babait te tyre, jo per vdekjen e tij, lerini te qete te presin diten kur drejtesia do beje punen e saj. Drejtesia vonon por nuk harron, sado te perpiqen njerezit ta pengojne, ta ngaterrojne, ta shtremberojne, ajo do ta beje punen e vet.

  26. Jeniceri says:

    Mark nikaj prshendetje dhe ngushellimet e mija me te perzemberta per humbjen e nipit ne demostraten fame keqe te 21 janarit.dy vajzat ne foto te aleksit e tregojne qarte dhimbjen e madhe te familes tuaj ato jane dy engjej qe dita dites pyesin dhe shikojne nga dera se mos hapet dhe te shikojne baban e tyre , por ai po vonon dhe ato sa dite qe kalojne humbasin shpresat.Artikulli i juaj eshte i thjesht dhe nuk ka shume nvoj per komente por ne jemi ketu ne kete forum qe te mbeshtesim dhe te ndajme sado pak hidherimin e familjes tuaj.

  27. hysni dajaku says:

    TY OR MIK! HALLALL QUMESHTI I NENES,SE PASKE EDHE ZEMER EDHE TRU,,

  28. ela troka says:

    i nderuar xhaxhai Aleksit ngushellimet tona per ate djale nene,baba femijesh,bashkeshort dhe i afert i shume si ju. Gjaku i tij nuk do perdhoset po qe shoqeria jone shqiptare do te pastrohet nga klanet e rrezikshme te Sali Berishes,Fatos Nanos , Ilir Metes se Lul Basha eshte nje mashe qe e hedh si plehre kollaj.Ata prandaj kane frike nga fitorja e opozites ne gjithe shqiperine dhe te Edi Rames ne Tirane se i pret fundi i merituar. Nipi juaj e pagoi me jeten kete koalicion te pa imagjinueshem te kesaj treshe te ndyre.Sali Berisha do ishte zhdukur qe ne 1997 por Nanua e ndihmoi edhe ne 1997 edhe ne 2005 duke e futur ate xholin Xhuvelin ne koalicion me Berishen e mundi opoziten dhe ne 2009 i dha doren per mua kryekrimineli Ilir Meta qe ne fushate thoshte do ndjekim Berishen e me 28 qershor ora 12 i nates i dha votat e popullit opozitarit kriminelit Sali Berisha. Turp,turp per burrerine e prerjen ne bese qe u beri ky horr shqiptareve i zente mallkimi i shqiptareve. Edi Rama ne vitin 1997 luftoi me jeten nga dora e zeze e Saliut dhe shpetoi nga fati dhe nuk besoj t’ja harrojne njeri tjetrit perballjen cnjerezore , po e harroi turp per te.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje