Flora Hanelli është një pedagoge e sertë matematike, që bashkë me burrin e saj mbahen mend gjatë nga studentët që mbarojnë inxhinierinë në Tiranë. Unë vetë jam një student i tyre dhe ende më del në gjumë provimi me Hanellin. Memoria e fortë për ta, ka të bëjë me faktin se ishin të rreptë, të drejtë dhe të pakompromis. Dje Flora Hanelli u bë personazh i medies shqiptare, pasi fare spontanisht, e zemëruar si qytetare dhe e fyer në inteligjencën e saj, ishte futur me dhunë në një klasë ku duhet të dëgjonte gënjeshtra, rrethuar nga badigardë dhe një trupë shëtitëse që shoqëron kandidatin Lulëzim Basha. Shpërtheu dhe zhbëri për 5 sekonda atë që Lulëzim Basha kishte tentuar ta bënte për 5 javë, fushatën e montuar elektorale dhe profilin e tij paqësor. Disa badigardë me fytyrë banditi iu afruan pedagoges së nderuar dhe e hoqën zvarrë jashtë, ndërsa studentët duartrokisnin pedagogen e tyre dhe të revoltuar zbrazën sallën. Zyra e shtypit e Lulëzim Bashës, që nuk lë kasetë dhe e-mail pa dërguar, heshti. Njeriu që i premton Tiranës transparencë, fshehu përballjen e tij të parë me një qytetare kurajoze. Menaxherët e fushatës së tij heshtën. Vrapuan pas kësaj në një sallë të Tiranës për të bërë një aktivitet tjetër që të mbulohej skandali. Mediat televizive kombëtare heshtën, duke e bërë dhe më të fortë dhimbjen për mungesën e moralit të tyre në këtë fushatë.
Flora Hanelli u kthye e tronditur në zyrën e saj, shoqëruar nga e bija dhe disa studentë që ja hoqën nga duart badigardëve të dhunshëm të Lulëzim Bashës. Njeriu prej plasteline u deformua për 5 sekonda përballë një njeriu të vërtetë. Maska e dyllit ra nga fytyra e tij sapo një zonjë i kujtoi se ka lënë katër palë fëmijë jetimë. Tirana humbi dje një takim të qetë elektoral, por fitoi një qytetare të rëndësishme të saj, ndoshta qytetaren më të rëndësishme të kësaj fushate, Flora Hanellin.
Ky gjest na bëri të reflektojmë gjatë mbi gjestin e gazetës Tema ditën e diel, që botoi në faqe të parë një kopertinë denoncuese mbi përgjegjësinë e Lulëzim Bashës për vrasjet e 21 Janarit. Kemi pasur reagime të përziera rreth saj, reagime të cilat ishin në shumicë absolute mbështetëse, por me debate rreth thellësisë ku duhet të shkohet me këtë akuzë.
Dje Flora Hanelli na bëri të skuqemi të gjithë, duke na treguar se sa të padrejtë jemi me dy vajzat e mitura të Aleks Nikajt, sa të padrejtë jemi me lotët e Anës dhe vëllezërve të saj që u mungon babi i vrarë para derës së qeverisë me duar në xhepa, sa të padrejtë jemi treguar në këtë fushatë me fëmijët e Hekuran Dedes që po qajnë në vetmi dhe harrim babain e tyre, dhe djalin e mbetur të Faik Myrtaj, i cili duhet të përballojë jo vetëm ikjen e babait, por dhe dëshpërimin vrastar të vëllait që nuk e duroi dot atë dhembje. Flora Hanelli ndryshe nga persiatja jonë meskine mbi qejfmbetjen e Lulëzim Bashës, e tha qartë dhe shkurt duke treguar me gisht vrasësin që la “katër palë jetimë rrugëve”.
Flora Hanelli foli për të gjithë ne që heshtëm në meskinitetin tonë, për kolegët e mi që në këtë fushatë numërojnë lekët në vend të raporteve, për pronarët e medieve që numërojnë spotet e reklamave në vend të viktimave, për njerëzit e trembur të administratës që numërojnë lekët e rrogës, para se të numërojnë rreshtat që formojnë në salla mbledhjesh e sheshe mitingjesh të detyruar. Flora Hanelli mbrojti mbi të gjithë Universitetin e saj, atë institucion që ka ngritur me duart e saj dhe burrit të saj për 25 vite dhe që i ka dhënë dinjitet së bashku me kolegët e saj. Ajo foli për të gjithë shoqërinë e trembur shqiptare, për të gjithë median e shitur, për të gjithë ata që duan të na detyrojnë të harrojmë se Lulëzim Basha po përdor këtë dekor fushate për të mbuluar gjakun e patharë, derdhur prej tij në bulevard.
Dje Flora provoi përse Lulëzim Basha donte një fushatë të montuar elektorale në ekrane. Përfytyroni sikur Basha të kishte bërë një fushatë të lirë elektorale, të mos dilte nëpër rrugët e Tiranës me trupën e tij shëtitëse teatrale që zëvendëson popullin e vërtetë, se sa qytetarë të lirë do të njihnim në këtë qytet. Flora provoi se Lulëzim Basha dhe Sali Berisha kanë qenë të qartë për krimin e tyre. I pari Sali Berisha u largua nga Tirana dhe po endet rrugëve të Shqipërisë pa shkelur në këtë qytet, ndërsa i dyti po sillet nëpër rrugët e këtij qyteti si fantazëm, brenda akuariumit që i ka prodhuar stafi elektoral. Një ditë kontaktoi pa dashje me një qytetare të futur pa leje të tij në sallë nën bindje të thellë se brenda atyre mureve gjithçka është me pushtetin dhe u diskretitua. Kjo tregon sa regresive dhe turpëruese është për ato media transmetimi i kasetave dhe mungesa e gazetarëve pas një aktori të rëndësishëm elektoral. Dhe mbi të gjitha tregon degradimin e shtetit ligjor prej këtij kandidati që shkel ligjin për arsimin duke dhunuar universitetet private dhe ato publike, të privatizuara nga partia e tij për të mashtruar qytetarët.
Dje Flora provoi mbi të gjitha se kurajoja nuk ka vdekur dhe se e keqja zhbëhet vetëm duke i dalë përballë. Fjalori i ashpër i saj kundër vrasjeve i krahasuar me fjalorin e Henri Çilit kundër transparencës, në të vërtetë ballafaqojnë dy botët akademike, atë reale dhe atë të rremë në Shqipëri. Sapo videoja e saj filloi të shfaqej në faqet e internetit dhe ekrane në Tiranë, një bombë artizanale shpërtheu pranë çadrës rinore të opozitës në Bulevard duke plagosur një të ri, ndërsa në Laç u vra vëllai i një deputeti socialist. Qetësia humbi menjëherë dhe maskat e dyllit, që fshihnin skërmitjen e dhëmbëve duke e transformuar në buzëqeshje, ranë. Në këtë qytet, njeriu që do të bëhet qytetar i parë i tij, është në akuzë për vrasje politike. Milionat e pushtetit janë angazhuar ta pastrojnë gjakun nga duart e tij, por mjafton një njeri i lirë për ta bërë të duket e rreme liria e ofruar nga një pushtet i dhunshëm. Faleminderit Flora Hanelli. Me gjestin tuaj, ju i keni vënë notë kaluese një shoqërie, e cila po mbeste në klasë në provimin e demokracisë.
Comments are closed.
mero pedagogia e ka emrin FLORA OSMANI
Dhe eshte shume e serte pa kompromise
Osmani eshte mbiemri i babait. Eshte e shoqja e Lulezim Hanelli e kam pas pedagog te Gjeometrise analitike.
Jo z.Mero nuk eshte vetem personazhi i mediave shqiptareve,por eshte personazhi i gjithe shqiperise.ky eshte nje mesazh per te gjithe shqiptaret dhe vecanerisht per intelektualet,si dhe pseudo-intelektualet si Cili,Cupi Cani e shume e shume te tjere.
Mund t’ju them qe jane me mijera njerez ne qarkun e Tiranes qe kane votuar 2 ose 3 here ne zgjedhjet e 2009. Nga kjo jane humbur te pakten 2 mandate vetem ne kete rreth.
Shpresoj qe gjithe ky mllef kunder ketij rregjimi alla-arab te gjeje shprehjen e lire te pakten te vota e 8 Majit. Me rrugen tjeter, Gadafi do e pesoj me keq. Gjithe ky mllef qe eshte grumbulluar kam besim nuk do kaperdihet kollaj kesaj radhe.
Ti mbysim me vota dhe pa na penguan, ti mbysim me duar
hajde ftese hajde.na doli dhe nje spartak ngjela tjeter qe kerkon 13 mije te vdekur.ne fakt beni mire qe shpreheni keshtu sepse vertetoni akoma me shume se ishit jua ata qe i vrate ata 4 te pafajshem.O Fyle se fyle qenke nga mendja ti.Po pse thua ti qe kane votur nga 2-3 here? po a e di ti qe rama ka bere kerdine me certifikatat dhe militantet e tije votonim ne te gjitha qendrat e votimit ne tirane?Ca ne perrallos me me penges votash,a nuk ishte rama ai qe pranoi zgjedhjet dhe nje jave me pas i kundershtoi?po ju jeni te pa fytyre more,po ju te vrisni diten dhe te qani po diten.uroj te mos ndodh me nje 21 janar i dyte se dhe po qe planifikuar te ndodh provojni bythen kete radhe se do e shini mire se kush eshte qeveria.sa per ate palaco HISTERIKE femer po te them qe vetem pedagoge nuk eshte sepse nuk flet nje intelektual ne ate gjuhe
Ajo qe ti, quan “Femer histerike”, eshte shembull per tere Shqiptaret, qe e dine veten se jetojne ne demokraci, e kane frike te thone nje fjale kunder regjimit diktatorial aktual!
Ajo grua, eshte nje njeri i vertete, nje njeri qe ka pasion e ndjenja, e qe nuk fshihet pak make up-it te makinave e veshjeve lluksoze te pseudo intelektualeve te sotem ne Shqiperi.
Qe Basha eshte vrases, eshte FAKT, ashtu sic eshte FAKT qe vrases eshte Mediu, ashtu sic eshte FAKT qe vrases eshte Berisha. Kjo s’ka te beje fare as me PS dhe as me parti te tjera. Ato mbajne peshen e veprimeve te tyre, por vrasja eshte me e rende se gjithcka tjeter.
Ti o njeri, bashke me mijera Shqiptare te maleve e te fushave, hiqni nga syte ato syze te erreta qe nuk ju lene te shikoni relitetin. Vini ne pune trurin e mendimin kritik, se asnje nga politikanet nuk ka zbritur nga qielli per t’ju sherbyer juve!
Kjo pedagoge per mua eshte nje burrnesh dhe i tregoi te gjithe intelektualeve te Tiranes se si mund te jepet shembulli personal perpara ketyre legenave qe jane te paftyre dhe dalin perpara popullit.
Nuk dua te bej dallime se me se paku tani kemi nevoje POR e tepruar paksa vrases duhet te thote nje Gjykate dhe jo nje pedagoge e cila del para studenteve
Po lerini teorite o Dukagjin! Per cilat gjykata e ke fjalen? Per ate te Gerdecit me kryetare Fatmira Hajdarin apo per ate te Shpresa Becit? Mos na u beni me katolik se Papa tani. Gjykata,gjykata,gjykata…. pa me thuaj cilin ka denuar gjykata per shperthimin e Gerdecit, cilin ka marre te pandehur per vrasjet e 21 Janarit? Nuk priti gjykaten populli ne Tunizi, nuk priti gjykaten populli ne Egjipt, se po ta priste ata gjakpires do te sundonin aq gjate sa sunduan vete faraonet.
Cila gjykate i gjykoi si kriminele kater te vraret,qe u ekzekutuan nga plumbat e gardes!?
Dikur nje hoxhe po ua shpifte jeten banoreve te qytezes se tij. I devotshem per detyren ndaj islamit ai dilte kohe e pa kohe maje minares dhe kendonte rroma per toma, mjafton qe te bertiste, mengjes, drek, darke dhe filloi te kendonte edhe naten ne 2, 3 e 4 te mengjesit. Te gjithe banoret i luteshine perendise qe ndonje dite hoxha te thyente qafen nga minareja se po i line pa pune, nga pagjumesia. Nje dite hoxha ra vertet. Epo thane njerezia, me ne fund na degjoi perendia. “Perendia, perendia, por duheshin pak edhe duart e mia”, tha nje nga banoret.
Dakort gjykata, por duhet edhe pak ndihme nga ne
Sipas teje, vetem meteorologu ka te drejte te thote se sot bie shi?!
Vrases thone ai/ajo qe ka pare te vritet! Dhe gjithe Shqiptaret kane pare 4 njerez te vriten me 21 Janar!
Mero ke te drejt analizen, Ndrroe videon qe ke ne website. Ne vend te kush esht luli, vi videon e Osmanit. Ajo qe esh me e rendesishmja esht qe mjaft studente e duartrokiten Floren; kjo tregon qe gjithe pjesemarrsit ne takimet e Bashes jan te marre peng, te detyruar te tundin koken, nderkohe qe e dine fare mire palacon qe kane perballe.
Luli esh skilja e kesaj maxhorance
Mero, i ke thene te gjitha. Flora beri ate qe beri ai greku qe vdiq dje, i cili hoqi flamurin nazist nga Akropoli ne vitin 1941. Ajo ja corri maken ketij vrasesi. Ne, popullit te thjesht na ngelet vetem nje detyre. Te shkojme me 8 maj ne zgjedhje dhe te shporrim kete klike jo vetem grabitqare pror edhe vrasese.
a e sheh veten ne pasqyre Luli? apo ja ka ndaluar stafi i fushates?
Me beri pershtypje ne ate video,gjakteftohtesia kriminale e bashes.Ky njeri i njeh te gjitha ngjyrat,vetem te verdhen e te kuqen jo,sepse nuk dine as te zverdhet e as te skuqet.
tamam ashtu! i pacipe dhe i pabese! MUND TE PRESIM CDO PAUDHESI PREJ TIJ!
Shume i rrezikshem, e pate si i kishte rekrutuar degjuesit? I blen me dollare e euro te vjedhura!
Per te mos u ballafaquar me akuzen e 21 janarit, luli veshi xhaketen e jo politikanit dhe angazhoi nji shpur te tere analistesh e intelektualesh me interesa ne shtet, qe po lodhen ne isterizem per ta paraqitur lulin si te denje per te qene kandidat, duke u cuditur me “naivitet” per mospjesmarrjen e Rames ne kete “debat per Tiranen.
Megjithate, fushata “jopolitike” e lulit ka pas nji te mire te madhe: fushata e tij i ka nxjerr bojen qeverise.
Sala ka 5vjet qe thot bum ekonomik, kurse luli po thot ka papunsi ne kryeqytetin e Shqiperise(ku ndodhet mbi 60%e forces puntore). Sala thot rroga e mirqenie, luli thot cmimet shum te larta.
Deshperimi prej shifrave kokforte te sondazheve, e bene kete te pafytyre, te flasi per papunsine e cmimet e larta si problem bashkiak, duke harruar qe tirana s’esht komun por eshte mbi gjysma e ekonomise shqiptare. Prandaj denoncimi i lules per papunsi e cmime, nxjerr bojen e sadombetur te qeverise.
Sa per “intelektualet” e shtrir ne kolltuqet e Cilit, ata jane ne pozitat e intelektualeve te Hitlerit. Por me nje ndryshim, intelektualet e Hitlerit ishin bere me pare intelektual me punen e tyre e me vone degraduan per pushtetin. Keta intelektualet e Cilit, te vrenjtur ne debillleqet e tyre, edhe statusin e tyre e kan fituar duke bere shtupen e qeverise; madje te kujtdo qeverie.
ja fusni kot ju ketu
Lereni ore LULIN rehat ai s`ka faj fare ai madje as qe donte te kandidonte
Aty e vuri partia dhe ai ben gjithmone ate qe i thone , ne pune , ne jete ,ne shkolle, ne parti ne shtepi etj
Luli shembellente me drejtorin fashsit tek filmi LULEKUQE MBI MURE
Në emisioni Shqip i ditës së hënë “hanalisti” Çili, në gjaknxehtësi e sipër, tha :
Unë jam njeri I lirë, dhe them atë që shkoj e mendoj, ndërsa … ti je një që punon për një copë rrogë, je një rrogtar i mjerë…
E pra, Flora, tregoi se nuk qënka kështu : se ka ende rrogëtarë që qënkërkan shumë më të lirë se ata që paguhen nga pushteti…
Të jë jesh rrogëtar, për pushtetin dhe tellallët e tij, do thotë të jesh një i mjerë, pasi për pushtetin ti je një “skllav”.
Ne të falenderojmë kolege Flora, sepse ti i tregove pushtetit se skallavi është ai, shnderuar i tillë falë tiranisë së tij, ndërsa ne, qytetarët e lirë të këtij vendi rrefuzojmë tiraninë e tij.
Mos na e permend kete Henry Cilin,bo bo sa i degjenerum eshte ky katunari Cili.
A ka me te degjenuar se Erjon Veliaj? a ka skuth me te madh se ai? po Tahiri? pupupu
…dhe ne shqiptaret e urte kishim hall se nuk po na dilte nje Avni Rustemi. …ate qe sot e nisi FLORA neser do ta vazhdoje VLORA…..
more se me cmendet me kete teorine e njeriut te ndershem !!!!!! krim nuk eshte vetem veprimi por edhe mosveprimi. une e besoj kur ju me thoni qe kjo pedagoge eshte e pakorruptueshme. po mire more a e di kjo zonja qe po shkaterrohet djepi i formimit te trurit intelektual ne shqiperi??? a e di kjo zonja qe shoqet pedagoge me te cilat pi kafe cdo mengjes e kane kthyer profesionin e mesimdhenies ne biznes privat me provime te shitura e leksione private ne shtepi??? ku e kishte harruar keto 20 vitet e fundit ndershmerine pedagogia e shquar se ishte shume e ndershme????
A i lexon vete ndonjehere keto pytje-idotizmat qe ja ben vetes, apo te kane ardhur “ato”… dhe mjere kush te dele para?
mos komento me alketa 85..degjome mua per te miren tende e kam… se do tallen dynjaja me kto qe shkruan
Dhe per kete ti alketa mendon se e ka fajin bashkia dhe jo ministria e arsimit te qeverise se SALI RROFTE BERISHES ????????????????
Sa per FLORA OSMANIN nuk ka goje te flasi njeri per pune lekesh se mua me ka dhene mesim 2 vjet dhe konsultimet nuk i bente me leke por te hapura ne salle te leksionit per te gjithe
Alketa , me siguri ti i perket kategorise sahiliste qe s’dine asgje tjeter vetem te shpifin e te trillojne ndyresira ne mendjet e tyre diabolike, keto metoda qe perdor ti me keto komente SUPERIDIOTE i ka perdor per me shume se 20 vite ne qeverri ai qe ti po i lepihesh me kaq zell e pasion… ti moj alketa si shume lepires te tjere qe i shkojn nga pas kriminelave qeverritar, jeni mesuar ti ”hiqni bishtin atyre qe e kane dhe t’ia vendosni atyre qe se kane” eshte turp te justifikosh e te mbrosh krimet e kesaj qeverrie qe vetem ka vjellur e ka vrare, poshteruar e gjunjezuar kete popull te mjere e shume fatkeq. RRESPEKTE PER PETAGOGEN DHE ZONJEN FLORA!
MERO i ke rene pikes ashtu kane qene qe te dy te ndershem dhe shume te repte ,por kjo e sotmja eshte MADHESHTORE,ne nje vend kur shumices te burrave intelektuale i kane rene pantollonat ne fund te kembve ,ajo tregoi se ka trima SHQIPERIA ,
Epo u plasi buza, te shkreteve pedagog me integritet. Mire qe hajnat e politikes po perpiqen te bejne per budallenje gjithe popullin, dhe gjejne plot katunar, fshatare dhe maloke qe ti bindin. Por, keta dordolec te politikes po tentojne te injorojne edhe kapacitetet intelektuale te vendit. Heshtja e deritanishme ishte nje indiferentizem dhe madje edhe frike nga bandat e politikaneve. Por ka nje cak, nje limit qe nuk kaperdihet me.
Te lumte goja pedagoge FLORA! Je zeri i vertete i te gjithe neve qe nuk po na jepet mundesia ta rastisim gjekundi ate bastard vrases.
“Mbreti lakuriq”, perralla e shkrimtarit danez, po luhet sot ne Shqiperi. Mbretin dikush e kish genjyer me nje pekt te mrekullueshem por qe nuk ekzistonte. Ai e “veshi” dhe doli para popullit. Te gjithe e kishin frike dhe nuk u ndjen. Vetem nje femije therriti: “Ua, mbreti eshte lakuriq”. Te gjithe e dinin, edhe vet mbreti, asnje nuk guxonte te fliste. Miremengjes qytetari, e naten e mire katunari e pushjtetit dhe politikes.
Me te vertete e goditur perralla ?
Epiroti,
Nje histori shume e bukur dhe e goditur. Nuk e kisha degjuar me pare. Faleminderit.
Mero je pene e forte, di ti kapesh momemtet dhe ti trajtosh qarte, eshte fat qe neke faze te ketij pushteti te degraduar je ne anen e duhur,
me date 9 do ta dalloje lakuriqesine e imunitetit, dhe atehere le ta tregoje para te gjitheve ne eshte puritan apo eshte …….
z.Baze,filloi renia,Renia e madhe!Gjithe ata qe i kane shkuar pa qejf kesaj dasme te permortshme do ndihen dhe po ndihen te turperuar;jam i sigurt.Sepse ata do jene duke menduar qe ato fjale qe tha Flora duhej ti kish thene çdokush prej tyre.Nuk kane folur sepse kane pare qe oportuniteti ka gezuar terren,ngaqe mjaft prej kolegeve tuaj televizive kane krijuar imazhin e rreme te nje demokracie qe fillon dhe mbaron ne studion e Opinionit te Fevziut,apo ne harlisjen sarhoshe te Zones se lire;te mos flasim per TVSH,qe i eshte kthyer praktikave te monizmit.Por mjaft njerez nuk kane patur mundesine te dalin ballas dhe t’ia thone hapur Lul Bashes ato pak fjale krude qe guxoi t’ia thote profesoresha e padehur nga oportunizmi mjeran i koheve tona;ndaj Basha ka bere ate lloj fushate,si dhenderri qe ka çuar dike tjeter te marre nusen…Luli dhe Lulashet jane vegla te shpartalluara te nje vegle akoma me te shpartalluar;Saliut fjalaman dhe sherrmadh,qe nuk mbahet ne shtyllat e neonit per tu ndriçuar,porse nuk i mbajne me kembet,ashtu si i tha njehere Prodi Berluskonit ne nje debat publik,ku mjaft ta gervishtesh pak demagogjine boshe,dhe ajo te pelcase e te behet hiç.Kete te tuajen,me lejoni sinqerisht,une nuk e quaj beteje per te drejten,por thjesht nje mision qe sadopak permbush pjesen qe i takon.Cdokush prej nesh duhet te reagoje,sepse çdokush duhet te permbushe pjesen qe i takon,ashtu siç beri me thjeshtesi dhe intrasigjence nderuara ZONJA Flora.eshte nate tani,por optimistet e quajne mengjes;ju uroj suksese!
beso,
E ke vene re qe, nuk perdor me perpara emrave te forumit fjalen ” i dashur”. Te kam dhene fjalen apo jo ?
Beso, kompliment per shkrimin, ti e di mendimin tim per shkrimet e tua. Te faleminderit.
Pershendetje.
Dear Plaku,
kur te nxorren edhe ty nga shinat (nuk perdor me “i dashur”) c`mund te themi ne te tjeret??
Megjithate te uroj nje dite te mbare, ruaj gjakfrohtesine se nje “blogmene” ketu na eshte qepur keq. Me keta duhet ndonjehere edhe “Auge um Auge, Zahn um Zahn”. Das steht auch in der Bibel.
Mein Freund Claus,
Um ehrlich zu sein, Beso hat mir einmal erzählt, dass er wie verrückt galacht hat, weil ich einmal ” i dashur Mendertafuti” geschrieben habe.
Seit dem, habe ich an Beso versprochen, dass ich mein Schreiben nicht mehre mit dem Wort ” i dashur ” beginne.
Ich gebe dir recht, manchmal soll man auch, wie du korrekt sagst :
” Auge um Auge, Zahn um Zahn”. Bist du sicher, dass das auch in der Bibel steht ?
Ich wünsche dir einen schönen Abend.
Ju lutem, mos perdorni më polonisht se nuk di asnje fjale. Ndonje çikë mandarin apo zulu ec mo e marrim vesh. Nuk eshte mburrje te dish ndonje gjuhe te huaj, ne fund te fundit emigrant quheni e kjo eshte nje nga arsyet pse duhet te vini e te votoni kunder atyre qe ju shtyn te arratiseni larg vendit qe duam te gjithe.
Epiroti,
Te kerkoj sinqerisht te falur, qe kam shkruajtur ne gjermanisht. Clausi me shkruajti gjermanisht dhe une bera gabimin dhe ju pergjjigja ne gjemanisht. Ke shume te drejte kur shkruan se nuk eshte mburje te dish nje gjuhe te huaj. Edhe nje here te kerkoj me sinqeritet te falur. Ishte nje budallalek nga ana ime. Shpresoj se do me falesh. Pershendetje.
Shaka ishte o burre i dheut, sa te madhe e ben. Dhe n je keshille, te respektoj per politesen qe tregon ndaj kujtdo ketu, por nuk eshte e nevojshme kaq e shprehur se bisede chati eshte dreqi e mori, nuk jemi ne pallatin mbreteror te Elisabetes. OK o flori. Fielen dank
Epirioti nuk e beme per te treguar ate qe mendon, ishte nje replike midis plakut dhe meje duke me thene se, ” se nuk eshte mire sy me sy dhe dhembe per dhembe”, kaq. I ktheva nje pergjigje ne gjermanisht meqe jeton ne Zvicer, megjithate e drejte, pardon.
Plaku, kur shkruaj dua te jem i sakte. Ajo fraze gjendet tek testamenti i vjeter 2.Mose, paragrafi 20 mos gaboj.
pershendetje
Claus,
Mesova prej teje nje gje te re qe nuk e dija .Te faleminderit.
Pershendetje.
Epiroti,
Populli yne thote : ” Shakaja eshte gjysma e te vertetes”
Ti kishe te drejte dhe nuk eshte turp ta pranoja nga ana ime. Ne jemi shoke. Pershendetje.
Valle sa hidhur duhet te ndihen te gjithe ata te quajtur intelektuale karshi kesaj ndergjegjeje reale intelektuale me pergjegjesi kombetare te Flora Hanellit !
Bravo Mero per gjetjen e bukur te titullit !
Si jane eksituar te gjithe shqip folesit nga histeria e nje te cmendure qe kush e di se kush ja ka embelsuar gojen me ndonje karamele. Ikni se late nam nqs ajo e cmendura e pavionit te Elbasanit s’eshte dakort me Lulin te votoje kundra dhe shnet burr i huj jo te shkoje te cirret sa desh i grisi breket. Ikni er njerez kot se na beni me vjell. Mire te gjitha po kur i ben edhe Merua isa behet akoma edhe me qesharake gjendja. Hahah sa per te qeshur , megjithese e dhimbshme ku ka arrit ironia.
Pjeter Mustakuqi,
Turp, turp edhe nje here turp !!!
Ne fillim te videos degjohet nje student qe i thote nje tjetri:” sa jane nga Tirana ketu (votues te mundshem)” – “asnje”- i pergjigjet tjetri.
Lugati,
C’fare duhet te thuash me kete verejtje ? Kjo veretje nuk qendron, se ne salle ishin te pakten dy tiranase. Pedagogja trime dhe vajza e saj. Apo sipas teje tiranaset nuk kane te drejte fjale dhe vote si tiranasit.
Ja pra qe kurajoja qytetare s’paska vdekur ashtu sic mendojne shume prej nesh perfshi dhe vehten time. Sot kuptohet pse i duhen Bashes videot e montuara. Vertet populli yne harron shpejt dhe nga harresa e ka pesuar. Kjo profesore e nderuar ju rikujtoi shqiptareve se gjaku i te vrareve te 21 janarit nuk eshte thare akoma dhe nese votoni kriminelin dhuna ka per t’ju rrenuar me keq. Me 8 Maj i thoni jo hajdutit Basha ($250 milion te “Rr. se Kombit”), i thoni jo tradhetarit Basha (firmetari i faljes se kufijve ujore), i thoni jo kriminelit Basha (qe vrau me 21 Janar), i thoni jo dhe “intelektualeve” te tipit Cili servilave te pushtetit qe rrjepin njerezit dhe shesin me mijera Euro “Diploma” (Kartona) qe neser s’do t’i vlejne askujt.
Luli do jete transparent ne bashki,ta dini si perdoren parate tuaja,se ku shkojne ato-keshtu thote Luli (ka qene shume transparent kur ka qene minister ne fakt) dje tregoi sa transparent do jete,nuk tha asnje gje per pedagogen,vetem fliste monologun e zakonshem me intelektualet e pushtetit ne takimin e rradhes.Eshe shtabi elektoral i tij la nam,nuk e shfaqen tek tv Qeveria-Klan.
Mos ta shtypi ndonje dite autobuzi z pedagogen.Sot falangat do ti keni ne sulm.Per 10 seconda i doli boja e nje muaj fushate te montuar.
Zoti Mero!Turp per median,turp per gjykatat,per prokurorine,Turp per ata qe kandidojne ate qe ka urdheruar vrasjet dhe per ata qe duhet ta kishin cuar urdherusin e vrasjeve ne bangen e te akuzuarve dhe jo ta linin te bredh rrugeve ku vrau duke ju kerkuar viktimave votat!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Duhesh nje grua(Nje nje heroine qe ngjan me nje D’Ora D’Istra,apo me Shoten,apo me Bubulinen,apo me Tutulanin…..(I beje keto krahasime me heroinat se ajo ka vene jeten apo kotheren e bukes ne gijotinen e pushtetit qe hakmerret!)pra duhesh nje grua duhesh Flora tju thoshte te gjitheve:VRASESI DO BEHET KRYETAR???Nuk kishte Tirana nje tjeter,qofte dhe me pak i bukur,por me shume fisnik????
Ç’është ai palo dekan që në auditoret e fakultetit organizon fushatën elektorale të lulërve e të salinjve?
Nuk është vetëm turp, është shkelje e Ligjit, është skandal, është krim.
E di që ai palaço Dekan, si leckë e pushtetit, nuk ka për të dhënë dorëheqje për këtë skandal.
E di që edhe ai lolo Ministër i Arsimit nuk ka për ta pushuar këtë palaço, për shkelje të Ligjit.
Asgjë e mirë dhe e ligjshme nuk mund të bëhet në këtë vend, deri sa në krye të jetë kryekrimineli, kryekusari e kryetradhtari Salih Geddaf Gërdec Gërdalla.
I lumte prof. Flores. Me klithmen e nje nene te denje dhe qytetareje e profesionisteje te pergjegjshme na tregoi te gjitheve qe shpirti i revoltes qytetare ekziston. Turp te gjithe profesoreve qe mbushen per tre here rradhazi akademine e arteve per te legjitimuar kandidimin e nje vrasesi dhe folesi medioker!!!Dhe ku, ne ate salle qe ishte vatra e rezistences antikomuniste te njerezve te artit para viteve ’90. Turp Dhori Kules, Turp Kozeta Sevranit, Turp Valentina Dukes, Turp Adrian Civicit dhe te gjithe pedagogeve te tjere te Henri Cilit. Si munden ata qe te futen ne auditoret ku studjojne femijet tane?! Cfare do t’u mesojne?! Se si te sherbejne kriminelet? Se si te manipulojne popullin? Se si te marrin ne mbrojtje hajdutet? Apo se si te promovohen ne kariere dhe politike? Faleminderit Flora, pasqyra ku duhet te shihen keto monstrat dhe te kuptojne se sa te neveritshem jane!!!!!!
Injoranca arrin kulmin e saj me kete palo pedagoge e cila tregon qarte qe eshte nen efektin e ndonje droge te dhene nga rama dhe nje sasi te mjaftueshme eurosh.Me cudit fakti sesi eshte e munder qe nje pjese e vogel komentuesish perkrahin kete femer ose te ashtuquajtur pedagoge,ajo duket qe eshte komuniste qe nga menyra sesi bertet nje HISTERIKE e vertet.O mjerane qe besoni fjalet e kesaj gruaje a e dini se ne ne Univeristet e dime shume mire se kush eshte ajo.Mjere studentet qe kane nje pedagoge te tille…
ajaks,
Desha te thosha keto gjera :
– Ti thua : “Me cudit fakti sesi eshte e munder qe nje pjese e vogel komentuesish perkrahin kete femer ose te ashtuquajtur pedagoge,”
Duke perfshire edhe shkrimin tend, deri tani per kete teme, jane shkruajtur 47 mendime nga te cilat vetem ti, dukagjini,alket085,pjeter mustakuqi je shprehur kunder pedagoges trime.
– Nuk ke turp dhe genjen per dicka qe ben mu. Sic e shef nuk eshte nje pjese e vogel komentuesish qe perkrahin kete heroine. Numuro komentet (47 duke perfshire edhe tendin ) dhe mos genje. Je vetem nje produkt i MJERE i propagendes se hajduteve, vrasesve. Ku jeton ti ? A ke sy te shofesh dhe veshe te degjosh ? Populli po vuan. Ji i ndershem te pakten me veten tende.
– Ne se ti ke fakte se ajo trimereshe ka marre nje sasi te mjaftueshme eurosh, shko ne prokurori dhe denonco, mor genjeshtar i paturpshem, more hiç.
– Komunizmit i ka hikur koha ne Shqiperi dhe lavdi zotit nuk kthehet me. Shif komunistin-fashist Sali Berishen dhe sjelljet e tij prej rrugaçi.
– Ki respekt per nje zonje trime, ajo nga mosha mund te ishte nena jote, dhe ti e quan histerike. Turp edhe nje here turp te kesh, kij repekt te pakten per veten tende mor mjeran.
– Te gjithe ketu ne forum flasin shume mire dhe respekt per kete grua trime. Ti thua se ne universitet e dine shume mire se kush eshte ajo. Pse flet fjale ne ere si udheheqesi yt rrugac Sali Berish. Ti duhet ti faktosh ato qe thua. Nuk te ve shume faj se ke mesuar nga udheheqesti e djathte Sala, Ilir dhe ministri i mbrojtjes. Ja fjalori i tyre :
http://www.youtube.com/watch?v=4y66G2EyJCQ&feature=related
Plaku, te kam vene re dhe dal e ngadale e nxore koken per cfare je ne te vertete, nje ish sigurims i Enverit qe ke ngrene me luge te florinjte dhe tani nuk te vjen mire qe nje mundesi e kane shumica e Shqiptareve. Me thoni pak se si do reagonit ju nqs do ishte Edi, Gramozi ne mbledhje dhe do dilte nje grua, histeriike kjo deri ne fund, dhe te cirreshe pa edukate, pa qytetari dhe ti thoshte Gramozit se ke vrar njerez ne kufi, dogje nje Vlore per te riardhur ne pushtet??? Jua siguroj qe te gjithe do i binit nje avazi tjeter muzikor dhe do thoshit se kjo grua eshte berishiane, e cmendur dhe e paguar nga klika ne pushtet per te prishur fushaten. Neqoftese ajo histerikja nuk eshte dakort me politken e Lulit ta shprehi te vota ose te shkoje ne mitingjet e njeriut pa moral dhe karakter familjar Rames dhe te cirret atje sa te doje por jo te shprehu injorancen dhe krizen e saj prej menopause. Ty plaku dhe te tjereve ketu duhet tju vij turp qe i shikoni te gjithe gjerat me suze militanti dhe i thoni edhe derrit daja kur ju intereson. Kesaj debileje nuk i thuhet heroine pasi sjemi ne kohen e Shkurte Pal Vates. Ajo s’eshte as gjykatese, e as prokurore te cilesoje dike vrases keshtu qe turpi ngelet me ju. Dhe meqe kujton prokurorine more plak hici edhe ajo atje duhet te shkoj te denoncoje dhe jo atje ku ben fushati nje person , qofte ky edhe kundershtar politike por ju komunistat e vjeter nuk jeni mesuar te keni opozite dhe ju ka zen paniku tani qe sondazhet flasin qe Luli vertet mund te fitoje.
o ajakas, ndoshta ti vazhdon te jesh i droguar se vetem nje i tille mund ta vleresoje kurajon per te droguar ose je tek universiteti i cilit, po neqofte se je student sic thua ritu se je i vogel.mjeranet e te droguarit skane fytre te flasin e jo te bertasin kjo ka forcen, kurajon dhe ndershmerine qw te i klonuari luli i mungojne.
@leonora.te siguroj e dashur qe nuk jam i droguar gjithashtu di te them se vetem nje te droguar njeh gjithe shqiperia i cili eshte akuzuar publikisht qe quhet EDVIN RAMA dhe eshte akuzuar nga debili PRIFTI apo nuk e mban mend.Kjo pedaka..dukej hapur qe ishte nen efektin e droges dhe shumes te madhe te eurove,dhe mos me thuaj qe nuk ishte HISTERIKE.rrushi e kam mbaru me kohe une ate UN dhe ti akoma kishe buzet me qumeht prandaj kur te flasesh jep ndonje argument bindes dhe jo ca inskenime te pergatitura nga rama dhe dashnori i saj balla.tek ajo nuk shihja force por nje injorante qe me vjen zore qe ka qene pedagogja ime dhe studenteve te tjere qe te gjithe ndajne te njetin mendim timin qe ajo paska qene nje psikoate e fshehur ne shalet e balles.dhe ne fund te besh nje krahasim Basha rama je shume large sepse e dime te gjithe se ca ka bere rama per tiranen dhe se ca ka bere Basha per shqiperine megjithse ka ca qorra te cilet nuk shohin me syte e tyre por me syte e kryetarit te tyre…rritu vajze edhe zgjohu sa nuk eshte vone
leonora,
Jam dakord me ty, se duke lexuar me poshte duket kjarte se ky ajaksi yne, jo vetem qe eshte komplet i droguar dhe se nuk eshte ulur kurrre ne ndonje bange te ndonje universiteti shqiptar ( qofte edhe universiteti privat ). Ky i mjere nuk di te shkruaj shqip, eshte elifimatrak ( e thosht shpesh gjyshja ime e mire per ndonje njeri pa vlere). Nipi im pese vjecar e shkruan shqipen shume shume me mire se ky dhe niveli i llogjikes se tij ( nipit ) eshte shume me i larte se i ketij te mjeri. Mjere nena qe e ka. Pershendetje
@hahahah mire qe jeni injorante por mundoheni te beni dhe budallenj.Nje pergjigje nuk ma dhate qe te dy per arritjet e rames ne keto 11 vjet.Nuk me dhate as pergjigje per akuzen e Priftit qe i beri kryetarit tuaj qe e ka pare duke u droguar ne zyren e tij dhe kjo tregon nivelin tuaj qesharak qe keni,tregon sesa argumente keni kur ju pyesin per dicka qe eshte thene e sterthene neper TV,nejse ska gje mbajini syte mbyllur sepse keshtu ju intereson.O mjerane po si nuk ju vjen zore qe perkrahni nje kriminel,nje njeri qe sdo familjen e vet e jo me te na doje ne,si perkrahni nje njeri qe hedh nenen e vet nga shkallet e katit te 4-rt,si perkrahni nje skizofren qe cmendi artisten e shquar Matilde,si perkrahni nje njeri qe rreh Rudinen ne mes te rruges dhe e nxjerr lakuriq ne mes te nates dhe te ftohtit ne ballkonin e shtepise,si perkrahni nje njeri qe gruas qe sapo u martua i theu krahun dhe e coi ne paris per kurim,si mbroni nje njeri qe akuzoi te atin si baba te femijes se vet?Kuptohe nga mos pergjjigjet tuaja qe ju pelqen tju trajtoje ju leonora ne kete menyre,ndersa ty plak te pelqen te trajtoj motren tende ne kete menyre .turp tju vije qe mbroni kete antishqiptar…
se harrova shikoje pak se ke po mbron
http://www.youtube.com/watch?v=NL-LagSFyj0&feature=related
Ajaks! Ke nje emer te madh dhe perpiqu ta justifikosh me madheshti dhe jo me vegjeli. Shumica e atyre qe chatojne ketu kam vene re se nuk jane fanatike e madje as simpatizante te socialisteve, sic jam edhe vet personalisht. Mua nuk ma ndjen se cben Rama ne shtepine e tij, e gjykoj si njeri por kaq. Punet e tij personale, e gjykon opinioni i tij shoqeror, familja, miqte, shoket. Por halli me ngelet te keta gomaret e te djathtes qe ndikojne jeten time direkt, me vjedhje, me shitje te trojeve kombetare, me vrasje ne mes te dites. Ndaj bej dallimin midis atij qe te rrezikon direkt dhe atij qe rrezikon shtepine e tyre. Ndaj lene politiken e shpifur e fol per fenomene qe te prekin ty personalisht, ndaj edhe votohet, per ate qe ndikon te ty dhe jo ate qe ndikon jeten e vet familjare.
ajaks,
Me te thene te drejten je papagalli me i afte ne kete forum. Ja origjinali i argumentave te tua:
http://www.youtube.com/watch?v=cHJNwv6XC80
Plaku rrespekt per komentet e tua , jo vetem per sot, por gjithmone ne cdo artikull te gjitha kane qene te goditura , objektive dhe shume te verteta, mendoj se nuk duhet te vleje dhe as te te preki… gjykimi moral i njerezve te pamoralshem e te padinjitet si keta qe po kerkojne te perdorin te njejtat metoda qe ka perdorur shefi i tyre sali me gangot qe e ndjekin…jane mesuar te perdorin shpifjet dhe trillimet duke bere santazhe e duke perdorur si ”arme”ishe profesionin e tyre dikur ”sigurimsa” natyrisht pse kane qene vete ndaj e perdorin si alibi ndaj kujdo qe i kundershton hapur keta servila e sahanlepiresa te cdo rregjimi! Pershendetje Plaku, vazhdo e komento se eshte kenaqesi kur lexoj komentet e tua me llogjike dhe me se te drejta e shume te goditura…Persa i perket sahanlepiresve duhen lene te llomotisin se per ate paguhen nga shefat e tyre dhe nuk do jete cudi aspak nese vjen opozita ne pushtet , do jene po keta qe do komentojne ne favor!
Ilirian Bogonica,
Shume shume faleminderit per fjalet e mira. Ato jane si nje balsam per zemren time plake.
Ilirian une mendoj se m.q.s. jam i vjeter kam me teper eksperience jete ( them vetem eksperience jete dhe jo dituri ose inteligjence ) dhe mundohem, me aq sa di, t’ju a transmetoj anetareve te ketij forumi. Une personalisht jam shume i kenaqur me nivelin e larte te diskutimeve, te pjeses me te madhe, te anetareve te forumit. Une shume shkrime i lexoj me endje dhe mesoj shume prej tyre. Te siguroj se brezi im ne moshen 18-40 vjec nuk e kishte kete nivel qe keni ju tani, anetare te forumit. Kjo sepse sistemi shkollor ne kohen e diktatures shoshte shume genjeshtra, mungonte shume oferta e kohes se lire (shifnim vetem filma shqiptare ose kineze, libra te çensuruara deri ne turp, kishim frike te diskutonim lirshem me njeri tjetrin, te degjonim radion ne italisht, une kam qene shume i dhene pas Adriano Celentanos ). Me kujtohet nje here nje artikull ne Zerin e Popullit ku kritikohej Adriano Celentano si grevethyes ( Adriano si grevethyes ) sepse ai kishte bere kendgen : ” Chi non lavora, non fa l’amore ” ( kush nuk punon nuk dashuron ). E shef se ku kishte vajtur budallalleku i udheheqesve tane te atehershem. Tani ju keni shume mundesi, keni nje oferte te madhe te kohes se lire, biblioteka, disko, stacjone te ndryshme tv dhe radioje ne shqip dhe gjuhe te huaja, diskutime pa frike me njeri tjetrin. Qe ta mbyll se te merzita (difekt pleqerie ) te them me plot gojen se jam KRENAR dhe i LUMTUR per nivelin e diskutimeve ketu ne forum. Pershendetje
Pedagogia Hanelli nuk eshte vetem nje qytetare e ketij vendi,por ajo eshte nje kryeprokurore,nje kryegjygjtare,nje nene qe i dhemb shpirti per te mjeret e rrenuar nga gangsteri shtet,eshte nje mesuese drejtesie per te gjithe ne,eshte nje Zonja Curre,qe di ti japi hakun atij qe i ka kthyer shpinen popullit.
Ajo do ngelet simboli i shembjes se fasadave te rreme,simboli i shembjes se ndertesave pa themele..
Kjo qe ndodhi me kete pedagoge duhet te ndodhte shume me pare, qe ne diten e pare te fushates, dhe jo nje here por disa here. Sepse eshte hipokrizi qe nje ish minister rendi qe ka vrare 4 persona pa faj nen pranine e kamerave te TV, te kete surrat e te kerkoje vota per kryebashkiak. Keto jane skandale te papara ku vetem ne Shqiperi ndodh qe nje kriminel kerkon vote dhe pushtet…
Turpi i Lul Bashes, por edhe turpi jone qe nuk kemi as cerekun e guximit te asaj luaneshe, qe meriton nje permendore ne mes te Tiranes!
Gjynahu i jetimeve duhej te na rendonte te gjitheve ne shpirt, por eshte kaq e veshtire ne kete vend te thuash dicka te drejte e te mos akuzohesh per socialist ose si i blere nga socialistet! Prandaj heshtim te gjithe!
Henri Cili dje thoshte se ajo grua ishte nje provokatore! Henri Cili dje thoshte se ky eshte nje vend normal dhe se cdo gje (perfshire edhe vrasjet e 21 Prillit) jane normale.Henri Cili dje fliste ne emer te vetvetes, por ashtu sic i intereson vrasesve! Nganjehere mendoj se ky njeri eshte aq i ulet, sa edhe po ti vrasin ndonje te aferm ai prape do te thote : kjo eshte normale!
Une po ju them vetem nje gje te gjithe qytetareve te ketij vendi: nese do te lejoni qe vrasja juaj te quhet normale, nese do te lejoni qe 4 qytetare te vriten ne shesh dhe pastaj djali i njerit prej tyre te vrase edhe veten, atehere ju meritoni jo demokracine, por Pol Potin! Po, po Pol Potin! Ju meritoni te behen piramida me kafkat tuaja!
NJE INTELEKTUALE HEROINE
– Shqiptare e madhe…
Te lumte per aktin qytetar, demokratik shembullor. Ky eshte mendimtari, intelektuali i vertete atdhetar. Nje shembull i shkelqyer per te gjithe intelektualet e vertete.
Jo per ata pseudointelektuale faqezi qe jane mesuar vetem te duartrtokasin sundimtaret e tiranet e radhes nga Dovleti e deri tek Mbreti, nga Enveri e deri tek Sali Laneti ! Lanet!
pjeter mustakuqi,
Me siper ti thua :”te cirreshe pa edukate, pa qytetari ”
Mos eshte edukate kjo qe thone keta zoterinj :
http://www.youtube.com/watch?v=4y66G2EyJCQ&feature=related
Plaku shoh qe paske mesuar te besh “copy and paste” dhe kjo gje te ka shkaktuar nje gezim te madh dhe e perdor shpesh.Cdo njeri eshte pergjegjes per veten e vet. Me gjej nje clip ne Youtube dhe beji ‘copy and paste” sic di vet ti, te Lulzim Bashes duke u cirrur dhe duke treguar mungese qytetarie.
Pjeter Mustakuqi,
Me sa di une Basha eshte djali politik i Sali Berishes. Populli thote : ” Me be baba, te te ngjaje”. Nuk e dije kete proverbe ? Mesoje ?
Plaku megjithese niveli jote kulturor eshte me i larte se nje pjese e bagetise qe komenton ketu, ju garantoj se skeni asgje te re per te me mesuar. Nuk e di nqs nga “pleqeria” ke filluar edhe je bere nevrik dhe kuptohet qe pleqeria si femija thote populli jone por e ke humbur ata asnjeanesine dhe analitizmin qe shpalosje ne fillim. Plaku , sic edhe ta shpjegova, e nxorre koken si ish-sigurims qe shetisje jashte shtetit kur shqiptaret skishin buke te hanin dhe je katandisur ne nje militant pa vlere.
Ti e paske kuptuar si funksionon kjo bote,
Nje fjalor shprehes i çilter dhe me fjale te bukura gjithe edukate dhe kulture te ben njeri te paster dhe me qytetari?
Ska rendesi se naten vret e vjedh ca nga djersa e popullit i fut dhe nje kontrate freelance me CIA-n meqe eshte i supershkolluar dhe me kulture
Alban! Respekte per shkrimin, por te lutem me shkurt here tjeter, më me koncentrat, me esencë, se nuk kemi kohe o lol. Te lene keta te shkaret e Salibanit ne kete chat te shprehesh mendimet gjate e gjate.
E drejte!
Mero je i madh! Ke gjetur titullin perfekt!
plaku te lumte per komentet plot llogjike e per mbrojtjen e se vertetes .i lumte pedagoges heroine vertet .
Me vjen mire qe shkruhet me te madhe per Flora Hanellin Petagogen e nderuar qe gjeti forcen te Protestoje kunder vrasesve me fytyre shenjtoresh duke u vene ne qender te vemendjes mediatike dhe te opinjonit publik.Kjo zonje e meriton vemendjen dhe respektin e te gjithe shqiptareve te ndershem qe nuk pine nga ,,Biberoni,, i pushtetit te cekuilibruar.
I lumte Burrneshe e vertete . Shpresoj se ka vepru e pa shtyme prej askujt.(kam parasysh mbeshtetjen per kandidatit rival)