Fotografia e ambasadorëve që na turpëron

12 Maj 2011, 23:06Editorial TEMA

?Nga Mero Baze

Nëse një turist i huaj do të ishte dje rastësisht në Tiranë dhe rruga do t’i binte nga shkolla ‘Vasil Shanto’, me siguri do të mendonte se një akt terrori po ndodh brenda asaj shkolle. Në rrugën para derës së saj ishin të parkuara makina me targa diplomatike, me targa zyrtare, me targa private, të policisë, njerëz të axhituar dhe deputetë të rraskapitur që rrinë pas hekurave. Dhe nëse dikush do të guxonte ta sqaronte se nuk ka ndodhur ndonjë akt terrorist, por po numërohen votat e qytetarëve që kanë votuar më 8 maj, atij dhe gjithkujt tjetër do t’i ngulitej në mendje se zgjedhjet në këtë vend janë një betejë e frikshme e palëve për të ruajtur votat.

Zgjedhjet e njollosura shqiptare qysh nga fillimi i fushatës elektorale, pësuan dje ndoshta degradimin e tyre maksimal, kur në kryeqytetin e vendit njësia elektorale nr. 5 u bë pelegrinazh i gjithë ambasadorëve të Perëndimit, vëzhguesve të huaj dhe vendorë, qytetarëve të shqetësuar dhe qindra forcave të policisë. Për cilindo që tenton të mbrojë idenë se zgjedhjet shqiptarë ishin të ndershme e të lira, mjafton fotografia e djeshme dhe tensioni i shoqërisë shqiptare për kutitë e fundit në Tiranë për të kuptuar se ato nuk janë as të lira, as të ndershme dhe as transparente.

Kjo fotografi zgjedhjesh në kryeqytet dhe në zonën më të ndriçuar të tij, është shenjë e qartë se vullneti politik për zgjedhje nga ana e qeverisë ka munguar, ndërsa vullneti për manipulim po prodhon tension dhe makth për destabilizim. Me një skemë të rëndomtë dhe mediokre importuar nga manovrat banale të Genc Rulit dikur në vitin 2005, u tentuan të prishen vulat e sigurisë së kutive me qëllim që kutitë të dilnin të pavlefshme. U desh të vërshonin tek njësia 5, ambasadori Arvizu, ai holandez dhe diplomatë të tjerë perëndimorë që ky ngërç të kalohej. U desh pastaj që ambasadorët të uleshin në tavolinë si zot shtëpie për të frenuar skemën e manipulimit. Por asgjë nuk e shtyu para procesin deri në mesnatë, edhe pse për të numëruar ato 60 kuti do të mjaftonin maksimumi dy ditë.

Kryeministri Berisha, i cili ka pësuar një shok nervor me pasoja në shëndetin e tij, përdori arsyetimin e vizitës në spital për t’i qëndruar larg formalisht këtij zullumi, por duke e komanduar atë çdo minutë.

Tani sot pritet të dalë rezultati. Sipas gjithë gjasave, Edi Rama do të marrë mandatin e kryebashkiakut për herë të katërt, por ai është ndeshur në këtë fushatë me një mekanizëm të përbindshëm të përpunimit industrial të infrastrukturës zgjedhore, gati dy vjeçare, drejtuar nga ish Ministri i Brendshëm, sot kandidat për Bashkinë e Tiranës. Rama ka rritur ndjeshëm rezultatin e tij deri në 20 mijë vota në raport me zgjedhjet e shkuara, dhe kjo ka sens pasi ai të njëjtën gjë ka bërë me partinë e tij në gjithë Shqipërinë. Por fare papritur dhe jashtë logjikës elektorale, Basha ka dyfishuar numrin e votave të partisë së tij, nga 54 mijë që ka marrë PD në 115 mijë që po shkon Basha, ç’ka tregon se kemi një mekanizëm jo elektoral që ka sjellë këtë rezultat. Kjo natyrisht duhet hetuar si një mekanizëm i përbindshëm që deformon vullnetin e qytetarëve në themel, dhe që guxon të rrisë artificialisht rreth 40 mijë vota në raport me zgjedhjet e kaluara, një njeri të cilin kryeqyteti për herë të fundit e ka parë duke vrarë katër qytetarë të pafajshëm.

Të gjitha këto detaje të neveritshme të kësaj fushate, që nisin me fushatën e pandershme, me dhunën fizike, me tensionin pa fund dhe që mbyllen me një proces numërimi monstruoz, janë një fotografi e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve, një fotografi që do të lërë në hije marrësin e mandatit të bashkisë së Tiranës.

Si banorë të këtij kryeqyteti, ne duhet të kishim votuar të dielën dhe të prisnim të dëgjonim rezultatin. Ne jo vetëm që nuk e kemi këtë luks, por thuajse një e treta e qytetarëve po angazhohet më shumë me mbrojtjen e votës se sa është angazhuar me votimin si proces. Gjithë ky spektër njerëzish të shqetësuar, gjithë këta diplomatë të Perëndimit që janë ulur këmbëkryq të mbrojnë votat tona, gjithë këto deklarata nga Brukseli dhe Uashingtoni, gjithë ky makth dhe tension popullor, tregojnë se Sali Berisha ka shkatërruar shëndetin e demokracisë në Shqipëri dhe ka 20 vjet që nuk na lejon të votojmë të lirë. Kaq mjafton që të ikë nga politika si njeri që mbyll tranzicionin nga diktatura ku zgjedhjet ishin votime, në një demokraci ku votimet janë zgjedhje të lira.

65 komente në “Fotografia e ambasadorëve që na turpëron”

  1. Bilbil says:

    Fitorja politike ka mberritur,por per mesuesit mjeket dhe infermieret mberrin nje fitore e re ajo e heqjqes se “Zborit” neper mitingjet e qeverise per te treguar “mbeshtetjen popullore ” ndaj qiverise.

    1. lefterduka says:

      Mero respekt !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! per te gjitha gjerat qe shkruan ,, te jesh ne shqiperi dhe te jesh drejtperdrejt me kriminelet ,,,nuk esht kaq e leht . per her te par qe pas 20 vjeteve ne gjermani po i ndjek keto zgjedhje dhe per disa gasetar kam krijuar respekt te madh ……………….. si ju te kishte shqiperia 1000 do ishim jo praneuropes por se bashku me te … nga gjermania ..lefter duka

    2. katani71 says:

      Mero!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! djema te tille do shqiperia ,,jo shume , por 100 dhe do jemi shume me shpejte asaje qe ne kerkojme te jemi :::::::::::::: . kam respekt te math per ty se je vertet njeri qe ke sakrifikuar shume ne nje vend ku ne karigen me te larte ri nje nga gomeret e larte.. pershendetje dhe vazhdo ashtu gjithmon

  2. hysni dajaku says:

    Mero!edhe bufi qe merret me politike e dinte qe ne momentin qe Luli shkoi minister i brendshem do kandidonte per Bashkin e Tiranes,,ti e di “nostalgjine” e Berishes per Ministrine e Brendshme..sikur te arrije nje dite qe Berisha te ket vetem nje mundesi per te zgjedhur ne cdo qeverri koalicioni,ti e di qe do kerkoje vetem Ministrine e Brendshme,,,ndaj cilat ishin masat qe mori Edi, ne gjith kete loje qe eshte zhvilluar nen hunden e tij,,,ose Edi nuk ka keshilltar te zot!ose nuk i degjon!,,Berisha sot mendon si do fitoje zgjedhiet ne 2017 duke kalkuluar cdo hile e badakcillek ,po Edi c’fare plani ben!!!c’fare strategjie ka!!!se shume gjera po ndodhin si zgjidhje te momentit,,dhe surpriza!!!
    Enver Hoxha e dinte rrezikun e Zogut,ndaj ja preu rrugen pa mbaruar lufta qe ne kongresin e Permetit

    1. plaku says:

      hysni dajaku,
      Cfare Zogu thua mor hysni dajaku ? Zogu, qe kur braktisi vendin dhe vodhi florinjte, u kthye vet vetiu ne nje kufome politike. Pershedetje

  3. Emil says:

    Po si ka mundesi qe nje njeri qe vret ne rruget e qytetit para 4 muajsh , tani del dhe kerkon , votat . Po i cuditim te gjithe trupin diplomatik me keto idiotsira

  4. hajduti says:

    O mero ,,po pati mundesi na jep nje analize te kutive te mbetura te njesise 5 po ashtu dhe ato 4 kuti te mbetura te njesise 9,,se si dhe ne cfare ane kane anuar keto vota dhe sa vota jane per tu numeruar gjithsej,,,

    1. zana19 says:

      Mero, si gjithmone, e kapur shume mprehtesisht. Shpresojme per nje mrekulli.

      Me kete rast do te thosha qe moderatoret e komenteve te jene pak te kujdeshem. Dje jane postuar komente me fjalor shume te ulet. Ju lutemi vini nje filter, qe te mos lejoje komente te tille te kalojne ne postim. Kjo gazete eshte shume prestigjioze per te lejuar halabake te shkruajne me gjuhe rrugesh.
      Ju flm.

      1. plaku says:

        zana19,
        Nuk e di, por kisha deshiren ti lejoja vet vehtes te te beja nje korigjim te vogel. Ti thua : “Shpresojme per nje mrekulli”, une do te thosha “Shpresojme per drejtesi.”
        Pershendetje

        1. zana19 says:

          I dashur plaku,

          Me kete qeveri halabakesh vetem nje mrekulli na shpeton, se sa per drejtesine, ka nje kohe te gjate qe s’ekziston ne Shqiperine tone te mjere.

          U be nje jave qe zvarriten votimet. Ky satrap s’i ka fituar asnjehere zgjedhjet, por ka mesuar nga mjeshtra shume te rafinuar si t’i vjedhi, dhe e ka pervetsuar kaq mire mjeshterine e vjedhjeve te votave sa vetem nje Zot na shpeton.
          Dhe ne keto momente mendoj qe populli nuk duhet bere me faj si disa shprehen ketu, se ja dhane nano-zaberhanit dhe ai pis i pisave e shiti Shqiperine mbrapsht tek sala dhe e katandisi kete vend ne kete pike ku ky tradhetar e ben me Shqiperine cfare i do qefi.

          1. plaku says:

            zana19,
            OK. Atehere le te shpresojme per nje mrekulli. Pershendetje

  5. ema says:

    po ku je mero.je me te vertete zotni djale.qofsh beku me gjith gazeten tate .me te vertete eshte e turpshme.vetem krimi ka ket fytyre qe do te fitoje me cdo kusht sepse sali krimineli gerdeci 21 janari jane ne kurriz te tij.jo kryeministri po kryekrimineli nuk do ti shpetoje ndeshkimit te zotit dhe te dretsise ne qoftese do te kete

  6. Sali Berisha says:

    Po mir o njerez e zeme se Edvini fitoi !!!
    Po si ka mundesi qe nje naiv, hajdut, vrases si Luli humbet me nje diferenc kaq te vogel?? E shpjegon thjesht blerja e disa votave kete???…
    Shpresoj shume qe ky proces ti sherbej pervec partis time si mesim dhe Edvinit si reflektim. Kaq kisha.
    Faleminderit . Sali Berisha

    1. ari says:

      me kete popull budalla sa me kriminel dhe hajdut te jesh aq me i respektuar dhe i nderuar je

    2. tiranare says:

      Nuk eshte vetem blerja e votes zoteri. Po importimi i njerezve nga rethe te ndryshme te vendit? Po presioni ndaj administrates? Si ka mundesi, qe PD si Parti e djathte, i fiton votat ne periferi? Ne zonat me te varfera, me 1 thes me miell? Si ka mundesi, qe Basha mer gati 2 fishin e votave te PD-se? Nuk humbi Luli, por humbi pushteti, humbi kupola e familjes ne nje investim maramendes, per te shkateruar kryetarin e opozites. Dhe pastaj te kishin opoziten e komanduar.

  7. beso says:

    A do vine ambasadore te tjere qe ti numerojne votat?Nuk e kuptoj se gjer kur ne kete vendin tone me me pak se dy milione banore efektive(se gjysma jane jashte) u dashka nje jave te numerohen 1 milion vota.Po qe per 1 miliarde euro i numerojne brenda dy oresh,kurse per votat ca ikin dhe ca vijne,dhe shtyhet kungulleshka nga te dy anet.Po eshte turp dhe ç’a turpi se,dhe rrahim gjoksin se kemi treqind universitete,ndersa votat ia lene te pashkolleve ti numerojne.

    1. lefterduka says:

      bravo ….. ne duam njerz te tille qe ta bien kete vend perpara jo te flasin gjera qe nuk kane kuptim respekt ..nga lefi

    2. plaku says:

      beso,
      Mos harro se kryeministri yne para pese ditesh tha se ne kemi sistemin me te mire ne bote te numurimit te votave. Pershendetje

      1. beso says:

        plaku,te marresh seriozisht se ç’thote k/ministri ngelesh i pabuke;madje assaliu nuk degjon se ç’thote k/ministri

  8. dreamerdays says:

    kete rradhe per te zgjedhur Kryetarin e Bashkise Tirane eshte be referendum mbare shqipetar. do ishte mire te vendosej direkt kryeminister kandidati qe fiton.

  9. MEMEDHETARI says:

    Te hetohet dhe te mos tolerohet MEKANIZMI I PERBINDSHEM DJALLEZOR i Sali Berishes qe ka rritur artificialisht 40 mije vota,duke DEFORMUAR VULLNETIN E ZGJEDHESVE!!!!
    Ky nuk eshte nje krim i vogel…
    Edhe po te dale fitues me keto manipulime Basha,cdo gje te evidentohet dhe te denoncohet brenda afateve…
    Te mos pranohet njohja e rezultatit!!
    Dhe c`eshte me kryesorja :TE DEMASKOHET KY MEKANIZEM qe TA KENE TE QARTE EDHE MIQTE TANE NDERKOMBETARE SHKALLEN E MANIPULIMIT…

  10. Votues i pavlefshem says:

    Z. Mero. Mund te shtosh te ndikimi i rritjes artificiale te votuesve ne rezultat edhe ndikimin e (ne mos gabohem) 6 mije votave te pavlefshme ne Tirane, sipas lajmeve te sotme, te cilat ishin per Edi Ramen…

  11. Sali Berisha says:

    Po mir o njerez e zeme se Edvini fitoi !!!
    Po si ka mundesi qe nje naiv, hajdut, vrases si Luli humbet me nje diferenc kaq te vogel?? E shpjegon thjesht blerja e disa votave kete???…
    Shpresoj shume qe ky proces ti sherbej pervec partis time si mesim dhe Edvinit si reflektim. Kaq kisha.
    Faleminderit . Sali Berisha

  12. 21janari says:

    Saliu terheq vemendje tek 5-sa qe te beje golin tek 2 kutite e fundit te njesise 9!

  13. njeri says:

    Baze, mos li edhe ti lsi-ne jashte analizes se votave te lulzim bashes.
    Sado qe ato jane vota te turpshme, te marra nen kercenimin e vendit te punes, si ne ministrite apo minibashkite e lsi-se apo te blera ne gjithfare formash, realiteti sado i shemtuar ngelet qe lsi ka fituar ne tirane rreth 20,000 vota keto zgjedhje. Dhe keto vota i jane bashkangjitur bashes, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur shkonin per Ramen.
    Ti mbase nuk do qe tu ngresh vleren ketyre votave duke mos i permendur qellimisht, por s’ke pse pasi jane vota qe nuk mund te perseriten ne rastin e zgjedhjeve te pergjithshme jo lokale.
    Eshte e rendesishme te merren parasysh dhe keto vota te lsi, pasi nxjerrin ne pah, qe edhe pse i shume ndihmuar nga mekanizmat qe ti ke renditur, luli prapeseprape s’ka arritur te shkurtoje diferencen me Ramen ne Tirane, krahasuar qofte dhe me kandidimin e Olldashit.
    Gjithe ngushtimi i rezultatit ka ardhur nga 20,000 votat e lsi-se, dhe ky eshte fakt.
    Mekanizmat mafioze qe ka perdorur basha ne forma te paprecedenta dhe per salen qe ka qene ekspert ne kete fushe, bene qe basha te mos dilte ne nivele te turpshme votash, duke marre parasysh qe votat e lsi-se sjane merite e tij por e pazarit pd-lsi.
    Teatri i lulit nuk ngjiti asnji vote te re ne pd, gjithe rritja e lulit eshte : votat e Lsi + trafikim votuesish nga pertej tiranes.
    kesaj maxhorance s’i ka ngel pik boje. Pyetja perpara eshte a do zbatoje opozita mesazhin politik qe i dha populli, apo do i rikthehet :”reformave” e “axhendes europiane” qe do fillojne te trumbetohen se shpejti per te vazhduar qeverisjen e turpit.

  14. Gjethi i thate says:

    Mos prisni qe Luli i vocerr,sic ka qejf ta quaj dhe Hakiu(Henri),te beje ndryshe nga ferra qe ka dale.Ka dy vjet qe merret me kete pune duke mos lene te zeza pa bere me ndihmen edhe te Alka-Pones se ministrise me ato te shkreta lista. Ti behet nje “fotografim” listave eshte e pamundur qe mos te dalin dhe nja 30% me shume nga normalja,pa llogaritur ketu shtesen natyrale te popullsise. Babzilleku i tyre nuk ka te sosur. Zot na ruaj nga paudhesite e ketyre te pakten tani qe po vjen dhe fundi i numerimit.

  15. Bmw says:

    More po si vajti ku muhabet keshtu!Po nuk lane ambasador pa thirrur
    Mjer ne te shkretet cfare politikanesh qe kemi.

  16. tirana ne mergim says:

    Per njerezit qe nuk kane moral cdo gje eshte e mundur, vrasja, vjedhja, shitja, tradhtia, hipokrizia…
    Dhe zoteria apo zonja qe na ben kete pyetje kaq meskine pergjigja eshte shume e thjeshte: moraliteti zero i idhullit tuaj dhe i lolove qe i shkojne pas

  17. Frederik says:

    Mero ,gjithçka ju komentoni eshte e sensit llogjik . Eshte detyra e PS dhe Edi Rames qe kete proces te turpshem te votimit me nje baze manipulative totale ( kujtojme ketu Kastriot Islami ka llogaritur 20.000 vota diference ,pjese e skenes se manipulimit – kampi Berisha. Duke iu referuar bazes se te dhenave qe ju Mero perdorni per Edi Ramen me rritje te numrit te votave me 20.000 dhe lufta eshte ne kufijte e ndarjes se 50% arrihet thjesht te mendohet se Islami ka llogaritur kete shifer manipulimi ne favor te Bashes , apo deklaratat e Jozefina Topallit dhe Sali Berishes para kohe qe i benin thirrje Edi Rames personalisht per njohje te rezultatit te zgjedhjeve pa sens llogjik ne kohe ) te hetohet deri ne fund pa pranuar asnje lloj rezultati per Tiranen . Numri i te burgosurve qe votonin jashte burgut , alienet qe vinin nga veriu , levizjet e njerezve nga qarqe te ndryshme per te votuar ne Tirane me probleme fallsifikimi te pashaportezimit ligjor duhen hetuar deri ne fund dhe rrembyesit e votes , pra te lirise te ndeshkohen pa asnje lloj hezitimi qofte ky pa vlere te madhe nje numerues mashtrues deri tek organizatori kryesor armiku i shqiptareve Sali Berisha. Nuk ka asnje sens llogjik qe te rritet numri i votave te PD dhe klounit kandidues te saj njekohesisht hajdut , vrases dhe shites i trojeve shqiptare te fitoje vota plus. Kjo do te thote qe shqiptaret nuk e duan me veten e tyre , te ardhmen e femijeve te tyre dhe nuk e duan me kete vend. Jo , kjo nuk ndodh kurre . Ketu veçse eshte planifikuar çdo gje . Ketu eshte perfshire dhe Ristani i zgjedhjeve qe nuk duhet t’i shpetoje drejtesise. Popull , eshte koha per drejtesi, mos u stepni nga thirrja e dikujt qofte ky dhe ambasador qe te pranojme gjendjen e nenshtrimit dhe zhdukjes sone nga faqja e dheut , nepermjet konfirmimit te Sali Berishes junior ne krye te Tiranes dhe reabilituar Sali Berishen ne politike . Armiku Sali do pergjigje me te njejten monedhe , pa asnje lloj meshire per tradhetarin.

  18. raimondi says:

    Ne fakt keto zgjedhje tregojne edhe njehere faktin qe Sala e konsideron opoziten Armike.–Ndaj opozita ta beje mendjen top
    se sa here te bej votime , Sala do ja vjedhi votat ….—

  19. nicolla disha says:

    Edhe ne Afrike protestohet per vjellje vote, kurse Shqiptaret heshtin.

  20. england says:

    Nese rrufeja nuk bie ne hale!
    ne te gjithe keto vite vota ka rene si rrufe mbi koken e Saliut
    ai njeri ka treguar qe ka frike nga vota,duke filluar me majin e 96
    e duke ardhur deri ne ditet e sotme eshte munduar ta deformoje voten e shqiptareve
    Kryeministrin e tremb e verteta,genjeshtrat dhe hilete jane ushqim per te
    kush mban mend ne keto vite ndonje premtim te mbajtur te doktorrit te zemres
    te vetmit qe kane perfituar nga drejtimi tij,jane femijet dhe oborri familjar
    prandaj dhe po rri me sy,dhe veshe nga kutite e fundit te njesise 5
    per te marre vesh mengjezin e neserm atakun kardiak te Berishes…

  21. odi says:

    Aman o popull ! A e ndoqet ne lajme monstren Sali ? M`u duk mire plehra . Nuk e gjen gje ate jo.
    Mjere ai popull, edhe per sa kohe do ta shohin fytyren e tij te ndyre ?!
    Si nuk e planifikoi ta hante ai kanibali sllovak Berishen ore !

  22. plaga55 says:

    Inderuari Z.Mero Baze,Eshte vertet per te qarre…Nuk ishte rastesisht per 3 ambasadoret ne (njesia 5,) eshte E paliqshme dhe E papare ne nje vende demokrat dhe ne nje qeveri qe zgjidhet nga populli i vete.
    Sot ne syrin publik eshte e qarte se populli shqiptar eshte pa qeveri…Sot ne shqiptaret jemi pa qeveri,Pra 8 Maje do te mbahet ne mende per shume (DEKADA)..

    1. anticensurë says:

      pas tre ditësh harrohet!
      shqipua nuk ka hard disk në kokë!
      ka vetëm RAM!
      sapo të bjerë në gjum fshihen të gjitha!
      nesër ditë e re probleme të reja!
      në shqipëri është shpikur “perpetum mobile”,e problemeve!!!!

  23. Aleksandri says:

    Kjo baterdi vjen sepse per nje popullsi prej 3.700.000 kemi ne lista 3.200.000 zgjedhes. Vetem 500.000 i perkasin sipas listes se zgjedhesve grupmoshes 1-18 vjeç. Mjafton pak matematike per te nxjerre mashtrimin me listat. Urime por kontributin tend te çmueshem.

    1. anticensurë says:

      e çfarë ka për tu çuditur?!!!!
      kemi jetgjatësinë shumë të madhe!200-300 vjet!mesataren më të lartë në botë 125vjet!
      psh në europë ne kemi rekordin “gines”për jetgjatësinë e DIKTATURËS!
      deri më sot shqipëtari nuk ka jetuar asnjëherë në demokraci!
      e shikon jo çdo gjë është e keqe!

  24. Aron Bakllamaja says:

    Ja pra, vellezer, me ne fund besoj u pa qarte se kush eshte ambasadori amerikan ne Shqiperi dhe misioni i tij fisnik ne kete vend fatkeq. Ai na shpetoj nga nje gjakderdhje me permasa te paparashikuara ne 21 Janar dhe dje vulosi qendrimin e tij te mrekullueshem, model i paanesise, ne sherbim te demokracise ne kete vend. Ishte po ky, realisht burre me permasat e vendit qe perfaqeson, i cili na shpetoi nga skenar qe pa me te voglin dyshim mund te na conte drejt nje kaosi te pashembullt. Ne jemi aq te vegjel dhe te papergjegjshem sa po cudisim ne menyre konstante boten e qyteteruar.

  25. LORA says:

    Mua nuk me turperon aspak kjo foto angazhimi ambasadoresh ne vezhgim te numerimit te zgjedhjes se sovranit ne njesine nr.5.Madje me kenaq sepse nxjerr zbuluar faqe gjithe dynjase mobilizimin e nje pushteti te tere ne agresion diabolik jo kunder Edi Rames por realisht kunder popullit te Tiranes;ketu nuk fus ate pjese te importuar qe nuk do te mund te zhbeje kurre vullnetin e qyteterimit ne Tirane.

    1. Rani says:

      Po mire moj Lora kaq te qyteteruar te duken ty tiranasit dhe mundohesh te thuash se gjoja vetem te ardhurit kane votuar per PD-ne. Nqs vazhdon me keto mendime nuk ke gje ne terezi. E vetmja gje qe tiranasit e bejne mire eshte te duken ne syte e te tjereve sikur çdo gje shkon mire ne shtepite e tyre me nje hipokrizi te trashe, mos i ngrej kaq lart te lutem se edhe ne 2005 ata tiranas i dhane prape votat Sales apo jo, pse i ka edukuar Enveri me zor tiranasit nuk do te thote se kane intelekt superior ndaj te tjereve, po une e di se juve i vleresoni njerezit nga dialekti dhe jo nga faktet ne terren qe siç e sheh edhe ti jane kokeforte apo jo se ne fund te fundit nuk jane 120000 “maloke” ne Tirane apo jo, te behemi realiste te pakten njehere, po puna eshte se juve ju vjen inat qe Tirana te tregoje nje nivel te tille kafsherie prandaj Lora heres tjeter pak me realiste se edhe tiranasit jane si shqiptaret e tjere nuk bejne perjashtim se edhe une i njoh mire dhe nuk kane ndonje intelekt kushedi çfare, natyrisht qe pjese te tjera te popullsise jane edhe me te trasha kete nuk e ve ne dyshim ama edhe tiranasit nuk jane shume larg……..siç po e shohim. Moderator mos me censuro se dje keni lene te kalojne komente me te shara ndersa une s’po shaj ok, se po beheni edhe ju si ata te Saliut me duket.

      1. plaku says:

        Rani,
        Po ku je mor burre i dheut, se na thave syte, nuk po lexojme asnje shkrim tendin.
        Ti e di qe forumi ka nevoje per ty. Ta dish se, une te kam vene mungese per sot paradite. Po bej shaka. Nuk me kujtohet se, ne cilen teme te kam shkruar sot ( para tre oresh me duket )qe te vish qe te festojme se bashku fitoren e Edit ( shpresojme ). Gezohem qe erdhe. Kuptohet se historia e mungeses per sot paradite, eshe shaka pa te keq. Hajde so do degjohemi sot. Gjithe te mirat

        1. Rani says:

          O Plaku kam qene i zene deri ne oren 19, ne 19 e 30 hyra ne shpi dhe pashe rezulatet e fundit, po me duket pak si i fohur ky muhabet, shpresoj te gabohem po me duket me hidherim duhet te them se ndoshta kam te drejte. Nuk e di te shohim me vone se ça do te behet. Edhe ata socialistet nuk duhet te rrine vetem te ankohen se Saliu eshte mesuar me ankesat nuk e ka problem. Prape shyqyr qe po rrijne te huajt aty ka nje shprese te vogel te shohim dhe te shpresojme………………..

          1. plaku says:

            Rani,
            Kemi thene se shishja eshte gjysem plot, apo jo.
            Sipas TemaOnline, kane mbetur edhe 8 kuti dhe diferenca eshte shkurtuar ne 295. Let’s hope.

  26. Ton says:

    Nuk mund te formulohej me mire karikatura e politikes shqiptare.Edhe ambasadoreve u dridhet mishi nga pislleqet e Sales. Mero Baze, te lumte!

  27. PERMETARI says:

    je i papar o mero. i qan keto shkrime. por pjesa qe eshte per tu nevizuar me shume eshte kjo

    Kryeministri Berisha, i cili ka pësuar një shok nervor me pasoja në shëndetin e tij, përdori arsyetimin e vizitës në spital për t’i qëndruar larg formalisht këtij zullumi, por duke e komanduar atë çdo minutë

  28. I zhgenjyeri says:

    I dashur Mero,
    Tek gazeta “Shekulli” kane botuar kete shkrim dhe i kane vene autoresine “Redaksionale”. Me sa di une ti je botues dhe kryeredaktor i nderuar e i lexuar i “Temes” dhe jo redaktor i “Shekullit” prandaj hidhi ne gjyq e merru parane. Ta paguajne artikullin e le ta botojne me emrin tend, nuk ka pse pervehtesjone punen tende.

  29. fule says:

    Kam nje problem! Me sa shoh, ne zgjedhjet e ardhshme duhet dhe nje kualicion, ose nje parti tjeter ne kualicion. Pse e them kete. Sepse Sali Berisha ka pushtetin, KQZ-ne e ka parti te kualicionit. Milionat e dollarve qe hodhi Basha ne Tirane, do i hedhin ministrat e tij neper rrethe. Do mbaj situaten ne tension dhe nuk do ofroj garanci, si ne keto zgjedhje.
    O terhiqen camet (megjithse largohet pbdnj), ose ndonje…video tjeter

  30. mira says:

    Vetem “burri i shtetit” ben qe burrat e shteteve te vijne dhe ta na ruajne procesin e numerimit te votave.
    Dihet manipulimi i pushtetit me blerjen e votave, por sidoqofte eshte ne turpin e atyre shqiptareve qe votuan manekinin e mostres se ketij populli. Uroj qe ta kuptojne ate ke kane!

  31. mira says:

    Uroj ta kuptojne ate qe kane bere!

  32. erion says:

    njesia 5 eshte bere si “nendetsja 55” . ne jemi i vetmi vend qe gjysma e popullsis eshte pa pune edhe harxhojme per zgjedhjet me shume se buxheti vjetor i nje bashkie, qe mendojm akoma qe votat vidhen. qe gjerat nuk shikohen te ken nje rrjedh te caktuar. u be sensacion qe ra kavaja qe ka qene e majte e fitoi i djathte po cerriku qe ishte i majte edhe dhe u be i djathte spermendet? mediat kan filluar te mos thone realitetin po kan marr nje anesim partiak nga njera ane apo tjeter ane. prania e ambasadoreve tregoi qe shqiperia ka nje vemendje nga instancat boterore edhe po vezhgohet ne cdo pik. po te mos ishin boteroret do te pretendohej nga opozita qe po na vidhet, shqiperia eshte bere vendi i teserave te partive . Ne populli (melcia) i jemi varur ne qafe dy ujqerve njeri Blu e tjetri Roz

  33. Fatmiri says:

    Te pergezoj me gjithe zemer Mero per guximin qytetar ndaj te keqes, je vertet nder te vemit persona qe po ndeshesh me arrogancat e pushteteve duke dhen nje kontribut shume te madh per demokracin shqiptare.Nese e vlersoni ju kam deshir te shkruaj nje cikel shkrimesh per reformat ne drejtesi.Te pershendes edhe njeher dhe te uroj suksese ne dobi te konsolidimit te demokracise.

  34. ILIR PAPA says:

    eshte shume e thjeshte per tu gjetur cfare po ndodh .ne njesite qe u votua mbas orarit zyrtar aty ka bere edhe diferencen luli sales .tek njesia 5 me teper po dalin te pavleshme.fitore e veshtire 1 kunder shume .nuk mjaftonin keta po ku u kujtua dhe hysniu une thashe se vetem saliu kishte mbetur!zoti na ruajte po paska pasur te drejte mejdani qe tha pershendetje demokracise dhe juve mero personalisht.

  35. aferdita says:

    ORE MERO. PO PSE S’E PRANON XHANEM QE POPULLI I TIRANES E DO BASHEN??!!!

  36. aferdita says:

    O Ilir papa, c’na permend Mejdanin qe dihet ishte kelyshi lepires i bllokut. pyet pak se ke ka per grua dhe do ta njohesh se kush eshte ai.po s’e dite po ta them: u martua menjehere me motren e sonila kapos(nusja e djalit te hysni kapos sapo kjo e fundit u shpall e tille) qe te hynte ne bllok dhe braktisi studenten tjeter qe e mbajti me shpresa per dy vjet duke kapercyer pupthi te kapot.mahniti gjithe studente e pedagoge te shkencavet te asaj kohe per poshtersine qe beri vetem qe te hynte ne bllok.

    1. LORA says:

      Pershendetje Aferdita,pertej kesaj qe thoni ju (plotesisht te vertete) Mejadani eshte nje konformist i peshtire qe nuk ka ideuar asnjehere ndonje gje te re qofte edhe te rendomte.S’ka faj i shkreti aq e ka limitin te kaverdiset me llucen e momentit si produkt dinjitoz i nahijes se
      gangstereve F.Nano,I Meta e S.Berisha.

  37. teme skilja says:

    O MERO, QE PO VIDHEN NE NUMRIM VOTAT TEK NJESIA-5, KJO NUK DO SHUME INTELIGJENCE, SEPSE PO NXIRREN SHUME FLETE-VOTIMI TE PAVLEFSHME NGA NJERZIT E BASHES QE TE MOS RRITET NUMRI I RAMES. NESE Z.RAMA DO PRANOJE KETE MASKARADE DO HUMBI BESIMIN E SHUMICES SE POPULLIT QE E DO DHE E VOTO ME SHUMICE DERMUESE NGA VERIU NE JUG.SEPSE KA 2-VJET QE ASNJE GJE NUK KA BERE DERI NE FUND NDAJ KESAJ QEVERIE MAFIOZE QE VAZHDON TE VJEDHI NE NUMRIM VOTAT PER TE MBAJTUAR PUSHTETIN E PER TE VJEDHUR GJITHCKA TJETER DHE DHUNUAR SISTEMATIKISHT POPULLIN DERI NE VRASJE SI ATO TE 21-JANARIT. “”LIRIA DHE DEMOKRACIA NUK DHUROHET, POR FITOHET”” . KY ESHTE POSTULAT I PERJETSHEM PER TE GJITHE VENDET DHE KOMBET, APO JO…

  38. ALBAN DEGA says:

    “LOJA ME VOTEN ESHTE LOJA ME KOKEN !”… SALI BERISHA

    Syceltesi dhe gjakftoftesi!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mos luaj me zjarrin!

    Eshte nje keshille e arte filozofike universale. Mos luaj me zjarrin, me ujin dhe me popullin. Zjarri djeg! Uji mbyt! Populli te fshin nga faqja e dheut !
    Si duket Berisha akoma nuk e ka mesuar kete filozofi popullore! Nuk i mjaftoi zjarri ku e coi Shqiperine popullin e saj ne 1996- 1997-en.
    Nuk i mjaftoi zjarri i grusht- shtetit te 14 shtatorit te 1998-es kur falangat e tij happen zjarr mbi institucionet e shtetit shqiptar: kryeministrise, parlamentit. Televizionit shteteror shqiptar!
    Po te mos ishte paralajmerimi shpetimtar i Uashingtonit per pak i vuri perseri zjarrin mbare Shqiperise vetem per karriken e tij te pergjakur!
    Pikerisht per kete karrike dhe kusarine e tij ai urdheroi te hapej zjarr kunder protestuesve te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011. Kater deshmore te lirise u vrane, dhjetra u plagosen e qindra u arrestuan, torturuan nga falangat berishiane ne Tirane.

    Achtung !

    E as tani Berisha nuk ka nxjerre mesimin e duhur. Akoma po vazhdon te luaje me zjarrin! Po luan me zjarrin e votes. Zjarri me voten te djeg jo vetem koken, sic i peleqente te thoshte Berishes kur ishte ne opozite. Te djeg edhe rroten!
    Vaterlo e vertete per Sali Berishen dhe klanin e tij. Debakel i vertete!
    Edhe perballe kesaj Vaterloje te vertete Sala dhe klani i tij nuk po lene mjet pa perdorur per te penguar veridiktin e popullit. Falangat dhe skuadronet e sulmit jane hedhur ne sulm per te penguar, per te vonuar, per te sabotuar Vaterlone e tij edhe ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane. Achtung!

    Enouigh it’s enough… Boll meeee…..

    Falangat politike dhe skuadronet e vjedhjes e manipulimit te votave te Berishes jane ne panik. Jane hedhur ne sulm per jete a vdekje per te penguar fundin e turpshem te klanit kusaro- vrastar te Berishes ne kryeqytet. Njesite numer 5, e mirenjohur si bastion i socialisteve dhe Njesia Numer 8 ku ndodhen gati gjysma e votave te kryeqytetit u kthyen e po vazhdojne te jene objekte sulmi frontal te falangave vrastare e kusare te Sali Berishes edhe Lulezim Bashes.
    Nje orvajtje krejt e deshtuar e Mafias se kusreve dhe cetes se vrastareve qeveritare per te vonuar fundin e tyre pa lavdi, Vaterlone e tij te pashmangshme e totale te 8 majit 2011.
    Ndaj : mos luaj me zjarrin e votes popullore se Tiranes!
    Enough it’s enough! …. Boll Me Sali Berisha !

    Nje parti e popull qe nuk ruan voten nuk e meriton demokracine !

    Eshte aspirata jone : E duam Shqiperine si e gjithe Evropa! E duam Shqiperine si Ameriken demokratike perballe antiaspirates se Berishes e klanit te tij mafioz e duam Shqiperine si ciflig personal, si karrike te perjetshme !
    Vota jone eshte vete jeta jone! Eshte arma kryesore dhe e vetme e demokracise e lirise. Eshte jo vetem kryefjala e peshorja e saj. Eshte vete faktori vendimtar, zemra dhe shpirti i lirise e dmeokracise.
    Ruajtja, mbrojtja e votes se lire e te barabarte eshte detyre sublime, mision i shenjte i cdo votuesi, i cdo partie, i demosit, popullit qe eshte subjekti dhe iobjekti kryesor i demokracise.
    Nje parti e nje popull, nje votues e qytetar i lire qe nuk ruan e mbron voten e tij nuk e gezon dhe nuk e meriton lirine dhe demokracine. Demokraci do te thote pushtet i popullit, me popullin e per popullin.

    Every vote count !

    E vetmja arme e saj eshte vota e demosit. Jo vetem heshja e saj, por pikesepari ruajtja, numerimi dhe mbrojtja e saj.
    Every vote count, thone aleatet dhe miqte tane strategjike amerikane. Fitorja demokatike nuk matet as me dhjetra, as me qindra, as me mijera e as miliona vota me shume se kundershtari. Fitorja fillon tek vota e pare plus, pra tek njeshi me shume se tjetri!
    Ndaj jo rastesisht nje nga baballaret e demokracise amerikane e asaj boterore Abraham Linkoln, drite i paste mendja dhe shpirti, ka deklaruar ketu e mbi 150 vjet me pare : cdo popull ka qeverine qe meriton.

    Syceltesi dhe gjakftohesi

    Jo vetem kaq : cdo popull ka aq liri, barazi, demokraci, begati sa c’ punon e lufton per to. E vetmja peshore e tyre eshte vota e lire e qytetarit te lire, vota e demosit!
    Jo vetem vigjilence, syceltesi por edhe maturi, gjakftoftesi perballe kesaj lufte nervash dhe provokimesh te kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sipas ” The New York Times”.
    Bisha e plagosur nga Vaterloja e 8 majit eshte jo vetem me gjaksore por edhe me provokatore. Ndaj syceltesi dhe gjakftohesi!
    Shqiptare vigjilente! Mbroni voten tuaj! Vota juaj eshte jo vetem arma, por edhe jeta juaj, e femijeve tuaj e femijeve te femijeve tuaj! Eshte e ardhmja evropiane e Atdheut tone.

  39. ILIR PAPA says:

    z. AFERDITA ju faleminderit per sygjerimin ;nuk kam ndonje depulese te vecante per z.MEJDANI por doja te shprehja me teper nje fjale te urte te fitoje ai qe e meriton me vote te ndershme respekte.

  40. egli kruja says:

    Turp, turp te kene ato qe i presin edhe ujin popullit.

  41. bbb says:

    Mero. Nuk jam dakord parimisht me juve. Keta ambasadoret e huaj jane pjese e ketij turpi qe perjetohet sot kur ka 5 dite qe nuk mbaron numerimi, bile jna eskenaristet e kesaj komedie te turpshme. Ne vendet e verteta demokratike me 50-100 a me shume milion popullesi, numerohen per 2-3 ore votat dhe del rezultati, kurse tek ne duhen dite e jave e numerohen me dore si 50 vjet para. Perse keta te huajt nuk kane bere presion qe Shqiperi pas 20 vjetesh te fusi sistemin e numerimit elektronik?! Se keta te huajt na kane bere presion per gjera edhe me pak banale si denimi me vdekje, kur na detyruan me force ta hiqnim. Sipas meje ata, dmth te huajt me Shqiperine bejne ekserimente duke e lene Shqiprine si nje salle kumari e bixhozi ku behen eksperimente te ndyra

  42. Lulie Basha says:

    CILI ESHTE KRYETARI I KZAZ-IT TE NJESISE NUMER 5 TE TIRANES !?

    – Cfare e lidh Ilir Gocin me Sali Berishen e klanin e tij!?

    – Dy Kuaj Troje te pushtetit kusar e vrastar te Sali Berishes dhe
    “Aleances per Qy…. Katundarin” !

    Z. Ilir Goci, kryetari i KZAZ-it te Njesise Bashkiake Nr. 5 te Tiranes, qendres se komplotit te madh te qeverise se Berishes per tjetersimin, manipulimin, zhvleresimin, zvarrisjen e numerimit te votave ne kete bastion te mirenjohur te opozites se bashkuar nuk eshte nje zgjedhje e rastit. Qendrimet e tij kokeforta, te paaresyeshme, nevercingritese jo vetem ne mjediset e kesaj qendre por ne mbare Tiranen e e krejt Shqiperine nuk jane rastesi.
    As zgjedhja e tij ne krye te ketij komisioni problematik qe diskretitoi keqazi komplotin super- manipulativ e te stersofistikuar qeveritar edhe te zgjedhjeve te 8 Majit 2011 nuk eshte dicka e rastit as frut i meritave te tij te munguara, pervec faktit qe ai ka lidhje nepotike me klanin Berisha.
    Cfare e lidh Ilir Gocin me oborrin e Sali Berishes!?
    Ilir Goci eshte bashkeshort i Vjollca Osmanit- Gocit. Ajo eshte vajza e xhaxhait te Shpresa Brecanit e mirenjohur per mediat dhe politiken shqiptare per lidhjet e bashkepunimin e ngushte me Argita Berishen, ne te gjitha aferat korruptive e antikombetare te Sali Berishes me Damir Fazlicin…. Shpresa Brecani eshte vajza e motres se Sali Berishes.
    Ja pse krutani ekonomist medioker Ilir Goci u perzgjodh para mijera intelektualeve denbabaden tiranas demokrate deri edhe me diploma te Harvardit apo Oksfordit. Oborrit dhe klanit te Berishes i duhej ne krye te ketij Komisioni Zgjedhor Zonal nje sherbetor besnik deri ne vdekje i oborrit te mbretit te pakurorezuar Sali Berisha, i cili pas humbjes totale ne shkalle kombetare kerkonte me cdo kusht qe te merrte kryekalane shqiptare te ketyre zgjedhjeve, Tiranen.
    Me nje gur Sali Berisha dhe klani i tij i sterkorruptuar, ne te cilin pervec te djathtes bejne pjese edhe sharlatanet dhe mafiozet me te shquar te se majtes shqiptare, Fatos Nano, Ilir Meta… e deri edhe Kastriot Islami, kerkonte te vriste tre zogj.
    Se pari te legjitimonte qeverisjen e tij me vota te vjedhura te 28 qershorit 2009 me kontributin e ketyre dy “mamutheve te megakorrupsionit”, sic i quante Berisha kur ishte ne opozite , qe sot jane bere dy kodoshet e sundimit te tij ilegjitim.
    Se dyti, te zhvleresonte fitoren plebishtiatre ala 22 Mars 1992 te opozites dhe liderit te saj Edi Rama ne zgjedhjet e 8 majit 2011.
    Se treti, te nxirrte ne pension jo vetem liderin e opozites se bashkuar Z. Edi Rama, por edhe cdo pretendim te saj per zgjedhje te reja te parakohshme parlamentare cka e perforcoi dhe legjitimoi edhe me shume fitorja masive plebishitare e mbarekombetare te opozites.
    Synimi thelbesor e kryesor i Sali Berishes ne te trija rastet mbetet vetem qe te ruajee konsolidoje sundimin e tij despotik, ilegjitim e te korruptuar, qe u kontestua edhe me shume me disfaten totale te tij me 8 maj 2011. Aq e madhe ishte kjo disfate e ” Aleances per Qytetarin”, e cila fitoi vetem ne katundet ose qytet- katundet e Shqiperise, me perjashtim te Shkodres se permbytur pese here brenda vitit te fundit nga qeveria, qe edhe Shkoder – Locen e ka kthyer ne nje katund pa fund e pa ane, ku e vetmja gje qe lulezon pa pushim jane permbytjet deri edhe pese here ne vit .
    Ky fakt do te ishte krejt i mjaftueshem qe pas ketyre zgjedhjeve “Aleanca per Qytetarin” te nderronte emrin ne “Aleanca per Fshatarin” ne baze te teorise se Mao Ce Dunit “Fshati rrethon qytetin”, per cka do ta ndihmonte edhe dordoleci komunist Hysni Milloshi, me te ciluin e e bashkon jo vetem ideologjia e njejte enveriste, por edhe e njejta nene Parti e vjeter , PPSH-ja.
    Pikerisht per kete aresye ne krye te ketij komploti te madh ne zemren e opozites se bashkuar ne kryeqytetin e Shqiperise Sali Brishes dhe klanit te tij i duhej nje sherbetor besnik i klanit te tij nepotik si Ilir Goci dhe nje Kale Troje ala komunist si Hysni Milloshi.

    Lulie Basha

  43. ALBAN DEGA says:

    NA BERI HORE POLITIKA E HORAVE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Leksioni demokratik i shqiptareve

    Dita e zgjedhjeve te 8 majit 2011 mbetet model per te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi qysh nga 22 marsi 1992 e deri sot. Shqiptaret, demosi- populli shqiptar hodhi qarte e paster si kristali voten e vet te lire. Nje votim i qete, i larte ne shifra, transparent, pa asnje incident cenues te rregullave e normave demokratike. Zgjedhje model te nje populli model ne parametrat e standartet demokratike perendimore!
    Respekt vellezer e motra shqiptare pa dallim feje, krahine, ideje, partie, krahine statusi politik apo shoqeror. Perulem me nderim e respekt perballe jush, perballe popullit tim, perballe demosit shqiptar.
    Pergezime! Urime per kete sukses demokratik, per kete leksion demokracie qe i tregoi Botes qe populli shqiptar jo tani por qysh nga dhjetori ne vitit 1990, kur lindi pluralizmi politik dhe demokracia eshte pjekur per demokraci. Rruga eshte e pa kthim mbrapa.
    Aspirata e demosit shqiptare ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” E duam Shqiperine si Ameriken Demokratike” lulezoi ne kete pranvere me gjithe shkelqimin e saj.

    I Zoti, Sovrani e qet… tellali se jep !

    Cdo zgjedhje ne cdo vend demokratik ka dy shtylla kryesore: votimin dhe numerimin e votave te lira e te barabarta te shqiptareve, qe quhet manaxhim ose administrim i procesit elektoral. Kjo eshte detyra kryesore e organizatoreve dhe qeverise se cdo vendi demokratik. Pjesa e pare qe model. E dyta ka nje jave plot sot qe shihet si drita e Diellit….
    8 maj- 13 maj 2011. Plot gjashte dite pas votimeve akoma nuk jane numeruar ato vota te shqiptareve, nuk eshte lexuar e aq me pak nuk eshte shpallur veridikti i demosit shqiptar. Akoma nuk eshte lexuar e numeruar vota e shpreses se madhe per demokraci qe u hodhen brenda 12 oreve.
    Kjo zvarritje e tepruar, ky numerim i stervonuar jo vetem cingrisi mendjet e shpirtin e cdo shqiptari, Shume me keq. Numermi i vonuar e sabotuar qellimisht nga politika zyrtare shqiptare e njollosen, e perdhosen, e llangosen paturpesisht voten e popullit te vet, sic eshte provuar ne cdo zgjddhje lokale, rajonale apo kombetare ne Shqiperi tash e gati 19 vjet . Per gjashte dite me radhe, votat e demosit shqiptar akoma nuk kane perfunduar se numeruari nga ata qe kishin si detyre paresore organizimin e ketyre zgjedhjeve.
    Kesaj i thone shkurt e bukur: I Zoti, Sovrani, Demosi e qet, sherbetori, telalli se jep!

    Pushteti i demosit dhe karrikja e horave

    Pse !? Sepse pushteti i popullit, me popullin e per popullin qe e ka emrin demokraci eshte kthyer nga horat e politikes shqiptare tash e gati 100 vjet ne pushtet te perjetshem te horave, me horat e per horat! Ky pushtet ala “sa te me jap ymer ai lart” eshte pushteti i horave jo i demosit!
    E per ta ruajtur ate horat e politike hore ja kane vene e jane gati t’ia vene flaken Shqiperise sa here ai u eshte kercenuar apo rrezikuar. Kater here vetem gjate 15 vjeteve te fundit nga 26- 28 maji 1996 e deri sot. Ligji i vetem per ta eshte Ligji i Maliqit. E vetmja Kushtetute per ta eshte Kushtetuta e Plepave dhe Universiteteve te Domosdoves e pse jo edhe Vicidolit e Corovodes, ku gdhihesh ordiner e ngrysesh milioner.
    Per kater pese muaj minister ua kalon peseqint vjet e dhjetra brezave si deputet, senatore, ministra, kryeministra e deri edhe presidente te fqinjit tone jugor me mbiemrin Papandreu apo Karamanlis! Edhe ne kusari e hajni na eshte futur aksioni me goditje te perqendruar i ish- qoftelargut dhe partise se tij !

    Supervlera e horave – horlleku!

    Shihni vilat e blloqet e kusareve te pushtetit kusar, milionat e depozituar deri ne Zelanden e Re e ne Argjentine qe te bindeni.
    Hajnia eshte kthyer ne vlere! Kurveria eshte kthyer ne kult. Vrasja vleresohet si heroizem! Horlleku eshte supervlera e horave!
    Sa per ligjin ate e ben Luigji i 14-te “ligji jam une” pra sic thote populli, Maliqi ose Saliqi, sic po ndodhe edhe me maskaraden e fundit te zvarritjes se numerimit te votave!
    Aq e rende qe kjo zvarritje pa fund sa situata po acarohej nga casti ne cast. Shqiperia po humbiste qetesine ne cdo cast e sekonde qe zvarritej veridikti i demosit te saj. Tensioni rritej nga casti ne cast.

    Turpi i politikes shqiptare

    E ndodhur perballe nje veridikti sa te hidhur por aspak te papritur per politiken zyrtare shqiptare pas zollumeve te shumta te saj qysh prej tash 19 vjetesh, klasa politike shqiptare po luante me voten, po tallej me armen kryesore te lirise e demokracise shqiptare, voten e lire te qytetareve te lire, sic ka vepruar mbi dhjete here tash gati 19 vjet!
    Politika zyrtare shqiptare e ndodhur perballe transparences se detyruar dhe teknologjise se perparuar, perballe syve fort vigjilent te vezhguesve nderkombetare dhe perballe fokusit te kamerave te mediave kombetare e nderkombetare. perballe syrit e zerit te demokracise u gjet e papergatitur nga veridikti popullor. Manipulimet klasike, vjedhjet e hapura ishin pothuajse te pamundura.
    I vetmja rruge qe i mbeti horave te politikes hore perballe ndeshkimit masiv e total me voten e lire ishte te luante bixhoz me te ardhmen e Shqiperise, duke e larguar perseri nga aty ku eshte vendi i saj natyral, normal dhe i merituar, Bashkimi Evropian dhe nena e demokracise boterore, SHBA-ja

    Maskarada e numerimit pafund

    Tamam ne kohen qe humbesi duhet te uronte fituesin e te festonin fitoren demokratike se bashku si opozitare por vellezer filloi marifeti i vjeter i horave te politikes shqiqptare: manipulimi me metoda me te sofistikuara e ne pamjen e jashteme ” sipas ligjit” , ” nuk mund te dalim mbi ligjin”, “do te respektojme Kushtetuten” pikerisht nga horat politike qe e shkelin ate 48 ore ne 24 ore qe ka dita e nata se bashku.
    Turp per horat e politikes shqiptare te manipulimit, te vjedhjes, qe na bene hor ne syte e Evropes se Bashkuar dhe aleatit tone me te madh e strategjike, SHBA-se.
    Na moren fytyren. Na neperkemben dinjitetit kombetar. Na turperuan ne syte e gjithe Botes.Na bene qesharake Aq qesharake sa ua prishen axhenden, festat njerezore e misionet e tyre diplomatike kryediplomateve te SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar.

    Aritmetika cjerr masken e lojes me votat!

    I detyruan me zullumet e horllekun e tyre ambasadoret miqe te Shqieprise e shqiptareve te behen edhe stimulues edhe kujdestare te numerimit te votave te shqiptareve.
    Pamja me e shemtuar e kesaj maskarade dhe horllekeu te politikes zyrtare shqiptare ishte prania e detyruar fizike e Ambasadorit te nderuar te SHBA-se Z. Aleksander Arvizu dhe e Ambasadorit te nderuar te BE-se Zotit Sequi ne njesine bashkiake Nr, 5, bastion i mirenjohur e sprovuar i opozites kryeqytetase. Nje kuti votash u numerua brenda 20 minutash. Pese gjashte here me shpejt se kur ata nuk ndodheshin aty.
    Aritmetika me e thjeshte tregon se me kete ritem 65 kutite e Njesise Bashkiake Nr. 5 do te numeroheshin brenda 21 oreve, pra me pak se nje dite e nje nate, e jo as pas 144 oreve, sic urdheruan e vepruan horat e “ligjit te Saliqit” dhe ” zbatuesit e drejtesise se Gerdecit ” ala Fatmir Mediu, ala Lulezim Basha, ala Ilir Meta , ala Genc Ruli…. e kompania e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”

    Ambasadoret numerojne votat e shqiptareve… Horat … milionat e kusareve!

    Kulmi arriti kur me horllekun e tyre e detyruan zotin Arvizu dhe tete ambasadore te tjere te shteteve tona mike e aleate natyrore, perfshi ate te BE-se, te linin festat, te prishnin axhenden e pushimin e fundjaves se lodhshme politike shqiptare e te shuanin sherrin e politikaneve trazovace e te pa marr vesh shqiptare.
    Ndersa horat politike shqiptare numerojne milionat e korrupsionit e kusarise se hapur edhe para kamerave, vrasin para kamerave protestues paqesore per barazine e votes e buken e gojes, per nje Shqiperi si e gjithe Evropa e si Amerika demokratike, Ambasadoret e nderuar te tyre, qe na kane ne drite te syrit si mesuesi i mire nxenesit trazovace, hileqare e kopjace, si prinderit femijet e keqinj …. detyrohen te numerojne votat e shqiptareve….

    O Zot i madh shpetoje Shqiperine !

    O Zot i madh! Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene! O Zot i madh shpetoje Shqiperine e shqiptaret nga keta kusare e vrasatare!
    Politika zyrtare shqiptare qe ishte ne provim para e ne syte e Evropes e te Amerikes demorkatike qe ua ka nxjerre gojen mbas veshit me horlleqet e saj, qe ua ka prure ne maje te hundes me horlliqet e saj pa fund mbeti ne klase.
    Na bene hore horat e politikes qeveritare Shqiptare. Keta hora i humbin jo vetem votat…. Rrenuan perfundimisht edhe cdo standart te ketyre zgjedhjeve.
    O Zot i madh! Shpetoje popullin me properendimor ne Bote! O Zot i madh shpetoje Shqiperine e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e te Nene Terezes nga horat e politikes zyrtare ster- hore te Esat Pashe Toptaneve e Ahmet Zogeve, te Enver Hoxheve e Miladin Popoviceve, te Sali Berisheve e Damir Fazliceve…. Amen !

  44. ALBAN DEGA says:

    MIRESERDHE NE SHTEPINE TENDE Z. AMBASADOR I NDERUAR
    ALEXANDER ARVIZU !

    -I kudondodhur ne vendin e duhur, ne kohen e duhur dhe me zgjidhjen e duhur…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Brenda 24 oresh, Ambasadori i nderuar i superfuqise boterore, mikut dhe aleatit strategjik te Shqiperise dhe shqiptareve kudo ndodhemi ne Bote, SHBA-se ne Tirane, Z. Alexander Arvizu u detyrua te nderpres ne mes festimin e ditlindjes se sekretares se Ambasades amerikane, te lere ne mes cdo pune e pushim te mundshem…. Politika e ngercit te stergjatur dhe tensionit pa afat ndershqiptare po pershkallzonte drejt nje konflikti te paparashikushem ne qendren e numerimit te votave te 8 majit 2011 te Njesise Bashkiake te Tiranes Nr. 5, Behet fjale per bastionin kryesor dhe depoziten me te madhe te votave te opozites se bashkuar ne keto zgjedhje.
    Te dy palet ” nderluftuese” ne politike dhe vellezer natyrore kombetare ishin futur ne nje bllokim te plote. Tamam si puna e atyre dy cjepeve qe nuk i hapnin rruge njeri tjetrit ne traun e lumit te votave te popullit te vet. Dihet fundi i tyre nga fabula e famshme, qe atehere kur duhet ta kujtojme me shume ne shqiptaret e harrojme me shume se askush tjeter.
    Cila ishte aresyeja e kesaj perplasjeje vetem 24 ore pasi Z. Arvizu dhe koleget e tij nga Evropa e Bashkuar perfshi edhe ambasadorin e BE-se Z. Sequi ne Tirane kishin demaskuar dhe nxjerr ne syte e shqiptareve dhe te Botes maskaraden e vonimit pa fund te numerimit te votave.
    Brenda gjysem ore te pranise se tyre ne kete qender, te njejtit numerues, i njejti KZAZ, te njejtit vezhgues ne nje orar aspak te favorshem, pasi kishin numeruar per rreth 8 ore pa pushim, numeruan nje kuti votimi brenda 20 minutash. Rendimenti mesatar 3 kuti brenda nje ore. Afati maksimal per numerimin e 65 kutive me rregullin me te thjeshte aritmetik rezulton ne 24 ore, orari normal 20-21 ore per ti numeruar te gjitha kutite qe akoma edhe sot pas gjashte dite te vazhdimit te tij maratonik nuk kane perfunduar se numeruari.
    Pra nuk eshte as lodhja e numeruesve, nuk eshte as paaftesia e tyre per te numeruar, skanuar dhe vleresuar votat e votuesve te kesaj njesie…. Aresyeja eshte politika e berrylave, konflikteve, intolerances, pengimit, sabotimit dhe provokimit te politikes, sidomos ajo zyrtare qe mban pergjegjesi dhe ka detyre ligjore te manaxhoje procesin elektoral brenda ligjit dhe Kodit Zgjedhor. Behet fjale per numerim votash jo per numerim fletesh votimi. Nuk jane fletet e votiimit por vota e qytetarit qe duhet te vleresohet, numerohet e respektohet deri ne nje.
    Edhe kete fakt elementar njerezor e demokratik qe e di edhe lopa u desh qe tua thoshte ne anglisht ambasadori i SHBA-se ne Tirane numeruesve, vezhguesve, komisionereve, krye- komisionerit, deputeteve… krejt politikes shqiptare qe te kuptonin ne shqip e ta zbatonin detyren e tyre numer. . Nuk eshte cudi qe ndonje dite politika zyrtare shqiptare, pervec numerimit te votave tu kerkoje ambsadoreve qe edhe ti ushqejne me biberon si bebe edhe njezet vjet pas vendosjes se pluralizmit politik dhe vendosjes se demokracise ne Shqiperi!!! Nuk eshte ky qellimi i kesaj analize.
    Qysh prej 20 janarit te ketij viti ambasadori amerikan ne Tirane Z. Aleksander Arvizu ka qene objekt dhe subjekt i shume analizave, kritikave, shkrimeve e komenteve pa fund ne shtypin shqiptar, perfshi edhe autorin e ketyre radheve. mendime te lira te njerezve te lire per nje personalitet qe shihet si mesazhieri dhe pasqyra e demokracise amerikane ne Tirane. Steka eshte shume lart pasi behet fjale jo vetem per mikun me te madh por edhe per frymezimin e modelin me te persosur te demokracise bashkekohore ne Boten e sotme, per te cilin ka aq shume nevoje Shqiperia dhe shqiptaret.
    Jo te gjitha ato analiza, shkrime e komente kane qene te krejt te sakta e as krejt te gabuara. Fakti eshte se ato nuk kane kaluar pa vene re nga Zoti Arvizu. Perkundrazi. Qendrimet e tij teper aktive e shume te matura gjate fushates se fundit elektorale, zhvillimi model, transparent dhe demokratik i votimeve te 8 majit 2011 mbajne fort vulen e kontributin edhe te ambasadorit amerikan. Qendrime tejet transparente, plotesisht te ekuilibruara, krejtesisht te paanshme midis dy kraheve te politikes konfliktuale te mirenjohur shqiptare e kane bere perfaqesuesin e Uashingtonit ne Tirane jo vetem te respektuar por edhe shume te kerkuar nga dy krahet e saj per zgjidhjen dhe kapercimin e ngerceve dhe tensioneve politike.
    Tashme vatra mikpritese shqiptare nuk ka as ngjyra e aq me pak kufij politike. Brenda nje kohe shume te shkurter ambasadori amerikan ne Tirane ka fshire cdo hije mosbesimi ose dyshimi te ketij apo atij krahu te politikes shqiptare. Tashme ambasadori i ri amerikan ne Tirane eshte jo vetem i mirepritur por edhe i kerkuar nga politikanet e pa marrun vesh me njeri-tjetrin shqiptar.
    Me qendrimin e veprimtarine e tij aktive te kudondodhur. ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe me keshillen, sugjerimin dhe zgjidhjen e duhur, sic ndodhi jo vetem me 12 por edhe sot me 13 maj 2011. Urojme qe kjo e premte me 13 maj ( si dita edhe data paragjykohen si dyfish ters ) te jete tersi i fundit i politikes shqiptare dhe rasti i fundit qe te trazojme axhenden, festat, gezimet, pushimet apo fundjavet e miqve tane te medhenj te Perendimit per te na treguar se si numerohen votat apo se numrimi i votave eshte detyre ligjore. se te vetmet flete- votimi te pavlefshme jane fletet qe nuk kane vullnetin e lire te qytetarit te lire shqiptare, qe kane me shume se nje vote ose qe nuk kane fare vote brenda.
    Te tjerat jane krejt te vlefshme kur permbajne vullnetin e shprehur qarte te qytetarit, te votuesit shqiptar!
    Si populli e kombi me proamerikan dhe me properendimor ne Bote ti ftojme e bejme miq e bashke-pjestare te gezimeve, festave, jetes sone si vellezer e aleate te nje ideali e te nje qellimi qe eshte liria, barazia, vellazeria me njeri tjetrin. Eshte detyre njerezore e qytetare, eshte nderi e krenari, mbi te gjitha eshte kult per ne proamerikanizmi. Jo me fjale, me parulla, me sllogane, por me shpirt e veprime konkrete qe e shprehu aq mahntishem e aq natyrshem populli yne mikrpites gjate vizites se ish- Presidentit amerikan Xhiorxh Bush ne Tirane ketu e gati 4 vjet me pare!
    Aq natyrshem sa CNN, ” The New York Times”, The Washington Post” shkruan se ” Presidenti i SHBA-se eshte me i sigurte ne Tirane se ne SHBA!”.
    Eshte hera e pare ne jeten time gati 35 vjecare si gazetar e analist, si diplomat e si kolumnist qe lexoj nje vleresim te tille per nje mikpriitje si e shqiptareve. Eshte ky mesazh se pari per politiken zyrtare shqiptare. I kemi tepruar me kacafytjet e luften e beryllave ndaj njeri-tjetrit. E kemi tejkaluar cdo durim e kufi njerezor me miqte e me aleatet tane natyrore e strategjike duke ua nxjerre gojen mbas veshit, duke ia pru ne maje te hundes me luften tone
    donkishoteske te shpatave!
    Enough it’s enough, deklaroi me gjithe shpirt sot ne Tirane edhe Zoti Arvizu. Boll me!
    Ai foli e po vepron jo vetem si nje ambasador por edhe si nje mesazhier i Uashingtonit si per politiken ashtu edhe per gjithe ne shqiptaret, sic po vepron edhe kolegu i tij ne Prishtine Zoti Kristofor Dell. Me mesazhet dhe veprimtarine e tij Zoti Arvizu po tregohet jo vetem nje mik i vertete ne kohen e duhur , ne vendin e duhur dhe me zgjidhjen e duhur per politiken shqiptare, por edhe si nje parandalues i kacafytjeve te reja ndershqiptare.
    Ndaj megjithe zemer i uroj ambsadorit te SHBA-se ne Tirane Zotit Aleksander Arvizu : mireserdhe ne shtepine tende qe eshte jo vetem shtepia por edhe zemra e shpirti miqesor e vellazeror i cdo shqiptari!
    Faleminderit Zoti Ambasador Arvizu! Zoti e bekofte Ameriken dhe Shqiperine, shtepite tona te parbashketa! Amen!

  45. tafuti says:

    Pse gjithe keto elozhe per Z.Arvizu dmth Ameriken o Arben.
    Ai zotnia la darken e ditlindjes jo se i plasi per shqiptaret,por perfaqeson interesa te caktuara ne Shqiperi dhe per mbrojtjen e tyre i duhet ndonjehere te nderprese darka,drekat apo shetitjet shplodhese mbas punes “tejet te rende” per qeverisjen e Shqiperise.Po,po,mire e thashe,per qeverisjen e Shqiperise.

    1. plaku says:

      tafuti,
      A ke degjuar ndonjehere qe, diku ne Europe te vene ambasadoret te kontrollojne numurimin e votave? Mendoj se, ne dhe jo te tjeret, duhet ta nxjerim gomarin nga balta.
      Kujtoni pak historine, ne ishim Protektorat ne vitet 20 te shekullit te kaluar, Europa dergoi prinz Vidin, sepse nuk ishim ne gjendje te qeversisnim vet vehten. Cfare borxh kane ambasadoret e huaj, te vine te kontrollojne votat tona? Ne vend qe te keqen ta shofim tek vetja jone, fillojme dhe shajme ambasadoret.Ne vete jemi si jemi. Une kam nje mikun tim ne Tirane, i cili ka 10vjet qe nuk paguan energjine elektrike se ka komprementuar dike.
      Une kam kushuririn tim, i cili ka vene nje pompe uji, dhe rubinetin e ujit siper ne banjo ka tre vjet qe e ka te prishur, dhe uji shkon kot nate e dite, kur te tjeret qe nuk kane pompe nuk kane uje. Mendoj se ne ( duke filluar nga une ) duhet te mos vjedhim shtetin se ne fakt vjedhim vehten tone. Djali im nuk paguan tatimet se ka lyer kontrolloret e tatimeve. Une e di dhe nuk them gje. Une duhet te shkoja ne polici dhe te denoncoja. Sepse, ne se nuk paguajme energjine elektrike, leme te rrjedhe uji kot, nuk paguajme tatimet, ne fund te fundit bejme ate qe bejne edhe politikanet tane qe i kritikojme ketu ne forum dhe neper kafenera. Edhe nje here une i pari i bej keto gjera jo te mira. Nuk them se i gjithe populli eshte keshtu, por jemi disa qe thone bej si them une dhe mos bej si bej une.
      Jam i sigurte se e teprova, i shkruaj keto gjera se e dua vendin tim, se me ther ne zemer qe u beme gazi i botes.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje