Vlera e votës

14 Maj 2011, 21:48Editorial TEMA

?Nga Mero Baze

Shqipëria i dha fund dje një procesi rraskapitës numërimi për kreun e Bashkisë së Tiranës në një garë të pashembullt në historinë e Shqipërisë, e cila nuk përfaqëson fatkeqësisht përcaktimin e trupës votuese të kryeqytetit. Edi Rama arriti të ishte fituesi i garës, duke marrë rreth 15 mijë vota më shumë se sa ka marrë në zgjedhjet e mëparshme, ndërsa përballë tij Aleanca Basha- Meta- Idrizi -Milloshi, me një trupë votuese të  prodhuar enkas për këtë garë, nuk arritën ta prekin fitoren.

Po cila ishte vlera e kësaj gare dhe e kësaj fitore të ngushtë edhe për shkak të trupës së prodhuar elektorale?

Së pari duhet të themi me plot gojën se kjo është beteja që ka bërë lider të opozitës dhe kandidat për kryeministër të Shqipërisë Edi Ramën. Shqipëria ka mbajtur dje frymën gjithë ditën për rezultatin e ndarë përtej ndarjes artificiale të Tiranës. Qytetarët që kishin votuar opozitën nga Konsipoli në Velipojë, kanë dalë rrugëve të festojnë fitoren e tij, duke u lidhur për herë të parë shpirtërisht me fatin e liderit të tyre. Për më tepër kjo histori bëhej pasionante për shkak të suksesit të gjithë kandidatëve të opozitës dhe ngërçit që iu krijua liderit të opozitës nga kurthi më i pashembullt në historinë e politikës së këtij vendi që i është ngritur një kryetari opozite. I vetëm dhe në një betejë politike të mbivendosur mbi betejën për Tiranën, Edi Rama arriti të mundë me një betejë Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Lulëzim Bashën, Hysni Milloshin, Shpëtim Idrizin, Kastriot Islamin dhe pse jo ndonjë tjetër brenda partisë së tij që duhet të jetë ndjerë i dëshpëruar nga fundi i kësaj gare.

Së dyti kjo garë vlen për Sali Berishën. Ai bëri në këtë garë një eksperiment të rrezikshëm. Fabrikoi një kandidat duke i vënë atij në dispozicion gjithë makinerinë shtetërore të manipulimit dhe përpunimit industrial të infrastrukturës së zgjedhjeve. Për dy vite si ministër i Brendshëm ky njeri është marrë me jetët tona, me mënyrën si votojmë, si jetojmë, ç’nevoja kemi dhe si mund të gënjehemi. Ai arriti të na marrë nga deklarimet tona pranë zyrave të gjendjes civile gjithë të dhënat personale deri dhe tek telefonat që s’kemi të regjistruar në emrat tanë, por prapë nuk ja arriti. Ai më tej u mor me imtësi me gjithë administratën shtetërore, terrorizoi mësues e mjekë të votonin për të, mblodhi karta identiteti të votuesve të dyshimtë të mos votonin, përdori nxënës e mësues si mish për top dhe nuk ja arriti. Me fuqinë e Ministrit të Brendshëm ai aktivizoi në këtë fushatë elektorale kriminelët më të rrezikshëm në vend, përdori sekserë dhe ish sekserë tokash, gjithë nëntokën e botës kriminale të Tiranës, por prapë nuk ja arriti. Në një zonë bastion të tij në Laprakë, deputeti socialist u nxor nga fushata që po i përmbyste zonën me një ngjarje kriminale që i mori jetën vëllait të tij, natyrisht jo për arsye politike, por për nevoja politike. Në këtë fushatë të pashembullt shikoje Sali Berishën të fliste me Tan Lepurin si me djalin e tij, Shpëtim Idrizin të përdorte vrasës kundër çadrave të opozitës, Ilir Metën të përdorte miliona për të blerë vota, dhe Hysni Milloshin të bënte Don Kishotin e kohëve moderne, duke qenë aleat i partisë që përmbysi komunizmin. Por Basha prapë nuk ia doli. Këtu fillon dhe problemi i Sali Berishës. Ai as do të mund dhe as do të ketë më mundësi në jetën e tij të investohet kaq shumë kaq fort dhe me të gjitha mundësitë që i jep pushteti dhe shteti një fushate elektorale të pandershme. Të gjitha këto i ka bërë në emër të një njeriu, të cilin nuk e kurorëzoi dot. Por si çdo gjë e bërë artificialist, Sali Berisha do të paguajë tani dhe një kosto të re, koston e liderit fallco që ka fabrikuar. Shqipëria, dhe sidomos e djathta në Shqipëri, e ka marrë seriozisht Lulëzim Bashën si lider të saj. Ajo ka qenë gati të dalë shesheve dhe të vritet për të. Ata nuk e dinë të gjithë se çka bërë Sali Berisha për ta bërë udhëheqës Lulëzim Bashën, nuk dinë pisllëqet dhe ligësitë që kanë mbushur fushatën e tij, miliardat e harxhuara për të marrë mandatin dhe për të shkatërruar opozitën. Ata e shikojnë Lulëzim Bashën tani si heroin e tyre. Sali Berisha i ka bërë me këtë gjest një të keqe të madhe PD dhe vetes, pasi i ka lënë në derë një njeri fallco, që nuk përfaqëson atë që ka përfaqësuar dje për shumë shqiptarë. Jam i bindur se nëse bën një sondazh brenda PD, shumë njerëz nën zë mendojnë se do të jetë mirë që Basha të jetë kandidati për kryeministër më 2013 në vend të Berishës, apo që dhe Basha të jetë qysh tani kryetar i PD-së. I vetmi njeri që kafshon buzën nga kjo gjë është dhe do të jetë Sali Berisha. Ai më mirë se kushdo tjetër e di që figuranti që ai nxori në betejë, ishte me bateri rezervë që ushqeheshin nga pushteti. Por në imazhin e së djathtës Basha ja ka arritur të përvijojë një profil më të mirë se të Berishës, i cili humbi çdo qytet të Shqipërisë që shkeli. Dhe si çdo njeri që duhet të paguajë për gënjeshtrat e veta, dhe Berisha duhet të paguajë jo vetëm për trukimin e zgjedhjeve, por dhe për trukimin e figurantit të tij në këto zgjedhje.

Së treti rezultati i ngushtë duhet të na shërbejë dhe si një shenjë maturimi për standardin e demokracisë. Ai duhet lexuar me qetësi dhe pa emocionet e njerëzve që janë gati të vriten me makina në rrugë me njëri- tjetrin. Edhe fituesi, dhe humbësi duhet të ndjehen të vlerësuar dhe të vazhdojnë punën. Edi Rama, pavarësisht arsyeve të tjera që ka për trukimin e këtij procesi, duhet ta marrë me modesti kalimin e pragut dhe të reflektojë modesti për të përfaqësuar realisht më shumë qytetarë se ata që e votuan. Shqipëria ka nevojë për një gjimnastikë të tillë demokracie, ku palët duhet të mësohen të pranojnë dhe mosprekjen e ëndrrës. Ajo që KQZ e Tiranës ka bërë gjatë kësaj jave me tabelat e rezultateve dhe skandalin e fundit me rezultatin vlen të bëhet objekt i një çështje penale, dhe kompania që ka guxuar të provokojë shqiptarët të shkojë pas hekurave të burgut. Për shkak të karagjozllëkut të disa biznesmenëve që kanë marrë miliona euro për të bërë fushatën e Lulëzim Bashës, përfshi dhe tenderin e KQZ për hedhjen e të dhënave, shqiptarët ishin dje duke u vrarë në rrugë për të kuptuar fituesin. Kjo histori s’mund të kalojë pa ndëshkim, për të na u bërë mësim për të ardhmen.

Së fundmi duhet të themi se rezultati i ngushtë nxori në pah vlerat e trupit diplomatik në Shqipëri. Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu do të hyjë në historinë e këtij vendi si engjëlli shpëtues i zgjedhjeve të lira, një kontribut që nderon figurën e tij dhe lartëson misionin e SHBA në këtë vend. Pos tij ambasadori holandez, ose siç e quante një kolegia ime Koloneli Tomson i kohëve moderne në Shqipëri, do të mbahet mend gjatë për gjestin e shkuarjes së tij si vëzhgues në Njësinë Nr. 5 që u bë epiqendra e tentativës për manipulim. Kësaj liste mund t’i shtojmë me të njëjtën vlerësim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, ambasadoren e Zvicrës, ambasadorin e Bashkimit Evropian, ambasadorin e OSBE etj. Pa ata ne sot nuk do të kishim as rezultat dhe as qetësi. Pos ndihmës që na dhanë ne, ata krijuan dhe një përfytyrim të tyre fizik për mënyrën si votohet dhe si numërohet vota në këtë vend 20 vite pas rënies së komunizmit. Kuptuan se ky vend nuk ka aq shumë nevojë për para apo leksione perëndimore, por për zgjedhje të lira dhe të ndershme si në Perëndim.

Dje Shqipëria u çlirua nga makthi i numërimit. Procesi do të vazhdojë, por tani e tutje është teknik. E gjitha kjo i ngjan si një profecie, e cila të ndëshkon për prekjen e votës duke të çuar deri afër fitores pa e prekur atë thjesht për 10 vota. Një profeci që na kujton të gjithëve mos ta prekim kurrë qoftë dhe një votë të vetme.

108 komente në “Vlera e votës”

  1. egli kruja says:

    Te lumte pena e arte dhe hallall ta befte zoti.

  2. Baca says:

    Mero te lumte pena por me sa shikoj keta po behen gati te ndryshojne rezultatin e zgjedhjeve dhe te shpallin fitues lul me 12 vota me teper gjoja si nje gabim “njerzor” te KQZ,te lutem mund moderatori te na sqaroje per kete “klecke” qe po shpikin njerzit e zinj te kombit, informacionin e pashe te 55 e fahri ziut.

  3. Nikollai says:

    Bravo Mero ! Ti ke qene opozita e vertete per kete bande kusare dhe vrastare. Vertet rezultti eshte i ngushte me 10 vota, por keto jane 10 votat qe shpetuan Shqiperine. Te pergezoj per artikullin dhe kontributin tend brilant !

    1. Orgi says:

      Bravo Mero je analisti me i mire per mua. Te vleresoj shume per kontributin tend. Kuraja juaj eshte per tu marre shembull, ne analizen tende ka shume gjera qe perputhen me ate qe ka cituar edhe Shpetim Nazarko ne Top Channel. Edhe nje here te lumte, njerez te tille i duhen ketij vendi.

  4. hajduti says:

    Shume e goditur Mero..te lumte pena..

  5. odi says:

    Faleminderit Mero , ndjehemi krenar per ty ,keto jane vlerat e verteta te demokratit : – Te pranoje humbjen dhe te respektoi vullnetin e njerezve te thjeshte, popullit ,ky i fundit asnjehere nuk gabon .

  6. odi says:

    Ne demokrateve tani na takon te clirojme Partine Demokratike nga KANCERI Berishjanist , ketu perfshij gjithe ministrat e kabinetit, kryetaren e urryer te Parlamentit dhe motrat e perdala Vokshi , se desh harrova krokodilin Rruli etj.

  7. iksi says:

    Mero je i madh, meriton cmimin Nobel per gazetaret.

  8. skaran says:

    Shume e drejte kjo analize. Problemi qendron se me ate punen e KQZ- se ketij procesi duket sikur nuk ka per ti dale fundi.

    Ky proces rrezikon qe ti ktheje keto zgjedhje ne nje ” lufte” partiake shume te veshtire.
    Kam frike se KQZ dhe jeniçeri Ristani do te bejne ndonje puç.

    Shpresoj te mos jete keshtu se perndryshe mjere ne.

  9. Bashkim says:

    E ke qarë. Pa fjalë ?

  10. hysni dajaku says:

    fatkeqesisht edhe ne keto zgjedhje,Vota u be si pune e lepurit qe kur i turrej Zagari Sali ne vend te gjente ndonje kuti per tu fshehur rrinte si guhak deri sa zinte Zagari prej zverku dhe e bente copa copa
    mos na pafshin syt votime te tilla

  11. odi says:

    Humbja e ketyre zgjedhjeve eshte fature qe duhet ta paguaje vetem Berisha e berishianizmi ne PD dhe jo demokratet e ndershem

  12. hajduti says:

    Mero…une do ta pershkruaja keshtu….Kjo fitore e opozites ne shqiperi u be ose eshte nje fenomen sepse u perhap nga jug veri e majtas djathtas dhe Rama ka vendin,peshen e vet ketu, dhe e meriton te quhet per sot FENOMENI RAMA ose il Fenomeno..,

  13. vitto says:

    Edi do ta bej shqiperine te eci perpara

  14. klea says:

    Sala eshte fshehur mbrapa deres, po pret sa te flasin nderkombetaret dhe do na dali me maske te na trembi. Te shohim sa do ta mbaje masken qe qesh te Lulit…… Thua ta pranoje humbjen?!!

  15. njeri says:

    Analizes s’i hiqet nji presje, vec mos i bej thirrje Rames per reflektim, se cdo dite qe do humbase per reflektim Rama, do shkoje ne favor te sales. Po u lane zgjedhjet per 2013, ps do pendohet sic u pendua ne 2009, kur mendoi qe nuk kishte pasur nevoje per zgjedhje te parakoshme. S’ka demokraci e drejtesi me kete qeveri, e largimi i saj duhet te jete kerkese imediate ne axhenden e opozites, edhe si detyrim ndaj votuesve qe u kerkoi votim politik.
    Gjate javeve ne vazhdim Pd do mundohet te vazhdoje zhurmen e nje rezultati te diskutueshem ne Tirane, dhe blu-se qe ka kapur komunat nga vjen Henri me shoket, e me vone do filloje zhurmen per reformat qe na presin para dhe kerkojne dy pale, ndihmuar dhe nga miqte e vete.
    Zgjedhjet do certifikohen si legjitime, si gjithmone me kritika aty ketu, qe balancohen nga nje rreshtim “progresesh”. Po ra ne kete gracke opozita dhe e kenaqur nga zgjedhjet lokale fillon te presi 2013, do ishte nji zhgenjim i madh per ata qe e votuan, dhe per rezultatin qe do marri vete ne 2013.
    Kjo qeveri s’ka me legjitimitet: sepse eshte ne minorance ne popull, vodhi zgjedhjet e kaluara, tentoi ti vjedh serish nen dite me diell, vodhi e vrau shqiptaret, e s’lejon drejtesine te vendos.
    Vota politike kerkon ndryshime politike. Opozites i takon te vihet ne krye te ketyre ndryshimeve, pa drite hije.

  16. TA THEM PASTAJ says:

    SHUME MIRE MERO!POR DO TE ISHTE AKOMA ME MIRE NESE SHKRUAJE DICKA DHE PER SHPIRTIN DISI TE QETESUAR TE ATYRE FATKEQEVE QE HUMBEN JETEN NE GERDEC APO TE ATYRE QE DORA VRASTARE E BISHES SE JARGAVITUR ,U MORI JETEN NE MES TE BULEVARDIT.FITORJA E RAMES ESHTE HAKMARJE PER TA DHE PER FEMIJET E TYRE.

  17. albania says:

    z.mero nje merite te madhe ne keto zgjedhje ka pa diskutim edhe PENA juaj ju uroj pune te mbare dhe gjithmone ne opozite urojme gazeten tema e cila na eshte gjendur me shkrimet e saj dhe informacionet e saj ne kohe reale. Gazeta tema gazeta e se vertetes respekte

  18. LORA says:

    Mendoj se pergjegjshmeria e publikut e ngriti ne vleren e enderruar voten e tij ,si themelin e demokracise qe shemb cdo ngrehine intrigantesh, mafiozesh e puthadoresh.Jam me shprese qe tash nis rruga e demokracise funksionale per shqiptaret dhe pershpejtohen proceset integruese me parametrat europiane te shumedeshiruar.
    Sa per Bashen,venia ne funksion te te cilit e gjithe shtetit nuk i beri dot derman,i vetmi profil qe i mbetet eshte i kusarit te parase publike te “rruges se kombit”,i tregetarit me integritetin territorial te Shqiperise dhe i pergjakjes se pashembullt te Tiranes ne 21 janar.S’mund te ekzistoje profil tjeter per te .

  19. Niko says:

    Zoti Mero pergezime per gjith kete rezyme te mekateve qe ka bere kjo qeveri e shpifur dhe i ka servirur shqiptareve gjate ketyre koheve te fundit, si dhe shperfytyrimin qe i ka bere shtetit shqipatar para opinionit nderkombetar . Njerezit e pacipe perfaqesues te PD prezent ne KZAZ nr 49 zona 5 u munduan te shpallnin fitues kandidatin e tyre edhe kur e morren vesh qe ai humbi. Ky veprim i ulel i bere edhe ne sy te ndekombetareve tregon edhe njehere se po te mos kishin qene prezent ” POLICET ” nderkombetare aty kurresesi nuk do te ishim nje rezultat, aq me teper ne favor te Edi Rames .

  20. deni says:

    Mero je nje analist, fantastik, mezi i pres shkrimet e tuja ku i ben qellizëm situates. Me mungon e misioni “Faktor plus”.

    1. LORA says:

      Edhe mua me ka marre malli per”Faktorin Plus” i cili afektoi reflektimin publik gati sa Opozita.Them se Mero do t’a materializoje kete mungese per ne.

  21. Kuqezi says:

    Edi Rama arriti të mundë me një betejë Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Lulëzim Bashën, Hysni Milloshin, Shpëtim Idrizin, Kastriot Islamin dhe pse jo ndonjë tjetër brenda partisë së tij që duhet të jetë ndjerë i dëshpëruar nga fundi i kësaj gare.

    I ke rene pikes Mero.

  22. zani burimi says:

    Mero, ju pershendes!
    Me se fundmi e mundem friken dhe fitoi shqiptaria. Analiza eshte esakte dhe koncize. Lidhur me altoparlantin KQZ(Kaqolet e zinj) se “s’duhen dhene rezultatet paraprake…”, as qe i behet vone askujt. Fitorja morale eshte kaq e madhe, sa mberrin mbi malin tim te Korabit. Poju sjull disa vargje te miat per t’ju pergezuar:

    Jeta me zinxhir e vargoj, quhet robëri,
    Më mirë një orë në liri se 100 në skllavëri.

    Më e ëmbla në botë është liria , o tungjatjeta,
    Liria është e çmuar, pa liri s’ka kuptim jeta.

    E ëmbël është liria, më e vyera sot e mot,
    Liria është si jeta, më e çmuara në botë.

    LIRIA e ka të artë e të ndritur çdo shkronjë,
    Robëria nxin si korbi, liria ndrit si SHQIPONJË!
    Nga lexuesi i pare i librit tend “Kriza pas perdes”. Pershendetje!

  23. amerika says:

    Zoti Mero Baze.
    I lexojme me shume vemendje artikujt tuaj dhe analizen e sakte qe ju i beni situates ne Shqiperi.Ne menyre shoqerore kemi nje pyetje, nuk e dime nese mund te na pergjigjesh. Gazeta juaj eshte vetem online apo botohet dhe shitet ne tregun shqipetar.Cila eshte arsyeja qe ne pyesem. Se pari jemi shqiptare me banim ne USA prej 15 vjetesh dhe me te vertete e dime me shume se kushdo cdo te thote te jesh vertet i lire, te fitosh parane ne rruge te ndershme, te jetosh pa presionin dhe fjalet fyese qe perdoren ne televizione publike ne orare ku dhe femijet mund te shikojne( dua te permend fjalorin jo te mire te nje prej gazetareve te tv Vizion Plus , Arjan Cani, qe shkon nga i fryn era dhe i vjen paraja, duke u bere nje kloun i vertete ne syte e teleshikuesve kudo ne bote, mjafton te kujtoj nje episod te Arjan Canit per bllokimin nje dite te trafikut ne Tirane, gjera qe ne bote ndodhin cdo dite dhe asnje nuk mund te marre ne telefon per te rregulluar trafikun drejtorin apo CEO te televisioneve ne USA, sepse eshte qesharake kurse Arjan Cani njofton me telefon Aleksander Frangaj sikur te ishte ai drejtori i policise rrugore shqiptare etj si keto qe i bejne njerez si ai bufone dhe qesharake para cdo shikuesi). Se dyte ne deshirojme qe te rinjte shqiptare te lexojne artikuj si ato qe botohen ne gazeten tuaj dhe jo shkrime qesharake te tipit Balliu. Do ishte shume mire qe nje brez i ri ne shqiperi te edukoj me frymen qe puna te krijon te miren materiale dhe jo paraja e fituar ne rrugen qe fitojne Saliu, Fevzo, Frangaj Balliu LULBasha, Rui &CO.
    Pershendetje Fitore dhe urime per nje shqiperi te lire.
    Atehere dhe turistet vertet do ta vizitojne Atdheun tone me shume kenaqesi.

  24. 1 maji says:

    ne te vertete nga nderkombetaret i pari qe duhet falenderuar eshte ai hollandezi. bravo. sa per artikullin, eshte nje shprehje qe e ka qare me lot shkruesi: “…dhe Hysni Milloshin të bënte Don Kishotin e kohëve moderne, duke qenë aleat i partisë që përmbysi komunizmin….”. ishalla kjo fitore eshte nje prelud i permbysjes sa me te shpejte te pushtetit diktatorial te s.b.

  25. zani burimi says:

    Mero, ju pershendes!
    Me se fundmi e mundem friken dhe fitoi shqiptaria. Analiza eshte e sakte dhe koncize. Lidhur me altoparlantin KQZ(Kaqolet e zinj) se “s’duhen dhene rezultatet paraprake…”, as qe i behet vone askujt. Fitorja morale eshte kaq e madhe, sa mberrin mbi malin tim te Korabit. Po ju sjull disa vargje te miat per t’ju pergezuar:

    “…Jeta me zinxhir e vargoj, quhet robëri,
    Më mirë një orë në liri se 100 në skllavëri.

    Më e ëmbla në botë është liria , o tungjatjeta,
    Liria është e çmuar, pa liri s’ka kuptim jeta.

    E ëmbël është liria, më e vyera sot e mot,
    Liria është si jeta, më e çmuara në botë.

    LIRIA e ka të artë e të ndritur çdo shkronjë,
    Robëria nxin si korbi, liria ndrit si SHQIPONJË!”

    Nga lexuesi i pare i librit tend “Kriza pas perdes”. Pershendetje!

  26. Pjeter Mustakuqi says:

    Sot na doli burre i mire Arvizu se fitoi Rama, po te kishte fitu Basha do kishte qen burre i keq. Eh sa posht ke ren o Mero djali.

    1. Gjethi i thate says:

      Ore Pjeter,akoma ti? Ik ore fshije me leter!

  27. Falcon says:

    Lulzim Basha shkoi viktime e Zhozefina Topallit,,E vetmja rruge per ta eliminuar ishte ta vinte Saliu ,perball Edi Rames..e kthyen ne nje kavie eksperimentale dhe ai e besoi…..Lufta e klaneve brenda PD do ta shkaterroj shume shpejt kete grupim mafioz .. analiza e Z.Baze meriton duartrokitje ashtu si dhe fitoret e PS kudo ne Shqiperi por vecanerisht ne Himare dhe Tirane.ku qene dhe me decizive

  28. Erion Gjoni says:

    Pershendetje Mero Baze, Mjeshter i Madh. Duke lexuar kete artikull m’u rishfaqen perpara syve kuadrot e nje prej kronikave televizive te dites se votimit, ku Sali Berisha doli si nje gjysh i dhembshur midis mbesave e niperve te tij. Me ate rast m’u krijua pershtypja se, me ne fund, ai deshiron te terhiqet nga skena politike per te gezuar frytet e nje veprimtarie te begate per familjen e tij. Me qetesine e fjaleve ne perfundim te numerimit te votaven, Berisha m’u duk sikur u dha te kuptonin militanteve te Partise Demokratike se Lulezim Basha do te jete pasardhesi i tij ne te gjitha funksionet partiake dhe shteterore. Ky veprim nuk eshte nje rjedhim logjik i protagonisteve te Partise Demokratike, por ka lidhje me deshiren e tij per te gezuar nje perendim te qete ne jeten private, duke mos dhene kurre llogari per krimet politike dhe ekonomike qe ka kryer gjate dy dhjetevjecareve te fundit ne skenen politike te Shqiperise postkomuniste.

  29. kinezi says:

    bravo MERO

  30. Rajmonda says:

    Ah mor Mero me ne fund u qetesuam.Asnjehere nuk jam lutur zotit kaq shume sa sot(as kur los ndonje llotari nuk i jam lutur kaq shume)dhe mendoj se bashke me mua dhe qindra apo mijera te tjere.Por me ne fund arritem ate qe deshironim.Duke pare ata qe festonin kam qare nga gezimi,dhe thosha ja per keta duhet te punoje E.Rama,(te kuptohemi per te gjithe)qe shpresojne tek ai,sepse jane ata njerezit e thjeshte qe i dhane shqelmin Berishes e Co,dhe besuan te ai.Mero nje falenderim te madh te japim nga larg.

  31. mergimtari says:

    Urime per konkluzinet qe nxierr dhe analizen qe i ben problemit.Te shpresojme qe ditet e S.Berishes te jen te nemeruara.Uroje qe se shpejti (brenda ketij viti)Shqiperia,me voten e lire, te clirohet nga kthetrat e “perbindshave”Sali,Ilir e Fatos. Rrofte Shqiperia. Rrofte demokracia e vertete.

  32. Atdhetarii,Canada says:

    Te lumte Mero Baze! Shqiperia sot, ka nevoje jetike per zera si i yti.
    Bravo! dhe te uroj sinqerisht.

  33. joni says:

    TE LUMT Mero i ke ron pikes ,kafsha sali vetm qimen nderron po zakonin se harron ,te jemi mirenjohes Mero qe na ke informar ,se ne asnje gazet tjeter nuk gjenim lajmet te jemi borxheli ,dje ra muri i berlinit per shqiperin ton te dashur ,dje ra komunisti sali tradhetari dje fitoj demokracia e vertet ,dje filloje era e demokracise se vertet ,i uroj suksese Edi Rames ,pune te mbar dhe sa me shpejte te pastroj shqiperin nga komunistat e qelbur ,,,me respekt Joni new york U S A ,,,

  34. Lugat says:

    Pjekuria juaj si gazetar (analist) eshte per tu admiruar. Ju falem nderit!

  35. hygo says:

    bravo . me sa mbaj mend une eshte here e pare qe gazetaria ne shqiperi deperton kaq thelle ne boten gri te politikes shqipare. eshte shume e nevojshme qe shqiptaret te dine mire sec behet poshte hundes se tyre . zoti baze te uroj te jesh gjithmone nga e verteta

  36. aleko says:

    EXZELLENZ

  37. Frederik says:

    Bukur Mero !

  38. mirel says:

    Mero, nje numer shume i vogel analistesh e gazetaresh munden ti rezistojne trysnise e presioneve te pashembullta te makinerise kriminale te pushtetit ne fuqi.
    Shumica e tyre u pozicionua ne rolin e skuadrave te pushkatimit, ne sherbim te nje grupimi sa antishqiptar aq edhe antinjerezor, te kryesuar nga Sali Berisha, Fatos Nano e Ilir Meta.
    Ju na treguat qe Shqiperia jone e dashur ka ende djem dhe vajza trima, me integritet e profesionalizem, qe do ta clirojne nga kthetrat e keqberesve e keqdashesve.

    Faleminderit shume Mero.

  39. Dr. Kadri Kadiu USA says:

    GAZETARË HERONJ DHE ÇILËRIA E GAZETARISË.
    Me të drejtë juve z. MERO vlerësoni kontributin që dha trupi diplomatik në Shqipëri, për aq sa mundi, për të shpëtuar nga zbatimi i plotë i kasaphanës elektorale të kryehajdutit e kryekriminelit të Shqipërisë, Salih Geddaf Gërdec Gërdallës.
    Unë, si shqiptar dhe si qytetar amerikan, që ndjek me shqetësim e dhimbje lëngimin e gjatë të Atdheut tim nën diktaturën neofashiste të këtij shpellari vrasës e gjaksor, ju vlerësoj shumë dhe ju përulem me respekt juve gazetarëve të mençur e trima, që ndriçoni mendjet e shqiptarëve duke pranuar edhe privimet që ju bën ai pusht pushtet, duke duruar edhe dhunimet që u janë bërë, e madje duke sakrifikuar edhe jetët tuaja nga talebanët e pushtetit
    Heronj të vërtetë, në luftën për demokraci, do i quaja unë gazetarët dhe publiçistët mendjendritur, penëartë e gojëflori si Mero Baze, Mustafa Nano, Skënder Minxhozi, Ilir Yzeiri, Lorenc Vangjeli, Bledar Prifti, Andrea Stefani, Mimoza Dervishi, Koloret Cukalla, Igli Totozani, Shpëtim Nazarko, Arben Duka, Ardian Klosi. Lavdosh Feruni, Sokol Balla, Aleksandër Çipa, Kledian Lula, Filip Çakulli me Djemtë e Fiksit, e dhjetra e dhjetra të tjerë gazetarë të zotë e të ndershëm që u dhimbset Shqipëria.
    Hiç nuk dua ta fsheh neverinë që ndjej për ca mender gazetarë të pamoral e të pa cipë, zorraxhinj të pushtetit, skllevër të parasë, të tipit të çilërve, çupërve, tupërve, zhejërve, nezërve, markërve, buçpapërve, hoxhërve, dervishërve, fevzinjve, ballinjve e plot faqezinjëve që janë katandisur për faqe të zezë.

  40. PERMETARI says:

    aq mir e ke thene o mero sa ska ku te vere. per mua kjo jave ka qene java me e gjate dhe me e sikletshme e jetes time, dhe jam i sigurt se keshtu ka qene per shum shqiptar te tjere. un personalisht skam asnje lloj interesi per fioren e rames , kam me shum se gjysmen e jetes time ne emirgrim dhe e kam ndertuar jeten time ketu. por i vetmi interes qe kam eshte se dua ta shikoj shqiperin time si nje lule ne mes te europes. dhe e vetmja shprese per mendimin tim tani per tani per kete shqiperi te bukur eshte edi rama . shpresoj mos na zhgenjej mua dhe ter atyre qe i dhane voten.

    persa i perket pikes se pare , kjo tregon qe shqiptaret po zgjohen . makineria shteterore beri kerdine ne vjedhje votash dhe prap nuk ariti dot ti ndalonte fitoren popullit. EDI RAMA NUK ESHTE VETEM , EDI RAMA KA TER POPULLIN SHQIPTAR NGA MBRAPA , KA NJEREZ TE MEDHENJ SI JU MERO QE JE PJESE SHUM E FORTE E KESAJ OPOZITE. populli shqiptar u lodh nga aleancat per karige sic bejne plerat ne fjale, berisha-meta-nano-idrizi-islami etj etj. SEPSE EDI RAMA ESHTE KUNDRA KETYRE PLERAVE , POPULLI SKA PER TA LENE NE BALT KURRE.

    persa i perket pikes se dyte. kur saliu nuk ariti dot te fitonte kesaj radhe qe nuk la gure pa levizur , nuk ka per te fituar nonjehere. ky qe nje grusht i fort qe ju dha aleances per korupsjon ne syte e ter botes. persa i perket salistave , ata do e votojne saliun dhe bashen edhe sikur tju liroj mamate.salist= hipokrit, njeri pa vlera,

    persa i perket pikes se trete. ai bamir topi si president i republikes qe eshte, si nuk ka dhene asnje deklarate per kete masaker qe beri kqz e saliut kesaj radhe? cfar ben presidenti i vendit kur kqz vjedh hapur fare dhe sic e the ti mero gati sa nuk u theren militantet, vetm e vetem se kqz manipulonte shifrat. cfar ben ai dudum president? pse nuk i ndihet zeri? apo kur te plase lufta , do dali e te thote zgjidhni krizen? per mua bamir topi eshte krahuu i djathte i berishes, ky qen ka heshtur dhe aty ku ka par gjak , e jo me aty ku vidhet vota. JU LUTEM NONJERIT KETU, ME THONI KUR JAN ZGJEDHJET PRESIDENCJALE NE SHQIPERI , SE NUK E KENI IDENE CFAR FESTE DO BEJ KUR TE LARGOHET BAMIR TOPI.
    ne shqiperi ska shtet, shteti eshte saliu. tall leshte arben ristani me shoke dhe asnje gjemb ne kembe sju hyn. NEJSE NEJSE , KAM PARANDJENJE SE PO JU VJEN FUNDI , SE SHPEJTI KEMI PER TI PARE TE TER KETA PARA DREJTESISE.

    se fundmi. shum mir e ke thene o mero. mos ishin ata ambasadore, do i kishe akoma cecenat e saliut duke hedhur fishekzjar blu. NJA FALENDERIM I MADH NGA ANA IME PER AMBASADORET.

    me numrin 10 e mashtroi saliu shqiperine ne zgjedhjet e 2009 , dhe me numrin 10 ja mori hakun populli ne zgjedhjet e 2011.

  41. Zareli says:

    Mero , t’u lumte , ke ndryshuar shume , je bere realist,

  42. lumturia says:

    Z. Mero, je bere makthii gjumit te Zeusit te vetquajtur te Shqiperise. A beson se ai mallkon veten per kohen qe ke qene prane tij???Te falenderojme qe qendrove prane kucedres dhe dole prej andej me thesin e sekreteve per te goditur ne momentin e duhur thembren e Akilit te kesaj mbreterie te frikshme qe na eshte servirur keto 20 vjet.Kucedra ka pushtet edhe ne opozite, ai nuk le njeri te eci pa te. Edi Rama fitoi kunder tufes se hajduteve dhe vrasesve qe aq shume u shtuan dhe bashkuan keto 2 vitet e fundit. Te vesh bri cdo personi edhe emrin e subjektit qe ato perfaqesojne, do zbulosh se je ne nje xhungel ku luani ben krushqi me hienat, elefanti me tigrat, majmunet me leopardet e zogjte me korbat….a ka xhungel me te frikeshme se kjo perballe specieve te tjera me te dobeta???Edi Rama ja dole mbane, se njerezit besuan tek ty, dhe packa se presioni mbi voten ka qene nga me te frikshmet e te peshtirat, njerezit perseri ta dhane, se besuan ne idealin e perbashket per djegjen e kesaj xhungle. Ti fitove bashke me shqiptaret e ndershem kete beteje, por beteja me e ashper fillon tash e mbrapa. Bishat e plagosura per vdekje jane me te egra se kur jane te shendetshme.Perqendrohu ne mbeshtetjen tone dhe zgjidh strategjine me te zgjuar se Sala e tufa e xhungles.Ata, qe sot fillojne te numerojne mbrapsh per zgjedhjet e pergjithshme, dhe kane planin e vjedhjes mbi tavoline…Beji tju ngeci ne fyt edhe ky plan e ne te shpresojme se po shkojme drejt nje sistemi normal te drejtimit te ketij vendi.Askush nuk eshte i perjetshem ne pushtet, por nese perdoret per miresine e kombit, edhe nje udhetim i shkurter i kujtdo ne te, do shkruhet ne histori me krenari.Kushdo qe lufton per personalizimin e pushtetit ka vetem nje fund te peshtire, ate qe shikojme sot tek tufa e xhungles me ne krye mbretin luan…

  43. tafuti says:

    Bukur…deri te pika e heroizimit te ambasadorit te OSBE,zotit Wohlfahrt.Ky zoteri,diten kulmore te zgjedhjeve dhe mundesive te manipulimit berishian qe priste rastin dhe terrin,na u nis per Vlore per relaks dhe atje kaloi gjithe diten ne ca qafa malesh,ku shpetoi pa thyer qafen vete dhe gjithe ai grumbull njerezish ne Tirane gjithashtu qe per pak mund te hidheshin ne lufte me njeri-tjetrin.
    Harrova ne fakt qe dje ka qene e shtune dhe Ambasadori ka pushim te shtunave,te dielave,banketeve,festimeve-shkurt gjithe kohen e qendrimit ne Albanistam

    1. hajnisala says:

      po keta horra ,qe popujt e tyre nuk duan ti shohin kane gjetur parajsen ne oborrin e hajdutit sali.osbe qellimisht e le shqiperine te pa stabilizuar qe te vegjetojne keta horra si ky gjermani i maleve

  44. Mentari says:

    Mendoj qe merite te madhe ne fitoren e zgjedhjeve ka gazeta Tema ,Shekulli ,Top CHANNEL ,,Vizion Plus,dhe sigurisht Sali Berisha me budallalleqet e tij duke falur detin grekerve ,per vorezat greke,per permbytjet,per vjedhjen e votave me 28 qershor,per mos hapjen e kutive,per vrasjet e 21 janarit,per papunesine per fukarallekun,per vendojen kandidat te ministrit urdherues te vrasjeve te 21 janarit te nje njeriu qe ka shpetuar nga drejtesia me procedura per vjedhjet ne rrugen e k Kukesit.kjo ishte me teper se fitore e opozites nje humbje e Berishes,Metes Nanos Harasanit Milloshit dhe e kosovareve qe erdhen dhe votuan per te

    1. KOSOVARI says:

      Mensar kta kosovar qe kan arritur te votojn per kta vrses jan koxha te shumt ne kosov po ngadaldal edhe kta po mbesin si mbeturina ,se sovrani ne shqiperi ka te drejt ke don vet te votoj e njerz si (luli dhe salo hajvani) i themi ne kendej ne kosov
      kriminelet duhet ju vet ti dergoni aty ku e meritojn mendimi im asht ne qeli pa dritare qe kurrr mos te shofin ma drit te qiellit te pakten per ti qlirurar ato familje qe mbeten pa te dashurit e tyre gjat qeverisjes se ktyre hyjenave. Te pakten te denohen aktoret qe vran shqipetar duke e perdor pushtetin per te vrar shqipetar deomkracija nuk njef veprime te tilla e sa i perket zoteri rames une kisha than se ka fituar por tash fillon puna a, sekene ne kosov themi kur ujku plagoset behet ma i rrezikshum por duhet mbushur qyftja mir qe mos me ba dam shum

  45. luani Londer says:

    Artikulli igoditur nuk ka komente,por do shtoja qe ne raste se PD nuk i njeh rezultatet sidomos te kutis se fundit e si njohu ate te parafundit apo eshte gabim i ndertimit te sistemit te kompjuterit qe per mua te gjitha programet qe jane futur ne te (programi spiun) do nxirte fitues Bashen e po te shihet nga specialiste ai eshte i deshtuar n.q.s votat do shikohen e numerohen ne shikim vizual nga syte e njeriut Rama eshte shume perpara .Pd bene mire mos ti hyje kaq thelle se do bjeri brenda ky eshte vetem fillimi ishalla meret seriozisht ky koment ka specialist LONDRA qe mund tiu ndhmoje ne po e ndjekim hap pas hapi ecurine jemi per te verteten e jo me per vjedhje falemindrit.

  46. LUAN.R says:

    MERO ! SHUME BUKUR I MENDON DHE SHKRUAN. KEMI PARASYSH SE VOTUESIT E DJATHTE NDAHEN NE DY PJESE : NE TE PAREN TE GJITHE ATA QE LOZIN NE KURRIZ TE SHUMICES ME PARATE E VJEDHURA DHE TE GJITHE QE LEPIJNE NDONJE KOCKE MBAS TYRE DHE BEJNE GJITHCKA QE TE RUAJNE PRIVILEGJET E TYRE E FRIKES SE E DINE SE CFARE I PRET .SE DYTI JANE TE GJITHE ATA QE BINDJET MBI DEMOKRACINE E RREME, ANALFABETIZMI OSE INJORANCA NUK I LEJOJNE QE TE KONTAKTOJNE ME REALITETIN! PER PJESEN E PARE UROJ QE SHUME SHPEJT TU GJENDET VENDI, SA PER TE DYTET ME MIRE LE TI LEME TE JETOJNE NE ERRESIRE,NDOSHTA ATJE NDIHEN ME TE LUMTUR! PERDERISA E MAJTA FITOI SHUMICEN LE TA KONSIDEROJME SI FITORE TE SHQIPTAREVE TE PASTER DHE INTELIGJENTE!

  47. shqiperia says:

    faleminderit. tirana 5, shijaku, kavaja, berdca,guri zi, dhe gjithe bastionet p. soc. nena shqiperi ju falenderon nga zemra.beheni shqiperine pa tiranine.

  48. LUAN LAZE says:

    PERSHENDETJE, jam ploteshiht dakort me editorialin.Te luftosh ndaj metodave te HITLERIT,te SPINOZEZ,te TUMCAKUT dhe pafytyresise te SHPETIM IDRIZIT dhe ligesise te KASTRIOT ISLAMIT nuk eshte e lehte por bari i keq nuk duhet vetem prere por c”rrenjosur.Ndersa per XHOZIN do thoja qe eshte si thesi i qymyrit ; i zi nga jashte dhe me i zi nga brenda. Le te shpresojme se dicka me e mire do vij per kete komb dhe per te gjithe idealistet e ketij vendi.Sa per DELVINEN ai qe u zgjodh eshte nje rufian i vertete qe perfitoi nga mefshtesia dhe paaftesia e krahut tjeter.Mos degjo mikun tim dhe tendin BATON.Atij ja do puna. ME RESPEKT LUAN LAZE

  49. Liliputi says:

    Zoti Mero kam lexuar nga Londra cdo artikull tuaj, si dhe kam ndjekur cdo minute te ketyre zgjedhjeve.
    Ju falenderoj per trimerine qe keni per t’i cfaqur mendimet tuaja. Si nje intelektuale qe jetoj prej gjashtembedhjete vjeteve ne Londer mund te pohoj fatkeqesisht qe Shqiperia vetem e lire nuk eshte, e zgjedhjet e saj vetem demokratike nuk jane. Vetem dhjete dite te shkuara ne Britani u zhvilluan zgjedhje. Nje i jashtem as nuk do ta kuptonte qe ne kete dite po zhvilloheshin zgjedhje. Njerezit as nuk enderrojne ketu qe vota e tyre mund te tjetersohet.
    Punoj si arsimtare ne kete shtet prej shume vitesh. Drejtuesi i shkolles eshte apolitik dhe as qe mund te mendohet qe mund te shprehe pikpamje politike, te mbaje qendrime politike apo per me teper te ndikoje tek trupa qe ai drejton.
    Si tiranase e vjeter prej disa brezave me dhemb te shoh se c’duan ti bejne ketij qyteti. Nuk arrij te kuptoj si njerezit mund te verbohen politikisht dhe t’ju behet shpelarje truri. Si mund te harrojne Tiranen e kjoskave, ku ishte zhdukur aroma e blirit, plepave, pishave dhe mimozave dhe ishte zevendesuar nga aroma e jashqitjeve njerezore dhe kafsherore. Si mund te harrohen pleherat qe mbulonin cdo rruge Tiranase, qenet e uritur qe kalonin numrin e njerezve, shtepite e pallatet e zvelluar, shkollat pa xhama e nen rrenim e shume te tjera.
    Tani Tirana ka nje pamje tjeter. Sigurisht akoma larg nga kryeqytet e njohura te Europes, por gjithesesi nje kryeqytet qe po ndryshon nga dita ne dite. Bashkia e Tiranes mund te pohoj me gojen plote e me ze te larte eshte institucioni i vetem dhe i vertete Europian ne te gjithe Shqiperine, nderkohe qe institucionet e tjera shteterore kane mbetur si ne mesjete. Ne bashkine e Tiranes eshte i vetmi vend ku flitet gjuha letrare, nderkohe kur ne institucionet e shtetit kjo gjuhe nuk egziston (me falni, harrova ajo eshte gjuhe ‘komuniste’).
    Per tu kthyer tek zgjedhjet, tiranasit e vjeter e te rinj kishin perballe tyre dy zgjedhje: Edi Ramen qe eshte autori i zhvillimit e i punes, me deshiren qe te bej realitet enderrat e gjithkujt prej nesh dhe qe qartazi ka fituar zemren e gjithe Shqiperise dhe Lulezin Bashen. Per kete te fundit perseri beje habi, se si mund njerezit te harrojne grabitjen e te ardhurave te popullit ne emer te rruges se kombit, si mund te harrojne shitjen e detit te mbetur ne tentative dhe me kryesoren si mund te harrojne vrasjen e kater njerezve te thjeshte (me lejoni t’ju kujtoj o popull qe ne demonstratat e viteve 90, ku une vete kam qene nje student, rregjimi barbar dhe Ramiz Alia nuk derdhi asnje pike gjaku), per te cilat Lulezin Basha ka pergjegjesi direkte. E pra kjo eshte vetem nje pjese e CV se tij te pasur. Ne nje shtet europian ky njeri do te ishte vene para drejtesise e as do te kalonte as ne permend qe mund te kantidonte.
    Per fat ketij njeriu te rrezikshem ju dha pergjigja. Per fat patem ambasadoret qe na arbitruan. Por tmerri im qendron tek e nesermja. Do arbitrojne ambasadoret dot KQZ e Kolegjin Zgjedhor? Nje gje di me siguri, qe per sa kohe populli do te protestoje me ze te ulet ne kafene e shtepi ky tmerr do te vazhdoje. Eshte detyra e cdo njerit te mbroje ate cka hodhi ne kuti, eshte detyra e cdo njerit ti thote mjaft kesaj gjendjeje. E per ta mbyllur duat t’ju rikujtoje fjalet hymn: ‘Shqipetar mos rri po duku shqipetar!’

  50. malesori says:

    Do te mbahen mend gjate ngerdheshjet e deshperuara te fundit te ushtrise qe e kishte bere manipulimin e zgjedhjeve ne shqiperi menyren kryesore per te marre ose ruajtur pushtetin . Te gjithe shqiptaret kudo jane shpresojne qe koha e ndryshimit te rezultateve apo deformimeve te tyre te marre fund.Dhe shqiperia mos te jete me ferri por vendi i bukur ku njerzit te punojne te qete te jetojne te qete pa presionin e askujt majtas apo djathtas.Urime dhe ju Mero je pene e forte por qe penen dhe talentin tend nuk e ke perdorur gjithmone ne kahun progresist duke filluar nga shkrime goxha te vjetra si 12- 13 vite me pare.Megjithate urime dhe suksese.

  51. niko says:

    z.Mero me kurajon qe te karakterizon je duke mbushur me shprese nje popullte tere se mene fund edhe per shqiptaret po arrin Demokracia e shume enderruar!!!!

  52. keni says:

    shume shkrime realist po a e lexojne ata qe bredhin rrugve me flamur te bb te korruptuar

    1. hajnisala says:

      ku dine te lexojne ata????????????? ata vetem te vjedhin dine e te bejne 56 me te madhe se 66

  53. hajnisala says:

    komisioni taleban i zgjedhjeve me kryetar ben talebanin akoma nuk vendos pret qe sala ta shpalli hero te nates[si hienat].te lutem mero interesohu ka ndodhur ne ndonje planet tjeter[hene,mars ap gjetk] se ketu ne toke nuk kam degjuar qe te doje nje jave te shpallet kryetari i bashkesise.te lutem mero merr kosovrastin ose ponen qe te interesohen

  54. hajnisala says:

    dyshoje se paraja do fitoje mbi komisioneret per te fallsifikuar rezultatin.nese ndodh kjo, nuk e di se ca do ndodh me tej mbase do jet sot fundi i horrave mbas revoltes te nje populli qe varferohe nga mos qeverisja,i vidhet pasuria dhe me ne fund ju vidhet edhe vullneti[pa para ne xhepa e pa vullnet ne shpirt]mbase sot do jet fundi i krimit per nje popull qe tallen nga ata qe e gjoja qeverisin.

  55. tirana ne mergim says:

    @hajnisala i ka keto “sistemi me i mire ne bote i votimit dhe i numerimit” ne ” superfuqine energjitike e ne kopshtin me te bukur te Evropes,…”:)) tartakuti Saliban shkallen e vleresimit te gjerave i sheh per se mbrapshti, ndoshta efekti i ilaceve….

  56. Vera says:

    Zbriti zoti ne toke i vuri Rames noten 10.
    Jo vetem endrra por dhe shpresa qe po shuhej vazhdon !

  57. ema+ says:

    bravo mero.i ke bo nji sherbim shume te madh demokracise dhe ktij populli.zoti te bekofte ty dhe gjithe te tjeret qe me ndershmerine perkushtimin triminine dashurine per ket popull i keni tregu nji qeverie kriminale bashke me sahanlepirsit e vet qe shqipnia ka trima.neperjet teje mero gazetes tema fiksit filip cakulit dhe plot te tjere qe pa u ndier i kane sherby ketij vendi te mrekullushem dhe te populli te vujtun.zoti qofte me ju.

  58. ardi says:

    Z.Baze-pershendetje per shkrimet dhe ndjehem mir si Tepelenas qe jam

  59. KOSOVARI says:

    Zoti Mero pse nuk beni ndonje investigim dhe me fakte te zbuloni punen e lul vrasesit gjat punes ne kosov, sepese ky njeri me pasaporta false, me vrasje te qytetareve . Edhe deshmit apo perpilimi i tij ne procese kunder shqipetareve duhet nje ivestigim shum faktus qe ky njeri njher e pergjithmon te merr meriten e tij qe e meriton, te pergjigjet edhe para drejtesis edhe per vrasjet gjat janarit edhe per vjedhejet qe ika bere per rrugen e kombit nuk meriton ky njeri te bej fushat ky njeri duhet pote ishte gjermanija apo franaca ku une qendroj ktu sigurisht se ju kish hap procedur gjygjesore vrasje meparamendim veper penale ne 4 raste ky nuk dota shifte driten e zotit ma po ndodhin kto sene vetum ne shiqperi

  60. ilir cami says:

    Vota e 8 majit eshte nje vote plebishitare, kunder regjimit dhe praktikave berishiste, te lobit dhe familjes se tij, ishte nje vote kunder pazarlleqeve te personit Sali, ne dem te shqiptareve dhe Shqiperise, kunder prapaskenave ne kuriz te kombit ne pergjithsi dhe Kosoves ne vecanti. Ishte nje vote kunder krimit qe ka hapur metaztasat ne gjithe kupolen shteterore.
    Gjithe kjo strukture politike ekonomike mafioze, perdori gjithe llogjistiken e saj me kercenime, presione, dhe derdhi para per nje dylberin e Sales me emrin Lul Basha.
    Ne rast e gjithe kjo strukture u perdor per Lul Bashen, dhe deshtoi para qendrimit dhe votes popullore, Sali Berisha per ruajtjen e saj dhe sepse po ata do te kerkojen llogari por ne rradhe pare per ruajtjen e vehetes tij ( ai e ndjen se vrima e miut per te eshte 400 grosh) do te sakrifikoje gjithe Shqiperine duke ricikluar konflikt te vitit 97 . Pikenisja per kete gje eshte personi qe ka zanafillen kjo krise, Arben Ristani dhe eshte qe nga viti 2009 i veshur me kostumin e institucionit eshte i perzier hapur me kete krim si fizik idirekt ashtu dhe institucional direkt.
    Urojme qe te mos kemi te tilla konflikte por maturine , venddosmerine qe treguam deri tashti ta ruaj ta cojme deri ne perfundim te ketij procesi.
    Me pas lenia e Berishes ne fuqi eshte ta riciklosh ate person dhe ate klan qe e ka mbajtur Shqiperine dhe kombin shqiptar ne makth ne konflikt dhe e ka distancuar nga integrimet europeane.

  61. toni says:

    Ju ndoshta nuk doni te kuptoni batakun ne te cilin ndodhet shqiperia. Ku eshte pare qe nje rezultat te marre nje jave dhe perseri te mos jene ne gjendje te japin nje rezultat po qe te dy kantidatet flasin per fitore.
    Doja te dija qe kur do te vi momenti historik qe cdo individe qe vjen ne fuqi me voten e popullit te mos mendoj sesi do ta shfrytezoj ate poste per pasurimin e tij individual, po te mendoj sesi ti sherbej me mire atyre qe i dhane voten e besimin.
    Une jetoj per vite te tera jashte shqiperise. Dhe e di qe nese do te trokas ne deren e Parlamentaritte zones sime do te me mbaroj pune sic me ka mbaruar e perkrahur gjithmone.
    Ky ka 36 vjet MP, por une sa te kem jeten vetem ate do te votoj,se e di qe edhe ai eshte aty per te na ndihmuar jo vetem mua por kedo qe ka nevoje per ndihme.
    Sa do te doja qe Shqiperia te ishte ne kete nivel.
    Me vjen te qaj kur shikoj dhe degjoj pseudo politikan. Dhe te gjithe jane njesoj vetem etiketa eshte ndryshe,te tjerat remain the same-KOMUNISTE.
    May God have mercy….

  62. gimi thot says:

    mero eshte detyra juaj si gazetare qe ta shpetoni kete vend nga tradhetia me e madhe kombetare qe eshte instaluar keta 20 vjet.na ktheni buzeqeshjen qe na ka munguar,urime edhe nje here.bravo per kurajen.

  63. tironci says:

    pershendetje…nje pytje kam..per ju te gjithe,..e fitoji ky tani..a do te hapen vende pune?cte mira do kemi..se spo ka rendesi mo kush o siper..se te dy palet lufte per pushtet dhe pare bejne..po te pakten te rregullohen njerzit,qe i iu bofshin leket ilace te gjithe hajduteve..te djashte apo te majte!shpresoj..qe politikanet te bejne dicka per popullin,se po ka 20 vjet qe po vjedhin dhe spo ngopen!Zoti Mero…te njoh..beju burre dhe demasko cdo hajdut..pa dallim partie..ishalla po bohet me mire…

    1. tirana ne mergim says:

      do te behet me mire tironc kur te zhduket komplet nga politika Salibani me leshkot qe i shkojne me pas dhe politika te freskohet me elemente te rinj te paperlyer qe i kane syte tek e ardhmja jo tek e kaluara apo tek xhepat e tyre. Shpresojme qe Edi me pikepamjet e tij progresiste tia dale mbane dhe mos ta zhgenjeje kete popull aq te shumevuajtur e te manipuluar.

    2. raimondi says:

      Duhet te iki ky qe eshte ne krye te Qeverise –sepse ky ka 20 vjet qe ka instaluar nje makineri qe
      varferon shqiptaret dhe pasuron familjen e tij dhe miqte e tij —— Te iki ky Bastard ne krye te shtetit shqiptar se ky po i merr frymen Shqiperise —Ka 20 vjet qe vetem shkaterron dhe vjedh

      Ndaj keto zgjedhje vertet nuk japin ndonje pune por jane hapi me i rendesishem per ta hequr qafe kete palaco kryeminister qe vret njerezit kur protestojne me Snaiper

      — E kupotove tani o tirans ?—- Nuk eshte dhe aq e veshtire per tu kuptuar mjafton ta vesh njecikes trurin ne pune ……

      1. Arsen says:

        @o tironc (dyshoj shume qe je tironc i vertete)
        Edi Rama nuk eshte Zot! Pra…nuk do filloje te hedhi nga qielli pare te thata , hashash dhe vende pune!
        Edi Rama do zgjedhi ne krye te puneve njerez te ndershem dhe qe japin llogari per detyrat qe u jane caktuar me Ligj..e theksoj ME LIGJ
        Edi Rama do shpartalloje aleancat djallezore te keshilit bashkiak, midis komunisteve-socialisteve-demokrateve-cameve (klonet me parti te djathta ne preher me te majta)
        Do zhbllokoje alokimin e fondeve dhe Buxhetin e Tiranes, paret qe Luli dhe Saliu i bene fletepalosje dhe thase me miell per te genjyer te varferit.
        Do zbukuroje qytetin dhe do kerkoje Administratoret e Banesave, qe qytetaret (pa fre’ dhe te cmendur) e shemtuan me ballkone, dritare ngjyra-ngjyra, shtesa katesh dhe zenie ambjentesh te perbashket.
        Do pastroje dhe do mbjelli peme. Dp permiresoje jeten e qytetit ne cdo aspekt.
        Mos prit qe Edi te trokase ne dere dhe te te lutet ” a do pune”??Vendet e punes i hap Qeveria me politikat e saj dhe jo Kryebashkiaku. …Mendo se cfare mund te beje per vende pune Xhelal Mziu ne Kamez?!!! Asgje me teper sesa ekonomia e tregut kerkon ne Kamez, Tirane, Durres etj etj Pra?? Si thua? A mund te kete ne do 10 metra nje KFENE? 5 farmaci ne 1 Km rruge? 5 furra buke ne 1 km? Fruta-Zarzavate ne cdo rruge-kryq? Jo shoku! Jo! Rregullat e lojes do jene KONKURENCA E NDERSHME..Pra? Ata qe paguajne taksa, mos nenshtrohen nga “te fortet” me pushtet! Keta te fundit duhet te FALIMENTOJNE dhe te bejen ate pune qe ju ka lene trashegim familja, jo pushteti i vjedhur me vota!!!
        Boll se ka shume!! U zgjata! Me falni!
        Tung!

  64. shpresa presa says:

    Bravo te MADHE!!!! Kemi nevoje te ulim adrenalinen tone, pasi qe SALIU, bla.bla,bla ..ça i thuhet nga mbrapa nje njeriu si ai, te paskrupullt, akoma po tenton te beje te gjitha makinacionet per te vjedhur deja ashikqare…

  65. Eduart says:

    Dje u rikonfirmua kryetari i Bashkise se Tiranes me nje fitore shume te ngushte .Kjo fushate qe ne dukje ishte e qete ka qene nje nga fushatat me te egra qe PD ka bere ne Tirane .Duke perdorur gjithe administraten publike si nje makine elektorale.Nuk mjaftuan leket qe u hodhen duke blere vota ,presionet qe ju behej mesuesve dhe mjekeve pjese e administrates qe duhet te konsiderohet jo politik duke i detyruar te firmosnin qe do votonin Lul Bashen dhe se ju thuhej qe kemi vene kamera ne qendrat e votimit qe tju vezhgojme si votoni.Trinomi Berisha ,Meta ,Nano i cili nje personazh qe ben levizje ne hije u derrmuan shume ne keto zgjedhje. Vete fakti qe PS dhe kualicioni Alenca per te
    Humbja e Trinomit Berisha -Meta -Nano
    Ardhmen mori 23 Bashki dhe PD me kualicionin e saj vetem 13 tregon qe ky trinom komunist mori pergjigjen e duhur ,pra PS dhe kualicioni do te qeverisin 1.7 miljone shqiptare kurse Pd 650 mije .Kjo tregon Trinomi Berisha -Meta -Nano humbi dhe endrra vazhdon per nje Shqiperi Europiane dhe Demokratike duke ju dhene nje shuplake KOMUNISTEVE te fundit qe tentonin te mbanin peng Shqiperine.Shqiperia ka te ardhme dhe te ecim ne te vetmen rruge te Demokratizimit dhe Europianizmit.

  66. ymer ago says:

    I vetmi ne kete vend te lodhur e te raskapitur prej klanit kriptokomunist qe dhe humbjet i quan fitore,eshte vetem Sali Berisha.Ai eshte dhe mbetet Jagoja i votes se lire,perdhunuesi i dinjitetit tone kombetar (kjo u tredua qarte me rezultatin e njesise nr.5 ne kryeqytet,kur u deshen ambasadoret per te ruajtur voten e lire).Sali Berisha mbetet shansi i humbur i gjithe shqiptareve pa dallim bindje e krahine,perjashto ketu eskorten e mirepaguar prej tij me taksat e popullit.Zoti Mero,ne keto vitet e fundit ke treguar se je analisti me i komletuar dhe me me kurajo.Urime ne perçimin e zerit te lire!

  67. ALBAN DEGA says:

    ENOUGH IT’S ENOUGH …. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Veridikti model i Sovranit

    Dita e zgjedhjeve te 8 majit 2011 mbetet model per te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi qysh nga 22 marsi 1992 e deri sot. Shqiptaret, demosi- populli shqiptar hodhi qarte e paster si kristali voten e vet te lire. Nje votim i qete, i larte ne shifra, transparent, pa asnje incident cenues te rregullave e normave demokratike. Zgjedhje model te nje populli model ne parametrat e standartet demokratike perendimore!
    Respekt vellezer e motra shqiptare pa dallim feje, krahine, ideje, partie, krahine statusi politik apo shoqeror. Perulem me nderim e respekt perballe jush, perballe popullit tim, perballe demosit shqiptar.
    Pergezime! Urime per kete sukses demokratik, per kete leksion demokracie qe i tregoi Botes qe populli shqiptar jo tani por qysh nga dhjetori ne vitit 1990, kur lindi pluralizmi politik dhe demokracia eshte pjekur per demokraci. Rruga eshte e pa kthim mbrapa.

    Achtung !

    Aspirata e demosit shqiptare ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” E duam Shqiperine si Ameriken Demokratike” lulezoi ne kete pranvere me gjithe shkelqimin e saj.
    As nje jave pas ketij akti madhor e historik te sovranit, Berisha nuk ka nxjerre mesimin e duhur. Akoma po vazhdon te luaje me zjarrin! Po luan me zjarrin e votes. Zjarri me voten te djeg jo vetem koken, sic i pelqente te thoshte Berishes kur ishte ne opozite. Te djeg edhe rroten !
    Falangat politike dhe skuadronet e vjedhjes e manipulimit te votave te Berishes jane ne panik. Jane hedhur ne sulm per jete a vdekje per te penguar fundin e turpshem te klanit kusaro- vrastar te Berishes ne kryeqytet. Achtung !

    As Zoti vet ….

    Votat u hodhen! Votat u numeruan! Ato nuk mund ti ndryshoje asnje komplot, asnje manipulim, asnje mashtrim me gjoja “gabime teknike” , ” aksidente elektronike” ne rrjetin elektronike te KQZ-se. As Sali Berisha e as Lulezim Basha, as Arben Ristani e as Arben Imami, as Genc Rul Talibani e as ABC- Klani…. nuk mund te prodhojne vota te mungura nga sovrani. KQZ vetem njofton sovranin per vendimarrjen e sovranit. Nuk ka as tager ligjor e as fuqi hyjnore qe te vendose e as ndryshoje nje vote te vetme te tij ku zgjedhese ka shprehur qarte vullnetin e tij demokratik.
    E me pafytyresi Sali Berisha vazhdon te predikoje respektin e tij per sovranin. Nje rrene me shume e nj genjeshtari patalogojik qe ka filluar tu besoje genjeshtarve te veta . Edhe kjo nje semundje tipike e miqve te tij serbe…. Nese respekton sovranin atehere prano humbjen totale. Uro fituesin! Ul tensionet! Burrerisht e vendosmerisht! Te pakten kete here!
    Veridiktin e sovranit, vendimin e demosit nuk mund ta ndryshoje askush… As Zoti vete e aq me pak mekataret ndaj tij !

    Shume i ri per tu terhequr zvarre nga nje mekatar i vjeter…. !

    Tamam kur mbare shqiptar dhe miqte tane strategjike qe e shpetuan Shqiperine nga nje katrahure e re ala- Berisha prisnin nga ai dhe klani i tij te pergezonin fituesin e qarte si drita e Diellit, fituesin masiv, ceta e tij kusaro- vrastare, telallet e tij mediatike si Klan, ABC, RTSH e co. na dolen me sajimin se na paskan te dhena te tjera qe na a nxjerrkan fitues pinjollin e tyre Lulezim Basha.
    Jo vetem kaq por fituesin e Bashkise se Tiranes na e percaktoka dhe certifikoka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ky shtab i komanduar ne cdo akt nga Sali Berisha.
    Si Berisha e klani i tij ashtu edhe manekini i tij Arben Ristani nuk duhet te harrojne se KQZ-ja eshte numeruesi dhe administratori jo pronari e as komanduesi i votave te popullit. Ndaj te mos harrojne: venia dore ne keto vota do te sillte pasoja tragjike jo vetem per shqiptaret e Shqiperine, por edhe per ata vete pikesapri. 1997 eshte shume e fresket per tu harruar!
    Arben Ristani eshte shume i ri por mjaft i pjekur sa per te kuptuar se nuk ia vlen per te sakrifikuar lirine dhe ardhmerine e tij e te femijeve te tij per hir te karrikes se Sali Berishes. Ajo karrike ka zene myk prej kohezgjatjes se tepruar e te sforcuar te prapanices se tij mbi te. E ka njollosur boll emrin e reputacionin e tij te stercenuar per tu terhequr zvarre nga nje uzurpator tipik komunist pushteti te perjetshem si Sali Berisha.
    Ndaj te zbatoje vetem ligjin: te certifikoje rezultatin e zgjedhjeve, te certifikoje fitoren e paster e te qarte te kryebashkiakut te Tiranes Edi Rama. Kjo eshte detyra e tij ligjore. Pike.

    …. Boll me

    Turpi i Sali Berishes dhe falangave te tyre qe as kesaj here nuk iu shmangen dot semundjes se vjeter kronike te vjedhjes, tjetersimit, zhvleresimit te votes popullore. Edhe perballe disfates se mirefillte e krejt te qarte si kristali kryeministri shqiptar perpiqet ta paraqese ate ate si fitore, sipas stilit te miqve te tij serbe dhe teorise se Mao Ce Dunit se disfata eshte fitore dhe gruaja behet burre!
    Nje orvajtje krejt e deshtuar e Mafias se kusareve dhe cetes se vrastareve qeveritare per te vonuar fundin e tyre pa lavdi, Vaterlone e tij te pashmangshme jo vetem lokale por edhe kombetare qe paralajmeron qarte 8 maji 2011.
    Every vote count, thone aleatet dhe miqte tane strategjike amerikane. Fitorja demokratike nuk matet as me dhjetra, as me qindra, as me mijera e as miliona vota me shume se kundershtari. Shqiperia nuk eshte Kina e as India mbi miliardeshe….
    Fitorja fillon tek vota e pare plus, pra tek njeshi me shume se tjetri! Dhjeta eshte jo vetem dhjete here me shume por eshte edhe numer fati. Jo rastesisht e perdorim ate per nxenesit e shkelqyer ne lulen e jetes se tyre !
    Ndaj : mos luani me zjarrin e votes popullore se Tiranes!
    Enough it’s enough! …. Boll Me Sali Berisha !

  68. ALBAN DEGA says:

    GEZUAR “ FESTA E VIDOVANIT” ZOTI SALI BERISHA E CO.!

    – Kryeministri shqiptar midis Vidovanit dhe Mao Ce Dunit

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    Rast unikal ne Bote!

    Te gjithe popujt e Botes pa dallim race, feje, idéje kane festat e tyre. Pavaresia, Clirimi, Krishtlindjet, Bajrami, Viti i Ri… Fitorja mbi Fashizmin, fitoret e medha historike jane festa qe nuk mungojne ne asnje vend e ne asnje popull. Kjo eshte nje dukuri universale ne mbare Boten, Krejt e aresyeshme, e logjikshme, normale e drejte, njerezore.
    Po ashtu eshte nje dukuri universale e krejt normale qe cdo popull e njeri uron tjetrin per cdo lloj suksesi, arritjeje, fitorjeje dhe feste. Urime! Pergezime!
    Ka vetem nje perjashtim. Nje rast unikal ne Bote. Fqinjet tane te veriut, serbet kane nje feste unikale. Quhet “ Festa e Vidovanit” !!!

    Cfare eshte “Festa e Vidovanit” !?

    Me 15 qershor te vitit 1389 ushtria serbe e komanduar nga Car Llazari u mund keqazi nga ushtria otomane turke ne Fushe Kosove. Me mijera ushtare, prijes e komandare serbe u vrane dhe maskaruan ne kete beteje. Car Lallazri u detyrua te jape peng vajzat e tij per haremin e Sulltanit!Pas kesaj katrahure Serbia perfundoi nen nje sundim 500 vjecar te sulltaneve.
    Pra nje disfate totale. Nje katrahure e vertete e Serbise. Eshte normale per cilindo popull e komb ta perkujtoje ate si nje dite zie kombetare. Por jo kurre si feste kombetare. Megjithate serbet bejne perjashtim. Ata e kane quajtur dhe festojne si “festen e Vidovanit” tash e gati 622 vjet. E drejta e tyre e pakundershtueshme!
    Pikerisht me rastin e 600 vjetorit te saj , me 15 qershor 1989, kryekasapi Ballkanit e kryeterroristi nderkombetar i Serbise Sllobodan Milloshevic mbajti nje fjalim nacional- socialist, nazist ne Fushe Kosove cka shenoi jo vetem rrenimin perfundimtar te ish- Jugosllavine dhe disfaten e plote te Serbise , por u kthye ne nje ogur te zi edhe per vete ate, qe vdiq si nje qen e braktisur e urryer nga miliona njerez ne mbare Boten, ne qelite e Hages…. Pra disfata behet e dyfishte !

    Si dy pika uji…

    Kur dikush peson nje humbje, fatkeqesi, disfate ose mort gjithnje pardoren ngushellime. “ Ju shendoshe!” “ Ngushellime” “I am sorry!, “ Condolencias!” “ Tui bu si !“… Edhe ky eshte nje rregull njerezor universal i Botes se sotme.
    Edhe ky rregull ka nje perjashtim. Ky perjashtim e ka emrin shqiptar Sali Berisha. Sapo peson humbje, disfate sic qe Vaterloja zgjedhore e 8 majit 2011 njesoj si miqte e tij serbe, Berisha e paraqet ate si fitore. Disfaten, katastrofen, humbjen e paraqet si fitore, si feste.
    “Ne kemi fituar 72 000 vota ne shkalle kombetare me shume se opozita dhe koalicioni i saj”, deklaroi sot ne nje konference shtypi te mbajtur ne seline e Partise Demokratike ne Tirane.
    Edhe si koalicion edhe si parti politike PD-ja dhe “ Aelanca per qytetarin” ka humbur te gjitha bashkite e medha te Shqiperise pervec Shkodres, ka humbur bastione te padiskutueshme te saj si Kavajen, Lacin… Kryetari i tyre Sali Berisha deklaron fitoren!

    Midis Vidovanit dhe Mao Ce Dunit

    Pike per pike si miqte e tij serbe! Si dy pika uji jo vetem me miqte e tij serbe. Ndoshta nuk eshte vetem pamja e tij e jashteme e ngjashme si dy pika uji me Radovan Karaxhicin, kryekriminelin e Shrebrenices.
    Ndoshta nuk eshte as kontributi i Sali Berishes dhe “qeverise se gansgtereve” te tij per te furnizuar me nafte tanket, autoblindat e makinen serbe te dhunes e terrorit, per te pajisur me arme kontrabande mercenaret dhe paramilitaret e Arkanit e Milloshevicit ne Bosnje ne vitet 1994- 1995 qe e bashkon aq shume me ata.
    Me shume se gjithcka e bashkon me miqte e tij serbe mendesia, shpirti prirja natyrore per ti imituar ata ne kete absurditet te paraqitjes se disfates totale si fitore, te humbjes si sukses, te mortit si ditlindje.
    Jo vetem me miqte e tij serbe, por edhe me kryetarin Mao Ce Dun qe thoshte se “Disfata eshte fitore“ apo “Gruaja behet burre!”!
    Ndaj ne kete dite feste, ne kete dite fitorjeje te deklaruar me gojen e tij e para kamerave kombetare e nderkombetare nuk na mbetet gje tjeter vecse ti urojme me gjithe zemer: Gezuar “Festen e Vidovanit” Sali Berisha !
    Gezuar Fitoren e Gazimestanit Sali Berisha dhe ceta e tij e kusareve dhe vrastareve! Fitore te tilla e festa ala Vidovan paci gjithmone, per te miren e popullit dhe Shqiperise! Amen!

  69. Vitore Tirana says:

    Ku u zhduken ata sondazishte e famshem qe parashikuan humbjen e Edi Rames deri ne 20%. Ç’u be ai agjenti dhe kelyshi i serbeve Shkelzen Maliqi qe vjen ketu per te percare shqiptaret? Po ai amerikani numeri nje i botes per sondazhet, nga u zhduk? Genjeu Klani i Sali Berishes dhe Aleksanderit se ai ishte nr.1i vitit 2010 ne bote per sondazhe, apo e mashtroi ai Klanin! Mesa duket moren nganje thes me para dhe u zhduken per mos me ja pa me bojen? Po Kaçi i shkreteqe eshte bere per tu dhimbsur e nuk di nga te shkoje? Nuk ka me surrat qe tu dali perpara shqiptareve.Me siguri do te perfundoje ne thesin e Lesh e Lise te Sanço Panços.V.Tirana

  70. INFO TOP-TOP says:

    VETEM PER MERO, MERO PO PREGATITET MANIPULIMI NE KQZ NGA RISTANI E TE TJERET E PUSHTETIT… KY INFORMACION ESHTE ABSOLUTISHT I SAKTE NGA BRENDA NJERZVE ME TE AFERT TE RISTANIT DHE PUSHTETIT.

  71. shkoderlocja says:

    May 15, 2011

    FITOI SHQIPERIA.

    Zgjedhjet, lokale apo parlamentare qofshin ato, per nje shoqeri e shtet demokratik jane stacione ne rrugen e gjate e te pafund te demokracise qe sherbejne per disa per te marre “energji” te reja e shtuar hapin, e per te tjeret si stacione per te bere riparimet e nevojshme apo me mire te themi per te mesuar per “difektet “ qe jane konstatuar deri ne ate moment.
    Pra, per te dyja palet si per fituesin ashtu edhe per humbesin, zgjedhjet jane stacione te mirefillta reflektimi gjithnje ne funksion te se ardhmes, por nga ana tjeter qe te dyja palet duhet te shtojne kontributin dhe hapesirat demokratike per forcat e tyre e natyrisht edhe per krejt shoqerine.
    Duke qene se demokracia eshte vendimarrje, sa me shume shtohet hapesira demokratike ashtu si oksigjeni per organizmin per formacionet politike e shoqerine ne teresi zgjerimi i hapsirave demokratike ne vendimarrje ben qe demokracia te zhvillohet e ece perpara duke siguruar ne menyre te pashmngshme perparimin dhe begatimin e e jetes se qytetarve ku aplikohet e zgjerohet sistemi demokratik.
    Duke ju referuar zgjedhjeve locale te fundit ne Shqiperi, per mua deri ne keto momente fitorja me e madhe e Shqiperise dhe e shqiptareve eshte fitorja dhe legjitimiteti qe fitoi vota e shqiptareve per here te pare ne truallin e shqiptareve qysh me krijimin e shtetit shqiptar.
    Pa qene nihilist mund te them se edhe zgjedhjet e 22 Marsit kane qene zgjedhje te shpreses se madhe me siguri te nje shprese edhe me te madhe se sot por fatkeqesisht duhe thene se sot mbas 20 vjetesh ajo dite ka mbetur vetem si vegim. E thashe edhe me e madhe pasi 22 Marsi ka qene shprese e madhe per shembjen e nje epoke kriminale por qe fatekeqesisht nuk u realizua .
    Shpresa dhe e drejta qendrojne me ty dhe me cdonjerin dhe aq me teper me liderin e nje kombi per aq kohe sa perpiqesh dhe punon per te , dhe askush me mire se koha dhe populli me vote nuk mund te te vlersojne se sa ke bere e punuar per atdheun e popullin tend.
    Te humbesh nje beteje elektorale ne nje sistem demokratik ashtu sic e thashe me lart eshte si te ndalesh ne nje stacion per tu rikuperuar me qellim per te arritur kundershtarin ne stacionin jeter e natyrisht per te synuar ta kalosh, apo si te humbesh nje beteje ne nje lufte te pafund per demokraci.
    Pra kur sovrani vendos askush nuk duhet ta perjetoje si tragjedi verdiktin e tij, jo vetem per propogande por realisht duhet ta perjetoje si nje pikete orjentuese per te bere korigjimet e nevojshme e natyrisht per te nxjerre mesimet e duhura.
    Demi me i madh qe ne force politike i ben vetevetes por edhe kombit ne teresi e sidomos per nje force kryesore opozitare eshte mosreflektimi duke i mbyllur deren progresit e konkurences se vlerave e ideve brenda forces politike gje qe fatekeqesisht ka ndodhur me shume se nje here ne keto 20 vjetet e fundit
    Une si student i dhjetorit 90te per te verteten nuk u ndieva keq per fitoren e se majtes sepse fundi i fundit eshte nje fitore e pritshme dhe nje proces normal mbas gjashte vjet qeverisje te formacionit te djathte, por u ndjeva vertete keq kur lideri i se majtes shiptare z Rama deklaroi para mbeshtetesve te tij se fitoi kunder se shkuares.
    Te deklarosh fitore kunder se shkuares 20 vjet mbas 22 Marsit nga nje formacion politik i majte ne Shqiperi qe akoma nuk eshte distancuar qarte nga diktatura komuniste dhe diktatori Hoxha duket si nonsense megjithse per te verteten lideri Rama si individ e ka bere ne me shume se nje rast. Megjithate z Rama do kete kohen dhe forcen e mjaftushme per te konfirmuar ose jo se i qendron akoma idealeve te 90tes pjesmarres e percues i te cilave per te verteten ka qene.
    Te deklarosh se fitova kunder nje keq qeverisje apo pushteti te konsumuar gje qe koha arrin ta realizoje edhe per nje lider si z Berisha qe ne syte e shqiptareve realizoi shembjen e sistemit komunist me 22 Mars 1992, eshte normale por te meritosh percaktimin “e shkuara” per formacionin politik qe kemi krijuar ne ate Dhjetor te lavdishem e te larget, vertete eshte poshteruese. Ne nje fare menyre e ngushellojme veten se nuk kemi punuar qe ta meritojme pasi fale moshes sone te re e mungeses se pervojes qe kishim ne ato vite te stuhishme kur historia na kishte vene nje misjon te pamundur ne ate kohe te ndertonim shtetin e ri demokratik te mbeshtetur mbi idealet tona dhe te perballonim “Katovicen” . It was imposible.
    Vetem ky nese mund ta quaj keshtu ishte gabimi I brezit tim te 90tes.
    Mbas 20 vitesh pune e perpjekje, te bashkohesh ne nje front me Fatos Nanon, Ilir Meten, Kryetarin e Parlamentit te fundit komunist Kastriot Islami e deri tek Hysni Milloshi, realisht e ke merituar percaktimin e shkuara, ta gezojne kush ka punuar dhe perfaqeson te shkuaren.
    Askush ne kete bote nuk eshte i pagabueshem ne jete, pune e natyrisht edhe ne politike por te gjitha gabimet mbartin koston e tyre qe detyrimisht duhet pagur dhe nese nuk e njeh deshtimin tend, me synimin per te mos shpaguar , me siguri kostoja shumefishohet e aq me teper ne politike.
    Brezi im i 90tes e paguam mendoj une koston e mungeses se pervojes e deshtimit tone te viteve 90te megjithe dliresine e shpirtit tone gje qe nuk ka kaluar pa lene gjurme ne memorjen e shqiptareve qe na kujtojne virtytet tona edhe sot mbas 20 vjetesh .
    U shperndame rrugeve te Europes e Amerikes e deri ne Australine e larget duke e nisur jeten nga baza dhe punuam shume, e me qindra e mbase mund te them me mijera kemi arritur te integrohemi e te perparojme duke u bere pjese e stafeve te govermenteve , universiteteve , bizneseve prestigjioze te ketyre vendeve te medha e te begata e mbi te gjitha vendet me demokratike te botes ku liria e demokracia jane te shenjta.
    Cunat dhe gocat 20 vjecare te revolucionit demokratik studentor te 20 viteve me pare tani i kane kaluar te dyzetat dhe qe CV-ve te tyre pervec studimeve akademike te mbaruara ne Atdhe, u kane shtuar emra universitetesh e institucionesh perendimore nder me prestigjozet ne bote, padyshim pervojen dhe edukimin e tyre do e vendosnin me deshire te madhe ne sherbim te Atdheut.
    Ku tjeter pervec se ne partine e tyre qe e kane krijuar vete Partine Demokratike do e afronim ne me deshire kontributin dhe pervojen tone.
    Per kete i bej thirrje te hapur strukturave ekzistuese te Partise Demokratike qe te startoje riformatimin e te instaloje sa me shpejt te jete e mundur sistemin e konkurimit te vlerave brenda vetes duke ju krijuar hapsirat e nevojshme brezit te 90tes, themeluesve , aktorve e faktorve reale te 22 Marsit 1992, pasi vetem ne kete menyre mund te perballohet revanshi i majte qe kryesohet nga nje dhjetorist qe jo pa qellim z Rama e quante dje fitoren e fundit te se majtes si 22 Marsi socialist.
    Hegeli ka thene qe” konservator nuk eshte ai qe nuk ndryshon por ai qe ndryshon e zhvillohet se bashku me spiralen e shoqerise njerzore”
    Mendoj se Shqiptaret e kane tashme te qarte rezultatin e dogmave dhe politikaneve e pushtetareve te perjetshem .

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  72. brati says:

    Mero e bere famoze gazeten tende e sa çohemi ne mengjes ketu larg ku jemi , hapem kompjuterin e lexojme gazeten Tema , nuk di po e keni informacionin per emigrantet nga italia qe u pagoi gjysem bilete consullata per te ardhe e votuar a jo….

  73. fitorja dihej,populli votoi says:

    mero te pergezoj per atikullin tend.Desha te di nga ana matematikore kush ka vlere me te madhe 56 apo 66 se keta teoricienet e pd na thone 56.Kjo eshte per tu cmendur,spas kesaj i bie qe saliu neser duhet te shkoj ne cmendine e jo ne kryeministri.Ai edhe ne gjume shan numrin 66,kush e nxori kete numer-nuk ka numer te tille,shqiptare dine te numerojne deri ne 56,kush u mesoi me teper?Atij edhe kur e pyesin per moshen thote 66,ah i shkreti………..

  74. ALBAN DEGA says:

    GEZUAR “ FESTA E VIDOVDANIT” ZOTI SALI BERISHA E CO.! ( UPDATED )

    – Kryeministri shqiptar midis Vidovdanit dhe Mao Ce Dunit

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    Rast unikal ne Bote!

    Te gjithe popujt e Botes pa dallim race, feje, idéje kane festat e tyre. Pavaresia, Clirimi, Krishtlindjet, Bajrami, Viti i Ri… Fitorja mbi Fashizmin, fitoret e medha historike jane festa qe nuk mungojne ne asnje vend e ne asnje popull. Kjo eshte nje dukuri universale ne mbare Boten, Krejt e aresyeshme, e logjikshme, normale e drejte, njerezore.
    Po ashtu eshte nje dukuri universale e krejt normale qe cdo popull e njeri uron tjetrin per cdo lloj suksesi, arritjeje, fitorjeje dhe feste. Urime! Pergezime!
    Ka vetem nje perjashtim. Nje rast unikal ne Bote. Fqinjet tane te veriut, serbet kane nje feste unikale. Quhet “ Festa e Vidovdanit” !!!

    Cfare eshte “Festa e Vidovdanit” !?

    Me 15 qershor te vitit 1389 ushtria serbe e komanduar nga Car Llazari u mund keqazi nga ushtria otomane turke ne Fushe Kosove. Me mijera ushtare, prijes e komandare serbe u vrane dhe maskaruan ne kete beteje. Car Lallazri u detyrua te jape peng vajzat e tij per haremin e Sulltanit!Pas kesaj katrahure Serbia perfundoi nen nje sundim 500 vjecar te sulltaneve.
    Pra nje disfate totale. Nje katrahure e vertete e Serbise. Eshte normale per cilindo popull e komb ta perkujtoje ate si nje dite zie kombetare. Por jo kurre si feste kombetare. Megjithate serbet bejne perjashtim. Ata e kane quajtur dhe festojne si “Festen e Vidovdanit” tash e gati 622 vjet. E drejta e tyre e pakundershtueshme!
    Pikerisht me rastin e 600 vjetorit te saj , me 15 qershor 1989, kryekasapi Ballkanit e kryeterroristi nderkombetar i Serbise Sllobodan Milloshevic mbajti nje fjalim nacional- socialist, nazist ne Fushe Kosove cka shenoi jo vetem rrenimin perfundimtar te ish- Jugosllavine dhe disfaten e plote te Serbise , por u kthye ne nje ogur te zi edhe per vete ate, qe vdiq si nje qen e braktisur e urryer nga miliona njerez ne mbare Boten, ne qelite e Hages…. Pra disfata behet e dyfishte !

    Si dy pika uji…

    Kur dikush peson nje humbje, fatkeqesi, disfate ose mort gjithnje pardoren ngushellime. “ Ju shendoshe!” “ Ngushellime” “I am sorry!, “ Condolencias!” “ Tui bu si !“… Edhe ky eshte nje rregull njerezor universal i Botes se sotme.
    Edhe ky rregull ka nje perjashtim. Ky perjashtim e ka emrin shqiptar Sali Berisha. Sapo peson humbje, disfate sic qe Vaterloja zgjedhore e 8 majit 2011 njesoj si miqte e tij serbe, Berisha e paraqet ate si fitore. Disfaten, katastrofen, humbjen e paraqet si fitore, si feste.
    “Ne kemi fituar 72 000 vota ne shkalle kombetare me shume se opozita dhe koalicioni i saj”, deklaroi sot ne nje konference shtypi te mbajtur ne seline e Partise Demokratike ne Tirane.
    Edhe si koalicion edhe si parti politike PD-ja dhe “ Aelanca per qytetarin” ka humbur te gjitha bashkite e medha te Shqiperise pervec Shkodres, ka humbur bastione te padiskutueshme te saj si Kavajen, Lacin… Kryetari i tyre Sali Berisha deklaron fitoren!

    Midis Vidovdanit dhe Mao Ce Dunit

    Pike per pike si miqte e tij serbe! Si dy pika uji jo vetem me miqte e tij serbe. Ndoshta nuk eshte vetem pamja e tij e jashteme e ngjashme si dy pika uji me Radovan Karaxhicin, kryekriminelin e Shrebrenices.
    Ndoshta nuk eshte as kontributi i Sali Berishes dhe “qeverise se gansgtereve” te tij per te furnizuar me nafte tanket, autoblindat e makinen serbe te dhunes e terrorit, per te pajisur me arme kontrabande mercenaret dhe paramilitaret e Arkanit e Milloshevicit ne Bosnje ne vitet 1994- 1995 qe e bashkon aq shume me ata.
    Me shume se gjithcka e bashkon me miqte e tij serbe mendesia, shpirti prirja natyrore per ti imituar ata ne kete absurditet te paraqitjes se disfates totale si fitore, te humbjes si sukses, te mortit si ditlindje.
    Jo vetem me miqte e tij serbe, por edhe me kryetarin Mao Ce Dun qe thoshte se “Disfata eshte fitore“ apo “Gruaja behet burre!”!
    Ndaj ne kete dite feste, ne kete dite fitorjeje te deklaruar me gojen e tij e para kamerave kombetare e nderkombetare nuk na mbetet gje tjeter vecse ti urojme me gjithe zemer: Gezuar “Festen e Vidovdanit” Sali Berisha !
    Gezuar Fitoren e Gazimestanit Sali Berisha dhe ceta e tij e kusareve dhe vrastareve! Fitore te tilla e festa ala Vidovdan paci gjithmone, per te miren e popullit dhe Shqiperise! Amen!

  75. elio says:

    Kam nje pyetje, i bie qe Rama eshte rritur me 15000 Vota…nga hera e kaluar i bie qe partia demokratike eshte rritur me 35000 Vota(olldashi humbi me -20000). Kjo do me thene popullsi prej rreth 100.000 persona (votoi 50% dhe llgarit rreth 30% qe nuk mund te votoje sepse minorene. Kam pershtypjen qe duhet te analizohen listat se keta 100000 jane te ardhur si militante ne keto 2 vjet….dhe mund te kuptohet perse institucionet publike jane mbushur me militante dhe me organigat ee fryra…nga taksat tona…

  76. fredi nga amerika says:

    Bravo Mero , je fantastik . I tregove vendin asaj bishe te felliqur qe po mundon popullin shqiptar per te gjitha keto vite te demokracis .Edi Rama eshte nje njer qe e ka lindur nena per ate vend ,por bisha Sali Berisha nuk e le qe te punoje per ate vend se nuk eshte ngopur me vjedhjet e tij. Ai ka veshur shum nena me te zeza , dhe ka lenduar shume zemra. Te kishte ber ate popull qe mos endej rugeve te botes dhe te shperndante gjithe mendjen e arte te shqiprise neper bote. Zoti do e denoje nje dite per te gjitha gjerat me te keqia qe ka bere.Lere o qen i mallkuar Edin te punoje rehat , dhe te gjithe njerzit te kthehen ne ate vend se ju mungon atdheu i tyre.

  77. agim mhillaj says:

    sa i njeanshem qe je?!Me mire te marresh teseren e ps?

  78. mergimi says:

    luli luli karagjozi.duke qajt shkon tek jozi cke mo luli qe po qan me rrafi edi ne tiran.edhe sala do me qajt se e rrafen ne kavaj…..

  79. pellumb says:

    luli luli karagjozi.duke qajt shkon tek jozi cke mo luli qe po qan me rrafi edi ne tiran.edhe sala do me qajt se e rrafen ne kavaj…..

  80. jorgo says:

    Mero! Ti e din me mire se une se saliu nuk pjerth per ato cka shkruhen.Ai mund te ike me force popullore.Shikoje sa i pa cipe eshte,megjithse ka humbur Basha ai thote:kemi fituar.Megjithse k humbur kudo bile edhe atje ku eshte vete deputet ai del dhe thote:qytetret i besuan mzhornces.Keshtu ti shkruaj sa te daush ai theret jemi fitimtare.Si e mban populli kete lopcar une nuk e di mor zoteri.

  81. LexuesiTemes says:

    Per MERO BAZE,
    falemniderit per shkrimet qe ben!
    Por ne kete moment Edi Rama dhe Mero Baze jane shume te ngjashem. Edi Rama beri beteje kunder gjithe politikaneve mercenare, kusare, tradhetare e shites te Shqiperise, moralisht te perdale, etj.., por mos harrojme qe edhe Mero Baze po ben te njejten beteje ne llogoren e tij te gazetarise. Ç’fare nuk eshte bere per ta ndaluar Meron dhe gazeten Tema, por prape Mero vazhdon betejen dhe ja ka dale te munde gjithe makinerine shteterore, si dhe gjithe pseudo-gazetaret e nje tufe te tere media te pavlere si ABC, Ora, Klan, Tvsh, etj..etj.. qe s’jane gje tjeter por krimba dhe vemje te mjera.
    Mero Baze, apo ju bashkekombas te dashur qe shkruani e komentoni tek Tema, mos harroni nje gje te rendesishme: HISTORINE! Ju lutem shume si bashkeatdhetar, shkruani, e shkruani pa nderprerje qe te lini sa me shume shenje ne Historine e Shqiperise. Tendeca eshte qe çdo gje qe behet te fshihet nga kujtesa dhe te lihet ne harrese, MOS LEJONI fshirjen e memorjes, dhe rehabilitimin e ketyre maskarejve! Ne Shqiperi nuk duhete te kete kurre ‘bashkevuajtes dhe bashkefajtore”, JO! duhet te kete fajtore qe duhet te denohen fort, dhe vuajtes qe duhet te vleresohen.
    Nje falenderim i pamase per MERO BAZE, por dhe per te gjithe qe lene nje shenje te pa-zhdukshme ne historine e shqiperise.

  82. anticensurë says:

    një muaj u desh për të bërë fushatën elektorale!një ditë për të votuar!një javë për të pritur fitoren!dhe që të gjitha këto të mbledhura së bashku ishin një humbje për shqipërinë dhe popullin shqiptar!të gjitha këto së bahku ishin një legalizim i diktaturës!ishin një legalizim i vjedhjes dhe grabitjes!ishte fajsimi i 5 dëshmorëve të 21janarit dhe shfaqësimi i vrasësve të tyre!i atyre materialë që janë në birucat e burgut dhe atyre që urdhëruan vrasjet dhe bënë fushatën elektorale!ishte legalizimi i pushtetit të grabitur dhe qeverisë ilegale!ishte legalizimi dhe për dy vjet i vjedhjes masive të mafjes berishjane!ishte legalizimi për vjedhjet e 2013!të gjitha këto ishin thjeshtë dorheqje nga trasparenca!nga sovraniteti kombëtar i nënshtruar në këmbët e disa personave që përfaqësojnë shtetet demokratike por që mbrojnë diktaturat!ishin një leje për rifillimin e “bisedimeve”për paktin detar me grekët!leje për regjistrimin me vetdeklarim të kombësisë!leje për të vrarë 30 ose 300 njerëz të tjerë nqs kërkojnë të drejtat e tyre! kjo ishte fitorja e politikës humbja e opozitës! E POPULLIT SHQIPËTAR!
    shpatën e damokleut e kemi vendosur vetë mbi kokë!!!!

  83. anticensurë says:

    bota me rrota!në ‘92shin kemi një votim plebishitar të popullit për demokracinë! sot kemi një votim plebishitar të popullit për demokracinë!pjesa që votoi për diktaturën në 92shin dhe sot votoi po ashtu për diktaturën! çdo të thotë kjo???është koha e ndërrimit të pushtetit? diktatura postkomuniste ka mbaruar dhe është koha që të fillojë ndërtimi i demokracisë??!
    nuk e di,por e vërtetëa është se pjesa rurale është 20 vjet pas qytetit!

  84. mira says:

    bravo Z. Mero te limte pena me qart se ty sbesoj se do te shkruaj njeri per gjerat ne shqiperi, shume shpejt ke per te hyr ne histori,si nje analist shume i mire vazhdo keshtu dhe ne te perkrahim ,kjo eshte mundesia qe te jep populli shqiptar dhe zotiu ,perdore ne favor te tij ate pene se ke bekimin e tij ne familjen tate . te pershendes

  85. Dibrani says:

    E dij qe mjaft ju dhemb “fitorja” e Rames dhe klanit te tij antishqiptar,por me merite i gezoheni faktit se do te perseritet ’97,dita lulezimit te krimit ne Shqiperi dhe me gjere,fale kesaj garniture.A thua bota jane te verber dhe nuk shohin gjakun te cilin pregadisin Bracet dhe kelyshet e tij,poqese nuk del rezultati ashtu sic deshirojne gjakpiresit e gjakut shqiptar?JU UROJ per bashkepunim me krimin.Dhashte Zoti madh qe te mos dalin fjalet e Njgjeles:13000 viktimat!

  86. Besa nga Berati says:

    Z.Mero .A mund ta ndryshoi rezultatin makina shtetërore.???

  87. Joni says:

    Nje shkrim shume i bukur dhe nje analize shume e qarte e gjithe kesaj situate politike qe po kalojme. Keni vendosur pikat mbi i zoti Baze. Asnje gje nga ato qe thate nuk bie poshte, te tera jane te verteta. Me gjithe trukimet, manipulimet, krimet qe jane bere, shqiptaret i thane JO Sali Berishes dhe klanit te tij deri te Hysni Milloshi qe duhet te mos i thote me vetes “komunist”.
    Me kete moren nje goditje te madhe te gjithe tradhetaret e ketij kombi.
    Une si qytetar iu coj nje mesazh falenderimi te gjithe gazetareve qe me aq realizem dhe profesionalizem reflektuan zgjedhjet dhe mbrojten voten e popullit. Ju faleminderit zoterinj gazetare.

  88. dhimo says:

    NJE GJE VREJ TEK Z,BAZE GJITHMONE I KTHJELLET ,PERHER KUNDER SE KEQES ,NE PERKRAJE TE PROGRESIT,DUHET TE JETE NJE SHQIPTAR QE ATDHEU I KA TE PAKET.TE UROJE NGA ZEMRA LUMTURI,DHE SA ME SHUME KONTRIBUT PER NENEN TONE TE VUAJTUR SHQIPERI.

  89. brati says:

    Mero kam shume respekt per shkrimet e tua.Pse nuk bere nje shkrim per ne refugjatet,shiko interesohu ,si u pajisen nga konsollatat tona ish antaret e P.Dme bileta me gjysem çmimi per te ardhe e votuar per Lulin…per te mos thene …shume gjera te tjera……si ata qe kishin pasaportat pa terhequr qe si dihet….

    1. tourkofagos says:

      po te shikosh,ne nje site,te shekullit,me titull; Ne karagjozet e Ballkanit!!! shkruar nga Ilir Yzeiri[nje titull,mjaft rreal,mendimi im ky]ne nje koment[Aurel] votuesi student-robot i Bashes,tregon hollesisht se si u veprua nga keta student dhe bashkepunetoret e bashes,per votimin qesharak!!madje i riu student,thexon se kur keta karagjozet e Ballkanit,po vjedhin miljonat,nuk ka problem se ne fituam nje bilete avioni falas!!!!!

      1. Patriot says:

        Ore akoma vazhdon shkruan ti. A ka ndonje pale zgjedhje ne Greqi qe e ke kthyer vemendjen ketej mor grekofil.

        1. tourkofagos says:

          gezuar ramazonin,file pseudopatriot!!!!!

  90. tironci says:

    shume sakte mero ..

  91. tafuti says:

    Votat e pavlefshme…
    Me sa shihet po gjenden me shumice vota per Bashen te hedhura ne kuti te tjera.Nqs nuk eshte manipulim,atehere mund te thuhet me siguri se keto vota jane hedhur nga votues tejet injorante qe nuk jane ne gjendje te lexojne shqip,derisa ngaterrojne edhe kutite e votimit,me te mirat ne bote sipas Profesor-Doktorrr Berishes.
    Dhe duke qene aq injoranto-analfabete i bie qe me probabilitet te larte te kene qene vllazen kosovare qe vijne te votojne ne Tirane,meqe si po thuhet jemi nje komb e nje shtet.Jemi,jemi te tille,por nje gjuhe nuk e paskemi,se perndryshe nuk do ngaterroheshin aq shume me shqipen aq te ngaterruar te ne shqiptareve!

  92. Elsid says:

    Thone se kane gjetur flete te kryetarit te kutite e minibashkive por si ka mundesi qe nuk u gjeten flete te minibashkive te kutia per kryebashkiakun por kjo verifikohet shume kollaj mjafton qe numri i cdo flete si per kryetarin dhe per keshillin bashkiak te jete i njejte

    1. ilir says:

      ka fitu lulzim basha edi rama i ka vjedh votat kjo asht e sigurt

  93. Elsid says:

    Thone se kane gjetur flete te kryetarit te kutite e minibashkive por si ka mundesi qe nuk u gjeten flete te minibashkive te kutia per kryebashkiakun? Por kjo verifikohet shume kollaj mjafton qe numri i cdo flete si per kryetarin dhe per keshillin bashkiak te jete i njejte.

    1. zana19 says:

      Me siguri ato flete jane vetem per L. Bashen. Ku e dinin keta qe kishte fleta tek minibashkite dhe ishin te gjitha per lulin? Duhet te kene shkuar tek fallxhoret ne periferi te Tiranes per ta marre vesh.

  94. Viktima e 21 Janarit says:

    Nje jete njeriu baraz me 2 vota e gjysem, kater jete = 10 vota

Comments are closed.

Lini një Përgjigje