Hetimi i një raportuesi të Këshillit të Europës, që akuzon kryeministrin kosovar Hashim Thaçi si kreu i një organizate kriminale që merret me trafik organesh e narkotikësh, ka qenë kryelajm në shumë nga mediat kryesore në botë. Raporti ka sjellë reagimin e ashpër të Prishtinës, por edhe të Tiranës, të cilat e kanë hedhur poshtë atë si totalisht të pabazuar në fakte.
Gazetarët e BBC e kanë pasur në qendër të vëmendjes këtë ngjarje. Kjo edhe për shkak se kanë investiguar për trafikun e organeve disa kohë më parë. Ajo që kanë theksuar pothuajse gjatë gjithë bisedës gazetarët është se nuk bëhet fjalë për krime urrejtje, por për krim të organizuar për qëllime përfitimi. Historia vendoset kryesisht në vitet pas luftës në Kosovë dhe deri në ditët e sotme. Ajo që i ka habitur më shumë gazetarët anglezë ka qenë reagimi i qeverisë kosovare, që përpiqet ta paraqesë këtë thjesht si një betejë personale të Dik Martit dhe Karla Del Pontes ndaj Hashim Thaçit.
Gazetarët e BBC kanë marrë në intervistë edhe zëdhënësin e qeverisë së Kosovës për të sqaruar pozicionin e saj në lidhje me këtë raport. Në një anglishte prej rapper-i, ai ka deklaruar se raporti nuk është i bazuar në fakte e nuk qëndron. Mbi të gjitha, tha zëdhënësi Krasniqi, ai synon të turpërojë Hashim Thaçin në momentet e një fitoreje të gjerë në zgjedhje.
Ngjan pak si historia jonë me Gërdecin. Shpërthimi ndodhi përpara se të merrnim ftesën për në NATO, ndaj qeveria përpiqej ta paraqiste si një akt sabotazhi ndaj marrjes së ftesës. Edhe sot e kësaj dite ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, flet për mina me sahat në Gërdec.
Raporti hetimor i përgatitur nga Dik Marti do prezantohet sot pasi ka shumë kohë që po përgatitet. Kjo është thjesht një koincidencë. Raporti do diskutohet në Asamble vitin që vjen.
Megjithatë, ajo që të trondit më shumë në deklaratën e zëdhënësit të qeverisë është fakti se Thaçin kërkojnë ta turpërojnë për zgjedhjet. Për një palë zgjedhje që janë të turpshme. Edhe pse Perëndimi ka folur qartë se zgjedhjet patën devijime serioze, nuk ka akoma asnjë qëndrim nga kryeministri Thaçi.
Ndaj gazetarëve të BBC iu është dukur anglishtja e zëdhënësit të qeverisë shqiptare e njëjtë me atë të një zyrtari të Bregut të Fildishtë, që foli para tij dhe mbrojti me zjarr idenë se Gjykata Kushtetuese vendos se kush duhet të jetë president në atë vend, e jo vota e popullit.
Comments are closed.
Nice comment Mr Palushi , just keep it up and you get there .
Pse i shpeton nje pord.. nje deputeti, qofte dhe europian nuk duhet te leshohemi si hiena ndaj atyre qe te paret guxuan pas 100 vjetesh hapun ta luftojne pushtuesin ,pa marre parasysh asgja…duke sjelle pak faqe te bardhe nenshtrimit tone… Mirpo kjo nuk duhet te na pengoje per kritika te ashperta per keq qeverisjen,apo votimet jashte standarteve demokratike.Ne byrone politike jane shpalle fajtor e denu njerzit me ‘rraporte’.Kjo nuk ka te bajne asgje me EUROPEN E EMANCIPUAR ku shteti ligjor eshte themeli i demok
Z.Thaci mund te jete i pafajshem(un besoj ne pafajsine e tij)por vjedhja e votave si Sali Berisha tregon se zotnia duhet te largohet nga politika.Te ndjekesh rrugen e Saliut per te perdhosur procesin zgjedhor eshte krim qe nuk mund te harrohet lehte.Z.Thaci gaboj rende dhe per kete duhet te mari kosto.
Enton palushi; Po ashtu ngjan ai heqja e organeve Fiktive serbe me ate gerdecin e minave me sahat te partise se dushan Mugoshes ne te cilin ti punon.Po si nuk ke turp o antinjeri qe akuzon me paturpesi zotin Thaci dhe te gjith UCK duke dhene shembulla me Gerdecin? Po si ore nuk ka pak seder njerezore qe i bien daulleve te Beogradit qe kerkon me cdo kusht te bafrikoje teorira e ngjarje kunder sheiptarve te UCK e Kosoves me qellim qe te barasballancoje fajet se gjoja ne luften e Kosoves edhe shqiptaret jane po aq fajtore sa edhe Serbet dhe e dyta eshte qe kosoves te mos i njihet pavaresia nga OKB ,BE etj.Kete po kerkon te baj Serbia me ato fushata te fabrikuara dhe tani na del ti ne kete gazete dhe na shkruan se gjoja justifikimet e Thacit jane si justifikimet e mediut me gerdecin.Turp te kesh o antishqiptar,turp,ky shkrimi i juaj eshte me te vertet antishqiptare .Fajin e ka Mero baze qe te lejon shkrimet e tuaja ne sherbim te propagandes se Serbise.Faik Konica;Zoti i ruajt shqiptaret nga shqiptaret.
shko meso shqip pastaj shkruaj ketu
zoti palushi!mendoj qe nuk ka arsye te sulmohet thaçi perse bashkpunon me berishen,them qe ai do kishte bashkpunuar me çdo drejtues shqiptar,sepse eshte shqiptar,pamvaresisht qe sala mundohet per ti perdorur dhe nxjerr perfitime nga politikanet kosovar.thaçi duhet te ndihmohet te mos bej gabimet e politikaneve tone(keta tonet nuk eshte se i bejne gabim,por jane direktivat serbo-greke).
Sinqerisht nuk di cfare komenti te bej sepse keto tipa qe moren pushtetin si ne shqiperi edhe ne kosove, kane treguar shume here qe nuk jane te denje per kete pune, nuk dine te bejne shtet dhe gjithe bota tallet me ne per arsye te tyre, keto jane vertete turpi yne, mjafton te shohesh vetem zgjedhjet e vjedhura ne shqiperi dhe zgjedhjet skandaloze ne kosove, nuk ka nevoje te gernosh me thelle ne te kaluaren 20 vjecare, qe ne nje shtet normal me ligje e drejtesi do te stermjaftonte te fuste nje vend edhe 1000 here me te madh se shqiperia ne rrugen e zhvillimit.
o enton po si ke kto analiza pa klas fare o burre,e di si me dukesh ti?,si komunistst ne vitin 1999 kur zbarkuan kosovaret ne kukes, dhe thoshin:mire le tu bohet kosovarve,rrace e keqe.me k;ta me ngjan zoti analist i temes
Enton, te pergezoj, ke bere nje shkrim objektiv, nepermjet nje fotografimi te ftohte te gjerave, ne ndryshim te plote me ate te ashtuquajtur media shqiptare, qe ka marre pozicionin e strucit apo zvarranikut.
jam dakort me Leken kur thote se medja shqiptare eshte pozicjonuar ne psikologjine e strucit apo te zvarranikut,shtoj se mendja ne pergjithesine e saj akoma vazhdon me urdher nga lart sikurse dje q1e permblidhet ne ate thenjen popullore si”izoti e shet kurse tellalli se jep”,sa turp aq edhe nje per ato medja qe vazhdojne avazin e propogandes se diktatures komuniste-enveristo-saliiste me shoke.Ne Kroaci arrestohet nje ish kryeminister qe eshte ushqyer dhe ka ushqyer boten e korrupsionit e te krimit,kurse ne tirane akoma nuk po e kuptojne se politikat e strucit,zvarranikut,si dhe te tellave qe nuk e shesin edhe kur i zoti e shet,i shkoje koha.Besoni e binduni dita e gjykimit po afron,doni apo nuk doni ju o pampersa e mbetje te spermatozoides se diktatures komuniste ne ambjentet e super grabitjes e super krimit ne te kater psuhtetet ne Shqiperi.
Patrioti;Patriot Serbo-Grek-Shkerdhyer je ti dhe jo shqiptar.Ti je nje urrejtes i madh i ketij Kombi,te shikoj gjuhen tende trilluese e shpifese kunder kombit shqiptar.Po pse o mendje e vobekte me te vertet e beson ti se ai Thaci ka bere operacione te pjeseve te mbrendshme te civilave Serbe tek ajo shtepia e verdhe qe pretendojne Serbet?Po te besosh nje gje e tille duhet te kesh mendje primitive,te jesh Skizofren ose te jesh Serbo-Grek Nacionalist.Ti nuk e meriton te shkruash ne kete forum te Kombit shqiptar,ti ke trurin e Neandertholit.
Në qoftë se Thaçi ka “abuzuar” me sgjedhjet kjo nuk do të thotë se deklarata e Dikut është e vërtetë. Ajo që në pikënisje të saj është e ndyrë.Ajo ka filluar me deklarimet e mafiozëve Sëbë, pasuar nga “e ndeshmja ” del Ponte dhe e rimarë nga i përdëllyeri Dik. Duket si një vepër muzikore në tre pjesë. Të gjithë këta që janë marë me këtë shpifje të ndyrë do të gëzojnë pensione të majme paguar nga shteti mafioz Sërb.
Enver Hoxha thoshte se Peres de Kuelar eshte nje gjarper me dy koke , dhe Sala Topallja dhe Thaci te njenjten gje thone keshilli i Europes eshte nje grup genjeshtaresh , duan te vene dhe ne Europe pale , moster e shemtuar
Sqarim! E. Hoxha kishte vdekur kur Perez de Kuelar ishte shefn i OKB-se. Sorry
Turpi e ka emrin Taqi