Ismail Kadare letër Lulzim Bashës: Tërhiqu nga gara

21 Maj 2011, 17:26Editorial TEMA

Zoti Lulzim Basha,

I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë  se ndoshta mund të ndihmojë  në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.

S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.

Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i  klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj.  por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta tê vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.

Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën   përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.

Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje  fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.

Nuk e kam vështirë të marr me mend , në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë pêrshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me  një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim : Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.

Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj.  Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit  tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës.

Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shumê se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por  nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta  pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.

Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.

Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.

Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke pêrfshirë edhe atë të politikanëve. Cdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.

Jemi mësuar me shprehjen « turp i përbashkët », që mirë a keq, e kemi pêrjetuar gjatë shumê viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër : « nder i pêrbashkët ».

Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.

 

Miqësisht, me shpresë,

Ismail Kadare, shkrimtar

Paris, 21 maj 2011

 

136 komente në “Ismail Kadare letër Lulzim Bashës: Tërhiqu nga gara”

  1. Frederik says:

    Ja ne momentet me te veshtira qe po kalojme vetedija me e larte shqiptare perfaqesuar nga z. Kadare jep zgjidhjen me te mire per te eleminuar pasojat e paparashikuara ne dem te interesave te vendit . Kjo nuk eshte vetem nje thirrje per zgjidhje , por dhe nje thirrje per drejtesi .

    1. eddy says:

      E kam then ne nje koment dje qe Basha duhet te japi nje interviste dhe te distancohet hapur nga komunisti Berrisha dhe te pranoje humbjen Nuk eshte turpe te humbesh dhe vete Basha eshte i bindur qe ka humbur por eshte ber pjese e makinacioneve te kriminelit Berrisha Edi Rama vjen ne lufte politike per tiranen mbas tre legjistatura te fituara do te thote qe shancet per te katert here ishin te medha per shkake te experiences ndersa basha vjen ne lufte politike fill mbas kater vrasjeve ne Tirane per mua pranimi i Bashes per te kandituar ne Tirane ishte gabim prej debutanti por ai i besonte fitores nepermjet dhjedhjes se votes gje qe perben nje turpe per nje politikan te ri ndaj terheqja nga gara e ben ate me te besushem qe eshte Berrisha ai qe vjedh votat dhe i jep nje shance per te vazhduar me tej karieren politike ne raste se nuk e ben nje terheqje sic hyre shpejte ne politik do te dali por me nje turpe pasi mbi te rendojne kater vrasjae dhe nje vjedhje ajo e rruges se turpit dhe shpresoje megjithse eshte nje vegel ne duart e komunistit do ta gjeje kurajon ta bej pasi Berrisha eshte ne nje pike ku ka humbur komplet besimin nga te gjitha krahet politike dhe eshte kthyere nje figure turpi

      1. eddy says:

        i nderur mark te paska humbur mendja duke lare pjatat te restoranti se po flet per komunista dhe mer ne mbrojtje komunistin berrisha po behesh i pa kuptushe do jesh i lodhur shplodhupak mark vellai se pake humbur fare

        1. Mark USA says:

          Drejt e ke Eddy,faktikisht nuk laj pjata,por dicka tjeter e bej.Edhe pjatat nuk do i refuzoja derisa eshte pune e ndershme.Vecse nuk paguhet aq mire.Per kete krenohem dhe nuk fshihem me nikname apo pseudonim.Ndersa per ju ne shqiperi pune e ndershme eshte te jesh sekser,matrapaz,hajdut e shpifes,trafikant e mafioz.Prandaj delni dhe nxini tere diren faqet e gazetave,jeni bere te gjithe jurista e specialista duke ndjekur ca deputete talebane e terrorista,qe per etjen e tyre per pushtet jeni gati ti vini flaken shqiperise.Duke mos njohur e zbatuar asnj norme ligjore e demokratike e keni kthyer vendin per turpin e botes.Duhet te dishe qe edhe une nuk kam vec 7 vjet ketu,atje isha me shtepi dhe me pune te mire.Por u lodha nga kjo sjellje e politikes vetem demostrata e pasiguri,aspak pune dhe miresi.Une edhe sot jam banor i Don Boskos ku ku kam dhe shtepine.Sa here na jane mbytur rruget per nje dreq kanali kullimi,sa here na eshte dashur te shkojme ne shtepi neper balta,sa cvite u deshen te behet nje cope rruge apo gjysma e unazes qe mbeti 2 vjet e hapur e pa shtruar dhe ne u delenisem ne pluhur e tym.Nese banon ne Tirane edhe ti ke nevoje qe Tirana te ndryshoje se eshte bere per faqe te zeze.Nese je thjeshte nje rrogetar a si e cilesova me lart ke te drejte ti dhe gjithe ajo kategori.Pershendetje dhe i pafshi hairin Ramos Edvin

      2. gjin pulti says:

        e vertete mark qe keshtu kane ba komunistat e ps por e sigurimsat epd me sali komunistin kane fitu gjithmone me vjellje votash.

        1. Leo says:

          marku ta paska mpi trurin coacaina mer plak…ca e ke sali shpellen se reagoni njesoj …

      3. Omark usa says:

        ti je larg dhe nuk e di qe basha akuzohet per njedhje 300 milion euro ne rrugen e kukesit dhe nuk ka mare pafajesine por eshte liruar me zvaritje te drejtesise si thuhet me procedura,si min. i jashtem firmosi per faljen e detit greqise,si min .i brendshem urdheroi vrasjen e 4 njerezve ne bulevard.ky eshte miku i yt bashar al berisha i sirise

        1. beni tiran says:

          Zotri po nese basha paska vjellur 300 Miljon ather sa ka kushtu kjo rrug mor zotri se 300 me duket pak shume se abuzimet ishin edhe per 7 pasaporta …e shume e shume tjera . 4 njerezit nuk ju beri thirrje basha per te godit policet e shtetin shikoni vendet si amerika anglia shume e shume vende kush asht aj njeri qe shkon quan me kur kryministrin apo shtepin e bardhe Jo mor zotri se te djegun pa ju ofru mir. Pushteti nuk merret me dhune po me vot

      4. enofieraku. says:

        nese do bente kete akt , do ishte nje gje e cmuar, por ai eshte i marr peng nga berisha, dhe te doje nuk mundet , nuk e kuptoni qe berisha si nje komunist dhe diktator, cdo 5 vjecar zhduk nje njeri qe mban afer vetes, te njejtat veprime qe bente dhe enveri, kush eshte prane berishes nga personat qe kane qene prane tij nha 91 e deri ne ditet tona? ose jane te vdekur ose larg tij dhe shqiperise, nje ndryshim nga koha e enverit se njerzit qe ishin me afat skadimi nga diktatori enver nuk mund te largoheshin nga shqiperia , dhe vriteshin, kurse berisha i vret kur ata vendosin te jetojen ne shqiperi, djemt e shkodres, me arben brocin ne krye, azem hajdarin, gramoz pashkon, kurse meksi jeton se eshte larg tij, eduart selami jeton se eshte afer tij, eshte pak e cuditeshme por kjo qe une mendoj ka dhe nje realite, basha eshte i detyruar , oseeee , po u terhoq , berisha do ta coj ne boten tjeter !!!

      5. tirana ne mergim says:

        pjeter mustaqekuqi ti je ??????????????

      6. Lame says:

        Me pelqen shume tregimi i zotit Mark nga Solomoni….Shume e goditur per gjendjen aktuale ne Shqiperi.
        Flm – Lame- Itali

    2. Shqiperia per shqipetaret says:

      Pershendes mesazhin e shkrimtarit Kadare! Ndoshta ke eshte nj mesazh i vonuar nga ana e nje intelktuali te permasave te tij, i cili pak a shume ka nje rol te caktuar ne shoqerine shqipetare, ndoshta edhe i iniciuar nga PD, po e rebdesishme eshte per kombin tone qe ke mesazh erdhi. Ke mesazh ashtu si edhe mesazhi e akademik Qoses (edhe pse shume ketu e akuzojne per njeanshmeri, mendim me te cilin une nuk bashkohem kurresesi, por nuk eshte rasti te merremi me kete) jane mesazhe te forta jo vetem ndaj figurave te caktuara por gjithe klases politike shqipetare, qe politika qe ata bejne eshte e gabuar, rruga qe ata kane zgjedhur eshte e gabuar. Ke mesazh mbi te gjithe vjen per forcen politike ne pushtet, e cila mbi te gjitha ne momentin ku ne ndodhemi sot eshte pergjegjese per integritetin e Shqiperise ne strukturat europiane.
      Uroj qe Z. Basha (Z. Berisha) ti pergjigjen pozitivisht ketij mesazhi, sepse ndoshta eshte mjeti i fundit demokratik qe te parandaloje nje kthim te Shqiperise 20 vjet mbrapa, e ndoshta edhe mundesine e nje lufte civile. Humbja dinjitoze, ndonjehere ka me shume vlere se nje fitore e brishte.
      Uroj qe ky mesazh te kupthet gjithashtu nga gjithe klase politike dhe njehere e pergjithmone, askush (qofshin keta politikane apo burra shteti) te mos cenoje te drejten e kombit shqipetar, te qytetareve te vuajtur shqipetare per te qene pjese e qytetarise boterore.

    3. Edvin Ruci says:

      NESE TERHIQET BASHA,KY ESHTE FUNDI I DEMOKRACISE. SA HERE TE HUMBASE RAMA DO TE THERRASE RRUGACET E TIJ TE PAGUAR PER TE BERE PRESION OSE DO NA VENE FLAKEN.

    4. Samir says:

      Perse keta komunistet dhe spiunet te tipit (Sali Kadar) rojne shume?

  2. arsen says:

    Respekte ketij tribuni te letersise sone!
    Puna eshte se kete nuk e pranon “udheheqesi”!!!
    I dashur Kadare!
    Ceshtja nuk eshte Luli, eshte Saliu
    Saliu duhet te terhiqet nga politika!
    Komisioneri Baroso ja tha troch…Europen shifeni me dylbi!!!!
    Tashme mburravci plka nuk ka si te genjeje. OSBe-ODIHR ja nxiu fare…Kjo eshte ceshtja
    Tashme e ka fjalen populli!
    Ky rregjim i ka ditet e numeruara, nese e detyron Kolegjin Zgjedhor te jape rezultat tavoline ne favor te krimineleve Basha, Meta, Mediu dhe udheheqesin e tyre

  3. dark says:

    gabim altin se kemi te njejtin emer eshte mesazh shume i qarte pra i thote terhiqu se e ke zgjatur dhe tepruar lexoje me mire dhe do nxjerres rezultatin flm bravo kadare fole njehere troc te pakten

  4. spartak dija says:

    Zgjidhje largpamese e afruar nga shkrimtari yne i madh zoti Kadare.Nje shans per te hapur nje faqe te re ne demokracine e brishte shqiptare.Nje mendim gjenial nga zbatimi i te ciles askush nuk humbet.Nje fitore si e Piros eshte per Shqiperine e Shqiptaret nje katastrofe qe do i zbrapsi edhe shume vjet mbrapa ne rrugen e integrimit e prosperitetit.FALEMINDERIT Kadare.

  5. tela says:

    Ju faleminderit njeriu i letrave. Kjo leter eshte jo vetem mesazh por edhe nje memorandum. Do te lutesha qe cdo Shqiptar qe di te lexoje gjuhen e bukur shqipe ,ta lexoj kete leter magjike. Faleminderit zoti Baze per botimin e kesaj letre dhe perkulem me nder perpara ketij njeriu gjigand,perfaqesuesi me dinjitoz i kombit shqiptar ne decada.Faleminderit nga Londra.

  6. spartak dija says:

    Je i padrejt dhe miop ne vleresimin qe ben…Kadare afron nje zgjidhje dhe kete e ben ne nje kohe ku cdo shprese ka humbur…

    1. Ali Pash Tepelena says:

      ku e ke mbaruar filloren ti ..ne peme .. apo ne dropull

      1. tourkofagos says:

        Kur ne shpjegonim se cdo te thote dhimokratia,[demokracia]ti kacavirreshe bashke me majmunet neper dege ,per te rrjepur ndonje banane,,,,,,
        me paske dhe nik ali pash tepelena!!!!
        E di ti mavri, se kur e pyeti ali pash tepelena ,Shen Kozmain,qe ;a do te shkoj ne Stamboll,ndonje here??????[se e kishte enderr pashai] Po, i tha Shen Kozmai,por do te shkosh me mjeker te kuqe! I inatosur pashai i thote; c’thua mor kauri derrit,une mjekeren e kame te bardhe???? Prit dhe pak i pergjigjet qete e bute Shen Kozmai,se keto nuk i them une, por defteret e mi,pasha efendi!!!! Nuk zgjati shume kohe,koka e prere e ali pashes,me mjekeren e kuqe ,te gjakosur perfundoi ne Stamboll.

    2. ilir111 says:

      Je bere bajat shoku ku ke ftyre te flasesh ashtu per nje nder shkrimtaret me te medhenj europiane qe jeton akoma edhe Saramago para se te vdiste vitin qe shkoi tha qe Kadare dhe Tabucchi jane mendjet me te ndritura ne EU.

  7. EZpass says:

    Sa here ka shkruar Ismail Kadare keto kohet e fundit sepse me esht kujtuar Mirush Kabashi qe fuste shishe nen toke tek filmi EMBLEMA E DIKURSHME.

  8. goni says:

    Me fal per repliken Altin por me duket se e ke tepruar pake, jo se Ismaili njeri nuk i meriton keto qe thua ti, por sepse ne kete ftese ne kete moment qe ai i bene klases politike Shqiptare eshte per tu lavderuar dhe mbeshtetur.Kjo duket si nje fjale e nje burri te mencur dhe qe do bashkekombasit e tij, dhe jo si nje lepirje sic thua ti. Ne fund te fundit gjithe kombi ka nevoje per prononcimin e klases intelektuale Shqiptare e asaj klase qe dje dilte dhe na jepte mend per Kryekriminelin Sali. Keshtu qe prononcimi i Ismailit I ketij shkrimtari gjigand eshte vertet me shume vlera.

  9. Aron says:

    Me se fundi nje mesazh fisnik nga nje shqiptar, i cili ka bere aq shume per vendin qe e lindi dhe e rriti. Kjo eshte gjuha e nje njeriu fisnik, i cili e do me shume se gjithcka atdheun e vet. Natyrisht mesazhi i drejtohet formalisht Lulezim Bashes, por ai qartesisht eshte per dike tjeter. Natyrisht, nuk mund ti di shkaqet qe zotin Berisha e detyruan te operonte ne menyre kaq te skajshme jashte kufijve ligjor. Ndonse ai mund te kete te drejte qe cdo vote duhej numruar, per kedo eshte e qarte se nje vendim i tille duhej mare para zgjedhjeve dhe jo ne nje moment te jashtligjshem. Sidoqofte, nese zoti Berisha do te qendronte i palekundur ne qellimin qe i ka vene vehtes, askush nuk mund te shpresoj ne nje pergjigje fisnike dhe largpamse nga ana e zotit Lulezim Basha. Mjerisht zoti Basha eshte nje produkt tipik i zotit Berisha dhe ai, qofte edhe per mirenjohje per cka Berisha ka bere per te,e ka te veshtire te jap nje pergjigje pa miratimin paraprak te Berishes. Sidoqofte, qe kjo situate te mos perkeqsohet, ndoshta duhet diskutuar edhe me zotin Ilir Meta, i cili ka ne ndore ne cdo moment te zgjidh politikisht situaten. Dhe ai, nese sinqerisht punon per atdheun dhe e ndjen se situata po del jasht kontrollit, duhet ne momentin e volitshem te beje ate zgjidhje, qe duam apo nuk duam, duket historia, ashtu si ne 2005, ja ka caktuar atij dhe partise qe perfaqson.

    1. plaku says:

      Aaron,
      Fjala jote ne vesh te perendise si i thone. Uroj qe ti te kesh te drejte, por une nuk besoj se Ilir Meta do kishte masen e kostumit qe deshiron ( e kuptoj deshiren tende te mire, qe Iliri te dali nga koalicjoni dhe keshtu te shkohet ne zgjedhjet paraprake ) ti veshesh ti.
      Ilir Meta nuk mendoj se eshte e kalibrit te Ismail Qemalit. Kam mendimin se per Ilir Meten ne fillim vjen karrikja dhe pastaj boshllek……boshllek……boshllek …. vjen Shqiperia.

  10. plaku says:

    altini,
    A e ke lexuar mire shkrimin e mesiperm? A e ke kuptuar perse behet fjale? Ne se po, me vjen keq te te them se, je nje LILIPUT i mjere. Ai eshe tribuni, korifeu i letesise shqipe.
    Ai me larte shkruan :
    “Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shumê se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.”

    Ai shpjegon thjeshte dhe bukur se persa ai eshte i paanshem. Respektoj forcen qe, i eshte dashur atij ( duke pare rrezikun qe i kanoset Shqiperise ) te behet i anshem. C’fare doni me teper se kaq ? Pse, duhet qe ai te beje ate qe i themi ne xhuxhmaxhuxhet ? Nuk ka te drete ai, si dhe cdonjeri prej nesh, te kete mendimin e tij dhe te beje ate qe i duket me e mira per te dhe familjen e tij? Ai nuk nje njeri publik, ai nuk ka asnje funksjon shteteror, ai eshte vetem DIELLI i letersise shqiptare.

    1. plaku says:

      Me falni se harrova, ku eshte Fatos Lubonja ? Pse nuk ndihet, sahanlepiresi ?
      Kjo leter e Ismailit eshte si nje shuplake e forte per ato qe shkruan Fatos Lubonja ( ky liliput qe nuk thote asgje me filosofimet e tija qe i merr nga Wikipedia ) kunder diellit te letersise shqiptare.

      1. gjin pulti says:

        bravo .

        1. Djali nga Kombinati says:

          O te lumte ajo goje o Ismail Kadare fjala jote ne vesh te zotit e ishalla na u realizoft deshira…

      2. dymi says:

        Plaku, sapo u ktheva ne shtepi dhe pashe komentin tend shkruar per mua. Nuk eshte cudi ajo qe supozoni ti dhe beso, por sapo lexova nje njoftim per konferencen e shtypit qe ka dhene merhumi Sal-i. Sic kuptohet nga ajo cfare thote duket fare qarte se ai eshte konseguent ne rrugen e tij prej diktatori dhe eshte i gatshem qe te beje cdo gje qe ti punoje te zite e ullirit ketij populli.Parimi i tij eshte gjithcka ose asgje. Pranon cdo poshtersi vetem te mos mbetet pa pushtet.Sic thote edhe Perparim Kabo ne letren e tij te hapur Sal-iu u distancua fillimisht, pa u marre vesh katastrofa qe pesoi ne te gjithe Shqiperine, nga L Basha e stafi i tij, kur ne pergjigje te nje pyetje tha : “drejtojuni stafit te kandidatit Basha” Kur mori vesh c’i kishte ndodhur atehere mobilizoi falangat e Tomtom- Makuteve dhe ju pervesh manipulimit.Asgje nuk e ndal kete pervers politik ne rrugen e tij te se keqes.

  11. Bonna says:

    gjithmon nepermjet penes suaj te arte keni sjelle drite…..makari dhe kjo leter te sjell pak drite ne verbimin e ketij njeriu

  12. benny says:

    eshte ne nderin e gjithe secilit per interesa e kombit..Por i nderuari KADARE vetem ne qe jemi ne dhe te huaj e kuptojme sakrificat sublime per kombin,jo “luli” dhe”edi”

  13. ILIR says:

    Jo nuk ka pse ti behet thirrje Bashes te terhiqet nese e drejta dhe kauza e lirise eshte me Bashen. Basha mund te terhiqet nese ka ardhe momenti te kuptoje se eshte krejt ne nje udhe pa krye ku e ka futur gara e ethshme per pushtet me c do cmim dhe njekohesisht babai i tij shpirteror Sali Berisha. Ai qe duhet te terhiqet eshte Sali Berisha nga veprimtaria e tij kryekeput komuniste e ne dem te shqiptareve per interesat e klanit te tij dhe per kete sic ka urdheruar deri me sot te urdheroje Ristanin te terhiqet nga drejtimi kriminal i KQZ. Keto po duhet te terhiqen.
    Por besoj se nuk ka per te ndodhe nje gje e tille jo. Pushteti mbi te gjitha mendon SALIU.

  14. lili says:

    Te faleminderit Kadare per mesazhin qe dergon. Populli yne ka nevoje per mesazhe te tilla nga njerez te medhenj si ti. Por duhet te te them se kete veprim duhet ta kishe bere me pare. Edhe kaq sa ka ndodhur derintani per ne eshte shume e rende, jemi zhgenjyer nga keta pseudopolitikane qe jane vetem HAJDUTE.

  15. FERDEROVA says:

    SKENDERBE -KADARE ,DY BURRA PER KETE DHE!
    EMIGRANTET E KANE SHPETUAR GJITHNJE SHQIPERINE NE GREMINE!
    BESOINI KETIJ GJENIU!
    GUR PROVE SHQIPERIA ,KOMBI!
    LE TE PRESIM E UROJME QE MARREZIA E VETVRASJES TE NDALET KETE MOMENT!

  16. FUSHORI says:

    JE I NXITUAR DHE I GABUAR.NE VEND TE KOLLITJES SE KALLASHIT JA KU DEL MENDJA ME E NDRITUR E KETIJ KOMBI,MENDJA QE NA NDERON NE MBARE BOTEN,ME NJE PROPOZIM SA INTERESANT AQ DHE NJEREZOR.LULUSHJA DUHET TE TERHIQET QE NESER PARA DREJTESISE TE KETE NJE SHANS ME SHUME PER ZBUTJE DENIMI.DUHET TE BRAKTISE NJE ORE E ME PARE VUCIN SA NUK ESHTE VONE .MOSHA E TIJ E RE DO TI JAPE KOHE TE VIJE NE RRUGE TE MBARE PASI TE KETE SHLYER DENIMIN DHE TE KETE KETHYER PARATE E VJEDHURA SE BASHKU ME VUCIN.

  17. fred says:

    eshte zgjidhja me konkrete dhe me e paqesorja per momentin , te shmanget gjakderdhja …..!!
    Zoti Basha ,,,beje nese e quan veten shqipetar dhe demokrat ….!!!!
    jam nje njeri qe nuk i perkas as nje force politike dhe nuk me intereson as e majta dhe as e djathta ….!!

  18. Doni says:

    Thirja qe Kadare i ben bashes ne dukje duket e drejte dhe ne momentin e duhur. Por une vet nuk jam e sigurt per ate qe mund te fshihet pas saj. Mos ndoshta behet per te mbrojtur pozicionin e berishes? Qofsha e gabuar! Jam dakort meArsenin….. Problemi eshte te sala e jo te luli! Kur Kadare do mari penen e tij te arte e t’i shkruan nje leter te hapur dhe sales? Kemi pare shkrimet e te madhit Rexhep Qosja drejtuar berishes ne momentet me kritike per Shqiperine e shqipetaret. Perse Kjo nuk ka ndhodhur

    1. Doni says:

      Perse Kjo nuk ka ndodhur dhe vazhdon te mos ndodh me Kadaren??? Uroj qe Kadarea te perdor forcen e fjales se tij ne menyre te drejtperdrejt per ate qe eshte shpirti e ideatori i destabilizimit te Shqiperise. E ky eshte vetem sala, te tjeret jane thjesht gramafon te tij

  19. Rani says:

    Une nuk i kuptoj disa ketu kur thone “aq shume ka bere per vendin qe e lindi dhe rriti” dhe disa te tjere me lart qe i benin lajka sikur kushedi çfare ka bere. Hiqni ore dore nga keto mendime mesjetare. Normalisht qe mire ka bere qe i ka derguar letren po mos e konsideroni sikur kushedi ça ka bere per Shqiperine kur ai ka 20 vjet qe s’ka vene kembet ne Shqiperi, pse keshtu kujtoni se jane burrat e kombit se s’po them burre shteti, duke mos ardhur asnjehere ne vendin qe ju ka bere koken ne emer te snobizmit te piste gjoja “une s’merrem me me ta”. Pastaj Luli as qe ka per te çare bythen te lexoje letren e tij. Ky krahason Ismail Qemalin me Lul adoleshentin jo mor bab keto jane krahasime qe s’duhen bere. Te ishe kujtuar ca me heret te ushtroje pak presion me heret neper qarqet franceze prane qeverise franceze atehere ndoshta do te kishim thene se ke bere diçka, po kjo letra s’ka per te ndryshuar asgje vetem do t’ja perforcoje mendimin Saliut se duhet te rezistoje me çdo kusht se po i vjen fundi. Ky nuk e di se Luli eshte multimilioner se ka problem per letrat e Ismailit. Nejse foli diçka me ne fund u be burre edhe ky njehere.

  20. altintop says:

    e para here qe ismail kadare shkruan nje artikull me vlere

  21. bama says:

    “Aman o zoti kriminel Lulezim Basha , po terhiqu mer , terhiqu bashke me Saliun ! Tregohu me i mecur se ai budalla tjeter Ed Rama ! E me eee , mos beni sherr !” – keshtu thote Ismail Diareja .

    Saliu me compani , shkaterron shtetin shqiptar , demokracine shqiptare dhe kapet me presh ne b… , ky vete dhe i lutet ! Nuk ka faj eshte menyra e vetem se si gjarperinjte e Ramis Alise mundet te helmojne popullin dhe te mbrojne njeri tjetrin !

    Por nuk ka me budallenj …… Ramizalizmit i ka ardhe fundi ! Kembanat bien per te !

  22. karamela says:

    …Mesazh i zotit Kadare eshte teper i sakte…..mendon sinqerisht per atdheun e vet….eshte mendimi i nje njeriu largpames…..tani eshte vone per gjithcka…..duhet shpetuar sadopak situata…..te mos keqesohet dhe tjeter…..
    personalisht i perkulem me nder ketij intelektuali shqiptare qe me ben te ndihem akoma krenare per cilesine e intelektualittit shqipetar kudo qe ndodhet…….

  23. diamonti says:

    po supozojme se eshte I.Kadre ne kete leter…nuk paska thene ndonje gje te madhe njerez..a do tu shkonte ne mendje kjo gje lulit edhe edit kjo eshte pyetja qe kerkon nje zgjidhje….

  24. ILIR says:

    I vetmi qe do te kishte ne dore nje zgjidhje do te ishte Meta qe me nje gur do te vriste dy zogj. Do te forconte bindjen e tij se vertet ai mendon per integrimin e Shqiperise dhe jo per forcimin e pushtetit te Saliut, dhe njekohesisht do i fuste nje shkume pisllekut qe ka hedhe mbi shpine me ate bllokun. Gjithsesi do rehabilitohej disi sa ta harronim ne pak. Por te veshtire do e kete ta beje kete se mendoj se ashtu si Basha ka bere shume shpenzime ne fushate dhe ka hy borxh qe vetem qenia ne pushtet do ja jape mundesine ti ktheje borxhet. Gjithashtu ketu duhet te llogaritet se ketu mbaron dhe epoka Sali Berisha, e po pati mallengjim per kete zor te mendoje e jo te beje hapa ne kete drejtim. Po mendja me thote se ai (META) nuk di tjeter vecse te ndaje pushtet me SALIUN.

  25. 1444 says:

    me ne fund dole,me mire vone se kurre!

  26. 1444 says:

    Isamil Kadare,i mire apo i keq,ka ngritur vlerat e kombit tend ne bote ne nje menyre qe Saliu yt as per 1000 vjet jete nuk do ta bente dot !

    KI RESPEKT

  27. alban. says:

    I MADHI KADARE ,per qellimin tuaj te shenjte ,ju pershendes dhe ju konsideroj nje fjale e urte ,ne nje moment te veshtire per mbare kombin.POR ajo qe do te deshiroja tu thoja eshte fakti se ,nese BASHA TERHIQET atehere JU dhe e cilesoj JU ,duhet ti shkruani dhe zotit rama nji leter te hapur ,e ku ti kerkoni te mos pranoje te marri drejtimin e nji detyre te cilen nuk e meriton ,por te kerkoje riberjen e zgjedhjeve per BASHKINE E TIRANES ,ndoshta dhe me nji kanditature tjeter,ndoshta dhe me BASHEN,por vetem atehere SHQIPERIA do te tregoje qe eshte me te vertete vendi qe meriton te shkoje drejte EUROPES,kur te gjitha krahet e politikes tregojne,qytetari dhe jo kur qytetaria te jete vetem nga njera ane dhe nga ana tjeter te jene gomat e djegura dhe rruget e bllokuara,sepse keshtu nuk fiton demokracia,nuk fiton SHQIPERIA ,por fiton rremuja dhe degjenerimi konstitucional,kaosi.pershendetje.

  28. beso says:

    TemA,pse desha qe te dukej komenti im,por s’ka problem,po shkruaj shkurt.Letra eshte nje gjest pajtimi kombetar,vec lulashi nuk eshte person i respektuar,prandaj me duket se letra eshte e kerkuar si nje nder nga salia,pasi ky eshte shume i qarte qe nuk ka rrugedalje pervec humbjes.Megjithate letra duhet vleresuar,sido qe te jete.

    1. plaku says:

      beso,
      Une vete nuk guxoj te besoj se, ti ke te drejte. Ne se ti ke te drejte, pra vertetohet supozimi yt, neve te dy jo vetem qe do pime kafe tek Tajvani, por para kafese do te hame nje darke ose dreke ( si te duash ti ) te mire. Kuptohet se si sipas zakonit te shqiptarit paguan ai qe fton.
      Pershendetje.

      1. plaku says:

        beso,
        Kisha keto mendime :
        – Une do te filloj te kursej dhe shpresoj se nuk do kete problem per cmimin. Me te vertete e them, kam ngrene disa here tek Tajvani, e kam 10m linje ajrore nga shtepia ime, dhe gatuajne mire. Eshte e kjarte jo aq mire sa gatuan ti.
        – Persa i perket gatimit ta kam zili, qe ti gatuan, mendoj se fajin e kane prinderit e mij. Une di vetem te beje veze te skuqura, dhe te jesh i bindur se nuk krenohem me kete fakt.
        – Mendimi yt duket llogjik. Le te shpresojme dhe te hame dreken ose darken. Kryesorja eshte qe te mos derdhet gjak shqiptari.
        Pershendetje.

      2. plaku says:

        beso,
        Kam lexuar Xherminalet ( nuk di si shkruhet titulli i romanit shqip ), mbi jeten e minatoreve franceze, te Zolas. Une kam qejf per vec Hygoit te madh edhe te cmendrin Gi de Mopassan ( pertoj te shkoj ne google te shof si shkruhet emri) me vepren e ti Xha Gorjo ( prap problem me emrin ). Di nje histori me te. Nje here Gi de Mopasson ( kishte probleme te medha psiqike dhe vdiq 49 vjec ne nje klinike psikiatrie ) po shetiste ne rruget e Parisit. E shofin disa artedashes dhe deshen te bisedonin me te. Ai ju tha . ” Me lini te qete zoterinj, ne keto momente po vdes plaku Gorjo.”
        Dhe ishte e vertete, ne koken e tij po zhvillohej skena e vdekjes se Gorjojit ( nuk di ne se eshte korrekt ne shqip ), skene te cilen ai po ate nate e gdhendi ne faqet e historise se letersise franceze dhe boterore.
        Beso, desha te shisja pak mend. Ndoshta e kam nga pleqeria. Pershedetje.

        1. dymi says:

          I dashur plaku novela Xha Gorio eshte e Balzakut.

        2. Mentari says:

          Balzaku ka nje liber xha gorio le pere goriot 1835 viti i botimit per here tepare

        3. plaku says:

          Mentari,
          Ke te drejte mor mik. Eshte gabimi im. Autori eshte Balzaku dhe jo Gi de Mopasan. Feleminderit.

        4. plaku says:

          dymi,
          Ke te drejte mor mik. Eshte gabimi im. Faleminderit

        5. plaku says:

          beso,
          Nuk e dija qe je edhe diplomat, respekt. Pse nuk ma the direkt se autori i xha Gorjo nuk eshte Gi de Mopasan por Balzaku. Me vjen turp te them qe deri tani nuk kam lexuar ndonje gje te Volterit. Ne Wikipedia pashe se ka shkruar me shume se 700 punime. Eh, amico mio, la vita e cosi corta. Non so se é giusto, usare la parola corta in questo caso ? Importante é che tu mi capisci, che cosa voglio dire. Saluti

        6. zana19 says:

          kush eshte interesuar te lexoje tregime nga Gi De Mopasan, le te kerkoje prane librarive publike permbledhje me tregime te tij. Jane tregime shume te forta dhe psikollogjike. Temat jane nga me te ndryshmet. Kur i lexon , te duket se i ka shkruar nje shkrimtar bashkekohor.

  29. MEMEDHETARI says:

    Nje ndihme e pacmuar per Kombin por edhe nje ndihme e vecante per Lulin qe te terhiqet ne kohe…
    Valle,do vleresohet si e tille nga ngaterrestari i shqiptareve,Sali Berisha????????
    Le te shpresojme qe t`i therrase aresyes njehere te vetme…

    Sidoqofte,se e kam nje merak,per Opoziten kjo Leter te mos sherbeje per te shkuar ne shtepi para kohe,sic ndodhi me “Krokodilin”,kur Berisha tha,”te nderpritet greva,te mos thone se pranova nga presioni” dhe pastaj e hengri fjalen…
    Opozita te lere protesten VETEM KUR TE BEJE ZAP SALI BERISHEN!!!!!!!!!!!!!

    Te faleminderit,Kadare !!!!!!!!

  30. Kris says:

    Dihet qe te gjithe politikanet vijne nga komunizmi 50 vjecar.Shqiperia nuk mund te behet ne 20 vjet.Prandaj Kadare ka te drejte.Shume vete mundohen e debatojne c’thote ligji,kur te gjithe e dime se eshte eshte politike.Jane keta njerez miope ,naive,kodoshe, vjedhes ,vrases,mafioze me ne krye Berishen.Ne jemi shqiptare te gjithe e dime c’fare ndodh.turpi eshte i gjithe shqiptareve,Te eleminohet lufta civile dhe Rama ,qe eshte fitues me 10 vota,te shpallet fitues pa lavdi dhe dy palet dalin te fituara.Dalengadale kur Berisha te largohet ose dota largojne dhe Rama po ashtu do ti afrohemi me teper demokracise

  31. t. m. mingomata (tirane-london) says:

    te jesh i sigurte z.kadare, se lul basha (ne fakt sali berisha) nuk do terhiqen nga rruga mafioze qe kane nisur qe ne 2005 bashke me berishen e shumicen e pd tashme shembelltyra me e afert e ppsh, ku ky djalosh shume i dyshimte hypi ne majen e pd dhe qeverise me katapult nga jasht-shtetit. perse ju z.kadare nuk u prononcuat me pare (qe javen e shkuar ku mbaroi numrimi i vertete), por pikerisht sot pas nje jave arrogance dhe krimesh te pushtetit pa-vote te berishes me kompani e regjisor fatos nano e as/regjisor ilir meta (qe me keta dy monstra e perversa te se majtes se vjeter ka tashme bandat mafioze ne ekonomi e gjithcka tjeter deri edhe ne vjedhjen e votave prej 20-vitesh). masa duket ke dicka te fshehte qe te lidh me berishen dhe pushtetin e tij e na merakosesh me vonese per fatet e vendit qe nga parisi mondan e madheshtor. po per viktimat e pafajshme e te varfer te 21-janarit, po per vjedhjet e votave te 2009, po per vjedhjet e pronave-private ne mbi 80% te shqiptareve dhe parave te teksapaguesit shqiptar ne gjoja rruge-kombi apo ndertime te tjera me cilesi nen mesatare (edhe te huaj te shumte qe udhetojne ne keto rruge kur mesojne koston e tyre mbeten me goje hapur e thone: “”keta shqiptaret nuk qenkan ne gjendje te kuptojne vjedhjen dhe cilesine””, po per mediat (mbi 99% te tyre ne tirane e ne shqiperi) jane te kapuar nga pushteti aktual e mafia rajonale, po per nivelin e papunsise dhe rritjen e varferise nen berishen dhe klanet mafioze te komanduara prej tij, po per administraten dhe institucionet e ndryshme te shtetit te mbushur me militante agresive-te paafte-te pashkolluar plotesisht (shumica me diplloma me leke e injorance totale) -qe manipulojne e fallsifikojne shifrat shtetrore per te lartesuar udheheqesin largpames, perse nuk jeni prononcuar deri me sot.
    njeriu me i madh i letersise se kombit shqipetar (ndoshta do duhen shekuj te perseritet nje talent si ju) sic jeni vertete dhe me merite te padiskutueshme; perse kaq vone dhe perse kaq bute i drejtoheni pinjollit dhe trashigimtarit te berishes per te kapur e sunduar pd seshpejti (kjo ka kohe qe eshte projektuar nga familja berisha). a nuk shikoni ju nje ramiz alia te ri tek lul basha,, dhe menyra e ngritjes pothuaj e njellojte dhe kriminale si e ramiz alise nga ana e nexhmie hoxhes me ndikim tek enver hoxha. ju dini shume per ppsh dhe e njihni mjafte mire diktatorin e ri te shqiperise sali berishen, dhe te gjithe ata/ato qe ka perreth kjo monster e komanduar nga ramiz alia dhe blloku i byros politike.
    i nderuari z.kadare mendoj qe duhet te influenconi me njohjet dhe reputacionin e madh qe gezoni ne qarqe nderkombetare, qe ky diktator i ri dhe shpurra e tij qe ka prane (padyshim edhe lul basha si i derguar ne 2005 ne shqiperi nga dikushi…) te largohen me kaq nga pushteti dhe mundesisht edhe nga shteti, sepse jane te pa-votuar nga shumica e shqiptareve qe jane qytetaret, se fshatrat qe gjoja votojne per ate jane te pakontrollueshme per arsye terreni dhe mentaliteti+zhvillimi ekonomiko-mendor dhe ketu ai (diktatori i ri i shqiperise me partine e tij dhe monstra te tjere) cdo votim ben namin duke vjedhur vota. duke te uruar shendet-jete-dhe prodhimtari ne emer te qytetarve te tiranes dhe qyteteve te tjera beni dicka urgjente tani tek nderkombetaret, perpara se kafsha me e keqe e pluralizmit me bandat e tij monstra te perplasen keqazi me shumicen e popullit qe eshte me opoziten. dhe kjo shumice e popullit nuk do fali me kete diktator e njerzit e tij si ne 1997.

  32. Behar says:

    Mesazhi i zotit Kadare ne esence,ne realitet,i drejtohet Berishes dhe jo vetem.Zoti Kadare e di me mire dhe me qarte se sa ne qe z.Basha eshte nje kukull qe komandohet nga shefi. Kur them Berishes dhe jo vetem,fjala eshte per garden e vjeter(uar),te diskretituar te politikes shqiptare.Zoti Kadare e kupton se kur nuk i mjaftoi edhe ndihma kompromentuese e Milloshit,Basha diskretiton nje brez te tere me perdorimin e metejshem prej dordoleci. Ndoshta ky reagim mund te tingelloje disi i porositur,por rendesi ka dalja prej ketij qarku,perj ketij rreziku kolapsi absurd dhe idiot.

  33. RIKU says:

    lexova shum e shum mesazhe me lart dhe me kan ber shum pershtypje disa shajne dhe disa lavderojne por ne kto momente qe po kalon vendi yn ;ka nderhyr me vullnetin me te madh dhe me dashamiresin me te madhe per kombin e vet .z.KADARE qe esht pak e vonuar kjo nderhyrje.. por eshte ne drejtimin e gabuar kjo leter duhet ti dergohet njeriut me te urryer te kombit shqiptar dhe diktatorit te fundit z .berisha ..njeriu qe po e dergon shqiperin me dhjetra vite mbrapa ..por ne shqipetaret jemi mesuar per te vuajtur dhe shar njeri-tjetrin ..besoj kjo kritik ti bej pak efekt mbeturines se sali-berishes zotit lul-bashes ne qoft se e mban vete per njeri te zgjuar dhe te denj per kombin shqiptar…respekt ..kadares…

  34. Agim Kodra says:

    Mendoj qe thirrja per zgjidhje eshte eshte ne momentin e duhur per kete komb,na duhet te pastrojme mendjen,taqrtesojme ate,te leme menjane inatet,dhe te mendojme per femijet tane dhe per brezat e ardheshem,te mendojme per kombin tone qe eshte futur ne nje faze te re te bashkimit,ku nuk duhet te leme qe ta demtoje politika.Duhet ti kundervihemi thenies se ne nuk formojme dot shtet.

  35. Bardhi says:

    O njerez Kadare e sheh rrezikun qe i kanoset Shqiperise nga veprimet e papergjegjeshme te Berishes,andaj Kadare i ben thirrje Lulit (ushtarit te Salihut)qe te terhiqet nga kjo beteje e turpshme dhe teper e rrezikshme per Shqiperin dhe shqiptaret ne Ballkan.
    Ne Shqiperi eshte nje djall qe sa here Shqiperia eshte ne rruge per tu ofru me europen prish planet,vjedh votat,vjedh popullin me skemat piramidale etj,kujtone renjene e shtetit shqiptar 1997 ne prag te luftes se Kosoves.Sot Lul Basha ka rastin ti beje sherbimin me te mire Shqiperise dhe shqiptarve,duke u trheq nga beteja qe nuk eshte e tuje por e Salihut.

  36. gjovalin marku says:

    Leter e goditur por ne nje moment te gabuar.Duke qen nje lexus i rregullt i librave dhe krijimeve te shkrimtarit te njohur mendoj qe letera ne brendesin dhe thelbin e saj nuk ka nje djadhezi ose nej taktik politike as nga njera as tjetra an them per krahat politik ,dhe them kyt nga trasparenza qe nder vit njohim nga z.kadare.Por mendoj se momenti esht i gabuar 1.sepse nuk mund te shkruash nje leter te hupur dhe te besh thirrje klases politike vetem ne momente krize ..qa dua te them me ket ..dua te them se un nga shkrimtari kadare kam pritur kritika ndaj klases politike edhe ne momente te tjera , kur te pakten mendoj se kishe njefar stabiliteti .2.dhe them se momenti i gabuar esht sepse gara tani ka nje tension lart dhe leximi i ksaj leter nga marresi merr ngjyr te theksuar politeke.

  37. bama says:

    Zoti Kadare , problemi i ketij vendi nuk eshte shmangia e ketij kolapsi ! Problemi i ketij vendi eshte se me ne fund Sali Berisha , dhe askush tjeter , u kap me presh ne dore me ndihmen e ndekombetareve ! Donte serish te vidhte zgjedhjet ! Kjo eshte e rende ! Kjo eshte shume e rende ! Dhe problemi real qe qendron para shqoerise shqiptare , per socialiste , demokrate dhe ata pa parti , eshte se si do te vazhdoje ky vend ! Me Saliun prezent ne politike as qe nuk behet fjale te kete normalitet !

    I vetmi “pajtim” me kete te keqe , sepse populli shqiptar nuk eshte as ne sherr dhe as ne konflikt , eshte largimi i Sali Berishes , per ne vendin ame serbi , duke mos ia prekur ato qe ka vjedhur , por duke e lene ne kerkim nga organet e prokurorise qe te mos kthehet me ne kete vend !

    Ndryshe , sa te jete gjalle ai dhe ne mes tone , Shqiperia do te kete vjedhje zgjedhjesh , rremuje , trazira , mungese zhvillimi dhe nje jete te nxire ! Per Europen duhet me fshi buzet !

    Me ne fund ia arriti , serbia do te hyje para Shqiperise ne Europe !

  38. Claus says:

    “…Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.”

    “…Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.”

    Nje leter me mesazhe te paqarta, packa se mesazhi per doreheqje del i qarte, por shkaqet qe duhet te deklaroje kete doreheqje, sipas mendimit tim eshte i “turbullt”. Qellimisht?
    Kur lexon ato fraza me lart te marra nga letra me duket sikur i ben thirrje Bashes te jape doreheqjen per mosdemtim te ceshtjes kombetare se po e moren pushtetin te majtet ata do ta varrosin ate. Pra duke bere veten “kurban” Lulezim Basha largon nga barrikadat popullin per te bere te mbijetoje Sali Berisha ne pushtet dhe per pasoje “ruajtjen e ceshtjes kombetare te pacenuar” andej dhe ketej kufirit.

    E dyta, c`lidhje ka kjo me doreheqjen e Ismail Qemalit? Mund te krahasohet Luli me Ismail Qemalin me kushtet dhe politiken e asaj kohe? Aspak, mendoj une.
    Per mua eshte e paqarte a pati doreheqje te Ismail Qemalit apo sabotim nga politikanet e brendshem? Por per mua eshte teper e qarte se pas largimit te tij Shqiperia ra ne duar te Toptaneve, Haxhi Qamileve deri ne Kongresin e Lushnjes. Pra me duket si pa shume lidhje ky argument.
    Kjo leter me kujton reagimin e tij ne nje liber te viteve `97. Ne ate liber me sa mbaj mend kishte vene perballe dy ushtri nje ushtri te veshur keq dhe te barbare dhe tjetra perballe ushtri moderne dhe me shkelqim si ne armatim ashtu dhe ne uniforma. Une ne ate kohe e interpretova sikur ajo ushtri barbare dhe primitive ishin komitet e shpetimit qe u krijuan ne Jug te vendit dhe grupimi tjeter modern forcat e Zhulalit dhe Gazidedes.
    Ndoshta jam gabim, por nuk besoj qe ai te kete aq guxim ti heqe veshet Berishes. Mendoj se ai e ndjen qe i ka ardhur koha e largimit perfundimtar dhe ndoshta kerkon ti rrise jetegjatesine ne politike.
    E them edhe njehere, ndoshta jam gabim.

  39. agushi says:

    Eshte shume e drejt ne keto situata te krijuara kjo thirrje e te madhit [ shkrimtarit ] Kadare . por fundi me le nje shije pak te hidhur . Mos duhet ti themi dhe faleminderit Bashes edhe sikur te kete nje perqindje te vogel te degjojekete thirje te drejt . kjo shkon pak si shume .

  40. AV.SHQIPONJA META says:

    FJALA JUAJ I NDERUAR ME KA DRITHERUAR!!!JU NDEROJ DHE JU VLERESOJ PA MASE,QE JU SOT KUR KOMBI ESHTE NE RREZIIK ME PENDEN TUAJ TE ARTE PERCILLNI KETE MESAZH TE CMUAR!LE TA LEXOJE KUSHDO I MADH E IO VOGEL DHE TE KUPTOJE SE FATET E KOMBIT JANE ME TE RENDESISHME SE CDO GJE TJETER!

  41. fb says:

    Gjeja me skandaloze qe del nga disa prej ketyre komenteve eshte se shqiptaret jane totalisht te polarizuar ne pikpamje ekstremiste qe duan pothuajse azgjesimin e kundershtarit dhe hedhin poshte me kritika bolshevike kete leter ku shkrimtari shprehet me dipllomacine qe i perket kesaj situate deprese. Ky eshte triunfi i injorances qe refuzon llogjiken dhe ekuilibrimin. Nuk ka rendesi kush eshte me mafioz, sala apo edi jane dy eksponente qe perfaqeson perfekte simetrine e injorances qe karakterizon elektoratin e dy paleve, pd dhe ps. Mendoj se te vetmit qe meritojnrrespekt jane ato 60% qe nuk kane votuar.

  42. Drita says:

    Momente te veshtira per popullin tone.Uroj qe nga kjo trazire ne rrang kombetar mos te kete viktima si me 21 Janar….Do vije dhe dita jote Sali Berisha se gjithe ai gezim qe na dha fitorja e demokracise ne vite 90 eshte kthyer ne nje urrejtje per ty…..Na zhgenjeve te gjitheve me demokracine tende qe spo mendon per popullin….Ti Sale me stafin tend po mendoni vetem te mbushni xhepat tuaj dhe kjo gje po ju ben dhe vrases te popullit tuaj vetem per interesat tuaja……ZHDUKU NGA POLITIKA SALI BERISHA……

  43. Edipe Shkembi says:

    Vertet rrenqethes …ky shkrim i kolosit te letrave shqipe…Ismail KADARE!!!
    Le te shpresojme…se “kembanat”…nuk do te bien ne “vesh te shurdhet”…
    Flm per publikimin…

  44. Valentina says:

    Jam dakort me Kadaren, me mire 1 hap mbrapa dhe 10 hapa para sesa 1 hap para dhe 10 hapa mbrapa. ZOTI E NDIHMOFTE SHQIPERINE DHE SHQIPTARET!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  45. lena says:

    Po pra dhe sipas teje ta marre Tiranen prape Edi skizofreni dhe ta lere sic e ka lene qe ne 2005 vendnumuro edhe me keq biles.Luli eshte njeri i mrekullueshem po mire ka thene Konica per ne shqiptaret.Me njerez si Edi skemi per te gjet hajer kurre.

    1. dymi says:

      Hiqja Prenes e futja Lenes.

  46. Dani says:

    Ju lutem gjithe komentuesve dhe vete te nderuarit Kadare, ju duke bere te paanshmit rreshqitni pa e ndjere ne kurthin e njeanshmerise. A nuk eshte ne te mire te kombit qe i nderuari Kadare ti beje thirrje Saliut, Rames, Bashes, Topallit. Vokshit, Rucit, Ngjeles…….. dhe gjithe politikaneve monster qe ta lene rehat Shqiperine! A nuk ishin vete socialistet ata qe ne momentet me kritike per Saliun e ndihmuan ate duke ia dhene doren e shpetimit.A nuk eshte vete Rama qe proteston neper rruge pastaj ndalet dhe serish proteston per tu ndale serish, pa e ditur edhe vete se cka deshiron ne te vertete! I nderuari Kadare eshte rehat atje ne Paris dhe nuk e ka mallkimin qe te jetoj ne perditshmerin trishtuese te Shqiperise, trishtim ky i diktuar nga psikoza qe fal lufta politike e perditshme. Edhe ata qe po vriten para dyerve te kryeministris edhe ata qe po bejne greve urie edhe ata qe po rreshtohen per te mbrojtur institucionet gjithe keto ne te vertete po i bejne jo per nje jete me te mire te vetes se vet as per te miren e Shqiperis por per hater te padroneve te tyre te cilet padron sa here qe iu do qefi ndersejne popullin kunder njeri tjetrit. I nderuari Kadare neqoftese ia do te miren Shqiperise kthehu ketu, krijo nje levizje te re dhe mobilizo shtresat per te quar ne djall gjithe politikanet e tanishem te Shqiperise. Ne te kunderten eshte e kote qe apelon nga Parisi sepse ka shume shtresa ne Shqiperi qe nuk lexojne me as shkrimet e tua te bukura e lere me te akceptojne nje thirrje te momentit. Kthehu dhe sigurisht se do ta nderosh Shqiperine ashtu si e ke nderuar gjithmone me shkrimet e tua!

  47. lori says:

    Ismaili duke ditur pergjigjien e Salhise del e bene nje thirrje per te balancuar ndoshta shkrimet e akademikut R.Qosja!E thene me ndryshe pasi ka marre kontakt me kriminelin Sali Berisha, e ky i fundit pasi mati pulsin se mund te vidhte dhe ne fund eshte bindur qe kete radhe ADN e tij nxjerr gishtat e keshtu qe ka vendosur te terhiqet duke njohur rezultatin.Per te treguar qe funksionon shteti e qe K.e Q-ve eshte e pavarur po pret rezultatin e zgjedhjeve .Kete makinacion e ka marr vesh edhe z.Kadare e me anen e nje letre drejtuar nje krimineli,kerkon te kete efektin e saj ne popull si nje njeri qe qendron asnjanjes e larg politikes,duke haruar qe e bija eshte pjese e ambasadave famkeqe qe kane zevendesuar SHISH-in neper vendet ku kane perfaqesite e tyre respektive duke u vene nen survejim te plote te te gjithe shqipetareve.Ne kete kuader bene pjese edhe thirrja qe i bene Lulzimes,duke i kthyer nderin e bere per te bijen e duke vrare me nje gure dy zogj!Te gjithe miopet do te thone qe ndikoi pesha e fjales se Molit ,ndaj dhe u terhoq Lulezimja.Dredhite e ketij pushteti famekeq qe menduan se do ta fusin E.Ramen ne kurth gjate ketyre diteve nuk eshte asgje veçese pjese e lojes 20 vjeçare e dirizhuar nga po e njejta mendje,po e njejta dore padrone e po te njejtit njerez qe pasi u ka dale boja gjithandej duan te luajne rolin e “ufove” ne shqiperi !Kjo qeveri e ky pushtet i ka dale boja e s’ka ambasador qe t’ja mbuloje ndaj o popull i mjere e fat keq ,merr fatet e tua ne dore e mos lere me batakçinjt qe te bejne si te duan nen kurizin tend qe tashme eshte bere si levozhge babaneje.

  48. Fitimi says:

    Nuk me intereson konsiderata private e z.Kadaré,ndoshta ngaqe e shikon si bashkeqytetar.Rendesi ka fakti qe jep nje MESAZH SHUME te mençur,te sinqerte e mjaft domethenes.

  49. igli says:

    faleminderit shkrimtarit te madh z.ismail kadare.ky mesazh mbase eshte shkruar vetem nga nje mendje e ndritur e kombit shqiptar,por jam I sigurt se dhe shume intelektuale te tjere ne shqiperi mendojne te njejte gje por e kane te veshtire te shprehen se kercenohen me vendin e punes, me buken e gojes me gjithcka kane.ti lulzim basha tregove nje njeri t qyteteruar me fushaten tende. Nqse ti ishe I sinqerte ne fushaten tende tani eshte koha te tregosh qe vertet ishe I tille dhe jo vetem nje fytyre e qeshur dhe e qete vec per te marr nje kolltuk apo per te zbatur urdhwrat e shefit tend te cmendur.me mire nje humbje me koken lart sesa nje fitore me duar te lyera me gjakun e shqiptareve.

  50. Mal Shkrepi says:

    Luli nuk terhiqet se eshte qen qe e dersen Sali Shpellari

  51. Dr. Kadri Kadiu USA says:

    JEP NJË GROSH E HYN NË VALLE; JEP NJËQIND E NUK DEL DOT
    I nderuar z KADARE; e shoh me vend shqetësimin dhe propozimin tuaj të mençëm e të sinqertë.
    Por puna është se ky Luli është aq i vockël në shpirt e në mendime, e aq i zhytur në llumin e krimeve, saqë ky llum ia ka zënë veshët e nuk i dëgjon zërat e arsyes.
    Luli, o i dashur Kadare, është thjesht një robot i kurdisur nga Saliu; ai të vetën ka vetëm buzëqeshjen idioteske pa shkak; tërë veprimet e tjera i kryen sipas programimit që i ka bërë mendja e çakërdisur e të çmendurit të Viçidolit, kryekusarit e kryekriminelit të Shqipërisë, Salih Geddaf Gërdec Gërdallës.
    Saliu e djeg Shqipërinë dhe nuk tërhiqet nga marrëzitë e tij për pushtet.
    Z. Ismail; kujtoni dhe thënien lapidare të të ndjerit NAMIK HOTI sesi mund të zbresë nga kali ky shpellar. Ajo thënie mbeti në histori pasi shpreh filozofinë e Popullit.

  52. bbb says:

    Disi i pakuptueshem arsyeja per te cilin Kadare i kerkon Bashes te terhiqet…E fton te terhiqet sepse parasheh Bashen si humbes realisht referuar shifrave “joristaniane”, apo e fton te terhiqet pse eshte kandidat i partise ne pushtet?! Apo cfare?

  53. abi says:

    per mendimin tim, nje mesazh i qelluar, por me fal zoti kadare, kam nje respekt te madh per ty, por ketije mesazhi shtoja edhe nje ,”’ basha respektoje ligjin, shume e thjeshte, nese ato vota qe po i numeron, qe jane te futura gabimisht a i ka numeruar ne vitin 2007 dhe vitin 2009, ishin po keta anetar te kqz, nese nuk i ke numeruar atehere pranoje humbjen, nese i ke numeruar, urime fitorja,

  54. eni says:

    terheqja e bashes, e shpeton shpellen, apo sali milenken

  55. rasim llorja says:

    populli thote qe nuk te lene kumboret e vogla qe te ndigjohen kumboret e medha megjithate deri sa shqiperia nuk ka politikan profesionist por amatore do te vuaje akoma dhe kete e theme me keqardhje.

  56. Search38 says:

    Eh vellezer keto jane QIQRA NE HELL TE TERHIQET BASHA ETJ, ETJ, NUK ESHTE KJO ZGJIDHJA, RRUGA E VETME ESHTE LARGIMI SALIUT, PO NUK IKU AI KA MARRE FUND VENDI. FINISH.

  57. tironci says:

    ja dhe ajka e letersise SHQIPETARE ISMAIL KADARE..nje rast per te ngelur ne histori per mire per lul bashen ..dhe distancimi nga diktatura e sali berishes

  58. patrisia says:

    Jam studente ne vitin e fundit fakultet.Qekur jam ber koshiente dhe ne moshe madhore per te kuptuar ceshtje politike,korrupsionet ne institucionet me te larta te arsimit,njerzit e shtypur dhe te pagdhendur,kam dashur te largohem nga ky vend.Prinderit e mi jane arsyeja e vetme qe rri ne kete rrangalle te pashprese sic eshte Shqiperia.
    Doja te thoja nje shprehje qe permbledh gjithe mllefin tim,per vizionet e mija te fikura:
    Po flitet se Amerika kenka e Amerikanvet, Europa e Europjanvet, Ballkani i Ballkanasvet
    e Shqipnia e gjithkuej…

  59. sofra says:

    eshte e lehte nga kolltuku i ngrohte ne Paris te thuresh nje leter te bukur dhe ta dergosh gjasme po me dhimbset shqiperia dhe shqiptaret kur ne fakt per interesat e tua ti e ke lene ne balte ate me kohe dhe une do thoja se kjo eshte nje leter hipokrite qe nuk i intereson vecse krahut te majte.Kam shume respekt per ty si shkrimtar por ne kete rast ndjej nje lloj renie niveli tuajin, ndaj rrini vetem shkrimtar sic jeni dhe mos u perzieni ne gjera qe s’ju a pret fare.Eshte e vertete qe budallait i duhet leshuar rruga po s’eshte ky rasti ndofta nje here tjeter dhe ti frymezoju per ndonje liber tjeter se je me i afte se sa per………..

  60. cimi says:

    Te nderuar bashkeatdhetare,Kadare ka sigurisht te drejte qe i kerkon Lulzim Bashes te heqi dore ,kujt mundet tjeter tja kerkoj ai kete? kujt ???? nje te smuri psiqi ,qe na smuri te gjithve , nje njeriu qe mbi trungun e nje partie te kalbet ,qe quhesh PPSH ,po mundohet te ngjalli fashizmin moderrne ne shqiperi ,nje njeriu qe ka grumbulluar rreth vetes 100-200 milardierat e shqiperis te cilet japin edhe jeten per te ,dhe kane te drejt ta mbajne e ta mbrojne me grushta dhe shkelma pa ata jane nje hic,pa te ata jane te falimentuar. Te nderuar bashkeatdhetare ne qoftese dote shikoni TRUSTIN E LULELAKRES QE QUHEJ ARTURO UI do te shikoni binjakun e ketij te cmenduri ,psikopat qe me genjeshtra banale mundohet te cmendij gjithe shqipetaret, nje njeriu qe ju thot shqipetarve se ; po fitova une mire, po fitoi tjetri mika vjedhur .JO zoteri jo ty duhet te te tregohet vendi , ty nuk te keputet shpirti per shqiperine e shqipetaret ,por per milionat e tua ete shokeve tent . JO zoterinj jo L.BASHA nuk duhet te gjunjezohet perpara ketyrve miljardereve te semure qe nuk pyesin asper shtet ,atdhe e shqipetar po vec per milionat e tyre te pista, ketyre njerezeve ,[neqofte se mund ti quash te tille],duhet treguar vendi ,ate vent qe psikopati e di shume mire pasi e ka provuar nje here kefatkeqesishte per shqipetaret, ishpetoi .

    1. lumturia says:

      O cimo per ke ke folur kaq percart Ti?????Mos ke ngaterruar gje emrin e ndonje partie diku apo personi???//Kthjellohu cimo, Kthjellohu, kthehu dhe nje here ne 1991..Nena e madhe PPSH, si K…e plakur qe po i vinte fundi, me bekimin e burrit te Saj zyrtar te atehershem, Ramiz Alia, shkoi e fjeti me dy burra me te rinj nga ky Ramizi, por shok te ngushte te tij prej 25 vjetesh. Keta dy burra ishin , njeri Fatos Nano, dhe tjetri Sali Berisha. Na u mbars kjo nena e Madhe PPSh nga keta dy burra njekohesisht, e na polli 2 motra binjake duke i pagezuar me emrat,PARTIA DEMOKRATIKE me BABA SALI BERISHEN, dhe PARTIA SOCIALISTE me BABA FATOS NANAO….Ne rritje e siper keto 2 motra filluan xhelozite dhe intrigat kunder njera tjetres, e ndodhi qe me e forta ne kete lufte shtrigash ku qelloi te ishte PD te hante babane e PS edhe me ca shoke te tjer te tij komuniste. Si perfundim PS nga zhgenjimi me burra moshatar, hapi nje faqe te re te jetes se saj, duke u martuar me nje me te ri qe nuk e kishte asnje dite te shenuar si komunist ne jeten e tij. PD, jo vetem u cnderua nga i laithituri me te cilin u martua qe ne fillin.SB, por nuk ngopet duke futur ne shtartin e saj sorolloj komunistash apo ballistash, mjaft qe dine te vjedhin e te vrasin per te vjedhur, duke ngopur keshtu makuterine e kesaj Partie Komunistesh, bijen e vazhdushmerise se nenes se saj Partia e Punes…Kjo eshte historia Cimo…po mbase je i ri ti e nuk e di cka ndodhur…degjon vetem ato qe te thote nena Parti e baba Sali….

  61. Baba Tomorri says:

    Shqiptare! Gezohuni per letren e shkrimtarit te madh Ismail Kadare! Balzaku shqiptar foli per ngjarjet e pergjakshme te 21 janarit 2011; tani foli per absurdin e zgjedhjeve ne Shqiperi! Mos shikoni titullin por permbajtjen. Demokracia do te triumfoje ne Shqiperi! Faleminderit idhulli yne, i madhi ismail Kadare!

  62. loni says:

    bravo ismail kadare,,por keni ngaterruar dicka ne kete shkrim,,ISMAIL QEMALI U TERHOQ NGA POSTI I VET PER TE MIREN E SHQIPERISE,,PO ESHTE E DREJTE,,POR NUK ESHTE E DREJTE TA KRAHASOS ME DERRAT E MALOKEVE,,SEPSE ISMAIL QEMALI ISHTE NGA JUGU PATRIOT DHE SHQIPTAR ME ZEMER HERO,TRIM GUCIMTAR etj,,JUGU GJITHMONE KA NCJERRE TRIMA,,KURSE MALOKET NUK KAN LUFTUAR PER SHQIPERINE,EDHE PO PATEN NDONJE HERO AI NUK KA LUFTUAR PER SHQIPERINE,POR PER KOSOVEN ESHTE ME SE E VERTETE,,PRANDAJ TE LUTEM SHUME MOS I NGATERRO TRIMAT E SHQIPERISE ME ZAGARET MALSOR,JO TE GJITHE,VETEM ATA QE NUK DUAN ATHDHENE,,

  63. Filip says:

    E kuptojme drejte,e besojme dhe e pergezojme z.Kadaré ne kete mesazh fisnik,inteligjent dhe burreror.Ata qe s’kane kendveshtrim politik te ketij mesàzhi,nuk kane IDENE e DEMOKRACISE e jo me ndjenja pozitive per ardhmerine e Shqiperise.E pergezoj nxehtesisht,edhe si simpatizant i veçante shkrimtarin e madh,z.Kadaré dhe e uroj “labçe”:NE TE TJERA DOLLI !.Ky pozicionim i domosdoshem,sa édhe i sinqerte e burreror, ja ngre vlérat si figure perfaqesuese i zerit te inteligjences shqiptare,si shkrimtar profesionist,poupullaritetin e tij ne syte e botes demokratike perparimtare dhe kureshtàreveNormalisht Kadaré perfaqeson zerin e shumices se intelektualeve,pjesen me te shendoshe te shoqerise tone,e cila eshte me afer integrimit dhe,pa dyshim,pjasen e shkelqyer te shoqerise tone e integruar ne boten perendimore.Ketu eshte édhe pjésa e pergjegjesise morale,politike dhe patriotike e te madhit Kadaré.Prandaj ja perseris:NE TE TJERA DOLLI !Sepse do me vinte mire t’a bente e ta beje kete reagim publik édhe per te tjera tema madhore

  64. Zani Burimi says:

    Pershendetje , i madhi Kadare, Nderi i Kombit! Lexova letren tuaj dhe m’u hoq nje peshe e madhe prej asaj qe na peshon nga te babeziturit e pushtetit, nga ata qe vetem na ulin poshte deri ne mohim te identitetit dhe deri ne momente qe na bejne te humbim besimin e shpresen ne te ardhmen.
    Tani, pasi e lexuam letren e hapur drejtuar Lulit, mund te themi qe kete mund ta kish shkruar dhe dikush tjeter, pra nuk eshte diccka e fanitur nga Demiurgu per profetet. por une them qe per dy gjera besoj se jemi dakord:
    Se pari, jo kushdo mund t’i drejtohej Lulkes , sepse nuk kemi kapacitet (vetem nese matet ndonjeri me hijen e mengjesit, me falni te perendimit te diellit.
    Se dyti, burrat maten ne nje forme tjeter , o njerez , sicc dhe e thote kjo alegori dibrane:
    “Pyeti njeni ne konak: ” Sa i gjate ka qene ky Smajl Qemali, o burra? Me i urti plak iu pergjigj:
    – Ne ate kohe ka pasur me te gjate se Smajl Beu, por ai ishte nga ato burra qe maten prej ne maje te kokes e deri ne mjeker, ndersa te tjeret, mateshin nga e kunderta, pra nga kambet e deri ne kesule. Dhe, o burra ju e dini me mire se une, se keshtu maten plepat per t’i prere per trare!…”
    -Inteligenti pauca,- ka thene latini i urte.

  65. paska rrjedh says:

    si per te gjithe njerezit edhe per te madhin Kadare mosha ka filluar te beje te sajen,me shume keqardhje e them se paska rrjedhur nga trute nje pende e arte e bllokut te udheheqjes se larte,sepse nuk dua ta besoj qe eshte akoma nje pende e arte e bllokut te udheheqjes se larte te rinovuar.

  66. Avni Rustemi says:

    Te nderuar bashkeatdhetare,Kadare ka sigurisht te drejte qe i kerkon Lulzim Bashes te heqi dore ,kujt mundet tjeter tja kerkoj ai kete? kujt ???? nje te smuri psiqi ,qe na smuri te gjithve , nje njeriu qe mbi trungun e nje partie te kalbet ,qe quhesh PPSH ,po mundohet te ngjalli fashizmin moderrne ne shqiperi ,nje njeriu qe ka grumbulluar rreth vetes 100-200 milardierat e shqiperis te cilet japin edhe jeten per te ,dhe kane te drejt ta mbajne e ta mbrojne me grushta dhe shkelma pa ata jane nje hic,pa te ata jane te falimentuar. Te nderuar bashkeatdhetare ne qoftese dote shikoni TRUSTIN E LULELAKRES QE QUHEJ ARTURO UI do te shikoni binjakun e ketij te cmenduri ,psikopat qe me genjeshtra banale mundohet te cmendij gjithe shqipetaret, nje njeriu qe ju thot shqipetarve se ; po fitova une mire, po fitoi tjetri mika vjedhur .JO zoteri jo ty duhet te te tregohet vendi , ty nuk te keputet shpirti per shqiperine e shqipetaret ,por per milionat e tua ete shokeve ten . JO zoterinj jo L.BASHA nuk duhet te gjunjezohet perpara ketyrve miljardereve te semure qe nuk pyesin asper shtet ,atdhe e shqipetar po vec per milionat e tyre te pista, ketyre njerezeve ,[neqofte se mund ti quash te tille],duhet treguar vendi ,ate vent qe psikopati e di shume mire pasi e ka provuar nje here kefatkeqesishte per shqipetaret, ishpetoi .

    1. Rajmonda says:

      E lexuam nje here o Cimo kete komentin tend me lart,pse nderon emer dhe komenton prape.

  67. hysni dajaku says:

    e para mire qe shkrove dy gisht leter more “karafil”tu deshen 2 jave te marresh vesh se ca po behet!!!jo se je shkrimatar e do ti biesh ne mes se gjoja i ngelet qefi pjeses tjeter,po je hileqar dhe e e thua sa per sy e faqe,,ben mire ate letren tia dergosh atij “gomatit mashkull”Saliut,,se Luli Xhelalit me sa merr vesh gomari im qe i hipi une dite per dite kur shkoj te kullos lopen,aq merr vesh edhe ai,,leri keto filmat pash zotin o Ismail,,se nuk po te kerkon njeri te besh namin,,po thjesht te mbash anen e se drejtes,e ti thuash derrit derr,,behu nje here burr tani ne pleqeri e fol nje here drejt

  68. Filip says:

    E kuptojme drejte,e besojme dhe e pergezojme z.Kadaré ne kete mesazh fisnik,inteligjent dhe burreror.Ata qe s’kane kendveshtrim politik te ketij mesàzhi,nuk kane IDENE e DEMOKRACISE e jo me ndjenja pozitive per ardhmerine e Shqiperise.E pergezoj nxehtesisht,edhe si simpatizant i veçante shkrimtarin e madh,z.Kadaré dhe e uroj “labçe”:NE TE TJERA DOLLI !.Ky pozicionim i domosdoshem,sa édhe i sinqerte e burreror, ja ngre vlérat si figure perfaqesuese i zerit te inteligjences shqiptare,si shkrimtar profesionist,poupullaritetin e tij ne syte e botes demokratike perparimtare dhe kureshtàreveNormalisht Kadaré perfaqeson zerin e shumices se intelektualeve,pjesen me te shendoshe te shoqerise tone,e cila eshte me afer integrimit dhe,pa dyshim,pjasen e shkelqyer te shoqerise tone e integruar ne boten perendimore.Ketu eshte édhe pjésa e pergjegjesise morale,politike dhe patriotike e te madhit Kadaré.Prandaj ja perseris:NE TE TJERA DOLLI !Sepse do me vinte mire t’a bente e ta beje kete reagim publik édhe per te tjera tema madhore -vijon.Sa per ritualet bajraktare e bajàte?-Daulle te çjerra!…Preferéncat personale mbéten personale.Nga surrati édhe mua me pelqen surrati i atij bashes se me ngjan me gjirokastrite(fatkeqesisht s’di nga eshte),por nuk eshte as me i bukur nga Edi KRISTAQ RAMA dhe aq me teper s’ka te dhena premtuese a
    à burrerore.Sa per tinzar,nuk e ka shokun.”Kandidate” te tille qe s’dine ku e ka varrin themeluesi i shtetit Shqiptar,ISMAIL QEMALI,ne fshatin tim,Tragjas,nuk i qasim as per kandidatura kryepleqsh,se do merren me fustanet e vejushave,plàzheve dhe do vjedhi fshatin.Ky tip,shume shpejt u ngrit,si brigadjeret e shokut Ramis ALIA.

  69. Mira says:

    Ne kete moment nuk jemi ne gjendje o ne ate lartesi qe ta kuptojme Kadaren.
    Nqs Basha eshte nje njeri i zgjuar perendimor dhe e njeh mire cfare lloj rrace jemi ne, duhet te terhiqet edhe pse ato nuk kane per ta kuptuar kurre.

  70. Filip says:

    Me mire druvaret e kllases puntore se sa hajdutet dhe kriminelet ne pushtet.Kjo i kalon te gjitha çmendurite.

  71. Baca says:

    Mark USA sigurisht ne ato qe thua ke te drejte qe nena e leshon femijen e vet per te mos u shqyer,por ne kete rast po te drejtohem une ty, kush asht nena,ai qe shet ujrat teritoriale te vendit,vret bijte e nenes shqiperi dhe vjedh rugen e kombit,pergjigja asht e thjeshte,njerka basha sali kurre nuk mund te behen nene per kete vend,historite jane te shumta qe tregojne njerken lulsali,dhe ti sado qe te perpiqesh te besh sofizma nuk ja del dot te na besh nene njerkun shpellar,une e di se ti je militant pa kushte i sales dhe jo PD por llogjiko njehere me mendje te ftohte dhe behu burre shqiptar dhe thuaj qe i madhi kadare terheq lulsalen se si shqiptar e kupton qe ata jane njerka e ketij vendi dhe thjesht pa diplomaci i kerkon TERHEQJEN dhe bishtin ne shale se perndryshe populli do te mare ne dore fatet e tij o mark usa, miopia dhe militatizmin juai i semure pa kushte per lul ose vemjen e sales do te shkrihet shume shpejt si vesa e mengjezit te rroje shqiperia dhe poshte hajnat kudo qe jane.

  72. odi says:

    Diaboliku Berisha eshte i afte ta vrase Lulin nese ai mendon te terhiqet.Duke e njohur mendjen e tij kriminale e ben sic e beri me Azem Hajdarin , e martirizon Lulin dhe akuzon opoziten qe e vrane ata.
    Nuk ndalet Berisha o bashkekombas ! Vetem nese forca hyjnore e Zotit ka vendosur ta denoje per te gjitha te keqijat qe i ka bere ketij populli. Nuk e di ,por besoj qe do te ndeshkohen femijet e tij per te vuajtur ai vete,si Sadami e Gadafi …

  73. lula says:

    Falenderoj Z. Kadare per letren qe ka shkruar. Nje leter qe mendonte per te miren e kombit e Shqiperise. Sa mire do ishte sikur te ekzistonin njerz te nivele te larta siq kane ekzistuar ne 1912 Ismail Qemali qe u terhoq nga politika per te miren e Shqiperise.Gjithashtu te mos na zihet fetyra nga marrja e perbashket , si mbrenda Shqiperise ashtu edhe jashte e para botes. Te kemi nje krenari te perbashket per vendin tone siq e keni thene ju z.Kadare , po me keta njerz, se mund ti quaj edhe kafshe eshte e pamundur o te pakten keshtu me duken ……sa keq.

  74. Mentor Lame says:

    I deruar Z.Ismail jam qytetar -shqipetar qe banoi ne north amerik pre 10 vjetesh.Si Shqipetar ju falenderoi per letren qe i dergoni z.Lulzim Basha pasi shqiperia eshte ne rruge te gabuar dhe pa krye ne keto momente.Sinqerisht mendoi se Ju me kete leter i bet nje nder Z.Lulzim Basha por me shume respektuat Shqiperin dhe shqipetaret ku do qe jane.z.Lulzim sikur kete dorheqije ta kishte bere me pare do te ishte nje politikan nga me te pelqyeshmit dhe i sukseshem por asnjeher nuk esshte vone.Une kam dy femij te arsimuar,nje ne Shqiperi dhe nje ketu.Deshira ishte te ktheheshem ne vendin tone por kur digjoi dhe shohim zhvillimet ne vendin tone trembemi.Trembemi nga vetja jone nga njerzit tane.Behemi te pa sigurt kur digjoi qe femijet tane per te filluar nje pune duhet te paguajn ose te jene antar te nje force politike qe do te thot te mos flasesh me zemren dhe zerin tende.Kjo me tremb mua por dhe femijet.Si une ka shume te tjere.Vendi jone i ka te gjitha mundesit te jet i bagat po te ket nje mendje te dreitur ku te dije e te investoi ku fitohet dhe jo me tynelin e qaf-krabes qe sjep gje e munnde te behet me vone.Nuk behet Shqiperia me premtime te shumta dhe boshe.Udheheqsi,drejtuesi i ardhshem i shtetit te premtoi shume pake dhe atije ku i dhemb(ka nevoi) gjitth populli.Nuk duaa te zgjatem por uroi qe z.L Basha ti flazi zerit te arsyes, mos digjoi z.Sali Berisha dhe kryej kete akt qytetar emancipimi per ti sherbyer kombit ne stabilizim dhe perparim. Shme nderim dhe respekt per Ju; Z.Kadare.

  75. 21janari says:

    Ismaili i ka dhene Lulit nje AS ne dore. Te shohim ne do ta shfrytezoje.

  76. afrim says:

    Mendoj se me e drejt do te ishte qe z.Kadare te kerkonte nga Edi Rama zhbllokimin e rrugeve dhe terheqjen e bllokimit te KQZ nga partia socialiste.
    Eshte jo e sinqert ti kerkohet z.Basha te terhiqet qe te shpetoj Shqiperia nga dhuna e Edi Rames

  77. agimi says:

    Ardit, ju keni te drejte kur thoni se eshte inicuar nga vet PD, eshte perplot lavdata per Bashen,Kadare prap po ju vardiset te gjitha paleve, PD, PS, nderkombetareve, lexuesve, ne pergjithesi, te gjitheve, nuk eshte i sinqerte, bile, as ndaj vetevetes.

  78. afrim says:

    Nese zhbllokohen rruget turistet do levizin lirshem neper Shqiperi,, tash ne sezonin turistik

  79. nicolla disha says:

    Kam lexuar me vemendje letren e Ismail Kadare, por me ka cuditur shume. Mbeshtes forcerishte idene e Ismail Kadare. Kjo eshte Shqiptari mor vellezer!!

  80. albania gr says:

    ky mesazh nuk i drejtohet vetem lulit por te gjithe intelektualeve shqiptare ,kuptimi eshte i qarte terheqja nenkupton dorheqjen e sales hapjen e ruges se demokracise se vertete. Ky mesazh eshte per te gjithe intelektualet te cilet te degjojne raportin e org.nderkombetare te reagojne jo me gjuhen e interesit por per te ardhmen e kombit.mesazhi ne kohen e duhur te presim reagimin e sales se luli vete nuk ka te drejte te vendosi.Mundesia nga ekperiencat e kaluara kadare do te dali tradhetar kete dikur shkrimtarit ja ka thene ramizi te presim cfare epiteti do ti veri sala ‘SI SHUME I HIDHUR KY MESZHI’

  81. Luani says:

    Ka ditë që e kam dëgjuar në bisedë me miqët e mi këtë ide me një dallim të vogël : cilido nga kandidatët që do të tërhiqej do ti bënte nder Shqipërisë dhe shqiptarve. Mënyra si po sillen të dy krahët politikë është e turpshme qoft edhe për ndonjë ekip sporti dhe simpatizantët e tij.E turpshme është edhe pasaktësia ligjore që e lejon ligjvënësi i shtetit që pretendon të jet demokratik dhe pas 20 vitesh nuk është në gjendje të ofroj një ligj me të cilin do t pajtoheshin të gjith.
    Sipas ligjit s ka dyshim se ka fituar Rama por ky ligj bëhet i dyshimt me njësimion e jasht ligjshëm të vota. Duket se jan të shumta votat e rregullta të hedhura në kuti të gabueshme. Simpatizerët e Bashës me arsy mund të hedhin dyshime në “udhëzuesit ” socialist në qendrat e votimit. Mbase më së miri do t ishtë të anulohen votimet dhe të propozohen dy kandidat të tjerë të cilët nuk do t nxisnin urrejtje . Fushatat në Shqipëri nuk jan fushata të ofertave të mira por fushat ku oponëntët e shpalosin tërë kreativitetin e akuzave keqadashëse deri në urrejtje që s le vend as për pajtim për ndonjë problem elementar . Nëse njerithot sot është e shtunë tjetri do t kundërshtoj: “s është e vërtët ,javës tjetër në këtë kohë do t bëhet e shtunë” /

    1. lumturia says:

      O Luan, ti ke te drejte te mendosh keshtu, nese nuk jeton ne Shqiperi dhe ke vite i larguar… Metodat dhe njerezit me te cilet PD ka vjedhur dhe vjedh votat per te ardhur apo qendruar ne pushtet, nuk ndryshojne shume nga ato qe jemi mesuar te shikojme qysh ne fillimet e kesaj Partie. I vetmi ndryshim tani eshte fati i mire apo i keq i shqiptareve qe vjedhjen ta shikojne Live.Si mund te heshtesh kur vidhet ne emer te ligjit para kamerave, kur ligji ne rinumerimin qe ata po bejne nuk egziston??? Sala, Luli e Ristani, nxoren nje Akt, sipas menderes tyre, pa baze ligjore, per me teper pasi ndeshja kishte mbaruar, dhe pa snje baze llogjike e ligjore justifikojne vjedhjen bizantine….Mire Sala qe ka shkare nga binaret, ose ky ka qene qekur u ngjit me zamken e Ramiz Alise ne PD, po keta Lul e Ristan, qe jane djem te rinj, a nuk na bejne te mendojme, qe ky vend eshte fatkeq me keto pjella qe ciklohen per te penguar frymemarjen e Shqiperise si nje shtet me Kushettute e me Ligje?????Rama ka dy vjet qe me durim e me rruge Ligjore kerkon te cjerre masken e ketij Sistemi Salinist(cuderisht vetem nje T u dashka te quhet Stalinist), por ka mare si pergjigje, si ai si mbeshtetesit e tij vetem tallje dhe fyerje, e deri me vrasjen e 4+1 qytetareve. Shpresa se me keto zgjedhje, nen vezhgimin e pashembullt te vendoreve apo te huajve, por edhe te kamerave, nje faqe e re do shkruhej ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi, u shua pikerisht nga Kaloresia e ketyre kapuconjeve te Zinj me Sali Cmendinen ne krye. A mund te tolerohet, shkelja e Ligjit kaq brutalisht e kaq e perseritur nga i njejti Person per 20 vjet??? Nese Po, cfare te pertedojme se mund te shikojme ne te ardhmen e ketij Vendi po Kombi??????

  82. Tefta says:

    E pershendes mesazhin qe transmeton letra e shkrimtarit me te shquar te kombit shqiptar, Kadare, drejtuar kandidatit te PD per kryetar te bashkise se Tiranes,z.Lulzim Basha,me keshillen qe te terhiqet nga gara e konkurimit ne situaten e renduar politike te kolapsit qe ka perfshire Shqiperine.Si ne te kaluaren edhe ne keto 20 vjet, si dhe ne kete rast,z.Kadare si vizionar i te ardhmes ka mbajtur e vazhdon te mbaje anen e popullit,duke mbrojtur me llogjiken e argumentit interesat kombetare te Shqiperise.Ky mesazh dergohet ne kohen e duhur me sugjerimin, qe te njihet e praktikohet tradita e burrave te shquar te ketij kombi qe, per interesa kombetare, jane terhequr paqesisht nga politika e postet qe kane patur,per te kapercyer krizat qe ka pas perfshire vendin dhe per t’u hapur rruge zhvillimeve te reja.Per krizen e tensionin politik aktual zjarrvenese po behet KQZ,e cila vazhdon te shkel Kushtetuten dhe ligjin e zgjedhjeve.Ligjet e vendimet gjithmone kane patur e kane karakter prapaveprues dhe jo paraveprues,sic po i trajton kryetari i KQZ,z.Ristani.Kjo situate e renduar politike, jo vetem mund te destabilizoje Shqiperine,por jane shqetesuar edhe vendet fqinje, ku mund te shtrihet destabilizimi edhe ne keto vende dhe,pse jo,ne te gjithe vendet ballkanike.Per destabilizimin e Ballkanit jane te interesuara vetem Serbia e Rusia,qe synojne te perfitojne nga kriza rajonale per te rikthyer influencat e ndikimet politike te humbura.
    Terheqja nga gara e konkurimit nuk mund te jete me ne dore te kandidatit,i cili nuk eshte i lire e i pavarur te vendos me bindjet e veta per te vene dinjitetin e tij ne vend dhe per stabilizimin e situates.Jane vartesia e ndervartesia politike e brendeshme dhe e jashtme,kulisat e klaneve e te qarqeve te dyshimta antikombetare,qe ndikojne te stepin e topisin kandidatin,qe te mos guxoje te ngrihet ne piedestalin e duhur kombetar.Ne keto kushte te renduara krize politike,nderkombetaret e kane izoluar qeverisjen shqiptare,por barra bie mbi popullin dhe Shqiperine.Kriza ekonomike e financiare boterore ka bere,qe nderkombetaret te mos perdorin me forcat paqeruajtese per te nderhyre per qetesimin e stabilizimin e gjendjes ne vendet e destabilizuar,sepse kane kosto te larte shpenzimesh.Tani po perdoret nje strategji tjeter:Te lajne hesapet me kreret e shkaktaret e destabilizimit te vendit,duke ecur gradualisht,qe me izolimin e qeverisjes deri ne heqjen qafe te kreut te saj.Tefta

    1. lumturia says:

      Ah sa shume e shikojme kete enderr o Tefta. Le te lutemi te gjithe se bashku per tu bere realitet.

  83. shkelqim says:

    Nje leter historike. Z.I.KADARE ne menyren me elegante i ka bere nje propozim prej xhentelmenesh Z.Lulezim Basha.E VETMJA ZGJIDHJE E DREJTE QE SHUAN SHERRET NDERMJET SHQIPTAREVE.TE GJITHA VEPRIMET E TJERA JANE ME PASOJA.GJITHENJE I MADHI KADARE KA DHENE MESIME PER MIREKUPTIM DHE PAQE DUKE U NISURE NGA QELLIMET TE MIRA TE LARTA DHE PER TE MOS FYER ASKERKEND.Nje mendje pjellore, intuit e shkelqyer dhe zgjidhje e pranueshme me kushtet e krijuara.Rrofsh sa malet O ISMAIL KADARE DHE TE FALENDEROJ ME ZEMER DHE ME SHUME RESPEKT.

  84. fatos says:

    Zoti Kadare, fjala jote ka peshen e bombes atomike, pa viktima fizike por dermim te mendjes se demonit
    te kombit tone Sali, ne se i ka mbetur ndopak e tille. Qe sic tha dhe zoti Ngjela ka rrembyer sopaten e mesjetes per ta percare e prapambetur kete komb. Eja ne Tirane, e prononcoju perdite per keto qe po ndodhin e fol hapur per ata qe jane pergjegjes, te cilet bejne sikur nuk te kuptojne; ne do te jesh shpetimtari i kombit sic je nderi i tij.

  85. Vleri says:

    Ismail Kadare, me këtë Letër të hapur; – për Lulin e Saliut, pretendon ta bën kriminelin hero – punë që s´bëhet kurrën e kurrës!” Lul Basha as e fitoi VOTËN në Tiranë, -prandaj s´ka pse të tërhiqet! Ai, do të tërhiqet me ose pa dëshirë nga rezistenca e fuqishme popullore! Jo, ore z. I. Kadare nuk është Lul Basha , atdhetar i madh i kallëpit të Ismail Qemailit apo i Hasan Prishtinës , -të cilin keni harruar ta theksoni -që u tërhoq nga Qeveria Shqiptare , -pra, thënë më saktë -kujtoj që, qëndroi vetëm 24 orë -kur e pa se, në Tiranë do të bëhej gjakderdhje e madhe, duke qëndruar Ay në postin e Kryeministrit. Lëre cinizmin z. I. Kadare e shkruaj shul shqip: Thuaj Lul Bashës, mikut të serbëve si- vëllamin e tij S. Berinë -Ikni, se mjaft e përgjakët dhe e përflakët dhe i mbytët në lumenj qytetet e katundet e asaj Shqipërie të gjorë-ardhja juaj në pushtet – po rrezikohemi përsëri të mbetemi pa shtet dhe të bëhemi horë!…

  86. Marini Londer says:

    Kjo do ishte nje zgjidhje e mire por zgjidhje me afat te shkurter por a eshte kjo e arsyeshme per nje afat te gjate? Per mendimin tim jo. Ne nuk kemi prespektive per ne europe me keta politikane qe drejtojne . Lakmija per pushtet po cmend lideret e opozites. Ka vetem nje zgjidhje.97 Kjo eshte evetmja zgjidhje.

  87. Arberor says:

    Luli i saliut nuk terhiqet, se i keput koken Saliu pastaj!

    I nderuar Zoti Kadare,
    Lexova me vëmendje letrën tuaj dhe ju falënderoj për shqetësimin që shprehni në lidhje me të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ky shqetësim i përbashkët duhet të na preokupojë të gjithëve. Ndaj përfitoj nga kjo mundësi të paraqes këndvështrimin tim mbi faktet.
    Në këto zgjedhje kanë votuar më shumë qytetarë të Tiranës se asnjëherë tjetër në historinë e saj. Votuesit e kanë shprehur tashmë vullnetin e tyre dhe institucionet përkatëse janë duke bërë ndërkohë numërimin e votës. Qytetarët kanë vendosur se kush e ka fituar këtë garë dhe se kush do të vijojë të administrojë qytetin.
    Unë kam vendosur të respektoj të gjitha procedurat normative që parashikon proçesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor duke frymëzuar një qëndrim paqësor qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e paqes sociale.
    E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë.
    Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar.
    Duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë. Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri. Vërtet mund të shpresohet të kalohet më lehtë një sfidë imediate, por me çmimin e madh të rënies së demokracisë. Sistemi ynë demokratik është më mirë të përballojë sfida të vështira sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedhje.
    Unë nuk mendoj se instalimi i një pushteti që do mbante peng kryeqytetin në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve është më europian dhe demokratik sesa rotacioni politik që është baza e çdo demokracie.
    Çdo tërheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar.
    Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegie dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve.
    Unë respektoj vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar pro meje, që kanë votuar për një ndryshim në Tiranë, si edhe ata që kanë votuar kundër, duke lexuar dhe respektuar çdo votë të tyre, respektoj ata që po presin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si qytetarë të vërtetë europianë.
    Jam i gatshëm të takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim për Bashkinë e Tiranës për një pakt moral dhe qytetar për respektimin e ligjit, për të pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t’i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e qytetarëve të shprehur me votë.
    Me respekt,
    Lulzim Basha..

  88. nicolla disha says:

    Fatos Gega Gjermani,
    1 Demostrat jane demokratike.
    2 Edi ka kontribuar shume per Tiranen, dhe voten ja dha populli.
    3 Kadare po vepron me mendim demokratike duke ju drejtuar Bashes me leter.
    4 Berisha e deformoje voten e lire qe eshte prone e popullit.
    5 Populli ben ligjin dhe jo kriminelat Berishjane.
    6 Komenti juaj rrespektohet, por nuk jam dakort me c’fare komentove. Thank you anyway!!

    1. Pjeter Mustakuqi says:

      7. Ty urgjentisht te duhet nje mesues filloreje se je katandisur si mos me keq

  89. Edvin Ruci says:

    NESE TERHIQET BASHA, KY ESHTE FUNDI I DEMOKRACISE. ATEHERE,SA HERE RAMA TE HUMBASE, DO TE THERRASE RRUGACET PER TE BERE PRESION QE PALA TJETER TE TERHIQET OSE DO NA VERE FLAKEN.

  90. niko] says:

    Luli eshte tepke si saliu dhe si i tille qe eshte nuk do e degjoje te madhin Kadare qe veren me te drejte se ne qofte se te vazhdoje qe Saliu te qendroje ne te tijen per vjedhjen e votave ne do te qendrojme shume larg Evropes sepse keshtu do Saliu dhe atehere gjeje vete o popull se cfare eshte mire te besh se nuk eshte mire qe per hater te nje te marri vendi yne te izolohet nga bota.

  91. Artalbanian says:

    Falenderime per ikonen e kombit Shqiptar, z. ISMAIL KADARE!!!
    Ne kete moment te veshtire qe po jeton populli yne, i cili ndodhet nen morsen e fundit te bishes Sali,eshte me se i nevojshem nje mesazh “i kodifikuar” si ky.
    Shpresoj qe kjo leter te jete e kuptuar dhe e vleresuar!!
    Per me teper qe, ky eshte edhe treni i fundit qe kemi per te hyre ne Evrope e per te njohur demokracine e vertete, si dhe treni i fundit i Berishes.
    Eshte nje mesazh qe po hyn ne historine e kombit Shqiptar!!!

  92. met rustemi says:

    i nderuar Kadare,perpiqem te deshifroj mendimet,brengat,shqetesimet e njeriut te letrave,dhe them qe propozimi Juaj eshte zgjidhje e lehte dhe e shpejte per kollapsin politik dhe elektoral te Shqiprise.Nga ana tjeter shume her vetes i shtroj pyetjen:po c’ju desh kandidatit potencial per kryeminister te vendit te garoje per kryetar bashkie!!!Lulzim Basha vertet duhet te terhiqet nga kandidimi por, Edi rama gjithsesi nuk eshte zgjidhje per problemet e shumta te kryeqendres se shqiptareve

  93. Pucisti says:

    Faleminderit i madhi Kadare per kontributin Tuaj ne zgjidhjen e ketij ngerci ne te mire te kombit tone!

    Por gjithashtu me vjen keq qe e “lodhe” kot gojen. Klani Basha e Berisha nuk degjon nga ai vesh. Veshet e tyre jane cpuar pergjithmone kur vrane ne mes te sheshit 4 demonstruesit pa ju dridhur dora.
    Pergjigjja e Lulkes (qe Ju i treguat shembullin e Ismail Qemalit) ishte nje “JO” plot lajka e lule. Luli sa te bukra i ka ka fjalet aq te zeza i ka veprat.

  94. Pucisti says:

    Faleminderit i madhi Kadare per kontributin Tuaj ne zgjidhjen e ketij ngerci ne te mire te kombit tone!

    Por gjithashtu me vjen keq qe e “lodhe” kot gojen.
    Klani Basha e Berisha nuk degjon nga ai vesh. Veshet e tyre jane cpuar pergjithmone kur vrane ne mes te sheshit 4 demonstruesit pa ju dridhur dora.
    Pergjigjja e Lulkes (qe Ju i treguat shembullin e Ismail Qemalit) ishte nje “JO” plot lajka e lule. Luli sa te bukra i ka ka fjalet aq te zeza i ka veprat.

  95. niko] says:

    Ke bere gjene me te mire o i madhi Kadere por kujt i thua ai eshte njesoj si Saliu dhe nuk ha pyke.

  96. Lindi says:

    Letra e te madhit Kadare vjen ne nje moment mjaft kritik per Shqiperine,A thua do degjohet fjala e tij ?… Shpresa na ka mbetur ,si gjithmone ,,Jemi te lodhur nga politika aktuale shqiptare..Shqiperia nuk eshte prone as e Rames, as e Bashes e as e Berishes, Shqiperia eshte e shqiptareve, dhe populli e tha fjalen e tij ne zgjedhjet e 8 Majit, ka mbetur te themi vetem ”GOD BLESS AND SAVE OUR COUNTRY”

  97. Samiu says:

    Prsh te gjithe komentusit edhe shkrimin e te madhit Ismajl Kadare, eshte nje propozim i mire per mos te bere ndonje rremuaj ne Shqiperi nje Shqiperi e fort edhe kombi shqipetar me i fort,por mendimi eshte pasi qe rezultati eshte i ngushte perse nuk i bejn RIZGJEDHE per Bashkin e Tiranes pasi qe as njeri nuk i ka fituar mbi 51% te votave klm me respekt Samiu

  98. danieli says:

    …fitorja e Rames tashme eshte e qarte si drita e diellit. Ate e mbeshtesin edhe nderkombetaret. Por diferenca e vogel e rezultatit kerkon jo vetem ndergjegjen e Lulzim Bashes por edhe te Rames, nese shpallet fitues. Rama do te tregonte nje gjest te larte qytetatrie nese per hir te diferences se vogel prej 10 votash do te deklaronte serisht zgjedhje per Bashkine e Tiranes pas 1 viti.

  99. ALBAN DEGA says:

    VERIDIKTI MODEL I SOVRANIT DHE NUMERIMI ALA MUGABE
    I SALI RISTANIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dita e zgjedhjeve te 8 majit 2011 mbetet model per te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi qysh nga 22 marsi 1992 e deri sot. Shqiptaret, demosi- populli shqiptar hodhi qarte e paster si kristali voten e vet te lire.
    Nje votim i qete, i larte ne shifra, transparent, pa asnje incident cenues te rregullave e normave demokratike. Zgjedhje model te nje populli model ne parametrat e standartet demokratike perendimore!
    Sukses demokratik! Leksion demokracie qe i tregoi Botes qe populli shqiptar tashme eshte pjekur per demokraci. Rruga eshte e pa kthim mbrapa.
    Aspirata e demosit shqiptar ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” E duam Shqiperine si Ameriken Demokratike” lulezoi ne kete pranvere me gjithe shkelqimin e saj. Populli, demosi e dha provimin e votes me sukses te plote. Nje dhjete e merituar me yll bile!
    Sot behen dy jave nga akti madhor e provimi histotrik i sovranit.
    Cili eshte rezultati per kryeqytetin e Tiranes. Rezultati real, vota reale e pa hile e popullit e ka nxjerre fitues te qarte e te paster te Tiranes liderin e opozites se bashkuar Edi Rama. Tamam kur pritej qe humbesi i madh Sali Berisha dhe humbesi i vogel Lulezim Basha te uronin fituesin, ne skenen politike te Tiranes u shfaq portreti i despotit Robert Mugabe ne vend te figures se liderit te Evropes se Bashkuar Zotit Barroso, perballe grusht shtetit elektoral te Sali Berishes.
    Ustallaret e falsifikimit te votave fabrikojne vota te pavlefshme kur ato ishin per Edi Ramen kur ato jane krejt te vlefshme…. Syrit te medias , vezhguesve vendas e nderkombetar te OSBE- ODHIR-it i shtohen dhe dhjete ambasadoret e Amerikes dhe Evropes demokratike. Skemat klasike te manipulimit te regjizorit Berisha deshtojne edhe me me turp se Vaterloja e tij totale elektorale.
    Fitorja e Edi Rames dhe opozites ne Tirane eshte e plote dhe merr noten 10. 10 vota me shume se Lulezim Basha. Vete KQZ e Ristanit njofton zyrtarisht OSBE/ ODHIR per kete fitore te liderit te opozites.
    Ne skene futet Plani B i manipulimit te votave. Falangat politike dhe skuadronet 15 vjecare te vjedhjes e manipulimit te votave te Berishes jane ne panik. Urdheri i Mugabes shqiptar Sali Berisha eshte i prere: vertetoni me hir o me pahir “te dhenat e mia se fitues per Tiranes eshte vetem Lulezim Basha” e askush tjeter!
    Banda e kusareve te votave dhe hajnave te Shqiperise me Genc Rulin, Arben Imamin, Ilir Meten, Fatmir Mediun, Majlinda Bregun, Albana Vokshin, Arben Ristanin… te perforcuar edhe nga Klani e ABC-ja dhe telallet e Berishes i vene zjarrin dhe minat e manipulimit te votave ketij procesi qe ne vend te na afronte nje hap te madh perpara drejt Evropes na coi tre hapa gjigand drejt Mugabes, Chavezit dhe pse jo edhe Kim Jong Ilit.
    Falsifikohen , prodhohen e futen ne kuti vota te fabrikuara ne undergroundin e zi te vjedhjes se votave te Sali Berishes. Skuadronet speciale fusin ne qindra kuti nje vote per Ramen e tri per Bashen, nje nga dhia e tri nga via.
    Kamikazi i Berishes ne krye te KQZ se Berishes Arben Ristani fillon te rinumerojne, te rivleresoje, dhe ritabuloje votat e falsifikuara keq e trashe. Krimi dhe masakra e votave te numeruara jo nje por disa here , jo nga nje por nga te pakten kater numerues, e rinumeruara nga kater komisionere zonale te te dy paleve rinumerohen e rivleresohen gjithnje ne raportin tre me nje per Sali Bashen, nga Sali Ristani.
    Shkelje flagrante dhe arrogante e cdo kodi elektoral, penal dhe vete Kushtetutes se Shqiperise pa ia bere syri tert as para kamerave e duke iu referuar si gjithnje transparences e “sistemit me te sigurte te votimit” dhe “kutive me te sigurta te votimit” ne mbare Boten. Keshtu thote Luigji i 14-te, Sali Berisha. Deri para dy vjetesh e quanim Ligji i Maliqit.
    Qysh nga 28 qershor 2009 quhet Ligji i Saliqit! Dikush shkruan ne fleten e votimit zanatin e sprovuar te Lulezim Bashes – Vrases…. Vota shpallet e vlefshme.
    Nje flete votimi e nje qendre krejt tjeter votimi gjendet ne nje kuti te nje qendre tjeter dhe Ristani e shpall te vlefshme. Nuk ishte si te ishte e pavlefshme: ishte per Lulezim Bashen! Ishte e dhena e Sali Berishes,
    Nje kuti tjeter eshte pa kode sigurie…. Te gjitha votat brenda saj ishin te vlefshme dhe tabulohen nga Sali Ristani . Si mund te ndodhe ndryshe te gjitha ishin per Lulezim Bashen.
    E ne fund te fundit cfare faji kishte Arben Ristani dhe tre musketieret e tij ne KQZ qe fabrikuesit e saj kishin harruar te vendosnin kodet e sigurise!? Fajin e kishin ustallaret e vjedhjes dhe manipulimit qe kishin harruar te fshihnin gjurmet e krimit !
    Te gjitha kutite e votave te rinumeruara e rivleresuara nga Sali Ristani dhe tre kamikazet e Berishes ne KQV kishin brenda po aq vota sa c’ishte numri i zgjedhesve. Te gjtiha ato ishin miratuar pa asnje kundershtim ose kontesim nga numeruesit e komisioneret e te dy kraheve ne kohen reale…
    Ne te gjitha pothuajse ishin futur mesatarisht tri vota teper per Lulezim Bashen dhe nje ose asnje per Edi Ramen pasi nje numerues ose nje komisioner gjithnje i pales se Sales ishte kujtuar pas tre deri pese ditesh pas mbylljes se kutive se ishin gjetur vota te fabrikuara nga ustallaret e Sales.
    E cfare faji kishte Sali Ristani se ne keto kuti ku numri votave dhe numeri i zgjedhesve eshte fiks fare shtohen edhe tri deri ne 9 vota per fituesin e te dhenave te Sales!?
    Valle a nuk kishin faj fare hajdutet dhe kusaret e Sales qe i kishin dhunuar kutite ne “emer te vulnetit te lire e te shprehur qarte” nga Sali Berisha dora vete.
    E me ate nuk behet shaka. A e pate si ishte cakardisur fare kur doli se kishte fituar Edi Rama e ne cdo dalje publike nbrapa saj!!! A mund te behet shaka me nje te cakardisur!? ” C’thote Salia ben Ristani … C’don Berisha ben Arbeni ”
    Pastaj cfare mekati po ben Ristani!? Ai vetem po legalizon “votat e panumeruara” ne kutite e votimit. Ka plotesisht te drejte: si mund te mos numeroheshin vota qe nuk kishin ekzistuar kurre ne kuti kur u krye numerimi i tyre real e pa hile. Ato u futen ne kuti pasi u pergatiten nga ustallaret e vjedhjes se votave te Sales.
    Ka edhe nje rregull, nje nen te Kodit Penal, sipas te cilit vendimet e KQZ-se me rendesi per procesin e zgjedhjeve duhet te votohet me te pakten 5 vota pro te anetareve te tij. Pse ore cfare faji u ka Arben Ristani pse ju jeni miope. A keni sy ne balle apo jo ore dritshkurter. A nuk i shihni kater anetare te KQV-se qe votojne cdo rinumerim, rivleresim dhe legalizim te votave ilegale dhe te kunderligjshme te falangisteve te Berishes!?
    Cfare faji u ka Ristani pse nuk shihni dhe pse nuk numeroni edhe supervoten e Sali Berishes, qe ne fakt eshte krye- kryetari jo vetem i KQZ-se por edhe i Ristanit !?
    Cfare faji ka Arben Ristani se Sali Berisha dhe ceta e tij e kusareve edhe perballe disfates se mirefillte e krejt te qarte si kristali, perpiqen ta paraqesin ate ate si fitore, sipas stilit te miqve te tyre serbe dhe “Festes se Vidovdanit” e vetmja ne Bote qe feston nje disfate totale. A nuk e ka thene edhe kryetari i madh Mao se disfata behet fitore dhe burri behet grua!
    Cfare faji ka Arben Ristani qe flet si Berisha, ofendon si Berisha, kercenon si Berisha, sillet si Berisha komisioneret e perfaqesuesit ligjor te opozites ne KQZ dhe rinumeron, rivlereson, legalizon vota sic do e sic urdheron Berisha! E jo legalizim dosido por zero nga dhia e tri nga via. A nuk vepron pike per pike njesoj edhe Robert Mugabe ne Zimbabve!?
    Si mund te mos rinumeroje, rivleresoje dhe legalizoje Arben Ristani cdo vote qe shpreh qarte vullnetin e Sales.
    Si mund te vleresohet ndryshe veridikti model i sovranit prej cetes kusare te Sali Ristanit!? Po te keni medyshje shkoni pyesni Robert Mugaben ne Zimbabve, Hugo Chavez ne Karakas apo Kim Jong Il ne Kore ! E nese doni te kurseni kohen atehere besoni fjaleve te Sali Berishes: ne kemi sistemin e votimit me te avancuar e me te sakte ne Bote! Garancia eshte e plote: Sali Berisha nuk nxjerr nga goja pa genjyer!
    Jo vetem nuk po lene pa numeruar asnje vote qe shpreh vullnetin e lire te votuesit te lire, por bene edhe nje mrekulli te papare vecse ne Zimbabve: rrasen ne kuti edhe nja 200- 300 vota te fabrikuara nga ustallaret e kusarise se votave, packa se ato mbanin 100 per qind te votave nga 100 per qind e votuesve qe i hodhen ato realisht ne kuti. Kaq nuk mjafton!
    A nuk ka thene lideri i madh i partise se pare te Berishes se : realizimi eshte detyre, tejkalimi eshte nder! Ashtu de! Kete po ben edhe Sali Ristani!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje