Partia Demokratike e Sali Berishës ka pësuar një humbje historike nga Saranda deri në Has, në një votim që nga shoqëria shqiptare është konsideruar realisht si një referendum kundër regjimit. Shqiptarët i janë përgjigjur politikisht thirrjes së opozitës për të ndëshkuar një regjim, i cili për dy vite radhazi refuzoi tu tregonte shqiptarëve ku kishte shkuar vota e tyre dhe ndërtuan një qeveri bazuar tek figurat më peng që mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare ka në politikën shqiptare.
Votimi i djeshëm së pari realizoi kërkesën e shqiptarëve për hapjen e kutive. Atë që për dy vite rresht Berisha nuk e bëri duke shpresuar se do të gjunjëzonte opozitën, e bënë dje shqiptarët duke i dëshmuar Berishës se është pakicë në shoqërinë shqiptare. 8 Maji hapi kutitë e mbyllura të 28 Qershorit duke dëshmuar se qeveria është jolegjitme dhe duhet të ikë një orë e më parë. Nëse në kërkesën për hapjen e kutive opozita ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe legjitimitetin e parlamentit, me votimin e 8 majit ajo ka bërë një referendum për qëndrimin e saj ndaj 28 Qershorit, referendum që bën të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ky referendum së dyti i dha fund përpjekjeve të liga të Berishës për rrënimin e opozitës dhe krijimin e një opozite luajale me regjimin e tij. Shqiptarët votuan kundër tentativës për të prodhuar një regjim putinist në Shqipëri ku media dhe antiopozitarët kishin krijuar një aleancë të fortë pro qeverisë, për të rrënuar çdo vlerë opozitare në vend. Në një situatë të paprecedent politike, media shqiptare u gjunjëzua para presioneve të qeverisë për të mos denoncuar skandalet e saj dhe bëri një rezistencë të pjesshme dhe aspak dinjitoze ndaj trukimit të fushatës elektorale të saj. Për vite me radhë të gjithë ata që do të studiojnë shkencat e komunikimit në këtë vend dhe teorinë e gazetarisë, mund të marrin emisionin “Opinion” të së dielës në mbrëmje në TV Klan për të parë deri ku ka shkuar vulgariteti i gazetarëve- shërbëtorë të pushtetit dhe deri ku mund të shkojë papërgjegjësia për të futur vendin deri në luftë civile për një grusht pare të paguara nga pushteti në këtë fushatë elektorale. Me një histeri që tejkalonte vetë zellin e humbësve të këtyre zgjedhjeve, gazetarë që për vite të tëra i kanë shitur moral medias shqiptare, u shfaqën të shfytyruar dhe të papërgjegjshëm para publikut, vetëm nga ideja se regjimi dhe plani i tij kundër opozitës nuk po votëbesohej nga shqiptarët. Si për ta bërë më të plotë këtë karikaturë, në ekran u shfaq dhe Shkëlzen Maliqi, që nisi të ngjyente gishtat me pështymë si Ilir Meta për të gjetur të dhënat e sondazhit Gani Bobi, që i ishin ngatërruar me një përzierje gjuhësore mes toskërishtes së Kastriot Islamit dhe tropojanishtes së Sali Berishës.
Por kjo fushatë ka tronditur thellë dhe mbështetësit e sinqertë të Partisë Demokratike. Është e vërtetë se ata nuk e kanë besuar udhëheqësin e tyre kur ka thënë se jemi vendi me rritje ekonomike më të lartë në botë, apo kur ka thënë se është duke luftuar korrupsionin, por kurrë nuk e kanë menduar se ai do të shiste aspiratat e tyre për hir të familjes së tij. Sot demokratët e Shqipërisë nuk duhet të ndjehen aspak të humbur pasi në të vërtetë ata nuk kanë humbur asgjë. Në Tiranë ka humbur Argita Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Damir Fazlliçi. Kandidati i tyre nuk ka marrë votëbesimin e kryeqytetit, për fatin e mirë edhe të demokratëve. Në Vlorë nuk kanë humbur demokratët, por sekserët e Shkëlzenit dhe Argitës. Në Kavajë nuk kanë humbur demokratët, por eunukët e Shkëlzenit dhe Argitës. Në Laç nuk kanë humbur demokratët, por marionetat e Familjes në pushtet. Demokratët e vërtetë që kanë menduar se kanë fituar pushtetin qysh në vitin 2005, akoma nuk e kanë prekur atë. Pushteti kaloi nga Fatos Nano tek një grusht njerëzish të familjes Berisha që i shikojnë demokratët si mish për top. Ata sot duhet të ndjehen të fituar se kanë hedhur një hap të madh përpara nga shitja e interesave të tyre nga një tufë njerëzish që kanë parim të bëhen miliarderë me pushtetin e fituar me votat e tyre. Sot nuk ka humbur asnjë demokrat i ndershëm shqiptar. Sot kanë humbur vetëm ata që kanë vjedhur dhe plaçkitur edhe demokratët shqiptarë. Për këtë arsye disa bastione simbolike të PD, ku shquhet Kavaja dhe Laçi, i dhanë leksione të forta demokracisë shqiptare duke hedhur në kosh të plehrave marionatat e Sali Berishës.
Zgjedhjet e 8 Majit ishin votë kundër pushtetit personal dhe familjar të Sali Berishës, kundër Monarkisë së tij të Korrupsionit dhe jo votë kundër demokratëve shqiptarë. Demokratët shqiptarë fituan aty ku meritonin në jug apo veri, atje ku nuk ishin simbole të Familjes në pushtet apo çerdhe korrupsioni. Demokratët humbën atje ku bashkiakët ishin bërë si punonjës hipoteke të Shkëlzenit dhe Argitës, atje ku demokratët e vërtetë nuk e preknin pushtetin e tyre, por persekutoheshin prej tij. Edhe humbja e Bollanos në Himarë i ka ardhur më shumë prej mbështetjes së tij prej Sali Berishës se sa prej afrimit të tij si një nacionalist i vjetër. Shqiptarët kishin identifikuar në këto zgjedhje një shënjestër dhe ajo ishte Sali Berisha. Tashmë ai ka marrë një votë të qartë popullore kundër dhe duhet të mbajë fjalën që do ta lexojë këtë rezultat. Shpresoj mos ta lexojë në alfabetin e Bin Ladenit, por në alfabetin perëndimor dhe t’i hapë rrugë kthimit të normalitetit demokratik në Shqipëri. Ai është sot figura më antipopullore në vend dhe nuk mund të mbajë peng qeverisjen e vendit për shkak të interesave të Familjes së tij. Në këto zgjedhje si rrallëherë në botë ka humbur pakica që na qeveriste, ka humbur pakica që na kontrollonte liritë tona, pronat tona, bizneset tona, ka humbur pakica që ka vjedhur pushtetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Ka humbur një pakicë e paligjshme që nuk përfaqëson as demokratët dhe as socialistët shqiptarë, por Familjen e Sali Berishës. Le të shkojnë pa bërë dëm nëse duan të kenë paqe me veten dhe shqiptarët në ditët që vijnë.
Comments are closed.
Nje pene e arte nuk kam fjale ta pershkruaj,po ka humbur familja mafioze dhe jo demokratet,te cilet sot duhen pergezuar qe nuk votuan nje familje qe po u merte atyre se pari shpirtin, sot ka fituar shqiperia dhe eshte vene ne vend 28 qershori nje ndeshkim edhe per meten kokepalar
Ajo qe duhet te bejne sot demokratet e vertete, eshte permysja e klanit Berisha ne PD e te reformojne Partine Demokratike e ta kthejne ne nje Parti ku ka debate, shkembim idesh e jo vetem bindje fjales se numrit nje te klanit.
Momenti ka ardhur qe te goditet Berisha e klani i tij, dhe pse kjo gje eshte e veshtire pasi jane fuqizuar shume ekonomikisht, po nuk eshte e pamundur, e Shqiperi ka nevoje per alternativa, e nje PD e reformuar mund te shnderrohet ne alternative.
urime z.Mero,ju lumte,keni bere nje pune te shkelqyer,por mund te them se keni bere detyren si nje gazetar i ndershem dhe i sinqert,i pakompromentuar,trim dhe jo servil si disa figurina te tjera qe dalin ne ekrane dhe qe nuk kane fytyr, dhe guxim dhe qe harronin te flisnin per 21 janarin.JU LUMTE.
Me te lumte dora o Mero.Rrofte Shqiperia e lire. Poshte te korruptuarit e degjeneruar bashke me prostitutat e politikes se tyre.poshte. Tutoret e tyre te brendshem dhe te jashtem.urime SHqiperia ime
Demokratet e vertete, te cilet me zemer kane besuar ne idealet demokratike te partise se tyre qysh diten e krijimit, nuk mund te beheshin perde mbrojtese per matrapazlleqet e familjes biologjike e klanore te sal-iut, per hajdutlleqet e akraballeqet e Lul-it,Fazllicit, F Mediut, Ilirit etj
Demokratet e vertete ja dhane pergjigjen e merituar monstrave qe kane uzurpuar PD, kete parti qe lindi si shpresa me e madhe e endres europiane te shqipetareve.
Te lumte dora o Mero.rrofte Shqiperia e lire.poshte tutoret e korruptuar dhe te degjeneruar te politikes shqiptare.poshte prostitutat e politikes shqiptare rrofte Shqiperia ime
Ti ngushllojme komunistat e spiujte,apo te presim edhe pake si mendoni,a shtupeci i 20% i ishe lsi u gropos bashke me flliqsirat e tije.U mbulofte me mute, ashtu e ka hake trathtari i pa cipi,mashtroje ne zgjedhjet e 2009,por poulli ja dha reston,ai tan duhet arrestohet per vjedhjet e krimet qe ka bere.
I nderuar Zoti Baze
Eshte nje sherbim i madh qe ju dhe gazeta juaj i beni demokracise shqiptare me shkrime te tilla krejtesisht te pavarura politikisht ku denonconi korrupsionin dhe paturpesine politike te nje kaste mafiozesh qe ka uzurpuar Shqiperine.
Nuk kam paragjykime politike, dhe as nuk shpresoj qe Edi Rama do sjelle begatine ne Shqiperi po u be kryeminister. Por edhe ne qofte se Edi Rama do bjere pre e korrupsionit si shume te tjere para tij, vota e lire ben qe populli ka mundesi ta korrigjoje gabimin dhe ta heqe nga pushteti mbas kater vjetesh. Njekohesisht vota e lire do t’i jape medias pushtetin qe i takon. Vetem uroj qe kete flamur qe mbani sot te mos e leshoni kurre, ashtu sic beri Koha Jone e Nikolle Lesit qe u bastardua si gazete mbasi perfitoi edhe ai nje kocke nga banketi ite korruptuarve. Ajo gazete qe lexohej kaq shume deri ne 97en, dhe ata gazetare si Frrok Cupi dhe Aleksander Frangaj qe u futen ne burg nga pushteti i Sali Berishes tani i thurin hymne e lavde monarkut te ri dhe komunistit te vjeter. Pra qendroji tundimit Zoti Baze dhe perpiqu te mbetesh keshtu si sot, flamurtar i mendimit te lire qe kemi kenaqesine t’i lexojme shkrimet dhe na ben te shpresojme se kane mbetur ende njerez te ndershem ne Shqiperi, dhe se Shqiperia e ka vertet nje te ardhme qe te te gjithe e enderrojme.
Me respekt
Gregor (Gole) Nashi
Angli
te lumte goja gregor
Nuk e kuptoj per c’fitore dermuese beni fjale Mero?! Nga rezultatet aktuale diferenca eshte minimale. Ne Tirane dhe kudo. Populli eshte i ndare pergjysem njelloj si ne 2007 dhe 2009! Ky eshte realiteti!
o Tirona nga tropoja, Z.Mero eshte patriot…Shqipetaret fituane 80%…kurse Sali agjenti dhe agjent Bollono me kolonel Jonollatos me agjentin e vjeter Godo, Ketu ne kali Skenderb Litare ne fyte..
procesi i numerimit te votave ka ngecur,keq per kupolen berisha se po zgjatet agonia e nje vdekje qe cliron shqiptaret drejt evropes faleminderit Mero
Z. Mero je gazetare prefesioniste,dora dhe mendja jote e ndritur jane per ti patur zili,te lumte je me kurajo e guxim,ju falenderoje sinqerishte ju personalishte,pa lene mbrapa ekipin e gazetes tuaj,suksese.
Bravo.z.Baze, je i madh si gjithmone analiza juaj eshte e goditur. Shpresojme qe psikopati te hapi rruge me te mire……
Z.Mero! Te lutem jepi nga ana ime nje kafe pa sheqer Kaçit(Kastriot Islamit) per sondazhin e bere dje nga ai ne tv Klan,ku un kam bere komentin tim(lexoje te lutem).Por te lutem jo ne Rogner sepse nuk e paguaj dot,zgjith nje lokal te thjesht.Leket ti dergoj ne llogarin tende(ma dergo nr.e logarise me e-mail) pasi te me thuash qe e çova ne vend porosine!..Itali
Mos u entuziazmoni kot. E njihni njeriun me kanatjere leshi apo jo? Neser do te thote qe humbjen do ta studiojme, por PD ka mandat legjitim te drejtoje deri ne 2013. Nqs Edi Rama e mbyll me kaq do te jete pusht I keq. Duhet patjeter te bllokoje parlamentin deri sa te shpallen zgjedhjet e parakohshme. Atehere mund te themi qe Sales I mori muti shalet
Miri,
Me vjen keq por Edi mund ta bllokoje parlamentin vetem ne se populli ngrihet ne demostrata madheshtore ( paqesor ) dhe kerkon dite ose jave me radhe, zgjedhje te reja te parakoheshme. Keto jane rregullta e lojes ne demokraci. Alternative tjeter do ishte nje skandal i madh, si puna e videove te Ilir koklopes, dhe populli te ndrihet ne demostrata te fuqishme ( paqesore ). Populli yne thote me mire nje pellumb ne dore se sa dy pullumba nen pullaz. Te fitojme perfundimisht zgjedhjet ( shenjat jane kryeveper ) dhe pastaj te shkojme ne zgjedhjet politike te parakoheshme. Gur gur behet mur.Pershendetje
Plako ne e kemi popullin bageti. Opozita e ka ne dore, ose me skate Edi Rama. Maloku me protesta duke degjuar Moxartin nuk iken. Ti bllokojne parlamentin deri sa ti mbushet mendja dhe ketyre xhanavarve te Europes apo ketij karnavalit te USA qe opozite ka te drejte. Po e la me kaq Edi Rama do jete me xhanavar se maloku vete. Neser do te me japesh te drejte kur te degjosh cfare do te nxjere nga goja ai malok shurranjosi.
miri,
Nuk them se, nuk ke te drejte. E di mor mik se ke te drejte, por mendoj se mushka nuk i do drute ashtu sic thua ti. Ti thua me force. Po e le ket muhabet se ne fakt ti ke me shume argumente se mua, dhe perfundimisht ndoshta realiteti do tregoje se ti ke te drejte. Faleminderit per debatin civil. Pershendetje.
Plako more djale. Une spo them ti vihet pushka parlamentit, pase kete e ben dora vete Sala i Berishajve. Une them qe Rama ti kthehet hetimit te zgjedhjeve te 2009 e te bojkotoje parlamentin deri sa te shpallen zgjedhjet e jashtezakonshme, tani qe u provua qe opozita ka te drejte. Mgja jam skeptic shume per zgjedhje te jashtezakonshme, pasi ky eshte fundi i cubit te Vicitolit e Gamorit te Skraparit. Mos harro se keto monstra vrane 4 te pafajshem ne mes te pazarit, pse po protestonin per buken e gojes. Komunistat vdesin e nuk dorzohen. Kane dhene prova disa here per keto. Qofsh i gabuar kete rradhe.
Ore Plaku, perfundimishte Edi Rames nuk i lejohet qe te dale nga bashkia e Tiranes sepse populli, votoje per Edi Ramen. Urime opozitareve. Edhe ato qe nuk votua per Edin, jane te fituar. Nuk ka te humbur sepse jemi Shqiptare.!
e majta i ka sjelle gjithmon lirine popullit shqiptar,si kunder pushtuesve te huaj ashtu dhe ndaj pushtuesve te brendshem,,perfshi ketu pushtuesit Italian ,Gjerman, clirimin e vehtes nga diktatura qe ben vet, clirimin nga fashizmi i Saliut te pare,clirimin nga regjimi i Fatos Nanos,dhe Ilir Metes..me te mirat dhe te ligat ngelen me atdhetaret nga te gjith duke perfaqesuar shumicen e popullit tone,,te “djathtet”qe po i quajme kot se ne fakt jan me te majt nga te majtet gjithmon jan sjell si pushtues me popullin e tyre,pa asnje ideal e pa nje fije patriotizmi,sharlatan e vulgare deri ne ilaritet
Z. Mero, nje shkrim i juaji vlen sa per te gjitha analizat se bashku te kolegeve te tu.
Ju jeni pushtetit te katert, mos e humbni kete fuqi…
Bravo.
Artikull i bukur dhe i sakte.
Bukur Mero ! Sigurisht ndermjet demokrateve te vertete dhe Sali Berishes nuk ka asgje te perbashket . Sali Berisha i ka perdorur votat e tyre per llogari familjare dhe antikombetare . Dita e largimit te Sali Berishes nga froni ku eshte ngulur me force eshte afer . Te perfituar do te jene gjithe shqiptaret , por me te perfituarit do te jene demokratet e vertete , te cilet do te kene rastin me te mire qe ta qerojne nga drejtimi i PD , ose te largohen nga ajo sa kohe e drejton Sali tradhetari.
Mese e vertete, ky ishte nje plebishit. Nuk u votua as per Qazim Sejdinin, as per Shpetim Gjiken, as per Baftjar Zeqon,as per Vangjush Dakon dhe as per Peleshin e Korces, qe kishin figura groteske perball tyre. Ne zgjedhje lokale ky qytetari voton bazuar ne punen e kryetareve te bashkise, pa nje sforcim politik asnje nga te siperpermendurit nuk rikonfirmohet, por kur votohet kunder Z.Berisha edhe nje cope druri mund te zgjidhet kryetar bashkie. Cila ishte altrnativa e suksesshme qe ofruan demokratet, Bashkine e Shkodres apo ate te Sarandes? Berisha luajti me karten o te tera o asnje dhe kjo ishte Vaterloja e tij dhe e askujt tjeter. Politika nuk eshte vetem kulise por edhe realitet.
Edhe ky shkrim i Mero Bazes si shume e shume te tjere me pare eshte analitike e plotesishte i argumentuar.Duhet thene pamedyshje, pa lekundje se ne luften per demokratizimin e shoqeris shqiptare, Mero Baqze qendron ne piedestal dhe nuk ka njeri qe ta lekunde.Ne kete kontribut per demokraci e zberthimin e korrupsionit e prapesirave te qeveritareve Mero Baze duhet shpallur hero kombetar dhe pas tij vijne edhe disa gazetare te tjere.Por mos harrojme edhe disa gjoja opinioniste e gazetare qe duhet te tregohen me gishte si antikombetar,mafioze sherbetore te puneve te pista si mercenar pa dinjitet e padyshim antipopullor.Rrofte fitorja e demokracise por kujdese duhet konsoliduar.Lulip
Per sa i perket humbjes se Bollanos ne Himare , nuk ndaj te njejtin mendim me ty Mero . Sali Berisha dhe Bollano per sa i perket nacionalizmit i perkasin ne qendrimet e tyre atij grek pavaresisht se te dy jane shqiptare gjakprishur . Ata ngjajne si dy pika uji per sa i perket vektorializimit te politikave pro – greke ne dem te shqiptareve . Ata nuk e demtuan njeri – tjetrin se jane i njejti lloj ne qendrim dhe veprim politik , por qe te dy moren nje pergjigje te merituar dhe duhej ndoshta dhe me i thelle rezultati i fitores mbi ta . te dy jane funderrina dhe luftenxites, te dy e urrejne paqen midis shqiptareve , te dy jane me damken e tradhetarit.
Je nje star i gazetarise Shqiptare .Ju dhe zonja FLORA jeni ajo pjese e inteligjences sone qe na ben te jemi krenare per ju.
le te vuloset fitorija e opozites nje here! pastaj! eshte detyre edhe e Edi Rames qe ta “lexoje” mire kete vote,,une do kisha deshire ta “lexonte” mire Saliu i pari,por ai kurr se ka bere dhe nuk do ta beje tani,,ndaj shpresa ngelet ta “lexoje” Edi Rama…megjithse ishte nje gare me shume pengesa shqiptaret gjeten force e kurajo te dalin e te votojne,kundra presionit mbi buken e gojes e vendit te punes,,gjeten force te dalin mbi pazaret e Fatos Nanos e Ilir Metes dhe kjo eshte nje tregues pozitiv,,Edi Rama duhet ta lexoje drejt per te kuptuar se kjo fitore duhej te kishte qene shume here me e thelle,me njerez me te ndershem e kandidatura me prestigjoze,por perseri eshte e mjaftueshme duke patur kundershtar te gjithe,,Edi duhet ta dije se shume nga ata qe fituan u ishin veshur syt nga dhjami korrupsionit dhe ishin nivel me ulet nga rivalet e PD-se qe u ndeshkuan si perfaqesues te Berishes,ndaj nuk duhet te spekulloje me kete mbeshtetje qe i dhan shqiptaret,por ta shfytezoje e ktheje ne krahun pozitiv
o hys a ta kthejm dullen a te bohet qefi ty m’qafsh. a ke nostalgji kur coeshe ne mledhje t’partis e i demaskoje reaksionart qe boni agjitacion propogand dhe i rrasje mreana ei internoje si fis. ske faj ti hys kan faj te djathtit qe sju varen te gjith ju ish komunistave ne litar
hysni dajaku,
Nje analize shume e thelle dhe me brume. Te faleminderit. Shpresojme qe Edi te kete kujdes ta lexoje drejt ( ashtu sic thua ti ) voten e dhene. Pershendetje.
ti pjeter mustakuqi ke deklaruar qe je nga jugu po ke ndryshuar emrin ne pjeter. Gjuha qe po perdor me siper te ben muuuuu qe je prej pertej kufirit. Dukesh si serb qe flet shqipen shatra patra. Ne diskutimet e tjera dikush ta ka redaktuar komentin, me sa duket tashti redaktori po te fle dhe ty po te del boja e kuqe.
Sic e tha dhe merua, kjo eshte fitore e gjithe shqipetareve te ndershem qe e duan shqiperine te lire nga tradhetaret e hajdutet te kombit.
Zana,
Je aq e trashe sa nuk e kupton qe une po komentoja me Hysen e disa te tjere fshatarce. Po te flasesh per redaktime me mua, e ke humbur betejen. Une jam nje njohes i mire karakteri dhe duke i lexuar pacavurret e tua te mesiperme e kuptoj qe ke nje IQ, inteligent quotient, nen mesataren. Merua ate qe tha tani e nderron shpesh sepse eshte kamaleont. Te gjithe ju qe sot e mburrni e keni share kur ishte shkrimtar i oborrit Berisha por sic edhe e theksova me lart nuk ka se si ta konceptoje ajo kokrra e grurit, qe ke ne vend te trurit, gjera te nderlikuara.
Pjeter mustakuqi,
Po pse ofendon mor shqiptar. C’jane keto qe thua mor shqiptar.
I dashur Z. Mero sot eshte nje dite e shenjte , me ne fund te drejtes se sovranit po i degjohet zeri.
Kjo dite eshte dita e frytit te punes suaj te palodhur si gazetar e qytetar i madh i ketij populli , mos e harroni kurre kete dite . Kesaj here ke qene shume me i madh se ne vitet 90-te, sepse po luftonit te keqen me te madhe te Shqiperise , vrasesit ,tradhetaret,spiunet e hajdutet e paskrupujt te saj .
Ne cdo fraze te editorialit tuaj kam pare veten,kam ndjere penen tuaj te fuqishme prej nje njeriu me te vertete Shqiptar. Bravo ! Shqiperia dhe Shqiptaret duhet te vijne te paret Mero .
Kryetari i opozites duhet t`ju dekoroje per punen tuaj te palodhur ,duke i cjerre masken liderit te P.D dhe ministrave te tij te peshtire .
jo o Pjeter,j!faj kemi ne komunistet qe nuk i vram te gjith ju te djathtet:)))se ne i kishim edhe shtetin edhe armet edhe ishim me shume,por e kuptuam qe e dhjem edhe e lam me nder,,po ti akoma se ke marr vesh demokracine dhe e ngaterron kot me ate kohen tjeter,,ato pune qe thua ti i ka bere Saliu jot se ai ka qen sekretar partie,,une komunist kam qene vertet,por ne kanal kam punuar gjith jeten,as kam denuar njeri e as me ka denuar njeri,kam punuar me ndershmeri,,dhe kam zbatuar me ndershmeri gjith ligjet e shtetit ne ate kohe,ashtu edhe keto te demokracise,,kemi ndryshim shume te madh or miku im ,po ti je akoma 20 vjet mbas e te duket vetja sikur ke ecur 20 vite perpara
o hyse ska si te ishe komunist dhe i ndershem or ti
O mustak, po e bej sefte te shkruaj per ty.
Besoj se me kete talent qe ke ti per te merzitur te tjeret
patjeter do kesh qene pjese e aparatit te luftes se klasave
nese ke dhe moshen (megjithese edhe tani ajo vazhdon).
E zeme se ke te drejte ndonjehere (per mua aspak),
megjithate ka dy probleme – me ate menyre qe shprehesh
ske shans ti besh te tjeret te te degjojne si normal dhe e dyta
mos u lodh ta ndryshosh boten qe te rrethon kaq forte (se ti e di se kush
e ka kete tipar).
Ti mund te vazhdosh replikat dhe me mua po une nuk mendoj
se do merrem me me ty.
Do te mjaftonte fraza e fundit per disa specie si ky mustaku.Ketu shkruajne njerez jo specie. MOS U MERNI ME TE SE I DUKET VETJA NORMAL.
hysni dajaku,
Une jam i sigurte qe, ky pjeter mustakuqi, ka qene vete komunist, ish sigurims dhe tani si babai i tij politik Sala eshte kthyer ne demokrat. Keshtu qe ne kohen e Enverit ti nuk kishe si ta vrisje kete kamaleon. Jam i sigurte se do cduket nga forumi si pjeter mustakqi dhe do mari nje emer tjeter dhe do hiqet si i PS-se. Ky zoteri nuk eshe gje tjeter vecse nje kamaleon i lindur. Lavdi zotit qe Shqipria nuk ka shume nga keta kamaleone. Me vjen keq se, ky kamaleon ja arrit qellimit,duke na prishur kete feste te bukur te fitores mbi Sal fashistin. M.gj.ate te ne rroje kryetari i ri i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Pershendetje
Ju komunistet vetem nje gabim bete hysni dajaku ne nentedhjeten ,komunistet me legene,servile dhe te pa cipe na i faturuat neve te djathtve,dhe mire na i bete,sepse ate mendje paska shumica jone,kush e mendonte se une do te qendroja kaq gjate me komunistet e tipit Sale dhe shume te tjerve.Prandaj e urrej me shpirt Ramis Aline sepse me kete veprim e ndeshkoj edhe 20 vjet te tjera Shqiperine me diktature. Por tani besoj se ne fund te tunelit 60 vjecar shqiptaret po shofin drite drejt civilizimit dhe Europes.
Keshtu u duk eshte me 29 qershor por pas 48 oresh, bandat e gangsterve te PDse bene hatane duke manipuluar.
ate frike kam dhe une. po behet cmos ristan plera me berishen per te mare tiranen. kjo vonese ska asnje ndryshim nga ajo e 2009. COHUNI POPULL DHE MOS LINI HAJDUTET TE MARRIN TIRANEN
permetari,
Koken lart djema. Ne fituam. 2009 ishte 2009 tani jemi 2011. Jam i sigurte se Edi ka mesuar shume nga 2009. Gezuar fitoren dhe urime per kryetarin e ri te Bashkise se Tiranes Edi Rama. Naten e mire dhe pafshi endera te bukura, ndoshta Edin si kryeminister te Shqiperise.
Të falenderoj Mero (më lejo të të drejtohem kështu) për këtë shkrimin sintezë!
Duket që Shqipëria po emancipohet, dhe këtë konkluzion e bazoj në tre episode domethënës:
-Fitorja e një zonje në një bastion të PD si Burreli.
– Humbja e pritshme e PD në Kavajë
– Fitorja për herë të katërt radhazi të Ramës ne Tiranë.
Që emancipimi i shoqërisë vjen nga e majta, kjo ështe një prirje e përgjithëshme botërore. Duket që falë Ramës e majta shqiptare është futur dukshëm në rrugën e europianizimit.
Por, për mendimin tim, gjëndja e të djathës shqiptare është dramatike. Këtu, jo vetëm nuk mund të flitet për europianizim të saj, por PD falë Berishës po e tërheq të djathtën drej « skutash të errta » që do të duhet shumë kohë për ta nxjerrë. Dhe këtu bashkohe m plotësisht me ty, se ky është një ndër dëmet me pasoja të rënda që Berisha po i bën Shqipërise.
Mero,
Miku im! Ne demokratet jemi te prekur sa i gjithe populli nga historite e korrupsionit te doktorrit. Fjalet e tua jane te renda, por te verteta. Ne nuk humbem sot. Ne humbem ne 2007, kur kuptuam se kush po i korrte sakrificat tona. Ti e kupton po aq sa ne, sa shume vret zhgenjimi.
Ngushullohu or mik se nuk je i vetmi, por jemi shume shoke…
Pavarsisht bindjeve, te gjith mbetemi Shqiptare, ka ardhur koha qe torten ta bejme me te madhe, e jo te zihemi se kush mer cilen thel.
Z. Mero Baze, me kete shkrim qe eshte si plumbe pushke ke vrare te gjithe te korroptuarit qe sot mbajne pushtetin.
o Nicolle a me ben nje nder te vogel?/
Boll mer idiot se le kokrren e namit, kush te ka mesuar si perdoret kompjuteri se na ka pjelle belaja.
Ore Pjeter, perse behesh nje injorante per nje cope Berishe??? Ik ore morracak i Berishes sepse nuk me ule kurre.
o mustak,
Komento temen mor shqiptar dhe mos ofendo, mor njeri. Lexo temen siper ne fillim dhe jep mendimin tend per te. Behu njeri, bej siç bejme te gjithe ketu ne forum. Lexo temen dhe pa ofenduar njeri jep mendimin tend. E dime se je me Salen dhe kjo eshte e drejta jote, sic eshte edhe e drejta jon te jemi me Edin. Nuk e kuptoj se ku qendrom problemi ? Apo sic thote Ilirr111 ke FRUSTACIONE PERSONALE. Ne se ke probleme te ketij lloi, na i thuaj neve, ne kete forum, se jemi te gjithe shqiptare dhe ndoshta te ndihmojme. Pershendetje
nje pyetje shoqerore,file;mos je nga mallakastra???? po qe se ;po! do te komentoj dicka,dua te me pergjigjesh sinqerisht,ne pyetjen time,po qe se;jo! ska problem,,,,,
Nuk ekziston budalla ne bote te qendroje i heshtur ne nje feste
(shprehje latine)
Z. Mero Baze, me kete shkrim qe eshte si plumbe pushke ke vrare te gjithe te korroptuarit qe sot mbajne pushtetin me dhune.
Sa mire !
Nuk jam dakort me dike qe shkruan me lart se emancipimi i vikerka Shqiperise prej te majtes. Emancipimi vjen nga qytetaria ,ai nuk ka ngjyre partiake dhe merite ka media ,e cila koshientizon qytetarin se cili eshte pushteti dhe nxjerr ne shesh te palarat e pushtetareve si Berisha e Nano.
O Pjeter!te sqaroje nje here e mire xha Hysniu ty,se ti nuk venke mend:))ti me sa kuptoj une, ke dal edhe po kerkon “hundleshin”:))shikon mbiemrin tim Dajaku edhe kujton se une jam “hundleshi” apo i “forte” edhe do te grisesh me mua:))mbiemri im e nenkupton “dajak”me fjale reale e pa genjeshtra,e jo ashtu si mendon ti! me gjysma tulle,shkelma,bokse,dacka e te tjera mjete “edukuese”,,une megjith rroba te lagura peshoj 47 kg edhe vetem mustaqet me kan ngelur,ndaj mos e humb kohen me mua po shiko ndonje hundlesh tjeter qe te vije hakut:))une kam besim se keshtu si e ke nisur ti,pa dyshim qe do e gjesh ate “hundleshin” dhe une sinqerisht te uroj ta gjesh sa me shpejt edhe inshalla ta gjesh nje, tamam,qe ta ket leshin e hundes gershet e jo si mustaqet e mija qe jan si shkolle nate,nje po e nje jo:)),,kur ta gjesh ate “hundleshin”!!dhe kur te arrish ne ate momentin qe “hundleshi”te zeri e te perpjeki prej sheshi,ather kujtoje edhe nje here xha Hysniun:))te uroj megjith zemer suksese ne rrugen tende te ndritur per te gjetur “hundleshin”
Hyse, bravo se ishte shume zbavites dhe humoristik pjesa. Ma merr mendja se do ishe nje shkrimtar i denje i realizmit socialist. Hys po te besh nje kerkim ne google, del qe Hysni Dajaku eshte kryetar i partise komuniste prandaj une ekam kap me ty. Kurse nicolla eshte thjesht budalle, ska pse e komenton me, tourkofagos po na fut percarje ne Shqiperi per pune feje. Ndersa plaku eshte dhelper e vjeter, dhe kisha respekt per te ne fillim por me kalimin e kohes e kuptova qe ishte nje ish komunist dhe ish sigurims qe dilte jashte ne kohen e enverit. Megjithese pleqeria ben te veten, plaku ngelet nje njeri me bagazh.
Ndersa po te jete puna per dajak s kam shum problem per hundlesha e per b. lesha Hys keshtu qe mos u shqetso or Hys.
ore file,mos je bjonde,,,,,,,,dhe po na lodh koken,!!!!!! se zakonisht mustaqekuqet,apo shamikuqet,,,,,,jane nick,te preferuara nga femra bjonde!!!nuk eshte turp te deklarohesh se je nje bjonde,,,,,,,,
PENA TOP MERO!!!!!!!!!!!!!
Ne se e majta ka nje fitore spektakulare,Z.Mero i prin me flamurin e fitores.Shkrimet e Meros kane qene oksigjeni qe ka ushqyer trurin e turllosur te gjithe shqiptareve!
o Tirona nga tropoja, Z.Mero eshte patriot…Shqipetaret fituane 80%…kurse Sali agjenti dhe agjent Bollono me kolonel Jonollatos me agjentin e vjeter Godo, Ketu ne kali Skenderb Litare ne fyte..
Ky Mero e trasjton ne kendveshtrimin e tij hakmarres kete fitore te PS-se
Jo re mik jo —
——- Kjo fitore ishte nje fitore kunder METODES EKONOMIKE QE ZBATON SALA ne Shqiperi , metode e cila ka 20 vjet dhe ka sjelle nje Varfferi totale,
ka bere qe 1/3 e popullsise te Shqiperise te larhohet nga vendi , sepse kjo ekonomi nuk ka aftesi ti ushqeje dot as me buke thate
—Kjo eshte dhe arsyeja qe kemi ikur
————Kjo lloj metode e orientimit ekonomik te Sales me privatizm total , doli fund e krye nje Deshtim Absolut
–Ajo nuk siguron azgje , me perjashtim qe stimulon veset ne natyren e njeriut dhe nje nga keto vese eshte korrupsioni ,
pjese e te cilit natyrisht do jete edhe familja e Sales
Falemnderit z. Mero! Me lejoni ne emer te te gjithe shqipetareve te cilet e duan dhe shqetesohen per fatet e Shqiperise edhe pse larg, t’iu them falemnderit. Falemnderit per faktin qe na le te mendojme dhe te mos humbim shpresen qe ne Shqiperi ende ka njerez te cilet me te vertete e duan demokracine dhe vlerat e saj per te cilat te gjithe luftuam ne vitet 90. Opozites i uroj fitoren e merituar, ndersa te gjithe anetareve te partise demokratike, atyre qe ne shpirt e parime jane te tille uroj qe nje dite te marrin timonin e partise se tyre ne duar dhe sebashku me PS te drejtojne kete vend e ta lulezojne ashtu sic i ka hije dhe mbi te gjitha populli heroik shqipetar e meriton.
Pershendetje nga zemra!
RESPEKT PER KETE SHKRIM KAQ KUPTIMPLOT !!!
Mero komentet jane te teperta ne shkrimet e tua, keshtu qe s’ngelet vec te falenderoj per te disaten here per editorialin e radhes.
Desha thjesht te shtoja qe fitorja e te dieles eshte nje fitore e te gjitheve…e Temes kunder pushtetit dhe zagareve qe mban pas si te cmendurin Edison Ypi e larvave te tjera me ne krye bythlepiresin e Hekuran Isait, misherimi i njeriut me te felliqur te regjimit te Hoxhes, pra me Fahri Balliun. Kjo eshte nje fitore e Top Channel, News24, Vizion+ kunder televizioneve pacavure si TV Klan + TVSH + Albanian Screen + ABC News qe megjithe propoganden alla enveriste nuk munden dot t’i hidhnin hi syve ketij populli, kjo eshte nje fitore e qytetarise kunder dhunes verbale dhe vizive te nje partie bajraktaresh sic eshte PD-ja, kjo eshte nje fitore e se drejtes kunder drejtesise se gjunjezuar nga pushteti vrases.
Gazeta Tema dhe “Fiks Fare” (dikur ishte edhe Faktori Plus) jane te vetmet dritare qe kane mbrojtur me se miri interesat e qytetareve dhe sot pervec nje shperblimi moral, ju meritoni dhe nje shperblim financiar nga fondet e buxhetit te shtetit per motivacionin ne fjale. Kur nje qeveri e korruptuar perdor paret e taksapaguesve per te paguar Ciljetat dhe Elita 5 nga 400,000 Euro per 1 kenge, duhet te akordoje fonde speciale per cdo individ apo subjekt qe denoncon skandale shteterore.
Megjithese une jam i majt ne bindje dhe shume shpejt e parashikoj Edi Ramen si kryeminister, do deshiroja nga ty te te shihja kurdohere ne keto llogore pa u ndikuar nga ngjyra e flamurit apo statura e liderit qe udheheq vendin. Une do jem kurdohere lexues i rregullt i Temes dhe editorialeve tuaja!
Qofsh i bekuar per ushqimin shpirteror qe na ke ofruar me shkrimet e tua, duke na e mbajtur gjithmone shpresen gjalle se ne kete vend ka ende burra te mencur, trima dhe luftetare.
Edhe nje here suksese ne punen tuaj!
Lidhur me problemin e bllokimit te njesise nr.5 ka nje taktike te ndjekur nga ana e Partise Demokratike ku do te bllokohet gjithe numerimi i votave ne njesite e fituara nga Edi Rama dhe do te numerohet votimi ne njesite e fituara nga Lul Basha me pas Komisioni Zgjedhor do te beje te pavleshem njesite ku jane fituar zgjedhjet nga Edi duke bere te mundur qe te shpallet fitorja ne tirane nga Luli.
Edhe Rama nuk i ka punet mire ne Trane, por te shikojme.
Edhe Rama nuk i ka punet mire ne Tirane, por te shikojme.
nicolla disha,
Koken lart nicolla. Koken lart. E drejta vonon por nuk haron. Edi po e shkurton disavantazhin nga Ilir hajduti. Jam i sigurte se Edi do vitoje. Pershendetje
Plaku, po e monitoroje numriming nga large. Une kam besime shume qe Rama do te qendroje ne krye te baskise, por manipolimi mund te prodhoje supriza te cuditshme.
Edhe une kame shume besime qe edie do qendroj ne krye te baskise por pa manipolim se ai pordhon shume
Kur Berisha te largohet nga PD. Une do te behem mbeshtetes i Partise Demokratike.
Rama eshte ne rrugen e fitores.
Edhe saliun e hys nga ju e kemi peshqesh se ne te persekutuarve sna la njeri te shkonim ne shkolle keshtu qe morem nje kuadro borxh nga ju. Ajo qe ndodhi ne Shqiperi nuk ishte kapitalizem pasi ish komunistat i pronesuar si deshen dyqanet, pronat e te tjera ndersa te persekutuarit , si puna ime psh, ngelem me ideale duke mbeshtetut PD. Aty ke te drejte se edhe tokat jua dhane yzmeqareve dhe ja ndane per fryme, kush kishte punuar ne drejtim te krevatit mori me shume toke. Sa per ju Pjeter keni qene aq te keq sa komunizmi me i eger ne bote, keni pushkatuar, internuar, varferuar dhe plackitur nje shtrese te tere Hysca donit te benit te ishit te keq.
Informacioni me i fresket tregon se Rama po trrondite endrren e Bashes. Une nuk kam qene komuniste, por rrespektoje ish komunistat qe duan nje demokracie te vertete.
KUSH MBJELL SHIUN KORR FORTUNEN
– Oguri i Zi i majes se Malit te Dajtit nuk do ti ndahet deri ne sketerre!
– Deshi tu zere fronin edhe Perendive!
– Nga Alban Dega. Nju Jork
Vaterloja e Sali Berishes e klanit te tij te kusareve dhe vrastareve me 8 maj eshte totale. Disfate e turpshme i nje sundimi te paturpshem te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” e kesaj “qeverie gangsteresh”.
I ka ardhur ne maje te hundes nje populli te tere nga nje sundimtar despotik si Sali Berisha, i cili I ka ndare ne shqiptare te nenes PD- Sali- Jozi dhe ne shiftare te njerkes si Milloshevici ne Kosove.
Disa, nje grusht te sojit te vet, ” i vret” me poltrona, me tendera, me luks e bollek me miliona te taksapaguesve shqiptare.
Te tjeret, shumicen e shqiptareve i denon me “vdekje te bute”: papunesi,varferi, “lista buke”, me jete “ala Lul i vocerr”.
Jo vetem me vdekjen e bute , por edhe me vdekjen barbare, me ekzekutim publik ne sheshe publike, ne syte e publikut, sic veproi ne 1997-ten, me 15 mars 2009 ne Gerdec dhe me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes!
Sali Berisha dhe klani i tij korri cfare mbolli.
Mbolli karshillek, lufte berrylash, intolerance. Mbolli sharje, kercenime, lincime verbale e fizike…Mbolli korrupsion, kusari, plackitje te taksaguesve shqiptare. Mbolli zi, pabarazi, ndasi ne vend te liri, barazi, vellazeri! Mbolli vdekje, vrasje publike, zi !
Korri disfate, turp, humbje totale. Korri Vaterlo me politiken e tij perca e sundo!
Mbolli shiun. Korri e po korre fortunen. Eshte vetem fillimi… Dite me te mira pasketaj do te vijne. Natyrisht jo per mujshanin Berisha dhe klanin e tij mafioz.
Dite me te mira po vijne per shqiptaret! Nuk ka se si ndodhe ndryshe. Shqiptaret tashme jane lodhur nga bemat e zeza te kesaj qevezie dhe Padrinos se saj. U ka ardhur ne maje te hundes! E keshtu shqiptaret po i kthejne kusurin Berishes dhe kalnit te tij !
E populli, shqiptaret i kthyen kusurin: Vaterlo e vertete per Sali Berishen e klanin e tij vrastar e kusar!
Populli i dha veridiktin e tij: e denoi me disfate te turpshme, me deshtim total!
Populli i dha veridiktin e tij: denim me vdekje politike. Shqiptaret Nuk perdoren as automate e as bomba, as stillapsa- pistoleta e as cadra helmuese… As arme zjarr e as bomba atomike. Aq me pak bomba me hidrogjen apo arme biologjike te shfarosjes ne mase….
Kurrsesi jo. Perdori armen me te fuqishme te demokraise ne te gjitha kohrat. Perdori fuqine e votes se lire… Voten e lire te shqiptarit te lire!
Vaterlo e vertete per Sali Berishen dhe klanin e tij. Debakel i vertete!
Edhe perballe kesaj Vaterloje te vertete Sala dhe klani i tij nuk po lene mjet pa perdorur per te penguar veridiktin e popullit. Falangat politike dhe skuadronet e vjedhjes e manipulimit te votave te Berishes jane ne panik. Jane hedhur ne sulm per jete a vdekje per te penguar fundin e turpshem te klanit kusaro- vrastar te Berishes ne kryeqytet.
Sovrani e dha veridiktin e tij.
Ngjitja ne Malin e Dajtit ishte nje ogur i zi. Qe ate dite ka filluar tatpjeta e tij theqafese! Asgje. Asnje magjistar as kusar, asnje falltor as gaztor nuk mund ta shmangin theqafjen e tij!
Pse!? Sepse pangopesia e tij e coi deri aty sa deshi tu zere fronin edhe Perendive. Tani apo po e godasin me fuqite e tyre. me fuqine e Perendise se demokracise, popullit shqiptar!
Asgje nuk mund te shmang deshtimin e Berishes dhe klanit te tij kusar e vrastar. Sali Berisha e klani i tij mbollen shiun. Sali Berisha dhe klani i tij po korrin fortunen!
Shkrim për në pedestal!
Gjithësesi, mungojnë recetat e marrjes edhe më tej me këtë klan kriminel. Nëse nuk ndëshkohen pamëshirshëm, me burg a më keq, i njëjti cikël ka gjasa të vazhdojë edhe me aktorë të tjerë në politikën shqiptare. Dhe natyrshëm, kur nuk ka ndëshkim, vazhdon krimi. Pa dalë jasht teme, Ilir Meta duhet të përfundojë në burg, me doemos. Do jetë shumë i dëmshëm lërimi edhe i këtij, me racionalen se duhen dënuar edhe ata që shkaktuan 97-ën apo Gërdecin e 21 janarin. Patjetër duhen dënuar edhe ata, por nuk dmth që ngaqë ata janë të lirë, i lirë të mbetet edhe koklopa. Kështu i priten duart hajdutëve në radhë që mezi presin të kenë kosheret në dorë.
VATERLOJA E SALI BERISHES !
– Shqiptaret ekzekutojne qeverine e vrastareve dhe kusareve me armen me
te fuqishme ne Bote. me voten e lire
– Klani i vrastareve dhe kusareve te Berishes ne sulm frontal per
te shmangur Vaterlone totale te Padrinos
– Nga Alban Dega. Nju Jork
Ne maje te hundes
Vaterloja e Sali Berishes e klanit te tij te kusareve dhe vrastareve me 8 maj eshte totale. Fund i turpshem i nje sundimi te paturpshem te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” i kesaj “qeverie gangsteresh.
I ka ardhur ne maje te hundes nje populli te tere nga nje sundimtar despotik si Sali Berisha, i cili I ka ndare ne shqiptare te nenes PD- Sali- Jozi dhe ne shiftare te njerkes si Milloshevici ne Kosove.
Disa, nje grusht te sojit te vet, ” i vret” me poltrona, me tendera, me luks e bollek me miliona te taksapaguesve shqiptare.
Te tjeret, shumicen e shqiptareve i denon me “vdekje te bute”: papunesi,varferi, “lista buke”, me jete “ala Lul i vocerr”.
Jo vetem me vdekjen e bute , por edhe me vdekjen barbare, me ekzekutim publik ne sheshe publike, ne syte e publikut, sic veproi ne 1997-ten, me 15 mars 2009 ne Gerdec dhe me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes!
Kusuri popullor
E populli, shqiptaret i kthyen kusurin: Vaterlo e vertete per Sali Berishen e klanin e tij vrastar e kusar!
Populli i dha veridiktin e tij: e denoi me disfate te turpshme, me deshtim total!
Populli i dha veridiktin e tij: denim me vdekje politike. Shqiptaret Nuk perdoren as automate e as bomba, as stillapsa- pistoleta e as cadra helmuese… As arme zjarr e as bomba atomike. Aq me pak bomba me hidrogjen apo arme biologjike te shfarosjes ne mase….
Kurrsesi jo. Perdori armen me te fuqishme te demokraise ne te gjitha kohrat. Perdori fuqine e votes se lire… Voten e lire te shqiptarit te lire!
Vaterlo e vertete per Sali Berishen dhe klanin e tij. Debakel i vertete!
Edhe perballe kesaj Vaterloje te vertete Sala dhe klani i tij nuk po lene mjet pa perdorur per te penguar veridiktin e popullit. Falangat politike dhe skuadronet e vjedhjes e manipulimit te votave te Berishes jane ne panik. Jane hedhur ne sulm per jete a vdekje per te penguar fundin e turpshem te klanit kusaro- vrastar te Berishes ne kryeqytet.
Facebooku dhe Eunuku
Edhe perballe kesaj Vaterloje te vertete Sala dhe klani i tij nuk po lene mjet pa perdorur per te penguar veridiktin e popullit. Falangat politike dhe skuadronet e vjedhjes e manipulimit te votave te Berishes jane ne panik. Jane hedhur ne sulm per jete a vdekje per te penguar fundin e turpshem te klanit kusaro- vrastar te Berishes ne kryeqytet.
Ato po pengojne, sabotojne, minojne numerimin ala afrikan te votave ne kryeqytet. Sinjalin e pare e dha vete Sala kur me injorance totale deklaroi se ai i beson Facebookut… Cfare idiotesie. Ne demokraci ka vetem nje peshore, vetem nje kriter te se vertetes. Ajo eshte vota e lire e popullit te lire.
Cfare lidhje mund te kete Facebook me ate vote. Eshte njeriu i lire qe vendos per voten e tij te lire. Jo Facebook. Faceboook eshte nje shpikje e menjdes njerezore per ti sherbyer njeriut te lire e jo per te komanduar mendjen, shpirtin, vendimarrjen e tij.
Ndryshe demokracia do te quhej Facebook, Twiter, Google…, e terrci e verrci e verrci e terrci. Jo Demokracia eshte sundimi i popullit, me popullin dhe per popullin.
Asnje Facebook nuk mund ta nxjerre fitues Eunukun e Berishes, Lulezim Basha.
Kusaret dhe magjistaret
Kete fakt nuk mund ta shmangin as analistet, as magjistaret, as shtriganet e Klanit te Berishes qe pa u numeruar as cereku i kutive te votimit ne Tirane parashikonin me fallin e tij fitoren e ekzekutorit, mashtruesit, falsifikatorit, kusarit dhe vrastarit Lulezim Basha me 50.5 deri 51 per qind te votave te kryeqytetit. Nderkohe Rama printe me mbi 1000 vota me shume!Tamam analiste tipike si arusha qe predikonte se kete dimer do te behen shume dardha! Kur e pyeten pse, u pergjigj sepse me pelqejne mua fort!
Keta analiste ala Berisha si puna e nje fare Henri Cili, Arjan Cani, Artur Zheji , Frrok Cupi, Mesila Doda, Blendi Fevziu… me sjellin ne kujtese rrenjen e kesaj fjale anale. E kam fjalen per vrimen anale te Berishes, qe shkarkon te gjitha felliqesite e tij ne veshet e syte e shqiptareve!
Si syte e ballit !
Njesite numer 5, e mirenjohur si bastion i socialisteve dhe Njesia Numer 8 ku ndodhen gati gjysma e votave te kryeqytetit jane kthyer ne objekte sulmi frontal te tij per te vonuar fundin e tij pa lavdi, Vaterlone e tij te pashmangshme e totale .
Ndaj shqiptare vigjilente: Mbroni voten tuaj! Vota jone eshte jeta jone!
Eshte aspirata jone : E duam Shqiperine si e gjithe Evropa! E duam Shqiperine si Ameriken demokratike perballe antiaspirates se Berishes e klanit te tij mafioz qe e dua Shqiperine si ciflig personal, si karrike te perjetshme per klanin e vet ne kurriz e ne dem te shqiptareve ! Eshte vete jeta jone!
Vota juaj eshte jo vetem arma por edhe jeta juaj, e femijeve tuaj e femijeve te femijeve tuaj! Eshte e ardhmja evropiane e Atdheut tone. Ndaj mbroni voten si vete jeten tuaj! Ndaj vigjilence ! Syceltesi! Ndaj ruani voten tuaj si driten e syrit!