Nga “luan” në “lepur” për 13 orë

14 Janar 2011, 20:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta nuk do të hyjë dot më si ministër në zyrën e Ministrit të Ekonomisë dhe ky është një lajm i mirë. Përkundër përbetimit të tij se do të jepte dorëheqje në vitin 2013, ai nuk mbushi dot as 13 orë dhe u largua. Përkundër lavdërimeve të shefit të tij të madh se ai ishte i “kristaltë”, ai prapë u largua. Nuk kam ndërmend ta fsheh aspak gëzimin që ai njeri s’do të ketë më punë me zyrat e shtetit tim, por ende kam një shije të hidhur nga ajo që ndodhi edhe me ikjen e tij. Si rrallëkush në historinë e politikës shqiptare, ky njeri ka të shëmtuar si ngjitjen në pushtet, ashtu dhe ikjen. Të shëmtuar gati si puç ka pasë shpalljen e tij kryeministër për herë të parë, të shëmtuar dhe bazuar mbi vjedhjen e votave ka pasë kurorëzimin e tij kryeministër për herë të dytë, të shëmtuar dhe perverse e ka pasë rezistencën ndaj fushatës së katarsisit të rivalit të tij Fatos Nano në vitin 2001- 2002, të shëmtuar e ka pasë ikjen nga kryeministër, të shëmtuar e ka pasë futjen në koalicion me Sali Berishën dhe po aq të shëmtuar ikjen e tij dje.

Por tek kjo e fundit dua të ndalem pak më gjatë. Si një gazetar dhe qytetar i këtij vendi u angazhova pa u menduar dy herë, jo vetëm në diskreditimin publik të tij, por dhe në protestat e shoqërisë civile kundër tij dhe formalisht kam arsye të ndjehem krenar që ai më ka sulmuar publikisht për këtë çështje. Por Ilir Meta dhe shefi i tij nuk e kanë betejën me mua, edhe pse merren nga mëngjesi në darkë me mua. Ata e kanë betejën me qytetarët shqiptarë. Ata duhet të sqarojnë shqiptarët për të qenë transparent se çfarë ndodhi duke u gdhirë dita e djeshme, që ata nga liderë të përbetuar për të mos konsideruar skandalin, u kthyen në pula dhe sakrifikuan Ilir Metën. Unë vetë nuk dua sqarime se kam një përfytyrim për ta. Por qytetarët e duan atë sqarim. Shumë prej tyre e morën seriozisht kryeministrin kur tha se kaseta është e falsifikuar dhe Ilir Meta nuk ka bërë asnjë vepër penale. Shumë prej tyre e besuan Ilir Metën kur tha se nuk do të japë dorëheqje deri në vitin 2013. Shumë prej tyre ndoshta kishin dhe dëshirë që kaseta vërtet të mos ishte e vërtetë. Po cili ishte ai mekanizëm që i detyroi këta dy burra “të fortë” dhe të “pathyeshëm” që të erren “luanë” dhe të gdhihen “lepuj”?

Qytetarët shqiptarë duan të dinë realisht se kë kanë sot në krye të vendit: dy “luanët” e djeshëm që nuk dorëzoheshin apo “lepurin” e sotëm që ja mbathi nga zyra? Pikërisht tek kjo perde e errët që ndan trimërinë e tyre nga frika, arrogancën nga përunjësia, dhe korruptimin nga transparenca, gjendet çelësi i ikjes së Ilir Metës dje si lepur nga zyra e tij. Ai është vendimi më i errët i marrë prej kupolës së mafies shqiptare, një vendim i marrë në kushtet e mungesës së respektit për veten dhe publikun.  Për një inkonsekuencë të tillë 13 orëshe, nga gjeste luani në sjellje lepuri, një qeveri duhet të jap shpjegime më shumë se sa pjesët e transmetuara dhe të patransmetuara në një kasetë. Për një ndrysim të tillë drastik të qëndrimit të qeverisë ndaj një debati të madh publik, sakrifikimi i Ilir Metës bëhet dhe më i errët se sa harbutllëku për ta mbajtur atë në pushtet me zor. Mungesa e shpjegimeve përse s’donte të ikte dhe përse iku me bisht në shalë, është një makth që mban peng pushtetin e sotëm. Në asnjë rast tjetër më shumë se sa tek ky rast nuk shihet dhe nuk kuptohet se në krye të shtetit tonë kemi dy “luanë” që nuk i marrin vet vendimet as për veten e tyre. Ata janë thjesht peng të dikujt që i komandon si lodra. Në darkë u thotë qëndroni, në mëngjes u thotë mbathjani. Dhe kjo shihet qartë pasi diçka nuk ka funksionuar. Shihet qartë tek nervozizmi i Sali Berishës, që quan çakall një gazetar legjendë të anti-konformizmit në Shqipëri si Filip Çakuli, përpara Çakallit real të ekonomisë shqiptare, i cili për 7 minuta në një zyrë, flet për 7 milionë euro sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të tij. Kjo shpjegon nervozizmin e Ilir Metës ndaj lëvizjes qytetare që i zuri për dy ditë rresht zyrën, drejtuar nga një grup djem e vajzash simpatikë të lëvizjes Mjaft, që dëshmuan më shumë dinjitet dhe integritet se shumica e elitës fallco të Tiranës që zgjedhin të heshtin para së keqes. Kjo shpjegon deformimin në thelb të organizatave joqeveritare në Shqipëri, që marrin fonde për të luftuar korrupsionin, dhe kur një i kryekorruptuar u kap me presh në duar, u zhdukën nga skena për katër ditë dhe nuk i gjeje dot as në telefon. E gjithë kjo na bind se planet e kupolës i prishën qytetarët dhe impakti negativ që pati në opinion ajo që shqiptarët panë dhe dëgjuan. Kjo na bind se vendimin që Ilir Meta të ikte nga zyrat duket se nuk e ka marrë as Meta dhe as Berisha, por dikush që i ka të dy si lodra në duart e saj. Ky është një lajm i keq, që nuk na lë të shijomë deri në fund ikjen e një lepuri nga zyra. E rëndë është se këta ikin dhe vijnë, jo se kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve, por se kanë detyrime ndaj botës së errët të mafies, e cila shpreson se duke prerë kokën e Ilir Metës do të shpëtojë garantin e saj të madh në pushtet. E rëndë është se zemërimin qytetar nuk e masin këta, por ata ku kjo kupolë pushteti është peng. E rëndë është se mekanizmi i ndryshimit këtu nuk kalon nga qytetarët tek pushteti, por nga qytetarët tek mafia. Dhe frika e madhe është mafia që kur rrezikohet ndryshon partnerët, por jo pushtetin. Ndaj duhet beteje me rrënjë kundër saj, që në këtë vend vendimet t’i marrin njerëz të lirë, dhe politikanë të lirë.

17 komente në “Nga “luan” në “lepur” për 13 orë”

  1. Ndoc Sukaj says:

    Z.Ilir meta i veshur me nje kostum te bukur BLU pati thene mbreme se nuk e kishte ndermend te zbriste nga kali i Trojes qe po e kalerojne qe nga zgjedhjet e vjedhura me Z.Berisha.Nuk i dihet se cfare ka enderruar apo cfare premtimi i eshte bere gjate nates per ndonje,,Imunitet,,te fshehte te Tipit,,Gerdeci,,qe me zbardhjen e dites se re i thirri me ne fund mendjes dhe pranoi Doreheqjen per te kaluar pushtetin nga dora e tije ne doren e njerezve te tije me te besuar.Kjo qe i ka ndodhur z.Meta nuk ishte nje ,,Fatkeqsi aksidentale,,por ishte dicka qe ai e ka kerkuar prej kohesh ndofta shum vite me pare.Cdo vend i botes se qytetruar kerkon te vendose ne krye te vendit njerez me intelekt mendore dhe cilesi morale te larte per ti drejtuar ne rrugen e mbare ku perfitimi do te ishte i perbashket per te gjithe shoqerine.Politikberesit Shqiptare ne nje pjese te konsiderueshme te tyre ne te gjitha nivelet mbizoteron bindja se jane te pa kapshem nga Ligji dhe angazhohen me gjithe fuqine e tyre per perfitime maksimale te paligjshme dhe te pa moralshme.Ne gjendjen aktuale ku e futen vendin,,Kaloresit e Trojes,,duhet nje bashkim i fuqishem institucional dhe shoqerore per te dale pa deme te renda nga ky dete i trazuar me dallge krejtesisht artificiale.

  2. LORA says:

    Zoti Mero me vjen keq qe i quan,qofte edhe me ore luane,ata qe njerzit e lire te vendit tone i njohin per tere kohen si dhjeramane.E pashe vet,ne dy dite proteste,qe atmosfera e njerzve te lire ishte frymezuese
    edhe per ju gazetaret,qe e shendetshme per gjithe shoqerine dhe me arritjen e synimit fillestar te te pares levizje historike per demokraci ne keto 20-vjet.Per mua eshte per tu gezuar zhdukja e OJQ-ve te peshtira ne misionon e tyre te qarte per nervoparalizimin e levizjeve qe mund te rrezikonin sado pak pushtetet me te cilat jane lidhur me fije mafioze.Pikerisht ky fakt flet per rrugen e drejte te njerzve te lire qe nuk do ta lene veten te cedojne pas 20-vjetve te tmerrshem poshterimi kombetar e individual,te nje politike teresisht antikombetare.

  3. mendertafuti says:

    Kush ishin “luane”,Meta e Saliu?
    O ata nuk kane rene akoma ne “Hundlesh”,prandaj dhe shisnin pordhe.
    Sa ja ndien aromen Hundleshit,bishtin ne shale njeri dhe mendjen verdalle tjetri.Meqe ra fjala te mendja:A ishte me te vertete gjendja normale e kryeministrit ajo qe demonstroi dje gjate konferences per shtyp?
    Turp per ne qe e leme te lodhet dhe nuk e dergojme ne ndonje psikiatri te kurohet;per aq sa mund te kurohet,por sevap do te ishte se ai cdo dite e me teper iken nga fiqiri.

  4. Frederik says:

    Shumica e shqiptareve e kane te qarte se qeveritaret e djeshem dhe te sotem me perfaqesi Berisha – Meta nuk perfaqesojne me interesat e tyre , por te grupeve mafioze apo sherbimeve te shteteve fqinje antishqiptare. Kjo nuk eshte e veshtire per t’u konstatuar po ti referohemi veprimtarise dhe qendrimeve te tyre karshi territorit shqiptar , çeshtjes shqiptare dhe interesave kombetare. Ajo qe i takon organeve investigative me aftesine e tyre apo dhe me ndihme te sherbimeve te huaja pro interesave shqiptare eshte te faktojne me dokumenta lidhjen e ketyre funderrinave me sherbimet e huaja apo mafien , qe te perfundojne me damken e turpit ne librin e historise se vendit tone.

  5. zotrules says:

    Mero, une nuk jam njeri qe nuk besoj ne mundesine, vullnetin apo qofte edhe prirjet e individit per t’u penduar per zgjedhjet qe ben ne jete. Edhe pse te kam ndjekur mire e me kohe te faktor+ dhe media e emisione te tjera, une perseri nuk kam kapur nje moment ku ti te kesh shprehur, jo keqardhje, po te kerkosh ndjese per zgjedhjet e tua te meparshme. Edhe ti dikur ke qene ushtar me kuptimin e plote te fjales, te satrapit ne pushtet. Dhe ta themi ndershmerisht, ke qene tamam nje megafon i pushtetit te tij dhe propagandes se tij me te shemtuar dhe te neveritshme te mundshme. Gjithsesi, sic te thashe dhe me siper, une besoj qe njerezit e kane ate veti te te penduarit dhe kthyerit rruge. Dhe ti e ke deshmuar mire qe je distancuar nga zgjedhjet dhe shume persona te dikurshem.
    Po tani me lind pyetja; nen cilesine e te qenit i brendshem dhe tashme i penduar, a nuk arrin dot ta shohesh kete ceshtje me ate sy? Dmth, megjithmend nuk i sheh dot ata persona – Meten sot, psh, – si nje njeri qe ka bere vetem zgjedhjet e gabuara gjithmone? Ca njerez vetem per kete gje jane te afte apo shkelqejne gjate karrieres se tyre… Kam pershtypjen, qe terma te tille si luane dhe lepuj, sikur nuk i pershtaten klases se hajduteve qe sundon ne Shqiperi qe nga 92. Ata cfare kane qene, po te njejtet kane mbetur. Jam i bindur qe po ti kujtosh gjerat si i brendshem, do kishe qene ne gjendje te jepje nje pasqyre tamam bombastike te situates se tashme… bombastike, po realiste dhe e pa fryre hic.
    Tani dakord qe ti je gazetar, madje i afte bile… ama duhet te shohesh nje dicka qe ne vendin tone ende mungon dhe nuk po shfaqet dot.
    Nuk kane nevoje njerezit per shume fryrje mediatike te kesaj natyre. Lajmi te jepet, dhe kaq. Te mos jepet perdite. Te mos jepet perdite i njejti lajm, gjithe diten, gjithe javen… edhe sikur te dale ndonje lajm i ri per brumbullin; mund te perbeje lajm, po popullit ne pjate nuk i shtohet gje.
    Ky popull ka nevoje te degjoje te artikulohet zgjidhja.
    Kemi degjuar boll keto 20 vjet per simptomat qe shkakton kanceri 20 vjecar ne ate vend. Jam i bindur qe populli po degjon vetem e vetem me qellimin qe te degjoje qe ai kancer KA SHERIM. A ka sherim?
    SI? A do sherohet? SI? KUR?
    Te jepet zgjidhja. Jo te reklamohet problemi. Boll me problemin. Kush do t’i dale perballe atij problemi.
    Psh, asnjehere ne Shqiperi, pervec nje ish ministri (Et’hem Ruka, me duket… ishalla s’gabohem), qe ka deklaruar zyrtarisht qe Berisha sapo kish kryer vepren e vetme penale qe ndeshkohej me denimin kapital; nuk ka bere kurre nje deklarate te mirefillte, te detajuar, qe te tregoje ZGJIDHJE. Per te kjo ishte jo zgjidhje, por nje nga faktoret e zgjidhjes. Thjesht shembull.
    Jam i bindur qe ai popull eshte cfilitur boll deri tani. Jo se gazeta dhe artikujt e tu nuk jane te mire dhe nuk godasin ne shenje… po nuk i lehtesojne gje popullit, thjesh sa i tregojne popullit se sa thelle ja kane futur deri tani dhe cfare po heq… ne rast se nuk e ka vene re akoma.
    Ndoshta ti nuk i lexon ndonjehere keto komente… por gjithsesi, thashe ta provoj njehere.
    me te mira dhe suksese.

  6. kastriot says:

    Rrugac!
    Ke punuar se bashku si matrapaz me mete kokemadhin; e ke harruar? Po kur shite dhe bleve gazeten tende e ke harruar?

  7. didani usa says:

    Kur do kendohet kenga”Dy luan kishte bota,Sal Berisha Ilir Rrota”Ndofta erdhi me ne fund fundi…Boll me 20 vjet jane shume:Kush ishte 0 vjec u be 20…o Zot sa shume vite kane shkuar kot per kete vend…!

  8. huri says:

    Thuaj 2 ne dore..Nano,Meta,..Ore po kush e ka dopjo gjashten,se mos i ngelet ne dore ,ore…

  9. saimir says:

    Z.Mero jam plotesisht dakort me krahasimin qe ben per njerezit qe perpara me arogancen ,injorancen,e kostumet e posteve qeveritare te veshura na prezantoheshin si Luan (gjithmon prej letre)e nga ana tjeter paraqitjen e tyre duke ikur si lepuj.Bukur atje na flete per padrone qe i drejtojne (por cilet jane keta nuk na i thua).Aresyet me mire se kushdo i di vetem Ti ,pasi edhe ne e dime qe Salite mbahen ne pushtet ketu e 20 vjete nga keta padrone konçensionesh,paçka se nje popull vuan akoma ne 2011 per buke per drita per uje ,tashme edhe per ajer pasi edhe kete qe e kishte ia kane ndotur keta padrone qe Ju i permendni por nuk i thoni.Do te thoni me se: Me Gerdece,me trasportim naten municioni,me kontravbanden e naftes drejt armikut te kombit shqipetar,me zhdukje njerezish deshmimtare te çeshtjeve kyçe ku historia e shqiperise mund te kthehej edhe me perpara drejt qyteterimit,me ekspertiza te pavlera qe per nga burokracia ia kalojne edhe shtetit shqipetar.Keto per mendimin tim i interesojne njerezve te thjeshte e te pa buke per tu ndergjejesuar e rezuar kete makine imorale e hajduterie qe mahnit edhe ambasadore me menaxhimet e saj.Nje fjale popullore thote”Popullin e keni bere kasht e koqe Ju qe nje here na e prezantonit kryehajdutin si “Skenderbe” nje here tjeter si njeri me permasa aq te medha (ne fushen qe Ju z.baze e dini shume mire e mbase do te vije koha kur ta hapim edhe kete teme)sa qe ishte i vetmi udheheqes qe “qytetin mundi ta bente fshat”,qytetarin fshatar,antivleren vlere,halabakerine bureri,hajdutet pushtetare te zote e manjaket seksuale profesore.E per te gjitha keto merita te medha kane edhe ata padrone qe ju sot i anashkaloni por qe ne fakt shahun ne shqiperi jana ata qe e luajne veçse me nje gabim se ne nje fushe kane vendosur Salibej,Nanon,Ramon,Meten e çera te tjere ne krahun tjeter Urrejtjen e njeriut te veshur me petkun e qytetarit e civilit e njeriut qe ndoshta mbase nuk ka per te bere ndonje gje te madhe ,por ama nuk do na importoje plehra,nuk do na shesi vendin fqinjeve me planin ogurezi qe shqiperia te jete nga shkumbini e siper,neper institucione nuk do te paraqitemi me sikur paraqiteshim neper administrata burgu ku vetem nje gjuhe ndegjoje,ne spitale nuk do te kemi frike te bisedome ne si pacient me rrojet e spitaleve e jo me me shkerdhatat profesore te sajuar nga salibej,ne te cilat ndidhohet vetem nje gjuhe ajo e kafsheve.Mbase edhe shqiptaret do te gjejne tashme ilaçe neper farmaci,do te gjejne farmaciste brenda,.keto e plot te tjera pret ky popull z.Baze pavaresisht se shkuares tuaj e te Dritanit ,sot keni nje merite per çjerrjen e maskes bajraktarizmit te shpellarakut Sali qe diplomen e tij e ka perdorur jo si kardiolog por per doktor morgu ku per kete padronet ne fjale e mbajne edhe sot ne pushtet.Mos te harojme asnjehere se po te mbledhesh viktimat e ketyre 20 vjeteve ,hyjme ne librin “Gines” per sasine pasi as lufta e dyte boterore nuk ka pasur kaq shume.

  10. arsen says:

    Une emendoj krejt ndryshe…
    Keta dy njerez (dhe jo vetem keta) jane tallur me popullin…Perse?
    Sepse MAFIA ME E RREZIKSHME JANE GJYKATAT DHE te ashtuquajturit GJYKATES E PROKURORE
    Nese keto institucione do zbatonin Ligjet (sido qe jane te mira, te keqia, te vjetra apo te reja…) POPOULLI NUK DO BEHEJ ” I PA SHPRESE”
    Po te kishte DREJTESI, politikanet do benin punen sipas rroges qe marin dhe jo sipas GARES PER PASURIM ME NJERI-TJETRUN

  11. Petrit Kola says:

    Meta u be luan?!!! Berisha luan?!!!
    Po mor si luana sillen vetem kur kane pas Serbine, Greqine , sigurminin e shtetit.

  12. arber says:

    mendoj se shume nga komentuesit kane te drejte nuk eshte koha per te gjetur dhe trajtuar gjithmone problemin, kur njeherazi nuk behet nje analize e shpetimit te vendit:duhet zgjidhja!
    megjithate jam i mendimit se perderisa kemi nje papunesi dhe informalitet alarmant, nje shendetesi e cila nuk garanton sherbimet esenciale as ne kryeqytet pale ne qarqe te tjera, ku sistemi arsimor eshte degraduar, ku drejtesia eshte peng e korrupsionit fale mediokritetit te diplomave 6 mujorshe dhe halabakeve te cilet mbajne postin e gjykatesve, ku gjakmarrja po shkaterron ardhmerine e e vendit, te rinjve!!! te gjithe keto me bejne te jem shume skeptik kur flitet per programe qeverisese ose dialoge me shqiperine, ketu duhet nje aksion radikal i cili duhet te udhehiqet nga vete populli i cili duhet te kontrolloje me c’do sistem arritjen e standarteve te kerkuara.
    Z.Baze ketu nuk ka luan dhe lepuj, ketu kemi te bejme me hiena te cilat kafshojne dhe hane c’do dite nga trupi i gjakosur i vendit tone, prandaj i bej thirje koshiences sone te rrezojme kete sistem.

  13. skaran says:

    O Mero mos u lodh shume. Po dha urdher Doktori, Meta ( miu) bindet. eshte komunist i bindur.

    ky njeri duhet te PAGUAJE nje me nje per ato qe ka bere jo vetem tani por per te gjitha ato vite qe ka qene ne pushtet.

    Se desh harrova. O ILIR O HAJDUT,HAJDUT,HAJDUT,HAJDUT,HAJDUT,HAJDUT,

  14. Jack says:

    Mero, te pergezoj per qytetarine tende. Dikur te kam thene “lere makinen sepse keto makina “vet digjen”, kujdes koken sepse keta jane te fuqishem. Kisha frike per ty jo si Mero por si qytetar i lire i nje vendi qe per 20 vjet rropatet nga “not free” ne “partly free”. Shqiperise i duhen gazetare kurajoz si ty, etc. Shqiperise i duhen burra si E Rama. Eshte kusht themelor, pastrimi i shoqerise shqiptare nga korrupsioni politik, ekonomik, shoqeror, etc. Eshte ky korrupsion i gjithanshem qe i bene shqiptaret e arsimuar te lene vendin e tyre, punet e mira te tyre dhe ti drejtohen me mire te panjohures ne vende te tjera se sa te zvarriten neper Shqiperi. Dikur edhe te kam share, kam thene ate qe ndjeja, por ma bej hallall si thote populli nese te kam fyer. Njeriu i mire njihet ne veshtirsi. Ti kishe rast qe te ishe sherbetor i pushtetit te Saliut ashtu siç ishe sherbetor i tij kur ishte ne opozite. Te pergezoj edhe njehere per guximin qe po tregon.

  15. driton says:

    Mer Baze nje shkrime shume mire dhe reale.Ju denoconi Ilere Meten Meten me te drejte.

  16. Renidi says:

    Une mendoje se ky skandal eshte maja e ajzbergut te pushtetit te korrupsionit dhe trafiqeve te medha ne Ballkan,dyshoj ne perfundimin e ketij procesi,karigen ne TRIADEN shqiptare Meta e ruan akoma,perderisa funksionon koalicioni ,perderisa Berisha eshte i plotpushtetshem .

Comments are closed.

Lini një Përgjigje