Rikthimi i nevojës për azil politik nga Shqipëria

17 Dhjetor 2010, 20:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në vëmendje të zonjës Cecilia Malmstrom, komisionere e Punëve të Brendshme në Bashkimin Evropian

Kam dëgjuar me vëmendje paralajmërimet e shumta që u janë bërë qytetarëve shqiptarë për të bërë kujdes pas procesit të liberalizimit të vizave, duke ua bërë të qartë mes të tjerash se ata nuk mund të aplikojnë për azil politik. Paralajmërimi juaj ka qenë parimor dhe bazuar në atë çfarë Shqipëria synon të bëhet bazuar në  angazhime politike, dhe unë si gazetar dhe qytetar i këtij vendi e mirëkuptoj atë. Por do të përshkruaj përmes rastit tim, degradimin e sistemit demokratik në këtë vend, duke të siguruar paraprakisht se nuk jam një kandidat për azilant politik, për shkak të vendimeve të mija personale. Por, duke qenë se jam pjesë e një sistemi që mund të prodhojë me mijëra të tillë në ditët në vazhdim, që ndeshen me padrejtësi të njëjta, jam i detyruar tu paralajmëroj për këtë.

Brenda një harku prej dhjetë ditësh jam njohur me dy vendime gjykatash kundrejt meje. I pari ka të bëjë me një gjyq ilegal, në Gjykatën e Apelit, ku një gjyqtare e kësaj gjykate më ka paditur në Apel, pasi kam fituar pafajësinë në shkallë të parë, pa më njoftuar, më ka bërë gjyq pa më njoftuar përmes tri kolegeve të saj dhe më pas ka çuar vendimin për tu ekzekutuar pa më njoftuar në Përmbarim, i cili ka ekzekutuar vendimin pa më njoftuar akoma dhe sot. Dhe bëhet fjalë për një dënim prej rreth 100 mijë dollarë. Gjyqi është bërë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku punon si gjyqtare vetë paditësja, dhe është drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, një simbol i gjyqtarëve që kanë bërë shërbime politike përmes gjyqësorit.

Gjyqi i dytë ka pas të bëjë me biznesmenin e akuzuar dikur si trafikant nga kryeministri Sali Berisha, dhe sot sponsor i gruas së tij, i cili më ka sulmuar në një lokal publik në prani të dy kolegëve të mi. Agresori u arrestua nga Gjykata e Tiranës pasi policia nuk denjoi ta ndalonte pas agresionit. Lajmi i agresionit të tij ka mbushur shtypin botëror për më shumë se një vit dhe është bërë objekt kritikash për lirinë e shtypit në Shqipëri, nga gjithë organizatat prestigjioze të medias si dhe qeveria e SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Dy ditë më parë, një gjyqtar i quajtur Petrit Çomo, e shpalli atë të pafajshëm, duke u mbështetur tek dëshmia e një prej agresorëve, i cili paska thënë se dikush që ai nuk e njeh, kishte dëshmuar ndryshe.

Nuk dua të merrem personalisht me të dy këta gjyqtarë pasi i njoh të dy. I përkasin një gjenerate gjyqtarësh të emëruar me kurset e përshpejtuara të drejtësisë gjashtëmujore në vitet 90-të, të kësaj partie që sot është në pushtet. E përbashkëta e dy gjyqeve është se drejtësia nuk ka gjykuar fajësinë time apo të kundërshtarit tim, por më ka konsideruar parimisht “si armik të pushtetit” dhe për këtë ka favorizuar në të dy rastet në mënyrë ekstreme palën tjetër në gjyq. Pra, në rastin e parë ka anuluar pafajësinë time dhe më ka dënuar ilegalisht me një dënim, që nëse bazohemi tek rroga im zyrtare e asaj kohe kur ka nisur ky proces, i bie rreth 15 vite punë vullnetare dënim. Kurse në rastin e dytë ka anuluar vetë veprimet e Gjykatës së Shkalës së Parë, e cila e pati arrestuar Rezart Taçin përkundër mosdëshirës së Policisë së Shtetit për ta kapur agresorin dhe e ka mbajtur atë në burg si agresor ndaj një gazetari për shkak të detyrës.

Por këto dy vendime nuk janë të vetmet. Kryeministri Berisha urdhëroi bllokimin me policë të redaksisë dhe shtypshkronjës së gazetës Tema në janar të vitit 2009 dhe ne u nxorëm andej forcërisht duke mbajtur peng ende aty brenda shtypshkronjën e gazetës, e cila me siguri është bërë për hekurishte. Gjykata ende nuk ka përfunduar procesin tonë gjyqësor për këtë padrejtësi, dhe nuk ka shanse të mbarojë për disa vite duke bërë një seancë gjyqësore në vit. Duke përfshirë në dënim të faktuar rreth 478 mijë euro, sa ç’ishte plani i investimeve në kontratën 20 vjeçare të bërë me emfiteozë, duke përfshirë më pas gjobat mbi kompaninë e gazetës dhe shtypshkronjës, duke përfshirë gjobat e gjykatës si gazetarë dhe nga ana tjetër faljen e agresorëve ndaj meje, në një farë mënyre pushteti ka bërë një ekzekutim politik përmes gjyqësorit ndaj një kritiku të tij. Janë linçuar njerëz të familjes sime duke u hequr nga puna me porosi personale të kryeministrit, dhe ata që merrnin dhe zbatonin urdhrin më dërgonin mesazhe pafuqie ndaj porosive të  “Atij”.

Mua nuk më interesojnë fare thashethemet për shpërblimet që kanë marrë gjyqtarët e përdorur në këtë operacion të pistë. As më intereson fare nëse gjyqtari ka marrë aq shumë lek nga agresori im sa t’i mjaftojnë deri sa të dalë në pension, apo tjetri ka marrë garanci financiare dhe politike. Unë nuk jam i interesuar fare nëse Ministri i Drejtësisë e përdor dorën e shëndoshë që i punon akoma, që të kapë telefonin vetëm për tu telefonuar gjykatësve kundër meje, apo nëse djali i kryeministrit bën pazare deri për eliminime fizike kundër meje. Unë di të them që sistemi ka degraduar në stadin kur përdoret automatikisht kundër “armikut të pushtetit” dhe ky nuk është më rrezik për mua, por për çdo njeri që ka vendosur të jetojë në këtë vend. Për fatin tim sistemi ka prodhuar aq shumë dënime ndaj meje, sa do të më duheshin disa jetë të punoja si “djalë i kryeministrit” për të bërë aq pare sa t’i paguaja.

Problemi është se një degradim i tillë i sistemit, i cili vihet me vetëdije në shërbim të pushtetit kundër armikut të vet, krijon një situatë më të rrezikshme se në diktaturë, ku sistemi e kishte për detyrë të mbronte pushtetin. Diferenca mes një regjimi të korruptuar që mposht përmes korrupsionit, parasë dhe inkriminimit pushtetet e tjera, dhe një diktature të pastër siç ishte ajo komuniste ku institucionet e kishin detyrë t’i shërbenin, qëndron në faktin së në sistemin tonë të korruptuar, e vetmja liri që prodhohet është liria për t’i shërbyer pushtetit, kurse në diktaturë e vetmja liri që prodhohej rrezikonte pushtetin. E them këtë me dëshpërim kur shikoj se media është dorëzuar tërësisht në dorë të këtij sistemi, ku gazetarët e pakët të këtij vend janë bërë pjesë e sistemit të mirëpaguar për të mos folur kundër pushtetit, dhe kur institucionet politike e shtetërore, siç janë partitë politike të pozitës dhe opozitës, e deri tek Presidenti i Republikës, e shikojnë këtë fenomen më shumë si klientelizëm apo raporte personale me viktimat e këtij sistemi, se sa si alarm për të ardhmen e kësaj shoqërie.

E përsëris se e kam kaluar fazën ku mund të jem i shqetësuar për fatin tim personal si viktimë e këtij sistemi dhe i refuzoj ofertat për tu larguar nga ky vend si i persekutuar politik. Nuk më kanë munguar kurrë vizat, as mua, dhe as familjes sime, për të ikur nga ky vend për 20 vite, por nuk më ka shkuar kurrë ne mendje ta bëj këtë. Por kam frikë se nëse Perëndimi nuk  merr seriozisht degradimin e këtij vendi dhe sidomos rënien e institucioneve, që nga gjyqësori, media dhe deri tek ndarja e pushteteve mes institucioneve politike, kam frikë se shumë shqiptarë, me mijëra që unë nuk i njoh, por marr me mend fatin e tyre ndaj arbitraritetit të këtij sistemi, do ta përdorin shansin e lëvizjes së lirë për të ikur nga ky vend. Thirrjet e Perëndimit se nuk do të pranohen azilantë politikë nga Shqipëria, do të bien në vesh të shurdhër të qytetarëve nëse nuk merret seriozisht thellësia në të cilën ka degraduar sistemi i demokracisë në këtë vend.

Në një vend ku gjyqësori është vegël e verbër e pushtetit, ku media është një dordolec me sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë padrejtësitë e pushtetit, ku institucionet politike janë të mbytura nga korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi me krimin e organizuar, ku qytetarët kanë të drejtë vetëm të votojnë, por jo dhe ta shkojnë ku shkon vota e tyre, do të jetë e pamundur t’i mbani qytetarët e këtij vendi me dhunë dhe tu mohoni atyre lirinë për të shpëtuar prej tij. Unë shpresoj që Perëndimi ta marrë më seriozisht mungesën e lirisë në këtë vend, për të shpëtuar nga pasojat e saj në Evropë. Është kosto më e lirë për të gjithë të jetojmë të lirë këtu, dhe jo të kërkojmë shpëtim në Perëndim duke ja lënë Shqipërinë, një çiflig familjes në pushtet.

29 komente në “Rikthimi i nevojës për azil politik nga Shqipëria”

  1. Vezhgusi says:

    Mero mos u teriq,se do vije dita qe familja e pushtetit do kerkoje azil politik,po do e gjejne si ai Kroati.

  2. Editor for Home Affairs says:

    Shqetesim sa realist aq edhe per te ardhur keq. Kjo eshte e ardhmja e zymte e cdo shqiptari ne kete pseudoRepubliken tone qe gelom mjerueshem prej Henri Cilrave, L.Dervisheve, Fevzos(Joromancierit),Ylli (S)Pango-ve e gjithe larove te tjere nen hyqmin e kryerenegatit te Keshillit te Ministrave. Nese do kishte nje sondazh sot rezultatet do ishin te frikshme: 90% e tyre nuk shohin asnje alternative apo te ardhme ne kete vend. Mjerimi social -shoqeror eshte prezent dhe shtohet cdo dite e me shume ne qafen e ketij popullite shumevuajtur e primitiv!!!

  3. Alberti,PASTRUS NE KRYEMINISTRIN says:

    Sa te jete nje qeveri e emeruare nga serbo-greke dhe me votat e (grabitura) me tipa si Ilir koke lopa dhe kali i tropojes Sala!..”100% per 100% do te kerkoj “AZIL POLITIK”…O Mero ti edin se koshe eshte Sala thuaje te verteten osot o kure, NESER DO TE JETE VON.

    1. enovl says:

      zoti Albert askush ska nevoj ta mesoi se kush eshte sala , sales i lumte gjeti dhe beri , dhe kaq mbaroi filmi ,ne ate vend te pa shprese , dhe ne ate bote genjeshtare dhe varfanjuke me emrin shqiperi… eshte shpetim per cdo njeri ,te iki nga ai vend… cfare do humbasi greqia nga turqia ne detin egje , do ti kompensohem me detin shqiptar , i kan hedh firmat qe kur erdhi karamanlisi , dhe dora bakojani e di mir lulzim basha …. heheee .. aty kur ti dali tymi do marin vesh njerzit…

  4. ic USA says:

    shpresoj se europa do ta kuptoj nje dite se qeni qen mbetet sado te nderroj qimen

  5. arber says:

    Z.Baze nuk mendoj se ndodhet vetem, ai ka dhe do te kete mbeshtetjen e njerezve te cilet ne keto 20 vite jane neperkembur nga te gjithe pushtetaret PD-PS. Duhet qe kete kaste politike ti largojme sepse dite me te mira do te vijne.

  6. Alberti,PASTRUS NE KRYEMINISTRIN says:

    Haaaaaa o zoti “enovl” keshtu eshte kur trimat u larguane! kaluane 20vit ” 2 koriku 1990- MARSI 1991- gushti i 20000 te rinjevekur nuk harohet ajo dide Qe italane u-hithnin buke e uje sikur ishen qene!, Po Marsi i 97-tes e mbyten qellimisht anien e Vlores trime, Shtethem une i gjori qe jame plak, dhe terinjet kane mare rrugen e botes te farmakosur,Inteleketualet shqiptare lajne pjatat e zezakeve dhe ruajne thite e derat e grekut! EJANI O DJEMTE E NENE SHQIPE TE NA SHPETON, Se Sala-Thaci-Josovin na shiti..

  7. Alberti,PASTRUS NE KRYEMINISTRIN says:

    Haaaaaa o zoti “enovl” keshtu eshte kur trimat u larguane! kaluane 20vit ” 2 koriku 1990- MARSI 1991- gushti i 1991 20000 te rinje kur e kur nuk harohet ajo dide Qe italane u-hithnin buke e uje sikur te ishen qene!, Po Marsi i 97-tes e mbyten qellimisht anien e Vlores trime, Shtethem une i gjori qe jame plak, dhe terinjet kane mare rrugen e botes te farmakosur,Inteleketualet shqiptare lajne pjatat e zezakeve dhe ruajne thite e derat e grekut! EJANI O DJEMTE E NENE SHQIPE TE NA SHPETON, Se Sala-Thaci-Josovin na shiti..

  8. Juristi says:

    Shkodrenet duhet te shfrytezojne rastin dhe te kerkojne strehim ne BE, pasi jeta e tyre, pasuria e tyre eshte ne kercenim te vazhdueshem nga permbytjet e qellimshme te shkatuara nga qeverite ne Shqiperi,

  9. Veprim says:

    Vetem me fjale kjo pune nuk rregullohet, duhet veprim.

  10. Petrit Kola says:

    Saturday, November 13, 2010
    Protestat dhe thelbi i munguar

    Opozita shqiptare kryesuar nga Partia Socialiste vendosi t’ja nis perseri protestave me te njejtin refren “demokratik” duke rrezikuar qe protestat ose te deshtojne ose te shendrohen ne luften 20 vjecare brenda llojit se kush do ta grabise, shese e poshteroje me shume Shqiperine.
    Vet kryetari i PS-se Edi Rama deklaroi se keto 20 vjete rezultatet e zgjedhjeve jane deformuar. Ai me kete rast e tha te verteten, duke perfshire edhe Bashkine e Tiranes. Ate c’ka nuk tha Edi Rama eshte, se kush e ka urdheruar ose me sakt kush i ka emeruar qeverite shqiptare. Ai mund te na thoshte gjithashtu se sa martesa te urdheruara politikanesh e zyrtaresh kemi qysh prej Luftes se Dyte Boterore. Pergjigja por edhe hamendja e ketyre pyetjeve na tregon se problemi ne Shqiperi eshte me teper kombetar se sa demokratik. Deshtimi i demokracise shqiptare e mjerimi shqiptar eshte llogaritur dhe planifikuar ne detaj si nje mjet per sabotimin e ceshtjes shqiptare dhe zhdukjes se shqiptareve si komb.
    Demokracia shqiptare dhe lufta per te nuk eshte gje tjeter por vecse nje farse duke ja nisur qysh nga ngjarjet teatrale te ambasadave e deri tek teatri i rrezimit te monumentit te diktatorit, nga krijimi i partive “opozitare” prej pardesyve te bardha e deri tek gjyqet e genjeshterta per zbardhjen e maskres se Shkodres.
    Perseri jemi tek njeshi, perseri flitet per demokraci me nje llogaritje cinike per deshtimin e saj!!!
    Natyrisht qeverite shqiptare kane funksionuar si organizata kriminale pasi ato ashtu jane konceptuar. Ku eshte e reja qe na sjell Edi Rama ne kete mes? Kete shqiptaret e dine dhe kane folur para tij, kur Edi Rama fshihej neper fshtara e krimi i organizuar shteteror bente kerdine mbi shqiptaret ne Gerdec.
    Ajo qe duhet te na thote Edi Rama eshte ajo qe shqiptaret po e thone prej kohesh, se kjo eshte qeveria me antishqiptare qe kane njohur trojet tona. Se ne rrezik nuk eshte vetem demokracia e munguar, por shqiptaria dhe teresia teritoriale e Shqiperise.
    Shqiptaret tashme jane ndergjegjesuar dhe e dine problemin e vertet te tyre ndaj jane me te avancuar ne kerkesat dhe veprimet e tyre se opozita zyrtare qe i “perfaqson”. Ata e shofin qarte c’ka i mungon protestave te opozites dhe si ne Tepelene, Himare, Dukat te Vlores e gjetke po e marrin vete fatin e tyre ne dore. Ata e shofin qarte se protestave opozitare i mungon ajo qe i ka munguar qysh prej 1990-tes. Asaj i mungon e verteta, i mungon elemneti kombetar. Mungesa e ketij elementi thelbesor ose do te rrezikoje deshtimin e protestave ose do ti shendroje ne nje ‘sukses” te llogaritur te demokracise me synim perfundimtar shkatrimin e shqiptareve dhe Shqiperise tejet te lodhur.
    Kjo Vjesht per shqiptaret duket e veshtire e Dimri i eger…
    Te gjithe me mundesite qe kemi le te ndihmojme ne lehtesimin e dhimbjes dhe mosboshatisjen e Vendit duke e shtuar presionin mbi politikanet dhe qeveritaret antishqiptar te te gjitha kraheve.

  11. koci says:

    +1. Rasti jot qe ti e komenton sipas menyres apo interesit tend, nuk do te thote se ka degjeneruar sistemi. Si shume i a ngre vlerat vetes o shoku mero.
    Po sikur ne ndermarjen ku prodhohen pasaportat a kartat ID te ndodhte ndonje ngjarje jo e pelqyeshme, a nuk do te binin dyshimet dhe do te kontrollohej e para ndertesa qe ishte me afer tyre? Natyrisht qe po. Dhe pastaj do te thonin si per Gerdecin, pse u lejua kjo ndertese gazete afer kesaj ndermarje e sigurimit te larte?
    2. Nje nate,duke kaluar ne disa rruge te ereta te Tiranes, pashe dy tre veta qe po rinin rotull nje kazani me mbetje ushqimore: Njeri po hante tere qejf dhe dy te tjeret po kerkonin ushqim brenda kazanit. Nuk u cudita. Ka dhe shume njeres qe jetojne duke nxjere ushqimin neper plehra, apo mbeturina..
    3. O mero, mendo njehere per veprimet e tua: a jane ato te drejta ne cdo aspekt? Mendo me gjakftohtesi dhe jo me inat te grumbulluar padrejtesisht prej kohesh!
    Leri keta qe te thone, bravo mero, forca mero! Ata sehir duan!

  12. Ericson says:

    Gazetari profesionist Mero Baze e shtjellon me se miri sulmin e pushtetit berishist ndaj tij.Po te lexoni librin e tij “Viti 97” do te kuptoni se kush eshte ne fakt Mero Baze e kush eshte Salih Berisha,nje person mjaft i dyshimte dhe i kontestuar nga nje shumiice dermuese e protagonisteve te Dhjetorit 1990!Me mjafton vetem te them qe pushteti shteteror te mos guxoje me te preke pushtetin e katert,ate te medias me te vertete te pavarur,e sidomos zerin pothuajse te vetem te tij,Mero B aze!

  13. C'fare pret says:

    Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.

  14. Juristi says:

    Kerkoni strehim te perhershem qe ta shpetoni koken!
    I ftoj te gjithe shqiptaret por vecanarisht ata te zones se Shkodres qe te kerkojne strehim (azil) te perhereshem ne vendet e BE-se pasi jeta e tyre eshte nen kercenim te vazhdueshem nga permbytjet e qeverise.
    Genocidi, vecanarisht ne Shkoder eshte nje fakt jurudik qe e bene kerkesen tuaj per strehim te perhershem ne BE te vlefshme.

    1. koci says:

      ti qe vetequhesh “juristi” jo vetem qe je antishqiptar por je dhe njeri pe akurfare vlere! Thirje te tille qe ben ti, ose me siguri qe t’a ka diktuar ndonje shok i Rames, nuk jane degjuar e nuk jane thene kurre me pare!
      Kuptohet qe ke synime politike, qe te vesh ne vend fjalen e PS qe eshte shprehur se 1 milion shqiptare do te ikin e do te kerkojne azil politik. Qellimi eshte qe te rikthehet regjimi i vizave ne menyre qe te demtohet qeverija mendoni ju te PS. Por para se te demtohet qeveria,JEMI DENUAR NE GJITHE SHQIPTARET. Sepse ata te PS qe duan kete, vete i kane pasur vizat ne komunizem, i kane dhe tani dhe nuk duan qe te gjithe te jemi te barabarte per te udhetuar ne Europe per halle. E kupton ti qe ne duam te shkojme ne Europe PER HALLE? Cfar njeriu je ti qe ke keto mendime ose me mire qe zbaton porosine per te shprehur keto mendime? E natyrisht ne nje gazete te tille dhe ne nje botues te tille mund te cfaqen keto lloj mendimesh?

  15. Vezhgusi says:

    Jam dakort me ju Juristi po Shkodranet po e bejne si atehere kur thoshiun se me mire bar te hame…….dhe shkodranet , po thone, se me mire ne uje te rrime, dhe me Jozin e Saline .

  16. lekagruda says:

    Kjo qe po ndodh ne Shqiperi eshte me e rrezikshme se ne vitet e diktatures sepse vendi tashme konsiderohet demokratik,i antaresuar ne NATO,me qeveri te ligjeshme te dale nga zgjedhje te pranueshme(ku 1/3 e votave jane numeruar keq e qe qeveria rri bythekolltuke me 3 a 4 vota me shume) me pushtete te ndara te pa ndikuara me demek nga ekzekutivi e legjisrativi,me opozite ne parlament ,pra makiazh demokratik,koncerte qeveritare me çingije,me media te shtypur e vizive te blere,me gjygjesor pa peshore,me prokurori inekzistente dhe lumturisht pa viza.Ne kohe te diktatures shqiptareve ne Evrope u njihej rreziku kurse sot kete rregjim mafioz qe ka vjedhur vota,prona,drejtesi,zerin e lire,qe ka zaptuar prokurori e gjykata Evropa e quan DEMOKRATIK dhe te pa rrezikshem per jeten e qytetareve te tij.Kjo eshte fatkeqesia tjeter e madhe qe i ka rene ketij populli sepse per Evropen je i pa rrezikuar sepse sistemi demokratik i instaluar te mbron .E kur Evropa te arrije ta kuptoje qe shtetin e shqiptareve e ka zaptuar mafia qe nderron kollaret 2 here ne dite, dote jete vone, per Shqiperine e shqiptaret po e po,por edhe per rajonin e vete EVROPEN

  17. I.B.B. says:

    Z.Mero kur lexova shkrimin tuaj ,eshte me te vertete pertu cuditur.Nuk mund te gjesh te verteten dhe te drejten aty. Ju e kuptoni qe cdo sipermarje nga pushtetaret e atyshem ne rruge jo ligjore ka edhe mjetet dhe menyrat qe te sigurohet ne menyre institucionale( e kam fjalen per perdorimin e gjykatave,,policise,
    bodygardeve, pushtetit, doganave ,organeve te taksave etj ne sherbim te veprimeve te tyre jo ligjore) Prandaj ju keshilloje, nese mundem , mos kerkoni gje aty.Nuk keni per te gjetur te drejten.Shqiperia sot eshte si New Yorku i viteve 1925.Mundohuni te luftoni me institucionet nderkombetare ,sidomos me ato te USA.Ka fondacione dhe agjensi te kongresit qe perkatesisht zgjidhin probleme te tilla per vendet anetare te Natos ,pasi ju jeni person publik.Flmn.

  18. timo says:

    Europës nuk i intereson se ç’dodh më në shqipëri. Ajo që e bezdiste ishte komunizmi në pushtet. Sot ai nuk egziston,jo më në pushtet por, as si hije rrugëve të Shqipërisë. Pra pushtetarët e sotshëm mud të sillen me popullin e vet si i do b…. mjafton që shqipëtarët të bëhen zap brënda kufijve. Askush në botë nuk do ta prishë gjakun. Mos prisni asgjë nga rretheqarku. “Me forcat e veta “thuhej dikur nga shteti komunist. Për analogji,”Zgjidhini problemet vetë” thotë bota sot. Pra thirja është fare e qartë për këdo. “Shqipëtar mos rri po duku shqipëtar… Kujto vendin ku ke lindur dhe tek heq”. Poeti i fillimit shekullit tjetër, është aktual dhe sot.

  19. edmond says:

    Nga nje pushtetar absolut eshte epritshme cdo gje.Nuk hyj ne hollesite e konflikteve te tij me M.Bazen.Por ne sundimin e tij 20 vjecar po permend disa emre te tjere te njohur:djegja e redaksise se gazetes “Koha jone”,rrahja publike e E.Rames,sulmi fizik ndaj Ardian Krastes……eleminimi aksidental i te vetmit deshmimtar te aferes se piste te Diverolit……duke shtuar nje liste te gjate.Mafia e konsoliduar ekonomikisht dhe politikisht me perfaqsuesit e saj ne kete fare qeverie e ka kapur shtetin me kohe.Ndaj shqetesimi juaj Mero per disidenci politike do te jete nje kerkese e perhershme nda Europes sa kohe qe absoluti eshte ne fuqi.Ky njeri i ka mbetur ne dere Shqiperise ,Europes dhe Amerikes sa asnjeri nuk di akoma se c’fare duhet bere me te.

  20. Ermal Komini Vlore says:

    More shoku Mero,

    Si shume i je ngjitur Berishes ty. Nuk them se Sala eshte i perkryer por lere Kryeministrin rehat o derbardhe te qeverise, se mjaft e kemi mbajtur pushtetin ne nga anet tona per 60 vjet. Te kujtohet qe 99% e kabinetit qeveritare ne kohen e atij qen Enverit ishte nga anet tona per 50 vjet.Edhe 10 vjet me Tosin bejne 60 vjet. Epo o derman! Shqiperia eshte e gjithe shqipetareve dhe duhet te qeveriset nga gjithe shqipetaret e jo nga nje grup gangsteresh nga dy tre qytete te Shqiperise,sic ndodhi per 60 vjet.

    1. fatmir says:

      o komin o koqe derr shko ha hurdhe se vjen shume ere

  21. Dembabademi says:

    Zoti baze nuk jane vetem shqiptaret aatyo qe kerkojne azil politik ne BE por jane te gjith popujt e vendeve me ekonomi me te dobet sesa shtetet e EU perendimore qe ishin ne EU me pare se sa 20 vjetet e kaluara.Nese numri i shqiptave per azil do te jet gjithsej ne keto 5 vjetet e ardhshem 25000 vet ne ate Rumanine e BE do te jet 250000 vet ne Bullgari 100000 e keshtu me radhe.Zoti baze mos u ban shum merak per Azilet e shqiptarve dhe nuk luftohet Berisha me keto lloj politike qe bani ju sepse edheato inxhinjer shqiptar qe zot bajne mbi1000 dollar ne vit po ti jepet mundesia per 5000 dollar ne vit do te largohen nga shqiperia.Nuk do te shkoj gjate dhe Europa do te jet pa kufinj dhe levizja e popullsive do te jet si ne Amerike nga nje shtet ne tjetrin sikur te ishte mbrenda nje kombi.Lexoni lajmet sesi Aglezet per mungese territori shkojne e blejne Ferma dhe jetojne ne France (Territori Angles eshte 80000 milje katror dhe me popullsi mbi 50 milione banor,kurse Franca me territor 220000 Milje katror dhe me popullsi 55 milione banor).Shqiperia dhe Greqia. jane dy vende qe nuk kane shum territor qe te mbeshtesin jetesen (toke te punushme qe te ket prodhim)dhe jane te detyruar te emigrojne prandaj zoteri mos humb kohen kot me keto teorinat e emigracionit edhe sikur standarti i jeteses ne shqiperi te jet me i madh sesa eshte sot.Mosses; Let my people go ( lejoje popullin e tim te shkoj)

  22. edmond says:

    Nje pergjigje Kominit:Ose sic ndodh sot kur 2/3 e administrates shteterore eshte ose nga veriu ose kane te bejne me njeri tjetrin pra”nepotizmi”eshte present again dear Komini.So what is the difference betwen the hard line diktator and a “demokratic” diktatator.Esencially nothing dear.

  23. feçor hoxha says:

    Nuk duhet shume koment per te vertetuar qe ne vendin tone gjerat nuk shkojne mire,per te mos thene te kunderten, pamvarsisht “furçave” qe perdorin pushtetaret apo perkrahsit e tyre (sigurisht pa ngateruar ketu popullin e thjesht qe i voton duke shpresuar ne demokraci). Por ketu duhet theksuar se ne qeverisje te tilla, siç ka ndodhur ne vendin tone qysh prej 20 vjetesh, faj kane dhe ata qe nuk e pengojne (natyrisht ne menyre demokratike). Roli i masave dhe i individit eshte jetik per shoqerine. Nje nga keta individ te shoqerise tone do te konsideroja Mero Bazen, si nje nga gazetaret (per fat te keq te paket) me kurajoz te shtypit shqiptar te ketyre 20 viteve. Ai e ka treguar veten e tij te till edhe kur ne pushtet ka qene e majta.Edhe pse rjeth nga klasa e familjeve te ish persekutuarve politik nuk mund te behem servil i qeverise ne fuqi kur shikoj qe gjerat nuk shkojne mire. Duhet te behen shqetsuese per çdo shqiptar te ndershem, ku partia e pare duhet te jete Shqiperia, pastaj PD,PS etj, kur lexon ne shtyp qe zyrtar Europian thone se ne Shqiperi kane ndodhur gjera te renda ku jane perfshire pushtetar ne to, dhe asnje prej tyre nuk eshte denuar! Mafia e lidhur me politiken ne Shqiperi, shkruhej pardje ne shtyp, ku kjo theksohej nga Saviano (shkrimtari i njohur italian qe eshte nen protezionin e shtetit nga mafia) qe e njeh mire mafien. Pasurimi i disa njersve ne Shqiperi ne kaq pak vite ne shifra te tilla qe do ti “ederronin” te pasurit ketu ne Itali, dhe askush nuk ua ben llogarine aty. Dhe ketu nuk flitet vetem per te djathten. Nuk e di se çmendon nje perkrahes i te majtes shqiptare kur kryetari i tyre z.Rama llogarit si pasuri te tij 3000 dollar dhe i “pa streh” pas 10 vjet kryebashkiak i metropolit shqiptar Tirane. Komentet do te ishin te teperta!..E kemi enderruar tere jeten demokracine, sepse kemi “pjesen tone” ne te por eshte e drejta jone te themi qe dikush “po loz” me te sepse nuk eshte “prone e tyre”!!..

    ,

  24. Leka says:

    Mero, dua te besoj ne katarsin tend. Dhe mbas kesaj me del ti, si nje personalitet, jo vetem i medias, por dhe i shoqerise shqiptare , qe per nga trimeria e cfaqur, nepermjet penes dhe fjales investiguese, qendron si askush tjeter perballe forcave gjithe djallezore te nje pushteti osmano-hoxhist.Por duke qene dhe brenda botes se njerezve qe vuajne, ti je me te ardhmen dhe ku ti si asnje tjeter ke kontribuar per te.

  25. Xhafer Deva, Mitrovice says:

    Shikoje se ka keqkuptime.
    Pronare i vertet i shqiptareve eshte Fazllici e Janullatos, e Berisha nuk eshte gje tjeter por vecse nje vegel e serbeve e grekerve.

  26. Faik Konica, Paramithi says:

    Shume drejt zoti Xhafer Deva,
    Kush ka vrejtje ne Shqiperi, t’ja drejtoje ato UDB-se dhe EYP-se.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje