Polifotoja e vërtetë e fushatës

7 Maj 2011, 09:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të dy partitë politike mbaruan dje fushatën elektorale. Koalicioni i Berishës e mbylli fushatën ashtu siç nuk e kishte bërë, ndërsa koalicioni i Ramës nuk i devijoi projektit të tij politik, duke marrë përsipër fushatën elektorale me sfond politik.

Dje për herë të parë në ditën e fundit të fushatës, koalicioni Berisha ishte i plotë, i qartë dhe i vërtetë për shqiptarët. Në shesh ishin krah njëri- tjetrit, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha, të cilët u ndanë gjatë fushatës për të mos i parë shqiptarët së bashku. Berisha nën akuzën se prish punë në votat e Tiranës si kryeministër që ka vrarë dhe vjedhur, Ilir Meta nën akuzë për mitmarrje dhe diskretitim publik të qeverisjes, Fatmir Mediu, përgjegjës për vrasjen e 26 qytetarëve, Lulëzim Basha përgjegjës për abuzim me mbi 200 milionë euro dhe 4 të vrarë më 21 janar. Ishin bashkë. Kurrë më parë në historinë e këtij vendi në aq pak metra katrorë nuk ka pasur një dendësi aq të madhe mëkatesh dhe njerëzish të përfshirë në vrasje dhe vjedhje në këtë vend për 7 vite. Aty ishte në të vërtetë fytyra reale e pushtetit që do të vazhdojë të na qeverisë pas 8 Majit. Ata u fshehën në fushatë duke kuptuar se janë njerëz të urryer nga populli shqiptar, por nesër të gjithë duhet të kujtojnë fjalitë shfajësuese të Sali Berishës, ato fjali që ai thotë gjithmonë sa herë nuk mban fjalët që thotë në fushatë. Ai është i vetmi politikan që i ka dhënë fushatës në kulturën politike shqiptare kuptimin e një teatri ku mund të gënjesh njerëzit. Ai është njeriu që ka pranuar se Nanon e ka quajtur hajdut dhe vrasës për fushatë, Ilir Metën e ka quajtur vrasës dhe trafikant femrash dhe fëmijësh për fushatë, që premtimet e pambajtura i ka bërë në fushatë, dhe nesër do të thotë që fshehja e tij nga fushata ishte po për fushatë. Ndryshe nga çdo vend i botës ku fushata është një kohë kur politikani ballafaqohet me të vërtetën, në kulturën politike të Berishës ai është kthyer prej kohësh në një periudhë zyrtare gënjeshtrash.

Përballë koalicionit Berisha, koalicioni i Ramës ka qenë më politik, më i vërtetë dhe më realist në qëndrimin e tij. Ai ka kërkuar votë politike kundër qeverisjes si një mënyrë për t’i dhënë fund krizës politike. Në mënyrë simbolike fushata e Ramës u çel nga kandidati surprizë i kësaj fushate Rakip Suli, që mund të përmbysë depot e paligjshme të votave në Kamëz, të krijuara përmes pareve dhe punëve të pista, dhe në gjithë prezencën e tyre kanë demonstruar vullnetin politik për zgjedhjet. Ndryshe nga Berisha, ata e kanë konsideruar mitingun e fundit si miting të Tiranës dhe jo të Shqipërisë, kjo dhe për faktin se ata nuk kishin nevojë për një miting ku të dilnin të gjithë së bashku me njëri tjetrin, siç ka pasur nevojë koalicioni i Berishës. Siç e thamë dhe në fillim, koalicioni Rama e mbylli fushatën ashtu siç e ka nisur, ndërsa Berisha e mbylli fushatën ashtu siç nuk e bëri, e mbylli me një fotografi e cila turpëron çdokënd që kërkon të marrë votat e qytetarëve.

Pas 8 majit, pavarësisht rezultatit, ne do ta shikojmë përditë këtë fotografi, do ta shikojmë përditë bashkë Sali Berishën, Fatmir Mediun, Ilir Metën dhe Lulëzim Bashën, të cilët kishin frikë të bashkoheshin gjatë fushatës për shkak të reaksionit që ngjallin tek qytetarët. Pas 8 Majit do të na kujtohet të gjithëve Lulëzim Basha dhe tortura e tij për të montuar kaseta, për të montuar pyetje, për të montuar përgjigje dhe për të montuar publikun shëtitës, që e ndiqte në çdo shesh xhirimi. Do të kujtojmë poshtërimin që i është bërë Berishës dhe Metës duke i lënë rrugëve të Shqipërisë të ndarë nga njëri- tjetri, për të mos u kujtuar shqiptarëve çfarë kanë vjedhur dhe çfarë kanë vrarë këto vite. Pas 8 Majit do të na kujtohet të gjithëve, se nuk ishte fushatë, por një teatër, ku diktohej gjithçka, jo vetëm fjalimet dhe intervistat, por dhe vrasjet dhe kërcënimet, dhuna dhe poshtërimi i qytetarëve duke u blerë votat paraprakisht. Dje ky teatër mori fund. Polifotoja e koalicionit Berisha ishte dje polifotoja e vërtetë që shqiptarët do të kenë para syve të dielën kur të votojnë. Standardet u varrosën qysh tani. Shpresojmë të mos varrosen përfundimisht dhe zgjedhjet ditën e diel.

41 komente në “Polifotoja e vërtetë e fushatës”

  1. Claus says:

    Pare me syrin e nje qytetari te thjeshte, krahasimi i fushatave permbyllese se dy kandidateve, mendoj qe tregoi distance midis tyre.
    Edi Rama e mbylli fushaten ne menyren me te mire te mundshme,ajo per mua tregoi vlera te vecanta si kurre me pare. Ishte teper domethenese sepse ai nuk e beri i vetem, ai terhoqi aty qytetarin e thjeshte,publikun, kandidatet e minibashkive, ai u foli njerezve ne mes tyre duke komunikuar direkt me ta pa distancat me bodyguarde e vija te bardha, ai u foli thjeshte dhe paster, ai ishte pjese e qytetarit tiranas. Ajo mbyllje tregoi vlera qe me pare nuk i kishim pare.

    Persa i e perket Lulit, ai edhe ne mbyllje mbeti Luli i Berishes, ai u foli njerezve nga distanca me shablone te merzitshme dhe dekor monoton me ca vajza qe ndoshta sa kishin hyre ne pubertet qe vetem fytyra nga tabelat “Ju jeni te paret” a thua se mbanin ne duar mburoja policie.
    Dekori perbehej nga Patozi dhe Bode ne fytyrat e te cileve dukej qarte qe mezi kishin ardhur deri aty, sa ne nje moment Bode nga lodhja dhe merzitja hapi gojen shtate pashe sikur te ishte ne ndonje birrari te tymosur.Binte ne sy mungesa e “Bllokut te Metes” qe kushedi ne cilin cep e kishin degdisur.
    Nje detaj i vogel por per mua kishte shume domethenie. Ne ate gurgule fikshezjarresh ne fund, vajza e Lulit pati shenja frike, dhe nuk kishte faj e shkreta, te degjosh te cjerrat e ngjirura te atij te cmenduri dhe te hash ne fund ne timpanet e vesheve nje 140dB nuk eshte gje e paket, ishte me te vertete skandaloze per ata prinder.
    Nuk i mjaftonin te shkretes asociacionet e babait te saj me ngjarjet dhe krismat e armeve ne 21 janar, ju desh dje te degjonte edhe krismat e fikshezjarreve qe ne kudo ne bote hidhen vetem ne festen e nderrimit te viteve.
    Per mua, Rama duhet te votohet!

  2. plaku says:

    Djema, une kisha nje pyetje, qe nuk ka lidhje me temen e mesiperme. Dje ne darke date 6 maj, duke fulluar nga ora 21.oo dhe deri sot date 7maj ora 9.00 une nuk lidhesha dot me Temaonline.
    Tani ( ora 12.56 ) ,ne se dua te lexoj ndonje koment te anetareve te forumit, faqja nuk hapet dhe del nje shenim ( ne gjermanisht ) sipas te cilit une nuk duhet te perdor me faqen ( duhet ta mbyll ate ), se ne te kundert do te kem probleme me sigurimin e kompjuterit.
    Desha te dija, ne se edhe ndonjeri nga ju e ka kete problem, sepse po shof se shume pak shkrime te anetareve te forumit ka. Pershendetje.

    1. Tema says:

      I nderuar Plaku,

      Gazeta TemA eshte sulmuar pas botimit te skandalit te Xhelal Mziut. Stafi teknik po ben te pamunduren per ta kthyer faqen ne nje gjendje teknike me te mire. Nderkohe une te siguroj se faqja nuk permban viruse apo rrezikshmeri te tjera per vizitoret. Cdo mesazh i tille eshte false. Ju kerkojme ndjese per shkeputjen per disa ore qe patem. Me respekt, Moderatori.

      1. Rani says:

        Dmth nuk paskam qene i vetmi une qe paskam pasur probleme dje me faqen e Temes tani po e kuptoj pse nuk hapej dje. Ja qe i dolen petet lakrorit.

      2. plaku says:

        Moderatorit te Temes,
        Shume faleminderit Stafit teknik te Themes. Pershendetje

    2. Claus says:

      E mora me mend plaku sec mund te kishte ndodhur. Mesazhe te tille une nuk kam marre, pervec kontrollit automatik qe i bente faqes per punen e ndonje “Phishing”.
      Megjithate cdo e keqe e ka nje te mire, na u zhduken ca alketra e arkrubra. Sa te hyjne perseri do te kalojne nja dy jave,atehere nuk kane me c`te kakarisin me ate gjuhen e tyre te shpifur.
      pershendetje

      1. plaku says:

        Claus,
        Le te shpresojme. Pershendetje

        1. Rani says:

          Ore Plaku mire e ka Agimi hiqe kete pseudon se edhe babai im eshte 64 vjeç po nuk thote detyrimisht qe eshte plak (normalisht qe eshte po nuk e thote gjithmone) pastaj ti 20 vitet e fundit i ke kaluar jashte dhe besoj se edhe po te kesh vuajtur pak prape s’ke vuajtur sikur Shqiptaret ne Shqiperi apo jo?

    3. Agim says:

      ..plaku,
      edhe nga ky postim i vetem dukesh qe je i ri , mendimi im ky,
      i ri ne kompjuter , por edhe i ri ne moshe duke patur parasysh dikutimet e tjera te juaja.
      Pjesemarja e juaj ne diskutime gjithmone me ka pelqyer sepse jo vetem qe nuk permban fare vrullin brutal dhe arrogant qe e ndesh ne shume forume te tjera por perkundrazi reflekton nje kulture debati qe te detyron dhe ta imponon respektin. Per kete te lumte.
      Duke insistuar qe je i ri, perse nuk e nderron kete nikun “plaku” me nje nik tjeter qe te rrezatoje, frull-energji-pathos-shprese..dhe pak seks.?

  3. Frederik says:

    Bravo Mero !

  4. rrapi says:

    jane pa cipe fare,sduan tja dine per as gje…shpreshoj qe vota qytetare ta dergoj ne shpi kte dordolec…

  5. ZJARRI says:

    Inderuare Z. Mero Baze. Sot jane ne djeni Shqiptaret se: ” Patriotet si Ju , jane te shqetesuar” Nga Esat Pashen e sotem me dy (koka) Sali Berish-Sabri Godo, krahu i djathte-Blendi Feziu, krahu i majte Lulezim Basha, kemba e djathte Fazllici dhe E majta Ilir dhe K.. ( Aleksander Klani)”…Ky trup me dy koka, spiunesh e agjentesh Urgjent duhet varrur me koke-posh dhe ti leshe te gjalle deri sa mizat ta perfundojne keta (tradhetaret e kombit)…

    1. plaku says:

      ZJARRI,
      Une mendoj se eshte me mire qe, perpara te denoncohen ne prokurori me fakte, prokuroria te studjoje faktet dhe ne se duhet, ti japi urdher policise per arrestim, te nxirren ne gjyq dhe gjyqi me fakte ti denoje. Jemi ne demokraci apo jo ? Ne se po, duhet te respektojme rregullat e lojes ne demokraci. E kam theksur disa here ne forum se jam i majte dhe enderroj ta shof Salen ne burg, per me vendim gjyqi ama. Pershendetje.

      1. ZJARRI says:

        Inderuari plaku, sipas komenteve Ju jeni ne djeni te plote..Pyetja ime eshte E thjeshte,per ke (prokurori e kini fjalen!?) Mos valle e kini fjalen per (prokuroren Alketa-prokurorin Shkelzen, per specjalistin Blendi Feziu apo per kry-prokurorin Fazllici…Une ju thashe se: “trupi me dy koka Berisha-Godo E vetmja rruge eshte Litari aty ne kali Skenderbej…Pershendetje i nderuari Plaku, ndimohe me penden tende,patriotin Mero..

        1. plaku says:

          ZJARRI,
          Te kuptoj mor mik ( zemra ime eshte PLOTESISHT me ty ) por ama natyre na ka dhene edhe mendjen. Mendja nuk eshte si zemra ( zemra don urrejtje dhe hakmarrje, te cilat ne demokraci, nuk jane keshilltare te mire ). Mendja respekton ligjin dhe rregullat e lojes ne demokraci. E kuptoj se po te dezilizjonoj ( nuk e di ne se e shkruajta sic duhet kete fjale ) por ama ky eshte realiteti. Nuk them ti themi derrit daje por………..Nuk di c’far te them miku im zjarri ( sic duket edhe nga karrakteri je zjarr sic ke the emrin ). Pershendetje dhe koken lart.

  6. njeri says:

    Epo kjo qeveri eshte koncentrat veprash penale. Duhet gjykate e vecante per te vene drejtesi ndaj ketyre. Cdo i burgosur ne Shqiperi ka te drejte te kerkoje lirimin se s’ka shans te kete kryer krim me shume se kushdo anetar i kesaj qeverie; fundja barazia para ligjit eshte parim kusthtetues.
    Edhe motoja duhet te ishte Basha per burgun e Tiranes. Po s’ia vlen te flasesh per dosjen e ketyre, se kush se ka mesuar deri sot, nuk e ka nga padija.
    Distancimi teatral i lulit nga meta e sala gjate fushates, eshte prova e qarte ultimative qe vete konsulentet e huaj te lulit kishin konstatuar ne sondazhe, qe pd ishte mbrapa ps e jo pak pike.
    Sa per debatin a jane politike keto zgjedhje, eshte spekulluar mjaft me aparancat. E verteta eshte qe pd i konsideron edhe me politike keto zgjedhje se ps. Pd kerkon qe me nji fitore elektorale te mbyll cdo dosje penale te saj, kur akoma s’eshte thare gjaku i 21 janarit,. Plus dhe sala e permendi ne interviste qe votimi do ishte votebesim per qeverine. Por analistet kufizohen ne aparenca, duke u kufizuar vec ne deklaratat publike te pd qe i quan zgjedhjet jo politike.
    Por pd nuk guxoi ti quaje politike zgjedhjet, pasi duke e ditur qe populli e urren kete qeveri, thirrja per vote politike do shtonte votat e opozites. Duke i mbajtur zgjedhjet streilisht lokale, i kalohej mesazhi popullit qe ju me kete vote s’na hiqni dot ne, por vetem drejtuesit lokale, te cilet fundja jane ne socialiste ne shumice.
    Por pas 8 majit, po pati avantazh pd, pd-ja do jete e para qe do i konsideroje keto zgjedhje politike, duke mbyllur debatet dhe dosjet per cdo mekat te qeverise politike.
    Ketu qendron dhe maskarada e ketyre 3 muajve:
    nji kerkese popullore per ndryshimin e qeverise blu, iu ofrua si “zgjidhje” hedhja ne vote e pushtetit lokal qe eshte ne shumice “roze”. Eshte nje tallje, qe nqs do mbyllet me kaq, e do fillojne te flasin per reforma e per axhende europiane edhe pas 8 majit, do kalonte kufijte e kalbjes se cdo ha
    a.

  7. Jeniceri says:

    Une dje i dergova nje mesazh gazetes per faqen qe ishte mbyllur por tani e mora vesh se cfar ka ndodhur.Tani duhet te indetifikohemi se kush jemi qe shkruajm ketu ne forum dhe kjo eshte me e ndershme sa i perket atyre qe nuk ju pelqejne pronocimet tona te gjejne ndonje burim te ftoht dhe te fusin koken brenda.Sa i perket artikullit te Meros si gjithmon i goditur dhe profesional mitingu i mbremshem tregoi dhe nje here friken e saliut per humbjen e tiranes dhe te gjitha qyteteve kryesore te Shqiperise luli ne fjalen e tije dukej entuziast por i trembur nga korrupsioni dhe vrasjet e 21 janarit qe i ka cekan ne koke .Neser populli opozitar te votoj ne bllok kundra te keqes qe po i kanoset qe e ka emrin sali.

  8. njeri says:

    Epo kjo qeveri eshte koncentrat veprash penale. Duhet gjykate e vecante per te vene drejtesi ndaj ketyre. Cdo i burgosur ne Shqiperi ka te drejte te kerkoje lirimin se s’ka shans te kete kryer krim me shume se kushdo anetar i kesaj qeverie; fundja barazia para ligjit eshte parim kusthtetues.
    Edhe motoja duhet te ishte Basha per burgun e Tiranes. Po s’ia vlen te flasesh per dosjen e ketyre, se kush se ka mesuar deri sot, nuk e ka nga padija.
    Distancimi teatral i lulit nga meta e sala gjate fushates, eshte prova e qarte ultimative qe vete konsulentet e huaj te lulit kishin konstatuar ne sondazhe, qe pd ishte mbrapa ps e jo pak pike.
    Sa per debatin a jane politike keto zgjedhje, eshte spekulluar mjaft me aparancat. E verteta eshte qe pd i konsideron edhe me politike keto zgjedhje se ps. Pd kerkon qe me nji fitore elektorale te mbyll cdo dosje penale te saj, kur akoma s’eshte thare gjaku i 21 janarit,. Plus dhe sala e permendi ne interviste qe votimi do ishte votebesim per qeverine. Por analistet kufizohen ne aparenca, duke u kufizuar vec ne deklaratat publike te pd qe i quan zgjedhjet jo politike.
    Por pd nuk guxoi ti quaje politike zgjedhjet, pasi duke e ditur qe populli e urren kete qeveri, thirrja per vote politike do shtonte votat e opozites. Duke i mbajtur zgjedhjet streilisht lokale, i kalohej mesazhi popullit qe ju me kete vote s’na hiqni dot ne, por vetem drejtuesit lokale, te cilet fundja jane ne socialiste ne shumice.
    Por pas 8 majit, po pati avantazh pd, pd-ja do jete e para qe do i konsideroje keto zgjedhje politike, duke mbyllur debatet dhe dosjet per cdo mekat te qeverisjes politike.
    Ketu qendron dhe maskarada e ketyre 3 muajve:
    kerkeses popullore per ndryshimin e qeverise blu, iu ofrua si “zgjidhje” hedhja ne vote e pushtetit lokal qe eshte ne shumice “roze”. Eshte nje tallje, qe nqs do mbyllet me kaq, e do fillojne te flasin per reforma e per axhende europiane edhe pas 8 majit, do fajesonte jo vetem ata qe e ofruan kete “zgjidhje”, por edhe ata qe e pranuan kete zgjidhje, edhe pse te shtrenguar.
    Megjithate imediate ngelet e keqja me e vogel, qe eshte fitorja e se nesermes. Pd ka filluar te shperndaje edhe neper amb sondazhe te blera shtrenjte (sic bleu dhe zogby-n ateher), ku luli del 5 pike para, per ti paraprire fitores qe kerkon te kapi me votues nga garazhdet e luzhjanes.
    E nesermja eshte nje rruge malore per opoziten, qe vete e zgjodhi qe ne momentin qe pranoi per oranizues zgjedhjesh ristanin,apo qe pranoi nje kolegj zgjedhor e nje strukture policore te kapur ne shumice, e qe ps ka kompleksin ti denoncoje sic i takon.
    Populli opozitar e ka kryer e do kryej detyren e tij dhe neser, e ka bere aq sa do kishte ndrruar qeveri kudo. Drejtuesit ti dalin zot ruajtjes se vullnetit te shumices, qe s’e kane votuar kurre Sali baben dhe 40 hajdutet.

  9. njeri says:

    Epo kjo qeveri eshte koncentrat veprash penale. Duhet gjykate e vecante per te vene drejtesi ndaj ketyre. Cdo i burgosur ne Shqiperi ka te drejte te kerkoje lirimin se s’ka shans te kete kryer krim me shume se kushdo anetar i kesaj qeverie; fundja barazia para ligjit eshte parim kusthtetues.
    Edhe motoja duhet te ishte Basha per burgun e Tiranes. Po s’ia vlen te flasesh per dosjen e ketyre, se kush se ka mesuar deri sot, nuk e ka nga padija.
    Distancimi teatral i lulit nga meta e sala gjate fushates, eshte prova e qarte ultimative qe vete konsulentet e huaj te lulit kishin konstatuar ne sondazhe, qe pd ishte mbrapa ps e jo pak pike.
    Sa per debatin a jane politike keto zgjedhje, eshte spekulluar mjaft me aparencat. E verteta eshte qe pd i konsideron edhe me politike keto zgjedhje se ps. Pd kerkon qe me nji fitore elektorale te mbyll cdo dosje penale te saj, kur akoma s’eshte thare gjaku i 21 janarit,. Plus dhe sala e permendi ne interviste qe votimi do ishte votebesim per qeverine. Por analistet kufizohen ne aparenca, duke u kufizuar vec ne deklaratat publike te pd qe i quan zgjedhjet jo politike.
    Por pd nuk guxoi ti quaje politike zgjedhjet, pasi duke e ditur qe populli e urren kete qeveri, thirrja per vote politike do shtonte votat e opozites. Duke i mbajtur zgjedhjet streilisht lokale, i kalohej mesazhi popullit qe ju me kete vote s’na hiqni dot ne, por vetem drejtuesit lokale, te cilet fundja jane ne socialiste ne shumice.
    Por pas 8 majit, po pati avantazh pd, pd-ja do jete e para qe do i konsideroje keto zgjedhje politike, duke mbyllur debatet dhe dosjet per cdo mekat te qeverisjes politike.
    Ketu qendron dhe maskarada e ketyre 3 muajve:
    kerkeses popullore per ndryshimin e qeverise blu, iu ofrua si “zgjidhje” hedhja ne vote e pushtetit lokal qe eshte ne shumice “roze”. Eshte nje tallje, qe nqs do mbyllet me kaq, e do fillojne te flasin per reforma e per axhende europiane edhe pas 8 majit, do fajesonte jo vetem ata qe e ofruan kete “zgjidhje”, por edhe ata qe e pranuan kete zgjidhje, edhe pse te shtrenguar.
    Megjithate imediate ngelet e keqja me e vogel, qe eshte fitorja e se nesermes. Pd ka filluar te shperndaje edhe neper amb sondazhe te blera shtrenjte (sic bleu dhe zogby-n ateher), ku luli del 5 pike para, per ti paraprire fitores qe kerkon te kapi me votues nga garazhdet e luzhjanes.
    E nesermja eshte nje rruge malore per opoziten, qe vete e zgjodhi qe ne momentin qe pranoi per oranizues zgjedhjesh ristanin,apo qe pranoi nje kolegj zgjedhor e nje strukture policore te kapur ne shumice, e qe ps ka kompleksin ti denoncoje sic i takon.
    Populli opozitar e ka kryer e do kryej detyren e tij dhe neser, e ka bere aq sa do kishte ndrruar qeveri kudo. Drejtuesit ti dalin zot ruajtjes se vullnetit te shumices, qe s’e ka votuar kurre Sali baben dhe 40 hajdutet.

  10. dreamerdays says:

    edhe sulmi virtual kishte ngelur pa u be…

  11. Nabukodonosor says:

    Keta plehra mbase thyejne qafen nje here e mire.

  12. dorand says:

    Fushate me nje risi u cilsua ajo e lulit. fushate paqesore e denje e mrekullueshme qe neser do te marri frytet e veta. fushate negative alarmuse keqdashese percarese per popullin u cilesua ajo e edit. te gjithe katunater qe flasin per ps do vlersojne ate qe dha edi se mushka ashtu i do drute kurse te gjithe qytetaret do vleresojne qyteterimin qe e solli luli me kete fushate. pra edin do e zgjedhin fshatrat luli do marri qytetin.

    1. ilir111 says:

      Ik shoku andej nga klani, abc qe transmetojne iluzione dixhitale, dhe kane akoma lajmet e para 2 viteve ne faqe te pare
      nuk eshte faji por je i dehur nga euforia adoleshenteske per adhurim.

    2. dymi says:

      Se sa qyteterim solli Lul-i duket ne kulturen dhe menyren se si shkruan ti e shoket e tu mbeshtetes halabak te tij.

  13. Reformer says:

    Per mua polifotoja e fushates eshte Lul Basha i futur ne nje akuarium si nje peshk i kuq dhe peshkaqeni Berisha qe qendron pas tij i gatshme te hape gojen dhe te na gllaberoje te gjitheve!

  14. sokoli says:

    eshte gazeta me shkrime dhe komente qe tregojne te verteten e ngjarjeve ne shqiperi .Z. MERO je vertet per tu admiruar te faleminderit

  15. fule says:

    Sot erdhen tere alarm te na kerkojne voten si ‘familje’ me joshje. (Mu kujtua ajo fjala e Rames, thojini po po, pastaj te kutia zgjidhni vete)
    Ndoshta jane ne prag deshperimi sidomos me skemen e manipulimit te vene ne pikepytje, ne 2009 qe ishin dhe zgjedhje politike ishin shume me te qete.

    Kane dhe nje opsion tjeter, ate te dhunes dhe kercenimeve, tani qe policia shtetit ka dale komplet jashte loje. Po ju siguroj qe edhe per kete ashtu sic per skemen e pare, jane marre disa masa, te pakten per ato qe jam ne dijeni ketu ne Tirane flas.

    1. dorand says:

      o rreshter fule te erdhen ty ne katun per te blere voten? per cfare voton ti per minibashkiakun e myzeqese? po ku ka vlere vota jote o rreshter se ti edhe po fitove ke katuni jot nuk do e marri vesh njeri se jeni katun me 50 veta.

      1. plaku says:

        deodorand,
        Pse te mos kete vlere vota e fules dhe vota jote te kete vlere ? A nuk e kupton qe kjo qe thua bie ere racizem. Ne demokraci secili qe eshte mbi 18 vjec dhe eshte shqiptar ka te drejte te votoje. Kete e ka vendosur Kushtetuta e te gjithe shqiptareve do apo nuk do ti mor……….Ke fat se shkrimin tim ( perpara ketij ) e kane bllokuar administratoret e Tema. Ndoshta kane bere mire.
        Pershendetje.

        1. dorand says:

          rreshterit ja kemi dublu karten e identitetit e ai sado qe te votoje do dali nje rreshter fule nga kominati qe voton per lul berishen.

      2. fule says:

        I degjova se mbanin ere qe 1 kate poshte. Se nuk fshihet kollaj era e qeneve, sa de te lyhen. Po ti zhgabe te ka dhene CILka ndonje Master per kontributin? Se me alketen u takova dhe mu ‘rrefye’

  16. england says:

    Ne kete chat arrijme te vlersojme njeri tjetrin nga ato qe shkruajme!
    nuk dime se kush eshte nga fshati,kush nga qyteti,apo dikush nga mali
    Po te flasim per politikanet pak a shume ja njohim origjinen e tyre
    ne perendim ka pas qarkulluar shprehja se nuk mund te behesh kryetar shteti
    po mos jesh 7 breza qytetar!
    Kur lexoj ca analfabete qe nuk arrijne te shkruajne emrat me shkronja te medha,dhe
    kur ne fund te fjalise vendosin pike,por pa e shoqeruar fillimin e fjalise me shkronje te madhe
    arrij te bej ndarjen e atij qe perdor shprehjen se si i do mushka drute!
    Shko e bej ndonje kurs per te shkruar gjuhen e nenes o Dorand
    e mos na trego se kush eshte nga fshati,e kush nga qyteti
    Luli yt ne keto zgjedhje do marri fletethirrjen nga prokuroria per krimet qe ka bere
    ne kohen kur ka qene minister,ne te gdhire te 9 majit

    1. dymi says:

      Besoj se te njejten flet thirrje do te marre edhe dorandi si gardist qe eshte. Mos u merzit o dorand se do te kesh shoqeri te mire duke pire caj ne qelite e 313 bashke me Lul-in.

  17. beso says:

    Palofoto me mire;nja palofoto me ca palo burra qe bejne nje palo politike me ca palo premtime.Aty mundet te ishin dhe Nano,Arvizu dhe Fazlliçi;te tre kane kontribuar me nje palo burreri.Une i kuptoj fushatat ne zgjedhjet parlamentare;behet fjale per zgjedhjen politike te qeverisjes.Dikush do taksa,dikush heqje taksash,dikush do politike sociale e nje tjeter leshime fiskale;me nje fjale duhet qeverisje e majte apo e djathte,edhe pse kufiri midis kraheve eshte nje simbolike programore.Por zgjedhjet lokale duhen perqendruar tek personi,meqe behet fjala per qeverisjen vendore.Berisha prape premtoi rruge dhe pasurime;diku premtoi se s’do kete varferi me nga fundii vitit-nejse,kush fle me endrra gjiganti s’do mend qe pret te zgjohet i gjigantizuar.Pra,shkurt,sipas editorialit te shkuar fushata nuk u ngrit ne nivelin e pritshmerise,pra deeshtoi.Qofte me pak dem zgjedhja!

    1. plaku says:

      beso,
      “Palofoto me mire;nja palofoto me ca palo burra qe bejne nje palo politike me ca palo premtime.”
      Je i madh dhe basta! Pershendetje

  18. dorand says:

    me date 9 maj tirona do zgjohet me nje fryme te re me frymen e shkundjes se pleshtave nga kurrizi i saj qe i pine gjakun per 11 vjet qe e betonizuan per 11 vjet qe ja prishen te gjithe lulishtet per 11 vjet qe na e moren frymen me kete trafic epokalipsian per 11 vjet. do ngrihemi nga gjumi te henen e do ndjejme shijen e fitores se kemi 2 vjet qe nga zgjedhjet e 2009 qe se kemi provuar. kjo vlen per mua kurse juve do coheni me goje te hidhur nga cigaret e shumta qe keni pire se jeni bere vrer qe qytetaret votuan per qytetarin e jo per hajdarin. mos u merzisni se kalon se te marten ata prej juh qe jane ne shqiperi filloni perseri pune ne bujqesi ku punu7oni e ata qe nga ju jeni jashteshtetit ktheheni prape neper restorantet apo kompanite e ndertimit ku punoni.

    1. altini says:

      Ke te drejte ne daten 9 maj Tiranes tone te dashur do i shporren pleshtat e medhenj qe jane bere si buaj si puna e sales dhe lulit dhe ketu ne kete forum do mungojne pleshtat e vegjel si puna jote…

    2. plaku says:

      deodorand,
      Vete ke thene se jeton ne Itali ( je nga ata te anijeve ), cfare do besh vete te marten. Kuptohet qe eshte e drejta jote te japesh ose mos japesh pergjigje. Kam bindjen se ne Itali nuk je shef konzerni ( e ke degjuar ndonje here kete fjale ). Pershendetje.

      1. fule says:

        Plako po pse nuk thu o burr. Ky qenka nga ata zgjebsit qe na turperojne perpara proletariatit Italian ha, ha, ha
        Katnaro jep icik llogari ketu perpara kolektivit te forumit: ke “permesso di soggiorno”
        apo je martu me Marokenen e pare qe pe te lagjia.

      2. dorand says:

        shoku une jetoj ne amerike new york po tani gjendem ne tirone te votoj dhe te marr postin tim me date 9. shoku me date 9 kur te marresh vesh qe dikush u be zv kryetar bashkie me pashaporte amerikane po edhe shqiptare se ne na lejohet ti mbajme te dyja kuptoje se jam une. hajt pra komunisto flej gjume rehat e neser me uro per fitoren.

  19. hajduti says:

    Tema..nje pakenaqesi kam ndaj jush si shkrimtare punetore qe jeni,,,a keni mundesi qe ne fjalorin tuaj si gazetare te mundoheni qe te zvogeloni perdorimin e fjaleve te huaja,,psh parlament=kuvend cfare fjale te bukur te cilen na e kane vjedhur dhe greket,,koalicion=bashkim e shume te tjera se nuk eshte dita per ti permendur se vetem kur degjon presidentin ne cdo 6 fjale 2 ose 3 jane te huaja,,(me ndodhi kjo kur po shikoja lajmet me nje shok anglez dhe ne ate moment po fliste presidenti dhe ne cdo fjali kishte fjale me baza latine ose qe afrohen me anglishten e sotme shume,dhe ky anglezi me cudi me tha qe kuptova shume nga fjalimi i atij se disa fjale ishin si tonat dhe mund ti nxirrja nje kuptim te vogel nga ato qe degjova ,,)e di qe skjo ska aspak lidhje me artikullin me larte por mendoj se dicka duhet bere nga ana juaj qe te mesohemi me fjalet tona e ti perdorim ato,,,

Comments are closed.

Lini një Përgjigje