Disa fakte tronditëse për mitmarrjen dhe harbutllëkun e qeverisë po qarkullojnë prej disa kohësh në mjediset mediatike dhe pritet të bëhen publike këto ditë. Emisioni “Fiks Fare”, i cili pritet të hedhë i pari në treg një regjistrim tronditës ku implikohen figurat më të larta të qeverisë Berisha, duket se ka nxitur kryeministrin Berisha të marrë masat për ndonjë krizë të mundshme të qeverisë. Paralelisht me regjistrimin skandaloz të mitmarrjes së një prej krerëve më të lartë të qeverisë Berisha, nëpër redaksitë e gazetave dje filloi të qarkullojë dhe lajmi se partia e çamëve, bile “çamët e bashkuar”, do të hyjnë në qeverinë Berisha për të qenë garant të mos rrëzimit të saj.
Të dyja lajmet janë tmerrësisht të rënda. I pari, siç do ta shohin vetë shqiptarët, tregon se sa poshtë dhe sa vulgare është qeverisja e kryeministrit Berisha dhe koalicioni i tij me LSI. E dyta tregon se sa banal dhe batakçinj janë ata që keqpërdorin një çështje të pazgjidhur historike dhe një emocion kombëtar duke u kthyer në kamardare shpëtimi për një anije që po fundoset në një pellg të ndotur nga hajduteria më e madhe që ka njohur ndonjë herë ky vend.
Por ajo që dua të theksoj në këtë rast nuk është krahasimi i cilësisë së batakçinjve që kanë hyrë në politikë, por tallja me shqiptarët. Përpjekja për tu dukur të sigurt në numra, kur janë baltosur kokë e këmbë me plaçkitjen e vendit, është një atentat i madh që i bëhet sistemit të lirisë në një vend. Një vend i lirë, dhe sidomos një shoqëri e lirë, nuk mund të pranoj kurrë të fyhet deri në këtë shkallë nga një qeveri e instaluar përmes llogarive financiare. Pas një beteje mbi një vit e gjysmë për t’iu dhënë mundësia të shikojë votën e saj, opozita shqiptare “detyroi” qeverinë të futej në një spirale të re krimi, duke nxituar të djegë fletët e votimit e të kyçë listat e zgjedhësve në arkivë. Sikundër e keni parë, edhe gjesti i asgjësimit të fletëve të votimit është primitiv. Bëhet me benzinë në anë të një lumi, duke i djegur dhe i groposur ato jashtë çdo standardi ekologjik, ndërkohë që dhe administrata e Enver Hoxhës ka pasur disa brumatriçe letrash, që i grinte në bodrumet e Komitetit Qëndror dhe i çonte shiritat e letrës për riciklim. Sali Berisha që po na sjell plehrat e Italisë për riciklim në Shqipëri, tmerrohet të riciklojë dhe të asgjësojë sipas standardeve evropiane fletët e votimit, vetëm nga ideja e tmerrshme e rikthimit të tyre në jetë përmes fabrikave të riciklimit. Duke djegur primitivisht fletët e votimit, duke asgjësuar listat e votuesve ku u kap krimi elektoral i Ruzhdijes dhe duke u përpjekur “të shesë qen e të blejë këlysh” në qeveri për të ruajtur 72 vota, Sali Berisha po fyen deri në ekstrem instikitet e lirisë së një vendi, i cili edhe pse liria nuk e ka shoqëruar në gjithë historinë e tij, nuk ka qenë kurrë kaq shumë i poshtëruar nga keqpërdorimi i saj.
Nëse presioni i opozitës për transparencën e detyroi Berishën të bëjë një krim kundër provave të krimit elektoral, presioni publik i të kapurve me presh në duar në pazare milionëshe mund ta detyroj atë të prodhojë situata artificiale qeverisëse duke përdorur paratë e paligjshme të mbledhura nga plaçkitja e vendit për të mbrojtur pushtetin e tij. Ky standard nuk duhet lejuar. Opozita, por jo vetëm ajo, por dhe media e mbetur, e ka për detyrë të krijoj një klimë mbytëse për çdo tentativë për të ri-poshtëruar shqiptarët, me lojën e deputetëve të blerë për të mbajtur në këmbë Sali Berishën. Pushteti i Sali Berishës është duke konsumuar një vepër kriminale publikisht. Ai po korrupton sistemin, po zhduk përfundimisht zgjedhjet e lira dhe lirinë e medias. Po injoron faktin që shqiptarët votojnë duke ua djegur votat buzë një lumi, dhe po përpiqet të injorojë median që flet, duke e zhurmuar atë me paret e pista të krimit dhe kontrabandistëve të oborrit të Familjes në pushtet. Përballë këtij krimi çdokush që vendos të kundërshtojë me çdo mjet qeverinë, është më i ligjshëm se dhuna politike dhe humbja e lirisë për të pasur një qeveri që na përfaqëson. Sot shumica e shqiptarëve, përfshi dhe njerëz që e kanë votuar atë, nuk ndjehen të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe as fëmijët e tyre e as nga mbesat e Berishës. Qeveria e Shteteve të Bashkua të Amerikës u kujtoi këtë fundjavë shqiptarëve se ata kanë nevojë për një qeveri të pastër dhe të pakorruptuar. Kjo do të thotë që Sali Berisha, edhe pse përpiqet të shfaqet në ekrane me mbesat e veta të pafajshme për tu treguar çifligun e pushtetit të vet, nuk ja ka mbushur dot mendjen askujt deri më sot që nuk është i korruptuar. Mbi të gjitha nuk na ka mbushur dot mendjen që të ndjehemi të përfaqësuar në pushtet nga mënyra se si ai u tregon mbesave të tij historinë e pushtetit.
Comments are closed.
AS FIKSI ,AS MERUA ,AS PS ,ME DENONCIMET E TYRE PER KORRUPSION NUK E BEJNE TE LERE PUSHTETIN ….BERISHA PA PUSHTET NUK JETON DOT …
Prandaj Ilir Meta shkarkoj Priftin si Minister Ekonomie sepse ky i fundit refuzoi ti jepte shumen e caktuar mujore per te qene minister , dhe me sa kam ndigjuar video do te tregoj pikerisht Ilir Kokemadhin duke kerkuar haracin prej Z.Prifti.
z.Baze ju keni te drejtje, pore ne si emigrante jemi dy here te thyer kur lexojme, degjojme e shikojme bemat e politikes shqiptare, shqiperia nuk ju perket vetem juve, eshte edhe e jona, deri kur ju do te na mohoni, ne shqiperi do te kete vetem pazare, vetem votimi i emigranteve do te nxirrte ne shesh pazaret e dy partive te medha, te tjerat jane vetem per ti hedhur hi syve shqiptareve i nderuar, prandaj behu kritik i mire edhe ne kete aspekt, jo vetem per salen, salen e heqim ne e jo shqiptaret brenda shqiperise, ai ju blen e ju shet te gjitheve, mbaje mend kete qe te thash.
Mero Baze nuk thote qe camet te mos hyjne ne qeveri…Mero Baze thote qe keqperdoret ceshtja came…dhe ka 20 vjet qe camet nuk po e kuptojne kete gje…qe Saliu po i keqperdor per vota dhe kredibilitet…Me kete still, edhe pas 200 vjetesh nuk zgjidhet ceshtja came. Parlamentin e kane, e perse u duhet pushteti vecse per perfitime vetiake?
Mero Baze, shkrim i forte!
ore po keta camet kane tru apo jo,berishe plera po i shet bregedetin greqise aty po i shuket te pronat came
Shpetim Idrizi mund te beje cdo marveshje qe do, por duhet te mendoje qe ne kete rast ju jep mundesi gojeve te liga te thone qe çamet jane te pabese, shesin edhe nenen e babane per nje çike interes. Mos u beni vegla te Saliut! Neser do te pendoheni kur te shikoni qe me shume keni humbur se fituar.
Kur na doli i pabese skraparlliu kryemadh Ilir Meta,kjo e Shpetim Idrizit nuk eshte gje e madhe.Pse?Sepse ,ne fakt Shpetim Idrizi mund ti perfaqsoje camet aq sa une mund ti perfaqsoj eskimezet…Ku Cameria e ku Shpetim Idrizi.Shiko njehere historine e tij politike dhe do te bindesh se jo camet por vdektare te zakonshem si puna e Shpetim Idrizit ja kane me te pabese Camerise…
Ka qene nje shprehje e vjeter ,e kohes se jenicereve apo mercenarizmit.Thuhej ne keto raste:”Te dhjefsha numurin”.Me numurin ,kuptohej qe behej fjale per numurin e matrikullit te ushtareve,numur te cilin e mbanin rekrutet e shkrete te varur me nje sixhim ne qafe.Keshtu po i them edhe une sot zotit Sali:”Te dhjefsha numurat,kur se pari,ty ne rradhe te pare te kam dhjere numurin tend te matrikullit.Edhe po ti besh 140 numura bashke ,te lidhur ne nje ushkur,prape do te te them:”Te dhjefsha numurat”….
Mero Baze shkkrime i mire .Ti krtikon qeverine e Sali Berishese me ato te ,Enver Hoxhes jane dakorde me ty.Po ashtu edhe per zhgjedhjete te manipulura dhe krtika nga faktori ,nderkombetare,si nga ,Evoropa dhe,Amerika.
I nderuar z.Baze!Ne radhe te pari, ju falenderoj Juve per sensibilizimin qe po i beni intelektualeve te ketij vendi per armikun e perbashket dhe te mbare shqipetareve kudo qe jane e qe e ndjejne vehten te tille dhe se dyti duhet te jeni Ju te paret ne kete beteje si nismetaret e ketij kulti famekeq per gjithe Shqipetaret .Jetojme ne 2011 dhe shqiperia tashme qe punon e jeton vetem per transportim armatimi,fishekesh drejt Afganistanit etj me dienin e atyre qe sot e mbajne ne pushtet e e lejojne te vjedhi,te perdhosi,te vrase naten e te te qaje diten,te te pergojoje gje te cilen nuk e kemi pare as ne kohen e rregjimit Hoxha .Nje pjese te popullit, ky monstruoz e ka kthyer nje nje vegel qorre ne interes te çifligut te tij e kerkon ta perdori si vegel te tille ne rast nevoje kundra popullit shqipetar si ne vitet 97!Ka ardhur koha qe ç’do shqipetar te ndergjegjesohet ,e pikerisht kjo detyre ju bie Juve si drejtues i nje medie qe jeni kryekeput e pavarur nga kjo trysni e nje perbindeshi qe quhet Sali.Shikoni si eshte pergatitur me anen e kompanise celulare te ngritur nga obori i tij per te shtypur kundershatert e familjes mbreterore.Lexoj disa naive qe u shkon mendja se kompania e re e rrjetit celular eshte bere per te rritur fitimet familjare!Jo; gabohen rende pasi kjo kompani eshte bere per te dubluar punen e SHISH,pasi nuk e ka ne dore kete te fundit.Me anen e kesaj kompanie ky perbindesh kerkon te pergjoje te gjithe kundershtaret si ne kohen e “Water Gate”.Ky eshte edhe misioni i kesaj kompanie qe punon nat e dite ne interes te ketij gardhi.Me lejoni ta mbyll me thirrjen e herpashershme “Poshte diktatura e budallenjeve “.
Z.Baze, per sa kohe do te jete bucja ne krye te vendit qente e kelyshet nuk do te mungojne kurre .dhe eshte per te ardhur keq por qenkemi nje vend goxha pjellor per keto syresh .