Alibi "kombëtare" për prekjen e zgjedhjeve

14 Dhjetor 2010, 22:40Editorial TEMA

Kryeministri Berisha ka nxituar të urojë kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi për zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat janë dukshëm të manipuluara dhe të kontestuara nga një spektër i gjerë politik atje. Nxitimi për të uruar homologun e tij, duke theksuar dhe “fitoren e merituar”, është një cinizëm i tepërt për një vend, i cili po përjeton dramën e zgjedhjeve të manipuluara, importuar si virus nga shteti amë. Shpikësi i këtij virusi është pikërisht njeriu që dje ka nxituar të urojë kryeministrin e Kosovës.

Por përtej kortezisë “shtetërore” të shkëmbimit të urimeve në rast zgjedhjesh, nxitimi i Berishës për të uruar lidhet me një situatë psikologjike de-inkurajimi për ata shqiptarë që ende besojnë se duhet protestuar për zgjedhje të lira nga të dy anët e kufirit.

Hashim Thaçi mund të ishte dhe fituesi i pranuar i këtyre zgjedhjeve, por kufiri i ngushtë që ndante shansin për të qenë parti e parë dhe etja e pamasë për pushtet, prodhuan një proces zgjedhor të manipuluar, i cili do t’i kushtojë gjatë Kosovës dhe ndoshta karrierës së tij politike. Në këto kushte, më shumë se Hashim Thaçi për ta uruar për një “Fitore të Pirros”, ka pasur nevojë Sali Berisha të uronte një “identikun” e tij përtej kufirit, si për ta kthyer në problem mbarëkombëtar, mbylljen e gojës për zgjedhjet e lira. Sali Berisha kishte nevojë pikërisht për këto lloj zgjedhjesh në Kosovë, pikërisht për këtë lloj kontestimi, pikërisht për këtë delikatesë politike, që të shfaqej për të ndarë historinë dhe për të injoruar ata që luftojnë për zgjedhje të lira. Aq shumë e ka dëshiruar këtë situatë, sa për një moment tejkaloi çdo etikë politike dhe çdo respekt për partitë e tjera në Kosovë, që po ashtu e kanë respektuar Berishën. Duke uruar Hashim Thaçin, pa përmendur asgjë për manipulimet, ai nuk brengoset pse fyen rëndë gjithë ata që janë prekur ky proces, por është i interesuar vetëm që i ngjashmi i tij në këtë rast të ndjehet i fortë, dhe të mos u hapë rrugë kërkesave për rishikim rezultati apo hapje kutish. Në përpjekje për të krijuar një klimë të banalizimit mbarëkombëtar të respektit ndaj votës, Sali Berisha ngjan i ringjallur nga ajo që ka ndodhur në Kosovë, pasi ajo e ka bërë tashmë me aleatë në krimin e tij elektoral.

Ndaj telefonata falenderuese e Berishës për Thaçin, më shumë se sa si mbështetje për të, është një ngazëllim për të ngjashmin e vet përtej kufirit, dhe prodhimin e një arsyeje tashmë “kombëtare” për të mbyllur gojën për votat e vjedhura.

Ajo që unë nuk kuptoj mirë në këtë histori, është qëndrimi i Hashim Thaçit. Atij më pak se kujtdo tjetër tani i duhet mbështetja e Berishës. I duhet më pak se kujtdo tjetër, jo aq për reputacionin e rënë të Berishës në Shqipëri, por dhe për faktin se ai po e mbështet atë për ta barazuar me veten. Ndoshta në koshiencën e Hashim Thaçit ka mbetur Sali Berisha si i pari i këtij vendi, por shqiptarët e njohin Berishën si të parin që ka prishur zgjedhjet në vendin e tij. Ky është i vetmi vend “i parë” që Berisha ka në Shqipëri. Lavdërimet e tij në adresë të zgjedhjeve, pa prekur askund manipulimet serioze që konstatuan SHBA, BE si dhe vëzhguesit shqiptarë, tregon standardin e ulët demokratik që ekziston në mendësinë e kreut të Shqipërisë, për procesin zgjedhor. Hashim Thaçit i bën shumë herë më tepër punë një rekomandim perëndimor që e fton të korrigjojë procesin, se sa një lavdërim cinik nga Tirana që e fton atë të ndjekë shembullin e Shqipërisë për të mbuluar në të vërtetë “krimin elektoral” të Berishës në Tiranë.

18 komente në “Alibi “kombëtare” për prekjen e zgjedhjeve”

  1. Andi says:

    Me keto zgjedhje te kontestuara nga partia ne vend te dyte e te trete por edhe nga parti te tjera, Kosova nuk do te kete qetesi. Aq me teper kur Berisha nxiton dhe i hedh benzine zjarrit.

  2. rezi says:

    Me vjen keq qe gjerat vajten ne kete menyre edhe ne Kosove, po vertetojme me duart tona teorine antishqiptare …qe shqiptaret nuk ngrene dot shtet…..ka ardhur koha per nje Rilindje Kombetare, per burra (ketu nenkuptoj edhe grate) pasionante, atdhetare dhe te mencur, per te ngritur ndergjegjen kombetare, per te permbysur kete fallange makuterie pushteti dhe monetare, per te ngritur institucionet e verteta demokratike shqiptare, per te ngritur kete komb nga kjo “lengate” qe po na merr frymen. Ne fund dua te shpreh edhe njehere, se uroj te kemi fatin e Kroacise me Kryeministrin……

  3. Bardhi Tolabi says:

    E uroj Berisha,por ka dhe nje mundesi tjeter,qe ja pjerdh urimin.Sikur te gjejne gjuhen partite e tjera,e dyta,e treta,e katerta,atehere i mbetet thate urimi.Une,do te uroja ta gjenin gjuhen keto partite e tjera dhe te vendosnin ne rolin e kryeministrit Patriotin e Madh Kosovar ALBIN KURTIN.Ai e tregoj me vepra,si Rilindesit tane para nje shekulli,te cilet sakrifikuan pronat e tyre per Shqiperine edhe Albini,shiti shtepine,per te ndihmuar forcen e tij politike.Ky,ka kurajon dhe vullnetin per te punuar per Kosoven dhe mbare Kombin Shqiptar.

  4. Flori says:

    sa me shpejte te ishte larguar Berisha nga skena politike,aq me teper do te ngelte emri i tij ne kujtesen e njerezve,sa me shume qe te qendrroj,aq me i uryer do behet ne popull.
    Kurse Thaci,me qendrimin qe mbajti ndaj qeshtjes Vokshi,tregoi se ai nuk eshte as politikan,as udheheqes,por nje sharlatan

  5. Ilirian says:

    Nuk duhet shume mencuri apo te jeshe i informuar nga sherbime sekrete per te kuptuar se cfra po ndodh me Kombin Shqiptar! Mjafton tu kushtoni vemendje ngjarjeve e sidomos skandaleve dhe te mos i harroni ato per vite, per te kuptuar te verteten se sfar po luhet ne kurriz te popullit shqiptar ne ballkan! Serbia ka derdhur miliona po ashtu edhe Greqia, vetem qe te kene ne kontrroll institucionet shteterore Shqiptare. Nuk eshte nevoja ti shpallesh luft nje shteti mjafton ti marresh timonin dhe i con ku te te doje qefi. Nuk duhet te keshe shume mend, sy, veshe, nuk duhet asgje per te kuptuar qe politikanet shqiptar jane te gjithe te blere nga sherbimet sekrete Serbo-Greke! Te gjitha bizneset e rendesishme ne Shqiperi dhe Kosove jane me pronare te vertete Grek ose Sllav edhe pse ne njohim ndonje shqiptare mjeran si perfaqesues te tyre. Praktikisht shqiptaret e vertete nuk kan asnje kapitalis qe te finacoje politikane qe te punojne per ta! Ju kujtoj nje fakt te vogel; Kur Berisha ishte persident dhe i vari ne litar ca shtetas shqiptar qe punonin per greket, kur presidenti Berisha punonte me te vertete per shqiperine c’far i bene Greket?! I krijuan pramidat dhe ja dogjen gjithe shqiperine! E futen ne luft me shtetin me mik te shqiptareve USA! Po Berisha 2, Kryeminister?! Qe kur ka ardhe ne pushtet nuk ka ndaluar se punuari per Greqine! Prandaj nuk i futet ferre ne kembe nga EU. Jane parlamentaret Grek dhe disa Italian ne parlamentin Evropian qe ja mbrojne shpatullat perpara opinionit perendimor! I lini opinionet e kundershtareve te tij politik por degjoni zemren tuaj, ato cfar shihni ju me syte t’uaj! Si e shpjegoni ju qe ai u la dore te lire Grekeve te bejne ne shqiperi ate qe seshte degjuar ndonje here ne bote!
    Pra ne qofte se ai qe drejton politiken, ekonomine, diplomacine e kombit shqiptar eshte i shitur te Greko-Serbet cfar prisni te ndodhe?!

  6. Aranit Pojani ,Fier says:

    O Sali Berisha o te qofshim fale
    Dhjeve Shqiperine,po dhjet kosovar.
    Si mallkim nga zoti per mbare shqipetar
    Me Esat Toptanin ti je vene ne gare.
    Bishtin u kreh Beci e Fevzo te Klan
    Ju drejton Fazlici,ju bleu me dollar.

  7. MASCARIDENS says:

    Pershendetje te gjitheve!
    Alibite “kombetare” te zullumeve te tepruara politikes kane qene qe heret te modes ne realitetin shqiptar. Po keshtu, qe ne fillimet e shtetit shqiptar alibite “kombetare” jane perdorur gjithnje e me shume dhe me sukses. Ne periudhen e pas luftes se pare boterore, po te lexojme fjalimet e politikaneve shqiptare te kohes, perqasja kombetare eshte e pranishme deri ne margjinalizim. Po keshtu, ne periudhen monarkike perqasja zuri nje vend monarkik qe u pa qarte dhe ne emertimin e Zogut si Mbret i “Shqiptareve”. Edhe Hoxha, qe per mua ishte nje ultranacionalist dhe aspak komunist, e perdori me sukses tezen “kombetare” per te perballuar rrymat e forta politike. Nga ana tjeter, qe nga fillimet e tranzicionit e deri me sot, termat “kombetare” jane perdorur fort per konsum te brendshem dhe deri ne merzi, bash nga ata qe me se shumti e kane demtuar vendin. Sepse, te mos harrojme, jane pikerisht keta retoriciene “kombetare” ata qe ne takime te mbyllura apo ne ambientet jashte vendit nuk guxojne as te perdorin termin komb. Per kete jam deshmitar dhe mund te deshmoj per shume retoriciene syresh. Persa i perket ceshtjes ne fjale, meqenese historine e njoh deri ne teknikalitete, jam i bindur qe shume shpejt, do te shpetojme nje here e mire nga keta manipulues dhe infektues te lirise dhe se mires reale te kombit. Integrimi yne i plote ne BE, do te nxjerre jashte loje, 1) klasen politike aktuale, 2) eksponentet e medias, (te kerkoj ndjese zoti Baze por do t’iu duhet t’ua lini vendin e pare kolegeve tuaj me te rinj qe nuk bejne gazetari spekulative dhe jashte kohes si ju dhe koleget tuaj opinioniste e komentatore), 3) eksponentet e “shoqerise civile” te ashtuquajtur kesisoj sepse vetem shoqeri civile nuk eshte. Te treja keto grupe, te cilat sic e kam shprehur me pare jane pjese e instalacionit te huazuar nga demokristianet ne Italine e viteve 70′, dhe qe sot mbahen me para brukseli, ambasadash e krunde vendase, do te dalin jashte loje vetiu ne set up-in e Unionit Europian, sepse nuk mund te arrijne parametrat moderne qe ky set up kerkon. Por kjo nuk eshte me e keqja per ta. Me e keqja vjen po nga historia. Sepse me tere perpjekjet e tyre, historia nuk do ti kushtoje vemendje, sic mendojne se do ndodhe. Me falni! Me ndonje rast te vecuar. Si Berisha, per shembull, te cilit historia do ti kushtoje vetem 2 rreshta!

  8. Fredi says:

    Pershendetje. Ne kete shfaqje sikur po del edhe Pack zbuluar apo jo Mero? Mos valle lidhja Bechtel eshte me e forte sec duhet per keta dy kryeministra?

  9. tulo says:

    Po po, pse jo. Albin Kurti per kryeminister. Duhen flak ne koshin e plerave dhe me pas ti percillen drejtesise europiane, thacerit e birishet.

    p.s. si i shkruani gjith ato komente te gjata, besa skam durim ti lexoj

  10. Bonvenuto says:

    Zoti baze je shum radikal kunder politikes kombetare shqiptare.Po pse berisha nuk duhej ta e pergezonte zotin Thacin kur ato votime u quajten shum te mira nga Vezhguesit Europine,Unamiku,Euroleksi ,Amerika etj? Nuk hidhen poshte puna e mire e zgjedhjeve ne kosove oer disa gabime apo hile te nje zone te izoluar si Skenderaj apo Drenasi.Pergjithsisht ato Zgjedhje permbushen kerkesat e domosdoshme te zgjdhjeve norammale,kjo eshte e vertata dhe e rendesishme te tjerat jane llukse qe asnje shtet nuk e ka ne zgjdhjet e tyre.Une jam asnjanes ne politiken e Kosoves por une jam per nje stabilitet te mire te kosoves dhe stabiliteti isaj nuk merret neper kembe me kontestime te pamerituara.Une i uroj suksese zotit thaci dhe e keshilloj ate qe ai te qeverisi ekskluzivisht vetem me partite qe kane luftuar me arme ne dore si AAk por edhe me bexhet pacollin dhe jo me ate partine e Milloshevicit (Ibrahim rrugoves).Llogjikoni vet per kete parti kur Sejdiu e humbi karriken ai e la kosoven menjehere.Po pse vetem per karrike duhet kosova dhe vecanerisht ne ditet esaja me te veshtira,por kjo eshte partia e Milloshevicit qe e quajne kosoven banke per tu pasuruar dhe ikur nga syte kambet.Kosova ecen perpra sot per sot vetem duke pasur nje qeveri e cila ka dalur nga Lufta sepse ato kane guzimin qe ta e dergojne ate kosove perpra dhe ato jane pa asnje dyshim shqiptaret me patriote te kosoves.Edhe nje here suksese qeverise se re te Kosoves

  11. ali meto says:

    Si Si nexhmija, nano,edi edhe Salija nje rrug i pret!

  12. Roland Luçi says:

    Fitorja e Thçit normalisht eshte relative,se nuk ka siguri te plote per rizgjedhjen kryeminister.
    Interesante do te ishte krijimi i nje koalicioni qe do e linte ne hije Thaçin dhe do e bente groteske edhe urimin viktorian te Berishes ndaj tij.

  13. feçor hoxha says:

    Vet fakti qe si Thaçi e Berisha pronocohen para se te dale shpallja e rezultateve nga komisioni i zgjedhjeve tregon shume per ata. Me vjen ne mend nga jeta ime personale ne Shqiperi, kur beheshin zgjedhjet bashkimeve profesionale ne ndermarjen ku une punoja, sapo ne zgjidhnim kryetarin ai hidhej menjehere e thoshte:Hajde te zgjedhim nenkryetarin!..Por ketu dua te them nje te vertet se ai ishte nje komunist i thjesht,me i varfer se ne te tjeret, dhe se çdo gje e bente pa interes qe eshte shume domethense!!!…Itali

  14. Ilirjan Troplini says:

    “Nxitimin” e Kryeministrit Donkishot te jape uraten per Hashim Thacin dhe “fitoren” e tij, mund ta spjegosh vetem me nervozizmin dhe gjendjen e pashprese qe gjendet ky politikan sot. Populli shqiptar i Kosoves nuk eshte aq i verber sac mendon Donkishoti. Problemi me i madh per shqiptaret ne te dyja anet e kufirit( mos qofte o Zot) jane politikanet e kategorise Thaci e Berisha qe me cdo kusht kerkojne te mbajne pushtetin. Politikat e tyre ose thene me shqip “veprat penale te tyre” jane aq shkaterruese per kombin dhe ecjen e tij perpara saqe vetem imuniteti i pushtetit mund ti shpetoje para daljes ne gjykate. Kembanat e lirise po bien. Donkishoti dhe miqte i tij nuk i ndalin dot ato.

  15. gjon says:

    o Zoti Ilitjan na cudite me ato analizat me armiq serbo -greke e mandej edhe amerikane ku ke jetuar e ku jeton e Ilirjan?po ta mbahem vetem mbas piramidave kush i krijoi e kush bente thirrje qe parate e shqiptarve jane me te pastrat/Me ne fitojne te gjithe?Kur governatori i thoshte Sales qe te mos lejojne piramidat Sale i sikteriste po ashtu edhe FMN Sales i duheshin piramidat o Ilirjan i vogel qe ti perdorte sic i perdori …prandaj mos akuzo ,si shoku enver, armiqte e jashtem por shiko te brendeshmit.

  16. LORA says:

    Mendoj qe gjithe faktoret politikberes ne Kosove e kuptojne qe me pranimin e zgjedhjeve te manipuluara kane pranuar terheqjen zvarre te Shtetit te Ri,kane pranuar dobesimin edhe me te tij ne syte e opinionit publik kosovar dhe turperimin ne vezhgimin e faktorit te huaj.
    Media jo-klienteliste qe detyroi Presidentin Sejdiu te respektonte Kushtetuten e vendit duhet te jete promotore e mbrojtjes se shenjterise se votes dhe vetem e legjitimitetit qe rrjedh prej saj.Nisur nga kusaria e zgjedhjeve te qershori 2009 ne Shqiperi cdo individ konstruktiv nuk duhet te lejoje ngjitjen e flames shqiptare ne Kosove.Te dashur qytetare atdhedashes te Kosoves,sot dhe asnje dite me vone
    eshte momenti qe te permbushni detyren tuaj kombetare ne mbrojtje te shtetit tuaj te ri,sovranitetin tuaj mund dhe duhet ta mbroni Ju.

  17. C'fare pret says:

    Uniteti i UDB-se

  18. Driton Bakija Gjakove says:

    Ky shkrim i Mero Baze eshte reale.Ai analizon bukure dy ,kryeministrate ,Shqiptare Zoetri Sali Beisha i ,Shqiperise dhe ai Shqiptarave te ,Kosoves zoetri Hashim Thaqi,per zhgjedhje te manipulura dhe jo te drejta ,dhe ka te drejte qe e quane fitore ,e ,Pirros.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje