Votë kundër Monarkisë së Familjes Berisha

7 Maj 2011, 23:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqiptarët do të shkojnë sot në qendrat e votimit pas një fushate të pashembullt me akte dhune, prishje të rregullave dhe ligjeve të fushatës së ndershme dhe mungesë të thellë transparence. Kryeministri i vendit dhe kandidatët e tij i konsideruan këto tridhjetë ditë si një hapësirë kohore ku mund të xhironin një film të ri që nuk ka lidhje me qeverisjen e tyre 6 vjeçare me shprese se me 30 ditë gënjeshtra do të mund të mbulojnë dështimin e qeverisjes. Ai mendon se qytetarët e Tiranës do të votojnë Lulëzim Bashën pasi e panë duke qarë nga emocionet në mitingun përmbyllës. Po qante njeriu që nuk i ka ikur asnjë lot hidhërimi kur ka lënë 10 fëmijë jetimë më 21 Janar. Shumë vetë panë Lulëzim Bashën të puthte Jozefina Topallin për të treguar se partia e tij është e bashkuar. Është fjala për të njëjtin person kundër të cilit Basha ngriti fushatën elektorale duke e fajësuar për histerinë e saj për prishjen e piramidës. Cilit Bashë t’i besojmë, atij që pështynte mbi Jozefinën në fushatë apo atij që e puthte në miting?

Pamë një Bashë që nuk pranoi të ishte as në emision me Blendi Fevziun, legjendën e kompromiseve pro-qeveritare në vend, duke vendosur një rekord të zi për teatralitetin dhe artificialitetin e fushatës. Duke mos pranuar as gazetarin kampion pro-qeveritar në vend, duket se Basha ka më shumë se sa probleme me të qenit me qeverinë. Ka probleme me të mos qenit vetvetja dhe njeri që mund të përballet realisht në jetë. Ai është njeri që shmang çdo gjë reale në këtë jetë, shmang familjen reale, punën reale, betejat reale dhe ballafaqimet reale. I  ndrojtur dhe nga ndonjë pyetje pa mendje e Blendi Fevziut, ai inskenoi në fund të fushatës një teatër të shëmtuar nervangritës me njerëz të cilëve tanimë nuk u kupton dot as racën politike, as fytyrën dhe as gjininë.

Pamë një Lulëzim Bashë që premtoi sërish një faturë 1 miliard euro, pa dhënë ende shpjegim për prokurimin e drejtpërdrejtë të një miliard eurove në segmenti Rrëshen- Kalimash. Një njeri që i është shmangur gjyqit duke përdorur pushtetin politik dhe financiar, tanimë mendon se mund të na gënjejë për faturën e dytë.

Por në gjithë shfaqjet e tij, në të vërtetë ne shikonim atë që fshihej pas teatrit të Lulëzim Bashës. Pamë Sali Berishën e mplakur nga makthi se mos këto zgjedhje ndëshkojnë atë që nuk e ka lejuar deri më sot ta ndëshkojë drejtësia dhe vota e popullit. Ai po shkon drejt ballafaqimit me zgjedhësit, pasi i ka dështuar me turp koalicioni që i ka dhënë legjitimet formal më 29 Qershor. Mblesi i këtij koalicioni ka ikur prej tij duke e denoncuar si hajdut dhe drejtues të klaneve mafioze. Partneri i tij formal, Ilir Meta, mund të arrestohet javën e parë pas zgjedhjeve. Të gjitha këto e bëjnë të plotë makthin e Sali Berishës dhe të panevojshme paratë që ai po bën gati për të riblerë deputetë pas 8 Majit.

Sot shqiptarët edhe sikur opozita tu kishte thënë votoni për projektin e Edi Ramës për Tiranën, do të votonin për më shumë kundër projektit të Berishës për t’i marrë të gjitha pushtetet në këtë vend. Ai po synon sot të jetë përveçse zoti i parlamentit, zot i gjykatave, zot i qeverisë, dhunues i prokurorisë dhe presidentit, edhe zot i Tiranës dhe qyteteve kryesore të Shqipërisë. Ai është nga të rrallë kryeministra në botë që qeveris vendin duke pasur kundër thuajse gjithë qytetet e vendit. Ai po përpiqet që sot në vend të kthejë Monarkinë e pushtetit të tij familjar ku qytetet e Shqipërisë të mos kenë më emra kryetarësh bashkish, por princër nga familja Berisha. Ai po synon që Tirana të quhet pronë e Argitës, Durrësi pronë e Shkëlzenit, Kavaja pronë e mbesës së madhe, Lezha e Kruja pronë e nipave të Lirisë, e kështu me radhë. Ai nuk është i qetë me pushtetin ekzekutiv, pasi mund ta humbasë shumë shpejt nëse shqiptarët nuk dorëzohen dhe t’i japin atij në pronësi gjithë qytetet ku ai nuk shkel dot. Ai është duke kërkuar një mandat për Monark të korrupsionit shqiptar, një mandat për të bërë të heshtin ata që janë kundër tij, për të bërë të përulen ata që i kanë rezistuar projekteve të tij zaptuese dhe për t’i bërë ikin nga ky vend ata që shpresonin se shpresa mund të ringjallet. Ai kërkon një mandat jo për t’i dhënë ca lek më shumë Argitës, Shkëlzenit, nipave dhe mbesave pafund të tij dhe gruas së tij, por për tu dhënë siguri se në radhë të parë do të gëzojnë ato që kanë fituar në mënyrë të paligjshme deri sot. Ai po kërkon një mandat për të çelur periudhën e mos-ndryshimit më të pushtetit të në Shqipëri. Ai po kërkon të rrënojë opozitën shqiptare, t’i japë fund demokracisë dhe t’i hapë rrugë putinizmit dhe monarkisë së korrupsionit familjar. Ai po kërkon garanci për ato që ka bërë duke vrarë dhe vjedhur. Është një kërkesë e pamëshirshme që rrezaton deri ku është zhytur në krim dhe korrupsion ky njeri. Ndaj zgjedhjet e sotme jo vetëm që janë politike, por janë jetike për të ndarë fatet e vendit, për të mos votëbesuar Monarkinë e Familjes Berisha, e cila po jeton në makthin e njerëzve që kanë vrarë për të vjedhur dhe duan të vjedhin sot për të na sunduar gjithë jetën. Mos u jepni këtë shans të keq fëmijëve tuaj.

78 komente në “Votë kundër Monarkisë së Familjes Berisha”

  1. Baca says:

    Shkrim qe tregon dashuri per kombin dhe demokracine,nje pene e forte dhe e paperballueshme nga klani berisha opozitarizmi gjithmone ka per tu respektuar nga njerzit e ndershem.

  2. edi rama says:

    neser populli i tiranes dhe i gjithe shqiperise do ti tregoj vendin ketij vrasesi qe mendon se do fitoj tiranene po nuk do bjerre kurre tirana ne duarte e ketyre plerave te kryesuar nga sali gadaffi e lulesim bin laden

  3. Bilbil says:

    Kam bindjen qe mesuesit ,mjeket dhe infermieret pavaresisht se i jane pergjigjur nuk jane dakord qe te vazhdoje rregjimi “Zborit”,pasi vetem muajin e fushates Doktori i ka derguar keto ndermarrje nga 6 dite ne zbor me buke me vete.

  4. hysni dajaku says:

    nese Berisha -Meta arrije te marrin nje rrezultat pozitiv ne keto zgjedhje,e ardhmija e vendit zhytet vertet ne qorrsokak duke dhene nje mesim se vjedhja,kusaria,badakcilleku do triumfojne gjithmon,,,nuk do te ishte problem fare edhe kurr mos te fitonte PS-ja,nese nuk e meriton.dhe Saliu me Meten te punonin me ndershmeri..fatkeqesia qendron! mire qe po vjedhin ashiqare,por kerkojne te eleminojne me cdo menyre opoziten e vertet,per te vendosur nje opozite te komanduar sipas nje skeme shume bajate me ne sfond Nanon Meten e Berishen ne rolin e regjizoreve

  5. Neorealizmi says:

    Te votojne te gjithe pavaresisht kujt do t`ja japin. Mosvajtja certifikon ata te cilet e quajne te perjetshem pushtetin. Le te marrin nje mesim, sado te vogel.

  6. Altini says:

    Me pak fjale duke pare gjithe perpjekjet e minutes te fundit te Meros, poezite e disa komentuesve te Shefqet Musarait edhe vete dilni ne konkluzion qe fitorja eshte e Bashes. Urime dhe shpresoj te te besh edhe per Tiranen ate qe bere per Shqiperine.

    1. melisa says:

      Tr nuk esht e shqiperise????cfarw ka bere Altin,bashe?kishe fjalen per ata 4-njerez qe vrau te pa fajshem nga gjith shqiperi dhe do te bej te njejten gje dhe ne tr,,,pupupu larg qofte!!!!

  7. fule says:

    Ca te themi. E ke qare o Mero, si gjithmone. Mos vdeksh kurre
    Ketu ne Tirane te pakten shof dhe dicka tjeter, gadishmerine e shume opozitarve per ti qendruar dhe pergjigjur dhembe me dhembe banditeve dhe horrave te Ilirt dhe Saliut. Ky eshte sinjali me i mire.

    1. PERMETARI says:

      Me behet shum qefi per keta opozitare qe jane ne gadishmeri kuneder horave te saliut. Por pyetja shtrohet a mendon ti se keta opozitare mund tja dalin kundra sali kriminelit?. saliu vret njerez per ato vota sepse shpellari e di shum mire qe asnjeher ska fituar pa vjedhur . PS do i fitoj keto zgjedhje si ne 2009 por puna eshte qe shpellari do bej cmos per te vjedhur. sot ne piken kufitare te morines u futen 40% me shum kosovare sesa fundjavat e tjera. Cdo te thot kjo??? Kjo do te thote qe ata kosovaret do votojne per saliun me karta indetiteti fallco . EDHE MJER NE SHQIPTARET PASTAJ , VJEN KOSOVARI DHE TE VOTON PER SALIUN , DHE TE THOT TY MBYLL GOJEN SE SALIU ESHTE PATRIOT KURSE JU TE OPOZITES JENI GREKER. AI SALI PATRIOTI QE BOLLANON E KA IDHULL, TARGAT I BERI BLU, DETIN E SHITI, SHQIPERINE E FUTI NE VELLAVRASJE. ETJ ETJ QE SMBAROJNE KURRE.

  8. nada says:

    Basha do te kthehet perseri ne ndonje post ministror per te bere ndonje sherr te ri dhe populli i Tiranes me Edi Ramen do te vazhdoje endrren per Tiranen…

  9. njeri says:

    E vertete. Madje monarkite jane me mire pasi jane ne pergjithesi nacionaliste, kurse kjo monarki e sales, ka shitur e do shese cdo cope e aset te ketij shteti per te blere mbeshtetjen e atyre perfaqesuesve qe flasin per demokraci teksa shperblehen me rroga shtese vrasesit e 21janarit.
    Neser votohet per mbijetesen e demokracise Shqiptare; ringjallja fillon me voten per opoziten. Opozita ti dali zot vullnetit te maxhorances popullore qe ka 5 vjet qe qeveriset nga nji minorance kriminale. Te ruhet cdo vote, e verdikti politik i ketyre zgjedhjeve te respektohet sic dhe u kerkua deri ne fund duke ndryshuar drejtimin politik te ketij vendi e jo pushtetin lokal qe opozita e kishte.
    Oferta per blerje te n24 nga Isu.. dhe san.., tregon qe kjo monarki po behet gati per nje perballje tjeter dhe ne rast humbjeje te ketyre zgjedhjeve.
    Neser, te votojme Basha per burgun e Tiranes.

    1. Mentari says:

      Monarkite fqinje greke apo serbe kane mare troje te Shqiperise.Kurse Esat Pashe Toptani,Ahmet Zogolli,sali ram berisha,kane falur troje shqiptare,ketyre monarkive per te ndenjur ne pushtet.Pra ka monarki e monarki.

  10. Skaran says:

    Votoni per te hequr njehere e mire nga pushteti kete mbetje te komunizmit….

  11. Bobi says:

    I nderuare dhe i dashur Mero ju pergezoj per shkrimin e bere duke shpjeguar dhe demaskuar personin mendoj me te padeshirush te shqiptareve per bemat dhe sterbemat nga ai dhe familejaret dhe lakejt e tije nje super komunist me i tmereshem se sa idhu i tij enveri por nuk jame ne gjendje te kuptoj se sa dhe si ps do ti beje balle manipulimve qe ai dhe lakejt e tije si ristani kane planifikuar dhe vazhdojn te bejne deri sa te mbaroje vota e fundit sepese atij do ti ndaloj zemera po qe se humbe

  12. Bobi says:

    Votoni per te larguar te keqen dhe atyre qe e shoqerojn nga pushteti dhe jo vetem largoni sali gadafin sa seshte vone

  13. Agim says:

    Ju te rinjte e Tiranes ,
    ju qe do te votoni neser per here te pare
    ju nuk kishit lindur ne 1991 atehere kur une isha sa ju dhe brohorisja e duam Shqiperine sa gjithe Europa,
    ju do te jeni pothuajse forca qe do te percaktoni se si do te jete e ardhmja e te gjitheve ne.
    Ju lutem, ju qe keni vrull edhe energji a jani te kenaqur me kete qeveri?
    Nese edhe ju ashtu si une nuk e duroni dot kete lloj qeverie atehere mos votoni per lul-in e Sales.
    Nese votoni per te..behet shume i fuqishem Sala dhe nuk kemi se cfar ti bejme..nese votojme kunder lul bashes..mund te vazhdojme presionin per qeverisjen e keqe.
    Vota e juaj eshte percaktuese..mos harroni..e ardhmja eshte ne doren e juaj..votoni per ate qe jeni te bindur se eshte me e mira.
    Zoti bekofte shqiptaret e vuajtur.

  14. nicolla disha says:

    Votni kunder Berishes, mos e ngatroni sapunin per djathe.

  15. nicolla disha says:

    Votoni kunder Berishes dhe Bashes. Mos e ngatrroni sapunin per djathe. Duam nje Shqiperi pa Berishen.!

  16. Mentor Lame says:

    Luzim Basha,ky njeri i pa skrupull,pa moral dhe pa dinjitet,po permbys dhe fjalet e populli,si shprja te puth ne shteg dhe te shan ne treg.Ky ky njeri i dashuruar pas pushtetit dhe paras nuk ka frik nga turpi.I ben te dyja edhe te shan dhe te puthe te shteg e treg,problemi kryesor eshte te jet i pranueshem nga “itelektualja”e shquqr Xhozefina dhe nga i “nedershmi”Sali Bolleku.Po s”fitoi bashkin e Tiranes do te fitoi portofole ministrore.Kete e ka te garantuar sa te jet pushteti horave.

  17. PERMETARI says:

    Mero je njesh. E ke bere sali opingarin dhe ter hipokritat e tij te flasin me vete. Po ju nxjer shum te palara . Bravo, je djal trim dhe po i del krah SHqiperise ne dite shum te veshtira. Nuk je si ata servilat e tjere qe kan shitur b..en per 5 lek. Keto zgjedhje po i ndjek minut pas minuti dhe te lutem na mbaj me informacjon sepse ndodhemi ne emigrim. Fshati tend eshte kufi mes Tepelenes dhe Permetit keshtu qe jam krenar qe te kam patriot.

  18. PERMETARI says:

    Sapo pashe mitingun e PS ne Vlore ne 6 maj. Nje miting madheshtor me nje kenge himn( qe i pershtatej shum mitingut te qyteteruar te PS ne Vlore ) qe te renqethte mishin dhe te bente optimist per zgjedhjet e sotshme. Ky ishte mitingu me i madh qe kam pare nonjeher jashte tiranes. Nje miting kuq e zi tamam sic i ka lezet SHqiptareve e jo si ata mitingjet e atyre dhemb ndryshkurve me flamur dhe opinga blu dhe me fytyre sikur ju ka hipur parmenda siper. Vlonjatet jan njerez me zemer , seder, patriot dhe mbi te gjitha jo sahan lepires. Ky miting tregonte qart humbjen e komunistit me te fundit ne Europ sali opingar berisha . KJO ESHTE KENGA E MITINGUT DHE QE DO BEHET HIMN PER PARTIN SOCIALISTE MBAS FITORES SE MADHE. Audiomachine – Breath and Life

    Doja te uroja,dhe pergezoja te gjithe ata njerez,te cilet neser do te jene ne krye te detyres,per te mbrojtur votat tona!!! Cdo vote e jona do te katandisej ne “asgje”,me grabitqaret qe kemi verdalle,po te mos ishin keta njerez!! I falenderoj per sakrificen,dhe per oret e gjata te punes qe i presin(zakonisht ndodh kshu)!! Ju uroj nje dite sa me te qete neser!! Fitore!!!!
    FITORE FITORE FITORE

    1. O permetar says:

      deri dje ne morine kane hyre reth 30 mije kosovare per te votuar per baben e tyre.Nje komshiu im i njour si p.d.ist votoi i pari dhe u nis per Permet me gjithe famijen.Furgoni qe i mori kishte dhe te tjere si ky besoj.Erdhi i mori te shtepija,i paguar nga berisha p.d.

      1. PERMETARI says:

        nqs permetaret e mi do i lene ato plera te votojne lirisht me karte indetiteti fallco , ateher turp per ata patriotet e mi . sa per kosovaret as qe dua tja di me . kan shtetin e tyre le te bejne ca te duan ne shtetin e tyre , vetem ne punet e shqiperise mos ti fusin me hundet . skan pse te vuajne shqiptaret per injorancen e tyre .sa respekt kam per saliun aq respekt kam dhe per kosovaret.

  19. Dino says:

    Ah sikur ta lexonin kete artikull te gjithe shqiptaret qe do votojne neser!

  20. epirioti says:

    Salibani do bojkotoi zgjedhejt duke i quajtur ato te pavlefshme. Nuk ka asnje arsye ne llogjiken shpellare te asaj gjeje me dy sy qe te kuptoje te drejten e njerezve per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur. Sot shume pak veta votojne pro programit te Edi Rames(qe nuk e dine se per cfare flet brenda saj), te gjithe votojne sot kunder Sali Berishes dhe ky eshte nje lajm i mire por edhe i keq. I mire eshte se perfundimisht ne do qerojme Berishen, por lajmi i keq eshte se kemi humbur 20 vite duke luftuar ende me mbeturinat rudimentare te pushtetit komunist

  21. kolaqi says:

    mos shpresoni kot o njerez te mire.deri sa i Gjati te haje lugen e corbes se prishur te ramiz-nexhmijes nuk e le kush te vije ne pushtet

    1. fule says:

      Sali Berisha, 91 : “Nje pershendetje e vecante shkon sot padyshim per shokun Ramiz Alia, i cili…” Studentet.. bbbuuuuu….
      Hapi syte ne Youtube kaqolo

  22. Albogentivlora says:

    I dashur Mero. Edhe njehere nuk zhgenjeve me shkrimin tend te qendisur si flamuri qe qendisi Marigoja.
    Eshte nje thirrje qe i drejtohet popullit shqiptar se jane dy rruge ku njera te con ne gremine dhe tjetra te nxjerr nga tranzicioni i stergjatur 20 vjecar. Lexojeni vellezer dhe motra kete shkrim te z. Baze dhe reflektoni. Ketu luhet e ardhmja e familjes tuaj, e femijeve tuaj, luhet me fatet e vendit.
    Ky eshte shansi i fundit per shqiptaret qe ti thone kurre me keq qeverisjes dhe vjedhjes se pasurise kombetare.

  23. Nabukodonosor says:

    Mos kujtoni se te gjithe ata nga administrata do votojne ate peden.Njerezit shkojne duke shtrenguar dhembet nga urrejtja ne te tilla mitingje karagjozesh.Do flasim neser ne 9 Maj diten e fitores mbi Hitlerin.Ishalla eshte dite e shenuar edhe per popullin shqiptar.Zoti na ndihmofte po te jete ndryshe.

  24. Mentari says:

    Une jam me 4 klase por kam aq para sa i bej pushimet ne stacionin hapesinor.

  25. jozefina says:

    e ke cja krejt

  26. saimir koka says:

    Z.Baze !Ne keto dite te veshtira per demokracione shqipetare Ju dhe vetem Ju po beni tamam rolin e opozites .Pena Juaj po e dermon kliken Berishjane e po burreron elektoratin shqipetar per ti pare e thene gjerat siç jane e jo siç i propagandon makina fashiste Saliniane.Sot do te kemi nje dite te nxehte pasi diktatori Sali do te beje te pamundur ti destabilizoje zgjedhjet duke parashikuar humbjen e madhe te radhes!Sot ai eshte edhe me i terbuar,e ma merr mendja qe ne ne kete marrezi duhet te kete prane “Mikun” e tij Arif Ziun qe ta ngushelloje e ti thote se edhe po humbe ti ke Ne pertej oqeanit qe te mbrojme se ke kontribuar per ne rreth 28 vjete se je dekoruar e veprimtaria e juaj ka qene e shquar ne kontribuimin qe i ke dhene “luftes kunder terorizmit islamik”!Dita e sotme i dashur Baze eshte per monarkine Saliniane dita ku te gjithe oborit i’a ka bere te qarte ose mbroni hajduterine me te gjitha mundesite ose Ju shita para organeve te drejtesise.Uroje qe populli shqipetar ate qe se beri dot me 21 janar le ta beje sot me vote duke e larguar njehere e pergjithmone kete makine qe eshte vene ne sherbim te Arifeve e kur ne sherbim te Shqiperise.Poshte diktatura e budallenjeve e drejtuar nga nga ata qe te shesin karburantin diten e te vene flaken naten.

  27. nicolla disha says:

    Gazeta Tama te shikoje personat qe shkruajne ne emer te tjereve. Edhe ketu ne gazete paska manipolime duke perdorur emrin tim.

    mos ma vini re gramatiken dhe faktin qe sdi me folur. une 6 klas shkolle kame bere por ju sme vini te gishti i kembese se kam aq shume leke dhe beje pushimet ne barbados dhe havai.
    Une nuk kam nevoje qe ti tregoje Shqiptareve jeten time private. Emeri im po perdoret nga nje person i piste. Shkolla ime eshte 12 vjecare dhe jo 6 vjecare. Edhe ketu manipolohet per te mposhtur personalitetin tim sepse jam opozitare.

    1. altini says:

      O Nikolla mos u merzit o burre se qe ne castin qe e lexova ate koment e kuptova qe e kishte shkruar dikush tjeter me emrin tend..gjera qe ndodhin. Duhet te kesh parasysh qe kelyshet e sales pervecse nuk kane se cfare te flasin per vete perpiqen te merren me jeten private te atyre qe e kane nje te tille prandaj mos e vri mendjen dhe ja kalofsh mire.

      1. plaku says:

        nicolla disha,
        Me vjen keq mor mik, por une e hengra sapunin per djathe dhe te dhashe pergjigje duke menduar se e ke shkruajtur ti. Pershendetje.

  28. ilir111 says:

    Nico ke filluar te besh si karagjoz te ka infektuar mendimi_im vetem ai thote kam leke 3-4 universitete 4-5 gjuhe te huaja etj.

    1. mendimi_im says:

      pse vlla shani ju nicon?
      nese ju jeni te pashkolle cfaj ka nico qe ka 12 klase shkolle?
      po me mua ckeni ju?
      jeni xheloze?
      hahahahah ?
      po te doni ju jap gjysmen e shkolle se nicos dhe times mjafton qe te mos qani se jeni te pa shkolluar ?

      sa smire qe keni ?
      un gezohem kur shqiptaret qe jan vellzer te mi shkollohen behen te mencur etj
      pse nuk gezoheni ju nese nico ka me shum se 6 shkolle?
      ti ilir paske mbetur primitiv, me duket je ende ne kohen e pellazgeve qe gjuanin me gure mamutin ?
      hahahaha

  29. gjin pulti says:

    Ju lumte zotni! Jeni mjeshter i fjales dhe analist i shkelqyem i kundershtarit, nuk i hjek as nji presje shkrimit per berishen qe dikur ishte mik i jueji. Por do kisha shume qefe te kishim edhe shkrime per ramen .

  30. dark says:

    poshte talibani sali edhe lulika

  31. denis says:

    Z. Baze! Gjithmone e me shume ndjej trishtim kur lexoj shkrimet e tua..trishtim per faktin qe kam qene si shume te tjere mbeshtetes i Gazetes Tema dhe i te gjithe stafit tuaj para vitit 2005…mbeshtetes i idealeve dhe parimeve te kesaj gazete…Z. Baze shkrimet e tanishme percjellin me shume vrer sesa vlera, percjellin me shume inate meskine sesa qytetari dhe idealizem (jam plotesisht dakort qe kjo qeveri, dhe keta njerez qe kane pushtuar PD nuk e meritojne asnje sekonde te vetme te vazhdojne te qeverisin) por ju Z. Baze per fat te keq jeni shume kilometra larg mbeshtetesve te tu te djathte, pjese e te cileve jeni dhe ju…ju Z. Baze te djathtet e vertete i keni lene pas dore, ju kujtoj Z. Baze qe te djathtet pjese e te cileve jeni dhe ju (jam plotesisht i sigurt per kete) presin nga gazeta Tema dhe nga ju qe te vazhdoni te shkruani dhe te jeni opozitar me kete pushtet, por gjithashtu presin qe te jeni gjithashtu opozitar me Ramen dhe partine socialiste..presin qe shkrimet e kesaj gazete te jene kritike me te gjithe kete klase politike (komuniste)..por presin gjithashtu qe shkrimet te jeni profesionale, etike dhe te jene te mbeshtetura ne prova dhe fakte…une ju sugjeroj qe per nje moment te vetem te reflektoni dhe uroj qe Gazeta Tema te kthehet tek ato vlera dhe parime te cilat nuk i mungojne…ps: shkrimi i sotem eshte jashte cdo etike profesionale..dhe per me teper eshte ne kundershtim me heshtjen zgjedhore..duhet te jeni ju te paret qe te respektoni ligjin…

    1. PERMETARI says:

      degjo ketu ti ore opingari blu qe po na hiqesh si asnjeanes. nuk i ha me njeri keto gjasme demokratet e vertet sepse demokrat jan ter shqiptaret por jo salista. ti nqs je kaq i djathte i rregullt sic po na e heq veten ateher bashkou me neve dhe me meron per te hequr tiranine dhe fatkeqsine me te madhe te kombit shqiptar sali coban berishen. saliun mund ta rezojme vetem te bashkuar e jo sic po e meson ti meron qe gjasme duhet te jesh asnjeanes dhe ta luftosh saliun vetem. se te jesh i vetem kundra saliut sfiton kurre . se ti psh je 100% salist dhe po perdor planin b per te percar anti salistat . apo je i djathte si bamir topi qe del her pas here dhe thote zgjidhni krizen. se per mua bamir topi eshte 100 her me tradhtar se saliu se po hesht ne momentet qe sduhet te heshti vetem per te mbeshtetur saliun.

      1. denis says:

        Z. Baze nje arsye me shume per te reflektuar…uroj qe komentet per shkrimet e tua te kesh vullnetin qe ti lexosh per te kuptuar se kushjane dhe cili eshte niveli qytetar i mbeshtetesve te rinj qe ke bere per vete..

        1. PERMETARI says:

          kjo eshte te vesh duart ne koke. te shet ky mikui injorancen per kulture. or shok a e kupton qe pyka hiqet me pyke? u lodhen shqiptaret e shkrete duke u sjell mir dhe me edukate me juve salistat ( dhe ky eshte nje gabim shum i madh qe kemi bere) ka vajtur aty ku smban me uj pilafi . njerzit jane te irituar me kete qeveri hajdutesh dhe nuk kane nge te degjojne nje edukate fallco te sforcuar nga ty . a e kupton qe ne ket rast pyka je ti dhe ne te tjeret po detyrohemi nga halli te perdorim ate gjuh qe ju ben derman juve se me te mire dhe edukate u be kaq koh qe skuptoni juve

        2. tourkofagos says:

          DENIS BAYKARAN,qe je cok gyzel i sali VRASESIT,kjo duket qarte.SALIU yt eshte nje VRASES,si i tille ai nuk meriton as dhe te thenit;njeri,por nje cope mish me dy sy ,nje makine vdekje!! nje fjale e urte thote;Me qenin[sala] tregohu qen! RAMES,i bie barra te qeroi nga historia e popullit shqiptar,perbindeshin me fam keq!!!!!SHPRESOJME!

    2. fule says:

      Sali Berishat eshte i djathte? Pse? Ngaqe, Ishte i persekutar nga regjimi komunist? Apo e detyronin me force te shetiste me varke me familjen e diktatorit?

      Te djathe jane Bamir Topi, Spartak Ngjela, Dashamir Shehi e ndonje tjeter. PD e Saliut eshte PD e ish sigurimsave dhe spiunve. Mero Baze tashame ka demaskuar shume syresh ndaj qente i lehin tere inat.

    3. tafuti says:

      Per çfare te djathtesh e ke fjalem mor zoteri? Ku ka te djathte ne Shqiperi.
      Ne Shqiperi ka nje te keqe kapitale qe e ka emri Sali Viçidoli nga shpellat e Tropojes,krijese e UDB-se serbe.Kur te shmanget ky kriminel primitiv,atehere mund te behet fjale per gjetjen e rruges optimale te zhvillimit,te djathte,te majte,te siperme a te poshtme mor zoteri i nderuar.

      1. PERMETARI says:

        skam ca i shtoj ketij shkrimi. e ke shpjeguar shum bukur.

  32. tafuti says:

    Jam krenar qe jam ne minorance!
    Sido qe te dalin zgjedhjet e sotme,e kam te sigurte se do te jem ne minorance.Prandaj dhe jam krenar me vehten! Perse?
    Ne kemi nje popull ne shumice jo te civilizuar,tribal,injorant,te pandjeshem,qylxhi,pertac… dhe si i tille ai do te votoje ne nje mase diku 50% ate person qe nuk meritonte me shume vota se numri i grupit te bashkpuntoreve te tij kriminele vrases,i te afermve te tij hajdute,i klanit te tij agjenturor dhe antikombetar…,pra diku 1-2% te nje popullsie te civilizuar evropiane.
    Jam i sigurte dhe krenar per perkatesine time sociale.
    Nuk i perkas asaj pjese shoqerore qe Byron (Lord Bajroni) e quante te gateshme te shkoje drejt gremines po ua kerkoi i pari i tyre.Llogarit qe “i pari yne” sot eshte dhe vrases perveçse tradhetar i kombit dhe prap shume shqipfoles do e votebesojne. Prandaj jam krenar per nivelin e inteligjences dhe qytetarise sime me te larte se shumica e kesaj tufe qe shkon ne gremine se keshtu u thote Sali shpellari. Sado vota qe te mare fshatari i Viçidolit dhe agjenti serb-kryeminister i Shqiperise,do te marre shume me teper se duhet te merrte.Prandaj jam krenar qe nuk bej pjese ne kete “shumice”,cilidoqofte numri i saj.

    1. plaku says:

      tafuti,
      -Mendoj se ti nuk je minorance por fatalist.
      – Ti thua :

      “Ne kemi nje popull ne shumice jo te civilizuar,tribal,injorant,te pandjeshem,qylxhi,pertac…”
      Mendoj se nuk eshte mire te shash popullin tend. Nuk besoj se nje popull i tere te jete ashtu sic mendon ti.

      “Nuk i perkas asaj pjese shoqerore qe Byron (Lord Bajroni) e quante te gateshme te shkoje drejt gremines po ua kerkoi i pari i tyre”
      Mos valle nuk duhet ndihmuar, duke sqaruar me durim, ate pjese te popullit tend dhe timit se nuk duhet te shkoje drejt gremines po u a kerkoi Sala ?

      ” Prandaj jam krenar per nivelin e inteligjences dhe qytetarise sime me te larte se shumica e kesaj tufe “.
      Mendoj se edhe ti, si pjesa me e madhe e inteligjences shqiptare, kemi detyrime karshi ketij populli. Nuk eshte faji i popullit qe jane sic thua ti. Nje popull i tere nuk eshte lindur sic thua ti, por fatkeqesisht per nje aresye apo nje tjeter mund te jete ashtu sic thua ti.
      Kam mendimin se fatalizmi yt nuk eshe zgjidhja me e mire. Mendoj se ka alternativa te tjera mjafton te kerkosh, kush kerkon gjen. Pershendetje.

      1. mendimi_im says:

        Plak, pse nuk po i len llafet?
        Nuk jan pleqt qe do te ndryshojn fatet por te rinjt.
        Perderisa gjenerata si ato te tuat nuk largohen shqiptaret do te jene nen vuatje.
        fE din nje gja plak ti?
        Nuk ke dallim te madh mes Sali Berishes, me degjo mu je kopje e tij ?

        1. zana19 says:

          A po flet percart ti mor njeri, apo ke pire hasha kete mengjes? Lexo mor burre komentet me kujdes dhe pastaj pergjigju.

          Te pershendes Plaku per ate pergjigje te mencur dhe qe sjell ne kete forum nje balance te ndergjegjes kombetare.

          1. plaku says:

            zana19,
            Shume faleminderit per fjalet e mira, ato jane si balsam per zemren e nje plaku shqiptar, qe fati e solli , qe te jetoje ne perendim. Pershendetje.

          2. mendimi_im says:

            zana flm, je shum dashamire
            nuk di se si te falenderoj per kete nihme.

        2. plaku says:

          mendimi-im,
          Kisha keto gjera per te thene :
          – Mos duhet te te marr leje ty, para se te jap nje mendim ketu ne forum. Pse ti ke te drejte te shkruash ketu ne forum dhe une jo. C’fare ke ti me shume se une ?
          – Mos harro se pleqte kane eksperience te madhe jete dhe mund te ndihmojne me keshillat e tyre te rinjte. Desha te te tregoja nje histori.
          Nje mbret kishte urdheruar qe te gjithe pleqte mbi 70 vjec te vriteshin.
          Kjo mbreteri u pushtua nga nje mbreteri tjeter, dhe mbreti fitimtar kerkoi nga mbreti qe kishte humbur qe brenda 30 ditesh te grumbullonte 10 ton flori dhe te bente nje zinxhir prej kokra rere, ne te kundert ai do ta shkaterronte komplet mbreterine e pushtuar. Komandati i ushtrise se mbretit qe kishte humbur, nuk e kishte vrare babane e tij dhe e mbante te fshehur ne bodrumin e shtepise. Kur komandanti i ushtrise vinte ne shtepi, kohet e fundit dukej shume i merzitur. Babai plak e pyeti, se cfare kishte, qe ishte kaq i merzitur, dhe djali i tha se mbreti fitues kerkonte branda 30 diteve 10 ton flori ( te cilat i kishin mbledhur tashme ) si dhe qe te benin nje zinxhir me kokra rere. Ata nuk dinin se si tja benin, sepse nuk mund te behej nje zinxhir prej rere. Plaku tha : ” Thuajini mbretit fitues qe tju japi nje moster ( model ) te nje zinxhiri prej rere sepse ata nuk e dine se cfare lloj zinxiri prej rere do ai.”
          Keshtu qe mbreteria e pushtuar shpetoi nga shkaterimi dhe mbreti qe kishte humbur e anulloi ligjin qe pleqte mbi 70 vjec ti vrisnin.
          Kam shprese se je kaq inteligjent per te kuptuar domethenien e kesaj historie.
          – Une mendoj se neve ketu ne forum duhet te japim mendimet tona ne lidhje me problemet qe trajton cdo teme. Jam i sigurte, se ti nuk ke lexuar perpare mendimin e tafutit dhe mendimin tim, por flet kuturu per gjera qe as une dhe as tafuti nuk kemi thene. Mendoj qe te jesh me serjoz me vehten tende, dhe te kesh me teper respekt per vehten tende. Edhe nje here ti nuk duhet te flasesh ne pergjithesi por konkretisht per problemet qe ngrihen dhe jo kuturu si e ema e Zeqos ne maje te thanes.
          Jam kurjoz te di se ku i ke mesuar ato shtate gjuhet ( tani sic ke thene vete ke filluar te teten ), ku i ke bere ato 4 deri 5 universitete, dhe ku ke qene ne ushtri per 12 vjet ( jane te gjera te thena nga ti ketu ne forum ). Jam kurjoz te di sa vjec je, sepse sipas thenjeve te tua je mare vetem me studime dhe pra nxjerr konkluzjonin se fluturon me pras ne bythe ( me fal per shprehjen se vete e kerkove ). Pershendetje.

          1. plaku says:

            mendimi-im,
            Po pate kohe lexo mendimin qe jep anetarja e forumit zana19 per shkrimin tim dhe tendin. Ajo thote :

            “zana19 thotë:
            8 Maj, 2011 më 3:54 pm A po flet percart ti mor njeri, apo ke pire hasha kete mengjes? Lexo mor burre komentet me kujdes dhe pastaj pergjigju.

            Te pershendes Plaku per ate pergjigje te mencur dhe qe sjell ne kete forum nje balance te ndergjegjes kombetare.

            Ajo mendon ndryshe nga ty se jeton me realitetin shqiptar dhe nuk di 7 gjuhe te huaja, nuk ka bere 4-5 universitete dhe nuk ka qene ne ushteri 12 vjtet, ajo ka shkollen e jetes. Ajo nuk fluturon ne enderra, ajo eshe realiste sepse jeton ne toke dhe jo ne boten tende te enderave fetare te viteve 1.200. Zbrit ne toke miku im, zbrit ne toke dhe mos fluturo me pras ne bythe.
            Pershendetje.

          2. mendimi_im says:

            I dashur plak,

            Kam taktikat e mia edhe un ?

            dhe edhe un desha te shoh se si ti reagon nese un perdor te njejten gjuhe si ajo e jotja me mua…

            Ja pra sic re vete ne gracken tende, te lutem kthehu ne ate gjendjen tende te komenteve te para dhe te bashkebisedimit tone te hershem qe kishte respekt ndaj njeri tjterit…

            Me kujtohet qe ti ne shumicen e komenteve te mia me mbeshtete 99%.
            Pse tani fillove te behesh i vrazhde?

            Nderime.

          3. ilir111 says:

            Ca taktikash ke mor aman pervec se nje distilim marrezirash dhe ofendime te pafrenuar, sebashku me nje doze egocentrizmi adoleshentesk.

          4. mendimi_im says:

            Ne fellim mbaj mend qe ishe ne dakort me komentet e mia 99%, cpate?
            Pastaj edhe un kam taktikat e mia ?
            te provokova pak, dhe re brenda ne gracke direkt ?
            Plaku behu me i sinqerte.

            Nderime

          5. nicolla disha says:

            Ore Plaku, Une jam me shkolle. Por eshte nje pirate qe mundohet te ule personalitetin tim duke perdore emrin tim per komente. Une nuk kam deshire te mburrem, por me duhet te tregoje qe Une kam bisness timin, dhe nuk nvarem nga te tjeret. Personi qe shkruan me emrin tim, eshte Pjeter. Ju vete keni rreplikuar me ate viruse, kurse per shkollen time. Une jam i shkolluar 12 vjete. Kurse per gramatiken Shqiptare, nuk ka Shqiptare qe shkruan me gramatike. Jane te rralle ato Shqiptare qe ruajne gramatiken. Ne kemi Berishen kryeminster dhe flet pa gramatike dhe me rremuje.

          6. plaku says:

            mendimi-im,
            Nuk i heq asnje presje mendimit te ilir 111. Kjo eshte pergjigja ime me e mire. Pershendetje.

          7. mendimi_im says:

            plaku,
            iliri111
            sipas te krishtereve thuhet qe krishti tha:
            “O Zot fali se nuk dijn se c’bejne”

            Kurse un ne fakt do te thoja te kunderten:

            O Zot mos i fal se e dijn mire se cbejne.
            Nuk i heq asnje presje plaku ?

            hajt shnet

  33. leone-53 says:

    Nuk do te deshiroja kurre qe shqiptaret sot te tregohen naiv.Do te deshiroja nje perqindje te ulet ne votime per ti thene politikes qe jeni ne rruge te gabuar duke mos “respektuar” ato qe premtuan 20 vjet me pare dhe nje goditje per qeverine aktuale e cila ka mbjellur nje korupsion te pashembullt qe nuk meriton ai popull aty.

  34. Claus says:

    Marrja ne menyre masive ne zgjedhje duket nje ogur i mire per opoziten. Duket qarte nervoziteti i falangave te Berishes.
    Duket qe Berisha kete radhe po i bie murit me koke, prania e Kukan ne Tirane eshte teper domethenese. Nje keshilltar i mire i tij duhet ti peshperise ne vesh: Sali me mire nje humbje por me zgjdhje te rregullta se sa nje fitore me zgjedhje katastrofale.
    Por si duket kur plakesh as nje keshille nuk te hyn ne koke, dukej hapur qe as fleteve te votimit nuk u jepte dot dum, mbi koke i rrinte Liria.

  35. andi says:

    Kujdes kujdes kujdes njerezve te opozites mbare Shqiperise ne fund sepse horrat kane pergatitur kuti te tjera ……te gatshme per manipulim………Hapni syte dhe mos i lini kutite vetem dhe mos u besoni policeve qe jane sherbeore te Saliut.Shoqeroni kutite cdo sekonde nga qendra e votimit te qendra e numerimit.

  36. Aranit Pojani says:

    Isha dhe votova rreth ores 10.30 te kopshti 45 te njesia bashkiake Nr.5.Kishte radhe,aty votojne edhe romet e qytetit te nxenesve te cilet kishin ardhur me shumice.Aty ne radhe pyesnin njeri-tjetrin a i more ndihmat nga Luli?Jo mua mi dergoj ajo cupa e L.S.I.thoshte nje rome tjeter.Shpirt njeriu eshte.
    Me vehte thashe.Pak vodhi i jati Pirro Xhixho si drejtor i Telkomit e tani ato para po i investon qe ebija te vazhdoj te vjedhe.pra kusaria pjell kusari dhe arrijne deri ne blerjen e votes se hallexhinjve sic jane romet.
    Kjo eshte demokraci alla berishiane.Lulit do ti pastroj duart e gjakosura e te sterrosura nga vjedhjet.

  37. plaku says:

    nicolla disha,
    Fakti qe ti ke bere vetem 6 klase shkolle nuk eshte faji yt. Jeta e solli keshtu. Une kam mendimin, se nuk eshe aq e rendesishme gramatika. E rendesishme eshte te jesh shqiptar i ndershem. Sa per pushimet ne Barbados dhe Havai, ti gezosh sepse ne fund te fundit leket i ke fituar me pune dhe jo si shume njerez qe kane me shume shkolle se ti ( Sala, Basha, Meta) etj. qe leket i kane vene me vjedhje dhe vrasje. Mendoj se duhet te jesh krenar, sepse edhe femijet e tu jane krenar me nje baba qe punon, kursen dhe con familjen per pushime ne Barbados dhe Havai. Te uroj qe te shkosh sa me shpesh me pushime me familjen ne te gjithe boten se e meriton. Pershendetje

  38. Sofi says:

    Me shume keqardhje, po keto nuk mund te jene ‘zgjedhje’ per shqiptaret kur nuk egziston opsioni i se ashtuquajtures ‘zgjedhje’. Si mund te pretendohet te egzistoj ky opsion kur ke bashki me vec 2 kandidatura: te ‘majten’ dhe te ‘djathten’?! Sikur te kishin vendos dhe nje te trete, sikur dhe sa per tallje b***, te pakten mund te pretendonin per ‘zgjedhje’…Problemi eshte ne themel…

  39. Frederik says:

    Sakte dhe bukur Mero !

  40. nicolla disha says:

    Ore Inderuar Plaku, Une nuk jam me 6 vjet shkolle. Por eshte nje virus qe quhet Pjeter dhe shkruan duke perdore emrin tim. Une kam burrnie dhe nuk mburrem. Plaku, lexoi te gjitha komente qe bej.

    1. plaku says:

      nicolla disha,
      Kisha keto gjera :
      – Me vjen shume keq se une e henga sapunin per djathe. Nuk me vajti mendja qe dikush ketu ne forum shkruan me emrin e nje tjetri. Une kam menduar, se ky eshte nje forum shqiptar dhe me sa di une shqiptaret diskutojne balle per balle dhe jo me keto menyra te ndyra.
      – Une i lexoj gjithmone shkrimet e tua dhe perfitoj nga ato, se ti ne to sjell eksperiencen e jetes tende. Edhe une si ty, jam i detyruar te jetoj jashte shtetit, dhe fakti qe shkruajme ketu ne forum tregon se qe te dy e duam atdheun tone. Koken lart. Sic e di edhe ti : The show must go on. Pershendetje.

      1. mendimi_im says:

        Plaku me te tere respektin qe kam per ty e hengre per here te dyte llokumin sepse nikolla shkruan shum here marrezina dhe kur e sheh qe ka gabuar arsyetohet qe:
        o njerez nuk isha une por diksuh tjeter ne emerin tim…

        hahahahaah ?

        1. nicolla disha says:

          mendimi_im, Une nuk jam femije sic je ti. Kam menduar qe ke burrnie, por qenke 000. Eshte nje person qe shkruan sikur gjoja shkruan Nicolla sepse ai, me ka zbuluar ne nje website ku tregohet my email. Kam mendur qe ke mend, po qenke nje drrase e kalbur.

          1. plaku says:

            nicolla,
            Une te besoj ty 100 % mor mik. Mos ja veje re mendimi-im, ai, sic thua ti me te drejte, eshte nothing. Qente lehin karvani hecen.Pershendetje

  41. anticensurë says:

    pavarësisht manipulimeve saliu do të humbë!atij i intereson një humbje e ngushtë!nuk i intereson një humbje e gjërë dhe aq më pak një fitore!
    një fitore mund të rihepte “trasparencën”një humbje e ngushtë do ta justifikonte për të thëne se votimet ishin të lira!do të vinte “popullin në gjumë”dhe ai do të kishte kohë për të pregatitur vjedhjen e ardhëshme!vjedhjen vendimtare të 2013ës!kjo i intereson atij!2013 e këthen atë në mbret!këto zgjedhje janë një hi syve dhe asgjë tjetër!në një anë janë dhe si një lëmoshë për “kryesinë e opozitës” për lëshimet që ata i bënë saliut gjat këtyre dy vjetëve!mos harroni dhe makinacionet e euro amerikanëve!atyre u intereson që saliu të tregohet i butë tashti!

  42. tironci says:

    shkrimi shume perfekt .. bravo MERO BAZE

  43. linda says:

    Zoti Baze dua t’ju pershendes, si qytetare e ketij vendi, per kontributin qe po jepni per te demaskuar Berishen dhe kliken e tij. Nese keto zgjedhje do t’i fitoje opozita kjo eshte edhe merite e juaja qe e demaskuat Berishen, sidomos me librin per ngjarjet e vitit ’97. Kush kishte sy te shikonte dhe veshe te degjonte u distancua nga kriminelet per t’i hapur rrugen zhvillimit. Nese kete gje do ta kishit kuptuar qe ne vitin ’90 Shqiperia do te kishte shpetuar nga shume e shume privacione. Por sic thuhet me mire vone se kurre. Te pakten te nxitojme per te kapur kohen. Dhe cdo gje duhet filluar nga kthimi i prones. Shpresoj qe ju te angazhoheni ne kete drejtim.

  44. beni says:

    i nderuari zotrij ju qe na tregoni pralla te tilla a e dini se kur vime ne tiran nuk mundet as ku me u parku kjo eshte nje turp per dike qe meret me pralla te kota si ju shikoni para zotri se mose shikoni prap se jeni ber turpi botes

  45. bubullima says:

    pershendetje mero shkrimi eshte shum i shkelqyshem

Comments are closed.

Lini një Përgjigje