Një kollovar figurant

11 Maj 2011, 20:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulëzim Basha po shkon i qetë drejt humbjes së mandatit për kryetar bashkie të Tiranës pasi ka mundur të sigurojë një sasi votash, të cilat duhen marrë në konsideratë. Për mbështetësit e tij, dhe sidomos për autorët e projektit politik për të avancuar Bashën në krye të PD-së, Lulëzim Basha e ka pasur garën me rivalët brenda PD-së dhe jo me Edi Ramën. Dhe nëse garën me Ramën mund ta humbasë numerikisht, garën brenda partisë e ka fituar.

Por a është reale kjo fitore?

Nëse ka një projekt të montuar politik nga A-ja tek ZH-ja, është projekti që mund të quhet Lulëzim Basha. Në gjithë karrierën e tij politike, ai është njeriu që asnjëherë nuk ka marrë vendime për veten e vet, por gjithmonë është përdorur në funksion të një projekti. Fillimisht ai hyri “kollovar” në PD përmes vajzës së Sali Berishës për tu katapultuar më ministritë më të rëndësishme të pushtetit të Berishës pas vitit 2005, të cilat konsoliduan bizneset e tij dhe të familjes Berisha. Në gjithë aksidentet që i ndodhën në këtë rrugë, ai asnjëherë nuk pati fuqi as të mbrohej dhe as të luftonte me vullnetin e tij. E pashembullt do të mbetet beteja e tij për të mos hequr imunitetin kur prokuroria ngriti akuzën, derisa Berisha i dha lejen të hiqte atë. Po ashtu ai nuk pati kurajën që personalisht të mbrohej në gjykatë, por nën presionin e pushtetit të Berishës e mbylli gjykimin me procedurë duke mbetur përjetësisht ministër në kërkim për vjedhje të 200 milionë eurove. Megjithëse Berisha ngulte këmbë se Basha i duhej për Rrugën e Kombit ndaj nuk po e kandidonte në Bashki, një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2007 Berisha e hoqi dhe e çoi tek Ministria e Jashtme dhe Basha pranoi sikur nuk kishte ndodhur asgjë. E njëjta histori përdorimi vazhdoi dhe pas rimarrjes së dyshimtë të pushtetit në vitin 2009 në Ministrinë e Brendshme. Kulmi i përdorimit të tij politik është 21 Janari, ku nën përgjegjësinë e tij janë vrarë katër qytetarë dhe kanë mbetur 10 fëmijë jetimë, dhe ai nuk guxon ende të përballet me drejtësinë.

Si për të vënë pikat mbi ‘i’, Basha kandidoi për Bashkinë e Tiranës dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë ai konsolidoi traditën e një fushatë tërësisht të montuar. Me një luks të pashembullt financiar, ai arriti që për një muaj të mos bëjë asnjë takim direkt me popullin, por vetëm të xhirojë në shesh- xhirime takime me publik të përzgjedhur dhe të shpalosë ide skolareske të ofruara nga njerëzit e marrëdhënieve publike. Ai bëri gjithë fushatën betejë kundër transparencës së fushatës së tij dhe kundër ligjit për radiotelevizionin publik. Fushata duket se ishte ilustrim i procesit të manipulimit industrial që i ishte bërë listës votuese në Tiranë me rreth 25 mijë importe demokratësh nga gjithë Shqipëria dhe jashtë saj, për të përmbysur rezultatin në Tiranë. Pa asnjë ide konkrete, me një fushatë të montuar, me një infrastrukturë të montuar zgjedhjesh, ai iu përdor vetëm si kukull ilustruese e një rezultati që në fakt rrezikoi seriozisht në mënyrë artificiale verdiktin real të kryeqytetit. Falë vullnetit politik për të votuar opozitën, Edi Rama është sot fitimtar numerik i fushatës dhe mposhtës i paepur i një koalicioni të lig anti-opozitar, drejtuar nga tri kryeministrat më të korruptuar të historisë 20 vjeçare të Shqipërisë, Sali Berishës, Fatos Nanos dhe Ilir Metës.

Lulëzim Basha ishte kukulla që u përdor përmes një fushate të montuar dhe artificiale si ilustrues i një rezultati industrial që Berisha e kishte përgatitur më parë përmes krijimit të një trupe votuese që prodhonte një rezultat artificial. Edhe pse Rama është rritur ndjeshëm nga viti 2007 dhe 2009, llogaritë e Berishës janë të tilla që e ka çuar rezultatin shumë afër barazimit përmes mekanizmit të ndërhyrjes në infrastrukturë të zgjedhjeve dhe në fushatën e pandershme të dhunimit polik të administratës si dhe urës ajrore Shqipëri- Itali apo turizmit elektoral Kosovë- Shqipëri. Ky rezultat edhe pse nuk shërbeu për të mundur Edi Ramën, do të shërbejë për të vazhduar projektin politik të kollovarit Basha brenda Partisë Demokratike. Me këtë rezultat fallco, me këtë mbështetje fallco në Tiranë, ai do të dominojë tani drejtimin e PD-së pas humbjes katastrofike të Berishës. Edhe pse Berisha do të rrijë formalisht kryetar i PD-së deri pas humbjes së radhës pranverën që vjen, Basha në të vërtetë prej nesër fillon rolin e tij të ri si drejtues de facto i PD-së. E gjithë fushata e tij elektorale, duke qenë fallco dhe e montuar, nuk ka pasur praninë e strukturave të PD-së apo drejtuesve të tjerë të saj. Në zyrën e Lulëzim Bashës ishin tre tavolina, dy prej të cilave i përkisnin Shkëlzen Berishës dhe kunatit tjetër të Lulëzim Bashës. Pra, ai hyri dhe doli nga kjo fushatë si projekt i Familjes Berisha, si njeriu që do t’i delegohet pushteti i vajzës dhe djalit të monarkut të PD-së.

Pra, e gjitha çfarë mund të themi është se ashtu si në fushatë elektorale, ashtu si në karrierën e tij politike, ashtu si në rezultatin e tij, ashtu dhe në të ardhmen e tij politike nuk do të ketë asgjë origjinale, asgjë të vetën, asgjë nga çfarë i duhet një njeriu për të qenë lider. Lulëzim Basha është një lider figurant, dhe i tillë do të vazhdojë derisa roli i tij të bëhet i padobishëm, pasi nuk do të jetë më në pushtet partia që duan të mbajnë si pronë private Berishët. “Kollovarizmi” politik i Lulëzim Bashës është një mekanizëm tranzicioni për të kaluar pushtetin nga Sali Berisha tek fëmijët e tij, por nuk është një mekanizëm që mban në pushtet realisht këtë parti me këto manovra. Ai thjesht nuk ka fuqi të marrë vendime për vetveten dhe ka zgjedhur të bëjë si një kollovar i bindur liderin figurant me të cilin Berishët mendojnë se mund të maskojnë vjetërsinë e tyre.

65 komente në “Një kollovar figurant”

  1. feliks says:

    tre kryeministrat më të korruptuar të historisë 20 vjeçare të Shqipërisë, Sali Berisha, Fatos Nano dhe Ilir Meta. NE LITAR KETA HORRA

    1. eddy says:

      Zoti Mero detyra juaj si gazetar mbas zgjedhjeve eshte bombardimi me artikuj per pastrimin e politikes shqiptare nga komunistet qe kan zene rrenje ne politiken shqiptare duke penguar demokracine Nuk duhet te keni meshire deri sa te largohen duke ja len vendin brezit te ri te pa inkriminuar jeni ju qe duhet te sensibilizoni popullin shqiptare sidomose elektoratin e PD PS eshte e trishtushme kur degjoje emra si nano berrisha gjinushi ruci dokle

  2. Claus says:

    Enver Hoxha po ja le pushtetin Ramiz Alise per te shpetuar familjen dhe trashegimine politike. Ja arriti ketij qellimi Ramiz Alia?
    Pergjigjen e dime te gjithe.

  3. epirioti says:

    Mero! Mendoj se ke dashur te besh nje analize para 8 Majit, sepse duke e njohur Berishen shume mire e kupton se tashme Lul-i eshte nje karte e djegur dhe nje lecke e perdorur e te permuajshmeve qe Salibani do ta hedhe ne plehra. Salibanit nuk i nevojitet me Basha sepse leket e Rruges se Kombit jane ne duar dhe llogarite e familjes se Sales. Nuk i duhet me se aksionet(miliona euro) qe greku i ofroi familjes Berisha ne kembim te ujerave territoriale te vendit jane prape ne xhepat e familjes. Me shume zgjuarsi edhe vrasjet e 21 janarit Salibani do ia ngjeshe Lul-it te tij duke ruajtur aq sa mundet reputacionin e ngelur ne pleqte e politikes europiane.
    Veprimi i rradhes se Salibanit do jete pranimi i arrestimit dhe denimi me gjobe i Ilir Metes, largimi i Lul-it ne Hollande dhe promovimi i ndonje figure tjeter te mjere i tipit Keltis Kruja apo Florian Mima per ta katapultuar ne ndonje ministri te rendesishme per te vazhduar pasurimin me projekte qe po i sjellin Shqiperise borxhe dhe kosto qe duam 20 vite ti rekuperojme.

  4. Tani says:

    Te lumte goja o mero. Nuk kam cfare tjeter te shtoj. Ti i ke permendur te gjitha te vertetat ne analizen tende.

  5. hysni dajaku says:

    drejt dhe sakt cka shkruhet me siper !megjithate PD-ja eshte parti e madhe i nevojitet vetem institucionalizimi ,vendosja dhe zbatimi i rregullave dhe ligjeve qe funksionon nje parti demokratike ne demokraci,,ne pushtet te sjell keq qeverrisja e kundershtarit,,roli i Liderit jo se eshte i parendesishem por me shume eshte harmonizim dhe gjetja e gjuhes brenda gjith faktoreve te nje force politike,,populli e ben vet opoziten edhe kur ajo nuk ekziston,mjafton te sigurohet liria e votes(fakt eshte,PS-ja ne 96-97-n,dhe ardhja ne pushtet e PD-se ne 2005),,

  6. 21janari says:

    Po, është plotësisht e vërtetë që duket Basha është projektuar si pasarelë e Argitës drejt kreut PD-së.
    “Suksesi” i Bashës ashtu siç e ndihmon në rrugën drej kryesisë së PD-së, e bën atë gjithashtu shumë të kërcënuar.
    Me 4 vrasje mbi shpinë, ai do të komandohet lehtë nga Familja Berisha, por edhe kundërshtarët e tij nuk do të lënë gur pa lëvizur për “ta shkuar në hell”. Shkurt një jetë njeriu e komanduar nga të tjerët, e tillë që ndoshta shpëtimi do të ishte përballja me drejtësinë…

  7. odi says:

    O Mero le ta projektojne Berishet ate si kryetarin e ardheshem te PD-se por i kane bere gabim hesapet se Basha ka treguar qe per interesa ben edhe ate qe ka bere per tu shkolluar ne Hollande me ate Hollandezin qe me se fundi kur nuk i duhej me e flaku pasi sic duket e urrente ne thellesi per ate qe detyrohej te bente,po ashtu une them qe me shume se Basha nuk ka njeri ne PD apo ne opozite qe ta urreje Sali Berishen e gjithe Berishet per ato qe ata e kane detyruar te beje por ju qofte per hajer.

  8. Ndoc Sukaj says:

    Kete here gaboheni z.Baze! Luli nuk ka vjedhur 200 milione euro.Ai eshte nje zyrtare ,,modest,,ku pasuria e tije me esenciale jane ,,aksionet,, e partise demokratike qe i fali Berisha ne 2005 dhe perqindja e,, rivlersimit,, te tyre ne kushtet e sotme.

  9. 21janari says:

    Sipas kësaj që thotë Mero, PD nuk do të ishtë më një “Parti”, por një grup oligarko-politiko-mafioz që do të mund të qeveriste lehtësisht Shqipërinë në se opozita do të ishte nën kontrollin e Ilir Metës apo Fatos Nanos.
    Por, me Edi Ramën duket që planet e tyre nuk do të jenë edhe aq të lehta. Në se Edi arrin të bindë gjithnjë e me shumë shqiptarë në drejtësinë e rrugës së tij, atëhere këto plane do të dështojnë përfundimisht…

  10. Kapterri says:

    Mero! Analiza jote eshte mese e sakte dhe e besueshme, pasi ti e njeh protagonistin kryesor te zallamahise se PD shume mire. Me 21 Janarin, Sala dhe Basha arriten ate qe quhet “point of no return” Keshtu qe duke qene bashkeautore to vrasjeve, jane te detyruar te shpetoje ose te hidhen bashke ne gremine – si Telma me Luizen. Arsyeje qe Sala e ka mbeshtetur direkt dhe indirekt Bashen qe ne fillimet e karrieres se tij politike ka te beje me fenomenin e njohur te paranojes se diktatoreve, qe nuk i besojne edhe hijes se tyre. Pas katastrofes politike dhe morale te Sales ne 96 dhe 97, themelet e PD-se si keshtjella ku fshihej Sala, filluan te shkremoqen. Besimi ne leadership-in e Sales nga njerez me tru ne PD nuk egzistonte me. Te gjithe te “vjetrit” e PD-se jane ende rreth tij per inerci politike dhe ne besimin idealist ne perendi te rreme. Kete fenomen e shohim shume mire edhe tek komunistet e viteve 90. Keshtu qe Sala ishte i detyruar te nxirrte Bashen ne nje beteje qe ishte me shume kunder grupimeve antiparti brenda PD-se se sa ne te vertete kunder Edi Rames. Sala eshte i vetedijshem qe Basha nuk mund ta marre Tiranen. E gjithe farsa e rezultateve te diteve te fundit qe sipas te ashtuquajturve analiste – qe jane shtuar si kepurdhat (jo nga ato qe hahen) mbas shiut, gara po ecen rrote me rrote. Nje shprehje e re nga gazetaria sportive. Gjithe bota thote ne zhargonin politik – koke me koke. Po nejse, kjo eshte ceshtje e kongresit te ardhshem te drejtshkrimit. Pra e gjithe lufta eshte qe Basha te dale nje fitimtar i denje ne nje lufte te ashper ndaj Rames, per t´ju mbyllur gojen disidenteve apo te pakenaqurve ne parti. Kjo do ti jape krahe klanit te Sales qe te sjelle Bashen ne pozicionin kyc te PD-se dhe ne fund te fundit te shtyje sado pak vendimet qe do te merren se shpejti nga prokurorite, vendime qe do te vulosin burgun dhe kohen qe te dy do te duhet te kalojne. Te pakten per 21 janarin.

  11. mergimi says:

    nuk kam cfare vte shtoj me.Je i madh Mero Baze.Vazhdo te na mbash me shpresa se vendi yne po behet

  12. iksi says:

    Mero analizat e tua me lene pa fjale per saktesine dhe mprehtesine e mendimit. mund te them me plot goje se je gazetari me i mire qe ka pasur Shqiperia ne keto 20 vjet pluralizem.
    vazhdo keshtu me gazetarin tende dhe mos bej kurre pakt me politiken

  13. tigri blu says:

    po te kishte qendruar vetem me bashkine edhe une qe jam demokrat pa komplikacione do te ja kisha dhene voten por i ka perzier kaq shume gjerat se qe edhe vete nuk e din se ku eshte ….. ne veteveten e tije ne rradhe te pare duhet qe te largoje ate pak racizem qe ka vete z/Edvin,,,,,,,,,,,, ju pershendes

  14. njeri says:

    Edhe nje here, luli nuk ka marre vota me shume se kandidatet e tjere te pd-se ne Tirane.
    Sduhet lejuar te krijohet ky mit i genjeshter.
    Lsi ka marre ne tirane ne keto zgjedhje 7-8% te votave (edhe pse s’na pelqen sepse dihet se care votash jane keto e si jane marre), cka i bie 15000 deri 20000 vota kur te mbaroje numerimi. Pra luli po te mos kishte lsi-ne ne krah, ashtu sic s’e kishte as olldashi, do ishte 30000 deri 40000 vota prapa Rames.
    Pra, luli ka terhequr me pak vota se olldashi e se gjithe kandidatet e djathte para tij. I gjithe afrimi ne tentative i rezultatit ne Tirane, vjen prej 15000 votave te lsi dhe kaq.
    Po te shtojme ketu edhe menyrat sesi permes kercenimeve e blerjeve te shumellojshme (qe sh mir i renditi ne vizion+ Baze), shihet qarte se cfare refuzimi i ka bere populli i Tiranes ketij skileje te pafytyre.
    Perpjekjet nga shtabi i lulit (henri &co) qe duan te ngrene nje simetri per humjen e te dy lidereve, me teza si gjithmone halucinante, anashkalon faktin qe mbi 15000vota lulit ia dha lsi-ja ne tirane, e jo buzeqeshja e tij prej djali te ri qe aq sh terheq henrin.
    Heret per te folur, por me zyrtarizimin e rezultatit, vota politike duhet kthyer ne produkt politik. Jo sic duan Henri &co, qe ndryshim politik duan te quajne hyrjen e kac lamit ne qeveri. Po ashtu sic populli foli: Opozita e quajti kete pushtet vrases dhe hajdut, dhe populli i dha te drejte.
    Keta vrases e hajdute te pavotuar, te ndjekin rrugen e ilir floririt, e prokuroria te beje detyren sic i takon, jo si tani qe priti zgjedhjet per te zbardhur kaseten.
    Prokuroria ka 5 te vrare e shume te plagosur ne ngarkim prej 21janarit, dhe ka ne banken e te akuzarve vec nji ushtar. Ky eshte nje turp i prokurorise.
    Por Shqiperia coi sot gjithe qeverine ne banken e te akuzuarve.

    1. Gjethi i thate says:

      Jam dakort me ty o “njeri”,por kesaj duhet ti fusim edhe tjetren thenie qe na ben ai “neo kons” sic i pelqen ta quaj veten Hakiu(Henri) se gjoja me voten politike na qenka bere i zgjuar populli,ndersa me voten per kryetar po ky popull na qenka bere budalla.Po si nuk i vjen turp ketyre palosherbetoresh te oborit,qe vetem per ato para te qelbura te palodipllomave qe japin per “studentet” e tyre,na shesin dhe dokrra neper tv,a thua se kane perpara nga ata lloj njerezish qe ata do donin ti kishin para tyre ne te vertet.

  15. PERMETARI says:

    si gjithmon je njesh. jam kurjoz i lexon saliu me lulin keto analizat e tua? apo jua thot ilir meta me nanon ne vesh?

    1. zana19 says:

      S’besoj se e permend njeri emrin e Meros para saluqit. Jam e sigurte qe eshte alergjik ndaj emrit te tij, harroje qe dikush te lexoje shkrimet e Meros per te. Por jam e sigurte qe ka njerez ta angazhuar posacerisht qe merren me shkrimet e Meros dhe bejne edhe komente ne keto faqe sic i shihni dhe vete.

  16. Bmw says:

    Po cfare mund te presesh nga keto mostra,qe per 20
    demokraci na kane pire gjakun si shushunja.Do vije koha
    qe do i paguajne nje dite.

  17. rrapi says:

    eshte per te arrdh keq qe PD ka ngel me keta njerez kollovar e pa personalit..

  18. Bmw says:

    E vertet eshte PD eshte nje pjelle e keqe qe eshte mbushur
    me pederaste……..

  19. bbb says:

    Zakonisht PD ne shumicen e rasteve ka vene kandidatura njerez gangsterre, hajdute, rrugace, plera e te hurit e te litarit. Kesaj rradhe Saliu ka vene nje njeri qe ne pamje te pare, nga pamja fizike nuk duket si gangster. Megjithate Basha eshte perdorur me shume si mashe ose si karem fallco sepse edhe vete Sal e dinte mire qe ne Tirane nuk fitonte dot

  20. geri says:

    oooooooooooo doktorr rrumpalla, ooooooooooo doktorr intriganti. lulzim basha hyri ke Pd si kopist. dhe doli kopil. ti humbe kavajen “zemren e demokracise” dhe fitove skraparin, ti shite demokratet e vertete dhe u bashkove me komunistat,ti je marrja e shqiprise.ti je turpi i shqiprise ik ik ik ik se po i turperon te presekutuarit dhe demokratet e vertete.

  21. aqif says:

    O Mero mos ja fut kot me ato 25 mije emrat shtese, sepse diferenca mes kandidateve ne tirane tani eshte e perafert me diferencen e zgjedhjeve ne 2009

    1. Tirana ne Tirane says:

      Mero ka te drejte. Jane mbi 30 mije emrat qe jane fut ne lista nga administrata, refugjate qe ne kembim te takimit te familjes u jane dhene bileta falas nga BELLAIR. Jane bere mbi 5 fluturime carter nga Parisi per Tirane duke perzgjedh njerez qe votojne te djathten(duke pare mbiemra jugore ose te njohur per te majte i zbrisnin nga avioni) dhe mbi 25 fluturime nga Italia, pra duke i llogarit 30 fluturime x 200 pasagjere behen 6 mije vota per Lulin. Nga Turqia kane ardhe autobuza autokolone te cilet ne kalimin e tyre nga Greqia kane bere edhe pushime 3 oreshe ne 3 zona turistike greke,Kane mberrit ne Tirane te shtunen ne mbremje te dates 7 Maj.Astriti i Ufo University ka pas ne konvikt te universitetit mbi 150 vete te regjistruar ne Tirane.Ne disa pallate te pa perfunduar te njesise bashkiake nr,9 “jetojne” nje numer i konsiderueshem familjesh…madje shume nga keta persona kane votuar ne mengjes te Shkolla “Qazim Turdiu” dhe me pas jane nis me furgona dhe makina per te votuar ne Bulqize dhe Diber.

  22. njeri says:

    Edhe nji gje tjeter eshte e rendesishme. Maskarades elektorale ku Henri &co ben c’munden, fale dhe naivitetit apo konformizmit te mjaft mediave(pervec klanit qe s’esht media por shtup mediatike), per te hequr nga debati politik 21janarin, duhet ti vije fundi.
    Smund te lejohet qe 21janari te harrohet edhe tani pas zgjedhjeve. Opozita e kishte moto kryesore qe kjo maxhorance vrau per te vazhduar te vjedh; vota e popullit aprovoi kete akuze penale mbi qeverine. Kjo eshte akuza teper e rende dhe kur nje popull i thot nje qeverie vrasese” me vote, s’mund te rrije me asnje dite ne kembe kjo qeveri.
    Boll me me analiste qe na diskutojne sesa fushate pozitive beri basha. Po qe per teater le te shkojne ne teatrin kombetar. Analistet duhet te ballafaqojne fushaten me realitetin, dhe kur nji fushate si e lulit u thote qytetarev “ju jeni te paret” pasi vrau kater, “un do bej transparence” pasi s’le mediat, “un s’jam per konflikte politike” pasi denoncoi opoziten per sulm te armatosur, e te tjera kontradikta si keto pa fund, kjo quhet nji tallje publike edhe me mediokritetin e nje shoqerie te tere.
    Opozita te zbatoj qe sot mandatin politik qe morri, duke filluar nga mosnjohja e parlamentit. Po vazhdoi te njohi kete parlament, politika do i kthehet rutines “normale” te meparshme ku do fillojne mesazhet e turpshme per reforma e axhende europiane, nderkohe qe qeverisemi nga nje grup kriminal i pavotuar per te disaten here.
    Ishte e kote thirrja e Rames pas 21janarit qe i beri nderkombetareve per te mos njohur qeverine, sepse qe nga momenti qe opozita njeh parlamentin si legjitim, u jep nje mesazh kontradiktor si nderkombtareve dhe shqiptareve.
    Nqs, Rama kerkon realisht zgjedhje te reja, kesaj maxhorance s’i ka ngelur fije legjitimiteti, dhe mjafton mosnjohja e parlamentit per ta rrezuar.
    Mosnjohja e parlamentit, eshte me shume se bojkot, eshte bojkot perfundimtar, qe zgjidhet vec me zgjedhje te reja.
    Hyrja ne parlament do te thote qeveri me salen deri 2013 duke grisur kontraten qe i kerkoi popullit per vote politike.
    Sa per lulin, opozites i vjen mire te rritet pozita e tij ne pd, pasi me renien e qeverise, presioni i pushtetit per moshapjen e dosjeve te tij penale bie, dhe fillon pikiata e tij e lire teksa ballafaqohet me drejtesine e vonuar.

  23. Lulip says:

    Mero Baze,si vrojtues , analizues i fakteve e konkluzionet qe arrin , ja nxore kallajin Bashes me kete shkrim qe na paraqite sot. Duke qendruar ne boten reale te fakteve e veprimeve,analiza e perfundimet qe realizon Merua ne kete artikull nuk te lejon per nje interpretim apo konluzion tjeter. Merua eshte i paarritshem,nuk ka nje te dyte. Lulip

  24. beso says:

    Z.Baze,sepse me ngacmove me kete artikull,jo sepse ke ne shenje bashen(qe ia morre shpirtin prej nje muaji)por thjesht per konstruksionin e bashes si produkt industrial.Njehere nisa te shkruaj ne flete nje si pamflet per berishen,ku ai betohej se karriken e vertete te k/ministrit protestuesit e 21janarit s’do t’ia merrnin dot pasi ai ate e kishte fshehur dhe ne vend te saj kishte vene nje karrike qe shkelzeni e kishte blere ne Ikea.Ikea eshte nje shumekombeshe suedeze qe shet mobilje dhe pajisje shtepiake,qe nga oxhaku dhe deri tek luget,por tjeterkund e kisha fjalen.Emrat qe po i shkruaj me germa te vogla mos i konsidero gabim gramatikor.Ikea i shet mobiljet ne pako;ato duhet ti montosh vete ne shtepi,dhe ketu qendron e bukura e bashes.Une mendoj se bashen berisha e bleu ne kuti kartoni dhe hoqi e hoqi po nuk arriti dot ta montoje si duhet,sadoqe kishte instruksion montimi brenda,dhe me e lezetshmja eshte se Ikea te fut brenda nje numer fiks vidhash,te cilat po tepruan tregon qe diku ke harruar ti futesh.Nuk dua ta bej vulgare ngjasimin,por berishes i kane mbetur shume vidha ne dore,dhe s’di ku ti vere.Le qe e ka montuar bashen me kokeposhte,saqe topalli nuk e fsheh me perbuzjen,dhe me e bukura,ngaqe e ka te ndaluar te kritikoje punen e keqe te montuesit,e ka me pash te shaje materialin si skadent.Sepse me duket qe basha,sapo filloi te kape ndopak permasat e fushes se betejes,filloi te bjere,si ne ndeshjet e trukuara.Ne fakt faji s’eshte i tij as kur u ngjit dhe as kur zbriti.

    1. zana19 says:

      beso, nje ese shume e forte. Duhet ta zgjerosh e ta cosh si leter nga lexuesi. Krahasimi me materialin e deguar nga IKEA dhe montimi gjysmak me vidat e mbetura ne dore te sales ishte vertet i goditur.

      1. beso says:

        zana19,ne nje kohe tjeter une e shkrova pamfletin,por jashte politikes dhe brenda shoqerise.shoqeria jone nga humaniste eshte kthyer ne konsumiste;bankat nxisin kredi dhe supermarketet po ashtu te sjellin nen dere depliante me artikuj qe i skontojne me 50% ose me shume,dhe ti qe ke ne mend te blesh vetem nje shishe me salce domateje perfundon te blesh nje arke,se po bleve arken te bejne ulje.Dje Roma duhej te ishte sheshuar nga nje parathenie katastrofike;ka te ngjare qe edhe profecia e popujve maya te dale nje gabim banal ne perkthim.Asteroidi qe mund te na vrase nga vitet 2030 rrezik do lodhet nga rruga,dhe cepat e botes do rrine atje ku kane qene.Pra nuk duhet jetuar sikur do vdesesh sot-ashtu siç trumbetojne optimistet e djathte.Kinezet-thone ekonomistet-kane nje norme kursimi rreth 40%,ndersa amerikanet marrin kredi ne banke edhe per te blere nje furçe dhembesh;une mendoj se fenomeni i konsumit po prish edukaten familjare,qytetare,dhe po e ngre parane ne kult.Po qe se z.Baze me jep Ok,une mund ta dergoj pamfletin tim,por jashte politikes-te kuptohemi.Isha te djelen ne Ikea,Zana,dhe kam bere sforco kozmike te nxirrja gruan nga qendra tregtare;hyme ne oren11 dhe dolem ne oren 19.Dy dite i shkova ne shtepi te montoja ca mobilje,te cilat i bleme me 1/10 e asaj qe kemi paguar ne Tirane per apartamentin tone(ne Shqiperi shtrenjtesia eshte ne mode)dhe prape ndonje vide me ngeli teper.Flm.

        1. zana19 says:

          Beso,

          Na pelqen apo s’na pelqen neve, fakti qe ne komentojme ketu na ben te jemi te angazhuar ne politiken e vendit tone, dhe kjo politike eshte e lidhur me fatin e atdheut, jo me faktin te jesh i majte apo i djathte. Tani shpresa qe Shqiperia mund te rregullohet eshte tek PS. Nqs PS e zhgenjen popullin, dhe PD riorganizohet dhe rigjenerohet e te kete si aspirate progresin e vendit jo xhepat e udheheqesve te saj, pastron zorret qe i ka te mbushura me hajdute( s’po flas ketu per njerezit e thjeshte), e del me njerez qe populli e di se jane te ndershem, njerezit do kthehen nga PD, dhe kjo eshte angazhim ne politike per te miren e Meme Dheut.

          Une e ti e kemi hedhur vahun duke ikur dhe banojme ne Amerike, por fakti qe ne jemi ketu ne faqet e kesaj gazete, e komentojme, tregon qe na dhemb shpirti per kete vend “ku na ra koka, e ku kane varret nane e tate” , per kete vend qe berisha e klani i tij e la pa ushtri, pa aviacion, pa industri, pa arin ne banke( a e lexove tek shekulli kete artikull : http://www.shekulli.com.al/2011/05/11/shqiperia-do-ti-ktheje-85-milione-usd-borxh-serbise.html), e qe po paguan borxhe te sajuara majtas djathtas qe edhe ato pak para qe kane ngelur te zhduken), po e mbush me plehra toksike, me fusha djerre, po e shet, dhe po e kthen ne ciflikun e te bijes.

          Si ka mundesi te mos politizohesh kur i sheh te gjitha keto, e te mos te te dale nje fjale nga thellesia e shpirtit e te jesh ne “opozite”. Dhe te jesh ne opozite, edo te thote te jesh i angazhuar politikisht ne problemet e Meme Dheut.
          Pra, shkruaj dhe thuaje fjalen tende kur te vjen tek gryka. Jemi te tere ne nje vorbull. Shih se c’behet: Ata i vodhen votat perseri? Mund te rrish menjane kur mendon se cfare do bejne po e moren TIRANEN?

          Mua me vjen per te qare kur e mendoj.

          1. beso says:

            zana19,une rri ne Itali,por sepse po na shkrepet mendja per ne Amerike.Une jam i lodhur nga mergimi,por qenka thene te rrosh atje ku s’do.Ebrenjte quajne boten atdheun e tyre.Marrja borxh nga qeverite eshte bisnes ku fitojne te tere(bankat,kredilidhesit,fazlliçet e tyre dhe shtetaret e regjur ne sherbetin e ndyre te politikes)-humbet populli qe duhet te paguaje;ja shiko hallin e madhe qe ka zene popullin fqinj nje jug!Po pse me detyrove prape te shkruaj?
            Si mendon ti qe po na pyesin ne keta braushet e lidhur ne kapistren e sherbime sekrete te huaja?Keta jo vetem qe s’na pyesin,por jane vene te na marrin shpirtin.Keta i sherbejne pushteteve qe nuk na duan te miren,se nuk ta do kollaj kush te miren,duke filluar qe nga Amerikae madhe e deritek Mali i Zi i vogel.Jemi te pushtuar nga e keqja-por jeta qenka lufte.Nuk bejme dot me teper sesa te shprehim dufin,se varferia manipulohet kollaj;duhet te na lene pa buke fare qe te komandoje stomaku,se mendja nuk eshte sufiçente.Shendet zana19;bota ne kutimin me te thjeshte eshte portokalle,ne shohim vetem zhapen;imagjino sesa e papjekur eshte brenda!

          2. plaku says:

            zana19,
            Shume shume shume bukur. Duket qe keto mendime dalin nga zemra e nje shqiptareje te mire. Faleminderit.

  25. Lir Koka says:

    o Mero duhet te besh me shume se Salen prej teje e kemi peshqesh.Beni nje kerkese faljeje, te gjithe ju qe e mbeshtetet te vije ne pushtet ne 2005, ti, ngjela, zogaj.
    Jua kerkoj ta beni ju se per plera si nano, xhuveli, meta, ceka, pollo, xhaferi, ruli e Co une nuk i konsideroj , apo si me then Mutit me shkel nuk i bihet se ndotesh vete.Ata jane thjesht jashteqitja e kombit tone ne fushen politike, kurse Sala eshte superkriminel.

  26. Agim says:

    I nderuari Z. Mero Baze, e nderuar TemA-online,
    kini miresine dhe fisnikerine te me qetesoni se kutite e votimit qe kane mbetur pa u numeruar
    ato nga 430 ose 436 deri tek 485 ..pra keto 50 kutite e fundit jane nga bastioni i PD apo i PS?
    Sic duket do te kem nje nate te sikleteshme..tani tek une ora eshte 10:50 PM dhe kur te ngrihem neser per ne pune ne oren 6:OO AM .e Shqiperi duhet te jete 12:00 e drekes dhe se do te kem nje pergjigje nga ju per shanset e fitores ne Tirane.
    Enderroja sot ne pune qe Edi kishte fituar dhe me imagjinate i dergoja nje e-mail duke i thene qe fitorja nuk eshte vetem e jotja..duhet te falenderosh ne menure te vecante edhe heroin-gladiator Mero Baze qe i vetem fare e demaskoi ne ate fare feje Sali Berishen..duke ta lehtesuar shume ty fitoren.
    Z. Mero Baze..ndjehem krenar qe kam keto mendime dhe emocione per ju.
    Ju faleminderit per perkushtrimin e juaj pothuajse TITANIC ne demaskimin e kupoples familjare Berisha.

    Ju lutem, pres me shume emocion pergjigjen e pyetjes.

  27. ilir cami says:

    jam dakord me Moeron. por do te ishte me e drejte analiza ne disa drejtime per lull bashen e para cfare ka qene lull basha, cfar ka bere lul basha dhe cfar objektivi do te kishte me lule bashen
    1. lul basha eshte nje person qe ka lftuar UCK dhe udheheqsit e saj.Bashkepunimi dhe dokumentar per DIik MArty ndoshta dhe Carla del Pont JANE TYE DOKUENTUARA QE PJESE ESHTE KY DYLBER.
    Familja e tij eshte gjyseme shqipater dhe gjysem e huaj nuk jane pa theks ne politke. Mos harrojem qe UDB jugosllave ne keto vende ka pature nje agjeneture nepermjet institucineve legale ka qene shume e gjere dhe ka bere shume rekrutime kunder Shqiperise dhe Kosoves.
    Nuk eshte e rastit qe Sali Berisha nje njeri qe i sherben interesave serbe dhe jo shqiptare ka perdorur rekomandimin e se bijes per kete maredhenie.
    2. sali berisha, dhe lul basha puqen ne nje pike i sherbejne te njetin qelllim kunder te qenit shqiptar, kjo eshte pike e takimit te perbashket midis tyre dhe vije strategjike ne te gjithe aktivitetin e tyre. Ku ka shtet te zhvilluar ne bote qe te akreditoje nje minister me shtesi te huaj, ku ka vend te zhvilluar ku mund te emroje nje minister te jashteme me shtetesi familirare te dyfishte , ne shume vende nuk mund te fitosh karieren si ambasador apo si funksionar ambasade.Konkluzioni eshte se te gjitha vendert kyce ku saliu ka patur interesa strategjike ka emruar lul bashen, ne emer te rruges se kombit vodhi parate, ne ministrine e jashteme pavaresisht nga reputacioni qe mund te kishte nje minister i denoncuar vuri Lul bashen. ai per hir te interesave kulltogage te Sali Berishes montoj shitjen e qinf=dra kilometera katror Greqise. Se fundi ju desh berishes apo agjenturave te huaja qe duke u diskredituar dhe ne kete funksion te emronte Minister te Brendshem, kjo per te pergatitur zgjedhjet dhe per te manipuluar dokumeteat dhe shikun te cilen Sala nuk arriti te kontrollnte sipas deshirave tetij. Ky njeri po te ishte aq atdhetar perse nuk mori inisistiaven per denoncuar genocindin ne Kosoven por la sali berishen per te hequr vemendejen popullit per te ngritur nje komision hetimor per gneocindin e shqiptareve kunder shqiptareve ne vitit 1945. por dhe ky me motivimin per Ramiz Aline, pa u ngopur qe e futi dy here ne burg, por qe dihet Ramiz Alia e vuri ne PD jo se u votua. i la pushtetin jo se e mori Sali Berisha, por ky i fundit per te treguar ndaj eprorve te tij sa ishte i thekur se antikomunist, paveresisht premtimeve qe nuk do ta prekte beri te kunderten, Qelllimi i Berishes ishte konsolidimi konfidencial dhe kredencialet qe Shqiperia me pragmatizmin apo me tradhtetine mund te ecte ku donin padronet e tij e theksoj jo populli shqiptar.Sali berisha edhe sot me qendrimet qe mban ndaj shqiperise dhe kombit( shqsiperi dhe kosove) ka qene, eshte dhe mbete antishptr.
    3. Lul basha marioneta e Sali Berishes, nuk eshte nje zgjedhje e rastesishme por e projektur nga ata qe jane sponsor te dyve. Ne aspektin e afert kandititmi i lul bashes ne tirane kunder edi rames eshte se me lul bashen sali berisha do te legjitomoje te gjithe te keqijat qe jane gjate kesaj rruge, ne planin personal lul basha duke fituar hedh poshte te gjitha akuzat per te dhe pe Salen dhe PD, e dyta zgjedja e tij i jep mundesi atije klanin berisha dhe sponzirozuesve vendas dhe te huaj te vazhdojne aktivetin e tyre ne dem te kombit shqiptar. Lufta per Tiranen nuk eshte lufte midis dy individeve, nuk eshte lufte midis dy aleancave, eshte nje lufte per nje te ardhme, dhe lufte per nje te ardhme jo vetem te shqiptareve por te nje kombi. tirana rezaton kudo ne kombin shqiptar.Cdo pabesi qe i behet votes per kete gje. sala si gjithmone mbetet i pabese. Kjo fitore nuk eshte e PS as e Aleances per te Ardhmen per per kombin shqiptar i cili dikur me lufte sot me me vote po i treogon venin antishqipatereve , por jo me kaq ai qe ka bere faj te mbaj pergjegjsi, historia nuk eshte vetem kronike por kerkon dhe pergjegjsi. Ne si popull dhe elita qe e ka hequr vehten pergjegjse per fatet e popullit nuk ka mbajtur pergjegjsi nuk ka kerkuar falje. Kjo eshte nje aspekt qe drejtesia duhet te respektohet dhe jo nenshtrohet. Ne keto 20 vjet nuk eshte mbajtur pergjegjsia dhe nuk eshte kerkuar pergjegjsia pe Sali Berishen dhe klanin e tij apo ata te krahut tjeter.
    Konceptimi i ketyre zjedhjeve i atribohet vullnetit te popullit dhe jo grupeve politike . Populli shqiptar po jep nje mesim te rralle jo vetem ne historine e tij por dhe mbareeropean. Do ti rikthehemi perseri kesaj teme. Por vetem nje komb me vitelitet sic ka qene, eshte dhe do mbetet jemi. Ne nuk bejme atehere kur nuk behet, por bejme ate qe gjithkush mund te mendoje qe eshte e pamundeshme. Kesaj rradhe u rradhimem me ate vullnet qe na do dhe qe siguron properitet.
    Zoti bekofte kombin shqiptar!

  28. raimondi says:

    Kjo varet nga kendveshtrimi i seicilit ,sepse neper keto partite politike kur do te zesh ndonje vend t e mire , me mik futesh —
    Ke ndonje mik qe njef kryetarin e Partise dhe ai te rekomandon tek kryetari ———Basha ka pas fat se ka pasur mik Argiten dhe e shfrytezoi qe te bente kariere ne politike –Ketu s’ka ndonje gje te keqe

    Edhe per rastin qe Basha vepron siopas fjaeve te Sales , prape une mendoj se nuk ka ndonje gje te keqe ,
    sepse Sala ka pervoje ne politike dhe eshte me i afti ne PD ne cdo drejtim

    Psh Sala ne fushen e ligjeve eshte kopetent. .Ja futi bukur opozites kur beri ate ligjin per votimet

    Ndaj nqs Basha degjon Salen, prape nuk ka ndonje gje te keqe , sepse Sala ka ide se si te ecet , ndersa Basha eshte i ri akoma nuk ja ka mare doren, duhet te shtroihet si puna e motorit loool

    Dhe do thoshja qe Sala ka nje gje : –Nqs tjetri ka ide te mira Sala te degjon , nuk eshte ashtu sic thone lart e poshte –
    ——Por ata ne PD- jane mbuhsesa topi , ndaj s’ka ca tu degjoje atyre .Keshtu qe edhe ai ben si do vete, dmth si i do bytha ime loool
    ,Por po te iki Sala nga PD, PD-ja merr fund

    Keshtu qe nuk mendoj se Basha eshte perdorur nga Sala per keq——– Sala ka krijuar nje strategji te tijen per keto zgjedhje .
    Dhe i ka kerkuar Bashes ta zbatoje
    Nga ana tjeter po te kishte Basha idete e tija Sala do e degjonte ———Por Basha eshte i ri dhe eshte normale qe te mos dije.
    Por me kalimin e e kohes koha do e mesoje

    Se me politike nuk merren dot te rinjte , sic behet ne Shqiperi , pasi politika kerkon ne radhe te pare experience jete ,

    Ndaj ne politike duhet te vihen ne krye njerez te pjekur ne moshe , sepse ata japin vendime te matura
    , nuk jane te rrembyer sic jane ne pergjithesi rinia

    Ketu ne USA , keta kane nje reklame te bukur ku tregojne nje grup te rinjsh qe bejne shaka e humor duke pire birre ..

    ……..dhe ne fund reklama mbyllet me fjalet :……..___Dikur ishim te rinj, ishim budallenj__

    Ndaj nuk vihen ne krye te rinjte . Mirpo ne Shqiperi kemi taktike tjeter ,–Veme te rinjte ne krye dhe behemi gaz i botes por vuajme edhe vete pasojet e kohes se pjekurise se tyre ….

  29. brace1 says:

    Mendoje qe Zoti EDI RAMA eshte guximtare e i zgjuar,me vendosmerine e tije arriti, te sensibelizoje opinjonin brenda e jashte vendit,per zgjedhjet parlamentare te 2009 te cilat u manipuluan poshtersishte nga komunistat e spiujte,me menyrat brutale te tyre me mashtrime e dhune.Dueli nuke ishte i lehte se kishte perballe 2 ishe kryeminitra,e tjetri kryeministri i sotem me votat e vjedhura ne 2009,kta kane eksperiencen makaber te dulles e ramiz kriminelit,per para,e pa drejtesi japin e bejne cdo gje pa marre parasyshe.Por poulli jone eshte i zgjuar,u binde se kta mashtrues kane vetem premtime e fjale boshe,si gjithmone parate e pasurite prradhore per vehte,Opozita me perkrahsit e saje ishin te vendosur qe fitorja do te jete e jona,mbasi pa barazia ka arritur kulmin,dhe voten tone do ta ruajme deri ne funde,dhe ashtu doli, fitorja buzqeshi shqiptaret e mashtruar deri me sot,fitoret do te jene te nji pase njeshme der ne largimin e plote te komunistve,me largimin e tyre,edhe pse shume e vonuar,jane shanset per DEMOKRACINE rreale te vertete.

  30. Neorealizmi says:

    Mero, mos ka ndonje arsye tjeter qe Berisha e mbron me kaq ngulm si per shembull ” te jete babai i njeres prej mbesave te Berishes”? Kjo pyetje ekziston dhe per te tjeret. Nqs dine dicka mund te na e thone, sepse ushqimi yne kryesor eshte jete Vipash.

    1. plaku says:

      Neorealizmi,
      Kam mendimin se po shkon shume lart. Mendoj se ne jemi mbi te gjitha shqiptare dhe jo greke e sebe. Shqiptari e ka zakon te luftoje balle per balle, dhe jo te te godasi mbrapa shpine. Pershedetje

      1. Robert-Lokamp says:

        Gjithmon i sakte plaku dhe me respekt per palen tjeter, opozitare apo jo.

        1. plaku says:

          Robert-Lokamp,
          Mua me pelqen shume thenja e popullit se i joti mishin ta ha por ama kocken ta le. Pershendetje

  31. earth says:

    fraza me e bukur: “ne zyre kishte dy tavolina, nje per Shkelzenin dhe nje per kunatin tjeter……..”. Dy kuneter dmth. e bukur

    1. linda says:

      mund te jene edhe dy kusherinj, ku njeri i ngjan shume gjyshit dhe tjetri nje perzierje azio-europiane. Kusheriri i madh po behet gati te marre pd dhe ndodh nje rrethqarkullim apo nje riciklim nga gjyshi tek nipi.

  32. england says:

    Ne keto zgjedhje ajo qe bie ne sy eshte fakti se hileqari Sali nuk u fokusua shume
    ne bashkite e rretheve(pasi e dinte shume mire qe humbja ishte e sigurte) por vemendja
    e tij u perqendrua ne tirane,ne garen e djalit te familjes,me qellimin e vetem te na mbushe mendjen
    dhe te na shpelaje trute,se ne rast fitoreje(qe larg o zot) te na servire njeriun me duart e lyera me gjkun e vrasjeve t te 21 janarit,si drejtues te kryeqytetit!
    Sali hileqari nuk e di kuptimin e lojes se ndershme
    ne fjalorin e tij ndershmeria nuk ekziston,mendja e tij punon vetem per hile,dhe prapaskena
    ky njeri ka qene projektuesi i vjedhjeve ne proceset e zgjedhjeve per gjate gjithe kohes qe eshte drejtues i partise demokratike(qe vetem emrin ka te tille) prandaj nuk duhet ta fitoje tiranen
    Imagjinoni per nje moment qe dhe tirana te drejtohet nga nje hajdut!!!

  33. mesuesi nj.11 says:

    MERO, JAM NJE FAMILJAR I NJE NUMRUESI TE OPOZITES TEK NJ.11, QE ESHTE TERRORIZUAR E KERCENUAR QE NE FILLIM SEBASHKU ME NUMRUESIT E TJERE NGA NJEREZ TE PD POR EDHE TE LSI DHE NE DISA RASTE EDHE NGA POLICE APO CIVILE TE ARMATOSUR TE MINISTRISE SE BRENDSHME. U BEHET PRESION ME TELEFONA NUMER ANONIM NE FAMILJE, U PREMTOHET PUNE E MIRE DHE SHUMA PARASH, VETEM TE MOS NUMROJNE APO EDHE DERI TE NXJERRIN TE PAVLEFSHME VOTAT PER EDI RAMEN. KY ESHTE KULMI I KESAJ SHPELLARIE QE DO TE MBAJE PUSHTETIN AKOMA ME VOTA TE VJEDHUAR. TE GJITHE NUMRUESIT E OPOZITES NE TE GJITHA NJESITE E TIRANES PAPERJASHTIM JANE KERCENUAR E TENTUAR TE PAGUHEN GJATE KETYRE DITEVE SIDOMOS NE ORET E NATES. OPOZITA DUHET TE MBROJE KETA NJEREZ DUKE THIRRUR POPULLIN NGA JUGU NE VERI PER FINALEN E SHUMEPRITUR E SHUME TE VONUAR…OK

    1. deshperimi says:

      Sa e tmerrshme, ku jemi katandisur, apo keshtu jemi gjithmone ne shqiptaret?!!!Po jemi nje popull kaq i vogel, sa vetem pak te fillosh te pyesesh e dalim te gjithe te lidhur me njeri tjetrin. Si mund te jesh kaq egersire me veteveten?Ku do i cojne keto hiena jo vetem tere ato pare te filliqura qe kane e duan akoma, por edhe tere keto gjynahe…..A ka vend universi per keto monstra?????Per cfare mund te krenohemi ne e njejta rrace me ta, se komb me ter kete corbe te peshtire qe gatuajne zor se na quan kush????O Zot ashtu si na ke dhuruar kete vend me aq shume te mira natyrore, me po aq shumic na ke dhururar edhe ligesine e nje pakice dykembesh qe e shkaterrojne. Ky eshte cmimi qe paguajme ne naivet????

    2. Rani says:

      O mesues po ti s’ke telefon keshtu nuk di ti telefonosh Rames dhe te tjereve po vjen ketu dhe tregon gjera qe duhet ti tregosh atje. Njofto o vlla ata pederat e OSBE-se te dalin nga restorantet ku pa hane dreke e darke me leket tona. Ik gjeje nje pistolete o bab edhe maje me vete se dan hasapet ajo virane i ka llafet e shkurta, po ta nxoren ata nxirre edhe ti.

      1. deshperimi says:

        JO…..absolutisht, mesuesi qe denoncon ketu nuk ka lidhje aspak me ate gjuhe qe kerkon ti o Rani. Eshte nje popull i thjeshte si une e si ti , thjesht ben nje detyre qytetare qe do ta bente kushdo. Problemi qendron tek ato hijet e shpifura pas telefonit, qe vetem qytetar smund ti quash por vec shpellar. Te ngrene zerin me te huajt qe na premtuan vezhgimin dhe mbrojtjen e votes sone, eshte gjeja me e drejte dhe e pare qe duhet te bejne, thirrjet emocinale per mbrojtje vote me trup, cojne uje ne mullirin e hijeve qe po ju shpifin jeten te gjithe neve

  34. anticensurë says:

    kjo ngritje kaq e shpejtë e bashës është thjeshtë një rritje vetëm nga ana e berishës?
    është metëvërtetë ai dhe familja e tij e hipnotizuar nga bukuroshi buzkuq?
    ka faktorë të tjerë që u intereson që bukuroshit(fshataresk që i skuqen vetëm buzërt e jo faqja)i bindur të përparojë në politikën shqiptare!?
    mos ka qënë ai një nga ata persona të përmëndur në raportin e shik,për financime nga zbulime të huaja dhe grupe mafioze?
    kush ka qënë historia e pashaportës amerikane dhe përse ambasada amerikane nuk ka lëshuar deklaratë për një gjë të tillë?
    “puna”në kosovë dhe thika sërbe në dorë të tij e në shpinë të uçk-ësë?
    përse arvziu është takuar shumë shpesh,rastësisht,me bashën?
    ka qënë rastësisht lobimi në amerikë,këshilltarët amerikanë të fushatës së tij elektorale,behtel,grekoamerikani geixh??
    shitja e detit greqisë??
    regjistrimi kurth i popullsisë???
    vrasja e 5 njerëzve në 21 janar?
    si është e mundur që ky njeri ka qënë në të gjithë këto vënde ku nuk janë në lojë vetëm interesat e shqipërisë por dhe të fuqive ndërkombëtare dhe shteteve fqinjë!
    si ka qënë e mundur që ky dështak të qëndrojë në këto vënde dhe të ketë mbështetjen e të gjithë faktorëve!??
    por për më keq si është e mundur që të mos kundërshtohet me forcën maksimale nga OPOZITA?????
    SI ËSHTË E MUNDUR TË PRANOHET QË TË GAROHET ME TË NË ZGJEDHJE ELEKTORALE?
    mero ka mundësi të na sqarosh deri ku shkon PISLLËKU????????????

  35. Eagle27 says:

    jepi jepi MESUESI NJ 11……….se dicka do te ngelet

  36. Eagle27 says:

    Or ENGLAND….sa per gjakun shko e kerkoja atyre qe dine ti fitojne pushtetet me gjak….dhe keto ti edhe shume te tjere si ty e dini shume mire se kush jane …apo jo ??!!
    Sa per hileqare …shko se te tregon EDI RAMA edhe ai qe e ka ne krah sot …se si i ka fituar zgjdhjet e 2000 edhe 2003 PS…edhe pastaj hajde dhe na fol per hilet i dashur. Mos kishte gje kamera apo vezhgues si sot RAMA …apo MEDIA te “PAVARURA” qe te kundershtonin rezultatet e atehereshme ???
    Apo kishte komisione 4-3 ??? Nqs ke qene i vogel edhe nuk di gje …shko se ta tregon mami me babin.

    1. Shqiperia per shqipetaret says:

      Shume i paedukate dhe i eger me dukeni ju Eagle 27 (megjithese nuk e meritoni t’iu drejtohem me ju) tipike per militantet (megjithese nuk preferoj kete fjale) e Saliut (sepse PD = Saliu tashme). E para nese doni te replikoni me dike mundohuni mos te drejtoheni me nje gjuhe kaq armiqesore e me te tilla thirrma “or”, nuk keni perpara armikun. E dyta ne 2000 ne Shqiperi nuk jane mbajtur zgjhedhje me sa mbaj une, ndersa ne ato te 2003 me duket se kryetar i PS ka qene Nano (mik i ngushte i Berishes dhe Metes). Ju (ku po drejtohem ne vetin shumes) cdo dite e me shume na forconi bindjen (mua personalisht) qe jeni nje antigoni e dukshme e asaj pjese te popullesise qe jane mbeshtetes te PS (nga te gjitha pikepamjet, si nga zhvillimi intelektual, kulturor, qytetar etej). Dhe ne fund, ne repliken tuaj une s’kuptova asgje konstruktive dhe ndonje mendim tuajin po thjesht ofendime pabaza. Dhe ju lutem, shkruani sakte shqip!

  37. deshperimi says:

    Z. Mero, me sa verejme sot jane mbyllyr gjithe mediat dhe nje nga keto edhe juaja. Sinqerisht urojme qe gjithcka te jete mire per te gjithe gazetaret dhe familjet e tyre, se me sa shohim mafia eshte aq e frikshme ne kete memedheun tone sa gjithkush prej nesh eshte i pafuqishem ta shkuli. Nuk ja vlejti as vota e hedhur me aq urtesi e qytetari prej popullit tone. Populli na ka dhene gjithmone shembullin e tij qe di te zgjedhi, por qenka jo aq i fuqishem per ti treguar boten e ferrit nje grushti plehrash qe na qelbin te gjitheve me eren e tyre te kermes.Zoti qofte me ju e me gjithe shqiptaret e ndershem. Zoti befte punen e tij me kermat e kombit tone.

  38. aferdita says:

    O mero, qysh do ja besh hallit po fitoi BASHA Tiranen????? populli e dashka mor i uruar….

    1. hygo says:

      moj aferdite , lere meron se ai do vazhdoje te beje punen e tij, dhe tani qe gjithe shqiperia eshte kunder berishes , ai do vazhdoje akoma me fort. po cdo besh ti moj e zeze . se do behet ndonje proteste tjeter , dhe kur te kalosh gabimisht nga bulevardi do ti hash ti plumbat e lulit. o te shkrete akoma nuk keni kuptuar se te vetmit qe humbasim jemi ne te gjithe shqiptaret. as luli qe vodhi 200 milion euro dhe as berisha qe po vjesh gjysmen e pbb nuk humbasin

    2. Shqiperia per shqipetaret says:

      Injoranca s’paska me te vertete brire! Me vjen keq po te them, po shume e kufizuar nga ana intelektuale me dukesh Aferdite…Per dijenine tende, gazetaria e lire dhe e pavaruar eshte nje nga parimet e demokracise!

    3. deshperimi says:

      kurse un po te pyes si do ja besh ti po fitoi Rama??

  39. england says:

    Nuk e di se ku jeton ti zonje(te drejtohem me zonje ngaqe ne nje moment me drejtohesh i dashur)
    por per vitet e jetes qe kam jetuar ne tirane,kam jetuar dy momente te rendesishme
    njeri ka qene nderrimi i sistemit qe une bashke me te gjithe rinine e asaj kohe ishim ne krye
    te cdo proteste,dhe rrezimit te busteve,por per tu theksuar eshte fakti se nuk kishim viktima ne ate kohe!
    momenti dyte i rendesishem gjithmone per mua,ishte viti i mbrapshte 97 ku e dime te gjithe se
    cperfundime pati
    Tani qe flasim jemi 14 vite nga ngjarjet e rrenimit te shtetit,dhe njerzit vriten ne mes te dites
    si pula sepse nuk jane dakort me kryebanditin qe rrenoi shtetin kur ishte president.
    Sa per Edi Ramen ti nese jeton ne tirane mundohu te kthehesh ne kohe para vitesh
    mjaft te kujtosh qe per tu fut ne parkun rinia duhet te vije kunragaz,se te mbyste era e shurres
    per te mos besuar ate tjetren qe ndoshta te pelqen te jesh pocaqi,dhe eshte kjo ndoshta arsyeja qe smund te jesh e dashura ime…

    1. Shtepia says:

      Te lumte goja England, mos i shto asgje me shume kesaj qe the……….ato qe e kane jetuar ate kohe e mbajne mend shume mire ate llum ne mes te kryeqytetit te Shqiperise, ku mbizoteronte gjithshka po vetem kulture dhe qytetari nuk te krijonte. Prandaj le te kthehet koha pas ……………………..dhe te behet bilanci.

  40. ema says:

    pershendetje te gjithve ,cao plaku i ri .une nuk e kuptoj akoma si mund te fitoj nji njeri kriminel hajdut hipokkrit i pa ftyre. nuk eshte halli se jane dy deputete me mendime te ndryshme per te miren e vendit per njerzit ,jane perballe nji kriminel hajdut qe dhe gruja vet ska votu per lulushin po ka dal me pi kafe ne lokalin e vefes.une nuk them se edi rama do boje gjithca ,por ai eshte me te vertete qytetar qe do te punoje nuk eshte kriminel dhe hajdut. une jam emigrante nga durrsi.osht turp per tironen te fitoj lulush sala.ca i thu ksaj ti plaku iri.nona ema nga durrsi jeton ne itali cao

  41. lanti says:

    po sa injoranta jan keto njerez qe votojn bashen po si nuk zun men kurr mor po ne 97 gruja ati u pasuru me leket e shqiptareve ai vodhi lekt e autostrades dures kukes morin u vran njerez po si skan turp e dalin e kerkojn voten e popullit po ki popull paska qan mir me shkopin e enverit njerez pa gjak pa cip te uroi shnet mero baze rrofsh sa malet

  42. LILOLABJA says:

    I dashur z.Baze!Nuk kam çfare te te komentoj per shkrimin e shkruajtur nga Ju por me mendjen e nje populli.D o te doja te teriparoja vetem nje lapsus te Juain kur deklaroni nje shifer 25 000 ,e kete do te thoja ta korigjoje^per te qene i sakt se nuk jane 25 000 importues por ekzaktesisht 25 001 pasi ker lene njeriun me te rendesishem ne kete llogari te bere e qe pa te nuk mund te behet ky numerim ,e me sakte fjala eshte per Ambasadorin e dashtun,mik te Sali Berishes,projektues te L.Bashes ku shpresat i kishte varur se me ne fund do te ftohej ne Bashkine e Tiranes meqenese Edi nuk e ka ftuar asnje here!Te mos harrojme per asnje çast arkitektin e numerimit te votave e ngadalesimin e tyre z.MIK te Lulzim Berishes ose te Sali Bashes.

  43. Arben says:

    Falsifikatori me i madh i te gjitha kohrave! Duhet te pranojme se ky eshte Arsen Lupeni i Shqiperise!

  44. Genci says:

    Mero do ishte ne te miren e vendit te behej nje analize per deformimin e votes qe u be ne keto zgjedhje, kryesisht ne Tirane dhe me mire se ti kete pune nuk mund ta beje njeri.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje